{"id":3297,"date":"2025-08-04T07:53:44","date_gmt":"2025-08-04T06:53:44","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=3297"},"modified":"2025-08-04T07:53:48","modified_gmt":"2025-08-04T06:53:48","slug":"kadri-tarelli-shkruankuvendim-me-autorin-doranin-agalliu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/08\/04\/kadri-tarelli-shkruankuvendim-me-autorin-doranin-agalliu\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli shkruan:Kuvendim me autorin Doranin Agalliu"},"content":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan:<br \/>\nPara se t\u00eb diskutoni, merrni frym\u00eb!<br \/>\nPara se t\u00eb flisni, d\u00ebgjoni!<br \/>\nPara se t\u00eb kritikoni, shikoni veten!<br \/>\nPara se t\u00eb shkruani, mendoni!<br \/>\nPara se t\u00eb l\u00ebndoni, ndjejeni at\u00eb!<br \/>\nPara se t\u00eb hiqni dor\u00eb, provoni!<br \/>\nPara se t\u00eb vdisni, jetoni!<br \/>\nAdriano \u00c7elentano<br \/>\nM\u00eb mir\u00eb merresh vesh me t\u00eb vdekurin se me t\u00eb gjallin!<br \/>\n\u201cKUR VDIQA\u201d<br \/>\nKuvendim me autorin Doranin Agalliu<br \/>\nPara pak koh\u00ebsh, fund qershori, 2025, n\u00eb Durr\u00ebs u p\u00ebrurua novela \u201cKur vdiqa\u201d, e autorit durrsak Doranin Agalliu. Nj\u00eb lib\u00ebr i vog\u00ebl q\u00eb lexohet shpejt, por q\u00eb mendimet, t\u00eb qeshurat, dhimbjet dhe trishtimet, nuk t\u00eb shqiten nga mendja p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<br \/>\nUn\u00eb kisha lexuar m\u00eb par\u00eb romanin \u201cE nes\u00ebrmja, ishte dje\u201d, nj\u00eb lib\u00ebr me nj\u00eb titull t\u00eb gjetur dhe vendosur \u00e7uditsh\u00ebm, q\u00ebllimisht p\u00ebr t\u00eb kuptuar fillimin dhe fundin, lidhur si mendim filozofik, ngjizur n\u00eb kund\u00ebrshti fjale. Nj\u00eb dashuri adoleshent\u00ebsh gjimnazi, mbetur n\u00eb let\u00ebr, e pa th\u00ebn\u00eb e pa shprehur, si peng i mosh\u00ebs, por q\u00eb nuk u shua. \u00c7udi si u kujtua edhe pas tridhjet\u00eb vjet\u00ebsh. \u00cbsht\u00eb lexuesi q\u00eb vendos not\u00ebn e<br \/>\nvlerave q\u00eb ka libri, por edhe not\u00ebn q\u00eb merr autori, jo vet\u00ebm p\u00ebr fjal\u00ebn letrare dhe ujdisjen e nd\u00ebrthurjen e ngjarjeve, por m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr kumtin q\u00eb p\u00ebrcjell, se dashuria \u00ebsht\u00eb e shenjt\u00eb, se \u201cDashuria burgoset, por nuk varroset\u201d, &#8211; thot\u00eb shkrimtarja Vlonjate Vilhelme Vrana Haxhiraj.<br \/>\nSa p\u00ebr librin \u201cKur vdiqa\u201d, isha i pranish\u00ebm n\u00eb p\u00ebrurim, por nuk kam nd\u00ebrmend t\u00eb b\u00ebj analiz\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbajtjes, (nj\u00eb lloj zakoni, besoj i mir\u00eb), sepse edhe lexuesi e kupton shpejt se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb monolog me vetveten, p\u00ebr \u00e7\u2019ka ngjar\u00eb, kur, dhe si ka ndodhur, p\u00ebr t\u00eb qeshur, mbase p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb. Nj\u00eb qasje filozofike mbi kuptimin e jet\u00ebs, me t\u00eb mirat dhe t\u00eb k\u00ebqijat, fitoret dhe humbjet, g\u00ebzimet, d\u00ebshtimet dhe<br \/>\nhidh\u00ebrimet, si dy t\u00eb kund\u00ebrta q\u00eb s\u2019ndahen, por plot\u00ebsojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<br \/>\nNuk habitem se si u futa edhe un\u00eb n\u00eb kuvendim me t\u00eb vdekurin, duke u b\u00ebr\u00eb vazhdues i atyre q\u00eb m\u00ebsova nga fjal\u00ebt q\u00eb u than\u00eb n\u00eb at\u00eb takim intelektual\u00ebsh, nj\u00ebkoh\u00ebsisht duke qeshur edhe pasi e lexova librin.<br \/>\nNuk besoj se durrsaku yn\u00eb Dori, (p\u00ebr shkurt), me librin \u201cKur vdiqa\u201d, e kishte menduar veten se do t\u00eb ndodhej mes krijuesve durrsak, shkrimtar\u00eb, poet\u00eb, kritik\u00eb, gazetar\u00eb, piktor\u00eb e skulptor\u00eb, me nj\u00eb fjal\u00eb mes njer\u00ebzve t\u00eb librit dhe artit. E them k\u00ebt\u00eb se n\u00eb ato pak faqe libri n\u00eb novel\u00ebn \u201cKur vdiqa\u201d, nuk ka asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr koleg\u00ebt n\u00eb shkrimtari.<br \/>\nAty, sipas zakonit do t\u00eb ndodheshin, si n\u00eb \u00e7do vdekje, njer\u00ebzit e sht\u00ebpis\u00eb, komshinjt\u00eb, farefisi i vet dhe i gruas, nx\u00ebn\u00ebs shkollash, p\u00ebrcjell\u00ebs t\u00eb arkmortit etj, etj, personazhe q\u00eb vinin p\u00ebr ngush\u00ebllim, por q\u00eb bisedat dhe muhabetet \u201cd\u00ebgjoheshin\u201d nga i \u201cVdekuri\u201d, q\u00eb nuk mund t\u00eb jepte p\u00ebrgjigje.<br \/>\nI them autorit, se, si pa dashje por me q\u00ebllim pyes: pse vdiqe t\u00eb diel\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje von\u00eb? Besoj, d\u00ebshiroje q\u00eb koleg\u00ebt dhe shkrimtar\u00ebt, artist\u00ebt, me nj\u00eb fjal\u00eb krijuesit durrsak t\u00eb vinin t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje, dhe t\u00eb mbeteshin vet\u00ebm, kur si\u00e7 e do zakon i vjet\u00ebr, t\u00eb h\u00ebnave nuk shkohet p\u00ebr ngush\u00ebllim. U tregove i zgjuar, q\u00eb mos p\u00ebrzihej muhabeti, ku vetiu lindin e p\u00ebrhapen thashetheme. Nj\u00eb lloj gjyqi q\u00eb t\u00eb mbyll der\u00ebn e Parajs\u00ebs. Q\u00eb thua ti Dori, si\u00e7 e pe edhe vet\u00eb,&#8230;.. erdh\u00ebn shum\u00eb njer\u00ebz. Mungonin koleg\u00ebt e pun\u00ebs, pasi ishin t\u00eb z\u00ebn\u00eb me detyra t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb dor\u00eb lek, se duhen ato t\u00eb \u201cbekuara\u201d, si p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb mira dhe t\u00eb v\u00ebshtira. M\u00eb mir\u00eb q\u00eb nuk erdh\u00ebn pasi do m\u00ebrziteshe shum\u00eb, kur t\u00eb t\u00eb shanin n\u00eb sy, (me q\u00eb ti nuk i ktheje dot p\u00ebrgjigje), duke t\u00eb th\u00ebn\u00eb: Ike dhe nuk vure mend. Po nj\u00eb drejtor mbete, s\u2019b\u00ebre m\u00eb lart, s\u2019b\u00ebre hile, s\u2019e shkele ligjin, me demek burr\u00eb i ndersh\u00ebm, q\u00eb i sh\u00ebrben shtetit. Sa mbrapa ke mbetur, o i ziu ti&#8230;.! Dole n\u00eb pension, shkove nj\u00eb jet\u00eb dhe s\u2019e more vesh se shteti \u00ebsht\u00eb i Partis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebs i sh\u00ebrbejm\u00eb ne. Mir\u00eb t\u2019u b\u00eb q\u00eb nuk more asnj\u00eb lek pensioni. \u00c7\u2019i do atje nuk duhen as lek e as Euro. M\u00eb kot na thoshe: \u201cBytha \u00ebsht\u00eb e jotja, karrige \u00ebsht\u00eb e sh\u00ebtit\u201d. Pika q\u00eb s\u2019t\u00eb ra m\u00eb par\u00eb&#8230;.! Po a e di si thon\u00eb p\u00ebr ne q\u00eb i qepemi lekut si zagari lepurit? &#8211; \u00cbsht\u00eb burr\u00eb i zoti, i shkath\u00ebt, s\u2019e z\u00eb vendi, jo si ti qullash i ndersh\u00ebm. Mir\u00eb b\u00ebre q\u00eb ike shpejt, se do t\u00eb t\u00eb kapte reforma, ku t\u00eb detyrojn\u00eb t\u00eb jap\u00ebsh dor\u00ebheqje duke qeshur. Ti vet\u00eb na e p\u00ebrs\u00ebrisje shpesh, se drejtori e ka emrin t\u00eb sh\u00ebnuar me laps, sepse t\u00eb fshihet shpejt me gom\u00eb.<br \/>\nSa p\u00ebr ata q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb ngush\u00ebllim, q\u00eb ti b\u00ebje sikur nuk i shikoje, por i dalloje nga z\u00ebri. Ishin shum\u00eb. Un\u00eb po t\u2019i ndaj n\u00eb grupe: Burrat grupe-grupe, veshur thjesht, me k\u00ebmisha me m\u00ebng\u00eb t\u00eb shkurtra, pasi ishte shum\u00eb vap\u00eb. Ti e di vet\u00eb si \u00ebsht\u00eb vapa n\u00eb mes behari&#8230;..! Ata flisnin me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt q\u00eb mos t\u00eb prishnin qet\u00ebsin\u00eb. Nd\u00ebrsa grat\u00eb, si grat\u00eb: veshur si n\u00eb parad\u00eb mode. \u00c7\u2019ti shikoje&#8230;.! Nj\u00ebra m\u00eb bukur se tjetra. Fustanet ngjyra-ngjyra, t\u00eb bardh\u00eb deshe, t\u00eb zi me tr\u00ebndafil, apo t\u00eb kuq e ku di un\u00eb, q\u00eb s\u2019para i dalloj dot ngjyrat. Edhe ato flisnin me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, por fytyra u ndriste si n\u00eb dasm\u00eb, jo si dit\u00eb ngush\u00ebllimi.<br \/>\nTakimi u zhvillua si nj\u00eb lloj bashk\u00ebbisedimi, u ngrit\u00ebn dhe fol\u00ebn me radh\u00eb. Ti, b\u00ebre &#8211; \u00e7\u2019b\u00ebre, the ca llafe q\u00eb edhe un\u00eb s\u2019i mora vesh, m\u00eb shum\u00eb si p\u00ebr t\u2019i fal\u00ebnderuar p\u00ebr fjal\u00ebt e bukura q\u00eb kishin zgjedhur. B\u00ebre mir\u00eb q\u00eb nuk nd\u00ebrhyre se desh plasi sherri mes dy skulptor\u00ebve, q\u00eb filluan t\u00eb grinden se kush do t\u00eb b\u00ebnte portretin t\u00ebnd. Mbase t\u00eb erdhi mir\u00eb&#8230;.. Ai i frym\u00ebs klasike mendonte se i takonte atij m\u00eb shum\u00eb, pasi edhe shkrimet tuaja me shum\u00eb nga klasikja anojn\u00eb. Po ku d\u00ebgjonte skulptori modernist, i cili sa nuk b\u00ebrtiste: &#8211; E ke gabim koleg i nderuar&#8230;.! Nuk e ke studiuar komplet krijimtarin\u00eb e tij. Ka shum\u00eb poezi q\u00eb quhen moderne, nd\u00ebrsa sa p\u00ebr proz\u00ebn, t\u00eb lutem k\u00ebndoje me v\u00ebmendje romanin \u201cE nes\u00ebrmja &#8230;&#8230; ishte dje\u201d dhe do t\u00eb bindesh. Moderne dhe kaluar modernes. Nuk e di si do t\u00eb kishte p\u00ebrfunduar kjo z\u00ebnk\u00eb, sikur t\u00eb mos nd\u00ebrhynte nj\u00eb gazetar i vjet\u00ebr, tashm\u00eb edhe botues librash, i cili hyri n\u00eb mes dhe i ndau, duke u th\u00ebn\u00eb: &#8211; \u00c7\u2019b\u00ebni k\u00ebshtu&#8230;.? Edhe n\u00eb dit\u00eb zie do b\u00ebni sherr&#8230;..!? Qet\u00ebsohuni&#8230;! Para se t\u00eb filloni portretin, m\u00eb par\u00eb interesohuni t\u00eb gjeni vendin ku do ta vendosni. Ju jeni durrsak\u00eb t\u00eb hersh\u00ebm, po a mund t\u00eb gjeni dot vend, kur t\u00eb gjitha sheshet jan\u00eb \u201ct\u00eb mbushur\u201d me shtatore e portrete heronjsh, dijetar\u00ebsh, artist\u00ebsh, poet\u00ebsh, shkrimtar\u00ebsh e sportist\u00ebsh t\u00eb Durr\u00ebsi&#8230;..! Aq sa edhe nj\u00eb artist si Moisiu q\u00eb kemi, me t\u00eb cilin mburret Durr\u00ebsi, kombi e bota, e mbajm\u00eb mbyllur n\u00eb hollin e Pallatit t\u00eb Kultur\u00ebs dhe nuk e lem\u00eb t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb, se nuk ka vend&#8230;..!? E shoh se t\u00eb ndryshon \u00e7ehrja e fytyr\u00ebs, her\u00eb e qeshur her\u00eb e vran\u00ebt si deti me stuhi. Ti nuk do ta thuash, por un\u00eb e ndjej p\u00ebshp\u00ebrim\u00ebn t\u00ebnde n\u00ebn z\u00eb: &#8211; Nuk e dija se<br \/>\nkisha kaq vlera, megjith\u00ebse m\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ca \u00e7mime, por nga fjal\u00ebt q\u00eb d\u00ebgjova qenkam goxha i madh. Do ta peshoj mir\u00eb veten, por me kandarin tim, jo me \u201cKandarin\u201d e prishur t\u00eb \u00c7ajupit. Ta dija se isha kaq i madh, kisha vdekur ca vjet m\u00eb par\u00eb. K\u00ebshtu shtatorja apo busti im do t\u00eb ishte vendosur aty te hyrja e Portit, ku sot \u00ebsht\u00eb ngritur \u201cVelerja\u201d, q\u00eb ve\u00e7 veljer\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb, pasi ngjason me rrjetat e peshkimit<br \/>\nq\u00eb p\u00ebrdorin banor\u00ebt e fshatit Jub\u00eb, kur peshkojn\u00eb n\u00eb gryk\u00eb t\u00eb lumit Erzen. T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, m\u00eb t\u00eb g\u00ebzuara, m\u00eb t\u00eb qeshura ishin punonj\u00ebset e Bibliotek\u00ebs publike t\u00eb qytetit ton\u00eb. Nuk e di nga i buronte ky ngaz\u00ebllim&#8230;! Po kam p\u00ebrshtypjen se diku kan\u00eb d\u00ebgjuar, se Durr\u00ebsi do t\u00eb b\u00ebhet me bibliotek\u00eb t\u00eb re. Se kur<br \/>\ndhe ku do t\u00eb nd\u00ebrtohet, asnj\u00ebra nuk e di. Ve\u00e7 do vij\u00eb dita e do t\u2019i thon\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, ku jemi par\u00eb&#8230;..!!!. Ti v\u00ebrtet moj Kor\u00e7a lule, q\u00eb brenda nj\u00eb shekulli ke nd\u00ebrruar tri biblioteka, nj\u00ebra dhurat\u00eb e familjes \u201cTurtulli\u201d, q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Monarkis\u00eb, tjetra e nd\u00ebrtuar rreth viteve 1970, me projekt t\u00eb zgjedhur, nd\u00ebrsa para dy-tre vitesh u nd\u00ebrtua bibliotek\u00eb e re, besoj moderne, me projekt t\u00eb koh\u00ebs. Por ne nuk do t\u00eb l\u00ebm\u00eb<br \/>\nq\u00eb t\u00eb na b\u00ebj\u00eb karshill\u00ebk as Elbasani, i cili sot po na mburret me Bibliotek\u00ebn e nd\u00ebrtuar her\u00ebt, q\u00eb po mbush gati nj\u00eb shekull, si dhurat\u00eb e familjes Baholli, p\u00ebr qytetar\u00ebt e Elbasanit. Nd\u00ebrsa nuk do na hyjn\u00eb n\u00eb sy, as biblioteka e qytetit t\u00eb Lezh\u00ebs, as e Beratit, etj, etj, q\u00eb i l\u00ebvdojn\u00eb si mjaft t\u00eb bukura dhe me hap\u00ebsira t\u00eb bollshme.<br \/>\nEh more Doranin&#8230;&#8230;.! Edhe ti e di mir\u00eb, po aq sa un\u00eb, se, sa her\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb e po b\u00ebhen zgjedhje partish dhe kryetar\u00eb p\u00ebr Bashkin\u00eb e Durr\u00ebsit, premtojn\u00eb se do ngrihet Biblioteka e bukur dhe madh\u00ebshtore. Vitet shkuan dhe asgj\u00eb nuk duket.<br \/>\nMadje koh\u00ebt e fundit nuk e z\u00ebn\u00eb me goj\u00eb fare. Pyet atje n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr mbase din\u00eb ata m\u00eb shum\u00eb, ku ka humbur e shkreta&#8230;&#8230;.? Ndoshta projekti ka vdekur e s\u2019e kan\u00eb varrosur&#8230;.!? Ku i dihet&#8230;&#8230;.!?<br \/>\nT\u00eb vura re se me bisht t\u00eb syrit i hodhe nj\u00eb shikim sall\u00ebs t\u00eb mbushur plot e p\u00ebrplot, si p\u00ebr t\u2019u siguruar se a kan\u00eb ardhur shkrimtar\u00eb t\u00eb dy grupimeve t\u00eb krijuesve durrsak. E di q\u00eb ishe n\u00eb merak, se the ti e nuk the asgj\u00eb, q\u00eb Klubi i shkrimtar\u00ebve dhe artist\u00ebve durrsak u p\u00ebr\u00e7a, u b\u00eb kasht\u00eb e koqe, (b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kokrrat e grurit) dhe nuk shkojn\u00eb n\u00eb takimet e nj\u00ebri-tjetrit, si armiq t\u00eb betuar, kur m\u00eb par\u00eb g\u00ebzonin dhe festonin s\u00eb bashku. Por ti Dori nuk u b\u00ebre an\u00ebtar i asnj\u00eb shoqate, klubi apo lidhjeje, k\u00ebshtu je i qet\u00eb se asnj\u00ebra pal\u00eb nuk do t\u00eb t\u00eb shaj\u00eb edhe tani q\u00eb vdiqe. K\u00ebshtu vet\u00ebm n\u00eb sy, se pas krah\u00ebve nuk do t\u00eb l\u00ebn\u00eb gj\u00eb pa th\u00ebn\u00eb. Prit-prit sa t\u00eb kalojn\u00eb disa dit, apo ca muaj dhe do t\u00eb shoh\u00ebsh artikuj n\u00ebp\u00ebr gazeta, facebook e portale, duke t\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb path\u00ebnat, me shkak e pa shkak. Jo se kan\u00eb gj\u00eb me ty, por si\u00e7 thon\u00eb disa mendjengritur: \u201dPoet\u00ebt nuk e duan nj\u00ebri tjetrin\u201d.<br \/>\nU m\u00ebrzite nga k\u00ebto fjal\u00eb dhe ktheve kok\u00ebn m\u00ebnjan\u00eb: &#8211; E di e di, m\u00eb the, se ende nuk po i l\u00ebn\u00eb t\u00eb qet\u00eb as Kadaren\u00eb e Driteroin, si m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb e kombit, e jo m\u00eb p\u00ebr mua q\u00eb as i afrohem gj\u00ebkundi. Ke t\u00eb drejt\u00eb, sepse m\u00eb shtyve t\u00eb kujtoj dy-tre vargje t\u00eb Driteroit: \u201cK\u00ebta q\u00eb vdekjen ma ndjellin, jan\u00eb poet\u00ebt.\/Poet\u00ebt me nj\u00ebri-tjetrin nuk duhen kurr\u00eb,\/Kur gripi m\u00eb z\u00eb i ngren\u00eb vesh\u00ebt,\/dhe b\u00ebjn\u00eb sikur u vjen keq, \u201cv\u00ebrtet s\u00ebmur\u00eb!?\u201d. Poezia \u201cDal\u00ebngadal\u00eb\u201d.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb do ta rrahim gjat\u00eb k\u00ebtu n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr. \u2013 K\u00ebshtu m\u00eb the. &#8211; Me shpes\u00eb se do jen\u00eb t\u00eb dy n\u00eb Parajs\u00eb, ku do t\u00eb shkoj edhe un\u00eb. Madje do t\u00eb m\u00ebsoj edhe emrat e atyre delenxhinjve q\u00eb ndryshe sillen p\u00ebrball\u00eb kur pin\u00eb raki me qofte e gjiz\u00eb. e ndryshe pas shpine.<br \/>\nK\u00ebto dy fjal\u00eb m\u00eb duket i shtove kot nga zem\u00ebrimi, se atyre s\u2019duhet t\u2019u kujtohet emri, si pjes\u00eb e sh\u00ebmtuar e karakterit t\u00eb tyre. Po duhen pranuar si pjes\u00eb e jet\u00ebs son\u00eb. Mbase nuk b\u00ebjm\u00eb edhe pa ata&#8230;&#8230;..!!!!!<br \/>\nMos u m\u00ebrzit Dori&#8230;..! Ti nuk jetove kot. Botove ca libra, k\u00ebshtu q\u00eb emri yt u fut n\u00eb ark\u00ebn e kujtes\u00ebs, n\u00eb bibliotek\u00eb, p\u00ebr t\u2019u kujtuar n\u00eb \u00e7do p\u00ebrvjetor t\u00eb lindjes. Se, q\u00eb thua ti&#8230;.. Poet\u00ebt e shkrimtar\u00ebt kan\u00eb vet\u00ebm dit\u00eblindje.<br \/>\nMe mir\u00ebkuptim&#8230;&#8230;. dhe mir\u00ebnjohje!<br \/>\nKadri Tarelli<br \/>\nDurr\u00ebs, m\u00eb: 22, t\u00eb Korrikut, 2025.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan: Para se t\u00eb diskutoni, merrni frym\u00eb! Para se t\u00eb flisni, d\u00ebgjoni! Para se t\u00eb kritikoni, shikoni veten! Para se t\u00eb shkruani, mendoni! Para se t\u00eb l\u00ebndoni, ndjejeni at\u00eb! Para se t\u00eb hiqni dor\u00eb, provoni! Para se t\u00eb vdisni, jetoni! Adriano \u00c7elentano M\u00eb mir\u00eb merresh vesh me t\u00eb vdekurin se me t\u00eb gjallin! [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3298,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-3297","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3297","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3297"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3297\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3299,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3297\/revisions\/3299"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3298"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3297"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3297"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3297"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}