{"id":3659,"date":"2025-11-18T13:36:30","date_gmt":"2025-11-18T12:36:30","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=3659"},"modified":"2025-11-18T13:36:33","modified_gmt":"2025-11-18T12:36:33","slug":"proze-nga-fjolla-muhaxheri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/11\/18\/proze-nga-fjolla-muhaxheri\/","title":{"rendered":"Proz\u00eb nga Fjolla Muhaxheri"},"content":{"rendered":"<p>Fjolla Muhaxheri<\/p>\n<p>ATA DUHESHIN<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb shiu veror q\u00eb rr\u00ebmbimthi u zbraz n\u00eb Tok\u00eb e q\u00eb freskoi \u00e7do gj\u00eb p\u00ebrreth, madje edhe mendimet e mia, un\u00eb q\u00eb po q\u00ebndroja e ulur n\u00eb mesin e zambak\u00ebve dhe tr\u00ebndafilave. Po sodisja qiellin dhe po mendoja se sa i bukur q\u00ebndron \u00e7doher\u00eb, me mij\u00ebra vite i nj\u00ebjti, asnj\u00ebher\u00eb nuk ndryshon, nuk plaket, nuk zem\u00ebrohet, as nuk trishtohet, apo\u2026 ndoshta ne nuk mund ta v\u00ebrejm\u00eb trishtimin dhe zem\u00ebrimin e tij, po mendoja me vete, sa shum\u00eb yje, sa shum\u00eb mrekulli q\u00eb mbanin n\u00eb trupin e tyre, pastaj h\u00ebna, her\u00eb e plot\u00eb e her\u00eb n\u00eb gjysm\u00eb, e secila form\u00eb prej saj e mban nj\u00eb dometh\u00ebnie t\u00eb saj\u00ebn\u2026<br \/>\n-O Per\u00ebndi, thash\u00eb me vete, kur u kthjella p\u00ebr nj\u00eb moment dhe zbrita shikimin posht\u00eb qiellit. Imazhi i saj ishte para syve t\u00eb mi, sa shum\u00eb q\u00eb ishte plakur, sa vite q\u00eb i kishin kaluar a thua asaj? Nuk u tremba aspak, p\u00ebrkundrazi u mall\u00ebngjeva. E shikoja vet\u00ebn time n\u00eb syt\u00eb e saj.<br \/>\nSa shum\u00eb q\u00eb d\u00ebshiroja q\u00eb ta merrja n\u00eb gji, ta p\u00ebrqafoja, ta puthja e ta puthja, e t\u2019i shtroja pyetje t\u00eb llojllojshme, por asnj\u00ebr\u00ebn nuk e b\u00ebra. U shtanga n\u00eb vend kur ajo e drejtoi dor\u00ebn e saj me gisht drejt qiellit dhe thoshte pa ndal\u00eb\u2026<br \/>\n-E shikon ti e \u00ebmbla ime? Ata duheshin, poooo, v\u00ebrtet ata duheshin, m\u00eb beson? M\u00eb pyeti mua ajo plak\u00eb e mjer\u00eb, e shtangur.<br \/>\nUn\u00eb nuk dija se \u00e7\u2019ti thosha, vet\u00ebm ia pohova me kok\u00eb, por jo me bindje, sepse un\u00eb nuk i njihja ata, ata p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb fliste ajo plak\u00eb e gjor\u00eb, apo m\u00eb mir\u00eb t\u00eb them nuk i shihja dot, sepse ata nuk mund t\u2019i shikonte askush pos syve t\u00eb saj. Po pra, ata i shikonin dhe e ndjenin vet\u00ebm syt\u00eb dhe qenia e asaj plake engj\u00ebllore. I thash\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00eb afrohet pran\u00eb meje dhe t\u00eb ulet aty ku isha edhe un\u00eb e ulur. Ashtu edhe b\u00ebri. Erdhi aty af\u00ebr dhe ngadal\u00eb ma ledhatoi faqen time, e pastaj flok\u00ebt, k\u00ebta flok\u00eb q\u00eb si dukej i ngjallnin nostalgji, t\u00eb pakt\u00ebn ashtu m\u00eb b\u00ebri ta besoja sepse ajo nisi t\u00eb thoshte me nj\u00eb buz\u00ebqeshje t\u00eb \u00ebmb\u00ebl: Ehhh, ky ka\u00e7urreli, -pastaj u ul aty pran\u00eb meje dhe nisi t\u00eb m\u00eb tregonte p\u00ebr ata t\u00eb dy, m\u00eb beson?<br \/>\n-Se sa shum\u00eb q\u00eb duheshin ata? M\u00eb pyeti ajo, n\u00eb syt\u00eb e saj ende mund ta v\u00ebreje ngjyr\u00ebn e gjelb\u00ebr edhe p\u00ebrkund\u00ebr stuhive t\u00eb jet\u00ebs q\u00eb ia kishin rrudhosur mjerisht, kjo q\u00eb po ta tregoi \u00ebsht\u00eb sikur t\u00eb kthehesh vite e vite pas e t\u00eb jetosh. Ata jetonin dashurisht, thoshte ajo plak\u00eb, ajo ishte vajz\u00eb e re me ata sy jeshile, ata flok\u00eb ka\u00e7urrela t\u00eb zi, ato buz\u00eb aq t\u00eb \u00ebmbla si qershi q\u00eb \u00e7do djalosh do ta kishte lakmi, por edhe ai djal\u00eb me sy t\u00eb g\u00ebshtenjt\u00eb, shtatlart\u00eb si dragua, i buz\u00ebqeshur, i \u00ebmb\u00ebl, q\u00eb \u00e7mendte \u00e7do mendje fem\u00ebrore, por zemra e tij e dashuronte vet\u00ebm at\u00eb grua, vet\u00ebm ka\u00e7urrelen e tij.<br \/>\nAta t\u00eb dy u takuan at\u00ebher\u00eb kur gabimisht kishin marr\u00eb vendime q\u00eb i drejtonte drejt gremin\u00ebs, por rrug\u00ebt q\u00eb ata t\u00eb dy ecnin, n\u00eb fundin e tyre q\u00eb t\u00eb dyja rrug\u00ebt i bashkonte nj\u00eb udh\u00ebkryq dhe ata t\u00eb dy u takuan dhe asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb nuk u ndan\u00eb, derisa i ndau\u201d\u2026<br \/>\n-E kuptoj, -i thash\u00eb un\u00eb, -por \u00e7\u2019ndodhi m\u00eb pas? -e pyeta un\u00eb, me nj\u00eb kureshtje tashm\u00eb p\u00ebrv\u00ebluese.<br \/>\nAjo duke buz\u00ebqeshur vazhdoi t\u00eb ma rr\u00ebfente t\u00eb gjith\u00ebn. Ata jetuan bashk\u00eb, shtoi ajo, si nj\u00eb shpirt, si nj\u00eb trup e zem\u00ebr. Un\u00eb po e shikoja pa ia larguar syt\u00eb, at\u00eb grua t\u00eb moshuar q\u00eb her\u00eb m\u00eb rr\u00ebmbente nj\u00eb frik\u00eb, e her\u00eb-her\u00eb nj\u00eb mall\u00ebngjim i viteve t\u00eb shkuara.<br \/>\nAjo uli kok\u00ebn dhe dy pika lot ran\u00eb aq but\u00eb mbi duart e saj. Kur loti ra n\u00eb tok\u00eb, ai k\u00ebrciti si t\u00eb ishte cop\u00ebz diamanti, e p\u00ebr \u00e7udi u b\u00eb cope- cop\u00eb dhe e p\u00ebrpiu toka ku ishin zambak\u00ebt e bardh\u00eb dhe tr\u00ebndafilat blu, mu aty pran\u00eb k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb mia. Kur ajo ngriti kok\u00ebn dhe hodhi shikimin drejt meje, un\u00eb isha zhytur n\u00eb harkun e bukurive t\u00eb ndodhive t\u00eb mia, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb edhe t\u00eb asaj gruaje t\u00eb moshuar dhe t\u00eb b\u00ebr\u00eb krejt rrudha. Ajo vazhdoi tutje rr\u00ebfimin:<br \/>\n&#8211; \u201cA do t\u00eb doje t\u00eb dije m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ata? Ti vajz\u00eb e \u00ebmb\u00ebl?<br \/>\nUn\u00eb tunda kok\u00ebn n\u00eb shenj\u00eb pohimi.<br \/>\n-Ehhh, moj bij\u00eb, ata duheshin, pooo v\u00ebrtet, edhe p\u00ebrkund\u00ebr stuhive dhe dhimbjeve q\u00eb ua veshi jeta. Nuk e kishte t\u00eb mundur asnj\u00eb forc\u00eb ziliqare q\u00eb t\u2019i ndante, madje ashtu si\u00e7 ishin ata edhe u martuan. T\u00eb gjith\u00eb engj\u00ebjt i kishin p\u00ebrreth tyre. S\u00ebrish ngriti kok\u00ebn lart qiellit dhe u b\u00eb sikur e p\u00ebrhumbur duke shikuar kalvarin e shtigjeve q\u00eb dikur ecnin ata t\u00eb dy.<br \/>\nAta po jetonin jet\u00ebn n\u00eb t\u00eb gjitha jet\u00ebt, e kishin jetuar jet\u00ebn e k\u00ebsaj plake, po e jetonin jet\u00ebn legjend\u00eb t\u00eb tyre, por po e jetonin edhe jet\u00ebn time p\u00ebr \u00e7udi. Brenda tyre e ardhmja dhe e tanishmja ishte e pakufishme, nuk iu mungonte asnj\u00eb stin\u00eb pa e shijuar, madje as net\u00ebt e as dit\u00ebt e arta nuk i humbnin p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast t\u00eb vet\u00ebm. Tek ata t\u00eb dy n\u00eb \u00e7do stin\u00eb kishte dim\u00ebr dhe ndonj\u00ebher\u00eb b\u00ebnte shum\u00eb ftoht\u00eb, por kishte edhe diell q\u00eb ua ngrohte shpirtrat me rrezet e tij. Mu at\u00ebher\u00eb u ndizej flak\u00eb-flak\u00eb dashuria. Ai \u00e7do nat\u00eb i shkonte me pasion shpirtit t\u00eb saj dhe e rr\u00ebmbente at\u00eb n\u00eb dashurin\u00eb p\u00ebrrallore, e k\u00ebt\u00eb ai e b\u00ebnte q\u00eb ajo asnj\u00ebher\u00eb mos ta harronte, mundohej q\u00eb shpirtin e saj ta joshte drejt shpirtit t\u00eb tij. Ata q\u00eb t\u00eb dy ishin zhytur aq thell\u00eb te nj\u00ebri \u2013 tjetri, saq\u00eb nuk kishte mund\u00ebsi q\u00eb n\u00eb mes tyre t\u00eb hynte as \u201cengj\u00ebll e as dreq.\u201d Un\u00eb mbeta krejt\u00ebsisht e shtangur, sepse aty tek ata t\u00eb dy un\u00eb e shihja vet\u00ebn time, jet\u00ebn time, dashurin\u00eb time e p\u00ebr \u00e7udi kjo plak\u00eb po m\u00eb fliste krejt p\u00ebr dik\u00eb tjet\u00ebr.<br \/>\nA thua kush mund t\u00eb ishin ata t\u00eb dy? A mos vall\u00eb kjo grua po m\u00eb fliste p\u00ebr vete? Pse i flak\u00ebronin aq shum\u00eb syt\u00eb e saj kur ajo drejtonte shikimin drejt atyre atje lart n\u00eb qiell?<br \/>\n-O Per\u00ebndi, \u00e7far\u00eb po ndodh?! Kush \u00ebsht\u00eb kjo grua? Pse pik\u00ebrisht kjo erdhi tek un\u00eb?<br \/>\nAshtu e hutuar un\u00eb po flisja me z\u00eb t\u00eb p\u00ebrhumbur sa q\u00eb edhe asaj ia kisha t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen. Ajo s\u00ebrish erdhi af\u00ebr meje, tani krejt\u00ebsisht me v\u00ebmendje t\u00eb kthjell\u00ebt, duke m\u00eb buz\u00ebqeshur, por un\u00eb isha shnd\u00ebrruar krejt\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e asaj, me shum\u00eb nostalgji, e p\u00ebrv\u00ebluar nga malli, pa shpres\u00eb, pa at\u00eb q\u00eb un\u00eb e desha m\u00eb shum\u00eb se veten time, madje pik\u00ebrisht kjo ishte edhe arsyeja q\u00eb un\u00eb ndodhesha aty, n\u00eb at\u00eb kopsht t\u00eb zambakosur me ngjyr\u00eb t\u00eb kalt\u00ebr. At\u00eb mbr\u00ebmje, kisha mall, dhimbje, trishtim dhe doja q\u00eb lutjet e mia p\u00ebr at\u00eb, t\u2019 m\u2019i d\u00ebgjoj\u00eb Per\u00ebndia dhe t\u00eb ma kthej\u00eb lutjen e d\u00ebshir\u00ebn time n\u00eb realitet qoft\u00eb edhe vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb moment t\u00eb vet\u00ebm, t\u00eb ma sjell\u00eb at\u00eb pran\u00eb meje e pastaj le t\u00eb na merrte q\u00eb t\u00eb dy s\u00eb bashku, pun\u00eb e madhe. As q\u00eb e kisha frik\u00eb at\u00eb pun\u00eb, sepse mua edhe ashtu nuk m\u00eb vinte asgj\u00eb n\u00eb sy kur b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr at\u00eb, p\u00ebr munges\u00ebn e tij, p\u00ebr jet\u00ebn time tani t\u00eb zymt\u00eb pa pranin\u00eb e tij, edhe ashtu e jetoja jet\u00ebn sa p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb po frymoja kot, por k\u00ebsaj nuk i thuhej jet\u00eb.<br \/>\nAshtu me lot n\u00eb sy, ju luta asaj plake engj\u00ebllore q\u00eb t\u00eb m\u00eb vije pran\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb dhe t\u00eb m\u00eb tregoi se kush ishte n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb? \u00c7far\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte ajo me ata t\u00eb dy? Kush ishin n\u00eb fakt ata t\u00eb dy? Po un\u00eb? \u00c7far\u00eb kisha t\u00eb b\u00ebja me ata? Pse po ndjehesha k\u00ebshtu, edhe e zbraz\u00ebt, por edhe e \u00e7mallur? Edhe me zem\u00ebr plot, edhe me t\u00eb zbraz\u00ebt? Edhe e p\u00ebrlotur por edhe po m\u00eb vinte buz\u00ebqeshja pa ndal\u00eb? Kush je ti? M\u00eb thuaj t\u00eb lutem, i thash\u00eb, \u00e7far\u00eb rr\u00ebfimi \u00ebsht\u00eb ky? Apo mos po e shikon t\u00eb shkuar\u00ebn dhe t\u00eb ardhmen time? Me k\u00ebmb\u00ebngulje duke ia mbajtur duart e saj i thash\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00eb tregonte p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb. Ajo m\u00eb buz\u00ebqeshi.<br \/>\nN\u00eb fytyr\u00ebn e saj un\u00eb po e shikoja shenjat e fytyr\u00ebs sime, pastaj ajo drejtoi s\u00ebrish dor\u00ebn e saj me gisht drejt qiellit, ku nisi t\u00eb m\u00eb thoshte:<br \/>\n-\u201cE \u00ebmbla ime, asgj\u00eb nuk ndodh n\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb e caktuar q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb, pastaj ajo shtoi:<br \/>\n-\u201dAjo atje lart isha un\u00eb dikur, q\u00eb edhe sot jeton dashurisht e lumtur me engj\u00ebllin e saj, e un\u00eb k\u00ebtu pran\u00eb teje, mbyll syt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast, duke e nxjerr\u00eb frym\u00ebn e saj p\u00ebrplot mall dhe dhimbje, po thosha e \u00ebmbla ime q\u00eb un\u00eb k\u00ebtu q\u00eb po q\u00ebndroj p\u00ebrball\u00eb teje.<br \/>\n-Jam ti, q\u00eb do t\u00eb jesh dikur\u2026<br \/>\nAjo p\u00ebrderisa un\u00eb po i \u00e7apitja syt\u00eb, iku, u largua ashtu sikur nj\u00eb yll q\u00eb shk\u00ebputet nga qielli, q\u00eb duke u larguar nga un\u00eb, zbehej edhe ndri\u00e7imi i saj, dal\u00ebngadal\u00eb.<br \/>\nAjo iku, u largua ashtu e dashuruar me engj\u00ebjt e saj. Nga ana tjet\u00ebr edhe ata t\u00eb dy, atje lart duheshin, por edhe un\u00eb q\u00eb mbeta aty n\u00eb kopsht e rrethuar me p\u00ebrplot tr\u00ebndafila, fillova prap\u00eb q\u00eb ta dua jet\u00ebn\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjolla Muhaxheri ATA DUHESHIN Pas nj\u00eb shiu veror q\u00eb rr\u00ebmbimthi u zbraz n\u00eb Tok\u00eb e q\u00eb freskoi \u00e7do gj\u00eb p\u00ebrreth, madje edhe mendimet e mia, un\u00eb q\u00eb po q\u00ebndroja e ulur n\u00eb mesin e zambak\u00ebve dhe tr\u00ebndafilave. Po sodisja qiellin dhe po mendoja se sa i bukur q\u00ebndron \u00e7doher\u00eb, me mij\u00ebra vite i nj\u00ebjti, asnj\u00ebher\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3263,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-3659","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-proze"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3659","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3659"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3659\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3660,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3659\/revisions\/3660"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3263"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3659"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3659"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3659"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}