{"id":3799,"date":"2025-12-22T11:15:53","date_gmt":"2025-12-22T10:15:53","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=3799"},"modified":"2025-12-22T11:15:56","modified_gmt":"2025-12-22T10:15:56","slug":"bashkim-saliasite-njohim-faktoret-qe-ulin-dhe-rritin-jetegjatesine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/12\/22\/bashkim-saliasite-njohim-faktoret-qe-ulin-dhe-rritin-jetegjatesine\/","title":{"rendered":"Bashkim Saliasi:T\u00cb NJOHIM FAKTOR\u00cbT Q\u00cb ULIN DHE RRITIN JET\u00cbGJAT\u00cbSIN\u00cb"},"content":{"rendered":"<p>Bashkim Saliasi<\/p>\n<p>T\u00cb NJOHIM FAKTOR\u00cbT Q\u00cb ULIN DHE RRITIN JET\u00cbGJAT\u00cbSIN\u00cb<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb jetosh\u00eb gjat\u00eb, n\u00eb thelb do t\u00eb thot\u00eb, q\u00eb t\u00eb dish\u00eb dhe t\u00eb parashikosh e t\u00eb administrosh sa m\u00eb mir\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00ebnde dhe kjo, n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb konsiderueshme, varet nga aft\u00ebsit\u00eb q\u00eb individi p\u00ebrfiton gjat\u00eb disa dhjet\u00ebvje\u00e7arve t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb tij jet\u00ebsore. Nj\u00eb program ushtrimesh i moderuar, i rregullt dhe i q\u00ebndruesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr rrug\u00ebt m\u00eb t\u00eb sigurta q\u00eb i duhet njeriut p\u00ebr t\u00eb jetuar mbi 100 vjet.<br \/>\nAjri i past\u00ebr ka nj\u00eb ndikim positiv n\u00eb trupin e njeriut dhe n\u00eb rritjen e jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij. N\u00eb ato vende ku ajri \u00ebsht\u00eb i past\u00ebr nuk ka ndotje, popullsia \u00ebsht\u00eb m\u00eb e rrall dhe jeta e banorve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb k\u00ebto mjedise \u00ebsht\u00eb e qet\u00eb dhe m\u00eb e gjat\u00eb.<br \/>\nP\u00ebrkundrazi n\u00eb zonat urbane dhe sidomos n\u00eb qytetet e m\u00ebdha ku zhurma, tymrat e makinave, oxhaqet e fabrikave e t\u00eb tjer\u00eb, ku aj\u00ebri \u00ebsht\u00eb m\u00eb i d\u00ebndur dhe sasia e oksigjenit \u00ebsht\u00eb m\u00eb e pakt\u00eb edhe jet\u00ebgjat\u00ebsia \u00ebsht\u00eb m\u00eb e shkurt\u00ebr.<br \/>\nTi japim p\u00ebrgjigje pyetjes:<br \/>\n-Cil\u00ebt jan\u00eb faktor\u00ebt q\u00eb ndotin ajrin\u00eb dhe ulin jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb?<br \/>\nNd\u00ebr faktor\u00ebt q\u00eb jan\u00eb studjuar \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundim se duhani, pluhuri, rrezatimi, that\u00ebsira, ose lag\u00ebshtia e ajrit, avujt e gatimit, tymi i djegies s\u00eb drur\u00ebve, alergjit\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb lidhur me kafsh\u00ebt, sporet e mykarve, bakteriet, gazra nga l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, mbetjet urbane, etj ulin jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb e njeriut.<br \/>\nNj\u00eb nga ndot\u00ebsit m\u00eb t\u00eb mdhenj p\u00ebr njeriun \u00ebsht\u00eb tymi i duhanit i cili liron helmin nikotin\u00eb. Nga elementet m\u00eb aktive dhe m\u00eb d\u00ebmtues p\u00ebr organizmin e njeriut p\u00ebrmendim: monoksidin e karbonit, dyoksidin e azotit, formaldehidi, etj.<br \/>\nP\u00ebrdorimi i duhanit n\u00eb mjedise t\u00eb brendshme kontribon n\u00eb ndotjen e ajrit ku jeton njeriu.<br \/>\nJet\u00ebgjat\u00ebsia e personave q\u00eb pijn\u00eb duhan \u00ebsht\u00eb m\u00eb e shkurt\u00ebr se e atyre q\u00eb nuk e pijn\u00eb at\u00eb.<br \/>\nShkurtimi i jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb s\u00eb duhanxhinj\u00ebve shkon p\u00ebrpjestimisht me koh\u00ebzgjatjen dhe sasin e pirjes s\u00eb duhanit.<br \/>\nPersonat q\u00eb p\u00ebrdorin duhanin kan\u00eb vdekshm\u00ebri m\u00eb t\u00eb madhe nga s\u00ebmundjet kronike t\u00eb zemr\u00ebs, t\u00eb en\u00ebve t\u00eb gjakut n\u00eb tru, t\u00eb organeve t\u00eb frymarrjes, kanceri i organeve t\u00eb ndryshme, etj.<br \/>\nRrezikshm\u00ebria e shfaqes s\u00eb kancerit varet nga disa faktor\u00eb: -Numri i cigareve t\u00eb konsumuara, koh\u00ebzgjatja e p\u00ebrdorimit t\u00eb duhanit, mosha e fillimit t\u00eb duhanit, sasia e tymit t\u00eb duhanit q\u00eb thith\u00eb n\u00eb mushkri, lloji i duhanit q\u00eb p\u00ebrdorin, m\u00ebnyra e p\u00ebrdorimit t\u00eb duhanit, shoq\u00ebrimi me pije alkolike, etj.<br \/>\nP\u00ebrdorimi i duanit \u00ebsht\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm nj\u00ebsoj\u00eb si p\u00ebr burrat dhe p\u00ebr grat\u00eb. Por, p\u00ebrdorimi i duhanit nga grat\u00eb me barr\u00eb paraqet nj\u00eb problem se, ai d\u00ebmton r\u00ebnd\u00eb f\u00ebmij\u00ebn n\u00eb mit\u00ebr. F\u00ebmij\u00ebt e k\u00ebtyre n\u00ebnave kan\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb 200 gr m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb krahasim me f\u00ebmij\u00ebt e atyre q\u00eb nuk pijn\u00eb duhan. Kur n\u00ebn\u00eb e f\u00ebmij\u00ebs pi 20 cigare n\u00eb dit\u00eb vdekshm\u00ebria gjat\u00eb lindjes rritet 20% dhe n\u00eb 40% kur n\u00ebna pi m\u00eb shum\u00eb se 20 cigare n\u00eb dit\u00eb. Shkenc\u00ebrisht\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se f\u00ebmij\u00ebt e n\u00ebnave q\u00eb pijn\u00eb duhan\u00eb kan\u00eb prapambetje jo vet\u00ebm n\u00eb zhvillimin fizik t\u00eb tyre, por edhe t\u00eb zhvillimit<br \/>\nmendor dhe emocional. Te grat\u00eb duhani ka dhe ndikime negative n\u00eb biologjizmin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb saj. Te k\u00ebto gra nd\u00ebrpriten m\u00eb shpejt\u00eb periodat n\u00eb krahasim me grat\u00eb q\u00eb nuk e pijn\u00eb duhanin. T\u00eb dh\u00ebnat shkencore tregojn\u00eb se grat\u00eb q\u00eb nuk pijn\u00eb duhan dhe q\u00eb jan\u00eb t\u00eb martuara me duhanxhinj kan\u00eb propabilitet p\u00ebr t\u00eb zhvilluar kancer t\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb frymarrjes dhe t\u00eb mushkrive 30% m\u00eb t\u00eb madh se grat\u00eb analoge t\u00eb martuara me joduhanzhinj. Nd\u00ebr faktor\u00ebt q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb rritjen e jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb jan\u00eb: L\u00ebvizja, sh\u00ebtitjet n\u00eb aj\u00ebr t\u00eb past\u00ebr, pyje apo parqe, p\u00ebrdorimi i frutave dhe perimeve.<\/p>\n<p>T\u00eb ecurit luan rol jo vet\u00ebm n\u00eb mirmbajtjen e organizmit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, por edhe n\u00eb reabilitimin dhe parandalimin e disa s\u00ebmundjeve.<br \/>\nEcjet luftojn\u00eb dhjamosjen, mbajn\u00eb memorien t\u00eb fresk\u00ebt, luftojn\u00eb kancerin e prostat\u00ebs. K\u00ebshillohet q\u00eb n\u00eb jav\u00eb njeriu t\u00eb eci 15 km q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb \u00e7do koh\u00eb t\u00eb dit\u00ebs, dometh\u00ebn\u00eb 2 km n\u00eb dit\u00eb. Organizimi i udh\u00ebtimeve zgjeron\u00eb mendjen e njeriut dhe krijon\u00eb shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi te ai. Soditja me sy e hapsirave dhe e pamjeve t\u00eb ndryshme, t\u00eb cilat nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs t\u00eb befasojn\u00eb, e stimulojn\u00eb vazhdimisht\u00eb trurin e njeriut.<br \/>\nOrganizimi i vizitave n\u00eb park, n\u00eb muze, n\u00eb galeri, nj\u00eb ekspozit\u00eb apo dhe pejsazhe t\u00eb \u00e7far\u00ebdoshme, te njerzit zhvillohen stimuj shum\u00eb positiv\u00eb t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrmirsojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndjejshme gj\u00ebndjen emocionale.<br \/>\nUdh\u00ebtimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj braktisje e realitetit t\u00eb zakonsh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb deprtuar n\u00eb nj\u00eb realitet t\u00eb paeksploruar, i cili ngjet m\u00eb shum\u00eb se me nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr\u00eb t\u00eb bukur\u00eb. Ushtrimet fizike zgjasin jet\u00ebn e hipertonik\u00ebve, parandalojn\u00eb zhvillimin e diabetit, largojn\u00eb<br \/>\ndepresionin, t\u00eb mbrojn\u00eb nga infeksionet, luftojn\u00eb kancerin.<br \/>\nT\u00eb ecurit b\u00ebn\u00eb mir\u00eb dhe p\u00ebr s\u00ebmundjet e mushkrive, p\u00ebr artritet, p\u00ebr osteoporoz\u00ebn si dhe p\u00ebr arterioskleroz\u00ebn.<br \/>\nT\u00eb ecurit n\u00eb uj\u00eb ka p\u00ebrpar\u00ebsi se gjat\u00eb saj, jo vet\u00ebm se digjen m\u00eb shum\u00eb kalori, por edhe se mund\u00ebsit\u00eb e shkarkimit t\u00eb d\u00ebmtimeve traumatike n\u00eb k\u00ebmb\u00eb jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla. Nj\u00eb nd\u00ebr faktor\u00ebt q\u00eb luan rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb rritjen e jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe ngr\u00ebnia e m\u00ebngjesit t\u00eb bollsh\u00ebm, i pasur me karbohidrate dhe proteina t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb lart\u00eb, sepse siguron kalorit\u00eb dhe jep energjin\u00eb e nevojshme p\u00ebr t\u00eb kryer veprimtari t\u00eb ndryshme gjat\u00eb dit\u00ebs.<br \/>\nNgr\u00ebnia e m\u00ebngjesit t\u00eb mir\u00eb rrit shkall\u00ebn e v\u00ebmendjes dhe pakson duksh\u00ebm stresin. Nga ushqimet q\u00eb merr \u00e7do dit\u00eb njeriu, p\u00ebrve\u00e7 proteinave, sheqernave, krip\u00ebrave minerale etj, p\u00ebrmbajn\u00eb edhe disa l\u00ebnd\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb sasi shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebla, t\u00eb cilat quhen vitamina.<br \/>\nPa vitamina ushqimet nuk kan\u00eb vler\u00eb t\u00eb plot\u00eb. Vitaminat jan\u00eb l\u00ebnd\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr veprimtarin\u00eb normale t\u00eb organizmit t\u00eb njeriut. Ato rrisin aft\u00ebsin\u00eb e njeriut p\u00ebr pun\u00eb, ndihmojn\u00eb n\u00eb ruajtjen dhe forcimin e sh\u00ebndetit, shtojn\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e organizmit kundrejt\u00eb mikrobeve t\u00eb ndryshme, t\u00eb cilat shkaktojn\u00eb s\u00ebmundje. Njeriu i sh\u00ebndosh\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr rreth 100 gr vitamina t\u00eb ndryshme n\u00eb dit\u00eb. Kjo sasi rritet kur njeriu b\u00ebn nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb lodhshme, gjat\u00eb rritjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs dhe zhvillimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve si dhe n\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb ndryshme. Kur p\u00ebrdoren antibiotik\u00eb njeriu humbet shum\u00eb vitamina, prandaj duhet t\u00eb shtohet sasia e tyre.<br \/>\nProduktet ushqimore dhe m\u00ebnyra e t\u00eb ushqyerit ndikojn\u00eb n\u00eb sh\u00ebndet dhe n\u00eb jet\u00ebgjat\u00ebsi, por r\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb njeriu t\u00eb zot\u00ebroj\u00eb njohuri t\u00eb plota mbi vlerat e kalorive q\u00eb ai duhet t\u00eb marr\u00eb p\u00ebr t\u2019u ushqyer gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij.<br \/>\nR\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb t\u00eb respektohet orari i ngr\u00ebnies dhe t\u00eb p\u00ebrdoren sa m\u00eb shum\u00eb fruta dhe zarzavate. \u00cbsht\u00eb e kuptueshme se ajri i past\u00ebr dhe natyra e hapur kan\u00eb ndikime positive n\u00eb trupin e njeriut dhe n\u00eb jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb e tij. Si pasoj\u00eb e pamjaftueshm\u00ebris\u00eb ose e munges\u00ebs s\u00eb<br \/>\nplot\u00eb t\u00eb nj\u00eb ose disa vitaminave, tek njeriu shfaqen s\u00ebmundje t\u00eb ndryshme, q\u00eb shkaktojn\u00eb shpesh vdekjen e organizmit.<br \/>\nNj\u00eb nd\u00ebr faktor\u00ebt q\u00eb ndikon fuqish\u00ebm n\u00eb zgjatjen e jet\u00ebs \u00ebsht\u00eb dashuria. Te njerzit e dashuruar krijohet nj\u00eb ndjenj\u00eb emocionale e ve\u00e7ant\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilat spikatin mjaft\u00eb nota positive dhe optimiste.<br \/>\nNjeriu q\u00eb dashuron b\u00ebn\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb lumtur dhe me gjendje emocionale m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por edhe kan\u00eb nj\u00eb system imunitar m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe jan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb rrezikuar nga s\u00ebmundjet t\u00eb cilat prekin njeriun dhe rrezikojn\u00eb jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Edhe gjumi luan rol n\u00eb rritjen jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 gjumit t\u00eb nat\u00ebs edhe gjumi i pasdites ndihmon n\u00eb \u00e7lodhjen e shpejt\u00eb dhe n\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritjen e forcave p\u00ebr pun\u00eb, por ka ndikim t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb sh\u00ebndetin dhe jet\u00ebgjat\u00ebsin e njeriut. N\u00eb sh\u00ebndetin e njeriut nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm luan dhe gjendja emocionale. Shmangia nga stresi do t\u00eb thot\u00eb shmangie nga s\u00ebmundja. T\u00eb gjith\u00eb stresohemi, por njeriu duhet t\u2019i administroi streset e jet\u00ebs. E qeshura shton jet\u00ebn, t\u00eb jep k\u00ebnaq\u00ebsi dhe ndikon n\u00eb gjendjen emocionale dhe n\u00eb<br \/>\nbiologjizmin e organizmit t\u00eb njeriut e, ndihmon n\u00eb rritjen e jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij.<br \/>\nFytyra e qeshur \u00ebsht\u00eb kripa e bukuris\u00eb, &#8211; ka th\u00ebn\u00eb G\u00ebte. Vetullat jan\u00eb korniza e fytyr\u00ebs, t\u00eb cilat n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre shprehin gjendjen emocionale t\u00eb mir\u00eb apo t\u00eb keqe t\u00eb njeriut. Kam njohur nj\u00eb mik n\u00eb vitet e rinis\u00eb dhe kur ishte n\u00eb momente t\u00eb v\u00ebshtira k\u00ebndonte dhe qeshte.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ai largonte stresin dhe m\u00ebrzitjen.<br \/>\nS\u00eb fundi do theksoja se higjena e ruajtjes dhe gatimit t\u00eb ushqimeve p\u00ebrb\u00ebn strumbullarin e rritjes s\u00eb jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nNuk do ishte me vend t\u00eb harrojm\u00eb rolin q\u00eb luan pirja e ujit gjasht\u00eb deri n\u00eb tet\u00eb gota n\u00eb dit\u00eb i cili \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm p\u00ebr zhvillimin normal t\u00eb metabolizmit n\u00eb inde. P\u00ebrdorimi i kafes\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dy filxhan shkakton shqet\u00ebsime n\u00eb sistemin nervor, rrit nivelin e kolisterolit n\u00eb<br \/>\ngjak dhe shton rrezikun e \u00e7rregullimeve t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb zemr\u00ebs.<br \/>\nTiran\u00eb\/21\/12\/2025<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashkim Saliasi T\u00cb NJOHIM FAKTOR\u00cbT Q\u00cb ULIN DHE RRITIN JET\u00cbGJAT\u00cbSIN\u00cb Q\u00eb t\u00eb jetosh\u00eb gjat\u00eb, n\u00eb thelb do t\u00eb thot\u00eb, q\u00eb t\u00eb dish\u00eb dhe t\u00eb parashikosh e t\u00eb administrosh sa m\u00eb mir\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00ebnde dhe kjo, n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb konsiderueshme, varet nga aft\u00ebsit\u00eb q\u00eb individi p\u00ebrfiton gjat\u00eb disa dhjet\u00ebvje\u00e7arve t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb tij jet\u00ebsore. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3009,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-3799","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3799","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3799"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3799\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3800,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3799\/revisions\/3800"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3009"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3799"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3799"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3799"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}