{"id":3638,"date":"2025-11-10T18:47:59","date_gmt":"2025-11-10T17:47:59","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=3638"},"modified":"2025-11-10T18:48:03","modified_gmt":"2025-11-10T17:48:03","slug":"kadri-tarellikuvend-letrar-ne-shkollen-9-vjecare-fushe-preze","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/11\/10\/kadri-tarellikuvend-letrar-ne-shkollen-9-vjecare-fushe-preze\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli:KUVEND LETRAR N\u00cb SHKOLL\u00cbN 9-VJE\u00c7ARE \u201cFUSH\u00cb-PREZ\u00cb\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan:<br \/>\nNuk ishte fat. Ishte besim, k\u00ebmb\u00ebngulje dhe nj\u00eb dashuri e thell\u00eb p\u00ebr artin tim. M\u00ebsova se nuk ke pse t\u00eb jesh si dikush tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb shk\u00eblqyer. Thjesht duhet t\u00eb rezistosh, t\u00eb p\u00ebrgatitesh dhe t\u00eb kesh guximin, t\u00eb tregosh zemr\u00ebn t\u00ebnde.<\/p>\n<p>Al Pa\u00e7ino<\/p>\n<p>KUVEND LETRAR N\u00cb SHKOLL\u00cbN 9-VJE\u00c7ARE \u201cFUSH\u00cb-PREZ\u00cb\u201d<br \/>\nTakim me shkrimtar\u00ebt nga Durr\u00ebsi: Kadri Tarelli dhe Ali Balliu. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb \u201cMuajit t\u00eb Let\u00ebrsis\u00eb\u201d, shkolla 9-vje\u00e7are \u201cFush\u00eb-Prez\u00eb\u201d, Qarku<br \/>\nTiran\u00eb, zhvilloi nj\u00eb takim letrar me dy shkrimtar\u00eb nga Durr\u00ebsi, Kadri Tarelli dhe Ali Balliu, t\u00eb njohur n\u00eb fush\u00ebn e letrave jo vet\u00ebm n\u00eb Durr\u00ebs, por n\u00eb mbar\u00eb trevat Arbnore.<br \/>\nShkrimtari Kadri Tarelli, ish m\u00ebsues dhe drejtues shkollash, \u00ebsht\u00eb autor i njohur i disa veprave letrare p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb rritur. Botues i qindra artikujve n\u00eb gazetat e Tiran\u00ebs dhe n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, SHBA, Suedi, Lond\u00ebr, Zvic\u00ebr, Dardani, ku p\u00ebrfshihen studime, reportazhe, analiza letrare, monografi, poezi dhe s\u00eb fundi nj\u00eb lib\u00ebr me tregime, ku ndjehet pulsi i koh\u00ebs q\u00eb jetojm\u00eb.<br \/>\nS\u00eb bashku me t\u00eb ishte edhe Ali Balliu, specialisti i bujq\u00ebsis\u00eb, m\u00ebsues, drejtues shkolle, kandidat p\u00ebr deputet, drejtues i pushtetit lokal p\u00ebr disa vjet me radh\u00eb. M\u00eb tejni vler\u00ebsuar nga organet Europiane si drejtues p\u00ebr afro 20-vjet i grupit t\u00eb Kontrollit<br \/>\nUshqimor n\u00eb Portin e Durr\u00ebsit. Ai tashm\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb shkrimtari dhe krijimtari letrare.<br \/>\nBiseda ishte e ngroht\u00eb, plot emocione dhe k\u00ebshilla t\u00eb vlefshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit dhe t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb duan t\u00eb k\u00ebndojn\u00eb, t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb apo t\u00eb shkruajn\u00eb. T\u00eb dy autor\u00ebt, si m\u00ebsues dhe drejtues t\u00eb vjet\u00ebr nuk e pat\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb bashk\u00ebbisedojn\u00eb me nx\u00ebn\u00ebsit e shkoll\u00ebs, ku pyetjet ishin pafund, por edhe p\u00ebrgjigjet ishin plot vlera urt\u00ebsie, si porosi dhe m\u00ebsime t\u00eb vyera p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit, t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb investojn\u00eb p\u00ebr vete, familjen, shoq\u00ebrin\u00eb dhe mbar\u00eb kombin. K\u00ebto ishin fjal\u00ebt e mir\u00ebseardhjes mbajtur nga drejtore Jetmira Basha, si nism\u00ebtare e k\u00ebtij kuvendi letrar, mbajtur n\u00eb shkoll\u00ebn q\u00eb ajo drejton, n\u00eb k\u00ebto dit\u00ebt e fundit t\u00eb Tetorit, muajit, t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb.<br \/>\nT\u00eb pranish\u00ebm ishin grupi i m\u00ebsuesve: Shpresa Carungu, m\u00ebsuese gjuh\u00eb- let\u00ebrsie, Alfred Dhaskali m\u00ebsues i gjuh\u00ebs anglisht, Drita Kulli, m\u00ebsuese gjeografie, Klodeta Begolli, m\u00ebsuese matematike. N\u00eb mes tyre edhe m\u00ebsues\u00ebt e Ciklit t\u00eb Ul\u00ebt:<br \/>\nBajram Zyberi, Fatime Ahmati, Elda Guza. M\u00eb tej kuvendi mori udh\u00ebn e nj\u00eb bashk\u00eb-kuvendimi t\u00eb ngroht\u00eb, ku nx\u00ebn\u00ebsit b\u00ebnin pyetje dhe ne p\u00ebrgjigjeshim, natyrisht duke iu p\u00ebrshtatur mosh\u00ebs s\u00eb tyre. Megjithat\u00eb duhet n\u00ebnvizuar interesi i tyre i shtuar, por edhe niveli i k\u00ebnaqsh\u00ebm i pyetjeve, q\u00eb nuk kishin fund.<br \/>\nPo rendis disa nga pyetjet q\u00eb na drejtuan, natyrisht duke i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje, her\u00eb t\u00eb gjata dhe her\u00eb t\u00eb shkurtra, p\u00ebr t\u00eb shuar kureshtjen, por m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar, se, si lind dhe shtrohet udha e krijimtaris\u00eb, e shkrimtaris\u00eb dhe poezis\u00eb, e cila nuk \u00ebsht\u00eb as e thjesht\u00eb, as e leht\u00eb, sepse k\u00ebrkon dije, durim, talent dhe vullnet t\u00eb fort\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ju vini nga Durr\u00ebsi, por duam t\u00eb dim\u00eb pak m\u00eb shum\u00eb: kur dhe ku keni lindur? M\u00eb tej edhe dega e studimit n\u00eb shkoll\u00ebn e lart\u00eb, Universitet&#8230;..? &#8211; pyet Arjonela Krasniqi<br \/>\nP\u00ebrgjigje: &#8211; Kam lindur n\u00eb rrethine Devollit t\u00eb Qarkut t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs erdha n\u00eb mosh\u00eb fare t\u00eb vog\u00ebl, duke mbaruar arsimin 7-vje\u00e7ar dhe m\u00eb pas gjimnazin. M\u00eb tej Universitetin e Tiran\u00ebs n\u00eb deg\u00ebn Histori-gjeografi, q\u00eb hapi udh\u00ebn e m\u00ebsuesis\u00eb, duke sh\u00ebrbyer n\u00eb disa rrethe t\u00eb vendit dhe n\u00eb shkolla t\u00eb ndryshme, 8- vje\u00e7are dhe t\u00eb mesme.<\/p>\n<p>Kur filluat t\u00eb shkruani dhe pse? \u2013 Amarda \u00c7aka. P\u00ebrgjigje: \u2013 Nisa t\u00eb shkruaj von\u00eb. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr let\u00ebrsi. Nd\u00ebrsa pyetja<br \/>\n\u201cPse?\u201d, \u00ebsht\u00eb e tep\u00ebrt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb krijuesit, pasi let\u00ebrsia dhe poezia nuk b\u00ebhen me urdh\u00ebr, ato lindin si nevoj\u00eb e brendshme e gjithsecilit p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb di\u00e7ka me shoq\u00ebri, duke shprehur mendimet, ndjenjat, g[zimet dhe shqet\u00ebsimet. Poeti i ndritur Dritero Agolli, thot\u00eb diku: &#8211; A mund t\u00eb ndalet teshtitja..? &#8211; Dhe vazhdon: &#8211; Ashtu nuk ndalet dot poezia dhe krijimtaria. Nuk ka m\u00eb bukur, kur koh\u00ebn e mbush duke krijuar.<br \/>\n. Cila \u00ebsht\u00eb vepra juaj m\u00eb e dashur? \u2013 Rivja Cika.<br \/>\nP\u00ebrgjigje: Nuk mund t\u2019i ndaj dot, pasi secila ka vler\u00ebn e vet. Por m\u00eb duket sikur m\u00eb t\u00ebrheq m\u00eb shum\u00eb libri \u201cMisionar\u00eb n\u00eb udh\u00ebn e dijes\u201d, pasi \u00ebsht\u00eb shkruar p\u00ebr m\u00ebsuesit e Durr\u00ebsit, t\u00eb vler\u00ebsuar si \u201cM\u00ebsues i Popullit\u201d dhe \u201cM\u00ebsues i merituar\u201d.<br \/>\nEdhe m\u00ebsuesit tuaj e din\u00eb po kaq mir\u00eb, se \u201cM\u00ebsuesia\u201d nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm profesion, por m\u00eb shum\u00eb \u201cMision\u201d ndaj brezit t\u00eb ri, m\u00ebm\u00ebdheut dhe kombit. E gjitha ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb jo vet\u00ebm m\u00ebsim, por m\u00eb shum\u00eb edukim dhe vet\u00eb-edukim. Dhe, edukimi nuk p\u00ebrfundon n\u00eb nj\u00eb or\u00eb m\u00ebsimi, as n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, as edhe n\u00eb nj\u00eb vit, sepse \u00ebsht\u00eb proces q\u00eb zgjat, shpesh edhe gjith\u00eb jet\u00ebn. M\u00ebsuesi udh\u00ebheq, kontrollon, drejton, k\u00ebshillon<br \/>\ndhe m\u00eb shum\u00eb frym\u00ebzon.<br \/>\n. Nga merrni frym\u00ebzim p\u00ebr shkrimet tuaja? \u2013 Egla Mici<br \/>\nP\u00ebrgjigje: &#8211; Nuk ka p\u00ebrgjigje t\u00eb prer\u00eb, por ngacmimet vijn\u00eb nga problemet dhe ngjarjet e dit\u00ebs, apo t\u00eb koh\u00ebs q\u00eb jetojm\u00eb, shpesh edhe nga nj\u00eb g\u00ebzim, shaka apo m\u00ebrzitje \u00e7asti, ndodh q\u00eb edhe nga nj\u00eb lib\u00ebr i bukur q\u00eb m\u00eb t\u00ebrheq. Lexoni tregimet n\u00eb librin \u201cFilxhani me buz\u00eb t\u00eb kafshuar\u201d dhe do t\u00eb bindeni.<br \/>\n. Cilat tema i trajtoni m\u00eb shpesh n\u00eb veprat tuaja? \u2013 Jugera Disha.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: &#8211; Nuk ka asnj\u00eb p\u00ebrjashtim. Bota e letrave \u00ebsht\u00eb pa kufi, sepse mund t\u00eb p\u00ebrfshihen krijime letrare, poezi, intervista, monografi, studime dhe analiz\u00eb librash historik, shkencor&#8230;, etj, etj. M\u00eb t\u00ebrheqin librat, ve\u00e7an\u00ebrisht ku ka tema historike. Shum\u00eb shkrime u p\u00ebrkasin atyre veprave dhe autor\u00ebve t\u00eb nderuar.<br \/>\n. A p\u00ebrdorni p\u00ebrvojat tuaja personale n\u00eb shkrime? \u2013 Endri Muhadri<br \/>\nP\u00ebrgjigje: &#8211; Pa tjet\u00ebr. Madje mund t\u00eb shtoj se stili dhe cil\u00ebsia e shkrimeve p\u00ebrsoset me kalimin e koh\u00ebs. P\u00ebrvoja t\u00eb ndihmon, shpesh edhe t\u00eb drejton.<br \/>\n. Sa koh\u00eb ju merr t\u00eb shkruani nj\u00eb poezi ose nj\u00eb tregim? \u2013 Leonard Sinanaj.<br \/>\nP\u00ebrgjigje: &#8211; Koha \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb p\u00ebrcaktohet. Nj\u00eb poezi mund t\u00eb shkruhet p\u00ebr disa minuta, kur vjen frym\u00ebzimi, nd\u00ebrsa tregimi harxhon m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb, sepse ndodh q\u00eb shpesh duhet t\u2019i kthehesh, p\u00ebr ta ndrequr fjalin\u00eb, fraz\u00ebn, shprehjen dhe mendimin.<br \/>\n. Si e zgjidhni titullin e nj\u00eb vepre? \u2013 Asja Ciku.<br \/>\nP\u00ebrgjigje: &#8211; Me sa di un\u00eb, ka dy m\u00ebnyra: Disa mbarojn\u00eb shkrimin dhe vrasin mendjen t\u00eb gjejn\u00eb titulli. Un\u00eb gjej titullin dhe pastaj shkruaj. Titulli n\u00eb vetvete shpreh thelbin e librit, tregimit apo romanit dhe novel\u00ebs. Prandaj shkrimtari e vret mendjen, q\u00eb kreu t\u00eb jet\u00eb jo vet\u00ebm i bukur e godit\u00ebs, por edhe p\u00ebrcjell\u00ebs i kumtit letrar. K\u00ebshtu i hapet udha edhe frym\u00ebzimit.<br \/>\n. Si e perceptoni ndikimin e veprave tuaja tek shoq\u00ebria? \u2013 Enri Caka.<br \/>\nP\u00ebrgjigje: &#8211; Askush nuk mund ta p\u00ebrcaktoj\u00eb sa ndikim ka te k\u00ebndonj\u00ebsi.<br \/>\nGjithsesi, kur lexuesi e krijuesit merren me librin t\u00ebnd, duke shkruar apo komentuar, madje duke porositur t\u00eb tjer\u00ebt, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj testimi, se libri yt paska vler\u00eb. Madje vlerat e v\u00ebrteta jan\u00eb kur librit t\u00ebnd i kthehen pas kalimit t\u00eb viteve.<br \/>\n. Cili ishte shkrimtari q\u00eb ju frym\u00ebzoi m\u00eb shum\u00eb gjat\u00eb rinis\u00eb? \u2013 Tarja Laka.<br \/>\nP\u00ebrgjigje: &#8211; N\u00eb rinin\u00eb ton\u00eb lexohej shum\u00eb. \u00c7do njeri nga ne duhet t\u00eb b\u00ebnte mik apo mikesh\u00eb librashit\u00ebsen, q\u00eb librat e Kadares\u00eb, Agollit, Fatos Arrapit, Kongolit, Xhevahir Spahiut,&#8230;&#8230; etj, etj, t\u2019i ruante posht\u00eb banakut se ndryshe nuk i gjeje dot. Sot ka ndryshuar koha. Teknologjia sikur po e zbeh leximin. Kam p\u00ebrshtypjen se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dyluftim q\u00eb do zgjas\u00eb shum\u00eb. Por libri nuk do t\u00eb shuhet kurr\u00eb. Megjithat\u00eb<br \/>\nemrat q\u00eb kan\u00eb vul\u00ebn e koh\u00ebs, si Samiu Naimi, Fishta, Mjeda, Kadare, Agolli, Vilhelme Vrana Haxhiraj, jan\u00eb ikona e let\u00ebrsis\u00eb shqipe, q\u00eb frym\u00ebzojn\u00eb shpirtin dhe mendjen.<br \/>\n. A keni ndonj\u00eb veprim rutin\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, kur shkruani? \u2013 Alvi Abazi.<br \/>\nP\u00ebrgjigje: Zakonisht un\u00eb ulem dhe shkruaj, pas or\u00ebs 21.00, ose 22.00, kur bisedat dhe programet televizive nuk m\u00eb t\u00ebrheqin. Krijimtaria k\u00ebrkon qet\u00ebsi. E vetmja gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb shoq\u00ebroj\u00eb \u00ebsht\u00eb muzika me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt.<br \/>\n. Si reagojn\u00eb lexuesit ndaj veprave tuaja? \u2013 Endri Muhadri<br \/>\nP\u00ebrgjigje: &#8211; Pyetje e bukur&#8230;.! Po p\u00ebrgjigjem thjesht: N\u00eb librat q\u00eb kam sjell\u00eb p\u00ebr<br \/>\nBibliotek\u00ebn e shkoll\u00ebs suaj, kam marr\u00eb edhe librin \u201cN\u00eb bot\u00ebn letrare t\u00eb Kadri Tarellit\u201d,shkruar nga shkrimtarja dhe studiuesja e njohur vlonjate Vilhelme Vrana Haxhiraj. Besoj nuk \u00ebsht\u00eb pak&#8230;&#8230; Nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb i b\u00ebn jehon\u00eb krijimtaris\u00eb sime.<br \/>\n. A keni marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb konkurs ose festival letrar? \u2013 Sindi Kulli.<br \/>\nP\u00ebrgjigje: Po jam i pranish\u00ebm n\u00eb konkurse letrare si n\u00eb Durr\u00ebs, Tiran\u00eb,<br \/>\nBajram Curi (Tropoj\u00eb), P\u00ebrmet, Kuk\u00ebs, Lezh\u00eb, Burrel (Mat), m\u00eb tej n\u00eb Dardani: Prizren, Istog, Pej\u00eb, Gjakov\u00eb, Drenas, Guri Plak\u00ebs, Therand\u00eb, etj, etj. Po k\u00ebshtu edhe n\u00eb Itali. Disa her\u00eb jam vler\u00ebsuar me \u00e7mime.<br \/>\n. Cilat jan\u00eb planet tuaja p\u00ebr shkrimet e ardhshme? \u2013 Armin Mesi.<br \/>\nP\u00ebrgjigje: &#8211; Jan\u00eb n\u00eb dor\u00ebshkrim edhe pes\u00eb libra gati t\u00eb p\u00ebrfunduar. Mbetet t\u00eb gjej financim p\u00ebr t\u2019i botuar. Shpresoj&#8230;&#8230;!<br \/>\n. \u00c7far\u00eb mesazhi d\u00ebshironi t\u00eb p\u00ebrcillni te lexuesit? \u2013 Bjorni Tarja.<br \/>\nP\u00ebrgjigje: &#8211; Besoj \u00ebsht\u00eb pyetja m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb&#8230;.! Mesazhi, apo m\u00eb mir\u00eb n\u00eb shqip \u201ckumti\u201d, t\u00eb mos jet\u00eb thjesht nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb sa p\u00ebr t\u00eb kaluar radh\u00ebn. Mir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb d\u00ebgjohet ve\u00e7an\u00ebrisht nga ju t\u00eb rinjt\u00eb: &#8211; Mos ju ndani librit. Lexoni dhe m\u00ebsoni sa m\u00eb shum\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb investimi m\u00eb i bukur q\u00eb i b\u00ebni jet\u00ebs suaj. Dijet hijeshojn\u00eb dhe fisnik\u00ebrojn\u00eb jet\u00ebn dhe shpirtin, p\u00ebr t\u00eb dashur e nderuar familjen, shoq\u00ebrin\u00eb,<br \/>\nm\u00ebm\u00ebdheun dhe kombin\u201d.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb vler\u00ebsimi ishte edhe kolegu Ali Balliu, i cili fal\u00ebnderoi drejtoresh\u00ebn Jetmira Basha, kolektivin m\u00ebsimor dhe nx\u00ebn\u00ebsit, sa t\u00eb bukur, aq t\u00eb hijsh\u00ebm e t\u00eb dashur, t\u00eb cil\u00ebt na d\u00ebgjuan me v\u00ebmendje deri n\u00eb fund, na dhuruan buz\u00ebqeshje e k\u00ebnaq\u00ebsi, pavar\u00ebsisht se koha kishte vrapuar pa pyetur ask\u00ebnd nga ne.<br \/>\nDashje pa dashje kuvendi mori form\u00ebn e nj\u00eb lloj interviste t\u00eb shkurt\u00ebr mbi krijimtarin\u00eb ton\u00eb. Dikujt mund t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb si model pune dhe frym\u00ebzimi. Do na p\u00eblqente t\u00eb ndodh\u00eb k\u00ebshtu&#8230;&#8230;!<br \/>\nUrime dhe suksese n\u00eb udh\u00ebn e dijes dhe t\u00eb edukimit&#8230;.!<br \/>\nJeta e shkoll\u00ebs zbukurohet dhe merr pamje e p\u00ebrmbajtje t\u00eb re&#8230;..!<br \/>\nSa m\u00eb shum\u00eb takime dhe kuvende t\u00eb tilla letrare!<br \/>\nMir\u00ebnjohje!<br \/>\nKadri Tarelli<br \/>\n30, vjeshta e dyt\u00eb, 2025.<br \/>\nSh\u00ebnim:<br \/>\n1. Un\u00eb dhurova disa libra: \u201cKur lexoj nj\u00eb lib\u00ebr\u201d, \u201cVjeshta n\u00eb vargje\u201d, \u201cHytbi Tarelli.<br \/>\nMjesht\u00ebr i penelit dhe dalt\u00ebs\u201d, (Monografi), \u201cFilxhani me buz\u00eb t\u00eb kafshuar\u201d. (Tregime), dhe \u201cN\u00eb<br \/>\nbot\u00eb letrare t\u00eb Kadri Tarellit\u201d, shkruar e botuar nga Vilhelme Vrana Haxhiraj.<br \/>\n2. Ali Balliu dhuroi librat: \u201cRrug\u00ebt me kalldr\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs time\u201d dhe \u201cDitari i kujtimeve\u201d.<br \/>\n3. Fotografit\u00eb u b\u00ebn\u00eb nga m\u00ebsuesja Elda Guza. Meriton fal\u00ebnderim&#8230;..!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan: Nuk ishte fat. Ishte besim, k\u00ebmb\u00ebngulje dhe nj\u00eb dashuri e thell\u00eb p\u00ebr artin tim. M\u00ebsova se nuk ke pse t\u00eb jesh si dikush tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb shk\u00eblqyer. Thjesht duhet t\u00eb rezistosh, t\u00eb p\u00ebrgatitesh dhe t\u00eb kesh guximin, t\u00eb tregosh zemr\u00ebn t\u00ebnde. Al Pa\u00e7ino KUVEND LETRAR N\u00cb SHKOLL\u00cbN 9-VJE\u00c7ARE \u201cFUSH\u00cb-PREZ\u00cb\u201d Takim me shkrimtar\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3639,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-3638","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3638","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3638"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3638\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3640,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3638\/revisions\/3640"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3639"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3638"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3638"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3638"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}