{"id":3699,"date":"2025-11-29T11:36:54","date_gmt":"2025-11-29T10:36:54","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=3699"},"modified":"2025-11-29T11:36:54","modified_gmt":"2025-11-29T10:36:54","slug":"kadri-tarelli-hysen-dizdari-ne-liber-me-vlera-te-larta-atdhetarie","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/11\/29\/kadri-tarelli-hysen-dizdari-ne-liber-me-vlera-te-larta-atdhetarie\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli: HYSEN DIZDARI N\u00cb LIB\u00cbR ME VLERA T\u00cb LARTA ATDHETARIE"},"content":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan:<br \/>\n\u201cJam nisur t\u00eb mbetem v\u00ebrtet nj\u00eb kamban\u00eb,<br \/>\nAspak s\u2019 ting\u00eblloj e s\u2019gj\u00ebmoj po s\u2019m\u00eb ran\u00eb.<br \/>\nM\u00eb bini, ju lutem, p\u00ebrher\u00eb e ngaher\u00eb,<br \/>\nN\u00eb doni prej meje gj\u00ebmim e poter\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Dritero Agolli. Poezia \u201cLutja e kamban\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>HYSEN DIZDARI N\u00cb LIB\u00cbR ME VLERA T\u00cb LARTA ATDHETARIE<\/p>\n<p>\u201cGjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeu n\u00eb pullat shqiptare 1913 \u2013 2023\u201d. \u00cbsht\u00eb e para her\u00eb q\u00eb ndeshem me nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb till\u00eb, \u201cGjergj Kastrioti<br \/>\nSk\u00ebnderbeu n\u00eb pullat shqiptare 1913 \u2013 2023\u201d. M\u00eb sakt\u00eb, me krijimtarin\u00eb e studiuesit Hysen Dizdari, koleksionist i pasionuar i pullave, nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe autor i disa librave studimor, ku si l\u00ebnd\u00eb e par\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb pullat postare.<br \/>\nNj\u00eb form\u00eb dhe gjetje interesante si studim dhe krijimtari, aq sa mrekullohemi p\u00ebr talentin dhe guximin e k\u00ebtij autori, i cili \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar k\u00ebtu dhe n\u00eb bot\u00eb. M\u00eb duhet t\u00eb them se koleksionist\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb \u201crac\u00eb\u201d e ve\u00e7ant\u00eb dhe e \u00e7uditshme. Kam njohur koleksionist\u00eb pullash, pikturash, monedhash, flamujsh, etj, etj. Por Hysen Dizdari nuk mbetet deri k\u00ebtu, fanatik dhe i mbyllur n\u00eb vetvete me \u201cThesarin\u201d e tij, p\u00ebr t\u2019u k\u00ebnaqur vet dhe nj\u00eb grup miqsh e shok\u00ebsh t\u00eb dashuruar me koleksionet. Ai merr mundimin, studion e boton, duke e b\u00ebr\u00eb frym\u00ebn dhe pun\u00ebn e tij, pron\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Ndaj meriton adhurim e mir\u00ebnjohje&#8230;&#8230;.!<br \/>\nI thjesht\u00eb titulli i k\u00ebtij shkrimi kushtuar librit, apo albumit n\u00eb shqip dhe anglisht, \u201cGjergj Kastrioti-Sk\u00ebnderbeu n\u00eb pullat shqiptare 1913 \u2013 2023\u201d, si\u00e7 jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shkrimet q\u00eb i kushtohet veprave shkencore. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i ve\u00e7ant\u00eb, si nga paraqitja ashtu edhe nga p\u00ebrmbajtja: &#8211; \u201cTa studioj dhe njoh historin\u00eb e Shtetit Shqiptar n\u00ebp\u00ebrmjet historis\u00eb t\u00eb pullave postare, jo pak por rreth 150 pamje\u201d, kumton Thimi<br \/>\nNika, autori i librit \u201cHistoria e Filatelis\u00eb Shqiptare\u201d. Pse ta mohoj, studimi i k\u00ebtij libri \u00ebsht\u00eb befasi, di\u00e7ka krejt e re p\u00ebr mua, mbase edhe p\u00ebr shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Ky lib\u00ebr shfletohet si nj\u00eb album, por n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb faqeve gjejm\u00eb q\u00eb n\u00eb krye poezi t\u00eb Naim Frash\u00ebrit, \u201cPorosi e Sk\u00ebnderbeut p\u00ebr Shqiptar\u00ebt\u201d, shk\u00ebputur nga \u201cHistoria e Sk\u00ebnderbeut\u201d. Ide mjaft e bukur, sepse p\u00ebrcillet kumti i bashkimit, si shqet\u00ebsim i p\u00ebrhersh\u00ebm i intelektual\u00ebve shqiptar. M\u00eb tej hasim, jo vet\u00ebm praktik\u00ebn e shtypjes, koh\u00ebn e p\u00ebrdorimit, \u00e7mimin, ngjyrat dhe sasin\u00eb e pullave n\u00eb ecurin\u00eb e<br \/>\nshtetit Shqiptar, por edhe sa koh\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur, duke v\u00ebn\u00eb vula zyrtare, diku-diku edhe t\u00eb postave lokale.<br \/>\nDikush mund t\u00eb mendoj\u00eb dhe t\u00eb pyes\u00eb: &#8211; Pullat jan\u00eb thjesht form\u00eb legale e kontrollit dhe taks\u00ebs q\u00eb vendos shteti mbi qarkullimin e letrave dhe mallrave, apo m\u00eb shum\u00eb se kaq&#8230;&#8230;? \u2013 Po&#8230;.! M\u00eb shum\u00eb se kaq. Pullat jan\u00eb dokument historik i past\u00ebr, pasi ka vul\u00ebn e shtetit dhe vul\u00ebn e koh\u00ebs, duke fiksuar historin\u00eb e shtetit n\u00eb nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr, nj\u00eb cop\u00eb histori e njohur, e prekur dhe p\u00ebrk\u00ebdhelur nga publiku.<br \/>\nLexuesi mund t\u00eb mrekullohet ashtu si un\u00eb, kur shikon n\u00eb faqet e para portretin e Sk\u00ebnderbeut, nga pulla e vitit 1913, n\u00eb sixhade, punuar mjesht\u00ebrisht nga artizan\u00ebt e Kuk\u00ebsit, m\u00eb 2017. N\u00ebse dikush \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet i kujdessh\u00ebm, do t\u00eb has\u00eb edhe historin\u00eb e k\u00ebtij portreti, q\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ka mbizot\u00ebruar pullat shqiptare p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb mjaft t\u00eb gjat\u00eb. T\u00eb gjitha veprimet, vulat apo mbishtypjet e pullave, jan\u00eb fare<br \/>\nnormale p\u00ebr koh\u00ebn e trazirave t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb bot\u00ebrore (1914\u20131918), p\u00ebrfshi edhe l\u00ebvizjet dhe kryengritjet, si\u00e7 ishte ajo e Haxhi Qamilit, q\u00eb luftonte kund\u00ebr \u201cM\u00ebvet\u00ebsis\u00eb\u201d.<br \/>\nKqyrni me kujdes: gjasht\u00eb pulla, ku vlera e tyre shkruhet turqisht, \u201cGrosh\u201d dhe \u201cPara\u201d. E gjitha pasoj\u00eb e lajthitjes s\u00eb l\u00ebvizjes antishqiptare, p\u00ebr t\u00eb mos u shk\u00ebputur nga perandoria osmane. D\u00ebshmi q\u00eb vulos historin\u00eb, pa l\u00ebn\u00eb shteg p\u00ebr m\u00ebdyshje. Natyrisht n\u00eb rrjedh\u00ebn e koh\u00ebs dhe qeverit\u00eb nd\u00ebr vite, b\u00ebn\u00eb ndryshime n\u00eb paraqitjen e pullave, pa prekur thelbin dhe karakterin atdhetar. Diku u vendos\u00ebn arm\u00ebt e Sk\u00ebnderbeut, shpata dhe p\u00ebrkrenarja, diku vet\u00ebm shqiponja apo koka e kalit, diku k\u00ebshtjellat q\u00eb mbronin dheun e shqiptar\u00ebve, etj.<br \/>\nEdhe gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb sistemit komunist, u p\u00ebrdor\u00ebn disa variante pullash: portret, foto e Monumentit t\u00eb Sk\u00ebnderbeut n\u00eb Kruj\u00eb, (Un\u00eb e vler\u00ebsoj si vepra m\u00eb e arrir\u00eb artistikisht), m\u00eb pas monumenti n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, pikturat n\u00eb muzeun e Kruj\u00ebs, madje edhe piktura t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb huaj, (E. Delakrua), mes tyre edhe piktor\u00eb anonim.<br \/>\nInteresant pasi nuk mungojn\u00eb edhe krijime artistike, portrete vajzash shqiptare me veshje komb\u00ebtare, vegla muzikore, si lahuta, etj, t\u00eb cilat bukurmir\u00eb i b\u00ebjn\u00eb jehon\u00eb historis\u00eb s\u00eb lavdishme t\u00eb heroit ton\u00eb komb\u00ebtar, Sk\u00ebnderbeut dhe historis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim mendimi, po m\u00eb p\u00eblqen pulla e prodhuar n\u00eb vitin 2014, e titulluar \u201cPapa Fran\u00e7esku n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, ku n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb portreti i Papa<br \/>\nFran\u00e7eskut, nd\u00ebrsa n\u00eb sfond paraqitet monumenti i Sk\u00ebnderbeut, vendosur n\u00eb sheshin qendror t\u00eb Tiran\u00ebs.<br \/>\nN\u00eb vitin 2017, u vun\u00eb n\u00eb qarkullim disa pulla me vlera t\u00eb ndryshme, t\u00eb titulluara \u201cArti Shqiptar-Vizatimi\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u lavd\u00ebruar puna e studimore e autorit, ku her\u00eb pas here sh\u00ebnon jo vet\u00ebm dat\u00ebn dhe vler\u00ebn e pullave, por edhe cil\u00ebsin\u00eb grafike t\u00eb tyre, si nj\u00eb lloj jehone t\u00eb artit shqiptar, kushtuar periudh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr liri, udh\u00ebhequr nga Sk\u00ebnderbeu.<br \/>\nBindemi leht\u00eb po t\u00eb v\u00ebrejm\u00eb me kujdes shkrimin ku sh\u00ebnohet shkurtimisht: \u201cVe\u00e7oria e k\u00ebtij emisioni \u00ebsht\u00eb se t\u00eb gjitha pullat e bashkuara s\u00eb bashku, japin pamjen e plot\u00eb t\u00eb piktur\u00ebs s\u00eb quajtur \u201cP\u00ebrballimi\u201d, e cila sot ndodhet e ekspozuar n\u00eb Muzeun e Gjergj Kastriotit-Sk\u00ebnderbeut, n\u00eb qytetin e Kruj\u00ebs\u201d. Pun\u00eb e piktorit Naxhi Bakalli. Faqe 68.<br \/>\nN\u00eb fund, dua t\u00eb ve\u00e7oj dhe t\u00eb vler\u00ebsoj kat\u00ebr faqe, ku p\u00ebrmblidhen dy kapituj q\u00eb i japin librit vlera dhe besueshm\u00ebri shkencore:<br \/>\n1. Literatura filatelike. 2. Literatura shkencore. Vet\u00ebm studimi i k\u00ebtyre botimeve, n\u00eb koh\u00eb dhe autor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, \u00ebsht\u00eblodhje, mundim e durim skllavi dhe vullnet shkenc\u00ebtari, p\u00ebr autorin Hysen Dizdari, i cili p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs ia ka kushtuar t\u00eb gjith\u00eb veprimtarin\u00eb jet\u00ebsore, k\u00ebrkimit dhe grumbullimit t\u00eb botimeve kushtuar heroit ton\u00eb Komb\u00ebtar Gjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeu.<br \/>\nNdaj nuk kursehet t\u00eb na jap\u00eb edhe nj\u00eb porosi: \u201cHistoria e heroit ton\u00eb komb\u00ebtar Gjergj Kastrioti-Sk\u00ebnderbeut, duhet t\u00eb studiohet e t\u00eb njihet mir\u00eb nga brezi i ri, historia e t\u00eb cilit duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si burim frym\u00ebzimi p\u00ebr \u00e7do shqiptar, p\u00ebr t\u00eb ruajtur t\u00eb pastra<br \/>\nidealet tona atdhetare\u201d. Ashtu si autori, edhe un\u00eb mbetem me shpres\u00eb se, kjo porosi e shenjt\u00ebruar, do t\u00eb d\u00ebgjohet nga institucionet shkencore, Akademia Shqiptare e Shkencave, drejtuesit e shtetit dhe m\u00ebsuesit, si \u201cMisionar\u00eb t\u00eb dijes dhe edukimit\u201d n\u00eb shkoll\u00eb.<br \/>\nUrime dhe suksese n\u00eb udh\u00ebn e mundimshme t\u00eb studimit dhe botimit t\u00eb librave t\u00eb till\u00eb. Jan\u00eb vlera komb\u00ebtare.<br \/>\nMiq\u00ebsisht e mir\u00ebnjohje!<br \/>\nKadri Tarelli<br \/>\nDurr\u00ebs, m\u00eb, 27, t\u00eb vjesht\u00ebs s\u00eb tret\u00eb, 2025.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan: \u201cJam nisur t\u00eb mbetem v\u00ebrtet nj\u00eb kamban\u00eb, Aspak s\u2019 ting\u00eblloj e s\u2019gj\u00ebmoj po s\u2019m\u00eb ran\u00eb. M\u00eb bini, ju lutem, p\u00ebrher\u00eb e ngaher\u00eb, N\u00eb doni prej meje gj\u00ebmim e poter\u00eb.\u201d Dritero Agolli. Poezia \u201cLutja e kamban\u00ebs\u201d. HYSEN DIZDARI N\u00cb LIB\u00cbR ME VLERA T\u00cb LARTA ATDHETARIE \u201cGjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeu n\u00eb pullat shqiptare 1913 \u2013 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3395,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-3699","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3699","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3699"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3699\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3700,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3699\/revisions\/3700"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3395"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3699"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3699"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3699"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}