{"id":3394,"date":"2025-09-13T17:53:11","date_gmt":"2025-09-13T16:53:11","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=3394"},"modified":"2025-09-13T17:53:15","modified_gmt":"2025-09-13T16:53:15","slug":"kadri-tarelli-shkruan-kush-guxon-me-shume-poeti-apo-shkrimtari","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/09\/13\/kadri-tarelli-shkruan-kush-guxon-me-shume-poeti-apo-shkrimtari\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli shkruan: KUSH GUXON M\u00cb SHUM\u00cb POETI APO SHKRIMTARI&#8230;?"},"content":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan:<\/p>\n<p><em>Jeta \u00ebsht\u00eb jetuar, kur ka di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb treguar!<\/em><br \/>\n<em>Bashkim Kadiu<\/em><\/p>\n<p>KUSH GUXON M\u00cb SHUM\u00cb POETI APO SHKRIMTARI&#8230;&#8230;.?<\/p>\n<p>Viron Kona n\u00eb librin \u201cGuximi i poetit\u201d, kushtuar veprimtarit<br \/>\nSokol Demaku<br \/>\nPara pak koh\u00ebsh, miku yn\u00eb i vjet\u00ebr Viron Kona m\u00eb dhuroi librin e tij m\u00eb t\u00eb fundit \u201cGuximi i Poetit\u201d, kushtuar poetit, publicistit dhe p\u00ebrkthyesit shqiptar n\u00eb Suedi, Sokol Demaku.<br \/>\nE fal\u00ebnderova, nj\u00ebkoh\u00ebsisht i urova suksese p\u00ebr libra t\u00eb till\u00eb, ku p\u00ebrshkruhet veprimtaria dhe krijimtaria letrare e mikut ton\u00eb t\u00eb hersh\u00ebm Sokol Demaku, bir i Drenic\u00ebs n\u00eb Dardani, por q\u00eb jeton, punon dhe krijon prej vitesh n\u00eb Suedi. \u00cbsht\u00eb libri i dyt\u00eb q\u00eb i kushtohet Sokol Demakut, pas librit \u201cKur vjen Sokoli\u201d.<br \/>\nKy botim \u201cGuximi i Poetit\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj monografie e ndar\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb:<br \/>\nPjesa e par\u00eb: Nj\u00eb paraqitje e shkurt\u00ebr e veprimtaris\u00eb jet\u00ebsore t\u00eb Sokolit, si m\u00ebrgimtar, si m\u00ebsues dhe m\u00eb shum\u00eb si veprimtar, i cili n\u00eb kushtet e jetes\u00ebs dhe mbijetes\u00ebs gjeti forca dhe mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb se detyra e m\u00ebsuesit n\u00eb shkoll\u00ebn \u201cFjardingskolan\u201d t\u00eb qytetit t\u00eb Borasit.<br \/>\nSi fillim binjak\u00ebzim me shkoll\u00ebn publike 9-vje\u00e7are \u201cDemokracia\u201d n\u00eb Durr\u00ebs, duke shk\u00ebmbyer vizita t\u00eb nd\u00ebrsjellta t\u00eb drejtuesve e m\u00eb tej t\u00eb m\u00ebsuesve, nx\u00ebn\u00ebsve, prind\u00ebrve dhe drejtuesve lokal. M\u00eb pas vizita dhe takime n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore dhe arsimore t\u00eb Durr\u00ebsit, si n\u00eb Bashkin\u00eb e qytetit, Drejtorin\u00eb Arsimore, n\u00eb Qendr\u00ebn Kulturore t\u00eb F\u00ebmij\u00ebve dhe n\u00eb disa shkolla 9-vje\u00e7are, publike dhe jo publike t\u00eb qytetit.<br \/>\nKoha v\u00ebrtetoi se Sokoli nuk u ndal me kaq, sepse takimet u shtrin\u00eb edhe n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb Ministrin\u00eb e Arsimit, n\u00eb Radio Tirana, n\u00eb disa shkolla t\u00eb qytetit dhe n\u00eb panaire librash. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb qytetin Boras, Sokoli filloi t\u00eb botoj\u00eb revist\u00ebn \u201cDituria\u201d, m\u00eb pas emisione shqip n\u00eb radio, p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb emisione n\u00eb TV. Synimi ishte p\u00ebr m\u00eb tej: &#8211; Filluan t\u00eb organizohen festivale poetike me pjes\u00ebmarrjen e poet\u00ebve nga t\u00eb gjith\u00eb trevat Arbnore, nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe nga m\u00ebrgata shqiptare e shp\u00ebrndar\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Nj\u00eb form\u00eb e admirueshme p\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb gjuh\u00ebn dhe kultur\u00ebn shqiptare, p\u00ebr t\u00eb mbajtur lidhjet me rr\u00ebnj\u00ebt e m\u00ebm\u00ebdheut, nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe lidhjet mes bashk\u00ebkomb\u00ebsve tan\u00eb. Besoj se e gjith\u00eb kjo veprimtari nuk \u00ebsht\u00eb pak p\u00ebr vlerat q\u00eb krijon dhe rrezaton, ku n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb tyre ishte dhe mbetet Sokol Demaku, i pap\u00ebrtuar dhe i kudo ndodhur.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebndonj\u00ebsin t\u00eb gjitha jan\u00eb v\u00ebshtrime interesante, ku ka shum\u00eb brum\u00eb historie, q\u00ebndres\u00eb dhe frym\u00eb atdhetarie, takime pune dhe krijim miq\u00ebsie mes shqiptar\u00ebve me nj\u00ebri tjetrin, por m\u00eb shum\u00eb t\u00eb lidhjeve mes dy vendeve, dy popujve q\u00eb ndodhen larg gjeografikisht, por q\u00eb e duan dhe vler\u00ebsojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt.<br \/>\nMjafton t\u2019i hedh\u00ebsh nj\u00eb sy t\u00eb mpreht\u00eb gjith\u00eb veprimtaris\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe krijimtarin\u00eb letrare, i besoj fjal\u00ebve t\u00eb autorit Viron Kona, i cili shprehet:<br \/>\n\u201cDuke par\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto pun\u00eb dhe veprimtari t\u00eb shumta, secili nga ne, mund t\u00eb shtroj\u00eb pyetjen, q\u00eb n\u00eb heshtje duhet t\u2019i p\u00ebrgjigjet po vet\u00eb: Ku e gjen Sokoli koh\u00ebn dhe energjin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar k\u00ebt\u00eb ngarkes\u00eb kaq t\u00eb madhe? Sepse gjith\u00e7ka p\u00ebrkthehet n\u00eb koh\u00eb, mendim e kultur\u00eb, mundim dhe p\u00ebrkushtim, p\u00ebr t\u00eb nisur e bitisur idet\u00eb dhe projektet, sado t\u00eb thjeshta qofshin ato\u201d.<br \/>\nN\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb, autori p\u00ebrqendrohet n\u00eb krijimtarin\u00eb letrare, si poet, publicist, p\u00ebrkthyes e studiues i v\u00ebmendsh\u00ebm, ve\u00e7an\u00ebrisht ndaj temave q\u00eb prekin \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare shqiptare.<br \/>\nT\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, un\u00eb Sokolin e kam njohur m\u00eb s\u00eb shumti si poet e m\u00eb pak si prozator. P\u00ebrmend: \u201cPlag\u00eb zemre\u201d, p\u00ebrmbledhje poetike, Lundra ime,&#8230;&#8230; etj, etj.. Por duke u shtrir\u00eb gjer\u00eb e gjat\u00eb n\u00eb faqet e k\u00ebtij libri, po bindem se Sokoli \u00ebsht\u00eb edhe prozator i mir\u00eb. Ndaj po pyes Vironin: Kush guxon m\u00eb shum\u00eb, poeti apo shkrimtari&#8230;..? &#8211; Thon\u00eb se guximtar \u00ebsht\u00eb poeti, i cili kur frym\u00ebzohet flet e qaset me per\u00ebndin\u00eb. Nd\u00ebrsa un\u00eb gjykoj pak m\u00eb ndryshe, pasi \u00ebsht\u00eb romancieri q\u00eb pasi gjen tem\u00ebn dhe konfliktin, rri me muaj dhe vite duke i p\u00ebrplasur heronjt\u00eb, deri n\u00eb \u00e7astin p\u00ebrfundimtar, kur shkruan \u201cFund\u201d. Mendoj k\u00ebshtu, se n\u00eb fush\u00ebn e romanit k\u00ebrkohet jo vet\u00ebm frym\u00ebzim dhe d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkruar, por nj\u00eb njohje e realitetit mjedisor dhe ngarkes\u00eb t\u00eb madhe mendore, p\u00ebr t\u2019u shtyr\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e intrigave, p\u00ebrplasjeve t\u00eb personazheve, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrtypur problemet e koh\u00ebs, duke arritur n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb kumtit q\u00eb u duhet p\u00ebrcjell\u00eb lexuesit. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht duhet t\u00eb jesh i besuesh\u00ebm n\u00eb ato q\u00eb thua dhe q\u00eb shkruan. Po p\u00ebrmend shkurtimisht:<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb analiz\u00eb e shkurt\u00ebr merret me librin \u201cI madhi Castriot, me llagap SK\u00cbNDERBEU &#8211; Mbreti i Shqip\u00ebris\u00eb, Duka i Madh i Epirit\u201d. Libri mban autor\u00ebsin\u00eb e Zannovich, Stephan, apo Stiepan, botuar n\u00eb Stockholm t\u00eb Suedis\u00eb nga Anders Zetterberg, 1788. Nuk e teproj t\u00eb them se vet\u00ebm ky zbulim, dhe ky p\u00ebrkthim nga suedisht n\u00eb shqip, do ta vendoste emrin e Sokolit n\u00eb maj\u00ebn e letrave shqipe. Un\u00eb i kushtova nj\u00eb shkrim, q\u00eb u publikua n\u00eb disa gazeta dhe portale: Gazeta \u201cBota sot\u201d. Dardani. 28. 11. 2021, Revista \u201cDituria\u201d. Suedi. 29. 11. 2021. Gazeta \u201cDielli\u201d SHBA. 29. 11. 2021, Fjala e lire. Lond\u00ebr. 03. 12. 2021,<br \/>\nN\u00eb vazhdim analizohen tre romanet:<br \/>\na. \u201cNj\u00eb pyll i \u00e7uditsh\u00ebm\u201d, p\u00ebr t\u00eb cilin edhe un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb shkrimin me titull: \u201cPse na e ndan\u00eb qytetin?\u201d, publikuar n\u00eb: Gazeta \u201cBota sot\u201d, Dardani. 19. 11. 2022, \u201cFjala e lire\u201d, Lond\u00ebr. 19. 11. 2022, Gazeta \u201cNdryshe\u201d. 03. 12. 2022.<br \/>\nb. \u201c\u00c7ou Rexho \u2013 \u00c7ou djalo\u201d dhe<br \/>\nc. \u201cTri valixhe p\u00ebr n\u00ebn\u00eb e bab\u00eb\u201d, me autor\u00eb Sokol Demaku &amp; Mimoza Dosti. Tematikat jan\u00eb t\u00eb ndryshme, por problemet q\u00eb ngrihen jan\u00eb t\u00eb thukta, si n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes njer\u00ebzve, ashtu edhe n\u00eb mes shteteve kur kan\u00eb probleme fqinj\u00ebsore. Lexuesi ka mund\u00ebsi t\u00eb futet n\u00eb t\u00eb fshehtat e ngjarjeve, t\u00eb shijoj\u00eb artin e fjal\u00ebs dhe t\u00eb nd\u00ebrthurjeve, po ashtu edhe tronditjen shpirt\u00ebrore, q\u00eb ndjen kur ndeshet me ndodhi t\u00eb trishta deri n\u00eb tragjedi, si\u00e7 p\u00ebrshkruhet fundi i romanit \u201cTri valixhe p\u00ebr n\u00ebn\u00eb e bab\u00eb\u201d. Ku d\u00ebrrmohesh kur lexon vet\u00ebm nga k\u00ebto dy rreshta: \u201cJeta n\u00eb dukje shk\u00eblqimtare. Ata prind\u00ebr t\u00eb mjer\u00eb, q\u00eb kishin shkuar p\u00ebr vizit\u00eb te djali i tyre me nj\u00eb valixhe, u kthyen n\u00eb vendlindje t\u00eb cop\u00ebtuar dhe t\u00eb mbyllur n\u00eb tri valixhe\u201d. Nj\u00eb tragjedi q\u00eb dhemb dhe njeriun e shemb, qoft\u00eb edhe me zem\u00ebr shk\u00ebmb.<br \/>\nAjo q\u00eb m\u00eb duhet t\u00eb theksoj, \u00ebsht\u00eb gjetja dhe kapja e temave nga ngjarjet e sotme, aq sa libri \u201cTri valixhet&#8230;..\u201d, do ta quaja let\u00ebrsi moderne p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb jetojm\u00eb, sidomos p\u00ebr m\u00ebrgimin dhe m\u00ebrgimtar\u00ebt tan\u00eb q\u00eb m\u00ebsyjn\u00eb bot\u00ebn, duke menduar se aty \u00ebsht\u00eb parajsa e v\u00ebrtet\u00eb. Un\u00eb dhe lexuesit e p\u00ebrhersh\u00ebm, po ndeshim gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh me shkrimtar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt po l\u00ebvrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb q\u00eb ka shum\u00eb dhimbje dhe prek jo vet\u00ebm individin e familjen, por edhe kombin.<br \/>\n\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb larguarve jan\u00eb rregulluar disi, por jo t\u00eb gjith\u00eb, pasi ka nga ata q\u00eb me mendje-shkurt\u00ebsi futen n\u00eb veprimtari t\u00eb d\u00ebnueshme, ku rreziku \u00ebsht\u00eb i madh dhe i p\u00ebrhersh\u00ebm. Kambana tragjike q\u00eb ka fundi i romanit, japin kumtin e hidhur, t\u00eb eg\u00ebr deri n\u00eb shp\u00ebrfytyrim, por me kuptim pa m\u00ebdyshje, si m\u00ebsim i p\u00ebrhersh\u00ebm i historis\u00eb njer\u00ebzore: &#8211; \u201cAskush nga k\u00ebta njer\u00ebz nuk ka vdekur nga Zoti, por nga llumi ku jan\u00eb futur\u201d.<br \/>\nPak m\u00eb lart p\u00ebrmenda, se Autori e ndan librin \u201cGuxii i poetit\u201d, n\u00eb dy pjes\u00eb. Un\u00eb mendoj se duhesh ndar\u00eb n\u00eb tri pjes\u00eb, sepse ai vet\u00eb i ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb madhe, ku flasin miqt\u00eb, shok\u00ebt, t\u00eb njohurit, dashamir\u00ebt, k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb cil\u00ebt prej gati 20 vjet\u00ebsh, e kan\u00eb pritur e p\u00ebrcjell\u00eb Sokolin, si n\u00eb Durr\u00ebs, n\u00eb Tiran\u00eb, Vlor\u00eb, P\u00ebrmet, etj, etj.<br \/>\nPo p\u00ebrpiqem t\u2019i vendos sipas radh\u00ebs n\u00eb lib\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebn Vironi e quan:<br \/>\n\u201cNj\u00eb buqet\u00eb vler\u00ebsimesh p\u00ebr Sokol Demakun\u201d.<br \/>\nMerita Ku\u00e7i Thartori. Poete e njohur durrsake, me detyr\u00eb Drejtore n\u00eb shkoll\u00ebn publike 9-vje\u00e7are \u201c14 N\u00ebntori\u201d, Durr\u00ebs. Ajo, pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb prill 2025, ka qen\u00eb e ftuar n\u00eb Festivalin Poetik q\u00eb organizohet \u00e7do vit n\u00eb Boras. Suedi, ku u vler\u00ebsua me \u00e7mimin \u201cPENA E ART\u00cb\u201d.<br \/>\nPoetja shprehet:<br \/>\n&#8211; Sokolin e kishim shpesh t\u00eb ftuar n\u00eb shkoll\u00ebn ton\u00eb \u201c14 N\u00ebntori\u201d, n\u00eb Durr\u00ebs, apo mes miqsh dhe koleg\u00ebsh t\u00eb profesionit t\u00eb m\u00ebsuesit. E kishim par\u00eb t\u00eb ndjente kaq emocion dhe krenari tek fliste n\u00eb bisedat tona, mes nx\u00ebn\u00ebsve dhe m\u00ebsuesve, tek shprehej i pa lodhur p\u00ebr pun\u00ebt n\u00eb emigracion p\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb gjuh\u00ebn e n\u00ebn\u00ebs, pa l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb mir\u00ebnjohjen p\u00ebr shtetin Suedez dhe njer\u00ebzit me t\u00eb cil\u00ebt bashk\u00ebpunuan.<br \/>\nUllmar Qvick. Albanolog suedez. Mik i Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve.<br \/>\n&#8211; Sokoli \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u lavd\u00ebruar p\u00ebr zellin e tij, entuziazmin e zjarrt\u00eb, dhe iniciativat e tij t\u00eb shumta n\u00eb dobi t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-suedeze. Ullmari, i cili zot\u00ebron shk\u00eblqyesh\u00ebm gjuh\u00ebn shqipe, merr n\u00eb analiz\u00eb Romanin \u201c\u00c7ohu Rexho \u2013 \u00c7ou djalo!\u201d. Gjuha e past\u00ebr&#8230;.! Librin e rekomandoj edhe p\u00ebr arsye t\u00eb p\u00ebrshkrimit t\u00eb ambientit, me tradita dhe zakone pak t\u00eb njohura p\u00ebr rinin\u00eb e sotme Shqiptare. Faqe 265.<br \/>\nProf. dr. Hektor Veshi. Shkrimtar e studiues. Tiran\u00eb. &#8211; E pa ndar\u00eb dhe intensive shfaqet dashuria e tij p\u00ebr tri \u201cVatrat\u201d, larg gjeografikisht nj\u00ebra me tjetr\u00ebn, por \u201cnj\u00eb\u201d n\u00eb zemr\u00ebn e tij: Kosov\u00eb &#8211; Suedi e Shqip\u00ebri. N\u00eb \u201cnj\u00eb\u201d i bashkon ai trojet tona.<br \/>\nDelo Isufi. Poet. Tiran\u00eb. \u2013 Pastaj, kur Sokoli largohet, ne l\u00eb\u00e7isim krijimet e tij. Aty gjejm\u00eb shpirtin poetik e atdhetar. Aty jem ne t\u00eb gjith\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb i mrekullueshmi, miku yn\u00eb i mir\u00eb, Sokol Demaku.<br \/>\nAvdyl Bu\u00e7papaj. Ish drejtor i Shkoll\u00ebs Publike 9-vje\u00e7are \u201cDemokracia\u201d n\u00eb Durr\u00ebs, i cili ka qen\u00eb dhe mbetet autor i lidhjes dhe bashk\u00ebpunimit me Sokolin, me m\u00ebsuesit, nx\u00ebn\u00ebsit e prind\u00ebrit. Ai guxon kur thot\u00eb: \u2013 Nj\u00eb Shqiptar q\u00eb e meriton emrin Sokol!&#8230;.. Nj\u00eb m\u00ebsues pasionant, i dashur me nx\u00ebn\u00ebsit dhe shum\u00eb i respektuar nga ata. Gjithnj\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje&#8230;. gjithnj\u00eb me nj\u00eb projekt n\u00eb dor\u00eb&#8230;&#8230; n\u00eb drejtimin e Shoq\u00ebris\u00eb Kulturore Shqiptare \u201cMigjeni\u201d n\u00eb Boras, nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb Revist\u00ebs, m\u00eb tej Radios dhe TV. n\u00eb gjuh\u00ebn Shqipe, me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr \u201cDituria\u201d.<br \/>\nKadri Tarelli, n\u00eb rolin e gazetarit. I gjendur kurdoher\u00eb pran\u00eb, q\u00eb ka pasqyruar n\u00eb shtypin e koh\u00ebs, t\u00eb gjitha takimet k\u00ebtu n\u00eb Durr\u00ebs, shpesh edhe n\u00eb Tiran\u00eb. Me k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb miku, shprehet: &#8211; Sokol Demaku \u2013 model i veprimtarit atdhetar, q\u00eb ngre lart vlerat e shqiptaris\u00eb n\u00eb Suedi. &#8211; Si fillim, n\u00eb krye t\u00eb shkrimit mendova t\u00eb vendos titullin \u201cSokol Demaku \u201cAmbasador\u201d i shqiptar\u00ebve n\u00eb Suedi\u201d. Shpejt nd\u00ebrrova mendje. Kostumi i \u201cAmbasadorit\u201d \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ngusht\u00eb p\u00ebr trupin dhe shpirtin e Sokolit. K. Tarelli. libri \u201dMisionar\u00eb n\u00eb udh\u00ebn e dijes\u201d. 2013. Shkrimi: \u201cSokoli, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cAmbasador\u201d pa \u201cferman\u201d\u201d. Faqe 92.<br \/>\nMuhamet Cenko. \u2013 Studiues, Tiran\u00eb: &#8211; Veprimtaria krijuese e shkrimtarit Sokol Demaku \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e gjer\u00eb. Ai shkruan e shkruan pa u lodhur, shkruan p\u00ebr at\u00eb q\u00eb njeh e p\u00ebr at\u00eb q\u00eb di. E shohim at\u00eb si poet, prozator, gazetar, p\u00ebrkthyes e botues&#8230;&#8230;!<br \/>\nSejdo Harka. Gazetar e studiues. Tiran\u00eb. &#8211; Dy fjal\u00eb zemre p\u00ebr mikun Sokol Demaku: &#8211; Krenar, q\u00eb me krenarin\u00eb e tij t\u00eb p\u00ebr\u00e7on forc\u00eb e adhurim. Energjik, si vet\u00eb energjia, q\u00eb nuk ka as fillim, as mbarim. P\u00ebrher\u00eb i qeshur dhe i lumtur si vet\u00eb lumturia.<br \/>\nBashkim Saliasi. Poet dhe prozator. Tiran\u00eb. Ai si koleg m\u00ebsues e drejtues shkolle, ka pritur Sokolin n\u00eb shkoll\u00ebn e tij, duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim jete dhe pune t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb: \u2013 Edhe pse ka dal\u00eb n\u00eb pension, ai p\u00ebrs\u00ebri vazhdon me nj\u00eb vullnet t\u00eb \u00e7elikt\u00eb t\u00eb punoj\u00eb pa u lodhur n\u00eb fush\u00ebn e krijimtaris\u00eb letrare-artistike dhe t\u00eb p\u00ebrkthimit&#8230;.. Duke punuar e krijuar, ai sfidon mosh\u00ebn&#8230;&#8230;&#8230;.<br \/>\nBujar Po\u00e7ari. Publicist. Tiran\u00eb. \u2013 Sokoli nuk \u00ebsht\u00eb thjesht emigrant ekonomik. Ai me pun\u00ebn dhe p\u00ebrkushtimin e tij, del nj\u00eb misionar i palodhur i \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb shtetin e Suedis\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb.<br \/>\nPetrit Xhaja. M\u00ebsues. Tiran\u00eb. Vizitor n\u00eb Boras me nj\u00eb grup shkrimtar\u00ebsh nga Tirana. &#8211; Mikpritja e tij dhe e shqiptar\u00ebve t\u00eb Borasit ishte e rrall\u00eb. Po aq e rrall\u00eb ishte dhe respekti q\u00eb ai g\u00ebzonte mes bashkatdhetar\u00ebve tan\u00eb n\u00eb Suedi.<br \/>\nGladiola Jorbus. Bij\u00eb durrsake, Poete, shkrimtare, p\u00ebrkthyese, tani n\u00eb Suedi: \u2013 Vigani shtatlart\u00eb q\u00eb sh\u00ebmb\u00ebllen si nj\u00eb viking i v\u00ebrtet\u00eb, me aktivitetin, pun\u00ebn e palodhur, tradit\u00ebn, integritetin, mikpritjen dhe familjen shembullore, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aset i bot\u00ebs shqiptare n\u00eb per\u00ebndim. Revista \u201cDituria\u201d. Suedi. Artikull. \u201cVikingu shqiptar Sokol Demaku\u201d. 27. 12. 2018.<br \/>\nN\u00ebse Vironi do t\u00eb vazhdonte k\u00ebshtu, me p\u00ebrshtypjet e miqve k\u00ebtu e p\u00ebrtej, i duhet t\u00eb botoj\u00eb v\u00ebllimin e tret\u00eb, kushtuar Sokolit.<br \/>\nN\u00eb fund m\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmend edhe dy element\u00eb q\u00eb i shtojn\u00eb vlerat librit:<br \/>\n&#8211; S\u00eb pari: ka shum\u00eb fotografi, ku vetiu \u00ebsht\u00eb Sokoli mes miqve, koleg\u00ebve, shok\u00ebve n\u00eb m\u00ebsuesi, poezi dhe shkrimtari, k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Suedi. T\u00eb gjitha jan\u00eb d\u00ebshmi e koh\u00ebs, q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb jo thjesht p\u00ebr ilustrim libri, por si dokumente t\u00eb nj\u00eb kohe t\u00eb shkuar, e mbushur me shum\u00eb veprimtari, miq\u00ebsi e atdhetari.<br \/>\n&#8211; S\u00eb dyti: Vironi \u00ebsht\u00eb kujdesur q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb librit t\u00eb vendos\u00eb Bibliografi, ku p\u00ebrfshihen t\u00eb gjith\u00eb burimet e informacionit. Nj\u00eb zakon sa i bukur aq edhe serioz i Autorit, p\u00ebr \u00e7do lib\u00ebr q\u00eb boton, n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr libra t\u00eb till\u00eb \u201cMonografi\u201d. Nj\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr lexuesin dhe p\u00ebr \u00e7do krijues, sepse k\u00ebshtu i shtojm\u00eb vlerat librit, madje edhe vet\u00eb autorit.<br \/>\nUrime miku yn\u00eb Sokol Demaku, t\u00eb urojm\u00eb sh\u00ebndet t\u00eb mir\u00eb dhe pun\u00eb t\u00eb mbar\u00eb n\u00eb krijimtari t\u00eb bukur dhe me vlera letrare dhe atdhetare.<br \/>\nP\u00ebrsh\u00ebndetje i nderuar Viron Kona, q\u00eb ngre lart figura si Sokol Demaku, q\u00eb nderojn\u00eb Drenic\u00ebn, Dardanin\u00eb dhe mbar\u00eb bot\u00ebn shqiptare. \u00c7udit\u00eb nuk ndodhin rast\u00ebsisht&#8230;&#8230;!<br \/>\nSuksese! N\u00eb pritje edhe t\u00eb librave t\u00eb tjer\u00eb, si p\u00ebrher\u00eb, me po kaq vler\u00eb.<\/p>\n<p>Miq\u00ebsisht!<br \/>\nKadri Tarelli<br \/>\nDurr\u00ebs. Vjeshta e par\u00eb, 2025.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan: Jeta \u00ebsht\u00eb jetuar, kur ka di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb treguar! Bashkim Kadiu KUSH GUXON M\u00cb SHUM\u00cb POETI APO SHKRIMTARI&#8230;&#8230;.? Viron Kona n\u00eb librin \u201cGuximi i poetit\u201d, kushtuar veprimtarit Sokol Demaku Para pak koh\u00ebsh, miku yn\u00eb i vjet\u00ebr Viron Kona m\u00eb dhuroi librin e tij m\u00eb t\u00eb fundit \u201cGuximi i Poetit\u201d, kushtuar poetit, publicistit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3395,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-3394","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3394","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3394"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3394\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3396,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3394\/revisions\/3396"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3395"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3394"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3394"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3394"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}