{"id":3313,"date":"2025-08-19T11:41:34","date_gmt":"2025-08-19T10:41:34","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=3313"},"modified":"2025-08-19T11:41:38","modified_gmt":"2025-08-19T10:41:38","slug":"kadri-tarelli-shkruanperurim-i-librit-filxhani-me-buze-te-kafshuar-tregime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/08\/19\/kadri-tarelli-shkruanperurim-i-librit-filxhani-me-buze-te-kafshuar-tregime\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli shkruan:P\u00ebrurim i librit \u201cFilxhani me buz\u00eb t\u00eb kafshuar\u201d. Tregime"},"content":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan:<\/p>\n<p><em>N\u00ebse quhet e bukur ajo q\u00eb t\u00eb ngjall emocione pozitive, at\u00ebher\u00eb ne mund t\u00eb themi, se \u201dKy lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb i bukur\u201d, dhe n\u00ebse quhet me vler\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb mbart nj\u00eb mesazh pozitiv, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb themi se \u201cKy lib\u00ebr ka vler\u00eb\u201d. <\/em>Ariana (Rrufa) Hoxha.<\/p>\n<p>P\u00ebrurim i librit \u201cFilxhani me buz\u00eb t\u00eb kafshuar\u201d. Tregime<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje pjes\u00ebmarr\u00ebsve, q\u00eb duan librin dhe fjal\u00ebn e bukur!<\/p>\n<p>Para pak dit\u00ebsh, m\u00eb sakt\u00eb m\u00eb: 08, t\u00eb gushtit, 2025, n\u00eb mjedisin e lokalit \u201cHana\u201d, pran\u00eb Gjykat\u00ebs, ose si\u00e7 e quajm\u00eb ne \u201cKafe Oborri\u201d, u p\u00ebrurua libri im, \u201cFilxhani m buz\u00eb t\u00eb kafshuar\u201d. (Tregime)<\/p>\n<p>T\u00eb ftuar ishin krijues, miq e shok\u00eb, nga Durr\u00ebsi, Tirana, Lushnja, etj. T\u00eb gjith\u00eb meritojn\u00eb fal\u00ebnderim sepse n\u00eb k\u00ebto dit t\u00eb nxehta gushti, pat\u00ebn mir\u00ebsin\u00eb t\u00eb vijn\u00eb, t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb, t\u00eb shprehin dhe t\u00eb ndajm\u00eb mendime e p\u00ebrjetime, rreth k\u00ebtij libri me tregime.<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje dhe mir\u00ebnjohje meritojn\u00eb edhe ata q\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme nuk mund\u00ebn t\u00eb ndodhen k\u00ebtu fizikisht, por ishin t\u00eb pranish\u00ebm shpirt\u00ebrisht. Ndjej detyrim t\u2019i p\u00ebrmend:<\/p>\n<p>. Berat Batiu, nga Prizreni. Pronar i sht\u00ebpis\u00eb botuese \u201cFidani\u201d dhe drejtues i revist\u00ebs me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr, i cili nuk u ndodh n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, p\u00ebr arsyet e tij familjare. Por m\u00eb duhet t\u00eb theksoj se para dy muajsh, pik\u00ebrisht m\u00eb: 09, t\u00eb Qershorit 2025, organizoi p\u00ebrurimin e librit tim n\u00eb Prizren, q\u00eb un\u00eb e quaj \u201cKryeqyteti i Shqiptar\u00ebve\u201d, em\u00ebr q\u00eb e trash\u00ebgoi pas Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit, Qershor 1878. Ishte nj\u00eb ngjarje e bukur, e ve\u00e7ant\u00eb dhe organizuar deri n\u00eb p\u00ebrsosm\u00ebri. Ai nuk harron t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes\u00eb edhe sot: Po shk\u00ebpus vet\u00ebm pak reshta:<\/p>\n<p><em>\u201cKadri Tarelli, me p\u00ebrvoj\u00ebn e tij prej shkrimtari, na dhuron tregime q\u00eb jan\u00eb si fotografi t\u00eb gjalla t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb. Jan\u00eb cop\u00ebza kujtimesh t\u00eb mbushura me dashuri, humor t\u00eb holl\u00eb, dhembje t\u00eb \u00ebmb\u00ebl dhe nj\u00eb urt\u00ebsi popullore q\u00eb t\u00eb pushton pa zhurm\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, gjith\u00e7ka merr kuptim n\u00ebp\u00ebrmjet detajeve t\u00eb vogla, t\u00eb cilat autori i sjell me nj\u00eb mjesht\u00ebri t\u00eb rrall\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<p>. \u00c7ifti vlonjat Vilhelme Vrana-Haxhiraj dhe bashk\u00ebshorti Fitim Haxhiraj. Vilhelme \u00ebsht nj\u00eb nga krijueset m\u00eb t\u00eb njohura n\u00eb letrat shqipe, me pseudonimin letrar \u201cVivra\u201d, bij\u00eb me rr\u00ebnj\u00eb e deg\u00eb nga familja e madhe e \u201cVranar\u00ebve\u201d, t\u00eb Kanin\u00ebs. Vivra \u00ebsht\u00eb \u201cMjeshtre e madhe e pen\u00ebs\u201d, An\u00ebtare e Akademis\u00eb Shqiptaro-Amerikane me seli n\u00eb New York, \u201cIkon\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb Bot\u00ebrore\u201d, shpallur nga Akademia e shkencave, let\u00ebrsis\u00eb dhe arteve Indiane. Ajo n\u00eb pamund\u00ebsi sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb ishte mes nesh, d\u00ebrgoi mesazh urimi. Mesazhi u lexua nga Shpendi Topollaj.<\/p>\n<p>. Viron Kona, shkrimtar, publicist dhe studiues i njohur, nga Tirana, i cili p\u00ebrsh\u00ebndeti dhe uroi punime t\u00eb mbara. Para pak dit\u00ebsh publikoi shkrimin \u201cKadri Tarelli dhe libri i tij mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>. Mark Zadeja, filozofi shkodran, i cili u ndodh n\u00eb Gjermani p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore familjare. Mik i Durr\u00ebsit dhe durrsak\u00ebve, i cili n\u00eb telefon u shpreh: &#8211; \u201cM\u00eb vjen shum\u00eb keq q\u00eb nuk po ndodhem n\u00eb Durr\u00ebs, qytetin q\u00eb adhuroj. Punime t\u00eb mbara dhe suksese n\u00eb libra t\u00eb tjer\u00eb!\u201d.<\/p>\n<p>. Sejdo Harka, shkrimtar e kritik letrar nga Tirana.<\/p>\n<p>. Sokol Demaku, bir i Drenic\u00ebs, q\u00eb jeton prej koh\u00ebsh n\u00eb Suedi. Shkrimtar, p\u00ebrkthyes, publicist, an\u00ebtar i Lidhjes mbret\u00ebrore t\u00eb shkrimtar\u00ebve dhe artist\u00ebve n\u00eb Suedi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb surpriz\u00eb e bukur: Erjona Fiqo Resulaj, bija e profesorit dhe kolegut t\u00eb nderuar, na d\u00ebrgon nj\u00eb tuf\u00eb me lule n\u00eb kuvendin e librit. Nj\u00eb simbolik\u00eb e fisme, e bukur dhe e hijshme. Ajo nuk mundi t\u00eb vij\u00eb, p\u00ebr arsye\u00a0 pune. E mir\u00ebkuptojm\u00eb plot\u00ebsisht. Me pun\u00ebn nuk b\u00ebhet shaka.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb vazhdoj k\u00ebshtu, do m\u00eb duhet t\u00eb mbush faqe t\u00eb t\u00ebra, pasi t\u00eb ftuarit ishin t\u00eb shumt\u00eb, jo vet\u00eb shkrimtar\u00eb e poet\u00eb, koleg\u00eb m\u00ebsues e drejtues shkollash, por edhe jurist\u00eb, dr. shkencash n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme, artist\u00eb t\u00eb sken\u00ebs, etj.<\/p>\n<p>Drejtimin e k\u00ebtij kuvendi letrar e kreu mjesht\u00ebrisht znj. Merita Ku\u00e7i-Thartori, poete e njohur n\u00eb mjedisin letrar t\u00eb Durr\u00ebsit e p\u00ebrtej n\u00eb trojet arbnore, duke i dh\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn fillimisht z. Bashkim Saliasi, ardhur nga Tirana, redaktor dhe autor i recenc\u00ebs t\u00eb librit. M\u00eb pas e mori fjal\u00ebn Shpendi Topollaj, ku q\u00ebmtoi vlerat letrare dhe njer\u00ebzore, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb tregimin \u201cKapelja i solli drut\u00eb\u201d. M\u00eb pas e mori fjal\u00ebn Hava Hidri, arkeologe, Dr. e shkencave historike, e cila foli edhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit Dr. Sali Hidri. M\u00eb pas e mori fjal\u00ebn Dr. i shkencave Politike Hazbi Lika, ish nx\u00ebn\u00ebs i Shkoll\u00ebs s\u00eb Mesme \u201cJusuf Hoti\u201d, ku edhe un\u00eb vite m\u00eb par\u00eb kam qen\u00eb m\u00ebsues n\u00eb at\u00eb shkoll\u00eb. Disa tregime e kan\u00eb marr\u00eb brumin nga ajo trev\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen Dr. i mbrojtje s\u00eb bim\u00ebve z. Enver Isufi, i cili n\u00ebnvizoi: \u201cI mbaj mend t\u00eb gjith\u00eb titujt e tregimeve, sepse e ndjej se edhe un\u00eb jam pjes\u00eb e atyre cop\u00ebzave jete t\u00eb jet\u00ebsuara aq thjesht dhe aq bukur nga autori. M\u00eb duket vetja sikur edhe un\u00eb jam mes atyre njer\u00ebzve, q\u00eb punojn\u00eb e b\u00ebjn\u00eb shaka t\u00eb kripura. Po qesh sa her\u00eb q\u00eb i lexoj.<\/p>\n<p>Me interes u d\u00ebgjua fjala e znj. Lindita Gera Rushiti, m\u00ebsuese n\u00eb shkoll\u00ebn 9-vje\u00e7are \u201cAbedin Dino\u201d, n\u00eb Plazh t\u00eb Durr\u00ebsit. Me t\u00eb drejt\u00eb drejtuese Merita e cil\u00ebsoi \u201cMisionare e librit shqip\u201d. Jo pa arsye&#8230;..! M\u00ebsuese Lindita u b\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse e l\u00ebvizjes p\u00ebr hapjen e bibliotek\u00ebs s\u00eb \u201cLibrit shqip\u201d n\u00eb qytetin e Shkronjave Shqipe n\u00eb qytetin e \u201cShenjt\u00eb\u201d t\u00eb Manastirit, nd\u00ebrmarr\u00eb nga studentja Emira Selimi, bij\u00eb e atij qyteti. (Un\u00eb e quaj Manastirin \u201cQytet i shenjt\u00eb\u201d)._Lindita u b\u00eb nism\u00ebtare dhe organizatore e grumbullimit t\u00eb librave nga krijuesit dhe qytetar\u00ebt durrsak. M\u00eb vjen mir\u00eb, se edhe un\u00eb bashk\u00eb me\u00a0 disa miq shkrimtar\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Durr\u00ebs, \u00e7uam libra nga botimet tona. Lindita \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe organizatore e pjes\u00ebmarrjes, p\u00ebr dy vite me radh\u00eb, n\u00eb festimet e zhvilluara n\u00eb Manastir: &#8211; S\u00eb pari: &#8211; N\u00eb 115-vjetorin e \u201cKongresit t\u00eb Alfabetit\u201d, n\u00eb N\u00ebntor 2023, dhe s\u00eb dyti: &#8211; n\u00eb festimet e Nj\u00eb-vjetorit t\u00eb Bibliotek\u00ebs s\u00eb librit shqip, n\u00ebntor 2024. Fjal\u00ebt e saj mbeten n\u00eb kujtes\u00ebn kolektive: &#8211; \u201c<em>E ndjej veten pjes\u00eb t\u00eb librit, n\u00eb tregimin \u201cMe f\u00ebmij\u00ebt e Dardanis\u00eb\u201d, pasi 26 vjet m\u00eb par\u00eb, si m\u00ebsuese n\u00eb shkoll\u00ebn 8-vje\u00e7are \u201cBajram Curri\u201d, n\u00eb Plazh, p\u00ebrjetuam dhe p\u00ebrballuam bashk\u00ebrisht ardhjen e f\u00ebmij\u00ebve nga Dardania. F\u00ebmij\u00eb t\u00eb shp\u00ebrngulur dhunsh\u00ebm nga pushtuesi serb. Ato ngjarje mbeten t\u00eb pa shlyera n\u00eb kujtes\u00ebn ton\u00eb\u201d<\/em>.<\/p>\n<p>N\u00eb fund foli edhe Nazo Veli-Belliu, avokate n\u00eb NewYork, bashk\u00ebshorte e Veiz Belliut, t\u00eb dy shqiptar\u00eb nga Lushnja, por q\u00eb jetojn\u00eb prej vitesh n\u00eb ShBA. Ajo foli edhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb miqve Tahsin Demiri, ardhur nga Tirana dhe G\u00ebzim Baruti ardhur nga Lushnja, i cili si\u00a0 p\u00ebrkthyes i filozofit francez Mishel d\u00eb Montenj, m\u00eb dhuroi dy libra: \u201cRefleksione nga Montenj\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00eb veprimi u ndodh edhe z. P\u00ebrparim Zaimi, i cili m\u00eb dhuroi librin \u201cK\u00ebndv\u00ebshtrim shkencor-filozofik \u201cMbi ardhm\u00ebrin\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore\u201d.<\/p>\n<p>Shk\u00ebmbimi i librave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb dhe veprim q\u00eb ndodh shpesh n\u00eb takime t\u00eb tilla, sepse edhe un\u00eb u dhurova librat e mi, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e leximit dhe bibliotekave t\u00eb tyre. Besoj se k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb bukur&#8230;&#8230;!<\/p>\n<p>I ve\u00e7ant\u00eb dhe i papritur \u00e7asti kur Gjergji Do\u00e7i, artist i sken\u00ebs, lexoi nj\u00eb pjes\u00eb nga tregimi, \u201cKu ta gjej N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn&#8230;..!?\u201d. Natyrisht k\u00ebnaq\u00ebsia dhe mbresat shtohen. Fuqia e artit e b\u00ebn fjal\u00ebn t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb&#8230;..!<\/p>\n<p>N\u00eb freskin\u00eb dhe sh\u00ebrbimin e t\u00eb zot\u00ebve t\u00eb lokalit koha kaloi shum\u00eb shpejt dhe pa u ndjer\u00eb.<\/p>\n<p>U ndam\u00eb me fal\u00ebnderimin tim dhe urimin e tyre: Mir\u00eb u takofshim n\u00eb p\u00ebrurime t\u00eb tjera. Jet\u00eb dhe sh\u00ebndet p\u00ebr libra me kaq vlera.<\/p>\n<p>M\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb TV. \u201cAdria Net\u201d, transmetoi n\u00eb rubrik\u00ebn e mbr\u00ebmjes, pjes\u00eb nga p\u00ebrurimi i librit \u201cFilxhani me buz\u00eb t\u00eb kafshuar\u201d. \u00cbsht\u00eb pjes\u00eb e natyr\u00ebs dhe e pun\u00ebs s\u00eb tyre, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb \u00e7do veprimtari letrare, artistike, q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb jet\u00ebs qytetare, publikut durrsak dhe qytetit t\u00eb Durr\u00ebsit. Meritojn\u00eb fal\u00ebnderim!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Miq\u00ebsisht! Fal\u00ebnderim dhe mir\u00ebnjohje!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kadri Tarelli<\/p>\n<p>Durr\u00ebs m\u00eb: 14, t\u00eb mes gushtit, 2025.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>SH\u00cbNIM: <em>Fal\u00ebnderim p\u00ebr \u201cShoqat\u00ebn e t\u00eb P\u00ebrndjekurve Politik\u201d, dega Durr\u00ebs, dhe kryetarin e saj Agron Hadri, q\u00eb mund\u00ebsuan botimin e librit \u201cFilxhani me buz\u00eb t\u00eb Kafshuar\u201d, nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe mb\u00ebshtetje e k\u00ebtij kuvendi t\u00eb bukur letrar. <\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan: N\u00ebse quhet e bukur ajo q\u00eb t\u00eb ngjall emocione pozitive, at\u00ebher\u00eb ne mund t\u00eb themi, se \u201dKy lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb i bukur\u201d, dhe n\u00ebse quhet me vler\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb mbart nj\u00eb mesazh pozitiv, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb themi se \u201cKy lib\u00ebr ka vler\u00eb\u201d. Ariana (Rrufa) Hoxha. P\u00ebrurim i librit \u201cFilxhani me buz\u00eb t\u00eb kafshuar\u201d. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3314,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-3313","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3313","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3313"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3313\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3315,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3313\/revisions\/3315"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3314"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3313"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3313"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3313"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}