{"id":3455,"date":"2025-10-02T07:33:00","date_gmt":"2025-10-02T06:33:00","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=3455"},"modified":"2025-10-02T07:33:09","modified_gmt":"2025-10-02T06:33:09","slug":"kadri-tarelli-shkruan-shkrimtari-i-madh-eshte-ai-qe-shkruan-kohen-qe-jeton-dhe-qe-me-idete-e-tij-troket-ne-boten-e-se-ardhmes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/10\/02\/kadri-tarelli-shkruan-shkrimtari-i-madh-eshte-ai-qe-shkruan-kohen-qe-jeton-dhe-qe-me-idete-e-tij-troket-ne-boten-e-se-ardhmes\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli shkruan: Shkrimtari i madh \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb shkruan koh\u00ebn q\u00eb jeton dhe q\u00eb me idet\u00eb e tij troket n\u00eb bot\u00ebn e s\u00eb ardhmes."},"content":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan:<br \/>\nShkrimtari i madh \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb shkruan koh\u00ebn q\u00eb jeton dhe q\u00eb me idet\u00eb e tij troket n\u00eb bot\u00ebn e s\u00eb ardhmes.<\/p>\n<p>Tomas Stearns Eliot, pionier i par\u00eb i poezis\u00eb moderne.<br \/>\nTAHSIN DEMIRAJ, MES MIQVE N\u00cb LUSHNJ\u00cb<br \/>\nVeprimtari letrare, n\u00eb 86-vjetorin e tij<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb shkrimit, po vendos pak fjal\u00eb para diskutimit tim: &#8211; Admirim p\u00ebr organizator\u00ebt e k\u00ebtij kuvendi mbi krijimtarin\u00eb e z. Tahsin Demiraj, artist, regjisor, libretist, piktor, n\u00eb qytetin e Lushnj\u00ebs. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht shkrimtar dhe shqip\u00ebrues i disa librave nga gjuha fr\u00ebnge, si: \u201cK\u00ebtu bie er\u00eb\u201d, \u201cN\u00eb syrin e Ciklonit\u201d, \u201cHistoria e l\u00ebvizjes teatrore n\u00eb Myzeqen\u00eb e Lushnj\u00ebs\u201d, \u201cProva e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\u201d &#8211; (Paul Auster), \u201cMemorialet<br \/>\ne Sh\u00ebn Elen\u00ebs\u201d &#8211; (Konti Las Cases), etj.<br \/>\nE p\u00ebrdor fjal\u00ebn admirim, pasi \u00ebsht\u00eb rast i rrall\u00eb q\u00eb ndodh n\u00eb bot\u00ebn e krijuesve shqiptar, (mbase i vetmi), q\u00eb miqt\u00eb dhe shok\u00ebt e hersh\u00ebm, kujtohen pas pes\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebsh t\u00eb organizojn\u00eb nj\u00eb \u201cfest\u00eb\u201d p\u00ebr mikun e tyre Tahsinin, (sot 86-vje\u00e7ar), i cili, prej koh\u00ebsh po jeton n\u00eb Durr\u00ebs, pjes\u00ebrisht edhe n\u00eb Itali. Nuk e di si ting\u00ebllojn\u00eb k\u00ebto pak fjal\u00eb, p\u00ebr d\u00ebgjuesit n\u00eb sall\u00eb dhe lexuesit e shumt\u00eb: \u201cTahsini \u00ebsht\u00eb me fat t\u00eb madh. Ndaj do ta quaj me fat t\u00eb madh cilido nga ne krijuesit, q\u00eb miqt\u00eb, shok\u00ebt, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb hersh\u00ebm, pse jo edhe bashk\u00ebvuajt\u00ebs, t\u00eb kujtohen, t\u00eb mblidhen s\u00eb bashku dhe t\u00eb festojn\u00eb p\u00ebr mikun e tyre, duke p\u00ebrmendur v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e koh\u00ebs, sukseset, meritat dhe veprat e shkruara, si<br \/>\ntestament i nj\u00eb kohe t\u00eb jetuar, n\u00eb koh\u00eb t\u00eb trazuar. Veprimtaria u organizua n\u00eb hollin e Bibliotek\u00ebs Publike t\u00eb qytetit t\u00eb Lushnj\u00ebs, dit\u00eb t\u00eb shtune, m\u00eb: 20, t\u00eb vjesht\u00ebs s\u00eb par\u00eb, 2025. Po p\u00ebrmend emrat e personave q\u00eb fol\u00ebn p\u00ebr veprimtarin\u00eb artistike dhe letrare t\u00eb heroit t\u00eb k\u00ebtij takimi, sa interesant aq edhe i ve\u00e7ant\u00eb, n\u00eb form\u00eb e p\u00ebrmbajtje.<br \/>\nDrejtuese e veprimtaris\u00eb Elona Tabaku, sekretare e Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve t\u00eb Lushnj\u00ebs. G\u00ebzim Baruti, shqip\u00ebrues i vepr\u00ebs s\u00eb filozofit francez Mishel d\u00eb Montenj, i cili foli gjer\u00ebsisht p\u00ebr jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e mikut t\u00eb hersh\u00ebm z. Tahsin Demiraj.<br \/>\nKozma Gjini, shkrimtar e poet, ish kryetari Lidhje s\u00eb shkrimtar\u00ebve dhe artist\u00ebve t\u00eb Lushnj\u00ebs, sot n\u00eb rolin e gazetarit dhe fotografit. M\u00eb tej, Musa Dervishi, poet, gjimnazist (maturant). Xhovan Gallani. Shkrimtar, poet. Zenel Qeveri, m\u00ebsues dhe drejtues shkollash. Shp\u00ebtim B\u00ebrhamaj, m\u00ebsues i gjuh\u00ebs fr\u00ebnge. Dine Dine, shkrimtar, eseist. Sajmir Lulja, poet. Sokol Otobashi, poet. Tefta \u00c7apaj Mersini, ardhur kastile nga Vlora, Poete. Fiorentina Qose, poete. Franc Nushi, regjisor i teatrit t\u00eb kukllave n\u00eb qytetin e Lushnj\u00ebs. Vangjel Xhafa, poet, shkrimtar, kronikan. LLambrini Nano, poete. Sofokli Kuqeshi. Sk\u00ebnder Gega, etj.<br \/>\nUn\u00eb Kadri Tarelli, ardhur nga Durr\u00ebsi, fal\u00ebnderoj autorin dhe organizator\u00ebt, q\u00eb m\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb jem pjes\u00eb e k\u00ebsaj feste t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, k\u00ebtij kuvendi letrar, kushtuar mikut ton\u00eb Tahsin Demiraj. Nuk po shtoj asnj\u00eb fjal\u00eb, sepse ju i that\u00eb t\u00eb gjitha dhe sado t\u00eb p\u00ebrpiqem nuk do t\u2019i them m\u00eb bukur se ju. Ndaj po e shoh portretin e tij n\u00eb nj\u00eb pamje tjet\u00ebr: &#8211; \u00c7\u2019 vend ka z\u00ebn\u00eb emri i heroit ton\u00eb Tahsin Demiraj, n\u00eb faqet e librave t\u00eb<br \/>\nshkrimtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb&#8230;?? K\u00ebshtu shkrimin po e titulloj:<\/p>\n<p>TAHSIN DEMIRAJ N\u00cb PEN\u00cbN E SHKRIMTAR\u00cbVE<\/p>\n<p>Ju e dini po kaq mir\u00eb sa un\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb futesh n\u00eb pen\u00ebn, shkrimet dhe librat e shkrimtar\u00ebve, sepse duhet t\u00eb kesh vlera. Ndryshe nuk ta v\u00ebrsh\u00ebllen kush. Un\u00eb si hartues dhe botues i disa librave e p\u00ebrmend heroin e dit\u00ebs Tahsinin, n\u00eb dy libra t\u00eb mi:<br \/>\nS\u00eb pari: N\u00eb librin \u201cFilxhani me buz\u00eb t\u00eb kafshuar\u201d, n\u00eb tregimin: \u201cSa shum\u00eb miq ke o Shpendi\u201d. Po citoj pak fjal\u00eb: &#8211; \u00c7`t\u00eb vij kot! Asnj\u00ebher\u00eb s`t\u00eb gjej t\u00eb qet\u00eb. Le q\u00eb s`b\u00ebn dot muhabet me ty, se zyra \u00ebsht\u00eb kurdoher\u00eb plot. Nj\u00eb her\u00eb ndodhi q\u00eb t\u00eb takoj Tahsin Demirin, ish regjisorin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb Lushnj\u00ebs, sot hartues e botues i disa librave, tregime dhe p\u00ebrkthime. Faqe. 81<br \/>\nS\u00eb dyti. N\u00eb librin \u201cHytbi Tarelli. Mjesht\u00ebr i penelit dhe dalt\u00ebs\u201d. \u201cMonografi\u201d. Shkrimi: Nj\u00eb dokumenti rrall\u00eb. \u201cHumanizmi n\u00eb shpirtin e artistit\u201d. Ky shkrim i vendosur n\u00eb mbyllje t\u00eb librit, ku jo rast\u00ebsisht, gjendet nj\u00eb poezi e p\u00ebrkthyer nga Hytbiu, mik i vjet\u00ebr i Tahsinit, por q\u00eb jetonte si m\u00ebrgimtar n\u00eb Toronto, Kanada. Kjo e ndodhur n\u00ebnj\u00eb let\u00ebrk\u00ebmbim mes t\u00eb dy miqve. Poezia \u00ebsht\u00eb n\u00eb dy gjuh\u00eb: anglisht dhe shqip. Ajo ka shum\u00eb ndjenj\u00eb dhe protest\u00eb ndaj dallimit dhe diskriminimit racial. Artist\u00ebt, jan\u00eb me shpirt t\u00eb ndjesh\u00ebm, sidomos kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr padrejt\u00ebsi shoq\u00ebrore. Kjo \u00ebsht\u00eb dhe arsyeja, q\u00eb i ka p\u00eblqyer dhe ka dashur ta ndaj\u00eb mendimin e tij me miqt\u00eb dhe dashamir\u00ebt dhe m\u00eb konkretisht me mikun e tij t\u00eb hersh\u00ebm Tahsinin.<br \/>\nKur u linda un\u00eb isha i zi.<br \/>\nKur u rrita isha prap\u00eb i zi.<br \/>\nKur vdes jam i zi<br \/>\n&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;.<br \/>\nKurse ti shoku im i bardh\u00eb,<br \/>\nKur u linde ishe ngjyr\u00eb roz\u00eb.<br \/>\nKur u rrit\u00eb je i bardh\u00eb.<br \/>\nKur vdes merr ngjyr\u00eb gri&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;.etj, etj.<br \/>\nPoezi e shkruar nga nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb afrikan, fituese e \u00e7mimit si poema m\u00eb e mir\u00eb e vitit 2008. Faqe 168.<br \/>\nNd\u00ebrsa shkrimtari durrsak Shpendi Topollaj, i cili m\u00eb porositi t\u2019ju p\u00ebrsh\u00ebndes, duke k\u00ebrkuar ndjes\u00eb p\u00ebr mospjes\u00ebmarrjen e tij, sepse pik\u00ebrisht sot n\u00eb Durr\u00ebs, nj\u00eb miku yn\u00eb nga Struga p\u00ebruron studimin e tij. Dhe Shpendi ka fjal\u00ebn kryesore. K\u00ebshtu i ndam\u00eb detyrat. Ai atje dhe un\u00eb k\u00ebtu.<br \/>\nShpendi ka shkruar pak m\u00eb gjat\u00eb, te libri me kritika letrare Armiq pa dashje, shkrimi titulluar:Tahsin, t\u00eb doli , kushtuar libri t\u00eb tij, N\u00eb syrin e ciklonit, ku flitet nd\u00ebr t\u00eb tjera, p\u00ebr ikjen e shqiptar\u00ebve gjat\u00eb eksodit biblik n\u00eb vitet 1990-1991. E gjitha mb\u00ebshtetur n\u00eb kujtimet e mikut t\u00eb tij, Tahsinit.<br \/>\nDuke folur p\u00ebr Tahsinin, Shpendi nd\u00ebr t\u00eb tjera citon nj\u00eb th\u00ebnie t\u00eb poetit lushnjar Faslli Haliti, drejtuar mikut ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: Tahsin Demiraj, t\u00eb cilin e quan \u201cI p\u00ebrvuajturi i madh i regjimit\u201d. Ai e shkroi k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr q\u00eb s`do t\u00eb mund t\u00eb anashkalohet leht\u00eb, sepse tregimet, eset\u00eb, dhe ve\u00e7an\u00ebrisht kujtesa e tij, sundohen nga jeta, popullohen me njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb e t\u00eb liq&#8230;&#8230;..\u201d, etj, etj.<br \/>\nPo ashtu te libri me kritika letrare, Stile dhe lapsa, Shpendi ka shkruar p\u00ebr librin me tregime t\u00eb Tahsinit, K\u00ebtu bie er\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb shprehur: Duke i q\u00ebndruar besnik deri n\u00eb fund t\u00eb v\u00ebrtetave t\u00eb p\u00ebrjetuara, Tahsini, n\u00eb p\u00ebrjetimin e tij nuk e kursen aspak neverin\u00eb p\u00ebr sa ngjau te ne, pas fitores s\u00eb komunizmit n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb II-t\u00eb bot\u00ebrore, i cili synonte dhelp\u00ebrisht e paturp\u00ebsisht t\u00eb shkat\u00ebrronte deri moralisht njeriun&#8230;<br \/>\nN\u00eb fund urimi i shkon mikut ton\u00eb Tahsinit: &#8211; Besoj se ndjehesh mir\u00eb mes miqve dhe shok\u00ebve t\u00eb hersh\u00ebm.<br \/>\nUroj t\u00eb kesh jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe sh\u00ebndet t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i pranish\u00ebm edhe t\u00eb tubime t\u00eb tjera, ku p\u00ebrcillet krijimtaria juaj.<br \/>\nKadri Tarelli<br \/>\nLushnj\u00eb, m\u00eb, 20, t\u00eb vjesht\u00ebs s\u00eb par\u00eb, 2025.<br \/>\nSh\u00ebnim:<br \/>\n1. Un\u00eb dhurova disa kopje t\u00eb librit tim \u201cFilxhani me buz\u00eb t\u00eb kafshuar\u201d dhe disa kopje<br \/>\nt\u00eb librit \u201cN\u00eb bot\u00ebn letrare t\u00eb Kadri Tarellit\u201d, me autore znj. Vilhelme Vrana Haxhiraj.<br \/>\n2. Libra dhuroi edhe Tahsini<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan: Shkrimtari i madh \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb shkruan koh\u00ebn q\u00eb jeton dhe q\u00eb me idet\u00eb e tij troket n\u00eb bot\u00ebn e s\u00eb ardhmes. Tomas Stearns Eliot, pionier i par\u00eb i poezis\u00eb moderne. TAHSIN DEMIRAJ, MES MIQVE N\u00cb LUSHNJ\u00cb Veprimtari letrare, n\u00eb 86-vjetorin e tij Q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb shkrimit, po vendos pak fjal\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3456,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-3455","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3455","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3455"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3455\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3457,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3455\/revisions\/3457"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3456"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3455"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3455"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3455"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}