{"id":3355,"date":"2025-08-31T10:48:46","date_gmt":"2025-08-31T09:48:46","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=3355"},"modified":"2025-08-31T10:48:51","modified_gmt":"2025-08-31T09:48:51","slug":"kadri-tarelli-shkruanbashkim-saliasi-udheton-me-shkrimtaret-kritike-apo-vleresim-krijimtarie","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/08\/31\/kadri-tarelli-shkruanbashkim-saliasi-udheton-me-shkrimtaret-kritike-apo-vleresim-krijimtarie\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli shkruan:BASHKIM SALIASI UDH\u00cbTON ME SHKRIMTAR\u00cbT &#8211; Kritik\u00eb apo vler\u00ebsim krijimtarie&#8230;!?"},"content":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan:<br \/>\nUn\u00eb dua t\u2019ju kujtoj se nj\u00eb komb i rr\u00ebnuar si i yni, nuk shp\u00ebtohet i frym\u00ebzuar nga urrejtja. Ai shp\u00ebtohet kryesisht prej dashuris\u00eb, arsyes dhe humanizmit.<br \/>\nTeodor Keko.<br \/>\nBASHKIM SALIASI UDH\u00cbTON ME SHKRIMTAR\u00cbT<br \/>\nKritik\u00eb apo vler\u00ebsim krijimtarie&#8230;!?<\/p>\n<p>Pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, miku im i vjet\u00ebr Bashkim Saliasi, koleg n\u00eb m\u00ebsuesi, gazetari dhe tani edhe n\u00eb shkrimtari e krijimtari, m\u00eb dhuroi librin e tij m\u00eb t\u00eb fundit, \u201cUdh\u00ebtim n\u00eb vite, me miqt\u00eb e mi shkrimtar\u00eb\u201d. (P\u00ebrjetime). Ku hyrjen e ka q\u00ebndisur bukur shkrimtari i njohur Viron Kona, duke sjell\u00eb p\u00ebr lexuesin ndjesi t\u00eb zgjedhura nga shkrimet e ndryshme, p\u00ebr miqt\u00eb e Bashkimit, shkrimtar\u00eb e krijues nga mbar\u00eb trojet Arbnore, nd\u00ebrsa p\u00ebr korrektimin gjuh\u00ebsor \u00ebsht\u00eb kujdesur Muhamet Cenko, mjeshtri i fjal\u00ebs s\u00eb shkruar.<br \/>\nLibri mban nj\u00eb titull q\u00eb m\u00eb p\u00eblqen s\u00eb tep\u00ebrmi, ndaj do ta grabisja pa m\u00ebdyshje p\u00ebr librin tim t\u00eb radh\u00ebs, sepse n\u00eb ato pak fjal\u00eb, jep gjith\u00eb iden\u00eb dhe brendin\u00eb, fjal\u00ebn dhe shpirtin, frym\u00ebn dhe frym\u00ebzimin, k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebrjetimin.<br \/>\nJan\u00eb rreth tridhjet\u00eb shkrimtar\u00eb, m\u00eb mir\u00eb duhet th\u00ebn\u00eb krijues t\u00eb letrave shqipe, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt Bashkimi \u00ebsht\u00eb kujdesur p\u00ebr t\u2019i vendosur sipas alfabetit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb askujt t\u00eb mos i mbetet qejfi. Jo p\u00ebr gj\u00eb, por ka nga ata q\u00eb lakmojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb par\u00ebt n\u00eb list\u00eb. Kush e njeh sado pak bot\u00ebn e shkrimtaris\u00eb, e di q\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb. Nuk jan\u00eb shum\u00eb, por edhe nj\u00eb t\u00eb jet\u00eb, e prish shijen, nd\u00ebrkoh\u00eb shton ca llafe n\u00eb kafe.<br \/>\nE admiroj autorin Saliasi, p\u00ebr durimin jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnduar librat, por edhe p\u00ebr t\u00eb shkruar p\u00ebr autor\u00ebt e ndrysh\u00ebm, shumica pena t\u00eb njohura t\u00eb letrave shqipe, si Prof. Dr. Murat Gecaj, vlonjate Vilhelme Vrana Haxhiraj, an\u00ebtare e Akademis\u00eb Shqiptaro-Amerikane, Viron Kona, Andon Andoni, Delo Isufi, Emine R. Hoti, (\u00c7ik\u00eb Dardanie, \u201cMarigoja Shqiptare\u201d n\u00eb Norvegji), Sejdo Harka, Sadulla Zendeli-Daja, autor i disa fjalor\u00ebve Shqip-Suedisht dhe Suedisht-Shqip, Shpendi Hul\u00ebsi Topollaj, Sokol Demaku, Wllmar Qvick, (Suedezi, Miku i Shqip\u00ebris\u00eb dhe i shqiptar\u00ebve), Xheladin Mjeku, P\u00ebrparim Hysi, Kadri Tarelli, Hysen Ibrahimi, etj, etj.<br \/>\nPse po e p\u00ebrs\u00ebris? &#8211; E admiroj autorin Saliasi p\u00ebr librin q\u00eb na shtron n\u00eb tavolin\u00eb, p\u00ebr ta k\u00ebnduar m\u00eb nge. Ka edhe nj\u00eb arsye fare t\u00eb thjesht\u00eb: &#8211; Bashkimi para se t\u00eb jet\u00eb krijues, \u00ebsht\u00eb lexues si ne t\u00eb gjith\u00eb, ve\u00e7 me nj\u00eb dallim: &#8211; \u00c7do lib\u00ebr q\u00eb merr nga miqt\u00eb e tij krijues, bashk\u00eb me k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e k\u00ebndimit na sjell cop\u00ebza t\u00eb shkrimeve, ku bashkohen figurat letrare me kumtin e jet\u00ebs, sepse secili autor ka derdhur shpirtin, mendjen, dijen dhe p\u00ebrvoj\u00ebn e tij. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga format m\u00eb t\u00eb bukura dhe m\u00eb t\u00eb dobishme, q\u00eb e nderon \u00e7do autor. T\u00eb nxjerr\u00ebsh gur\u00ebt e \u00e7muar nga thesari i \u00e7do krijuesi dhe t\u2019i vendos\u00ebsh n\u00eb dor\u00eb t\u00eb lexuesit, i cili b\u00ebn dallimin: cili gur \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh dhe cili m\u00eb i vog\u00ebl, p\u00ebr t\u2019i vendosur n\u00eb kuror\u00ebn e lavdis\u00eb. Shkrimtari shkruan e krijon, nd\u00ebrkoh\u00eb k\u00ebndonj\u00ebsi gjen vetveten.<br \/>\nBashkimi nuk b\u00ebn kritik\u00eb, por na tregon vlerat. Sa e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo&#8230;..? &#8211; Mjafton t\u00eb shikojm\u00eb vet\u00ebm titujt n\u00eb krye t\u00eb \u00e7do shkrimi. Po mbetem vet\u00ebm n\u00eb disa prej tyre: &#8211; \u201cGurra popullore n\u00eb pen\u00ebn e shkrimtarit Andon Andoni\u201d, &#8211; \u201cVepra e Wllmar Qvick \u201cM\u00eb shum\u00eb heroizma se grur\u00eb\u201d, monumenti i miq\u00ebsis\u00eb Suedi-Shqip\u00ebri\u201d, &#8211; \u201cNj\u00eb lib\u00ebr me vlera historike\u201d, (Pylli i \u00e7uditsh\u00ebm) nga Sokol Demaku, &#8211; \u201cPromete i kauz\u00ebs Shqiptare\u201d, kushtuar njohjes dhe vepr\u00ebs s\u00eb shqiptarit nga Gostivari, por q\u00eb jeton prej vitesh n\u00eb Suedi. M\u00eb tej: \u201cBinjak\u00ebzim vlerash\u201d, nga zonja e mir\u00ebnjohur Vilhelme Vrana Haxhiraj, &#8211; \u201cV\u00ebshtrim rreth librit \u201cModern\u00ebt e koh\u00ebs\u201d, nga Sejdo Harka, etj, etj. Nj\u00eb mendim i kahersh\u00ebm m\u00eb shtyn t\u00eb nxitoj e t\u00eb gjykoj duke pyetur: &#8211; Shkrime t\u00eb tilla jan\u00eb kritika letrare, apo vler\u00ebsime dhe p\u00ebrjetime letrare&#8230;..? E gjitha kjo, lindur nga p\u00ebrdorimi i shpesht\u00eb i fjal\u00ebs \u201cKritika letrare\u201d, n\u00ebp\u00ebr shkrime dhe tituj librash, fjal\u00eb e huazuar nga kultura e leximit dhe nga koha. N\u00eb fakt duhet pranuar, se vet\u00eb fjala \u201ckritika\u201d e p\u00ebrjashton mund\u00ebsin\u00eb e diskutimit, apo rrahje t\u00eb mendimit, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, ato q\u00eb nuk shkojn\u00eb, q\u00eb nuk pranohen apo q\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb sh\u00ebndet\u00ebrisht librin dhe let\u00ebrsin\u00eb.<br \/>\nMendoj se kritika n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre i b\u00ebn \u201cgjyq\u201d librit, k\u00ebshtu vetiu i ngulfat me pa t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebrjetimet, ndjesit\u00eb dhe k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb individuale t\u00eb k\u00ebndonj\u00ebsit, (M\u00eb p\u00eblqen t\u00eb p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr shqipe), i cili ka bot\u00ebn e vet t\u00eb zgjedhjes, studimit dhe t\u00eb shkrimit, duke \u00e7muar m\u00eb s\u00eb shumti m\u00ebsimet q\u00eb p\u00ebrcjell e p\u00ebrfton, sakt\u00ebsin\u00eb e tyre, nd\u00ebrkoh\u00eb shijon edhe artin e fjal\u00ebs. K\u00ebshtu ai ka n\u00eb dor\u00eb peshoren, q\u00eb s\u2019mund t\u2019ia heq\u00eb askush.<br \/>\nBashkimi, pa u detyruar apo shtyr\u00eb nga dikush, ve\u00e7se nga dashuria p\u00ebr librin dhe k\u00ebndimin, \u00ebsht\u00eb ulur dhe ka shkruar p\u00ebr veprat e tyre, qofshin romane, tregime, poezi, studime, etj etj, duke nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb vlerat e tyre letrare artistike dhe m\u00eb s\u00eb shumti vlerat e kumtit q\u00eb p\u00ebrcjellin p\u00ebr lexuesin. Un\u00eb e quaj k\u00ebt\u00eb, nj\u00eb pun\u00eb e vyer, natyrisht n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb krijuesve, pavar\u00ebsisht se lexuesit jan\u00eb rralluar dhe disi kan\u00eb braktisur librin. Secili b\u00ebn aq sa mundet, natyrisht n\u00eb fush\u00ebn q\u00eb ai e ndjen se \u00ebsht\u00eb i zoti t\u00eb jap\u00eb mendimin e tij, nd\u00ebrkoh\u00eb nxit dhe nuk pengon t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb shprehen.<br \/>\nKur mbarova edhe faqen e fundit, disi ashp\u00ebr po grindem me veten, duke th\u00ebn\u00eb: &#8211; Sa mir\u00eb q\u00eb n\u00eb bot\u00ebn ton\u00eb t\u00eb letrar\u00ebve paska njer\u00ebz t\u00eb \u201c\u00e7mendur\u201d, q\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb njer\u00ebzit e ditur, njer\u00ebzit e pun\u00ebs e t\u00eb pen\u00ebs, dashnor\u00ebt e let\u00ebrsis\u00eb.<br \/>\nLibri \u00ebsht\u00eb goxha i r\u00ebnd\u00eb n\u00eb pesh\u00eb, me afro 350 faqe. E mir\u00ebkuptoj autorin, pasi nuk mund t\u00eb b\u00ebnte ndryshe. Ai ka p\u00ebrmbledhur t\u00eb gjith\u00eb shkrimet e shum\u00eb viteve, n\u00eb at\u00eb q\u00eb un\u00eb e quaj \u201cArka e kujtes\u00ebs\u201d, n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr sado i r\u00ebnd\u00eb qoft\u00eb. Besoj se kam t\u00eb drejt\u00eb kur mendoj, se libri nuk matet me met\u00ebr dhe as shitet me pesh\u00eb, si mall pazari. Pesh\u00ebn dhe vler\u00ebn e tij e b\u00ebjn\u00eb mesazhet q\u00eb mbart, t\u00eb cilat i zbulojn\u00eb dhe i vler\u00ebsojn\u00eb k\u00ebndonj\u00ebsit e shumt\u00eb. Pik\u00ebrisht ato vlera q\u00eb koha i p\u00ebrjet\u00ebson apo i hedh n\u00eb kosh.<br \/>\nNatyrisht jo t\u00eb gjith\u00eb librat kan\u00eb fatin t\u00eb lexohen dhe aq m\u00eb pak t\u00eb komentohen, t\u00eb analizohen dhe t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsohen. I lumtur ndjehet \u00e7do autor i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb libra t\u00eb till\u00eb. Dikush e shikon k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb lloj pune, q\u00eb k\u00ebrkon koh\u00eb, p\u00ebrkushtim dhe mundim. Nuk i kund\u00ebrshtoj&#8230;..! Aq m\u00eb shum\u00eb kur gjykoj se, secili ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mendoj\u00eb e t\u00eb veproj\u00eb sipas shijes, interesit dhe detyrimit q\u00eb i ngarkon vetes. Aq sa un\u00eb bashkohem me autorin, madje i p\u00ebrg\u00ebzoj dhe bashkohem me ata q\u00eb kan\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykim, duke shfaqur p\u00eblqimin apo edhe mosp\u00eblqimin. Besoj se kam t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb them: &#8211; \u201cKrijuesi shkruan dhe shpreh bot\u00ebn e tij, lexuesi zgjedh at\u00eb q\u00eb plot\u00ebson dhe k\u00ebnaq bot\u00ebn dhe interesin e tij. Besoj se ky \u00ebsht\u00eb rregulli universal\u201d. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi i shmangem analiz\u00ebs s\u00eb librit. E qet\u00ebsoj veten, kur mendoj se fjal\u00ebt e mia n\u00eb analiza klasike, i heqin lexuesit k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb, t\u00eb zbulimit t\u00eb bukuris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs, poezis\u00eb dhe ngjyrave t\u00eb saj. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht bukuria \u00ebsht\u00eb e<br \/>\nbukur, kur t\u00eb t\u00ebrheq duke t\u00eb futur si pa dashje n\u00eb misterin dhe loj\u00ebn e t\u00eb fshehtave t\u00eb<br \/>\nnd\u00ebrthurjes dhe intrig\u00ebs s\u00eb mendimit e veprimit, forc\u00ebs, lidhjes e p\u00ebshtjellimit, mbase<br \/>\nedhe t\u00eb p\u00ebrjashtimit q\u00eb kan\u00eb mes tyre, duke th\u00ebn\u00eb ato t\u00eb v\u00ebrteta q\u00eb mbushin e plot\u00ebsojn\u00eb shpirtin e gjithsecilit k\u00ebndonj\u00ebs.<br \/>\nPa e tjerr\u00eb holl\u00eb fjal\u00ebn, duke mos u futur n\u00eb labirintet e teorive letrare, gjykoj se autori Bashkim Saliasi, n\u00eb shkrimet e tij i b\u00ebn veprave t\u00eb shkrimtar\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm analiz\u00eb sa letrare aq edhe jet\u00ebsore, me plot mir\u00ebsi e \u00e7ilt\u00ebrsi, duke gjetur e zbuluar mjesht\u00ebrin\u00eb dhe kultur\u00ebn e fjal\u00ebs, m\u00eb tej duke u p\u00ebrqendruar te brendia dhe t\u00eb ve\u00e7antat e gjithsecilit autor. Ai e di mir\u00eb, se, secili nga ne \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb vete, q\u00eb meriton t\u00eb shkruhet. Jam plot\u00ebsisht i bindur se autor Saliasi mendon m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, si vler\u00eb t\u00eb \u00e7do individi dhe veprave t\u00eb \u00e7do autori. Un\u00eb nuk po b\u00ebj tjet\u00ebr ve\u00e7 po e mb\u00ebshtes, pasi jam n\u00eb nj\u00eb mendje me t\u00eb: &#8211; N\u00eb fund t\u00eb fundit: &#8211; P\u00ebrse lexohet nj\u00eb lib\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb kaluar dhe mbushur koh\u00ebn? &#8211; Sa \u00e7udi&#8230;&#8230;!? Mbase p\u00ebr t\u2019u \u00e7lodhur apo p\u00ebr t\u00eb trullosur e hallakatur mendjen&#8230;..? &#8211; Jo un\u00eb, por askush nuk e beson k\u00ebt\u00eb, madje edhe mendja m\u00eb naive. Lexuesi shtyhet p\u00ebr t\u00eb lexuar, kur e ndjen se i duhet di\u00e7ka e re, e pa njohur m\u00eb par\u00eb, mbase si p\u00ebrvoj\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve, ku e gjen vetveten, duke u zhytur t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb thell\u00ebsit\u00eb e shpirtit krijues, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjetuar edhe dramat, edhe humorin e komedit\u00eb, p\u00ebrfshi edhe tragjedit\u00eb, si pjes\u00eb t\u00eb bot\u00ebs q\u00eb na rrethon.<br \/>\nDiku gjen ngush\u00ebllim n\u00eb dhimbje, diku ndjen ngaz\u00ebllim apo hidh\u00ebrim n\u00eb p\u00ebrqasje.<br \/>\nBota na duket e madhe, por pjes\u00ebt e p\u00ebrjetimit dhe mundimit jan\u00eb nj\u00ebsoj, pavar\u00ebsisht<br \/>\nvendit, koh\u00ebs dhe njeriut. Shumica e tyre mbeten si m\u00ebsime p\u00ebr jet\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb bukur\u00ebn dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<br \/>\nN\u00eb fund, mendoj t\u00eb theksoj edhe dy gj\u00ebra t\u00eb vogla n\u00eb dukje, por q\u00eb i japin librit<br \/>\nvlera p\u00ebrjet\u00ebsie:<br \/>\nS\u00eb pari: N\u00eb fund t\u00eb \u00e7do shkrimi \u00ebsht\u00eb vendosur data dhe gazeta apo portali ku \u00ebsht\u00eb botuar apo publikuar. Kjo holl\u00ebsi e b\u00ebn shkrimin dokument q\u00eb fikson koh\u00ebn.<br \/>\nLibrat nuk jan\u00eb lexuar n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb dhe as shkrimet nuk jan\u00eb shkruar n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb.<br \/>\nS\u00eb dyti: N\u00eb pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb faqet e fundit, jan\u00eb vendosur fotografi t\u00eb autor\u00ebve, nj\u00eb nderim dhe vler\u00ebsim i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht ka shum\u00eb foto ku autori ka dal\u00eb s\u00eb bashku me miqt\u00eb e tij, natyrisht n\u00eb koh\u00eb dhe vende t\u00eb ndryshme. Kujtesa n\u00eb koh\u00eb p\u00ebrb\u00ebn dokument, sjell p\u00ebrjetime t\u00eb forta nderimi, miq\u00ebsie dhe dashurie t\u00eb nd\u00ebrsjellt\u00eb.<br \/>\nBesoj se e gjitha sh\u00ebrben si nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb dhe model i bukur p\u00ebr ne.<br \/>\nUrime miku yn\u00eb Bashkim Saliasi&#8230;&#8230;.! Ky lib\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb fundi dhe as i fundit.<br \/>\nPresim botime t\u00eb tjer\u00eb me po kaq vler\u00eb&#8230;!!!!!<br \/>\nFal\u00ebnderim dhe mir\u00ebnjohje p\u00ebr kujdesin dhe p\u00ebrkushtimin!<br \/>\nMiq\u00ebsisht&#8230;..!<br \/>\nKadri Tarelli<br \/>\nFund gushti, 2025<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan: Un\u00eb dua t\u2019ju kujtoj se nj\u00eb komb i rr\u00ebnuar si i yni, nuk shp\u00ebtohet i frym\u00ebzuar nga urrejtja. Ai shp\u00ebtohet kryesisht prej dashuris\u00eb, arsyes dhe humanizmit. Teodor Keko. BASHKIM SALIASI UDH\u00cbTON ME SHKRIMTAR\u00cbT Kritik\u00eb apo vler\u00ebsim krijimtarie&#8230;!? Pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, miku im i vjet\u00ebr Bashkim Saliasi, koleg n\u00eb m\u00ebsuesi, gazetari dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3356,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-3355","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3355","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3355"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3355\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3357,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3355\/revisions\/3357"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3356"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3355"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3355"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3355"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}