{"id":3475,"date":"2025-10-06T08:45:47","date_gmt":"2025-10-06T07:45:47","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=3475"},"modified":"2025-10-06T08:45:52","modified_gmt":"2025-10-06T07:45:52","slug":"moderator-albert-habazajcelet-ne-vlore-muaji-i-letersise-dhe-artit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/10\/06\/moderator-albert-habazajcelet-ne-vlore-muaji-i-letersise-dhe-artit\/","title":{"rendered":"Moderator: Albert HABAZAJ:\u00c7elet n\u00eb Vlor\u00eb muaji i Let\u00ebrsis\u00eb dhe Artit"},"content":{"rendered":"<p>\u00c7elet n\u00eb Vlor\u00eb muaji i Let\u00ebrsis\u00eb dhe Artit<br \/>\nPROGRAMI I VEPRIMTARIS\u00cb<\/p>\n<p>P\u00cbRURIM I V\u00cbLLIMIT POETIK \u201cPORTRETE Q\u00cb NA FRYM\u00cbZOJN\u00cb\u201d I AUTORIT ILIA BOMBAJ<\/p>\n<p>Data: 04.10.2025, dit\u00eb e shtun\u00eb, ora 11:00<br \/>\nVendi: Biblioteka Publike \u201cShevqet Musaraj\u201d Vlor\u00eb<br \/>\nModerator: Albert HABAZAJ<br \/>\nDiskutime:<br \/>\n1. Albert Habazaj, poet, bibliograf<br \/>\n2. Enrieta Sina, poete, gazetare<br \/>\n3. Hiqmet Mehmetaj, poet lirik<br \/>\n4. Eqerem Canaj, poet, kritik letrar<br \/>\n5. Lejla Qejvani, poete, veprimtare shoq\u00ebrore<br \/>\n&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb lira<br \/>\n1. Vullnet Sina, Deputeti i Vlor\u00ebs<br \/>\n2. Angjelina Beko Tahiraj, m\u00ebsuese n\u00eb pension<br \/>\n3. Ing. Sejmen Gjokoli, k\u00ebshilltar i kultur\u00ebs n\u00eb bashkin\u00eb Selenic\u00eb<br \/>\n4. Fatbardha Xhindi Amzaj, poete<br \/>\n5. Baxhul Merkaj, kritik arti<br \/>\n6. Sotir Zahoaliaj, veprimtar shoq\u00ebror<br \/>\n7. Ilia Mustaqi, komentator i RTSH<br \/>\n8. At Spiro Bulika, klerik n\u00eb Selenic\u00eb<br \/>\nFal\u00ebnderim i autorit<\/p>\n<p>PORTRETE Q\u00cb FRYM\u00cbZOJN\u00cb POETIN ILIA BOMBAJ &#8211; M\u00cbSUES DHE MISIONAR I<br \/>\nPAQES<br \/>\nMSc. Albert HABAZAJ<br \/>\npoet, studiues, kryetar i shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve \u201cPetro Marko\u201d Vlor\u00eb<br \/>\nT\u00eb dashur pen\u00ebtar\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb bukurshkruar, miq e dashamir\u00ebs tan\u00eb!<br \/>\nSikurse dhe m\u00eb par\u00eb, streh\u00ebza jon\u00eb bujare, Biblioteka Publike \u201cShevqet Musaraj\u201d e qytetit t\u00eb<br \/>\nVlor\u00ebs na pret me bujari fal\u00eb drejtoresh\u00ebs dr. Iltana Koleka dhe stafit t\u00eb saj shembullor n\u00eb<br \/>\nsh\u00ebrbim t\u00eb komunitetit.<br \/>\nSot, m\u00eb 4 tetor \u00e7elim simbolikisht muajin e let\u00ebrsis\u00eb dhe artit p\u00ebr vitin 2025, sepse ne i kemi<br \/>\nshtrir\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb vitit veprimtarit\u00eb tona t\u00eb larmishme letraro -artistike.<br \/>\nMozaikut ton\u00eb kulturor po i shtohet dhe nj\u00eb ngjyr\u00eb tjet\u00ebr e ngroht\u00eb, sa poetike, aq humane e<br \/>\ndashur.<\/p>\n<p>Veprimtaria e sotme \u00ebsht\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb bukurin\u00eb e saj fisnike, sepse kopshtit ton\u00eb poetik i<br \/>\nshtohet dhe nj\u00eb lule e fresk\u00ebt, e sh\u00ebndetshme dhe me arom\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme letrare me p\u00ebrurimin<br \/>\ndhe njohjen e v\u00ebllimit poetik \u201cPortrete q\u00eb na frym\u00ebzojn\u00eb\u201d e autorit Ilia Bombaj. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb<br \/>\np\u00ebrmbledhje me 67 lirika atdhetare e shoq\u00ebrore, e mbushur me motive me diell shpirti t\u00eb<br \/>\nportreteve q\u00eb e frym\u00ebzojn\u00eb autorin, dhe jo vet\u00ebm Lilin ton\u00eb, t\u00eb cilit sot i jemi p\u00ebrkushtuar,<br \/>\nprandaj le ta quajm\u00eb 4 tetorin dit\u00ebn e poetit m\u00ebsues Ilia Bombaj.<br \/>\nP\u00ebrve\u00e7se kam besim tek d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb shkruar, talenti e dhuntia e autorit, ndihem i qet\u00eb, sepse<br \/>\nlibri ka kaluar n\u00eb sit\u00ebn e im\u00ebt redaktoriale t\u00eb poetes, shkrimtares, gazetares dhe botueses s\u00eb<br \/>\nmir\u00ebnjohur Enrieta Sina, pranvera e \u00e7dostin\u00ebshme n\u00eb form\u00eb njeriu.<br \/>\nM\u00eb lejoni t\u00eb kthehem pak\u00ebz mbrapa nja 7-8 muaj, m\u00eb sakt\u00eb m\u00eb 7 mars 2025, n\u00eb dit\u00ebn e<br \/>\nshenjt\u00ebruar t\u00eb m\u00ebsuesit. N\u00eb Selenic\u00eb, n\u00eb prani t\u00eb shum\u00eb banor\u00ebve, nx\u00ebn\u00ebsve, m\u00ebsuesve,<br \/>\npersonaliteteve nga fusha e arsimit, let\u00ebrsis\u00eb, artit, kultur\u00ebs, diplomacis\u00eb dhe politik\u00ebs u vler\u00ebsua<br \/>\ndhe u nderua p\u00ebr gjurm\u00ebt me drit\u00eb n\u00eb udh\u00ebtimin qytetar m\u00ebsuesi dhe veprimtari shoq\u00ebror Ilia<br \/>\nBombaj, i njohur p\u00ebr ndihmes\u00ebn e tij n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie, n\u00eb shqet\u00ebsimet dhe zhvillimet e jet\u00ebs<br \/>\nqytetare jo vet\u00ebm n\u00eb Selenic\u00eb, Vlor\u00eb, Lubonj\u00eb, Armen, Lumi i Vlor\u00ebs, Panaja e rrethina por edhe<br \/>\ntej hap\u00ebsirave t\u00eb qarkut ton\u00eb. Qysh nga ajo dit\u00eb e bekuar e 7 Marsit 2025 e n\u00eb vijim m\u00ebsuesi Ilia<br \/>\nBombaj \u00ebsht\u00eb Misionar i Paqes Bot\u00ebrore, Ambasador Nderi, zot\u00ebrues i \u00c7mimit t\u00eb Madh \u201cN\u00ebn\u00eb<br \/>\nTereza\u201d dhe an\u00ebtar i misionit t\u00eb Paqes t\u00eb DMPP (Misioni Diplomatik p\u00ebr Paqe dhe Prosperitet).<br \/>\nSot, ky misionar i Paqes Bot\u00ebrore nderohet me k\u00ebt\u00eb veprimtari p\u00ebruruese t\u00eb krijimtaris\u00eb<br \/>\ns\u00eb tij poetike n\u00eb institucionin e duhur ku ka vler\u00eb libri e ku peshon fjala. Ilia \u00ebsht\u00eb i njohur si<br \/>\nartist i palodhur, si prozator e romancier k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs, si autor monografish (b\u00ebhen rreth 15<br \/>\nbotime t\u00eb autorit deri sot, sepse ai \u00ebsht\u00eb turbin\u00eb shkrimore.<br \/>\n\u00c7far\u00eb v\u00ebrej tek ky poet?<br \/>\nS\u00eb pari, Ilia Bombaj \u00ebsht\u00eb poet identitar. Ai n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij libri, si t\u00eb thuash, b\u00ebn<br \/>\nautobiografin\u00eb e vet\u00eb n\u00eb vargje. Ai tregon thjesht e me dinjitet kush \u00ebsht\u00eb, nga \u00ebsht\u00eb, kush jan\u00eb<br \/>\nnjer\u00ebzit e tij, kush jan\u00eb miqt\u00eb e tij, kush jan\u00eb t\u00eb par\u00ebt e tij, cila \u00ebsht\u00eb historia e tij, cili \u00ebsht\u00eb<br \/>\nsynimi i tij fisnik dhe mesazhi i tij i lart\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vllah i mir\u00eb, nj\u00ebsoj si ne, nj\u00eb nd\u00ebr ne, me<br \/>\nt\u00eb mirat, hallet e shqet\u00ebsimet e shumta p\u00ebrbashkuese e t\u00eb pakta p\u00ebrve\u00e7uese.<br \/>\nRikthehemi tek \u201cPortretet &#8230;\u201d e Lilit.<br \/>\nVjershat e Ilia Bombajt jan\u00eb me tematik\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb p\u00ebrkushtuese, shkruar me patos e dashuri,<br \/>\nme ndjenj\u00eb t\u00eb lart\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore e synim p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmir\u00ebsuar duke p\u00ebrparuar. Ai shkruan p\u00ebr ata q\u00eb<br \/>\nka njohur, p\u00ebr ata q\u00eb njeh e i l\u00ebn\u00eb mbresa t\u00eb mira.<br \/>\nPoezia e tij \u00ebsht\u00eb patetike dhe klasifikohet n\u00eb poezin\u00eb e angazhuar shoq\u00ebrore, shkruar me<br \/>\nnj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb past\u00ebr e t\u00eb zhd\u00ebrvjell\u00ebt, ku spikat stili i ligj\u00ebrimit t\u00eb bukur, thurur me aq dashamir\u00ebsi<br \/>\nnga autori<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb trajt\u00eb tjet\u00ebr Ilia Bombaj m\u00eb jep imazhin e Selenic\u00ebs q\u00eb asfaltoi bot\u00ebn, edhe udh\u00ebt e<br \/>\nParisit. Edhe Ilia me zemr\u00ebn e tij, me shpirtin e tij shkroi p\u00ebr mir\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr njer\u00ebzit e virtytsh\u00ebm,<br \/>\np\u00ebr historin\u00eb e lavdishme, duke nisur patjet\u00ebr me bijt\u00eb e Selenic\u00ebs, q\u00eb m\u00ebrguan si lule n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb<br \/>\ndhe patjet\u00ebr duke e mbyllur me plakat e lagjes s\u00eb tij: Marg\u00ebn, Gu\u00e7\u00ebn, Dhoksin\u00eb, Nast\u00ebn, ca Spira,<br \/>\nca Todi, ca Pandi, ca Gaqi, \u201cemra q\u00eb thirren me mall n\u00ebp\u00ebr lagje\/ si monumente q\u00eb s\u2019flen\u00eb kurr\u00eb<br \/>\nn\u00eb harres\u00eb\u201d. Vargje t\u00eb tilla i japin hijeshi poetik\u00ebs s\u00eb autorit sepse jan\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme figurat<br \/>\nstilistike, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast krahasimi dhe similituda, (krahasim i zgjatur) i cili e b\u00ebn akoma m\u00eb t\u00eb<br \/>\nplot\u00eb p\u00ebrfytyrimin dhe fuqin\u00eb emocionale. Ai shkruan p\u00ebr legjend\u00ebn e kultur\u00ebs, aktorin, q\u00eb u b\u00eb<br \/>\nhistori, p\u00ebr Lasgushin e At Spiro Bulik\u00ebn, q\u00eb \u00ebsht\u00eb drit\u00eb e besimit n\u00eb Selenic\u00eb n\u00eb kish\u00ebn ngritur<br \/>\nme mure n\u00eb qiell, shkruan p\u00ebr lavdin\u00eb e Luft\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs, 1920 me Osm\u00ebn Haxhiun, Selam<br \/>\nMusain e Ahmet Lepenic\u00ebn, p\u00ebr karvan\u00ebt e Vlleh\u00ebve pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb me shpirtin e lir\u00eb,<\/p>\n<p>se kishin n\u00eb ball\u00eb bij t\u00eb Selenic\u00ebs si Tol Kita Petraj e Taqi Foton, shkruan p\u00ebr Borov\u00ebn q\u00eb<br \/>\ns\u2019harrohet, shkruan vargje p\u00ebr artist\u00eb, poet\u00eb, inxhinier\u00eb, m\u00ebsues, klerik\u00eb, misionar\u00eb e atdhetar\u00eb,<br \/>\nsepse q\u00eb p\u00ebrtej shquan poezia e tij me ngjyra t\u00eb ndezura atdhetare.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb e njohim historin\u00eb e kapedan Gjolek\u00ebs dhe k\u00ebng\u00ebn e tij t\u00eb famshme:<br \/>\n\u201cU trete, Gjolek\u2019, u trete\/ po sos u trete p\u00ebr vete\/ po p\u00ebr gjith\u00eb vilajete&#8230;\u201d. Edhe Ilia m\u00eb duket si<br \/>\nnj\u00eb Gjolek\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb re, por i zbritur nga monumenti me jatagan e ulur n\u00eb tok\u00eb me ne, si ne, me<br \/>\npen\u00eb, me z\u00eb e shpirt.<br \/>\nLajtmotivi poetik dhe jet\u00ebsor i autorit Ilia Bombaj \u00ebsht\u00eb : \u201cDashuri dhe nderi jan\u00eb nj\u00eb\u201d,<br \/>\nsepse dashuria \u00ebsht\u00eb ndjenja m\u00eb e bukur njer\u00ebzore dhe familja \u00ebsht\u00eb \u00e7erdhja e bekuar e drit\u00ebsis\u00eb<br \/>\ndiellore n\u00eb tok\u00eb t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb g\u00ebzimtare, familja \u00ebsht\u00eb b\u00ebrthama e lumturis\u00eb.<br \/>\nMiq t\u00eb dashur! Let\u00ebrsia vllahe pasurohet me nj\u00eb visar poetik e kulturor, krahas t\u00eb talentuar\u00ebs<br \/>\nSofia Doko Arapaj, po aq dhe let\u00ebrsia e autor\u00ebve vlonjate b\u00ebhet m\u00eb e dinjitetshme dhe me<br \/>\nfrym\u00ebmarrje t\u00eb gjer\u00eb, t\u00eb natyrshme, zbukuruar me filigran shpirti.<br \/>\nLili \u00ebsht\u00eb dhe vet\u00eb nj\u00eb portret q\u00eb frym\u00ebzon t\u00eb tjer\u00ebt me humanizmin dhe bamir\u00ebsin\u00eb e tij, me<br \/>\ndashurin\u00eb dhe shembullin e devotsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gj\u00ebra t\u00eb mira, shpesh her\u00eb edhe duke dalur nga<br \/>\nrreshti (patjet\u00ebr vet\u00ebm p\u00ebr mir\u00eb)<br \/>\nKjo veprimtari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lule letrare dhe kulturore p\u00ebr muajin e Let\u00ebrsis\u00eb dhe Artit n\u00eb Vlor\u00eb.<br \/>\nFaleminderit, Lili, q\u00eb na e b\u00ebre k\u00ebt\u00eb dit\u00eb kaq t\u00eb bukur!<\/p>\n<p>Kujtes\u00eb:<br \/>\nM\u00cbSUESI ILIA BOMBAJ VLER\u00cbSIM NGA DMPP<br \/>\nM\u00eb 07\/03\/2025 \u2026 n\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb aktivistit shoq\u00ebror Ilia Bombaj, DMPP-Misioni Diplomatik p\u00ebr<br \/>\nPaqe dhe Prosperitet i p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Guvernatori Ambassador-Shefki Hysa, Amb. Dr. Kristo<br \/>\nGoci, Misioneri i Paqes Naim Nimani, Drejtoresh\u00ebs Bela Dika, Juriste e DMPP Gabriela Shehati,<br \/>\nMisionari i Paqes Regjizor Kristaq Janushi, Misionare Dr. Keti Sula, nderoi n\u00eb atdheun e tij n\u00eb<br \/>\nmes t\u00eb komunitetit t\u00eb tij, n\u00eb prani t\u00eb Kryetarit Bashkiak Nertil Bellaj, Deputetit Anduel Tahiraj,<br \/>\nHir\u00ebsi Spiro Bulika, Poet Albert Habazaj, Poet Hiqmet Mehmetaj, Komentator RTSH Ilia Mustaqi,<br \/>\nGazetar-Analist Harilla Ko\u00e7i , Drejtoresha e shkoll\u00ebs &amp;quot;Todi Ko\u00e7eli&amp;quot; Donika Qirjo, etj. Q\u00eb sot e n\u00eb<br \/>\nvazhdim, m\u00ebsuesi Ilia Bombaj \u00ebsht\u00eb<br \/>\nMisionar i Paqes Bot\u00ebrore, Ambasador Nderi, zot\u00ebrues i \u00c7mimit t\u00eb Madh \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d dhe<br \/>\nan\u00ebtar i misionit t\u00eb Paqes t\u00eb DMPP.<br \/>\nP\u00ebrgatiti: Albert HABAZAJ<br \/>\nVlor\u00eb, e shtun\u00eb, 4 Tetor 2025<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7elet n\u00eb Vlor\u00eb muaji i Let\u00ebrsis\u00eb dhe Artit PROGRAMI I VEPRIMTARIS\u00cb P\u00cbRURIM I V\u00cbLLIMIT POETIK \u201cPORTRETE Q\u00cb NA FRYM\u00cbZOJN\u00cb\u201d I AUTORIT ILIA BOMBAJ Data: 04.10.2025, dit\u00eb e shtun\u00eb, ora 11:00 Vendi: Biblioteka Publike \u201cShevqet Musaraj\u201d Vlor\u00eb Moderator: Albert HABAZAJ Diskutime: 1. Albert Habazaj, poet, bibliograf 2. Enrieta Sina, poete, gazetare 3. Hiqmet Mehmetaj, poet lirik [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3476,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-3475","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3475","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3475"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3475\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3477,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3475\/revisions\/3477"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3476"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3475"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3475"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3475"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}