{"id":3277,"date":"2025-07-23T07:25:02","date_gmt":"2025-07-23T06:25:02","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=3277"},"modified":"2025-07-23T07:25:06","modified_gmt":"2025-07-23T06:25:06","slug":"kadri-tarelli-shkruannje-jete-me-matematiken-per-matematiken-portret-islam-alikaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/07\/23\/kadri-tarelli-shkruannje-jete-me-matematiken-per-matematiken-portret-islam-alikaj\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli shkruan:NJ\u00cb JET\u00cb ME MATEMATIK\u00cbN, P\u00cbR MATEMATIK\u00cbN-Portret Islam Alikaj"},"content":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan:<br \/>\nN\u00ebse do krijoni monumente p\u00ebr njer\u00ebzit e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, krijoni p\u00ebr m\u00ebsuesit. Ata jan\u00eb heronjt\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb.<br \/>\nGuy Kawasaki<\/p>\n<p>NJ\u00cb JET\u00cb ME MATEMATIK\u00cbN, P\u00cbR MATEMATIK\u00cbN<br \/>\nIslam Alikaj, n\u00eb mosh\u00ebn 85-vje\u00e7are vazhdon t\u00eb botoj\u00eb.<\/p>\n<p>Portret<\/p>\n<p>Nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb pune me Matematik\u00ebn dhe p\u00ebr matematik\u00ebn, nga Profesor Islam Alikaj, ku ka shum\u00eb mundim, sakrifica, studim, krijim, m\u00ebsim dhe p\u00ebrkushtim ndaj nx\u00ebn\u00ebsve, shkoll\u00ebs, edukimit t\u00eb brezave t\u00eb rinj me dashuri p\u00ebr \u201cMbret\u00ebresh\u00ebn e shkencave\u201d.<br \/>\nIslam Alikaj edhe sot, pas afro 60 vjet pune si m\u00ebsues, nuk i ndahet profesionit t\u00eb nderuar, duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb p\u00ebrcjell\u00ebs apo \u201cMisionar i dijeve\u201d shkencore. K\u00ebnaqet dhe ndjen nj\u00eb lloj krenarie t\u00eb heshtur kur qytetar\u00ebt e Durr\u00ebsit, jo vet\u00ebm ish nx\u00ebn\u00ebsit e tij e th\u00ebrrasin profesor. Nj\u00eb em\u00ebr q\u00eb shpreh fisnik\u00ebri, si nj\u00eb pasuri shpirti ku ka shum\u00eb nderim e mir\u00ebnjohje, por edhe em\u00ebr shum\u00eb i lakmuar, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr krijuesit, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fush\u00ebn e shkencave.<br \/>\nTitullin q\u00eb t\u00eb japin organizmat shtet\u00ebrore apo shoq\u00ebrore, natyrisht kan\u00eb vler\u00ebn e tyre, por kur t\u00eb \u201cpag\u00ebzon\u201d shoq\u00ebria e qytetaria, \u00ebsht\u00eb, si t\u00eb thuash, nderim i shum\u00ebfisht\u00eb: si profesionist, m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs, studiues dhe p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb si njeri me vlera t\u00eb larta qytetarie e atdhetarie. Kam shkruar disa artikuj kushtuar profesorit t\u00eb nderuar. Shkrimi i fundit i<br \/>\np\u00ebrket, marsit t\u00eb 2019: \u201cMbroni matematik\u00ebn e Gjimnazit\u201d, Gazeta \u201cBulevard\u201d. 15. 03.<br \/>\n2019. Ndaj po p\u00ebrpiqem t\u00eb q\u00ebmtoj disa cop\u00ebza t\u00eb vogla n\u00eb dukje, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb<br \/>\nplot\u00eb portretin e k\u00ebtij \u201cMisionari\u201d t\u00eb arsimit, dijes dhe edukimit.<br \/>\nVet\u00ebm njer\u00ebzit e vegj\u00ebl, ata q\u00eb rrahin gjoksin dhe mburren, nuk rrin\u00eb pa p\u00ebrmendur vend e pa vend dhe koh\u00eb pa koh\u00eb, \u201cveprat e tyre\u201d t\u00eb ndritura, duke shtuar si \u201cpa dashje\u201d edhe ca fjal\u00eb n\u00ebn z\u00eb, p\u00ebr ata q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb \u201chije\u201d apo q\u00eb i \u201ckan\u00eb prer\u00eb udden e suksesit\u201d, t\u00eb cil\u00ebt, dashje pa dashje, meritojn\u00eb t\u00eb nderohen shoq\u00ebrisht dhe shtet\u00ebrisht. M\u00eb vjen keq q\u00eb ky soj njer\u00ebzish pa skelet, sikur \u00ebsht\u00eb shtuar ca si shum\u00eb.<br \/>\nNdryshe ndodh me njer\u00ebzit e thjesht\u00eb e t\u00eb ditur, (T\u00eb diturit p\u00ebrher\u00eb jan\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb n\u00eb vetvete). Ata din\u00eb t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb pun\u00ebn e vet dhe t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Ata shqet\u00ebsohen e lumturohen p\u00ebr suksesin, pasi kan\u00eb n\u00eb shpirt frym\u00eb idealizmi, sepse mendojn\u00eb m\u00eb larg, se mundi i tyre i vlen dhe i sh\u00ebrben shoq\u00ebris\u00eb, vendit dhe kombit, duke i l\u00ebn\u00eb koh\u00ebn q\u00eb t\u2019i vler\u00ebsoj\u00eb p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka b\u00ebjn\u00eb. Qytetar\u00ebt e Durr\u00ebsit, apo m\u00eb mir\u00eb durrsak\u00ebt, e kan\u00eb par\u00eb Islamin t\u00eb rritet bashk\u00eb me qytetin, duke l\u00ebn\u00eb gjurm\u00ebt e tij si m\u00ebsues dhe krijues n\u00eb fush\u00ebn e matematik\u00ebs dhe astronomis\u00eb. Megjithat\u00eb duhet th\u00ebn\u00eb di\u00e7ka m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr t\u00eb:<br \/>\nLindi n\u00eb qytetin e Ku\u00e7ov\u00ebs m\u00eb 1939. Mbaroi shkoll\u00ebn 7-vjecare dhe Gjimnazin n\u00eb Durr\u00ebs, me rezultate shum\u00eb t\u00eb mira, m\u00eb pas UT. n\u00eb vitin 1962 n\u00eb deg\u00ebn e matematik\u00ebs. Ka dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim n\u00eb shkollat e mesme n\u00eb Kruj\u00eb, Shijak, Durr\u00ebs, gjimnazi \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d dhe \u201cGjergj Kastrioti\u201d, si dhe pedagog n\u00eb \u201cFilial\u201d, deg\u00eb e UT.<br \/>\nn\u00eb Durr\u00ebs. N\u00eb vitet 75-85, p\u00ebr dhjet\u00eb vjet punoi n\u00eb fshatrat e Durr\u00ebsit, n\u00eb Shkoll\u00ebn e<br \/>\nMesme Katundi i Ri, q\u00eb sot mban emrin \u201cJusuf Hoti\u201d dhe n\u00eb shkoll\u00ebn 8-vjecare t\u00eb<br \/>\nfshatit Jub\u00eb, komuna e Katundit t\u00eb Ri. E dashuroi profesionin e m\u00ebsuesit dhe matematik\u00ebn, duke i kushtuar jet\u00ebn edukimit dhe arsimit t\u00eb brezave t\u00eb rinj p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb atdhetar\u00eb dhe qytetar\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<br \/>\nNjeri korrekt, metodist dhe i palodhur n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie, studiues i zellsh\u00ebm,<br \/>\nk\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs dhe autodidakt, zot\u00ebrues i gjuh\u00ebve fr\u00ebngjisht, gjermanisht, anglisht,<br \/>\nrusisht e italisht. Fillon t\u00eb botoj\u00eb n\u00eb vitin 1969, n\u00eb organe t\u00eb ndryshme t\u00eb shtypit,<br \/>\nartikuj t\u00eb shumt\u00eb shkencor, punime t\u00eb veta dhe p\u00ebrkthime p\u00ebr matematik\u00ebn dhe<br \/>\nastronomin\u00eb.<\/p>\n<p>Thon\u00eb, se njeriun e ndihmon fati q\u00eb t\u00eb ngrihet si intelektual dhe t\u00eb b\u00ebhet i dobish\u00ebm e i njohur n\u00eb shoq\u00ebri. Kjo th\u00ebnie ka shum\u00eb pak t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb brenda, sepse harrojn\u00eb se po nuk je i zoti, po nuk punove, po nuk \u201cinvestove\u201d p\u00ebr vete, natyrisht aty ku e ndjen veten m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm, askush nuk t\u00eb shikon me sy, aq m\u00eb pak t\u00eb t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebn. Nuk jam besimtar, por mendoj se jan\u00eb rrethanat, (q\u00eb besohen si fat), q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb dhe t\u00eb ndihmojn\u00eb t\u00eb shpalos\u00ebsh aft\u00ebsit\u00eb dhe zot\u00ebsin\u00eb t\u00ebnde. K\u00ebshtu ndodhi n\u00eb fund t\u00eb viteve 60 &#8211; 70, t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, kur u k\u00ebrkua q\u00eb matematika t\u00eb gjej\u00eb zbatim n\u00eb prodhim. Ishte Islam Alikaj dhe pak t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb iu p\u00ebrgjigj\u00ebn thirrjes.<br \/>\nK\u00ebshtu doli edhe botimi i tij i par\u00eb, &amp;quot;Si p\u00ebrftohen prerjet optimale n\u00eb vitin 1969.<br \/>\nMetodat e propozuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb punim do t\u00eb zbatoheshin me p\u00ebrfitim t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Uzin\u00ebn Mekanike n\u00eb Durr\u00ebs. Ishte koha kur u thirr\u00ebn mendjet e ndritura t\u00eb matematik\u00ebs, p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer ekonomis\u00eb, n\u00eb industri, bujq\u00ebsi e blegtori.<br \/>\nKy ishte vet\u00ebm fillimi i nj\u00eb veprimtarie t\u00eb gjer\u00eb botuese prej 22 titujsh, kryesisht p\u00ebr matematik\u00ebn, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt: 4 libra universitare dhe 14 libra para universitar\u00eb.<br \/>\nProf. Islami nuk \u00ebsht\u00eb mjaftuar me kaq, sepse nd\u00ebr shum\u00eb nga librat e tij, vlen p\u00ebr t\u2019u ve\u00e7uar botimi i nj\u00eb libri matematike n\u00eb gjuh\u00ebn italiane, \u201cMATEMATICA, per insegnanti e gli allievi delle scuole superiore\u201d, viti 2016. M\u00eb pas, n\u00eb vitin 2024, botoi librin \u201cAnaliza Matematike\u201d.<\/p>\n<p>Besoj, se m\u00eb i miri lib\u00ebr n\u00eb fush\u00ebn e matematik\u00ebs p\u00ebr profesor Alikaj, \u00ebsht\u00eb libri i pest\u00eb universitar, \u201cAnaliza Komplekse\u201d p\u00ebr student\u00ebt e Universitetit Politeknik.<br \/>\nPo kthehem her\u00ebt n\u00eb koh\u00eb, n\u00eb rinin\u00eb e tij, kur profesor yn\u00eb i nderuar kishte nj\u00eb pasion t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb edhe p\u00ebr astronomin\u00eb, madje n\u00eb vitet 1968-1973, ndoshta i vetmi n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb u mor me vrojtimin dhe studimin e Qiellit Yjor. Di\u00e7ka e rrall\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn dhe kushtet tona laboratorike dhe vishet astronomike.<br \/>\nKoleg\u00ebt, me titull prof. e dr. Shkencash, pedagog\u00eb t\u00eb Universitetit dhe akademik\u00eb, i pranojn\u00eb dhe i vler\u00ebsojn\u00eb mendimet, arritjet, madje dhe v\u00ebrejtjet e tij. Ja si shprehet Luan Omari, sekretar shkencor i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb i d\u00ebrgon z. Islam, n\u00eb vitin 1981: \u201cV\u00ebrejtjet tuaja, q\u00eb na duken t\u00eb drejta, ia d\u00ebrguam p\u00ebr kompetenc\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit\u201d. Dhe&#8230;&#8230; interesant se pas k\u00ebtyre fjal\u00ebve vler\u00ebsuese, nuk e lejuan t\u00eb<br \/>\nmbroj\u00eb disertacionin n\u00eb fush\u00ebn e matematik\u00ebs. Ne q\u00eb e p\u00ebrjetuam dhe p\u00ebrcoll\u00ebm at\u00eb<br \/>\nkoh\u00eb pa koh\u00eb, nuk \u00e7uditemi. \u201cLufta e klasave\u201d ishte vrastare edhe p\u00ebr njer\u00ebzit e ditur.<br \/>\nProfesori yn\u00eb i nderuar i mbijetoi koh\u00ebs. Jan\u00eb mbi 60 vjet q\u00eb nuk i ndahet m\u00ebsimdh\u00ebnies s\u00eb matematik\u00ebs. Edhe sot si konsulent p\u00ebr matematik\u00ebn, p\u00eblqehet e zgjidhet nga shum\u00eb t\u00eb rinj gjimnazist\u00eb e universitar\u00eb, q\u00eb vijn\u00eb e marrin m\u00ebsime plot\u00ebsuese nga \u201cprofesori\u201d, i cili me durim dhe k\u00ebnaq\u00ebsi u jep atyre dije, por edhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shpirtit dhe idealizmit t\u00eb tij. Ndoshta, por jo vet\u00ebm ndoshta, kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer qytetit, Durr\u00ebsit q\u00eb e do aq shum\u00eb dhe shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb e rriti, p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb dhe nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb nderuar q\u00eb brezat ta kujtojn\u00eb.<br \/>\nUn\u00eb nuk i p\u00ebrkas fush\u00ebs s\u00eb matematik\u00ebs, pavar\u00ebsisht se m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb shkruaj<br \/>\ndhe kam shkruar p\u00ebr \u201cheronjt\u00eb\u201d e saj, por m\u00eb kujtohet fare mir\u00eb nj\u00eb bised\u00eb e b\u00ebr\u00eb<br \/>\ndisa vite m\u00eb par\u00eb, kur Prof. Islami i shqet\u00ebsuar ngrinte nj\u00eb problem madhor n\u00eb arsim,<br \/>\nlidhur me nivelin e ul\u00ebt t\u00eb programit dhe teksteve t\u00eb matematik\u00ebs n\u00eb gjimnaz. E ngriti<br \/>\nz\u00ebrin por nuk e d\u00ebgjoi njeri. Pse&#8230;.? Nuk jam n\u00eb gjendje ta kuptoj as ta shpjegoj.<br \/>\nMbase n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje \u00ebsht\u00eb ndodhur edhe profesori yn\u00eb i nderuar. K\u00ebshtu ai gjeti<br \/>\nnj\u00eb zgjidhje tjet\u00ebr: &#8211; \u201cP\u00ebr tet\u00eb muaj, bazuar n\u00eb njohurit\u00eb e mia dhe orientuar nga teksti<br \/>\nm\u00ebsimor n\u00eb p\u00ebrdorim, hartova k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr \u201cAnaliza Komplekse\u201d, p\u00ebr student\u00ebt e<br \/>\nUniversitetit Politeknik t\u00eb Tiran\u00ebs. Detyra e par\u00eb ishte ulja e disnivelit gjimnaz-universitet, q\u00eb vinte nga tekstet e tanishme t\u00eb matematik\u00ebs p\u00ebr arsimin parauniversitar\u201d. &#8211; K\u00ebshtu shprehet ai n\u00eb bised\u00eb.<br \/>\nDikush mund t\u00eb pyes\u00eb, pse priti 5-6 vjet t\u00eb hartoj\u00eb dhe t\u00eb botoj\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb till\u00eb&#8230;&#8230;? E them me bindje, se ai nuk ka nguruar, as ka pritur, pasi p\u00ebr t\u00eb pasqyruar realitetin e ri q\u00eb sillte p\u00ebrshtatja e teksteve t\u00eb Oksford-it, p\u00ebrve\u00e7 shkrimeve n\u00eb styling e shkruar dhe bisedave n\u00eb median vizive, ai hartoi dhe botoi, n\u00eb vitin 2020, tre libra:<br \/>\n1) \u201cShp\u00ebtoni Matematik\u00ebn e Gjimnazit\u201d.<br \/>\n2) \u201cPlot\u00ebsimi teorik i tekstit t\u00eb Oksfordit p\u00ebr klas\u00ebn e 9-t\u00eb\u201d.<br \/>\n3) \u201cPlot\u00ebsimi teorik i tekstit t\u00eb Oksfordit p\u00ebr klas\u00ebn e 12-t\u00eb\u201d.<br \/>\nDikush mund t\u00eb pyes\u00eb, se \u00e7\u2019 pasuri ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebto 60 vjet pune t\u00eb mundimshme? &#8211; Eh, dihet&#8230;&#8230;.! Profesioni i m\u00ebsuesit nuk b\u00ebn kurr\u00eb pasuri. Ai \u00e7do dit\u00eb dhuron pasuri. T\u00eb rinjve u jep dije, kultur\u00eb, p\u00ebrkushtim e dashuri p\u00ebr komb, atdhe, fisnik\u00ebri e qytetari. Ai b\u00ebn q\u00eb mij\u00ebra njer\u00ebz, t\u00eb thjesht\u00eb e t\u00eb shquar, ta takojn\u00eb e ta p\u00ebrsh\u00ebndesin me nderim e adhurim. Jeta dhe veprimtaria e profesor Islam Alikaj, sh\u00ebrben si nj\u00eb model p\u00ebr t\u2019u ndjekur nga brezi i ri i m\u00ebsuesve t\u00eb matematik\u00ebs, pse jo edhe nga student\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt ka kontakte t\u00eb vazhdueshme. Gjykoj dhe kam t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shprehem, se ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb personalitet i dit\u00ebve tona, q\u00eb rr\u00ebfen e kund\u00ebrshton qet\u00ebsisht dhe pa u mburrur, at\u00eb shembull t\u00eb opinionit t\u00eb gabuar, se prodhimtaria intelektuale bie n\u00eb mosh\u00ebn e viteve t\u00eb pensionit&#8230;.. Un\u00eb nuk e besoj&#8230;&#8230;! Takojeni profesor Islamin dhe do t\u00eb bindeni&#8230;..!<br \/>\nSi gjimnazist, koleg dhe mik i vjet\u00ebr, duke njohur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb jet\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb t\u00eb profesor Islamit, mendoj se do t\u00eb ishte me interes nj\u00eb \u201cMonografi\u201d ku t\u00eb p\u00ebrmblidhej e gjith\u00eb jeta e tij, me p\u00ebrplasjet, thyerjet, g\u00ebzimet, trishtimet dhe zhg\u00ebnjimet, ashtu edhe t\u00ebr\u00ebsia e botimeve m\u00ebsimore shkencore. Ku nuk mungohn\u00eb mundimet dhe sakrificat q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pranishme. Vet\u00ebm ata q\u00eb merren me shkenc\u00eb dhe krijimtari i din\u00eb, i njohin, i \u00e7mojn\u00eb dhe i besojn\u00eb.<br \/>\nN\u00eb qershor 2023, i jepet titulli \u201cNder i qytetit t\u00eb Durr\u00ebsit\u201d.<br \/>\nI urojm\u00eb sh\u00ebndet, fuqi e jet\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar sa m\u00eb gjat\u00eb pun\u00ebn e tij fisnike t\u00eb m\u00ebsuesit dhe hartuesit t\u00eb librave m\u00ebsimor universitar.<br \/>\nKadri Tarelli<br \/>\nDurr\u00ebs, m\u00eb: 03, t\u00eb Majit, 2025.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan: N\u00ebse do krijoni monumente p\u00ebr njer\u00ebzit e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, krijoni p\u00ebr m\u00ebsuesit. Ata jan\u00eb heronjt\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb. Guy Kawasaki NJ\u00cb JET\u00cb ME MATEMATIK\u00cbN, P\u00cbR MATEMATIK\u00cbN Islam Alikaj, n\u00eb mosh\u00ebn 85-vje\u00e7are vazhdon t\u00eb botoj\u00eb. Portret Nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb pune me Matematik\u00ebn dhe p\u00ebr matematik\u00ebn, nga Profesor Islam Alikaj, ku ka shum\u00eb mundim, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3279,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-3277","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3277","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3277"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3277\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3280,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3277\/revisions\/3280"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3279"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3277"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3277"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3277"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}