{"id":3271,"date":"2025-07-22T08:40:21","date_gmt":"2025-07-22T07:40:21","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=3271"},"modified":"2025-07-22T08:40:26","modified_gmt":"2025-07-22T07:40:26","slug":"kepucet-e-simit-tregim-nga-fatmir-terziu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/07\/22\/kepucet-e-simit-tregim-nga-fatmir-terziu\/","title":{"rendered":"K\u00ebpuc\u00ebt e Simit: Tregim nga Fatmir Terziu"},"content":{"rendered":"<div class=\"xdj266r x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs x126k92a\">\n<div dir=\"auto\"><strong>K\u00ebpuc\u00ebt e Simit<\/strong><\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Tregim nga Fatmir Terziu<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">T\u00eb gjith\u00eb e dinim. T\u00eb gjith\u00eb e njihnim. Shk\u00ebputej hera-her\u00ebs dhe hynte n\u00eb zyrat e t\u00eb m\u00ebdhenjve. Por, kjo ndodhte m\u00eb s\u00eb shumti m\u00ebngjeseve. Her\u00ebt e tjera, ashtu t\u00eb k\u00ebrrusur e shihnim af\u00ebr \u201e1Maj\u201c-it t\u00eb pastave 12 lek\u00ebshe me shum\u00eb krem t\u00eb b\u00ebr\u00eb me vez\u00eb t\u00eb fresk\u00ebta, por q\u00eb ai ua ndiente vet\u00ebm arom\u00ebn atyre. Aroma me t\u00eb cil\u00ebn ishte m\u00ebsuar ishte shum\u00ebform\u00ebshe. M\u00ebngjesi ia frynte mukozat e dy hap\u00ebsirave t\u00eb hund\u00ebs me boj\u00ebn q\u00eb e p\u00ebrgatiste vet\u00eb. E m\u00eb pas pluhuri disangjyr\u00ebsh b\u00ebnte t\u00eb tij\u00ebn, me raste n\u00eb hund\u00ebt e tij shponin er\u00ebrat e \u00e7orapeve t\u00eb mbajtura gjat\u00eb. E k\u00ebshtu fur\u00e7a dhe boja, lecka dhe xheli na e prezantonin llustraxhiun q\u00eb ka nj\u00eb lidhje t\u00eb fort\u00eb me k\u00ebpuc\u00ebt e mia t\u00eb para t\u00eb dashuris\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">\u201cPo shes k\u00ebpuc\u00eb p\u00ebr t\u00eb dashuruar. Nuk jan\u00eb veshur kurr\u00eb!\u201d Kjo ishte nj\u00eb let\u00ebr e shkruar jo aq bukur, por me pak fjal\u00eb n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb t\u00eb s\u00ebndukut t\u00eb drunjt\u00eb t\u00eb tij, ku zakonisht mbante t\u00ebr\u00eb veglat q\u00eb i duheshin. Sa uleshe aty, binte n\u00eb sy. E pyesje, por ai kalonte n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb tjet\u00ebr.<\/div>\n<div dir=\"auto\">-Ah, m\u00eb falni e paska harruar Simi. Dhe fap e hiqte letr\u00ebn. Pastaj hynte n\u00eb bised\u00eb, pa e ngritur kok\u00ebn nga f\u00ebrkimi i k\u00ebpuc\u00ebve. Dhe kur sigurohej se nuk ishe ndonj\u00eb civil, provokues, apo ndonj\u00eb agjent policie, a sigurims, dhe ti n\u00eb fakt nuk e dije q\u00eb ai ishte vet\u00eb Simi, llustraxhiu i qytetit, me shaka t\u00eb thoshte: \u201ePo, i kam dhe ti sjell p\u00ebr dhjet\u00eb minuta.\u201c<\/div>\n<div dir=\"auto\">Kjo histori e shkurt\u00ebr ikonike lindi n\u00eb ark\u00ebn e drunjt\u00eb t\u00eb vet\u00eb Simit, bojaxhiut enigmatik, si ai tregimi i shkurt\u00ebr q\u00eb lindi n\u00ebn stilolapsin e Hemingway-t. K\u00ebshtu i thash\u00eb, Belamor\u00ebs, nd\u00ebrsa ia imitova vet\u00eb shkrimtarin e madh n\u00eb at\u00eb let\u00ebr propozimi t\u00eb shpikur ndryshe nga mendja ime. Hemingway vuri nj\u00eb bast se mund t\u00eb shkruante historin\u00eb m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr dhe prap\u00eb historia t\u00eb ishte n\u00eb gjendje t\u00eb emociononte k\u00ebdo. Hemingway \u00ebsht\u00eb Hemingway, rezulton se ai krijoi nj\u00eb bot\u00eb mode\u2026 ose sporti, po propozimi im?!. Nuk e di, por q\u00eb nga ajo koh\u00eb entuziast\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb krijojn\u00eb histori t\u00eb paharrueshme dhe prek\u00ebse n\u00eb gjasht\u00eb, ose rreth gjasht\u00eb fjal\u00eb propozuese. Ama jo si ajo q\u00eb i shkruajta n\u00eb at\u00eb let\u00ebr Belamor\u00ebs.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Hasa n\u00eb nj\u00eb koleksion historish t\u00eb zgjedhura, p\u00ebr fat t\u00eb keq, anonime, teksa pastroja sh\u00ebnimet e mbetura nga ajo koh\u00eb, apo tek-tuk pas ndonj\u00eb zverdhjeje t\u00eb kujtimeve t\u00eb mbetura pa grisur n\u00eb fotografit\u00eb e asaj kohe. Dhe nisa t&#8217;ia lexoj vetevetes, sikur t\u00eb kisha jo vet\u00ebm me Belamor\u00ebn, por dhe me nj\u00eb ushtri t\u00eb t\u00ebr\u00eb d\u00ebgjuesish t\u00eb paduksh\u00ebm t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb propozimeve t\u00eb atilla.<\/div>\n<div dir=\"auto\">T\u00eb huaj. Miq. Miq t\u00eb mir\u00eb. Dashnor\u00eb. T\u00eb huaj \u201cKe numrin e gabuar,\u201d tha nj\u00eb z\u00eb i njohur. Pasagjer\u00eb, kapiteni nuk po flet p\u00ebr momentin. E takova shpirtin tim binjak. Ajo nuk \u00ebsht\u00eb. Po shes nj\u00eb parashut\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb hapur kurr\u00eb, por \u00ebsht\u00eb pak e ndyr\u00eb. Kujdes buz\u00ebt! Mbaji t\u00eb buta p\u00ebr nat\u00ebn e par\u00eb\u2026<\/div>\n<div dir=\"auto\">Dhe k\u00ebshtu kalova m\u00eb tej. Heshtja m\u00eb g\u00ebrryente nga e shkuara n\u00eb t\u00eb tashmen dhe m\u00eb nxirrte cirka t\u00eb zjarrta n\u00ebp\u00ebr l\u00ebkur\u00eb. P\u00ebrhumbja m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb vazhdoja e t\u00eb shkoja deri n\u00eb fund.<\/div>\n<div dir=\"auto\">E takova n\u00ebn\u00ebn time sot q\u00eb ti tregoj p\u00ebr&#8230; Po festojm\u00eb nj\u00eb martes\u00eb t\u00eb art\u00eb. Tavolin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb person. Personi vjen nga udha. Udh\u00ebtari ende po sinjalizonte me hijen q\u00eb u ngjiz n\u00eb tok\u00eb. Toka nuk ishte thjesht ajo q\u00eb rrotullohej, por buqeta. Solla tr\u00ebndafila n\u00eb sht\u00ebpi, por&#8230; \u00c7el\u00ebsi nuk funksiononte. E k\u00ebshtu kalova dor\u00ebn n\u00ebp\u00ebr faqe\u2026, pash\u00eb fur\u00e7et e mia dhe m&#8217;u kujtua Simi. Ai, Simi, pra q\u00eb m\u00eb dha ato pal\u00eb k\u00ebpuc\u00eb, eh, k\u00ebpuc\u00ebt q\u00eb m\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb dashurohem me Belamor\u00ebn. Por, nejse, nejse. Mami m\u00eb m\u00ebsoi si t\u00eb rruhesha. Edhe at\u00eb dit\u00eb kur\u2026 At\u00eb dit\u00eb kur trokita n\u00eb at\u00eb xham. Isha shum\u00eb i vonuar. Dy vitet e mia t\u00eb q\u00ebndrimit larg Belamor\u00ebs m\u00eb ngat\u00ebrruan kujtimin e k\u00ebpuc\u00ebve. Xhami i thyer i p\u00ebrparm\u00eb thoshte \u201et\u00eb sapomartuar\u201c. Belamora kishte tjet\u00ebrk\u00ebnd n\u00eb preh\u00ebrin e saj. M&#8217;u duk si nj\u00eb beb i rritur me qum\u00ebsht lope. U largova, por k\u00ebpuc\u00ebt q\u00ebndruan n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e mia deri sa erdhi dera tjet\u00ebr, ajo q\u00eb leva me boj\u00eb t\u00eb bardh\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Dhoma jon\u00eb e gjumit. Dy z\u00ebra. Un\u00eb trokas. U hodha. Pastaj ndryshova mendje. Reflektimi n\u00eb pasqyr\u00eb m\u00eb b\u00ebri nj\u00eb sy paksa t\u00eb mbyllur. Ai sy kishte mbetur n\u00eb thepin e vigjilenc\u00ebs. Dhe m&#8217;u duk si nj\u00eb e folur. M\u00eb falni, ushtar, po i shesim k\u00ebpuc\u00ebt me gjith\u00eb \u00e7ifte nga pas. Iu duk si ofendim. Dhe ia kishte shkrepur\u2026 Ai po e ushqente me biberon vras\u00ebsin e gruas s\u00eb tij. \u00cbnd\u00ebrrova sikur isha i rritur. U zgjova. I humba \u00ebndrrat. Kur pash\u00eb nga dritarja vet\u00ebm bardh\u00ebsi, ndjeva dor\u00ebn e nj\u00eb kirurgu. Dikush po i tregonte nj\u00eb nga ato fur\u00e7at me fjal\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebri q\u00eb mbante n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb fur\u00e7\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb mbushur me qime deri.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Ej, d\u00ebgjo me ty po flas! \u201eKirurgu e shp\u00ebtoi pacientin. Pacienti fal\u00ebnderoi Zotin\u201c. Ktheva kok\u00ebn dhe pash\u00eb andej nga arka e drunjt\u00eb. Nuk ishte m\u00eb Simi. Nuk ishte m\u00eb ajo let\u00ebr p\u00ebr shitjen e k\u00ebpuc\u00ebve. Nuk kishte lindur asnj\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb Belamor\u00eb n\u00eb at\u00eb zon\u00eb. Dhe jo m\u00eb ndonj\u00eb dashuri, eh, dashuri t\u00eb atill\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Pash\u00eb nga dera dhe ndjeva. Ndjeva trokam\u00ebn e k\u00ebpuc\u00ebve q\u00eb nuk i vesha kur\u00eb n\u00eb adoleshenc\u00ebn time.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">(Ky tregim \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur nga v\u00ebllimi me tregime \u201eMacja e Zaranik\u00ebs\u201c)<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebpuc\u00ebt e Simit Tregim nga Fatmir Terziu T\u00eb gjith\u00eb e dinim. T\u00eb gjith\u00eb e njihnim. Shk\u00ebputej hera-her\u00ebs dhe hynte n\u00eb zyrat e t\u00eb m\u00ebdhenjve. Por, kjo ndodhte m\u00eb s\u00eb shumti m\u00ebngjeseve. Her\u00ebt e tjera, ashtu t\u00eb k\u00ebrrusur e shihnim af\u00ebr \u201e1Maj\u201c-it t\u00eb pastave 12 lek\u00ebshe me shum\u00eb krem t\u00eb b\u00ebr\u00eb me vez\u00eb t\u00eb fresk\u00ebta, por [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3272,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-3271","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-proze"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3271","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3271"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3271\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3273,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3271\/revisions\/3273"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3272"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3271"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3271"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3271"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}