{"id":2991,"date":"2025-05-21T14:50:32","date_gmt":"2025-05-21T13:50:32","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=2991"},"modified":"2025-05-21T14:50:38","modified_gmt":"2025-05-21T13:50:38","slug":"albert-habazaj-pikepamje-te-disa-studiuesve-te-naimit-mbi-personalitetin-dhe-veprat-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/05\/21\/albert-habazaj-pikepamje-te-disa-studiuesve-te-naimit-mbi-personalitetin-dhe-veprat-e-tij\/","title":{"rendered":"Albert HABAZAJ: PIK\u00cbPAMJE T\u00cb DISA STUDIUESVE T\u00cb NAIMIT MBI PERSONALITETIN DHE VEPRAT E TIJ"},"content":{"rendered":"<p>Albert HABAZAJ<br \/>\nPIK\u00cbPAMJE T\u00cb DISA STUDIUESVE T\u00cb NAIMIT MBI PERSONALITETIN DHE VEPRAT E TIJ<br \/>\nHyrje<br \/>\nP\u00ebr jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e Naimit jan\u00eb shkruar shum\u00eb monografi, jan\u00eb zhvilluar konferenca<br \/>\nshkencore brenda dhe jasht\u00eb vendit, komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Naimi pati tri burime t\u00eb<br \/>\nkthjell\u00ebta, ku piu uj\u00eb frym\u00ebzimi: poezin\u00eb popullore, poezin\u00eb e Lindjes dhe at\u00eb t\u00eb Per\u00ebndimit. I<br \/>\nnjihte mir\u00eb, por i tejkaloi revolucionarisht bejtexhinjt\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb poezin\u00eb e tij v\u00ebrehen<br \/>\nndjesh\u00ebm figurat letrare si personifikimi, simboli, epiteti, hiperbola, krahasimi dhe metafora me<br \/>\nprejardhje folklorike, dhe pati sukses, sidomos me apostrof\u00ebn. Ai jetoi e veproi n\u00eb shekullin XIX<br \/>\nkur vet\u00eb koha t\u00eb orientonte p\u00ebr veprimtari letrare, diturore, politike e atdhetare me kontekst<br \/>\nkomb\u00ebtar, jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por n\u00eb Ballkan e m\u00eb gjer\u00eb. Ndoshta kjo hulli e l\u00ebvizjes<br \/>\nkomb\u00ebtare i p\u00eblqente shum\u00eb poezit\u00eb e Naimit. Ai u ndikua nga folklori, por pa dyshim edhe<br \/>\nvjersh\u00ebrimi i tij ka ndikuar n\u00eb poezin\u00eb popullore. Sot e k\u00ebsaj dite k\u00ebndohen pjes\u00eb t\u00eb teksteve t\u00eb tij<br \/>\npoetike n\u00eb krahina si Kruja, Skrapari, Gramshi, Kor\u00e7a, Pogradeci, Manastiri, Krutja e Sip\u00ebrme,<br \/>\nLab\u00ebria, etj.<br \/>\n1. Burimet nga historia e let\u00ebrsis\u00eb shqiptare<br \/>\n1.1. Faik Konica. Kujtojm\u00eb se Faik Konica ka dy q\u00ebndrime p\u00ebr Naimin, nj\u00ebrin pozitiv dhe tjetrin<br \/>\nnegativ, apo \u201ctall\u00ebs\u201d si\u00e7 e quan vet\u00eb Konica. E vler\u00ebson shum\u00eb si atdhetar dhe shkruan p\u00ebr t\u00eb:<br \/>\n\u201c&#8230;nj\u00eb dash\u00ebs i thell\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb, i cili, si zgjonj\u00ebs i Kombit, b\u00ebri sh\u00ebrbime t\u00eb pavdekura edhe ka<br \/>\npak\u00eb shok\u00eb n\u00eb historin\u2019 e rilindjes s\u2019on\u00eb.\u201d[1]. Po aty, duke pasur koncepte t\u00eb larta p\u00ebr<br \/>\nvjersh\u00ebrimin, ai n\u00ebnvizon se vjersh\u00ebsia \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebri e bukur, nj\u00eb art, se vjersh\u00ebsia \u00ebsht\u00eb sheshi<br \/>\ni cil\u00ebsis\u00eb jo i sasis\u00eb, se shkrimi i v\u00ebrtet\u00eb i kursen fjal\u00ebt, se shkrimi i v\u00ebrtet\u00eb i zgjedh fjal\u00ebt, se<br \/>\nshkrimi i v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb varg a n\u00eb fraz\u00eb ka muzik\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb tij. \u201cDuhet me tingullin e tij t\u2019i<br \/>\np\u00eblqej\u00eb veshit\u201d[2] &#8211; shkruan Konica. Ai i quan vjersh\u00ebrimet e Naimit \u201cnj\u00eb lum\u00eb t\u00eb paq\u00ebndruar<br \/>\nfjal\u00ebsh t\u00eb shtypura n\u00eb form\u00eb vjershe, pallavra, tototo-e-tatata, q\u00eb z\u00ebn\u00eb nj\u00eb v\u00ebnt me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb<br \/>\nhistorin\u2019 e l\u00ebvizjes komb\u00ebtare. Jan\u00eb dokumenta propagande politike t\u00eb vlefshme dhe asgj\u00eb<br \/>\ntjat\u00ebr\u201d[3].<br \/>\n1.2. Drit\u00ebro Agolli. Drit\u00ebroi e ka dashur dhe e ka vler\u00ebsuar shum\u00eb Naimin, dhe ka shkruar n\u00eb<br \/>\nlinj\u00ebn e Naimit n\u00eb koh\u00eb t\u00eb re me individualitetin e tij krijues t\u00eb p\u00ebrkryer. Agolli i drejtohet Naimit<br \/>\ne i thot\u00eb: \u201cPunove mir\u00eb, usta!\u201d Neve na kujton se Naimi \u00ebsht\u00eb f\u00ebminia e poezis\u00eb son\u00eb, se ai<br \/>\nshkroi poema e vjersha, shkroi k\u00ebndime e punime pedagogjike, shkroi fjal\u00eb t\u00eb urta dhe esse. Dhe<br \/>\nm\u00eb tej Agolli thekson se N. Frash\u00ebri \u00ebsht\u00eb i pari n\u00eb poezin\u00eb shqipe q\u00eb krijoi poem\u00ebn sintez\u00eb,<br \/>\npoem\u00ebn pa personazhe e episode, si Bag\u00ebti e bujq\u00ebsia dhe Bukurija.<br \/>\nNuk ka sesi nj\u00eb shkrimtar dhe njeri i madh si Drit\u00ebroi, i cili gati e adhuronte Naimin, t\u00eb shkruaj\u00eb<br \/>\nqysh her\u00ebt edhe k\u00ebto v\u00ebrejte t\u00eb pakontestueshme: \u201cKrahas vargjeve t\u00eb shk\u00eblqyera, do t\u00eb gjesh<br \/>\nvargje naive gjer n\u00eb bejte, krahas mendimeve m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuara t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb vet, do t\u00eb gjesh edhe<\/p>\n<p>2<br \/>\nmendime q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb denja p\u00ebr at\u00eb. Por i padiskutuesh\u00ebm mbetet ideali i tij i madh: lufta p\u00ebr<br \/>\nlirin\u00eb e Atdheut\u201d [4].<br \/>\n1.3. Ismail Kadare. Kadarejaka b\u00ebr\u00eb parath\u00ebnien [5] e v\u00ebllimit me poezi e pjes\u00eb t\u00eb zgjedhura t\u00eb<br \/>\nNaimit, me 181 f., ku jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb 81 nj\u00ebsi poetike, botuar n\u00eb nderim t\u00eb 100-vjetorit t\u00eb Lidhjes<br \/>\nShqiptare t\u00eb Prizrenit. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, thot\u00eb se nuk mund t\u00eb lexosh Naimin pa menduar Shqip\u00ebrin\u00eb<br \/>\ndhe kjo \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsiae par\u00eb e tij, madh\u00ebshtia dhe fati i tij. Vepra e tij e gjer\u00eb e plot drit\u00eb, q\u00eb mund<br \/>\nt\u00eb quhet pa frik\u00eb universi naimjan, ka n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb vet pik\u00ebrisht atdheun dhe lirin\u00eb; poema<br \/>\nHistori e Sk\u00ebnderbeut e Naim Frash\u00ebrit do t\u00eb ishte p\u00ebr rilind\u00ebsit tan\u00eb si nj\u00eb kal\u00eb lufte. E vler\u00ebson<br \/>\nq\u00eb diti t\u00eb fluturoj\u00eb bukur mbi gjeografin\u00eb poetike t\u00eb poezis\u00eb orientale dhe asaj romantike<br \/>\nper\u00ebndimore. Duke folur p\u00ebr kufizimet e vepr\u00ebs s\u00eb Naimit dhe t\u00eb rilind\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb, \u00ebsht\u00eb me<br \/>\nr\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb kuptojm\u00eb \u00e7\u2019ka shkruan Kadare: \u201cN\u00eb fund t\u00eb fundit, duke th\u00ebn\u00eb kufizimet e tyre<br \/>\nnetregojm\u00eb se i nderojm\u00eb ata, ashtu si\u00e7 do t\u00eb tregonim mosnderimin ton\u00eb duke mos i p\u00ebrmendur<br \/>\nato\u201d [6].<br \/>\n1.4. Dhimit\u00ebr Shuteriqi. Pasi vler\u00ebson se romantizmi shqiptar i arriti kulmet e tij me De Rad\u00ebn<br \/>\ne me Naimin, ndalet edhe tek stili e Naimit, q\u00eb, sipas Shuteriqit, shquhet nga ato veti t\u00eb lirizmit t\u00eb<br \/>\ntij. \u201cI thjesht\u00eb e i ngroht\u00eb, ai e afron lexuesin menj\u00ebher\u00eb, e b\u00ebn t\u00eb ndiej\u00eb \u00ebmb\u00eblsin\u00eb e nj\u00eb shpirti t\u00eb<br \/>\np\u00ebrgj\u00ebruar, tek i cili rri ndezur gjithmon\u00eb nj\u00eb flak\u00eb dashurie p\u00ebr njeriun, dashuri, q\u00eb s\u00eb pari, e<br \/>\nndien lexuesi vet\u00eb\u201d [7]. E \u00e7\u2019mund t\u2019i k\u00ebrkosh m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb poeti, nj\u00eb shkrimtari t\u00eb madh p\u00ebr<br \/>\narritjen e misionit t\u00eb tij nga \u00e7\u2019ka n\u00ebnvizon prof. Shuteriqi p\u00ebr poetin ton\u00eb komb\u00ebtar?! Studiuesi<br \/>\nme t\u00eb drejt\u00eb ka v\u00ebrejtur se me\u00a0Naimin filloi n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb periudh\u00eb e re n\u00eb historin\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb<br \/>\ndhe kultur\u00ebs. Vepra e tij \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb gur themeli. Naimi krijoi nj\u00eb vep\u00ebr poetike t\u00eb gjer\u00eb e n\u00eb kaq<br \/>\ngjini, vep\u00ebr q\u00eb pati nj\u00eb ndikim aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm e t\u00eb paprer\u00eb mbi brezat e poet\u00ebve dhe<br \/>\nshkrimtar\u00ebve q\u00eb erdh\u00ebn pas vdekjes s\u00eb tij. Ajo vep\u00ebr hyri ashtu edhe n\u00eb baz\u00ebn e gjuh\u00ebs letrare<br \/>\nshqipe, duke mbetur, edhe nga kjo an\u00eb, nj\u00eb vep\u00ebr madhore [8]. Pa u hapur shum\u00eb, mund t\u00eb<br \/>\nlavd\u00ebrojm\u00eb pun\u00ebn e profesorit n\u00eb studimin e origjin\u00ebs s\u00eb vjersh\u00ebs Fyelli, sepse e shpie m\u00eb tej at\u00eb<br \/>\n\u00e7\u2019ka shkruan prof. \u00c7abej, se ajo \u201c\u00ebsht\u00eb inspiruar\u201d [9] nga nj\u00eb vjersh\u00eb e Rumiut. Shuteriqi e quan<br \/>\n\u201cnj\u00eb rikrijim q\u00eb s\u2019e ndan dot nga vjershat origjinale t\u00eb Rumiut\u201d[10]. Naimologu i par\u00eb serioz<br \/>\nshqiptar, prof. Shuteriqi ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00ebshkrim nj\u00eb varg veprash t\u00eb pap\u00ebrfunduara, nd\u00ebr to<br \/>\nFjalorin e Naim Frash\u00ebrit, q\u00eb u botua koh\u00ebt e fundit nga Akademia e Shkencave e Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\n1.5. Rexhep Qosja. P\u00ebrpos sprovave t\u00eb hershme, Qosja ka dy punime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr profilin<br \/>\ne Naimit: Panteoni i rralluar dhe Porosia e madhe. Ndon\u00ebse jo botim i mir\u00ebfillt\u00eb kritik, edhe<br \/>\npse, si\u00e7 u shpreh\u00ebm, pati gjurm\u00eb t\u00eb shkelura p\u00ebr nj\u00eb v\u00ebshtrim m\u00eb sy m\u00eb sy me vepr\u00ebn letrare t\u00eb<br \/>\nPoetit, punimet e shumta t\u00eb k\u00ebrkimit k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs t\u00eb Qosjes p\u00ebr Naimin jan\u00eb nj\u00eb bibliotek\u00eb m\u00eb<br \/>\nvete n\u00eb funksion t\u00eb Naimistik\u00ebs. Akademiku merret me Poetin qysh me tekstin Historia e<br \/>\nlet\u00ebrsis\u00eb shqipe. Romantizmi, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb v\u00ebll. 3 (Prishtin\u00eb, 1986, kap. 10), n\u00eb p\u00ebrmbledhjen<br \/>\nPanteon i rralluar me studime, kritika, ese (Prishtin\u00eb, \u201cRilindja\u201d, 1973, ribot.: Tiran\u00eb, Sh. B<br \/>\n\u201cNaim Frash\u00ebri\u201d, 1988, f. 15-88), me monografin\u00eb Porosia e madhe, kushtuar vepr\u00ebs s\u00eb Naim<br \/>\nFrash\u00ebrit, n\u00eb tri ribotime (Tiran\u00eb, \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d, 1989; 504 f.; Prishtin\u00eb, \u201cRilindja\u201d, 1990, 606<br \/>\nf.; Tiran\u00eb, Toena, 2000, 580 f.). Nd\u00ebr t\u00eb tjera mund t\u00eb theksojm\u00eb se prof. Qosja ka p\u00ebrgatitur p\u00ebr<br \/>\nshtyp vepr\u00ebn e Naimit dhe ka b\u00ebr\u00eb parath\u00ebnien e teksteve botuar n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb vitin 1978,<\/p>\n<p>3<br \/>\nsidomos ribot. 2 t\u00eb plot\u00ebsuar nga \u201cRilindja\u201d, 1986, n\u00eb 7 v\u00ebllime, nga t\u00eb cilat, n\u00eb v\u00ebll. 1:<br \/>\n\u00cbnd\u00ebrrime, Bag\u00ebti e bujq\u00ebsija, D\u00ebshir&amp;#39; e v\u00ebrtet\u00eb e shqip\u00ebtar\u00ebvet, Lulet\u00eb e ver\u00ebs\u00eb, Dashuria, n\u00eb<br \/>\n234 faqe; n\u00eb v\u00ebll. 2: Vjersha p\u00ebr m\u00ebsonj\u00ebtoret e para, Parajsa dhe fjal\u00eb fluturake, Fletore e<br \/>\nbektashinjet, Shqip\u00ebria, Pellazg\u00ebt-Shqip\u00ebtar\u00ebt, n\u00eb 194 f.; v\u00ebll. 3: Histori e Sk\u00ebnderbeut n\u00eb 325 f.;<br \/>\nv\u00ebll. 4: Qerbelaja, 291 f.; v\u00ebll.5: E k\u00ebndimit \u00e7unavet k\u00ebndonj\u00ebtoreja I, E k\u00ebndimit \u00e7unavet<br \/>\nk\u00ebndonj\u00ebtoreja II, Istori e p\u00ebrgjith\u00ebshme p\u00ebr m\u00ebsonjtoret t\u00eb para dhe Istori e Shqip\u00ebris\u00eb, 240 f.;<br \/>\nv\u00ebll. 6: Diturit\u00eb p\u00ebr m\u00ebsonj\u00ebtoret t\u00eb para, Gjith\u00ebsia, M\u00ebsime, Kat\u00ebr stin\u00ebt, Iliadh\u00eb e Omirit,<br \/>\nLet\u00ebrk\u00ebmbimi n\u00eb 259 f. dhe n\u00eb v\u00ebll. 7: Porosia e madhe: monografi mbi krijimtarin\u00eb e Naim<br \/>\nFrash\u00ebrit. Ky botim, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb si v\u00ebllimi i shtat\u00eb n\u00eb Vepra t\u00eb Naim Frash\u00ebrit, ka: n\u00eb f. 7-<br \/>\n14: Kronologjia e jet\u00ebs, n\u00eb f. 577-578: Bibliografia e veprave n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, n\u00eb f. 579-593:<br \/>\nBibliografia kronologjike e shkrimeve mbi krijimtarin\u00ebe tij dhe n\u00eb f. 595-601: Treguesi i emrave.<br \/>\nGjithashtu autori ka p\u00ebrgatitur p\u00ebr botim vepr\u00ebn e Naim Frash\u00ebrin n\u00eb 6 v\u00ebllime edhe n\u00eb Tiran\u00eb,<br \/>\ntek \u201cToena\u201d, gjat\u00eb vitit 2007, ku p\u00ebrshihet poezia dhe proza, tekstet m\u00ebsimore, let\u00ebrk\u00ebmbimi n\u00eb<br \/>\nlet\u00ebrsi (let\u00ebrsia epistolare), let\u00ebrsia fetare bektashiane e tij, botuar n\u00eb 1892 faqe. Vlen p\u00ebr t\u2019u<br \/>\np\u00ebrmendur v\u00ebmendja q\u00eb ai i ka kushtuar p\u00ebrmbledhjes me vjersha t\u00eb shkruara n\u00eb persisht:<br \/>\nM(ehmed) Naim Frasari, Tahayy\u00f9lat, Mihran Matbaasu, Istanbul 1301 (1884); Naim Frash\u00ebri,<br \/>\nvepra 1, zgjodhi e p\u00ebrgatiti p\u00ebr shtyp Rexhep Qosja, Prishtin\u00eb, 1978 (tok me Lulet\u00eb e ver\u00ebs\u00eb dhe<br \/>\nBag\u00ebti e bujq\u00ebsija.<br \/>\n1.6. Jorgo Bulo. Nga specialist\u00ebt e fush\u00ebs, gjykohet se Jorgo Bulo ka realizuar punimin m\u00eb t\u00eb<br \/>\nplot\u00eb p\u00ebr Naimin, monografin\u00eb: Tipologjia e lirik\u00ebs s\u00eb Naim Frash\u00ebrit (Tiran\u00eb, \u201cShkenca\u201d, 1999<br \/>\nn\u00eb 199 f.), ku spikat kritika e mir\u00ebfillt\u00eb shkencore dhe interpretimi i poezis\u00eb lirike t\u00eb Naimit. Ai e<br \/>\nquan Naimin poet i ringjalljes komb\u00ebtare dhe kulturore t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe veprat e tij formuese<br \/>\nt\u00eb nd\u00ebrgjegjes gjuh\u00ebsore t\u00eb kombit. Nd\u00ebrkoh\u00eb ai shquan \u201cdy paralele poetike: Rumiu dhe Naim<br \/>\nFrash\u00ebri\u201d [11], duke shprehur pranin\u00eb e frym\u00ebs dhe t\u00eb motive t\u00eb poezis\u00eb persiane, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb<br \/>\npoetit t\u00eb madh mistik Xhelaledin Rumiut (1207-1273). Ndikimi i Rumiut ndihet n\u00eb shum\u00eb prej<br \/>\nlirikave t\u00eb filozofike t\u00eb Naimit. \u00cbsht\u00eb v\u00ebn\u00eb gishti mbi lirik\u00ebn Fyelli t\u00eb Naimit, q\u00eb vjen si<br \/>\nfrym\u00ebzim, e dikujt mund t\u2019i duket edhe si nj\u00eb soz\u00ec, e poezis\u00eb s\u00eb njohur antologjike K\u00ebnga e<br \/>\nkallamit, e p\u00ebrkthyer n\u00eb shum\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb bot\u00ebs, n\u00eb disa syresh me titullin K\u00ebnga e fyellit. Nuk<br \/>\n\u00ebsht\u00eb rasti t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ballafaqime tekstore e zb\u00ebrthime, se i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt m\u00eb par\u00eb, por vlen t\u00eb<br \/>\nravij\u00ebzojm\u00eb parashtres\u00ebn n\u00eb form\u00eb hipoteze t\u00eb prof. Bulos p\u00ebr k\u00ebto probleme q\u00eb hasen. Sipas tij,<br \/>\njan\u00eb nj\u00eb tip i caktuar krijimesh t\u00eb Naimit, q\u00eb ne do t\u2019i quajm\u00eb \u201cvjersha me subjekt anekdotik\u201d, (t\u00eb<br \/>\ndyshueshme p\u00ebr karakterin e tyre origjinal) e q\u00eb duhet t\u2019i p\u00ebrkasin t\u00eb nj\u00ebjtit burim, Rumiut. N\u00eb<br \/>\nk\u00ebt\u00eb kontekst, ne e lexojm\u00eb profesor Bulon k\u00ebshtu: Sot, si duket dhe n\u00eb plot\u00ebsim t\u00eb merakut t\u00eb<br \/>\nprofesor Cipos, qysh m\u00eb 1936, i kemi mjetet t\u00eb dallojm\u00eb \u00e7\u2019ka marr\u00eb hua Naimi dhe \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb bij\u00eb e<br \/>\nfrym\u00ebzimit t\u00eb tij. K\u00ebto v\u00ebrejtje nuk e ulin aspak emrin e madh t\u00eb poetit ton\u00eb komb\u00ebtar,<br \/>\np\u00ebrkundrazi e pastrojn\u00eb at\u00eb nga mjegullnajat dhe profili i tij quhet m\u00eb i kthjell\u00ebt, m\u00eb poetik, m\u00eb<br \/>\nkomb\u00ebtar, m\u00eb universal. N\u00eb dy veprat e tij Magjia dhe magjistar\u00ebt e fjal\u00ebs (Tiran\u00eb, \u201cDituria\u201d,<br \/>\n1998, me 324 f.) dhe Tipologjia e lirik\u00ebs s\u00eb Naim Frash\u00ebrit (e sip\u00ebrcituar), akademiku shqiptar e<br \/>\nshikon Naimin si poet romantik, q\u00eb u dha flatra n\u00eb poezi p\u00ebrsiatjeve p\u00ebr lirin\u00eb e shpirtit njer\u00ebzor<br \/>\ndhe meditimeve ekzistencialiste p\u00ebr jet\u00ebn dhe vdekjen, p\u00ebr qenien edhe mosqenien dhe p\u00ebr<\/p>\n<p>4<br \/>\ndhembjen njer\u00ebzore. Lirizmi filozofik dhe lirizmi poetik i Naimit, sipas Bulos, p\u00ebrfshijn\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb<br \/>\ne krajat\u00ebs njer\u00ebzore; ai synonte t\u00eb rind\u00ebrtonte njeriun dhe t\u00eb shprehte kompleksitetin e shpirtit<br \/>\nnjer\u00ebzor, luft\u00ebn e p\u00ebrjetshme q\u00eb zhvillon brenda tij midis engj\u00ebjve t\u00eb s\u00eb mir\u00ebs dhe demon\u00ebve t\u00eb s\u00eb<br \/>\nkeqes, duke poetizuar an\u00ebn fisnike t\u00eb natyr\u00ebs njer\u00ebzore, tek e cila shihte forc\u00ebn dhe madh\u00ebshtin\u00eb<br \/>\ne Krijuesit. Poeti, mendimtari dhe edukatori i kombit, Naimi yn\u00eb, tashm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm m\u00eb<br \/>\nkomb\u00ebtari, por dhe m\u00eb universali poet i let\u00ebrsis\u00eb shqipe edhe n\u00eb nj\u00eb v\u00ebshtrim tjet\u00ebr. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb<br \/>\npar\u00eb ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen nd\u00ebrkulturor. \u201cI ndodhur n\u00eb kryq\u00ebzimin e kulturave dhe t\u00eb traditave<br \/>\npoetike lindore dhe per\u00ebndimore, ai i treti n\u00eb poezin\u00eb e tij k\u00ebto tradita dhe nuk mbeti skllav i tyre,<br \/>\nas vet\u00ebm poet i shprehjes gjuh\u00ebsore shqipe, por edhe persishte, turqishte e greqishte\u201d [12] &#8211;<br \/>\nkumton prof. Bulo n\u00eb Konferenc\u00ebn Shkencore \u201cNaim Frash\u00ebri &#8211; 160-vjetori i lindjes\u201d, q\u00eb i<br \/>\nzhvilloi punimet m\u00eb 25 maj 2006 n\u00eb Universitetin \u201cIsmail Qemali\u201d n\u00eb bashk\u00ebpunim me<br \/>\nAkademin\u00eb e Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Institutin e Gjuh\u00ebsis\u00eb dhe i Let\u00ebrsis\u00eb.<br \/>\n1.7. Shaban Sinani. Nd\u00ebr studiuesit e sot\u00ebm shqiptar\u00eb m\u00eb t\u00eb njohur, prof. Sinani kujdeset ta<br \/>\nshikoj\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebn poetike dhe atdhetare t\u00eb Naimit kudo ku shfaqet, me synimin e vet\u00ebm q\u00eb<br \/>\npoetin ton\u00eb komb\u00ebtar t\u00eb njohim n\u00eb plot\u00ebri, jo me pjes\u00eb t\u00eb zgjedhura. Sinani e cil\u00ebson Naimin si<br \/>\nRumi shqiptar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka rezerva p\u00ebr njohjen thell\u00eb t\u00eb poetit ton\u00eb. Sipas tij, kemi ende nj\u00eb<br \/>\nk\u00ebndv\u00ebshtrim t\u00eb paplot\u00eb dhe pothuaj vet\u00ebm p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb q\u00eb ai ka shkruar n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<br \/>\n2. K\u00ebndv\u00ebshtrime t\u00eb studiuesve t\u00eb huaj p\u00ebr Naimin<br \/>\n2.1. Seyed Ahmad Hoseini Alast p\u00ebr hijeshin\u00eb poetike t\u00eb Naimit. Si nj\u00eb dijetar i kthjell\u00ebt i<br \/>\nkoh\u00ebs s\u00eb re, profesori iranian Hoseini Alast e shikon profilin e Naimit miq\u00ebsisht dhe me v\u00ebrtet\u00ebsi<br \/>\nshkencore. Kulturologu i njohur na kujton se Irani ishte vendlindja e poezis\u00eb dhe e poet\u00ebve t\u00eb<br \/>\nm\u00ebdhenj, si Rudaki, Firdeusi, Hafizi, Sadiu, Moulana, Khajami, Atari, Naser Khosro, Bideli,<br \/>\nNazimi Ganxhaviu etj. Sipas tij, poezit\u00eb e poet\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj iranian\u00eb ishin kaq t\u00ebrheq\u00ebse dhe t\u00eb<br \/>\npasura dhe me p\u00ebrmbajtje kuptimplote e muzikalitet t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm, saq\u00eb magjepsin poet\u00ebt, letrar\u00ebt<br \/>\ndhe intelektual\u00ebt e shkencave n\u00eb Lindje dhe n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb rruzullit tok\u00ebsor. Studiuesi S. A.<br \/>\nHoseini Alast shkruan: \u201cPasioni dhe dashuria e poet\u00ebve dhe e njer\u00ebzve t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb kultur\u00ebs<br \/>\ndhe let\u00ebrsis\u00eb si Dante, G\u00ebte, Monteskie, Naim Frash\u00ebri, Frazi Mostar, Ikbal Lahori etj., \u00ebsht\u00eb<br \/>\nd\u00ebshmi e k\u00ebtij pretendimi\u201d [13] M\u00eb tej, duke trajtuar bashk\u00ebveprimin qytet\u00ebrues dhe shk\u00ebmbimin<br \/>\nkulturor me Iranin e madh n\u00eb koh\u00ebn e Perandoris\u00eb Osmane, p\u00ebrmend Muhamed Naim Frash\u00ebrin<br \/>\nsi tablo dhe simbol t\u00eb fush\u00ebpamjes s\u00eb k\u00ebtij bashk\u00ebveprimi. Sipas studiuesit, Naimi p\u00ebrvet\u00ebsoi me<br \/>\nkaq mjesht\u00ebri gjuh\u00ebn dhe let\u00ebrsin\u00eb perse, saq\u00eb sot, pas afro nj\u00eb shekulli e gjysm\u00eb magjeps<br \/>\nlexuesit e tij, si ata iranian\u00eb, ashtu edhe ata shqiptar\u00eb. Studiuesi iranian e quan Naimin ton\u00eb poet<br \/>\nt\u00eb fuqish\u00ebm dhe, si duket, p\u00ebr kontributet e Naimit n\u00eb iranologji, e cil\u00ebson mendimtar iranian dhe<br \/>\npersishtfol\u00ebs. Jo vet\u00ebm me hartimin e gramatik\u00ebs s\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb re perse u imponoi t\u00eb gjith\u00ebve<br \/>\ndominimin e mjesht\u00ebris\u00eb s\u00eb tij. Vepra \u00cbnd\u00ebrrime \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia m\u00eb e madhe e fuqis\u00eb dhe<br \/>\naft\u00ebsis\u00ebs\u00eb tij n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb perse\u201d. Quajm\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme qart\u00ebsin\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn S.A.<br \/>\nHoseini Alast shkruan: \u201cNaim Frash\u00ebri n\u00eb krijimin e poezive perse nuk ishte imitues, por as edhe<br \/>\namator, por nj\u00eb poet i thell\u00eb dhe i zoti dhe nj\u00eb letrar i gjithansh\u00ebm i fush\u00ebs s\u00eb gjuh\u00ebs dhe let\u00ebrsis\u00eb<\/p>\n<p>5<br \/>\nperse. Kjo specifik\u00eb dhe aft\u00ebsi e tij b\u00ebhet shkas q\u00eb nj\u00eb lexues i gjuh\u00ebs perse t\u00eb mendoj\u00eb q\u00eb autori i<br \/>\nk\u00ebtyre poezive \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poet dhe nj\u00eb letrar i madh iranian\u201d [14].<br \/>\n3. \u00c7far\u00eb shkruan Robert Elsie p\u00ebr Naimin?<br \/>\nVepra e kryerilind\u00ebsit shqiptar ka t\u00ebrhequr dhe v\u00ebmendjen e studiuesve per\u00ebndimor\u00eb. Studiuesi<br \/>\nkanadez, Robert Elsie, pasi pohon se Naimi konsiderohet sot si poeti komb\u00ebtar i Shqip\u00ebris\u00eb, b\u00ebn<br \/>\nnj\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb shkurt\u00ebr retrospektiv n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e autorit, bazat e shkollimit, formimin e tij<br \/>\narsimor dhe kulturor, ku nuhat dhe traditat shpirt\u00ebrore t\u00eb Orientit, me t\u00eb cilat u gatua n\u00eb vog\u00ebli,<br \/>\nn\u00eb teqen\u00eb e bektashinjve t\u00eb vendlindjes, nd\u00ebrtuar qysh n\u00eb vitin 1781 nga Tahir Sk\u00ebnderasi<br \/>\n(Nasibi Tahir Babai) n\u00eb Frash\u00ebr t\u00eb P\u00ebrmetit. N\u00eb gjimnazin \u201cZosimea\u201d t\u00eb Janin\u00ebs \u201cmori bazat e<br \/>\nshkollimit klasik sipas sistemeve per\u00ebndimore\u201d [15]. N\u00eb k\u00ebt\u00eb gjimnaz prestigjioz e me em\u00ebr, i<br \/>\nkrahasuesh\u00ebm me nj\u00eb universitet p\u00ebr koh\u00ebn, Naimi studioi greqishten e vjet\u00ebr e t\u00eb re,<br \/>\nfr\u00ebngjishten, italishten, si dhe gjuh\u00ebt orientale privatisht. Sipas studimit t\u00eb Elsie-t, kuptojm\u00eb se<br \/>\nme kalimine viteve, frash\u00ebrlliu e ndjeu veten m\u00eb t\u00eb afruar e t\u00eb lidhur me fen\u00eb e tij panteiste<br \/>\nbektashiane, me poet\u00ebt klasik\u00eb persian\u00eb e me epok\u00ebn e iluminizmit fr\u00ebng. Arsimimi n\u00eb Janin\u00eb e<br \/>\nb\u00ebri at\u00eb shembull t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb nj\u00eb intelektuali osman t\u00eb fundshekullit XIX t\u00eb familjarizuar<br \/>\nnj\u00ebsoj me t\u00eb dy kulturat, me at\u00eb per\u00ebndimore e me at\u00eb orientale. Na duket se n\u00eb k\u00ebrkimet e tij<br \/>\nstudimore, Elsie i m\u00ebshon m\u00eb tep\u00ebr v\u00ebmendje kultur\u00ebs fetare t\u00eb poetit ton\u00eb t\u00eb shquar, se sa bot\u00ebs<br \/>\npoetike t\u00eb tij, n\u00eb lirikat romantike, ku q\u00ebndis me ngjyra shpirti vargje p\u00ebr natyr\u00ebn e bukur<br \/>\nshqiptare, p\u00ebr dhimbjet, hidh\u00ebrimet, shqet\u00ebsimet e g\u00ebzimet personale, familjare a sociale. Elsie<br \/>\nna paraqet nj\u00eb jet\u00ebshkrim t\u00eb mjaftuesh\u00ebm, thekson tiparet e Naimit, si panteizmin e<br \/>\nuniversalitetin, ku ve\u00e7on sektin e fsheht\u00eb panteist bektashi, i cili mish\u00ebrohej duksh\u00ebm n\u00eb qenien<br \/>\ndhe shpirtin e frash\u00ebrlliut ton\u00eb si nj\u00eb besim liberal, si nj\u00eb fe e re, me rr\u00ebnj\u00eb edhe n\u00eb Kuranin e<br \/>\nmysliman\u00ebve, edhe n\u00eb Bibl\u00ebn e t\u00eb krishter\u00ebve, d\u00ebshir\u00eb, q\u00eb e gjejm\u00eb edhe n\u00eb mesazhet q\u00eb na vijn\u00eb<br \/>\nnga vargjet e poezis\u00eb popullore \u201cDy k\u00ebmbat mbajn\u00eb nj\u00eb ur\u00eb\/ t\u00eb shkojn\u00eb turq e kaur\u00eb\u201d [16]. Naimi<br \/>\nnjihet bot\u00ebrisht p\u00ebr bindjet e tij bektashiane, t\u00eb cilat i p\u00ebrsiati mir\u00eb n\u00eb Fletoren e bektashinjt\u00eb<br \/>\n(Bukuresht, 1896), ku p\u00ebrs\u00ebri ravij\u00ebzohen dalluesh\u00ebm ngjyrat e forta komb\u00ebtare. Nj\u00eb tjet\u00ebr vep\u00ebr<br \/>\ne k\u00ebsaj natyre \u00ebsht\u00eb Qerbelaja (Bukuresht, 1898) nj\u00ebpoem\u00eb epike fetare shiite, me karakter<br \/>\nnarrativ, pa ndonj\u00eb hero ose personazh kryesor, me tem\u00eb krejt\u00ebsisht fetare, ngritur me nj\u00ebzet e<br \/>\npes\u00eb k\u00ebng\u00eb, q\u00eb flet p\u00ebr betej\u00ebn e p\u00ebrgjakshme t\u00eb Qerbelas\u00eb, n\u00eb vitin 680 t\u00eb er\u00ebs son\u00eb, ku u vra<br \/>\nHuseini, nip i profetit Muhamed.<br \/>\nNga leximi i tekstit, shprehemi se Elsie e trajton me interes Naimin dhe mendojm\u00eb se e njeh mir\u00eb<br \/>\nvepr\u00ebn e tij, t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrmend me sakt\u00ebsi, duke respektuar kriterin kronologjik. N\u00eb<br \/>\nk\u00ebndv\u00ebshtrimin e tij, na paraqet panoram\u00ebn e njohur letrare e diturore t\u00eb naimiad\u00ebs. Na duket se<br \/>\nstudiuesi i ka m\u00ebshuar m\u00eb shum\u00eb let\u00ebrsis\u00eb fetare t\u00eb autorit, sesa asaj s\u00eb mir\u00ebfillt\u00ebs artistike. Diku<br \/>\nElsie shprehet: \u201cR\u00ebnd\u00ebsia e Naim Frash\u00ebrit si poet i Rilindjes e madje si \u201cpoet komb\u00ebtar\u201d<br \/>\nq\u00ebndron jo aq n\u00eb talentin e shprehjes letrare e as n\u00eb nivelin artistik t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb tij, sesa n\u00eb<br \/>\nmesazhet sociopolitike, filozofike e fetare q\u00eb p\u00ebrcjell, t\u00eb cilat synonin para s\u00eb gjithash vet\u00ebdijen<br \/>\nkomb\u00ebtare dhe, duke ndjekur tradit\u00ebn bektashiane, t\u00eb arrihej nj\u00eb kap\u00ebrcim i ndarjeve fetare<br \/>\nbrenda vendit.\u201d [17]. E respektojm\u00eb trajtimin q\u00eb i b\u00ebn Elsie si fetar n\u00eb besimin e tij, por n\u00eb<br \/>\nrrafshin e let\u00ebrsis\u00eb artistike do t\u00eb na interesonte m\u00eb tep\u00ebr trajtimi deri n\u00eb detaj i let\u00ebrsis\u00eb<\/p>\n<p>6<br \/>\nnaimiane, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ne e nderojm\u00eb. Nga q\u00eb studiuesi p\u00ebrmend vet\u00ebm telegrafisht: \u201cNd\u00ebr<br \/>\nbotimet n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj,&#8230;[tri pikat jan\u00eb tonat se vazhdon teksti, por nuk ka interes p\u00ebr \u00e7\u2019ka do t\u00eb<br \/>\nshprehim, A. H, M. M] Tahayyulat, Kostandinopoj\u00eb 1884 (\u00cbnd\u00ebrrime), nj\u00eb p\u00ebrmbledhje 200<br \/>\nfaqesh me poezi persiane; &#8230; \u201d. Kaq. T\u00eb thuash q\u00eb Elsie nuk e ka njohur k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr t\u00eb Naimit,<br \/>\nnuk shkon, sepse pas 1971-shit t\u00eb Tiran\u00ebs dhe 1972-shit t\u00eb Prishtin\u00ebs, pati her\u00eb pas here botime,<br \/>\nduke arritur tek botimet e \u201cToen\u00ebs\u201d, 2007, t\u00eb \u201cNaimit\u201d 2012, me 143 faqe, shqip\u00ebruar dhe<br \/>\nshpjeguar nga Vexhi Buharaja, me nj\u00eb hyrje t\u00eb botuesit Naim Zoto, plot\u00ebsuar me studime nga<br \/>\nFaik Konica, akademik Jorgo Bulo e prof. dr. Shaban Sinani (nga f. 85-143). Ndoshta Elsie-t nuk<br \/>\ni intereson t\u00eb operoj\u00eb imt\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb shkruar mbi talentin poetik t\u00eb Naimit, q\u00eb te \u00cbnd\u00ebrrime, si\u00e7<br \/>\nthon\u00eb dhe studiuesit bashk\u00ebkohor\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe, Naimi arrin majat letrare. Si duket, ai \u00ebsht\u00eb<br \/>\nmb\u00ebshtetur n\u00eb studimin monografik t\u00eb prof. Shuteriqit, i cili dhe ai e citon v\u00ebllimin me lirika t\u00eb<br \/>\nNaimit n\u00eb persisht me titullin jo t\u00eb sakt\u00eb \u00cbnd\u00ebrrimet, dhe jo si\u00e7 e ka titulluar autori<br \/>\n\u00cbnd\u00ebrrime=Tehajjulat.<br \/>\nSipas Elsie-t: \u201cMe r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb njohur sektin panteist t\u00eb fsheht\u00eb bektashi \u00ebsht\u00eb Fletore<br \/>\ne Bektashinjet&#8230; Frash\u00ebri besonte se besimi liberal bektash\u00ed, me t\u00eb cilin ai qe lidhur q\u00eb n\u00eb f\u00ebmini<br \/>\nn\u00eb Frash\u00ebr, nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb mbisundonte si fe e re Shqip\u00ebris\u00eb. P\u00ebrderisa ky besim i kishte rr\u00ebnj\u00ebt<br \/>\nedhe n\u00eb Kuranin mysliman, edhe n\u00eb Bibl\u00ebn e krishter\u00eb, ai mund t\u00eb p\u00ebrforconte unitetin midis<br \/>\nnjer\u00ebzve me fe t\u00eb ndryshme. M\u00eb tej studiuesi sqaron se fletorja p\u00ebrmban nj\u00eb paraqitje hyr\u00ebse t\u00eb<br \/>\nfes\u00eb bektashiane dhe dhjet\u00eb vjersha fetare q\u00eb japin nj\u00eb tablo t\u00eb rrall\u00eb p\u00ebr besimin e k\u00ebtij sekti, i<br \/>\ncili n\u00eb shek. XIX luajti nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr mbijetes\u00ebn e kultur\u00ebs shqiptare, sidomos me<br \/>\np\u00ebrhapjen fshehurazi t\u00eb librave shqip. Nj\u00eb studiues i huaj, si R. Elsie, aq m\u00eb tep\u00ebr gjeografikisht<br \/>\nshum\u00eb i larg\u00ebt me vendin ton\u00eb t\u00eb vock\u00ebl, t\u00eb b\u00ebn ta admirosh vet\u00ebm p\u00ebr shprehjen aq t\u00eb vyer p\u00ebr<br \/>\nne, sikur t\u00eb ishte shqiptar. Po citojm\u00eb d\u00ebshir\u00ebn dhe porosin\u00eb e tij\u00a0p\u00ebr poem\u00ebn Bag\u00ebti e bujq\u00ebsija,<br \/>\n\u201cvargjet e s\u00eb cil\u00ebs \u00e7do f\u00ebmij\u00eb shkolle n\u00eb Shqip\u00ebri i di ose duhet t\u2019i dij\u00eb p\u00ebrmendsh\u201d[18].<br \/>\nP\u00ebrfundime<br \/>\nNaim Frash\u00ebri \u00ebsht\u00eb autor i gjithsej nj\u00ebzet e dy veprave; kat\u00ebr n\u00eb turqishte, nj\u00eb n\u00eb persishte, dy n\u00eb<br \/>\ngreqishte dhe pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb n\u00eb shqipe. Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa konferenca shkencore n\u00eb Shqip\u00ebri<br \/>\nkushtuar Naimit. Edhe n\u00eb Universitetin \u201cIsmail Qemali\u201d, Vlor\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar nj\u00eb konferenc\u00eb<br \/>\nshkencore m\u00eb 25 maj 2006 n\u00eb nderim t\u00eb 160 vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb poetit ton\u00eb komb\u00ebtar. Nd\u00ebrsa<br \/>\nSimpoziumi Nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u201cAnalizimi i mendimeve t\u00eb Naim Frash\u00ebrit\u201d n\u00eb Teheran k\u00ebt\u00eb 5 mars<br \/>\n2018 i jep nj\u00eb frym\u00ebmarrje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, nj\u00eb vizion t\u00eb ri nd\u00ebrkomb\u00ebtar, fal\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb figur\u00ebs<br \/>\ns\u00eb atdhetarit dhe bilbilit t\u00eb shqipes, si fjal\u00eb \u00e7el\u00ebs e forcimit t\u00eb dialogut kulturor mes Iranit dhe<br \/>\nShqip\u00ebris\u00eb. Sikurse ne q\u00eb e shijojm\u00eb hijsh\u00ebm estetik\u00ebn e fjal\u00ebve t\u00eb reja q\u00eb krijoi Naimi, edhe<br \/>\niranian\u00ebt ndihen t\u00eb nderuar dhe kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb krenohen me t\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr botimin e tekstit<br \/>\nGramatik\u00eb e persishtes me nj\u00eb metod\u00eb t\u00eb re, (Kav\u00e2id-i f\u00e2risiyye dar tarz-i nev\u00een),<br \/>\nKostandinopoj\u00eb, 1871, me 64 f., por shpirt\u00ebrisht me faktin q\u00eb Naimi yn\u00eb fluturimin e par\u00eb poetik<br \/>\ne nisi persisht me \u201cTahayyulat\u201d (\u201c\u00cbnd\u00ebrrime\u201d), Kostandinopoj\u00eb, 1884, me 66 f. [200 faqe]. Po ai<br \/>\np\u00ebrktheu turqisht librin e par\u00eb t\u00eb Iliad\u00ebs s\u00eb Homerit Ilyada, Kostandinopoj\u00eb, 1886; shkroi e botoi<br \/>\nn\u00eb greqisht poem\u00ebn \u201cHo al\u00eath\u00eas pothos t\u00f4n skypetar\u00f4n\u201d (D\u00ebshira e v\u00ebrtet\u00eb e shqiptar\u00ebve),<br \/>\nBukuresht, 1886, ku n\u00ebp\u00ebrmjet gjuh\u00ebs poetike, u parashtronte q\u00ebllimet e l\u00ebvizjes komb\u00ebtare<\/p>\n<p>7<br \/>\ngrek\u00ebve e sidomos shqiptar\u00ebve t\u00eb jugut, shum\u00eb nga t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb at\u00eb koh\u00eb p\u00ebr arsye shkollimi mund<br \/>\nt\u00eb lexonin vet\u00ebm n\u00eb greqishte.<br \/>\nDuhet t\u00eb pranojm\u00eb se n\u00eb p\u00ebrmbledhjen lirike Lulet\u00eb e ver\u00ebs\u00eb, Naimi u k\u00ebndon bukurive t\u00eb fshatit<br \/>\nshqiptar n\u00eb 23 vjersha me kumbim t\u00eb plot\u00eb. K\u00ebtu filozofia panteiste e edukat\u00ebs s\u00eb tij bektashiane<br \/>\ndhe ndikimi i fuqish\u00ebm i klasik\u00ebve persian\u00eb harmonizohen bukur me idealizmin atdhetar &#8211; nj\u00eb<br \/>\nlet\u00ebrsi artistike kjo n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb q\u00ebllimeve t\u00eb identitetit komb\u00ebtar. Nd\u00ebr vjersha t\u00eb tilla jan\u00eb:<br \/>\nJeta, Koh\u2019 e shkuar\u00eb, Fyelli, Z\u00ebm\u00ebra, T\u00eb vdekurit\u00eb, Bilbili, Gjuha jon\u00eb, Per\u00ebndia, apo vjersha<br \/>\nShpreh, aq tipike p\u00ebr prirjen e re filozofike t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqiptare q\u00eb solli Naimi.<br \/>\nAkademiku Ali Aliu shtron pyetjen: \u201cPse vazhdon t\u00eb shk\u00eblqej\u00eb ylli poetik i Naimit, m\u00eb i madhi<br \/>\nn\u00eb qiellin ton\u00eb letrar?\u201d &#8211; dhe po k\u00ebsaj pyetje ai ia jep vet\u00eb p\u00ebrgjigjen: \u201cNaim Frash\u00ebri mbeti i till\u00eb<br \/>\nse gjenialisht e ndjeu qart\u00eb aspirat\u00ebn historike, ndjeu nevoj\u00ebn e shpirtit e t\u00eb mendjes komb\u00ebtare,<br \/>\nhetoi zjarrin gjysm\u00eb t\u00eb ndezur t\u00eb shtresuar gjat\u00eb shekujve, ndjeu dhe preku at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb vizion<br \/>\ndhe \u00ebnd\u00ebrr shekullore e p\u00ebrbashk\u00ebt e shqiptar\u00ebve, prandaj vepra e tij vazhdon t\u00eb ushtroj\u00eb ndikim<br \/>\nt\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb mbi bot\u00ebn shpirt\u00ebrore t\u00eb shqiptar\u00ebve.\u201d (Ali Aliu, Refleksione letrare, f. 10).<br \/>\nKoh\u00ebt shkojn\u00eb e rrjedhin vitet, por n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, vepra e Naim Frash\u00ebrit \u00ebsht\u00eb brerorja kuptimore,<br \/>\nmorale dhe estetike e let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00ebna<br \/>\nbiologjike, artistike dhe estetike e let\u00ebrsis\u00eb bashk\u00ebkohore shqipe.<br \/>\nParadigma e studiuesit iranian S.A. Hoseini Alast se Naim Frash\u00ebri n\u00eb krijimin e poezive perse<br \/>\nnuk ishte imitues, as amator, por nj\u00eb poet i thell\u00eb dhe i zoti dhe nj\u00eb letrar i gjithansh\u00ebm i fush\u00ebs<br \/>\ns\u00eb gjuh\u00ebs dhe let\u00ebrsis\u00eb perse, na b\u00ebn t\u00eb mendojm\u00eb m\u00eb gjer\u00eb, m\u00eb me dashuri e v\u00ebrtet\u00ebsi, pa<br \/>\ndyshuar ku dhe kur s\u2019duhet, por s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs t\u2019i gjejm\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt dhe t\u00eb dim\u00eb t\u2019i tregojm\u00eb dhe<br \/>\nintrepretojm\u00eb.<br \/>\nNderim p\u00ebr men\u00e7urin\u00eb e mendimit t\u00eb nderimtar\u00ebve iranian\u00eb, Organizat\u00ebn e kultur\u00ebs dhe<br \/>\nkomunikimit n\u00eb Iran, Universitetin \u201cTarbiat Modares\u201d, Fakultetin e Shkencave Shoq\u00ebrore dhe<br \/>\nSekretarin\u00eb e Simpoziumit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d, Teheran (Iran), p\u00ebr vler\u00ebsimin e<br \/>\nNaim Frash\u00ebrit ton\u00eb, q\u00eb u tret si qiriri jo vet\u00ebm p\u00ebr Atdheun e tij, por edhe p\u00ebr fqinj\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb,<br \/>\nedhe p\u00ebr \u201cmbroth\u00ebsi\u201d, p\u00ebrparim e mir\u00ebsi midis popujve tan\u00eb me miq\u00ebsi t\u00eb vjet\u00ebr!<br \/>\nSh\u00ebnimet<br \/>\n1. Konica, Faik: Vepra, Tiran\u00eb, Konica, 2007, f. 159, shih dhe: Dielli, 28 korrik 1937.<br \/>\n2. Konica, Faik: vep. cit., f. 156.<br \/>\n3. Po aty, f. 154.<br \/>\n4. Agolli, Drit\u00ebro: Arti dhe koha. Artikuj kritik\u00eb, Tiran\u00eb, \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d, 1980, f. 6 (shkrim i<br \/>\nbotuar m\u00eb par\u00eb te : \u201cN\u00ebntori\u201d, nr. 5, 1971, f. 3-5; shih dhe: Naimi 1, antologji poetike, Tiran\u00eb,<br \/>\nArgeta-LMG, 1996, f. 8.<br \/>\n5. Kadare, Ismail: \u201cParath\u00ebnie n\u00eb Naim Frash\u00ebri, poezi, 100-vjetori i Lidhjes Shqiptare t\u00eb<br \/>\nPrizrenit 1878-1978, Tiran\u00eb, \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d, 1977, III-XVII.<br \/>\n6. Kadare, Ismail: vep. cit., X.<br \/>\n7. Shuteriqi, Dhimit\u00ebr S.: Naim Frash\u00ebri. (Jeta dhe vepra), Tiran\u00eb, \u201c8 N\u00ebntori\u201d, 1982, f. 223.<\/p>\n<p>8<br \/>\n8. Shuteriqi, Dhimit\u00ebr S.: Naim Frash\u00ebri, jeta dhe vepra e tij. Vepra t\u00eb zgjedhura, V\u00ebll. I,<br \/>\nAkademia e Shkencave t\u00eb RPSSH, Tiran\u00eb: 1980, f. 67.<br \/>\n9.\u00c7abej, Eqrem: Elemente t\u00eb gjuh\u00ebsis\u00eb e t\u00eb literatur\u00ebs shqipe, Tiran\u00eb, 1996, f. 48.<br \/>\n10. Shuteriqi, Dhimit\u00ebr, Naim Frash\u00ebri &#8211; Jeta dhe vepra, &#8230; f. 85.<br \/>\n11. Seminari XVIII Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr gjuh\u00ebn, let\u00ebrsin\u00eb dhe kultur\u00ebn shqipe, p\u00ebrmbledhje e<br \/>\nligj\u00ebratave, referimeve, kumtesave dhe diskutimeve. Akademia e Shkencave, Instituti i Gjuh\u00ebsis\u00eb<br \/>\ndhe i Let\u00ebrsis\u00eb, Universiteti i Prishtin\u00ebs, Fakulteti i Filologjis\u00eb, Tiran\u00eb 19-31.08.1996, Tiran\u00eb,<br \/>\nToena, 1996 f. 375.<br \/>\n12. Bulo, Jorgo: Poet i ringjalljes komb\u00ebtare dhe kulturore t\u00eb shqiptare, \u201cPerla\u201d, 2006, nr. 2 (41),<br \/>\nf. 27.<br \/>\n13. Seyed Ahmad Hosseini Alast, Naim Frash\u00ebri dhe hijeshit\u00eb poetike, \u201cPerla\u201d, 2009, nr. 2 (78),<br \/>\nf. 6.<br \/>\n14. Seyed Ahmad Hosseini Alast, vep. e cit., f. 8.<br \/>\n15. Elsie, Robert, Histori e Let\u00ebrsis\u00eb shqiptare, Tiran\u00eb-Pej\u00eb, \u201cDukagjini\u201d, 1997, f. 174.<br \/>\n16. Regjistruar n\u00eb fshatin Kallarat (Lumi i Vlor\u00ebs), nga bart\u00ebsi Llambro Hysaj, dtl.1952, me<br \/>\narsim t\u00eb lart\u00eb (arkivi vetjak, Albert Habazaj).<br \/>\n17. Elsie, Robert, vep. e cit., f. 175.<br \/>\n18. Po aty, f. 176.<br \/>\nP\u00ebrktheu n\u00eb persisht: Medrit MUSTAFARAJ<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Albert HABAZAJ PIK\u00cbPAMJE T\u00cb DISA STUDIUESVE T\u00cb NAIMIT MBI PERSONALITETIN DHE VEPRAT E TIJ Hyrje P\u00ebr jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e Naimit jan\u00eb shkruar shum\u00eb monografi, jan\u00eb zhvilluar konferenca shkencore brenda dhe jasht\u00eb vendit, komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Naimi pati tri burime t\u00eb kthjell\u00ebta, ku piu uj\u00eb frym\u00ebzimi: poezin\u00eb popullore, poezin\u00eb e Lindjes dhe at\u00eb t\u00eb Per\u00ebndimit. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":2992,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-2991","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2991","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2991"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2991\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2993,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2991\/revisions\/2993"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2992"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2991"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2991"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2991"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}