{"id":3707,"date":"2025-11-29T14:34:23","date_gmt":"2025-11-29T13:34:23","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=3707"},"modified":"2025-11-29T14:34:38","modified_gmt":"2025-11-29T13:34:38","slug":"nje-sokol-i-gjuhes-shqipe-ne-suedi-nga-veledin-durmishi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/11\/29\/nje-sokol-i-gjuhes-shqipe-ne-suedi-nga-veledin-durmishi\/","title":{"rendered":"NJ\u00cb SOKOL I GJUHES SHQIPE N\u00cb SUEDI: Nga Veledin Durmishi"},"content":{"rendered":"<p><strong>NJ\u00cb SOKOL I GJUHES SHQIPE N\u00cb SUEDI<\/strong><\/p>\n<p>Nga Veledin Durmishi<\/p>\n<p>Ata e lan\u00eb atdheun e tyre, Kosov\u00ebn. Nj\u00eb shtjell\u00eb malli i ndiqte pas edhe pse nuk e dinin \u00e7far\u00eb i priste p\u00ebrpara. Historia \u00ebsht\u00eb vet\u00ebdij\u00eb dhe ata ishin paisur mir\u00eb m\u00eb k\u00ebt\u00eb vet\u00ebdij\u00eb. Po iknin nga represioni s\u00ebrb drejt nj\u00eb bote t\u00eb lir\u00eb, por ajo shtjella e mallit do t&#8217;i kthente nj\u00eb dit\u00eb aty te ajo vat\u00ebr hiri, te ai oxhak, ku zjarri i dashuris\u00eb u kishte m\u00ebkuar thell\u00eb qenies s\u00eb tyre dashurin\u00eb e madhe p\u00ebr tok\u00ebn e t\u00eb par\u00ebve q\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb kishin derdhur lumenj gjaku dhe p\u00ebrs\u00ebri nuk e kishin at\u00eb. Po iknin me nj\u00eb flamur ku nj\u00eb shpend fisnik ndehte krah\u00ebt si flatra fluturuese drejt nj\u00eb bote t\u00eb re, ku njeriu ka t\u00eb tjera hap\u00ebsira qiellore, q\u00eb n\u00eb atdheun e tyre nuk i kishin patur kurr\u00eb. Mes tyre ishte edhe nj\u00eb djal\u00eb drenice q\u00eb kishte mbaruar studimet p\u00ebr gjuh\u00eb e let\u00ebrsi n\u00eb Prishtin\u00eb, nj\u00eb djal\u00eb me nj\u00eb trup atleti dhe me nj\u00eb mendje t\u00eb hapur. E quanin Sokol. I panjohur deri at\u00ebhere. Ai preku Suedin\u00eb dhe shpresonte se aty do t\u00eb nd\u00ebrtonte jet\u00ebn e re, aty do t\u00eb shp\u00ebrfaqte vlerat e veta q\u00eb i mbante aq t\u00eb strukura q\u00ebnies s\u00eb vet gati p\u00ebr nj\u00eb pik\u00ebnisje. Dhe k\u00ebt\u00eb pik\u00ebnisje Sokoli e nd\u00ebrtoi n\u00eb qytetin Boras t\u00eb Suedis\u00eb, n\u00eb nj\u00eb qytet me industrin\u00eb tekstile aq t\u00eb zhvilluar. E nd\u00ebrtoi vet\u00eb, por gjeti edhe kushtet e favorshme p\u00ebr t\u00eb vijuar studimet p\u00ebr matematik\u00eb, p\u00ebr t\u00eb njohur me themele gjuh\u00ebn suedeze e mbi t\u00eb gjitha pa u penguar nga askush n\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e tij t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshnuar se ai e t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs ishin emigrant\u00eb, por kishin vlera t\u00eb larta humane, njer\u00ebzore, intelekuale, cil\u00ebsi k\u00ebto t\u00eb cilat me koh\u00eb edhe i demonstruan aq denj\u00ebsisht. Ata dinin ta k\u00ebrkonin \u00ebndrr\u00ebn e tyre dhe ishin t\u00eb bindur se nuk ishin identitete q\u00eb treten leht\u00eb. Dhe Sokol Demaku nuk priti sinjal nga askush. Kishte vet\u00ebm vet\u00ebdij\u00ebn, vullnetin, shkall\u00ebn e duhur t\u00eb inteligjenc\u00ebs dhe nga viti n\u00eb vit ai ngjiti shkall\u00eb q\u00eb e rrit\u00ebn at\u00eb n\u00eb disa dimensione. E p\u00ebr k\u00ebto dimensione t\u00eb Sokol Demakur s\u00eb fundi vjen nj\u00eb lib\u00ebr i plot\u00eb n\u00eb gjith\u00eb struktur\u00ebn e vet, nje lib\u00ebr q\u00eb sjell gjith\u00eb rrug\u00ebtimin artistik t\u00eb Sokolit, gjith\u00eb profilin e tij si m\u00ebsues, poet, shkrimtar, udh\u00ebheq\u00ebs i shum\u00eb eventeve q\u00eb n\u00eb themel kan\u00eb shqiptarin\u00eb n\u00eb mbar\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn komb\u00ebtare. Gjith\u00eb veprimtaria e tij \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb shkalle t\u00eb lart\u00eb vet\u00ebdijeje, sa un\u00eb, me bindje, them se nuk mund t\u00eb ket\u00eb kund n\u00eb \u00e7do p\u00ebrq\u00ebndrim shqiptar\u00ebsh n\u00eb emigrim nj\u00eb tjet\u00ebr Sokol q\u00eb mund t&#8217;i rrrij\u00eb atij pran\u00eb E portreti i tij i plot\u00eb vjen nga shkrimtari shqiptar Viron Kona. Midis dy shkrimtar\u00ebve, Sokol Demakut dhe Viron Kon\u00ebs, u vendos nj\u00eb lidhje e cila rezultoi e suksesshme n\u00eb gjith\u00eb vijushm\u00ebrin\u00eb e saj, Vironi viziton Suedin\u00eb disa her\u00eb, nd\u00ebrsa Sokoli nuk ka vit t\u00eb mos jet\u00eb mysafir n\u00eb Tiran\u00eb e q\u00eb hap pas hapi ai sikur po ngre edhe n\u00eb Tiran\u00eb nj\u00eb &#8220;celul\u00eb&#8221; q\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7oj\u00eb ecurin\u00eb e shqiptarizm\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrsa Sokoli e p\u00ebrcjell Tiran\u00ebn n\u00eb ambjentet artistike me kontigjent shqiptar\u00ebsh n\u00eb Suedi. P\u00ebr t\u00eb pag\u00ebzuar nj\u00eb shoqat\u00eb, atje n\u00eb Boras, ai zgjodhi emrin e nj\u00eb poeti shqiptar i viteve &#8217;30, poetin e mjerimt, Migjenin, nj\u00eb em\u00ebr q\u00eb u kujton t\u00eb gjith\u00ebve nga kan\u00eb ardhur, u kujton t\u00eb djeshmen si refren i mosharres\u00ebs, nd\u00ebrsa nj\u00eb radio dhe nj\u00eb gazet\u00eb kan\u00eb tjet\u00ebr simbolik\u00eb, &#8220;Dituria&#8221; dhe m\u00eb posht\u00eb fjal\u00ebt emblematike t\u00eb Naim Frash\u00ebrit &#8220;Dhe drit&#8217; e dituris\u00eb p\u00ebrpara do t\u00eb na shpjer\u00eb!&#8221; K\u00ebto organizma jan\u00eb vatra q\u00eb bartin mesazhe t\u00eb forta patriotike, kulturore, jan\u00eb qendra t\u00eb ndjeshme ku traditat, zakonet vijn\u00eb n\u00eb k\u00ebto komunitete duke kultivuar q\u00ebnies s\u00eb tyre dashurin\u00eb p\u00ebr atdheun, m\u00ebm\u00ebsin\u00eb, detyrimin e madh q\u00eb kan\u00eb ata ndaj gjuh\u00ebs shqipe e historis\u00eb si pjes\u00eb t\u00eb kontuinitetit t\u00eb lart\u00eb shpirt\u00ebror.<br \/>\nTa m\u00ebsoj\u00eb lexuesi sa l\u00ebviz Sokoli n\u00eb viset ku marrin frym\u00eb shqip shqiptar\u00ebt e ecja n\u00eb k\u00ebto vise nuk t\u00eb l\u00eb kurr\u00eb vet\u00ebm se ai, kudo q\u00eb shkel, ka mbjell\u00eb pem\u00eb dashurie, ka gjetur njer\u00ebz q\u00eb i ngjiten kauz\u00ebs s\u00eb tij, gjen njer\u00ebz q\u00eb pasurojn\u00eb visaret e kombit, q\u00eb ushqejn\u00eb shpirtin human e k\u00ebshtu bisedat me t\u00eb jan\u00eb gjithnj\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb ndezura debati me tematika nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet q\u00eb nga let\u00ebrsia deri te identiteti yn\u00eb komb\u00ebtar, historia, legjendat, let\u00ebrsia, mitet, heronjt\u00eb.<br \/>\nSokoli n\u00eb gjith\u00eb krijimtarin\u00eb e vet ng\u00ebrthen historin\u00eb me t\u00eb gjitha ngjyrimet e saj. Ku m\u00eb mir\u00eb se n\u00eb librat e tij njeriu m\u00ebson historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrpjekjet shekullore p\u00ebr liri e mbijetes\u00eb, me brengat, me legjendat, me marr\u00ebzit\u00eb tona q\u00eb nuk i kemi patur t\u00eb pakta. Ai zbuloi dhe shqip\u00ebroi nga suedishtja edhe nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb nj\u00eb shkrimtari malazes mbi Sk\u00ebnderbeun, lib\u00ebr t\u00eb cilin e gjeti n\u00eb bibliotek\u00ebn mbret\u00ebrore t\u00eb Suedis\u00eb dhe t\u00ebr\u00eb krenari bubulliu &#8221; Ky \u00ebsht\u00eb heroi im.&#8221; Ishte v\u00ebt\u00ebm nj\u00eb ksnob\u00ebl. Stefano Zannovich (1751-1786) botoi k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun n\u00eb gjermanisht q\u00eb ishte p\u00ebrkthyer n\u00eb suedisht. Ka nj\u00eb galeri t\u00eb t\u00ebr\u00eb personazhesh q\u00eb l\u00ebvizin n\u00ebp\u00ebr librat e tij n\u00eb proz\u00eb. K\u00ebshtu te romani &#8220;\u00c7ohu Rexho&#8230;\u00e7ohu djalo&#8221; q\u00eb ka ardhur nga koh\u00ebt, nga nj\u00eb k\u00ebng\u00eb e folklorit ton\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e nj\u00eb legjende, tani kjo k\u00ebng\u00eb vjen si narrativ\u00eb e nj\u00eb libri ku shp\u00ebrfaqen cil\u00ebsi t\u00eb vyera t\u00eb shqiptarit, por edhe t\u00eb deformuara ku inati, etja p\u00ebr pasuri, e b\u00ebn njeriun egoist deri edhe vras\u00ebs. Mbi 20 libra t\u00eb botuara n\u00eb proz\u00eb e poezi. N\u00eb gjuh\u00ebn shqipe jan\u00eb 40 libra t\u00eb shqip\u00ebruara nga suedishtja, jan\u00eb 33 vepra n\u00eb suedisht, 6 libta nga shqipja n\u00eb suedisht n\u00ebn emrin e Sokolit. E gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb galeri Viron Kona e sjell n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr me plot detaje duke e zb\u00ebrthyer Sokol Demakun &#8220;brinj\u00eb m\u00eb brinj\u00eb.&#8221; Ky lib\u00ebr t\u00eb jep njohuri t\u00eb plota mbi k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb panjohur p\u00ebr ne, ka shum\u00eb ve\u00e7ori mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse, ka figura t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb njohura nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht e k\u00ebshtu Viron Kona na e sjell aq af\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend duke fituar edhe admirimin ton\u00eb ( shqiptari i par\u00eb n\u00eb Suedi ka q\u00ebn\u00eb aktori Aleksand\u00ebr Moisiu, Suedia ka 95 700 liqene, vendlindja e Celsusit e Nobelit, e Greta Garbos, Ana Lindh, ish ministrja e jashtme e Suedis\u00eb q\u00eb mbrojti \u00e7\u00ebshtjen kosovare u vra nga nj\u00eb agresor s\u00ebrb, \u00ebsht\u00eb vendlindja e albanologut t\u00eb shquar Ullmar Kvik) Gjuha shqipe ka impulset e vete e Sokoli gjithnj\u00eb ka k\u00ebrkuar nuancat e ngjyrave e jo vet\u00eb ngjyr\u00ebn, se nuancat t&#8217;i jep inteligjenca e lart\u00eb e cila t\u00eb ndihmon t\u00eb sh\u00ebtit\u00ebsh n\u00eb visaret e gjuh\u00ebs q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pambarimta. Let\u00ebrsia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb dhe Sokol Demaku tani ndihet brenda saj. Nga shkrimtari Viron Kona lexuesi suedez njeh librin &#8220;Eh, more Bubulino&#8221; ku nj\u00eb mbr\u00ebmje e organizuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb event hoqi ca kilometra nga larg\u00ebsia me at\u00eb komunitet shqiptar\u00ebsh. Revista &#8220;Dituria&#8221;, radio &#8220;Dituria&#8221;, televizioni &#8220;Dituria&#8221; sjellin momente t\u00eb bukura e jet\u00ebsore nga kjo shoqat\u00eb, kan\u00eb nj\u00eb rrjet t\u00eb gjer\u00eb shtrirjeje duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb me pun\u00eb t\u00eb bukura e t\u00eb dobishme. Sokoli \u00ebsht\u00eb nje njeri me shpirt t\u00eb dlir\u00eb, g\u00ebzon nj\u00eb respekt te kushdo q\u00eb e ka takuar qoft\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aktivist i dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe nuk rresht n\u00eb nd\u00ebrlidhjen e tij mes personaliteteve t\u00eb kultur\u00ebs, artit e k\u00ebshtu figura e tij ka me vete dashamir\u00ebsin\u00eb dhe respektin e gjithkujt. Vuan nga modestia, nuk i p\u00eblqejn\u00eb l\u00ebvdatat, b\u00ebn pun\u00ebn me aq thjesht\u00ebsi e larg buj\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb paranojak n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, i p\u00eblqen m\u00eb shum\u00eb puna q\u00eb b\u00ebn se sa ai q\u00eb e b\u00ebn, pun\u00ebn e quan tempull, por nuk rend ta pushtoj\u00eb at\u00eb. Rri larg buj\u00ebs q\u00eb shum\u00ebkush fryhet para saj. Lajkatar\u00ebt dhe produkti i tyre e neverisin. Me Suedin\u00eb sikur nuk jemi m\u00eb aq larg n\u00eb kilometra, Suedia nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb aq ftoht\u00eb. E sigurisht k\u00ebtu ka dor\u00eb, mendje, dhe nj\u00eb shpirt shqiptari prej Drenice, Sokol Demaku.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NJ\u00cb SOKOL I GJUHES SHQIPE N\u00cb SUEDI Nga Veledin Durmishi Ata e lan\u00eb atdheun e tyre, Kosov\u00ebn. Nj\u00eb shtjell\u00eb malli i ndiqte pas edhe pse nuk e dinin \u00e7far\u00eb i priste p\u00ebrpara. Historia \u00ebsht\u00eb vet\u00ebdij\u00eb dhe ata ishin paisur mir\u00eb m\u00eb k\u00ebt\u00eb vet\u00ebdij\u00eb. Po iknin nga represioni s\u00ebrb drejt nj\u00eb bote t\u00eb lir\u00eb, por ajo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3709,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-3707","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3707","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3707"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3707\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3710,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3707\/revisions\/3710"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3709"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3707"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3707"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3707"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}