{"id":3224,"date":"2025-07-15T09:24:28","date_gmt":"2025-07-15T08:24:28","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=3224"},"modified":"2025-07-15T09:24:28","modified_gmt":"2025-07-15T08:24:28","slug":"tregim-na-elvira-zeneli-nje-mesim-i-mire","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/07\/15\/tregim-na-elvira-zeneli-nje-mesim-i-mire\/","title":{"rendered":"Tregim na Elvira Zeneli  NJ\u00cb M\u00cbSIM I MIR\u00cb"},"content":{"rendered":"<p>Elvira Zeneli<\/p>\n<p>NJ\u00cb M\u00cbSIM I MIR\u00cb<\/p>\n<p>&#8211; Hej, Agim! &#8211; thirri Blerimi shokun e tij, q\u00eb po nxitonte n\u00eb rrug\u00eb. &#8211; Do t\u00eb vish t\u00eb luajm\u00eb? &#8211; Do t\u00eb p\u00ebrgatitem p\u00ebr konkursin, &#8211; u p\u00ebrgjigj Agimi. &#8211; S&#8217;kam koh\u00eb. Blerimi tundi kok\u00ebn dhe mendoi: &#8221; \u00c7far\u00ea njeriu! E lodh trurin edhe p\u00ear konkursin. Nuk kam par\u00eb m\u00eb budalla se ky.&#8221; Iu lut dhe i tha: &#8211; Mir\u00eb q\u00eb m\u00ebsimet i p\u00ebrgatit rresht p\u00ebr rresht, se do t\u00eb marr\u00ebsh vet\u00ebm 10- ta, po edhe p\u00ebr konkursin shqet\u00ebsohesh? Do t\u00eb lexosh gjith\u00eb ata libra p\u00ebr dy &#8211; tri pyetje q\u00eb do t\u00eb t\u00eb b\u00ebhen! &#8211; E zuri p\u00ebr krahu dhe i tha n\u00eb vesh: &#8211; Ty t\u00eb kam shok t\u00eb ngusht\u00eb dhe do t\u00eb t&#8217;i tregoj pyetjet e konkursit.&#8221; &#8211; Jo, do t&#8217;i lexoj vet\u00eb librat, &#8211; tha Agimi i vendosur. &#8211; Nuk i lexoj p\u00ebr konkursin, kam d\u00ebshir\u00eb vet\u00eb. &#8211; Ngadal\u00eb se do t\u00eb rr\u00ebzohesh, mos na shit kaq shum\u00eb mend, &#8211; i tha Blerimi, i pak\u00ebnaqur q\u00eb shoku i tij nuk ia diti fare p\u00ebr nder ndihm\u00ebn q\u00eb i premtoi. Dhe, duke p\u00ebrplasur topin n\u00eb tok\u00eb, u largua p\u00ebr n\u00eb parkun e loj\u00ebrave. Edhe p\u00ebr disa dit\u00eb dhe do t\u00eb zhvillohej konkursi i miqve t\u00eb librit midis 6 &#8211; t\u00eb klasave t\u00eb pesta t\u00eb shkoll\u00ebs. M\u00ebsuesja u kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb lexuar pes\u00eb libra t\u00eb rinj. Agimi kishte lexuar tre prej tyre dhe po shkonte n\u00eb librari t\u00eb blinte dy t\u00eb tjer\u00ebt. Do t&#8217;i lexonte dhe do t\u00eb mbante sh\u00ebnimet n\u00eb fletoren e tij. Sa me d\u00ebshir\u00eb i lexonte dhe e b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Kurse Blerimi me d\u00ebshir\u00eb kishte vet\u00ebm loj\u0113n me top. Sado q\u00eb prind\u00ebrit i sillnin n\u00eb sht\u00ebpi lloj &#8211; lloj librash t\u00eb bukur p\u00ebr t&#8217;i lexuar, ai nj\u00eb t\u00eb mbaruar m\u00ebsimet, merrte topin dhe k\u00ebrkonte shok\u00eb p\u00ebr t\u00eb lozur. Af\u00ebr parkut t\u00eb pallatit Blerimi takoi Armandin, nj\u00eb shok tjet\u00ebr t\u00eb klas\u00ebs. &#8221; Epo k\u00ebshtu, ku m\u00eb dalin p\u00ebrpara k\u00ebta q\u00eb e kan\u00eb mendjen te librat&#8221;, mendoi. Megjithat\u00eb iu afrua: &#8211; Mandi, u p\u00ebrgatite p\u00ebr konkurs? &#8211; e ngacmoi. &#8211; Jo, jam shum\u00eb prapa. Nuk i kam lexuar ende librat. Sa t&#8217;i marr se i lexoj me nj\u00eb frym\u00eb. &#8211; Do t\u00eb loz\u00ebsh me mua? &#8211; Jo, do t\u00eb shkoj n\u00eb bibliotek\u00ebn e lagjes, &#8211; iu p\u00ebrgjigj Mandi. &#8211; Mbyllur n\u00eb sht\u00ebpi, mbyllur n\u00eb bibliotek\u00eb. Eja t\u00eb loz\u00ebsh, eja se do t&#8217;i jap un\u00eb pyetjet, &#8211; i tha dhe e shikoi shokun n\u00eb sy. Mandi u b\u00eb kureshtar. Blerimi vazhdoi: &#8211; Mami i kishte l\u00ebn\u00eb dje mbi tryez\u00eb pyetjet. Un\u00eb i lexova dhe i kopjova nj\u00eb e nga nj\u00eb. &#8211; V\u00ebrtet? Po mami t\u00eb pa? Mos ka dyshuar? &#8211; N\u00eb sht\u00ebpi isha vet\u00ebm un\u00eb, &#8211; e siguroi. &#8211; A e di si do t\u00eb p\u00ebrgjigjesh? Shk\u00eblqyesh\u00ebm! Ke p\u00ebr t&#8217;ua kaluar t\u00eb gjith\u00ebve&#8230;se sado q\u00eb t&#8217;i lexosh librat, n\u00eb konkurs nuk t\u00eb kujtohen t\u00eb gjitha. T\u00eb bien ca pyetje q\u00eb s&#8217;ta merr mendja. Mandit i erdh\u00ebn p\u00ebr zem\u00ebr k\u00ebto fjal\u00eb. I premtoi se do t\u00eb luanin s\u00eb bashku \u00e7do dit\u00eb, por k\u00ebrkoi q\u00eb edhe ai ta mbante fjal\u00ebn. Nd\u00ebrsa Blerimi iu lut q\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb ta dinte vet\u0113m ai. Salla ku do t\u00eb mbahej konkursi ishte mbushur plot e p\u00ebrplot me nx\u00ebn\u00ebs. Agimi, Armandi, Vera, Arta dhe Teuta u ul\u00ebn n\u00eb tryez\u00ebn q\u00eb kishte tabel\u00ebn &#8220;Grupi i par\u00eb&#8221;. P\u00ebrball\u00eb kishin skuadr\u00ebn tjet\u00ebr kund\u00ebrshtare. Hera e par\u00eb q\u00eb marr pjes\u00eb n\u00eb konkurs, &#8211; tha Teuta. &#8211; \u00c7&#8217;keni ju, m\u00eb keni mua! Po desh\u00ebt u p\u00ebrgjigjem un\u00eb t\u00eb gjitha pyetjeve, &#8211; u mburr Armandi. Drejtuesi b\u00ebri pyetjen e par\u00eb p\u00ebr t\u00eb dy skuadrat. N\u00eb sall\u00ebn e madhe u vendos qet\u00ebsia. Nx\u00ebn\u00ebsit e t\u00eb dy skuadrave ishin shum\u00eb t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm. Kur drejtuesi mbaroi s\u00eb lexuari pyetjen, tri vajzat f\u00ebrkuan p\u00eall\u00ebmb\u00ebt e duarve nga g\u00ebzimi. Edhe Agimi buz\u00ebqeshi. T\u00eb kat\u00ebr shikuan nga Armandi, si p\u00ebr t\u00eb pyetur: &#8220;H\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrgjigjesh ti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?&#8221; Armandi ishte mbledhur si iriqi. S&#8217;dinte ku t\u00eb fuste kok\u00ebn, s&#8217;dinte ku t\u00eb fshihte duart. &#8220;Si ka mund\u00ebsi, k\u00ebt\u00eb pyetje nuk ma dha Blerimi. Ta ket\u00eb harruar?&#8221; &#8211; H\u00eb, Armand do t\u00eb flas\u00ebsh? &#8211; e pyeti Vera. &#8211; Po p\u00ebrgjigjem un\u00eb, &#8211; nd\u00ebrhyri Agimi, i cili e kuptoi se Armandi nuk ishte n\u00eb gjendje t\u00eb fliste. Djali fliste rrjedhsh\u00ebm dhe bukur. Nj\u00eb duartrokitje e gjat\u00eb shoq\u00ebroi vler\u00ebsimin q\u00ea i b\u00ebri juria. Armandi e mblodhi pak veten. Vendosi q\u00eb pyetjes tjet\u00ebr t&#8217;i p\u00ebrgjigjej ai. Me siguri q\u00eb duartrokitjet do t\u00eb ishin edhe m\u00eb t\u00eb stuhishme p\u00ebr t\u00eb. Por \u00e7&#8217;po ndodhte? Por edhe kjo pyetje nuk ishte nga ato q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb Blerimi. U skuq n\u00eb fytyr\u00eb dhe v\u00ebshtroi shokun, q\u00eb e ndiqte konkursin i ulur n\u00eb rreshtin e par\u00eb. Edhe ai nuk po u besonte vesh\u00ebve kur d\u00ebgjonte pyetjet, t\u00eb cilat nuk p\u00ebrputheshin me ato q\u00eb ai i kishte marr\u00eb mbi tryez\u00ebn e mamit t\u00eb tij. I hodhi nj\u00eb v\u00ebshtrim Blerimit, sikur po i thoshte: &#8211; &#8220;k\u00ebt\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr nuk do t\u00eb ta fal kurr\u00eb.&#8221; Asnj\u00ebri nuk e vuri re bised\u00ebn e heshtur t\u00eb dy shok\u00ebve, ve\u00e7 m\u00ebsuese Drit\u00ebs, n\u00ebn\u0113s s\u00eb Blerimit. Atij nuk i shkonte kurr\u00eb n\u00eb mendje, q\u00ea mami e dinte shum\u00eb mir\u0113 se \u00e7&#8217;far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnte i biri. Prandaj le ti mbetet nj\u00eb m\u00ebsim i mir\u00eb dhe ti vlej\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Elvira Zeneli NJ\u00cb M\u00cbSIM I MIR\u00cb &#8211; Hej, Agim! &#8211; thirri Blerimi shokun e tij, q\u00eb po nxitonte n\u00eb rrug\u00eb. &#8211; Do t\u00eb vish t\u00eb luajm\u00eb? &#8211; Do t\u00eb p\u00ebrgatitem p\u00ebr konkursin, &#8211; u p\u00ebrgjigj Agimi. &#8211; S&#8217;kam koh\u00eb. Blerimi tundi kok\u00ebn dhe mendoi: &#8221; \u00c7far\u00ea njeriu! E lodh trurin edhe p\u00ear konkursin. Nuk kam [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3124,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-3224","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-femije"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3224","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3224"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3224\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3225,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3224\/revisions\/3225"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3124"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3224"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3224"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3224"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}