{"id":3510,"date":"2025-10-13T10:43:20","date_gmt":"2025-10-13T09:43:20","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=3510"},"modified":"2025-10-13T10:43:20","modified_gmt":"2025-10-13T09:43:20","slug":"kadri-tarelli-shkruan-kavaja-kujtoi-madherisht-luftetaret-vullnetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/10\/13\/kadri-tarelli-shkruan-kavaja-kujtoi-madherisht-luftetaret-vullnetare\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli shkruan: KAVAJA, KUJTOI MADH\u00cbRISHT LUFT\u00cbTAR\u00cbT VULLNETAR\u00cb"},"content":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli<\/p>\n<p><em>\u201cM\u00eb quani si t\u00eb doni, un\u00eb s\u2019jam e pa fe.<\/em><br \/>\n<em>M\u00eb par\u00eb e \u00e7moj Kombin dhe n\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb be\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>Zylfie G\u00ebrvalla.<\/em><\/p>\n<p>KAVAJA, KUJTOI MADH\u00cbRISHT LUFT\u00cbTAR\u00cbT VULLNETAR\u00cb<\/p>\n<p>N\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr mbrojtjen e Shkodr\u00ebs.<br \/>\n(Tetor 1912 \u2013 Prill 1913)<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb muajit, m\u00eb: 02, t\u00eb vjesht\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, 2025, u mbajt kuvendi historik, me tem\u00eb: Sakrificat, trim\u00ebrit\u00eb dhe heroizmi i pashembullt i vullnetar\u00ebve t\u00eb trev\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs dhe i t\u00eb gjith\u00eb popullit t\u00eb k\u00ebsaj treve, n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr mbrojtjen e Shkodr\u00ebs, (tetor 1912 &#8211; prill 1913).<br \/>\nNderoi me pjes\u00ebmarrje Presidenti Alfred Moisiu.<br \/>\nOrganizator dhe drejtues i k\u00ebtij kuvendi t\u00eb rrall\u00eb, ishte z. Nexhmi Haveriku. Referuan me radh\u00eb: historiani Xhaferr Xhihani, autor i librit p\u00ebr Luft\u00ebn e Shkodr\u00ebs, Ramazan Hushi, shkrimtar-studiues, Muharrem Shqarri, Studiues; Dr. i shkencave gjuh\u00ebsore, Durim \u00c7a\u00e7a poet dhe studiues, Xhevahir Xherri historian, dhe poeti Allaman Hoxha. N\u00eb takim p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn edhe disa personalitete t\u00eb jet\u00ebs shkencore, artistike dhe historike t\u00eb Kavaj\u00ebs. Mes tyre po p\u00ebrmend: Maksim Kona, Astrit Berati, Abedin Krasniqi, Shefik Myftiu, Fiqeret Fosa, Azem Ajdini, Genc Gjylsheni me detyr\u00eb n\/kryetar i Bashkis\u00eb Kavaj\u00eb.<br \/>\nN\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij shkrimi, p\u00ebrmenda fjal\u00ebn \u201cKuvend i rrall\u00eb\u201d, jo vet\u00ebm p\u00ebr nga r\u00ebnd\u00ebsia, p\u00ebrmbajtja dhe vlera, porse nga koh\u00ebzgjatja e pa pranueshme, dhe e pa imagjinueshme e \u201cHarres\u00ebs\u201d apo mosdashjes, p\u00ebr nj\u00eb ngjarje kaq madhore t\u00eb ndodhur 112 vjet m\u00eb par\u00eb, si\u00e7<br \/>\n\u00ebsht\u00eb e njohura \u201cLufta e Shkodr\u00ebs\u201d, ku shkuan shum\u00eb vullnetar\u00eb nga trevat shqiptare, nga Kavaja, Shijaku, Tirana, Kruja, Dibra, Mati, etj, etj.<br \/>\nIsha i pranish\u00ebm dhe ndoqa me shum\u00eb v\u00ebmendje kumtesat, ashtu edhe p\u00ebrsh\u00ebndetjet, ku ndjehej krenaria dhe p\u00ebrgatitja serioze e atyre q\u00eb mbajt\u00ebn kuvendin, duke nderuar kumtin e atdhetarizmit t\u00eb popullit t\u00eb trev\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs.<br \/>\nMe shok\u00ebt, kur diskutoj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje, (un\u00eb e quaj ngjarje madhore n\u00eb historin\u00eb dhe jet\u00ebn e qytetit t\u00eb Kavaj\u00ebs), me shaka u them, se edhe n\u00eb k\u00ebmb\u00eb do t\u00eb shkoja nga Durr\u00ebsi n\u00eb Kavaj\u00eb, q\u00eb t\u00eb isha i pranish\u00ebm. Shakaja ka nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb madhe: Qofsha i gabuar, por \u00ebsht\u00eb<br \/>\ne para her\u00eb q\u00eb publikisht shtrohet p\u00ebr njohje, pjes\u00ebmarrja e jo pak, por rreth 500 vullnetar\u00ebve, djem t\u00eb rinj, dhe q\u00eb, 168 prej tyre dhan\u00eb jet\u00ebn duke luftuar heroikisht n\u00eb mbrojtje t\u00eb Shkodr\u00ebs, ose m\u00eb sakt\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb territoreve shqiptare nga ushtria pushtuese Malazeze.<br \/>\nNuk dua t\u00eb hyj n\u00eb histori, sepse nuk mund t\u00eb matem me studimet aq serioze t\u00eb historian\u00ebve studiues Kavajas. Nuk dua t\u00eb hyj edhe n\u00eb analiz\u00eb politike t\u00eb koh\u00ebve q\u00eb kaluam, pasi jan\u00eb tre sisteme shtet\u00ebrore. Monarkia, Diktatura komuniste, dhe \u201cDemokracia\u201d, (i th\u00ebn\u00e7in).<br \/>\nPor vetiu lind pyetja, q\u00eb shpon e dhemb sa her\u00eb q\u00eb kujtohen ngjarje t\u00eb tilla: Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb harrohet ose b\u00ebhet sikur harrohet, nj\u00eb ngjarje kaq e madhe q\u00eb b\u00ebn krenar \u00e7do shqiptar, jo vet\u00ebm kavajasit&#8230;.?<br \/>\nN\u00ebse nuk jan\u00eb kujtuar individ\u00ebt apo grup individ\u00ebsh, si\u00e7 ndodhi n\u00eb Kavaj\u00eb, Shijak, Kruj\u00eb &#8230;&#8230;..! Po Shkodra pse ka heshtur, mos ka lajthitur&#8230;..!? Si mund t\u00eb harrohet nj\u00eb luft\u00eb kaq e madhe, ku ka me qindra, mos me mij\u00ebra t\u00eb vrar\u00eb, d\u00ebshmor\u00eb dhe qytetar\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb q\u00eb u<br \/>\np\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb vorbull\u00ebn e luft\u00ebs, t\u00eb bombardimeve dhe uris\u00eb s\u00eb jasht\u00ebzakonshme q\u00eb mbuloi qytetin e rrethuar? Po institucionet shtet\u00ebrore, Akademia, instituti i Historis\u00eb, me forca intelektuale t\u00eb shumta, t\u00eb mir\u00ebnjohura e t\u00eb paguara, si dhe pse kan\u00eb heshtur deri m\u00eb sot&#8230;&#8230;?<br \/>\nK\u00ebshtu kur hapet gryka e thesit me pyetje, ato nuk kan\u00eb fund. Pa fund jan\u00eb dhe p\u00ebrgjigjet, por askush nga ne nuk i ka d\u00ebgjuar, q\u00eb t\u00eb qet\u00ebsohet, t\u00eb g\u00ebzohet apo t\u00eb trishtohet.<br \/>\nJam n\u00eb dije se ka disa botime rreth k\u00ebsaj ngjarje, por vet\u00eb kaq. Problemi mbetet te nj\u00eb grup i ngusht\u00eb k\u00ebndonj\u00ebsish t\u00eb pasionuar pas shkrimeve historike. Po masa e qytetar\u00ebve ku \u00ebsht\u00eb, si mund ta kujtoj\u00eb e p\u00ebrjetoj\u00eb at\u00eb ngjarje kur nuk ka nj\u00eb monument, pllak\u00eb p\u00ebrkujtimore,<br \/>\nmemorial? Mbase nj\u00eb veprimtari si\u00e7 ishte kjo e sotmja, apo ku di un\u00eb tjet\u00ebr&#8230;&#8230;!? Fantazia shkon larg&#8230;&#8230;.! Cili nga ne nuk do t\u00eb mburrej n\u00ebse shikon emrin e d\u00ebshmorit t\u00eb familjes s\u00eb tij, t\u00eb shkruar n\u00eb nj\u00eb pllakat t\u00eb vendosur n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb qytet&#8230;..!? Kan\u00eb kaluar kat\u00ebr breza, por gjaku i t\u00eb r\u00ebn\u00ebve dhe rr\u00ebnj\u00ebt e gjithsecilit nuk harrohen. Vjen nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb dikush ngre z\u00ebrin p\u00ebr drejt\u00ebsi dhe histori.<br \/>\n\u00c7udit\u00eb e historis\u00eb son\u00eb jan\u00eb pafund. Kujtojm\u00eb dhe nderojm\u00eb ngjarje jo shum\u00eb t\u00eb qen\u00ebsishme, cik\u00ebrrima t\u00eb historis\u00eb lokale, madje jo komb\u00ebtare. Mir\u00eb b\u00ebjm\u00eb. Edhe ato jan\u00eb pjes\u00eb e zinxhirit t\u00eb ngjarjeve t\u00eb koh\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb \u201charrojm\u00eb\u201d Luft\u00ebn p\u00ebr mbrojtjen e Shkodr\u00ebs&#8230;&#8230;..!<br \/>\nMjafton t\u00eb analizojm\u00eb shum\u00eb pak rrethanat e asaj kohe: Lufta Ballkanike ishte n\u00eb kulmin e saj, territoret e Shqip\u00ebris\u00eb ishin n\u00eb rrezik, jo vet\u00ebm si pushtim nga fqinj\u00ebt, por diskutohej si do t\u00eb ndaheshin dhe kush do t\u00eb merrte llokm\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe. Shteti shqiptar nuk ishte formuar, ende duheshin edhe mjaft dit q\u00eb t\u00eb shpallej \u201cM\u00ebvet\u00ebsia\u201d.<br \/>\nVini re nj\u00eb holl\u00ebsi fare t\u00eb thjesht\u00eb: Grumbullimi dhe nisja e vullnetar\u00ebve u b\u00eb n\u00eb mes t\u00eb muajit, tetor, 1912. Pra afro nj\u00eb muaj e gjysm\u00eb para se t\u00eb shpallej M\u00ebvet\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb, m\u00eb: 28, t\u00eb vjesht\u00ebs s\u00eb tret\u00eb, 1912, dhe vazhdoi deri n\u00eb prill 1913. Me nj\u00eb fjal\u00eb, ne nuk kishim as shtet dhe aq qeveri, q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb mobilizim forcash. S\u2019besoj se ka shembull m\u00eb t\u00eb ndritur&#8230;..! M\u00eb pas, &#8211; A kishte fuqi kjo qeveri e re, me shtrirje t\u00eb cunguar territoresh, n\u00eb kushtet e pushtimit t\u00eb vendit? Cila ishte baza juridike, ekonomike dhe ushtarake q\u00eb t\u00eb vepronte? N\u00eb k\u00ebt\u00eb<br \/>\nzallamahi rr\u00ebmuje, doli edhe problemi madhor i Shkodr\u00ebs! Atdhetarizmi shk\u00eblqeu.<br \/>\nMjafton vet\u00ebm kaq q\u00eb ne t\u00eb ngaz\u00ebllehemi e t\u00eb krenohemi si askush tjet\u00ebr. Rreziku komb\u00ebtar dhe thirrja e dheut q\u00eb l\u00ebngonte, u d\u00ebgjua nga zemrat e shqiptareve. Kambana e alarmit ndezi prushin e fjetur n\u00ebn hi. Vullnetar\u00ebt kavajas u nis\u00ebn p\u00ebr luft\u00eb dhe lufta ka ligjet e veta. Aty shkon p\u00ebr t\u00eb vdekur..! Pavar\u00ebsisht motivit madhor, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb mbrojtja e truallit, m\u00ebm\u00ebdheut dhe kombit.<br \/>\nAjo q\u00eb u theksua nga t\u00eb gjith\u00eb fol\u00ebsit e nderuar, ishte se d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Shkodr\u00ebn, nuk pyeti se \u00e7far\u00eb fe e besim i ke, je i Krishter apo Myslyman. N\u00eb luft\u00eb shkuan si v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb nj\u00eb gjaku, jo p\u00ebr fe, por p\u00ebr atdhe dhe ran\u00eb d\u00ebshmor\u00eb, duke vaditur tok\u00ebn e Arbrit.<br \/>\nK\u00ebshtu q\u00eb askush nga institucionet fetare, ve\u00e7 nderimit, nuk ka pse t\u2019i afrohet k\u00ebsaj ngjarjeje madhore. Po p\u00ebrmend disa nga d\u00ebshmor\u00ebt e r\u00ebn\u00eb n\u00eb luft\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb djem t\u00eb rinj, nga fshati e qyteti: Vath Mersin Re\u00e7i, Muhamet Idfrizi, Daut Babamusta, LLazar Mihal Kona, Andon Thanas Papa, Fejzulla Dabulla, Muhamet Idrizi, Mustafa Ali Krantja, Bajram Mullaliu, Adem Berati, Shaban Thartori, etj, etj<br \/>\n\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, (sipas studiuesve), se n\u00eb organizimin e k\u00ebsaj veprimtarie madhore u shquan disa figura, si Sheh Hamid Kraja, etj, por vet\u00eb kaq. Ishte shpirti i tij atdhedash\u00ebs, mendja e ndritur q\u00eb kishte p\u00ebrqafuar idet\u00eb e Rilind\u00ebsve. Ai jetonte dhe kuptonte koh\u00ebn, ndaj<br \/>\nndihmoi me sa mundi grumbullimin e vullnetar\u00ebve. Dhe, ishte po kaq e v\u00ebrtet\u00eb, se nuk pati asnj\u00eb klerik, q\u00eb t\u00eb ngrinte z\u00ebrin kund\u00ebr vullnetit t\u00eb vullnetar\u00ebve kavajas. Ndryshe do t\u00eb tregohej me gisht.<br \/>\nMuhasrrem Shqarri, n\u00eb kumtes\u00ebn e tij me titull: \u201cSheh Hamid Kraja \u2013 shpreh\u00ebs i virtyteve t\u00eb larta t\u00eb popullit t\u00eb qarkut t\u00eb Kavaj\u00ebs p\u00ebr mbrojtjen dhe bashkimin e trojeve komb\u00ebtare\u201d, shprehet: Ai q\u00eb n\u00eb fjal\u00ebt e para thekson: \u201cKur p\u00ebrmendim togfjal\u00ebshin, \u201cAtdhetar\u00ebt e Kavaj\u00ebs\u201d, n\u00ebnkuptojm\u00eb banor\u00ebt e saj, mysliman\u00eb e t\u00eb krishter\u00eb, pa dallim besimi apo sekti fetar. M\u00eb tej autori Muharrem Shqarri, vazhdon: Nj\u00eb vler\u00ebsim i hersh\u00ebm p\u00ebr rolin atdhetar dhe ndihmes\u00ebn q\u00eb dha Sheh Hamidi n\u00eb dobi t\u00eb kombit, pasqyrohet n\u00eb nj\u00eb dokument q\u00eb ruhet n\u00eb<br \/>\nArkivin Q\u00ebndror t\u00eb Shtetit:\u201cSadoq\u00eb fetar (Sheh), i ndjeri ishte njeri me parime moderne dhe iden\u00eb komb\u00ebtare e ka p\u00ebrqafuar qysh n\u00eb koh\u00ebrat e err\u00ebta t\u00eb sundimit Osman. Ka qen\u00eb an\u00ebtar i Klubit t\u00eb \u201cItilafit\u201d, vendimeve t\u00eb t\u00eb cilit nuk ka mungur p\u00ebr t\u2019i dal\u00eb zot me guxim. Shqiptar i flak\u00ebt e atdhetar i deklaruar,\u2026\u201d.<br \/>\nBesoj se kaq mjafton p\u00ebr t\u00eb formuar nj\u00eb ide t\u00eb plot\u00eb e t\u00eb sakt\u00eb, p\u00ebr disa nga figurat atdhetarte, q\u00eb u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb ato ngjarje t\u00eb m\u00ebdha, ku luhej fati i m\u00ebm\u00ebdheut dhe kombit. E gjitha e p\u00ebrmbledhur n\u00eb k\u00ebto pak rreshta:<br \/>\n\u201cLufta p\u00ebr mbrojtjen e Shkodr\u00ebs shprehu edhe nj\u00ebher\u00eb karakterin atdhetar t\u00eb popullit t\u00eb Kavaj\u00ebs. Menj\u00ebher\u00eb u krijua nj\u00eb komision nga burra q\u00eb u d\u00ebgjohej fjala dhe q\u00eb ishin gjendur n\u00eb krye t\u00eb popullit n\u00eb situata kritike. Nj\u00eb nd\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e atij komisioni ishte edhe kleriku Sheh<br \/>\nHamid Kraja. Komisioni propagandoi dhe organizoi mobilizimin e luft\u00ebtar\u00ebve kavajas p\u00ebr mbrojtjen e Shkodr\u00ebs. Krahas thirrjes q\u00eb i b\u00ebhej popullit p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb vullnetar\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e qytetit verior, thuhet se komisioni dhe atdhetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ndihmuan edhe materialisht familjet e<br \/>\nluft\u00ebtar\u00ebve q\u00eb niseshin drejt Shkodr\u00ebs\u201d.\u00a0 Edhe sot e k\u00ebsaj dite, askush nuk mund t\u00eb mohoj\u00eb, apo t\u00eb harroj\u00eb tradit\u00ebn atdhetare e<br \/>\nkomb\u00ebtare. Mjafton t\u00eb kujtojm\u00eb d\u00ebshmorin Indrit Cara, bir i Kavaj\u00ebs, i cili la Londr\u00ebn dhe u kthye n\u00eb vendlindje, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u2019u rreshtuar n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr liri t\u00eb tok\u00ebs Dardane. Luft\u00eb q\u00eb b\u00ebnin v\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb n\u00eb Dardanin\u00eb e pushtuar nga forcat ushtarake Serbe. \u00c7do shqiptar mburret me veprimin e tij. Nj\u00eb shembull i madh\u00ebrish\u00ebm q\u00eb p\u00ebrhap ve\u00e7 atdhedashuri e Shqiptari. Nj\u00eb model shenjt\u00ebrimi, si t\u00eb gjith\u00eb d\u00ebshmor\u00ebt q\u00eb ran\u00eb n\u00eb at\u00eb luft\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb.<br \/>\nN\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebtij shkrimi, m\u00eb duhet t\u00eb jap vler\u00ebsimin tim, si qytetar dhe njoh\u00ebs i historis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00eb gjykimi, i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb mendimi i p\u00ebrbashk\u00ebt i t\u00eb gjith\u00eb personaliteteve q\u00eb fol\u00ebn n\u00eb kuvend:<br \/>\nS\u00eb pari: t\u00eb gjitha kumtesat t\u00eb p\u00ebrmblidhen n\u00eb nj\u00eb botim libri, p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer koh\u00ebs dhe brezave.<br \/>\nS\u00eb dyti: t\u00eb ngrihet nj\u00eb monument, memorial apo pllakat ku t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsohet kjo ngjarje madhore, si simbol i p\u00ebrpjekjeve t\u00eb popullit t\u00eb Kavaj\u00ebs, p\u00ebr atdhe e bashkim komb\u00ebtar.<br \/>\nT\u00eb gjitha jan\u00eb t\u00eb realizueshme, mjafton d\u00ebshira dhe vendosm\u00ebria e burrave t\u00eb fisme, t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm e t\u00eb bes\u00ebs n\u00eb fjal\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb.<br \/>\nUrime dhe mir\u00eb u pjekshim n\u00eb veprimtari t\u00eb tilla shkencore e atdhetare. Kombi ka nevoj\u00eb t\u00eb njoh\u00eb dhe t\u00eb nderoj\u00eb historin\u00eb. Dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ata q\u00eb e shkruan historin\u00eb me gjak e sakrifica.<br \/>\nKadri Tarelli<br \/>\nDurr\u00ebs, m\u00eb: 08, t\u00eb vjesht\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, 2025.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli \u201cM\u00eb quani si t\u00eb doni, un\u00eb s\u2019jam e pa fe. M\u00eb par\u00eb e \u00e7moj Kombin dhe n\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb be\u201d. Zylfie G\u00ebrvalla. KAVAJA, KUJTOI MADH\u00cbRISHT LUFT\u00cbTAR\u00cbT VULLNETAR\u00cb N\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr mbrojtjen e Shkodr\u00ebs. (Tetor 1912 \u2013 Prill 1913) N\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb muajit, m\u00eb: 02, t\u00eb vjesht\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, 2025, u mbajt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3511,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-3510","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3510","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3510"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3510\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3512,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3510\/revisions\/3512"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3511"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3510"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3510"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3510"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}