{"id":3648,"date":"2025-11-17T14:35:12","date_gmt":"2025-11-17T13:35:12","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=3648"},"modified":"2025-11-17T14:35:12","modified_gmt":"2025-11-17T13:35:12","slug":"elvira-zeneli-shkrimi-im-i-kushtohet-mesuesit-gjoke-dabaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/11\/17\/elvira-zeneli-shkrimi-im-i-kushtohet-mesuesit-gjoke-dabaj\/","title":{"rendered":"Elvira Zeneli: Shkrimi im i kushtohet m\u00ebsuesit Gjok\u00eb Dabaj"},"content":{"rendered":"<p>Elvira Zeneli<\/p>\n<p><strong>Shkrimi im i kushtohet m\u00ebsuesit Gjok\u00eb Dabaj<\/strong><\/p>\n<p>Gjok\u00eb Kol\u00eb Dabaj u lind n\u00eb Stamboll, Republika e Turqis\u00eb, m\u00eb 25 shkurt 1938. \u00cbsht\u00eb rritur n\u00eb rrethinat e Ulqinit dhe Tivarit, Republika e Malit t\u00eb Zi. Shkollimin 4-vje\u00e7ar fillor e mbaroi n\u00eb Dedanj t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Tivarit. Shkoll\u00ebn e mesme normale (t\u00eb m\u00ebsuesis\u00eb) e filloi n\u00eb Prishtin\u00eb dhe e mbaroi n\u00eb Gjakov\u00eb e Prizren. Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 1971 n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebrfundoi studimet e larta n\u00eb Fakultetin e Histori-Filologjis\u00eb, dega Gjuh\u00eb shqipe e let\u00ebrsi.<br \/>\nPas arratisjes se tij nga ish jugosllavija kreu p\u00ebr gjuh\u00eb letersi n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 1971.<br \/>\nGjithmon\u00eb i kam kujtuar me dashuri m\u00ebsuesit e mi. Ata ishin pika ime e referimit dhe i shihja me admirim\u201d.<br \/>\nLidhja ime me m\u00ebsuesit\/et ka qen\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb.<br \/>\nSerioziteti n\u00eb pun\u00ebn e tyre na b\u00ebnte t&#8217;i respektonim edhe m\u00eb shum\u00eb m\u00ebsuesit tan\u00eb. M\u00ebsimdh\u00ebnia e tyre ishte p\u00ebr t&#8217;u admiruar, sepse ata me durim, dit\u00ebn t\u00eb skalitnin thell\u00eb n\u00eb mendjen ton\u00eb, konceptet baz\u00eb t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve. Me artin e fjal\u00ebs b\u00ebnin q\u00eb syt\u00eb dhe mendja jon\u00eb t\u00eb ishte aty n\u00eb klas\u00eb duke p\u00ebrthithur \u00e7do fjali. Metodat q\u00eb p\u00ebrdornin ishin shum\u00eb efikase dhe jepnin rezultate pozitive. Respekti q\u00eb kam p\u00ebr gjith\u00eb plejad\u00ebn e m\u00ebsuesve t\u00eb mi nuk venitet, p\u00ebrkundrazi, sa m\u00eb shum\u00eb kalojn\u00eb vitet, aq m\u00eb shum\u00eb ky respekt ngrihet n\u00eb majat m\u00eb t\u00eb larta. K\u00ebta m\u00ebsues kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb thella n\u00eb formimin tim.<br \/>\nN\u00eb mendje kam edhe m\u00ebsuesin e let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb gjimnaz Gjok\u00eb Dabaj, t\u00ea cilin nuk e harroj kurr\u00eb jo vet\u00ebm un\u00eb, por t\u00eb gjith\u00eb ato nx\u0113n\u00ebs q\u00eb pat\u00ebn fatin e mir\u00eb ta kishin m\u00ebsues, si dhe i gjith\u00eb komuniteti i zon\u00ebs s\u00eb Klosit dhe Matit.<br \/>\nPrej nj\u00eb \u00e7erek shekulli m\u00ebsues Gjok\u00ea Dabaj jeton me familjen e tij k\u00ebtu, n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn Durr\u00ebs-Shijak-Tiran\u00eb.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb bised\u00ea me t\u00eb ja si shprehet p\u00ebr fqinj\u00ebt; &#8211; me fqinj\u00ebt q\u00eb i kam rretherrotull, ndjehem si t\u00eb isha pjes\u00ebtar i k\u00ebtij fshati denbabaden. G\u00ebzime e hidh\u00ebrime i kemi bashk\u00eb dhe, kur largohemi prej sht\u00ebpie, nuk kemi nevoj\u00eb ta mbyllim port\u00ebn me dry.\u201d<br \/>\nM\u00ebsues Gjok\u00ebn dhe Fitinin\u0113 ( bashk\u00ebshorten) edhe ajo m\u00ebsuese e mrekullueshme n\u00eb tet\u00ebvje\u00e7are e donin t\u00eb gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit e saj dhe komuniteti i zon\u00ebs, p\u00ebr qet\u00ebsin\u00eb dhe maturin\u00eb e saj n\u00eb kujdesin q\u00eb kishte ndaj nx\u00ebn\u00ebsve dhe gjithkujt. Familja e tyre sikur ishte rritur me ne, sepse p\u00ebrve\u00e7se q\u00eb i kishim m\u00ebsues por ishim edhe komshinj.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb takim rast\u00ebsor n\u00eb bibliotek\u00ebn komb\u00ebtare t\u00eb Tiran\u00ebs takoj m\u00ebsuesin tim Gjok\u00eb Dabajn. G\u00ebzimi ishte i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00ea e takova dhe e pyes n\u00ebse mund ti kujtohesha se cila jam! Po, &#8211; m\u00eb p\u00ebrgjigjet,- je vajza e Isufit, Elvira. O Zot e p\u00ebrqafova me shum\u00ea mall dhe akoma m\u00eb shum\u00eb q\u00eb nuk m\u00eb kishte harruar edhe pas 30-t\u00eb vitesh t\u00ea mbarimit t\u00eb gjimnazit.<br \/>\n\u2013 P\u00ebr Matin \u00e7\u2019t\u00eb ka mbetur n\u00eb kujtes\u00eb? \u2013 e nd\u00ebrpres jo pa emocione.<br \/>\n\u201cMbeta prap\u00eb i t\u00ebri i Matit! Mbeta i t\u00ebri i Matit dhe p\u00ebr Matin, sepse shpirti i njeriut nuk \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb cop\u00eb gur q\u00eb, kur ta kesh l\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend, ai t\u00eb mos mund t\u00eb gjendet nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr vend.<br \/>\nMe Matin mua m\u00eb \u00ebsht\u00eb lidhur pjesa m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e jet\u00ebs, sepse ka qen\u00eb puna e atill\u00eb. T\u00eb jesh m\u00ebsues dhe sidomos t\u00eb jesh i vet\u00ebdijsh\u00ebm se je m\u00ebsues, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mendjes t\u00ebnde, pjes\u00eb t\u00eb moralit t\u00ebnd dhe pjes\u00eb t\u00eb edukat\u00ebs t\u00ebnde, deri te m\u00ebnyra e t\u00eb folurit, t\u00eb ecurit apo t\u00eb qeshurit t\u00ebnd, do t\u00eb kaloj\u00eb, do t\u00eb interferoj\u00eb te qindra nx\u00ebn\u00ebsit e tu. Midis mas\u00ebs s\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve dhe m\u00ebsuesit, ve\u00e7an\u00ebrisht kur kalon nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb midis tyre, krijohen marr\u00ebdh\u00ebnie shpirt\u00ebrore aq t\u00eb pashk\u00ebputshme, sa ata i merr malli p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin, sikur t\u00eb ishin pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs familje. Tani, nj\u00eb pjes\u00eb e tyre jan\u00eb mbi 50 vje\u00e7, por mua pand\u00ebrprer\u00eb m\u00eb ngacmon k\u00ebrsh\u00ebria ta d\u00ebgjoj kur m\u00eb flet p\u00ebr ish nx\u00ebn\u00ebsit e tij, midis tyre edhe un\u00eb. Por p\u00ebr mua e di q\u00eb jam m\u00ebsuese n\u00eb Tiran\u00eb.: \u00c7far\u00eb arsimi t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm kan\u00eb marr\u00eb, si u ka shkuar jeta n\u00eb familje, \u00e7\u2019f\u00ebmij\u00eb kan\u00eb, ku jetojn\u00eb, n\u00eb Atdhe apo diku n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb? I kujtoj kur i kisha n\u00eb klas\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 teje n\u00eb klas\u00eb q\u00eb merrje pjes\u00eb n\u00eb konkurset e let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb dhe jasht\u00eb saj, gjithashtu nj\u00eb shkruese e ve\u00e7ant\u00ea e hartimeve, t\u00eb cilat i lexoja dhe i rilexoja me shum\u00ea d\u00ebshir\u00eb. Prit se kujtoj nj\u00eb hartim me t\u00eb cilin t\u00eb kam vler\u00ebsuar me k\u00ebto fjal\u00eb: &#8221; Sikur t\u00eb b\u0113je nja nj\u00ebzet rr\u00ebfime t\u00eb tilla, Ju do b\u00ebheni nj\u00eb shkrimtare e njohur&#8221;, mendoj se ja kam q\u00eblluar. Ju po shkruani dhe tani po ju njohin shum\u00ea shkrimtar\u00eb, gjithashtu lexova se ju kemi redaktore p\u00ebr Shqip\u00ebri n\u00eb revist\u00ebn &#8220;Zogm\u00ebngjesi&#8221;, e cila \u00ebsht\u00eb e themeluar n\u00eb Prishtin\u00eb nga prof i nderuar Sadri A. Kelmendi dhe vazhdon ta coj\u00eb p\u00ebrpara djali i tij Agim S. Kelmendi, gjithashtu ju kam lexuar me shkrime, intervista dhe poezi n\u00eb gazet\u00ebn NACIONAL me drejtues prof. Mujo Bucpapaj, je publikuar n\u00eb shum\u00eb portale si &#8220;gazetaelondr\u00ebs&#8221;, &#8220;migjeni&#8221;, &#8220;fjala e lir\u00eb&#8221;, &#8220;ciceroni&#8221;, &#8220;perqasje&#8221; &#8220;janinapress&#8221; etj q\u00eb p\u00ear momentin nuk i kujtoj. U habita nga biseda e tij nga informacionet e sakta q\u00eb kishte lexuar. Por, vazhdon bised\u00ebn m\u00ebsues Gjoka, n\u00eb klas\u00eb kishim edhe Anila Shahinin nj\u00eb vajz\u00eb ambicioze e cila sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u0113r kardiologet m\u00eb t\u00eb mira q\u00eb kemi dhe drejtoresh\u00eb e nj\u00eb poliklinike n\u00eb Tiran\u00eb.<br \/>\nKrenohem me ata q\u00eb kan\u00eb arritur di\u00e7ka n\u00eb jet\u00eb dhe p\u00ebrjetoj nj\u00eb lloj mburrjeje, se edhe un\u00eb kam sado pak merit\u00eb n\u00eb sukseset e tyre. Ndjej dhimbje kur d\u00ebgjoj q\u00eb ndonj\u00ebri s\u2019\u00ebsht\u00eb atje ku duhej t\u00eb ishte apo q\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb varf\u00ebri. T\u00ebr\u00ebsia e nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb mi, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb trevave t\u00eb Klosit, p\u00ebrb\u00ebn p\u00ebr mua nj\u00eb familje t\u00eb madhe.<br \/>\nVitet q\u00eb i kaluam n\u00eb Fullqet, n\u00eb fshatin Fshat dhe n\u00eb Klos, jan\u00eb plot e p\u00ebrplot me mbresa. Aty p\u00ebrpunova metodat e mia t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies, i p\u00ebrsosa nga viti n\u00eb vit metodik\u00ebn dhe pedagogjin\u00eb time vetjake dhe arrita ta konsideroj veten specialist t\u00eb k\u00ebsaj fushe, ashtu si\u00e7 e konsideron veten specialist t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb tij nj\u00eb inxhinier. Punova shum\u00eb me bibliotek\u00ebn shkollore, aty ishe edhe Ti me Anil\u00ebn ku ju jepnit libra nx\u0113n\u00ebsve dhe shikonim kartelat sa libra ka lexuar secili nx\u00ebn\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit e mi duhej t\u00eb ishte ara q\u00eb duhej korrur dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb, jav\u00eb p\u00ebr jav\u00eb, muaj p\u00ebr muaj e vit p\u00ebr vit. Punova me rrethin e letrar\u00ebve t\u00eb rinj, punova me recituesit, me grupet atistik\u00eb dhe me teatrin e nx\u00ebn\u00ebsve, bashk\u00eb me Fitor Mu\u00e7\u00ebn, Avni Hoxh\u00ebn e koleg\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<br \/>\nJan\u00eb koleg\u0113t tuaj dhe ish m\u00ebsuesit tan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i kujtoj gjithmon\u00eb. Ishte fati yn\u00eb dhe i asaj shkolle, q\u00eb kishim nj\u00eb drejtor me fuqi e vullnet titanik, i cili nuk dinte \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb lodhja. Dhe ky ishte miku im me vlera t\u00eb m\u00ebdha, Ahmet \u00c7ollaku.\u201d<br \/>\nV\u00ebrtet ishim nj\u00eb shkoll\u00eb e shk\u00eblqyer i them, madje kujtoj kabinetet tona ku zhvillonim l\u00ebnd\u00ebt m\u00ebsimore, gjithashtu arrtijet e asaj shkolle dukeshin edhe nga falenderimet q\u00eb vinin nga Universiteti i Tiran\u00ebs nga nx\u00ebn\u00ebsit tan\u00ea q\u00eb shk\u00eblqenin atje.<br \/>\nHeshti p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast, por pati edhe shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb.<br \/>\n\u201cD\u00ebshira pa fund! Pun\u00eb pa fund! T\u00eb meta dhe pengje pa fund! Asnj\u00eb or\u00eb m\u00ebsimi nuk kalonte pa nj\u00eb merak: Ah, si gabova aty! Ta kisha th\u00ebn\u00eb ndryshe! Ta kisha b\u00ebr\u00eb ndryshe! Disa nga pengjet m\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite. Lidhja jon\u00eb e ngusht\u00eb me banor\u00ebt midis t\u00eb cil\u00ebve jetonim, nuk u manifestua vet\u00ebm n\u00eb aspektet q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me shkoll\u00ebn dhe me edukimin. Lidhja jon\u00eb dhe shkrirja me ata banor\u00eb t\u00eb Kryemates u shpreh n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb spektrin e jet\u00ebs, deri edhe n\u00eb ekonomit\u00eb tona familjare. Ne ishim familje me pes\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe shpesh na ndodhte q\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb muajit t\u00eb na mbaroheshin lek\u00ebt. N\u00eb t\u00eb till\u00eb raste, kujtdo q\u00eb t\u2019i drejtoheshim, do t\u00eb na i huazonte aq para sa na duheshin. E nd\u00ebrpres, prit se un\u00eb kujtoj kur neve nuk na e jepnin televizorin p\u00ebr shkak se ishim me biografi t\u00eb keqe, ngaq\u00ea gjyshi im nga ana e mamit ishte arratisur nga Shqip\u00ebria dhe, ne vinim e shikonim televizor n\u00ea shtepin\u00ea tuaj dhe Fotinia kujdesej kur na zinte gjumi n\u00ea shtepine tuaj. A nuk \u00ebsht\u00eb ky nj\u00eb shembull q\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 n\u00eb Shqip\u00ebri, askund ose rrall\u00eb n\u00eb bot\u00eb mund t\u00eb haset?! Si mund t\u00eb harrohet nj\u00eb zem\u00ebrgj\u00ebr\u00ebsi e till\u00eb e pashembullt? Dhe, p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb t\u00eb till\u00eb zem\u00ebrgj\u00ebr\u00ebsie, a mund t\u00eb mos ishim edhe ne korrekt\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka?!<br \/>\nM\u00ebsues, nuk e harroj dit\u00ebn kur m\u00eb erdh\u0113t n\u00eb sht\u00ebpi me m\u00ebsuesen Fotinin\u00eb, pasi un\u00eb e kisha mbaruar gjimnazin dhe, ishim larguar nga Klosi me shtepi dhe, ishim vendosur n\u0113 Durr\u0113s.<br \/>\nE kujtoj si tani, po punoja n\u00eb lokalin e mikut ton\u00eb si guzhinjere gjat\u00eb pushimeve verore, ngaq\u00eb gatimin e kam pasion dhe, vjen n\u00eb guzhin\u00eb miku yn\u00eb e m\u00eb drejtohet me k\u00ebto fjal\u00eb: &#8211; Eli, e di kush ka ardhur?, pyeti p\u00ear familjen tuaj dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr ty?<br \/>\n&#8211; jo, i them as q\u00ea e kam iden\u00eb.<br \/>\n&#8211; shiko kush do hyj\u00eb, po e fus brenda n\u00eb guzhin\u00eb.<br \/>\nUaaauu, m\u00ebsues Gjok\u00eb dhe m\u00ebsuese Fotinia!<br \/>\nO Zot, nuk di si ta shprehja at\u00eb g\u00ebzim, vler\u00ebsim i madh e i pap\u00ebrshkruar, t\u00eb vijn\u00eb m\u00ebsuesit e tu dhe t\u00eb interesohen se ku banon dhe p\u00ebr cfar\u00eb e vazhdoja shkoll\u00ebn e lart\u00eb. O Zot!<br \/>\nEh, t\u00eb kujtojm\u00eb gjithmon\u00eb me Fotinin\u00eb moj Eli, &#8211; shprehet m\u00ebsues Gjoka. At\u00eb vajz\u00ebn e \u00ebmb\u00ebl, t\u00eb dashur, q\u00ea studjonte me shume zell e pasion, q\u00eb shkruante, recitonte dhe k\u0113ndonte. K\u00ebto fjal\u00eb m\u00eb kthyen vite pas, n\u00eb at\u00eb vajz\u00ebn lozonjare dhe plot \u00ebndrra.<br \/>\n\u2013 Zyrtarisht, shtet\u00ebrisht p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb, \u2013 e pyes n\u00eb vazhdim, \u2013 sa stimuj, tituj apo dekorata zot\u00ebroni, me vul\u00eb e me firm\u00eb ?<br \/>\n\u201cEdhe un\u00eb po t\u00eb pyes ty: \u201cA ka stimuj e dekorata m\u00eb t\u00eb bukura se t\u00eb ruash t\u00eb k\u00ebtill\u00eb kujtime nga vendi ku ke punuar?\u201d Megjithat\u00eb, para vitit 1990 mua m\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb: nj\u00eb medalje \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d dhe nj\u00eb \u00e7mim i dyt\u00eb n\u00eb shkall\u00eb rrethi p\u00ebr nj\u00eb novel\u00eb q\u00eb e kisha paraqitur p\u00ebr konkurs. Kemi marr\u00eb her\u00ebpas\u2019here, edhe Fotinia, edhe un\u00eb, flet\u00eb nderi, t\u00eb cilat u jepeshin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb punonj\u00ebsve m\u00eb t\u00eb dalluar. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb 100-vjetorit t\u00eb Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, m\u00eb \u00ebsht\u00eb akorduar titulli \u201cQytetar nderi\u201d i Bashkis\u00eb s\u00eb Klosit.<br \/>\nPor nuk do harruar nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Un\u00eb kisha kryer veprimtari ilegale n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Ulqin e n\u00eb Tivar. N\u00eb gjyqin q\u00eb u \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shok\u00ebvet t\u00eb mi, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb grupit ilegal \u201cLiria\u201d, vet\u00ebm n\u00eb pretenc\u00ebn e prokurorit, emri im p\u00ebrmendet m\u00eb shum\u00eb se 30 her\u00eb, (e kam at\u00eb dokument). Njer\u00ebzve t\u00eb till\u00eb UDB-a ka arritur t\u2019u v\u00ebr\u00eb prangat edhe k\u00ebtu, n\u00eb shtetin shqiptar. D\u00ebnimi i tyre, pa dyshim, ka qen\u00eb vep\u00ebr e zbulimit jugosllav me an\u00eb t\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve q\u00eb i kishin n\u00eb Ministrin\u00eb ton\u00eb t\u00eb Brendshme dhe n\u00eb organet e tjer\u00eb. Por, n\u00eb rastin tim, dora e UDB-s nuk arriti t\u00eb zgjatet deri n\u00eb Mat dhe un\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u jam mir\u00ebnjoh\u00ebs pik\u00ebrisht matjan\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet m\u00eb kan\u00eb mbrojtur. U jam mir\u00ebnjoh\u00ebs gjithashtu edhe atyre kuadrove, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb pasur n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00eb b\u00ebr\u00eb keq edhe mir\u00eb, por ata, p\u00ebr arsye q\u00eb vet\u00eb ata i din\u00eb (ose i dinin, sepse mund t\u00eb mos jen\u00eb m\u00eb gjall\u00eb), zgjodh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mos m\u00eb b\u00ebr\u00eb keq.<br \/>\nArrita k\u00ebshtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkall\u00eb pleq\u00ebrie. Mati ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb pashlyeshme jo vet\u00ebm n\u00eb shpirtin e ne t\u00eb dyve si bashk\u00ebshort\u00eb, por edhe te f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, q\u00eb u lind\u00ebn dhe u rrit\u00ebn n\u00eb at\u00eb ambient t\u00eb mrekulluesh\u00ebm njer\u00ebzor dhe natyror. Nj\u00eb merit\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe, n\u00eb mjaft raste vendimtare, n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb thash\u00eb, ka, sigurisht, edhe shoqja ime e jet\u00ebs Fotinia, bashk\u00ebkrijuesja e familjes dhe koleg\u2018ja ime m\u00eb e af\u00ebrt n\u00eb pun\u00ebt tona, si m\u00ebsues\/e dhe si edukator\u00eb, n\u00eb Klos dhe n\u00eb t\u00eb 14 fshatrat e Kryemates.\u201d<br \/>\nNuk ka dyshim se n\u00eb historin\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb shqipe, p\u00ebr kontributin e \u00e7muar q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb e jep n\u00eb gjinin\u00eb e proz\u00ebs, poezis\u00eb dhe let\u00ebrsis\u00eb dokumentare, Gjok\u00eb Dabaj z\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb vler\u00ebsuar.<br \/>\nKy, pra, \u00ebsht\u00eb m\u00ebsues Gjok\u00eb Dabaj, figur\u00eb dinamike, pasionante, atdhetare dhe patriotike. Si\u00e7 shihet, gjeografia e jet\u00ebs dhe e veprimtaris\u00eb s\u00eb tij krijuese \u00ebsht\u00eb m\u00ebse e larmishme, vler\u00eb dhe \u00e7mim, q\u00eb kujtesa dhe historia e vler\u00ebsojn\u00eb dhe do ta \u00e7mojn\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Elvira Zeneli Shkrimi im i kushtohet m\u00ebsuesit Gjok\u00eb Dabaj Gjok\u00eb Kol\u00eb Dabaj u lind n\u00eb Stamboll, Republika e Turqis\u00eb, m\u00eb 25 shkurt 1938. \u00cbsht\u00eb rritur n\u00eb rrethinat e Ulqinit dhe Tivarit, Republika e Malit t\u00eb Zi. Shkollimin 4-vje\u00e7ar fillor e mbaroi n\u00eb Dedanj t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Tivarit. Shkoll\u00ebn e mesme normale (t\u00eb m\u00ebsuesis\u00eb) e filloi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3649,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-3648","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3648","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3648"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3648\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3650,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3648\/revisions\/3650"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3649"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3648"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3648"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3648"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}