{"id":3703,"date":"2025-11-29T11:42:14","date_gmt":"2025-11-29T10:42:14","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=3703"},"modified":"2025-11-29T11:42:14","modified_gmt":"2025-11-29T10:42:14","slug":"kadri-tarelli-shkruan-jaho-margjeka-ne-magjine-e-ngjyrave-te-vargut-poetik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/11\/29\/kadri-tarelli-shkruan-jaho-margjeka-ne-magjine-e-ngjyrave-te-vargut-poetik\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli shkruan: JAHO MARGJEKA N\u00cb MAGJIN\u00cb E NGJYRAVE T\u00cb VARGUT POETIK"},"content":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan:<br \/>\nM\u2019u shterrshin syt\u00eb n\u00ebse pushoj,<br \/>\nLirin\u00eb t\u00ebnde me \u00ebnd\u00ebrrue.<br \/>\nMallkue qoft\u00eb gjaku im,<br \/>\nN\u00ebse m\u2019vrasin pa luftue &#8230;.!<\/p>\n<p>Agim Ramadani. Deshmor i U\u00c7K. 1999<\/p>\n<p>JAHO MARGJEKA N\u00cb MAGJIN\u00cb E NGJYRAVE T\u00cb VARGUT POETIK<\/p>\n<p>Libri me poezi: \u201cLutje n\u00eb koh\u00ebn e Sizifit\u201d.<\/p>\n<p>Lib\u00ebr ku parath\u00ebnien e shkruan i shum\u00ebnjohuri Sk\u00ebndrer Bu\u00e7papaj. Mbase nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb till\u00eb e kaq t\u00eb holl\u00eb, do ta p\u00eblqente gjithkush nga ne q\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb shkruajm\u00eb poezi, sepse hap udh\u00ebn e njohjes nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe drejton k\u00ebndonj\u00ebsin p\u00ebr t\u00eb shijuar jo vet\u00ebn artin e fjal\u00ebs, por t\u00eb p\u00ebrtyp\u00eb edhe kumtin q\u00eb p\u00ebrcjellin vargjet e poetit Jaho Margjeka.<br \/>\nT\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn nuk jam dashnor i vargjeve t\u00eb \u201cBardha\u201d, ose e th\u00ebn\u00eb m\u00eb shqip, vargje larg poezis\u00eb klasike, vargjeve pa rim\u00eb dhe muzik\u00eb, q\u00eb buron nga fjala dhe shkrihet si vala. Madje dikur kam shkruar \u201cMos e thyej vargun Poet\u201d. K. T \u201cKoha<br \/>\nn\u00eb vargje\u201d.<br \/>\nSot kam nj\u00eb mendim disi ndryshe p\u00ebr stilin e koh\u00ebve q\u00eb po jetojm\u00eb: Jam m\u00eb pak i ashp\u00ebr, pasi m\u00eb duket sikur jam familjarizuar, pasi kam kaluar disa libra n\u00ebp\u00ebr duar. Them k\u00ebshtu, pasi vargu i lir\u00eb apo forma e thyer ngjet edhe te portretet n\u00eb artet pamor. Form\u00eb arti q\u00eb jetoi p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb edhe n\u00eb piktur\u00ebn moderne t\u00eb mjesht\u00ebrve Pikaso dhe Ibrahim Kodra. Mbase nuk gaboj ta quaj k\u00ebt\u00eb pamje arti,<br \/>\n\u201cPasqyr\u00eb e thyer\u201d, ku piktori sikur i \u201cngjit\u201d copat n\u00eb nj\u00eb mozaik. Nuk e di sa mund t\u00eb shkoj\u00eb ky krahasim, por mendimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebrq\u00ebnd\u00ebrrohet te liria dhe forca e mendimit q\u00eb p\u00ebrcjell poezia, pa pyetur p\u00ebr form\u00ebn, metrik\u00ebn, muzik\u00ebn dhe rim\u00ebn klasike. Madje shkojn\u00eb m\u00eb tej: A mund ta b\u00ebjn\u00eb lexuesin t\u00eb vras\u00eb mendje dhe t\u00eb mendoj\u00eb si poeti&#8230;..!?<br \/>\nGjithsesi \u00ebsht\u00eb lexuesi ai q\u00eb vendos, pasi t\u00eb shijoj\u00eb k\u00ebrcitjet e karroc\u00ebs q\u00eb shkon n\u00eb kalldr\u00ebm dhe muzik\u00ebn e vargut, q\u00eb mund t\u00eb luhet n\u00eb \u00e7do veg\u00ebl muzikore. Mbase e teproj me cop\u00ebza bisedash. Para do koh\u00ebsh m\u00eb caktuan si an\u00ebtar jurie n\u00eb nj\u00eb festival poezie n\u00eb Dardani. Nj\u00eb kolege, me mir\u00ebsi thot\u00eb: \u201cEnde ka poet\u00eb q\u00eb shkruajn\u00eb poezi klasike&#8230;&#8230;..!?\u201d. Komenti \u00ebsht\u00eb i tep\u00ebrt, madje i panevojsh\u00ebm. Kjo m\u00eb shty t\u00eb mendoj: Po k\u00ebta poet\u00eb nuk din\u00eb apo nuk duan t\u00eb shkruajn\u00eb si dikur. Jam i mendimit se gjysma \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. &#8211; Nuk duan.<br \/>\nN\u00eb faqet e para t\u00eb librit, m\u00eb mbiu n\u00eb buz\u00eb pyetja: &#8211; Vall\u00eb Poeti Margjeka nuk di t\u00eb shkruaj\u00eb poezi&#8230;..!? Dhe p\u00ebrgjigja erdhi shpejt: &#8211; A pyetet piktori n\u00eb di t\u00eb vizatoj\u00eb&#8230;..!? K\u00ebtu po i drejtohem librit dhe poetit ton\u00eb, i cili n\u00eb disa poezi shprehet si q\u00ebmoti: me vargje t\u00eb shtruara, ku ndjehet ritmi dhe muzika si nota melodie: &#8211; Poezia<br \/>\n\u201cDimri i gjat\u00eb\u201d: &#8211; Nuk di ajo fjal\u00eb, \/nuk di \u00e7\u2019dreqin qe, \/po kaq i gjat\u00eb dimri,\/ kaq i gjat\u00eb, pse&#8230;..? \u201cMendim dashurie\u201d. Shiu po i t\u2019hollon tjegullat e k\u00ebsaj \u00e7atie, \/t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7atie, posht\u00eb s\u00eb cil\u00ebs\/ bleron nj\u00eb mendim dashurie. Poezia \u201cVargjet: Syt\u00eb mbyll nj\u00eb \u00e7ast e shoh,\/ po vjen ajo&#8230;&#8230;..\/ po vjen ajo. M\u00eb tej \u201cMiq\u00ebsi drur\u00ebsh\u201d. &#8211; N\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrqafuar,\/ drejt nj\u00ebri-tjetrit zgjasin deg\u00ebt-duar. Poezia \u201cKy dim\u00ebr\u201d: &#8211; I ftoht\u00eb ky dim\u00ebr, edhe pse pa bor\u00eb&#8230;\/ minutat \u00e7alojn\u00eb, ditnata s\u2019ka or\u00eb. Po k\u00ebshtu edhe n\u00eb poezin\u00eb: \u201cHesht hap\u00ebsira blu\u201d dhe \u201cQaj pa z\u00eb\u201d, &#8230;&#8230;&#8230; Etj etj.<br \/>\nS\u00eb dyti: Poeti si pa dashje kalon n\u00eb mendim filozofik. Nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e re, por forma e gjetur \u00ebsht\u00eb mjaft e bukur dhe e thjesht\u00eb p\u00ebr t\u2019u dalluar dhe shprehur:<br \/>\nPoezia \u201cPak qiell dhome\u201d&#8230;.. &#8211; Pak qiell dhome\/ ku n\u00eb vend t\u00eb res\u00eb s\u00eb bardh\u00eb, t\u00eb<br \/>\nshoh grafin\u00eb e vetvetes. &#8211; Poezia \u201cPrej dashuris\u00eb dhe urrejtjes\u201d: &#8211; Prej dashuris\u00eb<br \/>\ndhe urrejtjes\/ fjal\u00ebn, fjal\u00eb e kam.\/ Prej dashuris\u00eb dhe urrejtjes \/jam ky q\u00eb jam&#8230;. M\u00eb<br \/>\ntej poezia \u201cRekuiem\u201d: &#8211; Ato q\u00eb kam dashur edhe i kam humbur\/ I kam gjetur prap\u2019 e<br \/>\ndot si kam dashur&#8230;&#8230;<\/p>\n<p>S\u00eb treti: N\u00eb dallim nga forma m\u00eb e p\u00ebrdorur nga poet\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, n\u00eb vargun, 8-10-12-16 rrokjesh, k\u00ebtu ndesh nj\u00eb form\u00eb shum\u00eb interesante si askund tjet\u00ebr: Varg 3 \u2013 4 dhe 5 rrokje. Poezia \u201cOh\u201d, &#8211; N\u00eb gjum\u00eb\/ edhe zgjuar. I ftuar \/ edhe i<br \/>\nzbuar. &#8230;&#8230;<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti: Poezi me pak vargje, ku fjala merr forc\u00eb duke u lakuar. \u00cbsht\u00eb mjewsht\u00ebri e autorit t\u00eb p\u00ebrmbledh\u00eb mendimin n\u00eb kat\u00ebr vargje. Poezia \u201cDhimbja\u201d. \u2013 M\u00eb dhemb dhimbja\/ se m\u00eb nuk do m\u00eb dhembin\/ dhimbjet e mia\/ p\u00ebr dhimbjen q\u00eb<br \/>\nshkoi. Poezia \u201cKaprollja\u201d etj, etj. T\u00eb gjitha n\u00eb nj\u00eb kapitull m\u00eb vete. Fjala k\u00ebrkohet e lakohet, ve\u00e7 dashuria, Jo, &#8211; thot\u00eb autori.<br \/>\nS\u00eb pesti: Tema e dashuris\u00eb \u00ebsht\u00eb ngulur, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb librin. Ajo lind, ngrihet,<br \/>\nkrihet, shtrihet dhe shkrihet pa zhurm\u00eb e buj\u00eb, ashtu qet\u00ebsisht dhe dashurisht, si vala dhe kripa n\u00eb uj\u00eb.<br \/>\nV\u00eb re dhe besoj kam t\u00eb drejt\u00eb, ndaj e vlen p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmendur, lidhja me natyr\u00ebn q\u00eb duket shum\u00eb e fort\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb rasti rrall\u00eb, poet\u00ebt nuk gjejn\u00eb dot frym\u00ebzim pa natyr\u00ebn, nga e cila marrin drit\u00eb dhe frym\u00eb. Mbase jan\u00eb nga p\u00ebrjetimet e vegj\u00eblis\u00eb, q\u00eb nuk e len\u00eb t\u00eb shk\u00ebputet, madje e mbajn\u00eb fort si deg\u00ebt e shelgut, q\u00eb leht\u00eb p\u00ebrkulen, por nuk k\u00ebputen.<br \/>\nN\u00eb fund kam nj\u00eb pyetje p\u00ebr poetin i cili shpesh thot\u00eb se shtatin, shtratin dhe sht\u00ebpin\u00eb e ka mbi re, pra n\u00eb hap\u00ebsira pa kufi, ve\u00e7 qiellit ku per\u00ebndia rri.<br \/>\nM\u00eb thuaj e na thuaj,<br \/>\nSa leht\u00eb ngjitesh aty mbi re&#8230;!?<br \/>\nMos je i huaj\/ q\u00eb thua po vuaj,<br \/>\nKur zbret k\u00ebtu mbi dhe,<br \/>\nMbi dhe e me ne&#8230;.!?<br \/>\nUrime dhe suksese n\u00eb libra t\u00eb tjer\u00eb me po kaq vler\u00eb.<br \/>\nMiq\u00ebsisht&#8230;&#8230;!<br \/>\nKadri Tarelli<br \/>\nDurr\u00ebs, m\u00eb: 19, vjeshta e tret\u00eb, 2025.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan: M\u2019u shterrshin syt\u00eb n\u00ebse pushoj, Lirin\u00eb t\u00ebnde me \u00ebnd\u00ebrrue. Mallkue qoft\u00eb gjaku im, N\u00ebse m\u2019vrasin pa luftue &#8230;.! Agim Ramadani. Deshmor i U\u00c7K. 1999 JAHO MARGJEKA N\u00cb MAGJIN\u00cb E NGJYRAVE T\u00cb VARGUT POETIK Libri me poezi: \u201cLutje n\u00eb koh\u00ebn e Sizifit\u201d. Lib\u00ebr ku parath\u00ebnien e shkruan i shum\u00ebnjohuri Sk\u00ebndrer Bu\u00e7papaj. Mbase nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3395,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-3703","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3703","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3703"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3703\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3704,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3703\/revisions\/3704"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3395"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3703"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3703"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3703"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}