{"id":3262,"date":"2025-07-20T11:34:49","date_gmt":"2025-07-20T10:34:49","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=3262"},"modified":"2025-07-20T11:35:11","modified_gmt":"2025-07-20T10:35:11","slug":"pika-ne-letren-e-humbur-tregim-nga-fjolla-muhaxhiri-agusholli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/07\/20\/pika-ne-letren-e-humbur-tregim-nga-fjolla-muhaxhiri-agusholli\/","title":{"rendered":"Pika n\u00eb letr\u00ebn e humbur: Tregim nga FJOLLA MUHAXHIRI AGUSHOLLI"},"content":{"rendered":"<p>FJOLLA MUHAXHIRI AGUSHOLLI<\/p>\n<p>Pika n\u00eb letr\u00ebn e humbur<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb sht\u00ebpie, n\u00eb heshtjen q\u00eb mbushte muret, n\u00eb nj\u00eb pasdite t\u00eb nj\u00eb fund Vere, ulur pran\u00eb dritares, nj\u00eb n\u00ebn\u00eb dhe vajza e saj, ndanin momente t\u00eb \u00e7muara s\u00eb bashku. Drita e Diellit dep\u00ebrtonte p\u00ebrmes perdeve t\u00eb lehta, duke krijuar nj\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb dashur. Biseda e tyre ishte si val\u00eb t\u00eb lehta q\u00eb p\u00ebrqafonin kujtime e \u00ebndrra. Vajza, me syt\u00eb plot shpres\u00eb dhe ambicjet e m\u00ebdha q\u00eb i mbushnin shikimin me nj\u00eb drit\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme, shikonte n\u00ebn\u00ebn me nj\u00eb thell\u00ebsi q\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrshkruhej me fjal\u00eb. Por papritur, ajo drit\u00eb n\u00eb syt\u00eb e vajz\u00ebs filloi t\u00eb zbehej. Nj\u00eb cop\u00ebz err\u00ebsire ju shp\u00ebrnda si hije n\u00eb horizontin e shpirtit t\u00eb saj. N\u00eb dhom\u00ebn ku Dielli lodhej t\u00eb hynte p\u00ebrmes perdes, z\u00ebri i vajz\u00ebs u drodh si fije z\u00ebri n\u00eb er\u00eb. Vajza: mami&#8230; \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk po e shoh mir\u00eb&#8230; dritarja&#8230; po b\u00ebhet mjegull. N\u00ebna, ngriti syt\u00eb me shqet\u00ebsim. Mbase je lodhur, zemra ime. Eja, ulu pak, mbylli syt\u00eb&#8230; do kaloj\u00eb. Vajza: jo, mami. Nuk \u00ebsht\u00eb lodhje. Po&#8230; po err\u00ebsohet gjith\u00e7ka. E shoh fytyr\u00ebn t\u00ebnde si hije&#8230; dhe pastaj&#8230; asgj\u00eb. Ajo vendosi duart mbi syt\u00eb. Heshtja u b\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb se ajri. N\u00ebna ju afrua me trup q\u00eb dridhej. N\u00ebna foli me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, mos m\u00eb frik\u00ebso, bij\u00eb. Je ende k\u00ebtu&#8230; m\u00eb ndjen? Vajza: po&#8230; po t\u00eb ndjej, por nuk t\u00eb shoh m\u00eb, n\u00ebn\u00eb. Nj\u00eb psher\u00ebtim\u00eb u derdh n\u00eb dhom\u00eb si nj\u00eb britm\u00eb pa z\u00eb. N\u00ebna e p\u00ebrqafoi vajz\u00ebn, duke e mb\u00ebshtetur kok\u00ebn mbi kraharorin e saj. N\u00ebna, pastaj z\u00ebmekur i foli t\u00eb bij\u00ebs: edhe sikur bota t\u00eb fshij\u00eb drit\u00ebn, un\u00eb do t\u00eb jam H\u00ebna jote. Do t\u00eb t\u00eb m\u00ebsoj t\u00eb shoh\u00ebsh me duar, me zem\u00ebr, me frym\u00eb. Kaluan dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Vajza m\u00ebrzitej, t\u00ebrhiqej n\u00eb veten e saj. Por nj\u00eb pasdite, duke prekur faqen e n\u00ebn\u00ebs, ajo foli. Vajza: a e di, mami? Syt\u00eb v\u00ebrtet\u00eb tani m\u00eb mungojn\u00eb, por nuk ndjej m\u00eb frik\u00eb. Sepse drita jote m\u00eb m\u00ebson t\u00eb shoh ndryshe. N\u00ebna, me z\u00eb t\u00eb qet\u00eb, krenare ju drejtua t\u00eb bij\u00ebs duke i th\u00ebn\u00eb: zemra ime, e shtrejta ime, ti e ke gjetur drit\u00ebn t\u00ebnde. Drit\u00ebn q\u00eb nuk shuhet kurr\u00eb. Dhe k\u00ebshtu, n\u00ebna dhe vajza, t\u00eb dyja t\u00eb forta n\u00eb shpirt dhe zem\u00ebr, vazhduan udh\u00ebtimin e tyre, aspak t\u00eb leht\u00eb, por jo t\u00eb pa kaluesh\u00ebm. Nj\u00ebra duke mbajtur drit\u00ebn p\u00ebr tjetr\u00ebn, kurse tjetra duke m\u00ebsuar t\u00eb shoh\u00eb me zem\u00ebr. Dit\u00ebt q\u00eb pasuan u mbush\u00ebn me lot, lutje dhe m\u00ebsime t\u00eb reja. Vajza m\u00ebsoi t\u00eb ec\u00eb n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb drit\u00ebn p\u00ebrtej syve. N\u00ebna u b\u00eb syt\u00eb e saj, rruga e saj, forca e saj. Ato t\u00eb dyja ec\u00ebn dor\u00eb p\u00ebr dore n\u00ebp\u00ebr labirintet e dhimbjes, derisa vajza kuptoi se kishte nj\u00eb tjet\u00ebr m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb bot\u00ebn. Nj\u00eb dit\u00eb, n\u00eb heshtjen e dhom\u00ebs, me nj\u00eb celular i cili kishte nj\u00ebsin\u00eb fol\u00ebse p\u00ebr t\u00eb verb\u00ebr, vajza nisi t\u00eb shkruaj\u00eb nj\u00eb mesazh p\u00ebr jet\u00ebn: \u201cUn\u00eb nuk e shoh m\u00eb bot\u00ebn si dikur. Por e ndiej thell\u00eb. E shoh me kujtes\u00eb, me zem\u00ebr, me arom\u00eb, me z\u00ebrin t\u00ebnd n\u00ebn\u00eb. Err\u00ebsira nuk m\u00eb rr\u00ebzoi. Ajo m\u00eb m\u00ebsoi t\u00eb ndri\u00e7oj vet\u00eb.\u201d N\u00ebna e d\u00ebgjonte nga dera, me duar q\u00eb i dridheshin e sy q\u00eb i lotonin. Ishte dhimbje, po edhe krenari. Ishte plag\u00eb, por edhe lul\u00ebzim. N\u00eb fund, vajza e mori p\u00ebr dore dhe i tha: Mos m\u00eb m\u00ebshiro Mami t\u00eb lutem. Sepse nuk jam nj\u00eb pa vler\u00eb. Jam vet\u00ebm ndryshe. Dhe ne t\u00eb dyja do t\u00eb ecim bashk\u00eb, edhe n\u00eb err\u00ebsir\u00eb. Sepse nuk ka nat\u00eb q\u00eb nuk e gjen drit\u00ebn e vet, n\u00ebse mban shpres\u00eb brenda vetes. Dhe at\u00eb nat\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, vajza k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb dalin bashk\u00eb n\u00eb park. N\u00ebna e mbante p\u00ebr krahu, por vajza ecte me hap m\u00eb t\u00eb sigurt. Preku pem\u00ebt, d\u00ebgjoi zogjt\u00eb, nuhati barin e lagur. Vajza: mami\u2026 m\u00eb duket sikur shoh! N\u00ebna me z\u00eb t\u00eb dridhur ja ktheu t\u00eb bij\u00ebs: Po, bija ime&#8230; sepse e sheh me shpirtin t\u00ebnd t\u00eb past\u00ebr. Dit\u00ebt q\u00eb pasuan ishin t\u00eb mbushura me sfida dhe emocione t\u00eb forta. N\u00ebna u b\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyesja e vajz\u00ebs n\u00eb bot\u00ebn e err\u00ebsir\u00ebs, duke e ndihmuar t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara, t\u00eb ndjej\u00eb me shpirt dhe t\u00eb kuptoj\u00eb p\u00ebrmes z\u00ebrit dhe prekjes. Vajza: mami, edhe pse nuk shoh m\u00eb, ndjej pranin\u00eb t\u00ebnde m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb. Z\u00ebri yt \u00ebsht\u00eb drita ime. N\u00ebna me lot n\u00eb sy: ti je e fort\u00eb, bija ime. Drita jote vjen nga brenda. Me kalimin e koh\u00ebs, vajza filloi t\u00eb shkruaj\u00eb p\u00ebrvojat e saj n\u00eb nj\u00eb ditar, duke p\u00ebrdorur celularin e saj me ndihm\u00ebn e nj\u00ebsis\u00eb fol\u00ebse n\u00eb ekran lexues. Fjal\u00ebt e saj ishin t\u00eb mbushura me ndjenja, shpres\u00eb dhe forc\u00eb. Vajza duke lexuar nga ditari: err\u00ebsira m\u00eb m\u00ebsoi t\u00eb shoh me zem\u00ebr. N\u00ebna ime \u00ebsht\u00eb drita q\u00eb m\u00eb udh\u00ebheq n\u00eb \u00e7do hap. N\u00ebna: e prekur thell\u00ebsisht nga fjal\u00ebt e vajz\u00ebs, ndjeu nj\u00eb krenari t\u00eb madhe p\u00ebr forc\u00ebn dhe guximin e saj. N\u00ebna: m\u00eb n\u00eb fund e leht\u00ebsuar paksa nga dhimbja q\u00eb e mbante t\u00eb tulatur n\u00eb shpirtin e saj, ju drejtua vajz\u00ebs me nj\u00eb buz\u00ebqeshje q\u00eb her\u00eb her\u00eb i dridhej, pak nga frika, por m\u00eb shum\u00eb nga krenaria p\u00ebr vajz\u00ebn e saj, duke i th\u00ebn\u00eb: ti je inspirimi im, bija ime. S\u00eb bashku, do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb ecim p\u00ebrpara, duke gjetur drit\u00ebn n\u00eb \u00e7do err\u00ebsir\u00eb. Ky tregim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi e dashuris\u00eb s\u00eb pakusht\u00ebzuar mes nj\u00eb n\u00ebne dhe vajz\u00ebs s\u00eb saj, por edhe e forc\u00ebs q\u00eb lind nga p\u00ebrballja me sfidat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FJOLLA MUHAXHIRI AGUSHOLLI Pika n\u00eb letr\u00ebn e humbur N\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb sht\u00ebpie, n\u00eb heshtjen q\u00eb mbushte muret, n\u00eb nj\u00eb pasdite t\u00eb nj\u00eb fund Vere, ulur pran\u00eb dritares, nj\u00eb n\u00ebn\u00eb dhe vajza e saj, ndanin momente t\u00eb \u00e7muara s\u00eb bashku. Drita e Diellit dep\u00ebrtonte p\u00ebrmes perdeve t\u00eb lehta, duke krijuar nj\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb qet\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3263,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-3262","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-proze"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3262","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3262"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3262\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3264,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3262\/revisions\/3264"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3263"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3262"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3262"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3262"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}