{"id":3549,"date":"2025-10-27T15:38:52","date_gmt":"2025-10-27T14:38:52","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=3549"},"modified":"2025-10-27T15:38:55","modified_gmt":"2025-10-27T14:38:55","slug":"kumrie-avdyl-shala-ke-se-ha-lufta-e-ha-paqa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/10\/27\/kumrie-avdyl-shala-ke-se-ha-lufta-e-ha-paqa\/","title":{"rendered":"Kumrie Avdyl Shala: KE SE HA LUFTA, E HA PAQA\u00a0"},"content":{"rendered":"<p>Kumrie Avdyl Shala<\/p>\n<div dir=\"auto\">KE SE HA LUFTA, E HA PAQA<\/div>\n<div dir=\"auto\">(Ngjarje e v\u00ebrtet\u00eb \u2013 rr\u00ebfim p\u00ebr heroin\u00ebn e heshtur \u201cEra\u201d)<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Me shekuj Dardania u coptua nga pushtetet e huaja, turke, gjermane, italiane e n\u00eb fund u munduan ta pushtojne edhe sllav\u00ebt serb\u00eb. \u00c7do luft\u00eb grabiste qindra hektar\u00eb toke, asimilonte shqiptar\u00eb n\u00eb fe t\u00eb ndryshme, vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb trojet ilire, dardane e dalmate t\u00eb mbeteshin pa zot. Luftrat e nj\u00ebpasnj\u00ebshme tentuan ta tjet\u00ebrsonin kombin ton\u00eb, duke vrar\u00eb, djegur e masakruar pa m\u00ebshir\u00eb bijt\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi, intelektual\u00eb, patriot\u00eb, e njer\u00ebz t\u00eb ndersh\u00ebm q\u00eb mbronin tok\u00ebn e tyre.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Pas largimit t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, sikur mallkimi mbeti nd\u00ebr Ne, i vet\u00ebm. U p\u00ebr\u00e7am, u mallkuam mes vete, duke d\u00ebrmuar familje komb\u00ebtare dhe duke i zhytur n\u00eb humner\u00eb p\u00ebrmes shpifjeve, lig\u00ebsive dhe degradimit moral. K\u00ebt\u00eb e b\u00ebn\u00eb servil\u00ebt e pushteteve qe vinin e shkonin, servilet mbeten servile gjith\u00eb jet\u00ebn nj\u00ebsoj si sot.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Edhe pse, populli shqiptar ishte dhe mbetet nd\u00ebr m\u00eb fisnik\u00ebt n\u00eb bot\u00eb, me kultur\u00eb, tradit\u00eb e vlera t\u00eb lashta. Nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr kultura t\u00eb huaja, as p\u00ebr m\u00ebsime rreth barazis\u00eb apo respektit ndaj tjetrit, mjafton t\u00eb ndjekim rrug\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb, dor\u00eb p\u00ebr dore e zem\u00ebr p\u00ebr zem\u00ebr, dhe nuk do t\u00eb devijojm\u00eb kurr\u00eb nga rruga e drit\u00ebs nga rruga e Zotit.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Por, p\u00ebr fat t\u00eb keq, kjo tok\u00eb sikur u mallkua nga vetja jon\u00eb: vlerat u zhvler\u00ebsuan, patriot\u00ebt u p\u00ebrbalt\u00ebn, nd\u00ebrsa tradhtar\u00ebt,udbash\u00ebt, komunist\u00ebt e sistemit u ngrit\u00ebn n\u00eb piedestal edhe sot.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Pas \u00e7do lufte, ky popull p\u00ebrjetoi tortura t\u00eb pafundme, vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb zhdukej shqiptaria. Por fara e shqiptarit nuk u shua asnj\u00ebher\u00eb. Q\u00ebndroi heroikisht, fal\u00eb familjeve me vlera komb\u00ebtare. Nd\u00ebrsa ata q\u00eb shtirreshin se po kontribuonin, ik\u00ebn tin\u00ebzisht e p\u00ebrfunduan n\u00ebp\u00ebr Evrop\u00eb e bot\u00eb, n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Maqedoni, Sarajev\u00eb, Bosnje, Gjermani, Suedi, Zvic\u00ebr, Norvegji, Itali, Amerik\u00eb e gjetiu. Shum\u00eb prej tyre nuk u kthyen m\u00eb kurr\u00eb, por sot sillen e shesin patriotiz\u00ebm, e femijet e tyre u fut\u00ebn ne vende kyqe te shtetit, qe ti mbulojn\u00eb antivlerat e baballareve te tyre, \u00a0e disa u b\u00ebn\u00eb dor\u00eb e zgjatur e okupatorit shekullor edhe sot .<\/div>\n<div dir=\"auto\">Por, dashuria p\u00ebr atdheun nuk shuhet , p\u00ebrkundrazi, forcohet e p\u00ebrcillet brez pas brezi. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmon Era, e cila si f\u00ebmij\u00eb rritej n\u00ebn frym\u00ebn e burrave t\u00eb odes shqiptare, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e babait t\u00eb saj ku mblidheshin patriot\u00ebt. Familja e saj, liridash\u00ebse e atdhetare \u201cdeme baba deme\u201d, nuk iu p\u00ebrkul kurr\u00eb asnj\u00eb pushtuesi. Ashtu veproi edhe gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit kund\u00ebr serb\u00ebve: gjithnj\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, gjithnj\u00eb e pathyeshme.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Era q\u00eb e vog\u00ebl ushqente urrejtje ndaj padrejt\u00ebsis\u00eb dhe shtypjes qe i b\u00ebn\u00eb popullit shqiptar. As regjimi,komunist dhe as millosheviqian nuk ia futen \u00a0frik\u00ebn, por as nuk ia ul\u00ebn kok\u00ebn. \u201cDardha pik\u00eb n\u00ebn dardh\u00eb\u201d, thoshin p\u00ebr t\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb shkoll\u00eb fillore, t\u00eb mesme dhe m\u00eb von\u00eb n\u00eb studime, ajo ishte pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb \u00e7do kauz\u00eb komb\u00ebtare. N\u00eb demonstratat e viteve 1989\u20131990, Era ishte n\u00eb rreshtat e par\u00eb. I shp\u00ebtoi dhun\u00ebs serbe, mori pjes\u00eb n\u00eb bojkotimin e shkollave, p\u00ebrkrahu minator\u00ebt dhe k\u00ebrkonte me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb: \u201cRepublik\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn! Liri e barazi p\u00ebr shqiptar\u00ebt!\u201d<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, shum\u00eb m\u00ebsues ishin n\u00ebn ndikimin e sistemit serb, disa me d\u00ebshir\u00eb e disa nga frika. Por kishte edhe arsimtar\u00eb q\u00eb mbronin nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb me guxim. Era, n\u00eb zemr\u00ebn e saj adoleshente, mbante nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb madhe, bashkimin e trojeve shqiptare. N\u00eb \u00e7ant\u00ebn e saj mbante fshehur flamurin kuq e zi, nd\u00ebrsa veshjet kuq e zi ishin pika e saj e dob\u00ebt.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb vitin 1989, m\u00ebsuesja e gjuh\u00ebs serbe k\u00ebrkoi nj\u00eb hartim me tem\u00ebn \u201cSi i kalova pushimet verore\u201d. Era shkroi vet\u00ebm tri rreshta:<\/div>\n<div dir=\"auto\">\u201cPushimet verore i kalova duke b\u00ebr\u00eb ushtrime fizike q\u00eb t\u00eb form\u00ebsoj trupin tim.\u201d<\/div>\n<div dir=\"auto\">Kjo fjali e acaroi m\u00ebsuesen serbe, sepse ajo e kuptoi n\u00ebntekstin, p\u00ebrgatitje p\u00ebr liri, p\u00ebr luft\u00eb. M\u00ebsuesja deshi ta d\u00ebbonte nga ora, por Era iu p\u00ebrgjigj me guxim: \u201cShkina e shkaut!\u201d, dhe deshi ta kapte p\u00ebr fyti. Shok\u00ebt e shoqet nd\u00ebrhyn\u00eb dhe e nxor\u00ebn jasht\u00eb klas\u00ebs, p\u00ebr hir t\u00eb tyre ajo pranoi t\u00eb dilte.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Si nd\u00ebshkim, m\u00ebsuesja ia uli not\u00ebn, duke tentuar ta d\u00ebshtonte vitin, por Era nuk u dor\u00ebzua. Fal\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb profesorit t\u00eb edukat\u00ebs fizike, ajo mori provimin me sukses. Kur m\u00ebsuesja serbe ironizoi duke th\u00ebn\u00eb:<\/div>\n<div dir=\"auto\">\u201cVidi, vidi, kad se Albanac prepadne, odmah pi\u0161e na srpskom\u201d<\/div>\n<div dir=\"auto\">(\u201cShiko, shiko, kur frik\u00ebsohet shqiptari, shkruan edhe serbisht\u201d),<\/div>\n<div dir=\"auto\">profesori ia ktheu:<\/div>\n<div dir=\"auto\">\u201cM\u00eb vjen keq, kolege, por Era as k\u00ebt\u00eb her\u00eb s\u2019e ka shkruar si ti mendon. Ajo \u00ebsht\u00eb vajz\u00eb e pathyeshme.\u201d<\/div>\n<div dir=\"auto\">Era e kaloi vitin me rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera. Aktivitetet e saj vazhduan edhe si studente, n\u00eb tubime, n\u00eb pajtime gjaqesh, n\u00eb thirrje p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi. N\u00eb vitet 1997\u20131999, kur shp\u00ebrtheu lufta n\u00eb Kosov\u00eb, ajo iu bashkua U\u00c7K-s\u00eb me pseudonimin \u201cEra\u201d.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb duar mbante nj\u00eb pushk\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr gjermane, lufta filloj por armatimi ishte i pakt. Nuk kishte r\u00ebnd\u00ebsi arma, por vullneti dhe dashuria p\u00ebr atdheun. E gjith\u00eb familja e saj ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb luft\u00eb, nj\u00eb familje q\u00eb Serbia e kishte hal\u00eb n\u00eb sy.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Era ishte plot jet\u00eb, trim\u00ebri e humor. Nxitonte t\u00eb kryente \u00e7do detyr\u00eb q\u00eb i jepej nga epror\u00ebt e saj. Nuk e njihte frik\u00ebn, vet\u00ebm detyr\u00ebn.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Shp\u00ebtoi luft\u00ebn, por n\u00eb paqe e mundi nj\u00eb s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb. Shpesh p\u00ebrs\u00ebriste me buz\u00eb n\u00eb gaz: edhe sot<\/div>\n<div dir=\"auto\">\u201cKe se ha lufta, e ha paqa.\u201d<\/div>\n<div dir=\"auto\">Era ishte si pseodonimi i saj, frym\u00eb e leht\u00eb,si nje puhiz\u00eb e dashur, e zonja n\u00eb \u00e7do fush\u00eb. Ata q\u00eb e njohin, do ta konsiderojn\u00eb si nj\u00eb vajz\u00eb \u00a0te guximshme me vlera t\u00eb m\u00ebdha komb\u00ebtare, njer\u00ebzore e intelektuale. Ajo \u00ebsht\u00eb dhe do mbet\u00ebt nj\u00eb aset i rrall\u00eb q\u00eb \u00e7do gj\u00eb e b\u00ebnte me shpirt, p\u00ebr popullin, p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr familjen dhe p\u00ebr t\u00eb moshuarit.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb shpirtin e saj nuk kishte frik\u00eb, as kushtezime, \u00a0vet\u00ebm dashuri, respekt e d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Lufta kaloi, por plag\u00ebt mbet\u00ebn.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Pas shum\u00eb vitesh n\u00eb paqe, Era u p\u00ebrball me nj\u00eb tjet\u00ebr betej\u00eb, k\u00ebt\u00eb her\u00eb jo me arm\u00eb, por me s\u00ebmundjen,<\/div>\n<div dir=\"auto\">Ajo nuk u dor\u00ebzua as sot e Asnj\u00ebher\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">\u00a0P\u00ebrballj\u00ebt stoike e p\u00ebrmbushin pa ja zgjatur dor\u00ebn askujt.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Buz\u00ebqeshja e saj sheron te gjall\u00ebt!<\/div>\n<div dir=\"auto\">Ajo thot: Mjafton qe e di, \u00e7far kam\u00eb\u2026 por, un\u00eb jam m\u00ebsuar me betejat. Ke se ha lufta, e ha paqa.\u201d<\/div>\n<div dir=\"auto\">Fjal\u00ebt e saj jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnda si gur\u00ebt e varreve t\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve, por edhe t\u00eb lehta si fryma e shpres\u00ebs.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Ajo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e gjall\u00eb se heroizmi nuk p\u00ebrfundon me luft\u00ebn.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Se trim\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm t\u00eb mbash pushk\u00ebn, por edhe t\u00eb p\u00ebrballesh me dhimbjen pa humbur dinjitetin.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Era jeton ende.<\/div>\n<div dir=\"auto\">E heshtur, e thjesht\u00eb, por e madh\u00ebrishme n\u00eb shpirt.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Nj\u00eb fem\u00ebr shqiptare q\u00eb i b\u00ebri ball\u00eb shekujve, luftrave, padrejt\u00ebsive dhe sot, s\u00ebmundjes.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Nj\u00eb er\u00eb q\u00eb s\u2019mund ta ndal\u00eb as lufta, as paqa, as koha.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Era \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr ato vajza q\u00eb lindin rrall\u00eb. E pathyeshme n\u00eb koh\u00eb t\u00eb err\u00ebta, krenare edhe n\u00eb drit\u00ebn e munguar.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb luft\u00eb q\u00ebndroi e fort\u00eb si guri i vendlindjes, me shpirt t\u00eb zjarrt\u00eb e sy q\u00eb digjnin p\u00ebr drejt\u00ebsi. E njohin shum\u00eb, e admirojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb e kan\u00eb par\u00eb duke punuar p\u00ebr atdheun e njer\u00ebzit pa b\u00ebr\u00eb zhurm\u00eb, pa k\u00ebrkuar shp\u00ebrblim.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Pas luft\u00ebs, kur t\u00eb gjith\u00eb prisnin qet\u00ebsi, jeta i solli nj\u00eb sfid\u00eb tjet\u00ebr, m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebn, m\u00eb tinzaren: s\u00ebmundjen e r\u00ebnd\u00eb. Por ajo, si gjithmon\u00eb, nuk deshi t\u2019i b\u00ebj\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb vuajn\u00eb me t\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Nuk u ankua, nuk k\u00ebrkoi m\u00ebshir\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Punon ende me p\u00ebrkushtim, me nj\u00eb intensitet q\u00eb i habit t\u00eb gjith\u00eb. P\u00ebrfundon veprat e saj, sikur \u00e7do dit\u00eb t\u00eb ishte dhurat\u00eb nga Zoti.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Edhe pse e di se n\u00eb trup ka nj\u00eb armik t\u00eb paduksh\u00ebm, ajo nuk e ka lejuar asnj\u00eb njeri ta shoh\u00eb t\u00eb thyer. N\u00eb fytyr\u00ebn e saj shfaqet po ajo drit\u00eb e dikurshme, n\u00eb fjal\u00ebt e saj ndjehet urt\u00ebsia e nj\u00eb shpirti q\u00eb e pranon gjith\u00e7ka me paqe.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Gjithmon e thot\u00eb: \u201cZoti m\u00eb dha forc\u00ebn t\u00eb p\u00ebrballoj luft\u00ebn, e m\u00eb dha dashurin\u00eb q\u00eb t\u00eb mos e urrej jet\u00ebn as tani.\u201d<\/div>\n<div dir=\"auto\">Era nuk k\u00ebrkon keqardhje.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Ajo e di t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, e pranon, por nuk do ask\u00ebnd ta shqet\u00ebsoj\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Rron me dinjitet, si\u00e7 ka jetuar gjithmon\u00eb, me shpirt t\u00eb past\u00ebr dhe me besim t\u00eb madh te Zoti.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb heshtje, ajo po l\u00eb pas gjurm\u00eb t\u00eb bukura: libra, pun\u00eb, vepra, frym\u00ebzime, ide e vlera.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Dhe kush e njeh, e di se ende \u00ebsht\u00eb ajo Era e pathyeshme, vet\u00ebm se tani betej\u00ebn e zhvillon brenda vetes.<\/div>\n<div dir=\"auto\">\u201cKe se ha lufta, e ha paqa,\u201d p\u00ebrs\u00ebrit ndonj\u00ebher\u00eb me buz\u00ebqeshje t\u00eb leht\u00eb,<\/div>\n<div dir=\"auto\">por n\u00eb syt\u00eb e saj shihet nj\u00eb drit\u00eb q\u00eb nuk shuhet deri ne frymen e fundit te jet\u00ebs se saj.<\/div>\n<div id=\"m_1171710466416329968ms-outlook-mobile-body-separator-line\" dir=\"auto\"><\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kumrie Avdyl Shala KE SE HA LUFTA, E HA PAQA (Ngjarje e v\u00ebrtet\u00eb \u2013 rr\u00ebfim p\u00ebr heroin\u00ebn e heshtur \u201cEra\u201d) Me shekuj Dardania u coptua nga pushtetet e huaja, turke, gjermane, italiane e n\u00eb fund u munduan ta pushtojne edhe sllav\u00ebt serb\u00eb. \u00c7do luft\u00eb grabiste qindra hektar\u00eb toke, asimilonte shqiptar\u00eb n\u00eb fe t\u00eb ndryshme, vet\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3550,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-3549","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3549","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3549"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3549\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3551,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3549\/revisions\/3551"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3550"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3549"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3549"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3549"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}