{"id":3143,"date":"2025-07-04T21:19:57","date_gmt":"2025-07-04T20:19:57","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=3143"},"modified":"2025-07-04T21:19:59","modified_gmt":"2025-07-04T20:19:59","slug":"nje-shkrim-qe-duhet-lexuar-e-rilexuar-me-nje-falenderim-per-autoren-natasha-lako","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/07\/04\/nje-shkrim-qe-duhet-lexuar-e-rilexuar-me-nje-falenderim-per-autoren-natasha-lako\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb shkrim q\u00eb duhet lexuar e rilexuar me nj\u00eb fal\u00ebnderim p\u00ebr autoren Natasha Lako"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb shkrim q\u00eb duhet lexuar e rilexuar me nj\u00eb fal\u00ebnderim p\u00ebr autoren Natasha Lako<\/p>\n<p>TREMB DHE TRONDIT<\/p>\n<p>Migjeni nuk pati shum\u00eb koh\u00eb t\u00eb qesh\u00eb. T\u00eb qaj\u00eb, nuk pati fare koh\u00eb. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb vepra e tij vazhdon t\u00eb shtrihet n\u00eb pakoh\u00ebsi. M\u00eb s\u00eb miri kjo tregon se vepra e tij ka lindur pa ekzistenc\u00ebn e hidh\u00ebrimit dhe pa ekzistenc\u00ebn e g\u00ebzimit, si di\u00e7ka planetare. Ndryshe, nuk ka p\u00ebrse t\u00eb tremb\u00eb dhe t\u00eb trondit\u00eb me vepr\u00ebn e tij, mes p\u00ebr mes nj\u00eb konsolidimi t\u00eb par\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare t\u00eb viteve \u201930, t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb nga e para pothuajse pas nj\u00eb shekulli. Dhe si gjith\u00e7ka planetare, kjo vep\u00ebr vet\u00ebm ka l\u00ebshuar drit\u00ebn e saj krijuese, t\u00eb par\u00ebn n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe si shenj\u00eb e re p\u00ebr shekullin e nj\u00ebzet\u00eb. Shkodra e lindi si poet e prozator dhe Kor\u00e7a i botoi \u201cVargjet e lira\u201d; t\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtimi t\u00eb par\u00eb qytetar, kur ai ishte vet\u00ebm nj\u00eb 26 vje\u00e7ar. Nuk ka ndonj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00ebse e ka par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb direkt n\u00eb sy, Fisht\u00ebn, i cili, kur u botuan \u201cVargjet e lira\u201d ishte 65 vje\u00e7ar, t\u00eb dy kan\u00eb jetuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin qytet, n\u00eb Shkod\u00ebr.<br \/>\n\u201cTremb\u201d dhe \u201ctrondit\u201d nuk jan\u00eb aq larg n\u00eb kuptim\u00ebsi, si n\u00eb krijimtarin\u00eb e Gjergj Fisht\u00ebs, edhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb Migjenit. Fishta mund t\u00eb ket\u00eb edhe merit\u00ebn e p\u00ebrmbysjes s\u00eb nj\u00eb sistemi, qoft\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet munges\u00ebs s\u00eb imponuar p\u00ebr gati nj\u00eb gjysm\u00ebshekulli n\u00ebp\u00ebr tekstet shkollore.<br \/>\nN\u00eb krijimtarin\u00eb e Migjenit, pothuaj, nuk ka \u00ebndrra, dhe kjo tremb. Le t\u00eb kujtojm\u00eb k\u00ebtu \u201cPoem\u00ebn e mjerimit\u201d, q\u00eb deri te nj\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrje trupore t\u00eb kujton rrath\u00ebt e ferrit. Arti i Fisht\u00ebs me vepr\u00ebn e tij madhore \u201cLahuta e Mal\u00ebsis\u00eb\u201d, n\u00eb rrug\u00ebn e eposit verior, shk\u00ebputet nga forca trondit\u00ebse e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb aventur\u00eb lirie, gati kalorsiake, si thyerje e zinxhir\u00ebve t\u00eb nj\u00eb dite t\u00eb rob\u00ebruar.<br \/>\nAi shekull, q\u00eb p\u00ebr Migjenin e lindur 40 vjet pas Fisht\u00ebs mbetet i ri, b\u00ebhet i zi p\u00ebr Fisht\u00ebn n\u00eb muzgun e mosh\u00ebs dhe t\u00eb lavdis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb prajshme. T\u00eb dy kthehen n\u00eb nj\u00eb prag t\u00eb vet\u00ebm artistik p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb ndodhen para tragjedive t\u00eb reja bot\u00ebrore.<br \/>\nKritika letrare, p\u00ebr absurd, nuk i ka vendosur asnj\u00ebher\u00eb pran\u00eb e pran\u00eb k\u00ebta dy autor\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr koh\u00ebn kur kan\u00eb jetuar, dhe ende i vendos skajeve t\u00eb kund\u00ebrta ku duhet t\u00eb p\u00ebrjashtojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin. T\u00eb dy i takojn\u00eb nj\u00eb areali t\u00eb p\u00ebrthyer shqiptar dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht truallit po aq t\u00eb rr\u00ebshqitsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs s\u00eb viteve \u201830, si dhe drit\u00ebhijeve her\u00eb aventuriere, her\u00eb sfilit\u00ebse deri n\u00eb asht t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb shqiptare. Dhe q\u00eb at\u00ebhere dhe deri sot, figura e Migjenit, ndoshta do t\u00eb duket gjithnj\u00eb si nj\u00eb fantom\u00eb q\u00eb rri n\u00eb nj\u00eb fotografi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Koliqit, Fisht\u00ebs, Asdrenit dhe Lasgush Poradecit, q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt tona duket sikur sa jan\u00eb \u00e7liruar prej censur\u00ebs s\u00eb rreth 50 vjet\u00ebve. Migjeni ,me mushk\u00ebrit\u00eb plot plag\u00eb, largohet nga jeta n\u00eb vitin 1938, pa mbushur mir\u00eb 28 vjet\u00ebt. Fisht\u00ebs, n\u00eb kulmin e pjekuris\u00eb s\u00eb mosh\u00ebs 69-vje\u00e7are i jepet lamtumira e fundit n\u00eb vitin 1940, pasi i dhuroi let\u00ebrsis\u00eb shqipe nj\u00eb p\u00ebrthyerje t\u00eb madhe dramatike, q\u00eb nga eposi, q\u00eb n\u00eb zb\u00ebrthimin poetik i drejtohet edhe konflikteve ballkanike, deri n\u00eb sarkaz\u00ebm t\u00eb nj\u00eb realiteti plot zhg\u00ebnjime. Jeta, si n\u00eb nj\u00eb ortek, kuror\u00ebzohet n\u00eb vepr\u00ebn e tij me gjuh\u00ebn e kontrasteve befasuese dhe oshilacioneve t\u00eb thella gjuh\u00ebsore q\u00eb nisen nga lart\u00ebsit\u00eb e m\u00ebdha deri te e folmja e p\u00ebrditshme, e cila, q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Shekspirit, e zbret gjuh\u00ebn n\u00eb thjesht\u00ebsit\u00eb m\u00eb banale, duke u l\u00ebvrir\u00eb prej bot\u00ebs sip\u00ebrane n\u00eb estetik\u00ebn e s\u00eb ult\u00ebs, derisa n\u00eb bot\u00ebn e Fisht\u00ebs edhe bora shkrin \u201cp\u00ebr t\u00eb tretun qelb\u00ebsin\u00ebn\u201d. Dhe k\u00ebshtu deri sot, krahas heroikes Fishta citohet drejtp\u00ebrdrejt edhe p\u00ebr pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e veshura me nj\u00eb vel t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<br \/>\nPo t\u00eb perifrazojm\u00eb titullin e vepr\u00ebs s\u00eb Eliade-s, \u201cE shenjta dhe profania\u201d, Migjeni e shenjt\u00ebron njeriun e pafuqish\u00ebm, njeriun e skamjes qoft\u00eb t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb, edhe kur \u00ebsht\u00eb brenda tragjizmit t\u00eb vet, nj\u00ebsoj si n\u00eb skenat e ferrit. Por shkrimtari i realizmit t\u00eb thert\u00eb nuk e d\u00ebrgon atje p\u00ebr ta d\u00ebnuar, por p\u00ebr ta ngritur sa m\u00eb lart. Dhe n\u00eb kontravers, njeriu, brenda k\u00ebtij ferri, p\u00ebrs\u00ebri mbetet i shenjt\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb humanizmi migjenian q\u00eb jeton n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb nder\u00eb pa an\u00eb e fund n\u00eb ankthin e vet ekzistencial.<br \/>\nMigjeni asnj\u00ebher\u00eb nuk i v\u00eb gishtin profan\u00ebve, si do t\u00eb b\u00ebnte Fishta. Fishta mbetet p\u00ebrfaq\u00ebsues dhe z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs, madje, plot p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe ndjeshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb i nj\u00eb fati m\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt komb\u00ebtar, epik n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb atdheu dhe lirik n\u00eb burimet e pafundme gjuh\u00ebsore, me kund\u00ebrv\u00ebnie t\u00eb vazhdueshme ndaj aksiom\u00ebs t\u00eb zgjuar p\u00ebr mexhiten.<br \/>\nMigjeni \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebng\u00ebn e tij skandaloze q\u00eb shprish \u00e7do kufi artistik, q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb lind\u00eb poezia dhe proza e bot\u00ebs s\u00eb qytetit, ku njeriu shpesh nuk ka si mbrojtje, si deri at\u00ebher\u00eb n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe, as drit\u00ebn e h\u00ebn\u00ebs, as fyellin e bariut, as jet\u00ebn bukolike. Qyteti ka p\u00ebrball\u00eb njeriun dhe gjith\u00e7ka.<br \/>\nPasi qyteti ka edhe asgj\u00ebn\u00eb, si n\u00eb proz\u00ebn \u201cMoll\u00eb e ndalueme\u201d. Dhe n\u00eb qoft\u00eb se romantizmi, si vazhdues i iluminizmit t\u00eb Rilindjes, krijoi atdheun si pjes\u00eb t\u00eb liris\u00eb njer\u00ebzore, Migjeni me realizmin e tij ther\u00ebs mb\u00ebshtetet te bota individuale njer\u00ebzore, mes nj\u00eb turme t\u00eb plot\u00eb dhe tragjike. Pik\u00ebtakimi i tij m\u00eb i madh me lexuesin b\u00ebhet si fat personal q\u00eb e ndien gjithkush, duke pohuar ekzistenc\u00ebn e njeriut q\u00eb jeton, vuan, sfidon, triumfon ose humbet, i kuror\u00ebzuar nga vetmia e tij sublime, gati universale, shpesh, si nj\u00eb triumf. Gj\u00eb q\u00eb let\u00ebrsia shqipe e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta b\u00ebj\u00eb edhe sot, kur njeriu nuk shk\u00ebputet dot nga fatet kolektive.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb kjo jet\u00eb qyteti, q\u00eb p\u00ebr Fisht\u00ebn sjell zvet\u00ebnimin, por p\u00ebr Migjenin edhe tragjiken. Migjeni b\u00ebhet paralajm\u00ebrues i ardhjes s\u00eb fashizmit me dy skicat e tij poetike, \u201cUrimi p\u00ebr Vit t\u00eb Ri,1937\u201d vet\u00ebm nj\u00eb vit para vdekjes dhe \u201cT\u00eb korrat\u201d, ku edhe p\u00ebr lexuesin e sot\u00ebm tanket nuk do t\u00eb gjendeshin vet\u00ebm n\u00eb t\u00eb korrat e vitit 1936, kur u ndalua edhe vepra e tij.<br \/>\nK\u00ebto dy proza poetike Migjenin e vendosin shum\u00eb pran\u00eb Orwell, q\u00eb n\u00eb esen\u00eb e tij \u201cMbi nacionalizmin\u201d trajton dhun\u00ebn verbale q\u00eb kishte filluar t\u00eb mbulonte horizontet, si shenj\u00eb e tragjedis\u00eb q\u00eb po p\u00ebrgatitej.<br \/>\nDhe pa k\u00ebta dy shkrimtar\u00eb, figuracionet e t\u00eb cil\u00ebve shpesh komentohen sikur t\u00eb jen\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb pa p\u00ebrmbajtje, let\u00ebrsia shqipe q\u00eb pas romantizmit, kalon edhe n\u00eb sprov\u00ebn e klasicizmit fishtian, nuk do t\u00eb kishte pranuar gjith\u00eb proceset e veta t\u00eb periudhave europiane t\u00eb viteve \u201830.<br \/>\nPor vepra e tyre i ka bashkuar nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb dhe i ka lidhur si dy an\u00eb t\u00eb nj\u00eb medaljeje, qoft\u00eb n\u00eb nj\u00eb poezi t\u00eb vetme.<br \/>\nDhe kjo ndodh kur Fishta krijon, si n\u00eb vaje mal\u00ebsor\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb mbr\u00ebmje kur shuhet natyra, k\u00ebng\u00ebn e vajit p\u00ebr nj\u00eb djalosh t\u00eb ri t\u00eb vrar\u00eb nga gjakmarrja dhe shkruan poezin\u00eb \u201cNj\u00eb lule vjeshte\u201d, ku me filigram\u00eb t\u00eb shqipes si nj\u00eb rrym\u00eb p\u00ebrroi ngre nj\u00eb shatore.<br \/>\nDhe Fishta jep jo vet\u00ebm bekimin e vet, kur edhe yjet v\u00ebshtrojn\u00eb si \u201csy Zotit\u201d:<br \/>\nOh! s\u00e1 e s\u00e1 her\u00eb, kur n\u2019mbrame shuen natyra,<br \/>\nE tjet\u00ebr s\u2019ndihet, ve\u00e7 se rryma e prronit,<br \/>\n\u2026\u2026\u2026.<br \/>\nDal n\u00eb dritsore me kundrue shatorren!<br \/>\nQi i Lumi t\u2019kthiellt\u00eb ia vuni rruzullimit,<br \/>\nE kqyri hyjt, qi, thue, se njaq s\u0177 Zotit<br \/>\nFlakojn mbi dh\u00e9 \u2014 kushdi, p\u00ebr me felgrue<br \/>\nNierin, qi egrue m\u00e2 fort prej mner\u00ebs s\u2019territ<br \/>\nP\u00ebrbluen pun\u00eb t\u2019mbrapshta: \u2014 e at\u00eb bot\u00eb mendoj p\u00ebr ty.<br \/>\nGjuha e Fisht\u00ebs e b\u00ebn m\u00eb brejt\u00ebse k\u00ebt\u00eb poezi plot dhimbje p\u00ebr djaloshin e pafajsh\u00ebm t\u00eb vrar\u00eb prej tmerr\u00ebs s\u2019territ aq eg\u00ebrsisht, por edhe vras\u00ebsit t\u00eb egrue, dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb paprekshme tablon\u00eb e k\u00ebsaj shtatoreje i duket se i adresohet edhe t\u00eb Lumit, madje, edhe lexuesit t\u00eb vet.<br \/>\nDhe Fishta ka forc\u00eb t\u2019i vendos\u00eb t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku, si thot\u00eb vet\u00eb vargu vetvetiu. Pran\u00eb k\u00ebsaj poezie dhimbjeje, si revolt\u00eb k\u00eblthit\u00ebse jo p\u00ebr ligj\u00ebsit\u00eb e hakmarrjes, por p\u00ebr nj\u00eb voc\u00ebrrak t\u00eb shujtur prej uris\u00eb dhe mjerimit, Migjeni krijon nj\u00eb shtatore tjet\u00ebr. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsia ul\u00ebrit\u00ebse e dhimbjes q\u00eb poeti nd\u00ebrton te \u201cBukuria q\u00eb vret\u201d, ku ushton thirrja kumbuese e gjuh\u00ebs migjeniane. \u201cMernie dhe conie n\u00eb qytet k\u00ebt shtatore. Vendosnie n\u00eb ndonji shesh dhe si p\u00ebrmendore kushtonja dikujt, \u2026 ndoshta per\u00ebndis\u00eb klasike\u201d. Dhe gjith\u00eb kjo dhimbje, gjith\u00eb kjo klithm\u00eb, i b\u00ebn edhe Migjenin, edhe Fisht\u00ebn akoma m\u00eb vetmitar\u00eb. Sepse, ndryshe, nuk do t\u2019i dallonim edhe m\u00eb mot-mot, mes turm\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb qytetit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb shkrim q\u00eb duhet lexuar e rilexuar me nj\u00eb fal\u00ebnderim p\u00ebr autoren Natasha Lako TREMB DHE TRONDIT Migjeni nuk pati shum\u00eb koh\u00eb t\u00eb qesh\u00eb. T\u00eb qaj\u00eb, nuk pati fare koh\u00eb. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb vepra e tij vazhdon t\u00eb shtrihet n\u00eb pakoh\u00ebsi. M\u00eb s\u00eb miri kjo tregon se vepra e tij ka lindur pa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3144,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-3143","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3143","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3143"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3143\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3145,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3143\/revisions\/3145"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3144"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3143"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3143"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3143"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}