{"id":3540,"date":"2025-10-20T18:20:11","date_gmt":"2025-10-20T17:20:11","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=3540"},"modified":"2025-10-20T18:20:15","modified_gmt":"2025-10-20T17:20:15","slug":"bashkim-saliasi-dhimiter-xhuvani-shpirtin-nuk-e-shes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/10\/20\/bashkim-saliasi-dhimiter-xhuvani-shpirtin-nuk-e-shes\/","title":{"rendered":"Bashkim Saliasi: DHIMIT\u00cbR XHUVANI \u201cSHPIRTIN NUK E SHES\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Bashkim Saliasi<\/p>\n<p>DHIMIT\u00cbR XHUVANI \u201cSHPIRTIN NUK E SHES\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrjetime nga leximi librit t\u00eb autorit Dhimit\u00ebr Xhuvani \u201cShpirtin nuk e shes\u201d<br \/>\nShkrimtari Dhimit\u00ebr Xhuvani me romanin e tij me titull, \u201cShpirtin nuk e shes\u201d, i ka dhuruar lexuesit nj\u00eb thesar t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nga jeta e emigrantit, t\u00eb cil\u00ebn e ka p\u00ebrshkruar me nj\u00eb frym\u00eb realiste, aktuale me koh\u00ebn q\u00eb po e p\u00ebrjetojm\u00eb.<br \/>\nPersonazhi kryesor i romanit Ajd\u00ebn Oglly, nj\u00eb njeri i arsimuar detyrohet q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb kushteve t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb vendin e tij, ku nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb mbledh aq t\u00eb ardhura q\u00eb t\u00eb blej nj\u00eb cop\u00eb tok\u00eb, ku t\u00eb mbjell\u00eb mis\u00ebr, grur\u00eb dhe t\u00eb rris disa dele largohet me shpres\u00eb n\u00eb kurbet<br \/>\ndhe mendon se do gjej\u00eb parajs\u00ebn. Ajd\u00ebn rob\u00ebtohet dhe shkon nga shteti n\u00eb shtet p\u00ebr 12-13 vjet rresht dhe provon t\u00eb gjitha llojet e pun\u00ebve, por n\u00eb asnj\u00eb rast nuk n\u00ebnshtrohet. N\u00eb minier\u00eb nuk pranon t\u00eb b\u00ebhet spiun dhe p\u00ebrjashtohet nga puna.<br \/>\nSi njeri i arsimuar dhe edukuar mundohet q\u00eb t\u00eb jetoj me djers\u00ebn e ballit dhe vihet p\u00ebrball\u00eb provash t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme dhe asnj\u00eb her\u00eb nuk bie pre e n\u00ebnshtrimit, por ruan t\u00eb past\u00ebr figur\u00ebn e njeriut t\u00eb sinqert\u00eb q\u00eb pranon dhe vdekjen, por nuk n\u00ebnshtrohet para shantazheve q\u00eb i b\u00ebhen nga pun\u00ebdh\u00ebnsit. Shantazhi q\u00eb i b\u00ebn\u00eb zoti Shulc, e irriton\u00eb Ajd\u00ebnin. Ai e provokon duke i th\u00ebn\u00eb se ju ballkanasit, \u201cbota ju mban p\u00ebr sherrxhinj\u201d, por un\u00eb kam mendimin se ju jeni t\u00eb zgjuar.<br \/>\nShprehja q\u00eb p\u00ebrdor zoti Shulc; &#8211; \u201cBesoj se m\u00eb kupton zoti Ajd\u00ebn\u201d, q\u00ebllimin e kishte q\u00eb ky t\u00eb hiqte dor\u00eb nga fjalimet dhe t\u00eb b\u00ebhej spiun.<br \/>\nSarkazma dhe metafora q\u00eb p\u00ebrdor autori romanit Dhimit\u00ebr Xhuvani nxjerr n\u00eb pah karakterin e Ajd\u00ebnit, i cili nuk pranoi propozimin e zotit Shulc. Mos u b\u00ebj naiv zoti Ajd\u00ebn. Fatkeq\u00ebsia e tjetrit, jotja n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nuk them se \u00ebsht\u00eb lumturia ime, por ama, nj\u00eb njeriu praktik nuk i lejohet q\u00eb mos e shfryt\u00ebzoj\u00eb, aq m\u00eb tep\u00ebr kur ti do fitosh.<br \/>\nAjd\u00ebn gjen forca dhe e kund\u00ebrshton zotin Shulc edhe p\u00ebrse e dinte se \u00e7far\u00eb e priste. Sa aktuale jan\u00eb sot k\u00ebto fenomene nd\u00ebr shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt emigruan n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb Europ\u00ebs dhe kudo n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Ky fenomen ndodhi dhe me njer\u00ebzit e arsimur n\u00eb universitetet tona t\u00eb cil\u00ebt braktis\u00ebn pun\u00ebn dhe profesionin dhe u detyruan q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb lloj-lloj pun\u00ebsh vet\u00eb q\u00eb t\u00eb shkollojn\u00eb dhe arsimojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre n\u00eb vendet ku emigruan. Fjal\u00ebt q\u00eb lexoj m\u00eb ting\u00ebllojn\u00eb n\u00eb vesh si \u00e7ekan dhe tani p\u00ebr p\u00ebrjetimet q\u00eb kalova n\u00eb vitet e para pas viteve \u201990 kur s\u00eb bashku me dy koleg\u00ebt e mi emigrova n\u00eb greqin\u00eb fqinje t\u00eb cil\u00ebn e kam p\u00ebrshkruar n\u00eb librin tim, \u201cNe ishim pes\u00eb shok\u00eb\u201d, n\u00eb kapitullin \u201cDivrsant\u00eb n\u00eb koh\u00ebt<br \/>\nmoderne\u201d. Pronari yn\u00eb grek u mundua t\u00eb na p\u00ebr\u00e7aj dhe at\u00eb q\u00eb nuk e gjeti midis nesh e gjeti te minoritar\u00ebt q\u00eb punonin bashk\u00eb me ne, por n\u00eb dallim nga ne shqiptar\u00ebt pronari grek i paguante dhe u jepte ushqehesh m\u00eb mir\u00eb se n\u00eb shqiptar\u00ebt.<br \/>\nKam p\u00ebrjetuar nj\u00eb sken\u00eb n\u00eb burgun e Patr\u00ebs ku polic\u00ebt grek nuk pyesnin p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt n\u00ebse kishim apo jo pasaport, por na trajtuan si skllev\u00ebr dhe na kthyen n\u00eb Kakavi duke mos na lejuar gjat\u00eb rrug\u00ebs t\u00eb blinim ushqim apo uji.<br \/>\nNj\u00eb djal dymbdhjet\u00ebvje\u00e7ar q\u00eb sh\u00ebrbente si p\u00ebrkthyes policin\u00eb e Patr\u00ebs p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt q\u00eb nuk dinim greqisht, u b\u00eb shkak q\u00eb nj\u00ebrin nga emigrant\u00ebt ta rrihnin keqas polic\u00ebt grek\u00eb se i tha djalit p\u00ebrse spiunon shqiptar\u00ebt. Djali u ankua te polici dhe ai u hakmor te emigrant duke<br \/>\ne goditur me shkop gome disa her\u00eb\u2026 Vdekja e Isujit u jep forc\u00eb dhe mobilizon t\u00eb gjith\u00eb minator\u00ebt si vendas dhe emigrant q\u00eb t\u00eb shprehin ndjenj\u00ebn e solidaritetit duke u bashkuar t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt pavarsisht\u00eb se ishin t\u00eb kombsive t\u00eb ndryshme dhe nuk flisnin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb, t\u00eb grumbullohen dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb drejtat e tyre.<br \/>\nAutori na p\u00ebrshkruan nj\u00eb realitet t\u00eb hidhur t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb emigrant\u00ebve. Ai poshtrohet dhe q\u00ebndron m\u00eb posht se nj\u00eb qen, i cili nderohet duke ngr\u00ebn ushqime m\u00eb t\u00eb zgjedhura dhe t\u00eb varroset n\u00eb varreza madhshtore duke i p\u00ebrgatitur nj\u00eb p\u00ebrmendore.<br \/>\nP\u00ebr emigrantin nuk ka as vend p\u00ebr tu varrosur. Ajd\u00ebn bashk\u00eb me Ram\u00ebn e \u00e7ojn\u00eb Isujn\u00eb n\u00eb Strug\u00eb dhe n\u00ebna e tij e prek me fjal\u00ebt prekse; &#8211;<br \/>\nT\u00eb pakt\u00ebn e kam k\u00ebtu, rrofshi q\u00eb ma soll\u00ebt djalin\u2026. Etj. N\u00eb kthim Rama ngul k\u00ebmb\u00eb q\u00eb t\u00eb<br \/>\nkthehen n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, ku ai aty gjen n\u00ebn\u00ebn e vdekur.<br \/>\nRam\u00eb Rugova e braktis kurbetin dhe q\u00ebndron pran\u00eb familjes.<br \/>\nZonja Majer e ka strehuar zotin Oglly n\u00eb apartamentin e saj dhe ndjek nga af\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij edhe pse n\u00eb fillim sillet ashp\u00ebr me t\u00eb, mbas denoncimit ajo b\u00ebhet tjet\u00ebr njeri. E respekton Ajd\u00ebnin dhe nuk i merr as parat\u00eb e hotelit.<br \/>\nAutori Dhimit\u00ebr Xhvani duket se e ka jetuar vet jet\u00ebn e emigrantit. Ai me mjesht\u00ebri personifikon Ajd\u00ebnin si nj\u00eb nd\u00ebr emigrant\u00ebt q\u00eb sh\u00ebrben si kavje p\u00ebr profesor doktor Kristjan Holbergun dhe m\u00eb n\u00eb fund braktis pun\u00ebn si sh\u00ebrb\u00ebtor i qenit t\u00eb tij, por nuk di se emri i tij<br \/>\ntashm\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nd\u00ebr personazhet e studimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast zoti Ajd\u00ebn tregon krenarin e ballkanasit dhe karakterin e fort t\u00eb tij q\u00eb pranon t\u00eb rrij\u00eb pa buk\u00eb, por nuk i n\u00ebnshtrohet k\u00ebtij pseudoprofesori. Autori n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrshkrimeve q\u00eb b\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb roman na sjell jet\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb emigrant\u00ebve dhe vuajtjet q\u00eb heqin n\u00eb dhera t\u00eb huaj.<br \/>\nKa raste q\u00eb emigrant\u00ebt b\u00ebhen pre e jet\u00ebs s\u00eb shthurur dhe harrojn\u00eb p\u00ebrse kan\u00eb shkuar larg familjes duke ndryshuar emrin dhe komb\u00ebsin\u00eb sikund\u00ebr ndodhte me fqinjin ton\u00eb greqin\u00eb, q\u00eb i detyronte shqiptar\u00ebt t\u00eb nd\u00ebrronin emrin dhe nuk i lejonin n\u00eb ambjente kolektive t\u00eb flisnin<br \/>\ngjuh\u00ebn shqipe. Kan\u00eb kaluar 31 vite dhe tani q\u00eb po hedh n\u00eb let\u00ebr k\u00ebto p\u00ebrjetime pas leximit t\u00eb romanit t\u00eb autorit Dhimit\u00ebr Xhyvani n\u00eb kasollen ku pronari mbyllte dhit\u00eb dhe delet flinte nj\u00eb patrioti im.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb cep t\u00eb kasolles ai kish shtruar disa karton n\u00eb tok\u00eb dhe p\u00ebrdorur p\u00ebr mbuloj nj\u00eb batanije.<br \/>\nN\u00eb takimin e par\u00eb q\u00eb pata me pronarin grek dhe bised\u00ebn q\u00eb zhvillova me t\u00eb, pasi pranoi t\u00eb strehohesha n\u00eb pron\u00ebn e tij, n\u00eb kasollen me dy dhoma, (Aputhiqe), q\u00eb e p\u00ebrdorte p\u00ebr nevojat e veta, ju luta q\u00eb t\u00eb nxirrte jasht\u00eb delet, dhit\u00eb dhe macet me kotelet e vogla dhe un\u00eb<br \/>\nme pun\u00ebn time do e ktheja n\u00eb nj\u00eb bujtin. Pranoj\u2026 Ram dakort q\u00eb t\u00eb dy pal\u00ebt dhe t\u00eb diel\u00ebn nga m\u00ebngjesi n\u00eb mbr\u00ebmje punova gjith\u00eb dit\u00ebn dhe<br \/>\ne ktheva n\u00eb ambjent t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr banim duke nxjerr jasht\u00eb \u00e7do gj\u00eb t\u00eb tep\u00ebrt me p\u00ebrjashtim t\u00eb tre frigoriferve. N\u00eb mbr\u00ebmje kur u kthye djali shqiptar u \u00e7udit me pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb nga ana ime, kurse pronari m\u00eb falenderoi dhe u ul bashk\u00eb me ne p\u00ebr kafe q\u00eb un\u00eb e kisha<br \/>\nmarr bashk\u00eb me ushqimet e tjera. At\u00eb nat\u00eb u ktheva n\u00eb baz\u00ebn ku q\u00ebndroja m\u00eb par\u00eb dhe kur u largova ju luta pronarit t\u00eb m\u00eb ndihmonte p\u00ebr t\u00eb m\u00eb bler\u00eb nj\u00eb krevat, dyshek dhe batanije me shpenzimet e mija. Ai pranoi. Nga gardhi q\u00eb rrethonte ullinjt\u00eb hoqi dy systa dhe i solli brenda. Dua dhe dyshek dhe batanije, &#8211; i thash. N\u00eb rregull, &#8211; tha\u2026<br \/>\nN\u00eb mbr\u00ebmje kur u ktheva nga puna pronari \u201cbanes\u00ebs\u201d kishte sjell dyshekun dhe batanijen p\u00ebr mua, kurse patrioti im u rregullua me disa batanije p\u00ebr shtroje sepse pas nj\u00eb jave u largua p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nVendin e tij e zuri nipi im q\u00eb kur mbriti aty e gjeti krevatin t\u00eb kompletuar me dyshek dhe batanije. Likuiduam pronarin dhe mbet\u00ebm miq deri n\u00eb fund q\u00eb un\u00eb u largova p\u00ebr mos shkuar m\u00eb n\u00eb greqi n\u00eb fund t\u00eb gushtit, t\u00eb vitit 1994.<br \/>\n\u00c7do m\u00ebngjes vinin n\u00eb vendin ku rrija un\u00eb dy miq t\u00eb pronarit. Dit\u00ebn e par\u00eb q\u00eb hyn\u00eb brenda m\u00eb gjet\u00ebn duke p\u00ebrgatitur kafen e m\u00ebngjesit dhe pasi m\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn dhe m\u00eb p\u00ebrg\u00ebzuan me fjal\u00ebt; t\u00eb lumshin duart\u00eb, pranuan t\u00eb pinin kafe bashk\u00eb me pronarin tim dhe djalin<br \/>\nshqiptar. Pronari q\u00eb na liroj aputhiqen \u00e7do pasdite pinte kafen me ne dhe n\u00eb bised\u00eb e sip\u00ebr pasi kishte ikur djali shqiptar, ai u shpreh: &#8211; Duken njer\u00ebzit e arsimuar dhe t\u00eb kulturuar, jo si<br \/>\n\u201cJani\u201d, q\u00eb flinte si ushtar n\u00eb tok\u00eb si\u00e7 kam fjetur un\u00eb, gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb botrore. Autori Dhimit\u00ebr Xhuvani nd\u00ebrthur ndjenjat e pastra t\u00eb Ajd\u00ebnit p\u00ebr Hert\u00ebn edhe pse ai mori vesh se ajo punonte si prostitut\u00eb dhe vazhdonte studimet p\u00ebr avokati, ai nuk hoqi dor\u00eb nga<br \/>\nndjenja e simpatis\u00eb p\u00ebr t\u00eb.<br \/>\nNdershm\u00ebria e Ajd\u00ebnit tregon se ai shpreh virtytin e njer\u00ebzill\u00ebkut dhe krenarin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb njeri dhe jo kafsh\u00eb. Ajd\u00ebn arrin\u00eb t\u00eb zbuloj\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet Miki Sou, se ku ndodhet Herta dhe aty p\u00ebr aty gjen\u00eb sht\u00ebpin\u00eb vet. Ai habitet, por edhe impresionohet me<br \/>\nzbulimin q\u00eb b\u00ebn\u00eb p\u00ebr \u00ebngjlli e tij t\u00eb reklam\u00ebs, e cila punonte si prostitute dhe quhej Xhozepina Baniki.<br \/>\nNuk e paragjykon Xhyzepin\u00ebn edhe pas takimit\u2026<br \/>\nM\u00eb n\u00eb fund ky m\u00ebsues i histori-gjeografis\u00eb e kupton se jeta nuk mund t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb emigracion, por n\u00eb vendlindjen e tij dhe braktis kurbetin dhe kthehet n\u00eb atdhe ku rinis jet\u00ebn e zakonshme me koleg\u00ebt dhe nx\u00ebn\u00ebsit.<br \/>\nN\u00ebp\u00ebrmjet leximit t\u00eb k\u00ebtij libri arrijm\u00eb n\u00eb konkluzion se jeta e emigrantit \u00ebsht\u00eb e diktuar nga rrethana dhe kushte misterioze. Ai \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7do lloj pune. T\u00eb uli kok\u00ebn dhe mos kund\u00ebrshtoj p\u00ebr padrejt\u00ebsit\u00eb q\u00eb i b\u00ebhen. Mbreti i t\u00eb gjithave \u00ebsht\u00eb \u2026Heshtja\u2026<br \/>\nTiran\u00eb 20\/10\/2025<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashkim Saliasi DHIMIT\u00cbR XHUVANI \u201cSHPIRTIN NUK E SHES\u201d P\u00ebrjetime nga leximi librit t\u00eb autorit Dhimit\u00ebr Xhuvani \u201cShpirtin nuk e shes\u201d Shkrimtari Dhimit\u00ebr Xhuvani me romanin e tij me titull, \u201cShpirtin nuk e shes\u201d, i ka dhuruar lexuesit nj\u00eb thesar t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nga jeta e emigrantit, t\u00eb cil\u00ebn e ka p\u00ebrshkruar me nj\u00eb frym\u00eb realiste, aktuale [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3473,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-3540","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3540","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3540"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3540\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3541,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3540\/revisions\/3541"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3473"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3540"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3540"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3540"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}