{"id":3804,"date":"2025-12-22T23:09:59","date_gmt":"2025-12-22T22:09:59","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=3804"},"modified":"2025-12-23T18:15:25","modified_gmt":"2025-12-23T17:15:25","slug":"msc-albert-habazajtestamenti-i-camerise-nga-misionari-i-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/12\/22\/msc-albert-habazajtestamenti-i-camerise-nga-misionari-i-saj\/","title":{"rendered":"MSc. Albert HABAZAJ:TESTAMENTI I \u00c7AM\u00cbRIS\u00cb NGA MISIONARI I SAJ"},"content":{"rendered":"<p>TESTAMENTI I \u00c7AM\u00cbRIS\u00cb NGA MISIONARI I SAJ<br \/>\n&#8211; dy fjal\u00eb p\u00ebr librin \u201c\u00c7am\u00ebria&#8230; heshtja q\u00eb vret\u201d e autorit Hyqmet Zane &#8211;<br \/>\nMSc. Albert HABAZAJ<br \/>\nKujtesa vjeshtore e \u00c7am\u00ebris\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb<br \/>\nMe krenari, dhembje e p\u00ebrgjegj\u00ebsi jo vet\u00ebm \u00e7am\u00ebt e Qarkut Vlor\u00eb, nga Panajaja n\u00eb Konispol, nga<br \/>\nRrogozhina n\u00eb Elbasan, nga Durr\u00ebsi n\u00eb Shkod\u00ebr, nga Tirana n\u00eb Fier e kudo q\u00eb jetojn\u00eb bijt\u00eb e bijat<br \/>\ne k\u00ebsaj krahine t\u00eb past\u00ebr shqiptare, por gjith\u00eb lab\u00ebt e ulqinak\u00ebt, fusharak\u00ebt e mal\u00ebsor\u00ebt, dardan\u00ebt e<br \/>\niliridasit, mbar\u00eb Shqiptaria, SHQIP\u00cbRIA E PAR\u00cb do t\u00eb thosha me zjarr, d\u00ebshir\u00eb e v\u00ebrtet\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb<br \/>\nmir\u00eb t\u00eb kujtojm\u00eb at\u00eb dit\u00eb t\u00eb 30 n\u00ebntorit 2025, kur n\u00eb ambientet e Hotel \u201cBolonja\u201d n\u00eb Vlor\u00eb, u<br \/>\nzhvillua promovimi i vepr\u00ebs \u201c\u00c7am\u00ebria &#8211; Heshtja q\u00eb vret\u201d i autorit dhe studiuesit t\u00eb njohur \u00e7am, z.<br \/>\nHyqmet Zane. Ky aktivitet u organizua n\u00ebn kujdesin e ish &#8211; deputetit \u00e7am, z. Dashamir Tahiri.<br \/>\nAktiviteti u moderua nga pedagogia Prof. Dr. Monika Hasani, e cila udh\u00ebhoqi diskutimet.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb promovim mor\u00ebn pjes\u00eb qytetar\u00eb vlonjat\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mb\u00ebshtet\u00ebn promovimin e vepr\u00ebs dhe<br \/>\nshpreh\u00ebn vler\u00ebsimin p\u00ebr pun\u00ebn e autorit. Gjat\u00eb aktivitetit, mbajt\u00ebn fjal\u00ebn studiuesi z. Ahmet<br \/>\nMehmeti, zj. Monika Hasani,z. Albert Habazaj, zj. Barie Isufi dhe z. Bari Zanaj, t\u00eb cil\u00ebt ndan\u00eb<br \/>\nmendimet dhe analizat e tyre p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vepr\u00ebs dhe trash\u00ebgimis\u00eb \u00e7ame.<br \/>\nGjithashtu u prezantua projekti i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb Muzeu Dixhital, me foto dhe<br \/>\nkujtime t\u00eb \u00e7am\u00ebve n\u00eb vite, projekt i iniciuar nga Prof.Dr.Monika Hasani; si dhe projekti i<br \/>\nnominimit t\u00eb valles s\u00eb Osman Tak\u00ebs, si trash\u00ebgimi n\u00eb UNESCO.<br \/>\nAktiviteti u shoq\u00ebrua me motive \u00e7ame, k\u00ebng\u00eb dhe valle tradicionale, n\u00ebn kujdesin e koreografit<br \/>\n\u00e7am, z. Sali Nuredini, i cili ndihmoi p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe t\u00eb gjall\u00eb.<br \/>\nPjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb promovim ishte gjithashtu &amp;quot;Marubi i \u00c7am\u00ebris\u00eb&amp;quot;, z. Sk\u00ebnder Beqiri, i njohur<br \/>\np\u00ebr fotografit\u00eb e tij historike t\u00eb kapura gjat\u00eb shp\u00ebrnguljes s\u00eb popullsis\u00eb \u00e7ame n\u00eb vitin 1944. Ai<br \/>\nruan kujtime t\u00eb jasht\u00ebzakonshme me vlera historike t\u00eb pamatshme, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme<br \/>\np\u00ebr ruajtjen dhe dokumentimin e shp\u00ebrnguljes s\u00eb popullsis\u00eb \u00e7ame.<br \/>\nKy aktivitet, i pasuruar me elemente kulturore dhe historike, sh\u00ebrbeu p\u00ebr t\u00eb nderuar trash\u00ebgimin\u00eb<br \/>\ne popullsis\u00eb \u00e7ame, si nj\u00eb popull vital, patriot, krenar e me dinjitet, si dhe p\u00ebr t\u00eb theksuar<br \/>\nr\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e ruajtjes s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb vyer \u00e7ame.<br \/>\nVepra &amp;quot;\u00c7am\u00ebria &#8211; Heshtja q\u00eb Vret&amp;quot; vjen si nj\u00eb akt i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje<br \/>\nhistorin\u00eb e nj\u00eb populli q\u00eb ka vuajtur shum\u00eb, por q\u00eb ka mbijetuar me krenari dhe dinjitet, duke<br \/>\nruajtur traditat e tij unike.<br \/>\nN\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb aktivitetit, mb\u00ebshtetur financiarisht nga z. Gaz Demi, autori i librit, studiuesi z.<br \/>\nHyqmet Zane shp\u00ebrndau (me autograf ) kopjet e librit \u201c\u00c7am\u00ebria-Heshtja q\u00eb vret\u201d.<br \/>\nMesazhi i Profesores Monika Hasani Hoshafi: \u201cN\u00eb atmosfer\u00ebn e festave t\u00eb n\u00ebntorit, n\u00eb<br \/>\nambientet e hotel &amp;quot;Bolonja&amp;quot;, Vlor\u00eb, u organizua promovimi i librit&amp;quot;\u00c7am\u00ebria, heshtja q\u00eb vret&amp;quot; me<br \/>\nautor Hyqmet Zane, pinjoll i familjes Zane, nga Filati i \u00c7am\u00ebris\u00eb. Aktiviteti mblodhi bashk\u00eb<br \/>\npatriot\u00eb \u00e7am\u00eb e lab\u00eb nga t\u0113 gjitha ngjyrat politike. Gjat\u00eb moderimit t\u00eb aktivitetit theksova se ky<br \/>\nbotim pavar\u00ebsisht karakterit t\u00eb tij publicistik, p\u00ebrshkruhet nga nje dashuri sip\u00ebrore e autorit p\u00ebr<br \/>\nkrahin\u00ebn e \u00c7am\u00ebris\u00eb dhe nga nj\u00eb p\u00ebrul\u00ebsi krenarie p\u00ebr njer\u00ebzit e saj. N\u00eb lib\u00ebr shp\u00ebrfaqet identiteti<br \/>\nhistorik, shpirt\u00ebror e kulturor i \u00c7am\u00ebris\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb koliritin e saj. Krenari q\u00eb gjat\u00eb moderimit t\u00eb<br \/>\nkisha pran\u00eb figur\u00ebn e z. Sk\u00ebnder Beqiri, i njohur si Marubi i \u00c7am\u00ebris\u00eb, fotograf i masakrave ndaj<br \/>\npopull\u00ebsis\u00eb \u00e7ame. Aktiviteti u shoq\u00ebrua me nj\u00eb mozaik kulturor t\u00eb traditave t\u00eb k\u0113saj krahine.<\/p>\n<p>Elma Zeqiri, vajza e zgalemit t\u00eb detit dhe shkrimtarit Fadil Zeqiri u shpreh:<br \/>\nM\u00eb b\u00ebhet qejfi Monika q\u00eb keni organizuar nj\u00eb dit\u00eb kaq t\u00eb k\u00ebndshme dhe me ngjyra e tradita<br \/>\n\u00c7am\u00ebrie, po m\u00eb duket q\u00eb mungojn\u00eb shum\u00eb zonja \u00e7ame aty q\u00eb do i jepnin akoma m\u00eb ndri\u00e7im,<br \/>\nkultur\u00eb e histori asaj festeje. T\u00eb rejat e b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb bukur, e vijojn\u00eb stafet\u00ebn me freski e<br \/>\nbesnik\u00ebri.<br \/>\nFjala labe p\u00ebr \u00c7am\u00ebrin\u00eb<br \/>\nT\u00eb dashur v\u00ebllez\u00ebr dhe motra \u00e7ame! Un\u00eb, Albert Habazaj nga T\u00ebrba\u00e7i i Lab\u00ebris\u00eb s\u00eb Lumit t\u00eb<br \/>\nVlor\u00ebs &#8211; Himar\u00eb Vlor\u00eb me shpirt ndihem \u00e7am po sa ju.<br \/>\nKam d\u00ebshir\u00ebn dhe nderin tim, q\u00eb si nj\u00eb bir Lab\u00ebrie ta nis fjal\u00ebz\u00ebn time me vargjet e nj\u00eb vjershe t\u00eb<br \/>\nvjet\u00ebr botur n\u00eb v\u00ebllimin poetik \u201cBuz\u00ebqeshje t\u00eb grisura\u201d. Nj\u00eb strof\u00eb \u00ebsht\u00eb, dy distik\u00eb, \u201cDy motra\u201d<br \/>\ntitullohet: \u201c\u00c7am\u00ebria, Lab\u00ebria,\/ Lule shege, gjak n\u00eb rr\u00ebnj\u00eb.\/ Lab\u00ebria &#8211; \u00c7am\u00ebria, jan\u00eb dy motra<br \/>\nb\u00ebr\u00eb nj\u00eb n\u00ebn\u00eb\u201d. N\u00ebna Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb m\u00ebma e gjith\u00eb shqiptar\u00ebve k\u00ebtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dh\u00e8 e k\u00ebto troje,<br \/>\njasht\u00eb kufijve politik\u00eb e kudo, n\u00eb rajon, n\u00ebp\u00ebr kontinent e n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb shp\u00ebndar\u00eb m\u00ebrgata<br \/>\ne luleve shqipe&#8230;<br \/>\nNdihem shum\u00eb i vler\u00ebsuar q\u00eb marr pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb manifestim shpirt\u00ebror kaq simbolik e<br \/>\ndometh\u00ebn\u00ebs, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrurimi (dhe m\u00eb shum\u00eb se aq) i librit \u201c\u00c7am\u00ebria&#8230; heshtja q\u00eb vret\u201d e<br \/>\nstudiuesit t\u00eb njohur shqiptar, publicistit dhe intelektualit \u00e7am, autorit Hyqmet Zane.<br \/>\nJu faleminderit t\u00eb gjith\u00ebve p\u00ebr mir\u00ebpritjen dhe i shpreh mir\u00ebnjohje v\u00ebllaz\u00ebrore Saliut, artistit t\u00eb<br \/>\np\u00ebrkushtuar \u00e7amo &#8211; vlonjate Sali Nuredini p\u00ebr v\u00ebmendjen ndaj ftes\u00ebs sime.<br \/>\nDua t\u00eb flas e t\u00eb shkruaj pafund\u00ebsisht p\u00ebr \u00c7am\u00ebrin\u00eb tuaj, p\u00ebr \u00c7am\u00ebrin\u00eb time; po aq dua t\u00eb flas<br \/>\npafund\u00ebsisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb visar t\u00eb shpirtit \u00e7am, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kushtrim t\u00eb gjakut t\u00eb bijve dhe bijave m\u00eb t\u00eb<br \/>\nmira t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb, prur\u00eb me v\u00ebrtet\u00ebsi, dashuri e dinjitet nga biri juaj e v\u00ebllai yn\u00eb Hyqmeti. Por<br \/>\nnuk mundem. Nuk mundem se as Hyqmet Zane, edhe pse b\u00ebri k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr t\u00eb madh me 93 shkrime<br \/>\nn\u00eb 426 faqe, botuar p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtij \u00e7erek shekullit t\u00eb fundit n\u00eb faqet e shtypit t\u00eb shkruar n\u00eb gazetat<br \/>\nm\u00eb prestigjioze t\u00eb vendit, nuk i ka th\u00ebn\u00eb dot t\u00eb gjitha&#8230; Ai do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb th\u00ebrras\u00eb p\u00ebr<br \/>\nkushtrim, deri sa krahu i majt\u00eb i Shqiponj\u00ebs t\u00eb sh\u00ebrohet, se \u00ebsht\u00eb l\u00ebnduar r\u00ebnd\u00eb e gjaku kullon<br \/>\ndhembje, aq m\u00eb keq kur heshtja vret m\u00eb shum\u00eb se plumbi. Vet\u00ebm kur t\u00eb sh\u00ebrohet krahu i majt\u00eb i<br \/>\nShqiponj\u00ebs (se edhe krahu i djatht\u00eb Kosova dardane ende dhemb jo pak); pra kur t\u00eb sh\u00ebrohen t\u00eb<br \/>\ndy krah\u00ebt e saj, Shqiponja do t\u00eb fluturoj\u00eb e lir\u00eb dhe krenare, thjesht\u00eb e qytetarisht drejt<br \/>\nPer\u00ebndimit, drejt bot\u00ebs, drejt jet\u00ebs dhe k\u00ebtyre trojeve t\u00eb lashta do t\u2019i themi me krenari e dinjitet:<br \/>\nSHQIP\u00cbRIA E PAR\u00cb.<br \/>\nE kam lexuar librin me v\u00ebmendje e dashuri, aty ndihesha entuziast, aty drith\u00ebrohesha , aty<br \/>\nndihesha kryelart\u00eb, aty tkurresha, aty ndihesha i madh, aty mpakesha&#8230; Dhe, her\u00eb pas here,<br \/>\nrikthehesha tek faqja e par\u00eb posht\u00eb titullit e syt\u00eb m\u00eb mbusheshin me lot, gati sa t\u00eb klithja tek<br \/>\nlexoja Ahmet Mehmetin me apelin v\u00ebrtet\u00ebsisht pik\u00ebllues: \u201cAt\u00eb q\u00eb dje e b\u00ebri me arm\u00ebt m\u00eb mizore,<br \/>\nsot e b\u00ebn me heshtej mortore\u201d<br \/>\nT\u00eb dashur motra dhe v\u00ebllez\u00ebr \u00e7am\u00eb! Mendoj se e njoh mir\u00eb \u00c7am\u00ebrin\u00eb, se p\u00ebrve\u00e7 af\u00ebrsis\u00eb<br \/>\ngjeografike, historike, etnografike e folklorike, dokeve, zakoneve, traditave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta,<br \/>\nperlave t\u00eb shpirtit popullor aq t\u00eb mrekullueshme, patjet\u00ebr dhe virtyteve aq t\u00eb mira q\u00eb kemi, (por<br \/>\nedhe t\u00eb veseve po ashtu), vet\u00ebm un\u00eb kam hall\u00ebn (i ndritt\u00eb shpirti ku prehet!) q\u00eb ka qen\u00eb nuse e<br \/>\nnj\u00eb djali \u00e7am\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb bil\u00eb \u00e7ame e kam nuse p\u00ebr djal\u00eb&#8230; Po ashtu kam rreth nj\u00eb gjysm\u00eb<br \/>\nshekulli njohje e miq\u00ebsi me t\u00eb paharruarin Fadil Zeqiri &#8211; zgalemin e \u00c7am\u00ebris\u00eb, me intelektual\u00ebt e<br \/>\npaharrimt\u00eb, prof. Selman Sheme e prof. Agim Bido, me poetin e shk\u00eblqyer t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb Xhemil<br \/>\nLato (i drit\u00ebroft\u00eb shpirti, atje ku prehet tek n\u00eb hijen e ullinjve e Panajas\u00eb. Si\u00e7 e nisa miq\u00ebsin\u00eb t\u00eb<br \/>\nd\u00eblir\u00eb n\u00eb vitin 1977 e vijon dhe sot e k\u00ebsaj dite, madje m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, me lisin e pashkulur nga<\/p>\n<p>furtunat, gati shekullorin ton\u00eb t\u00eb paulur pa bastun Marubin e Vlor\u00ebs dhe \u00c7am\u00ebris\u00eb Sk\u00ebnder<br \/>\nDamin Beqirin e Vrohonait, 97 vje\u00e7 djal\u00eb&#8230; Dhe nga t\u00eb pes\u00eb k\u00ebta kam m\u00ebsuar shum\u00eb, i kam<br \/>\nd\u00ebgjuar dhe m\u00eb kan\u00eb d\u00ebgjuar. Por kuptova q\u00eb, me gjith\u00eb d\u00ebshir\u00ebn, mund\u00ebsin\u00eb dhe dashurin\u00eb,<br \/>\nende nuk e paskam njohur sa dhe si duhet motr\u00ebn martire t\u00eb Lab\u00ebris\u00eb &#8211; \u00c7am\u00ebrin\u00eb, q\u00eb u b\u00eb therore<br \/>\np\u00ebr Lirin\u00eb. Autori, si besnik i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, dallohet p\u00ebr q\u00ebndrimet konsekuente dhe na jep nj\u00eb<br \/>\npanoram\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetash historie dhe vler\u00ebsime dhe p\u00ebr Heroin e Popullit Ali Demi dhe d\u00ebshmor\u00ebt<br \/>\ne tjer\u00eb nga \u00c7am\u00ebria q\u00eb dhan\u00eb jet\u00ebn n\u00eb Luft\u00ebn Antifashiste Nacional \u00c7lirimtare, po ashtu edhe<br \/>\npjes\u00ebmarrjen e djemve \u00e7am\u00eb n\u00eb brigadat partizane, d\u00ebshmi kjo e antifashizmit t\u00eb bijve t\u00eb k\u00ebsaj<br \/>\ntreve, n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb dokumentuar me tez\u00ebn greke t\u00eb \u201cbashk\u00ebpunimit me nazist\u00ebt\u201d<br \/>\nHyqmet i dashur! T\u00eb fal\u00ebnderoj me shpirt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb horizont q\u00eb m\u00eb \u00e7ele me librin t\u00ebnd t\u00eb madh<br \/>\n\u201c\u00c7am\u00ebria&#8230; heshtja q\u00eb vret\u201d, edhe pse shum\u00eb shkrime t\u00eb tua i kam lexuar, se i ndjek me \u00ebndje<br \/>\ntek \u201cTelegrafi\u201d yn\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb rast, para jush, motra e v\u00ebllez\u00ebr \u00e7am\u00eb e lab\u00eb, para publikut vlonjate<br \/>\ne atij shqiptar, dua t\u00eb fal\u00ebnderoj drejtorin deh kryeredaktorin bujar t\u00eb gazet\u00ebs \u201cTelegraf\u201d,<br \/>\nvizionarin atdhetar Engj\u00ebll Musai p\u00ebr hap\u00ebsirat q\u00eb na le n\u00eb faqet e k\u00ebsaj gazete me em\u00ebr jo vet\u00ebm<br \/>\nHyqmetit e mua, por edhe publicist\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjen komb\u00ebtare, p\u00ebr<br \/>\nShqiptarin\u00eb<br \/>\nDo t\u00eb m\u00eb falni p\u00ebr koh\u00ebn, por m\u00eb ka l\u00ebn\u00eb mbresa t\u00eb pashlyeshme shkrimi i Hymetit \u201cKujtes\u00eb pas<br \/>\n60 vjet\u00ebsh nga vrasja e t\u00eb ashtuquajturit \u201cgrupi i Teme Sejkos\u201d dhe Tahir Demit.<br \/>\nV\u00ebrtet\u00ebsia, logjika e ftoht\u00eb dhe natyrshm\u00ebria e rr\u00ebfimit hyqmetian t\u00eb b\u00ebn t\u00eb futesh n\u00eb personazhet<br \/>\ndhe ngjarjet q\u00eb shkruan e l\u00eb testament brezave q\u00eb ngrihen, pa e shmangur, pa e retushuar. As<br \/>\nkuajt nuk trajtoheshin si\u00e7 jan\u00eb trajtuar bijt\u00eb e mir\u00eb t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb s\u00eb begat\u00eb nga togat e pushkatimit<br \/>\nq\u00eb zbraznin karikator\u00ebt e arm\u00ebve t\u00eb tyre pa pik\u00eb m\u00ebshire mbi bijt\u00eb idealist\u00eb e t\u00eb pafajsh\u00ebm<br \/>\nshqiptar\u00eb t\u00eb n\u00ebnave \u00e7ame. Ato dit\u00eb t\u00eb zeza t\u00eb 30 dhe 31 majit 1961. Dhe gjyqi b\u00ebhej me<br \/>\naltoparlant, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapej sa m\u00eb shum\u00eb n\u00eb popull e t\u00eb linte gjurm\u00eb t\u00eb liga demaskimi i tyre, p\u00ebr<br \/>\nat\u00eb q\u00eb s\u2019kishte ndodhur kurr\u00eb. Asnj\u00eb falje p\u00ebr ata 63 njer\u00ebz nga \u00c7am\u00ebria dhe pjesa brenda kufirit<br \/>\nshtet\u00ebror p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb at\u00eb gjyq monstruoz p\u00ebr t\u00eb ashtuquajturit \u201cgrupe armiq\u00ebsore\u201d inekzistente t\u00eb<br \/>\nsajuara. T\u00eb pushkatuarit dhe t\u00eb d\u00ebnuarit llogariten me 1250 vite burgim pa pasur asnj\u00eb faj. I<br \/>\nmir\u00ebnjohuri komandant i \u00e7et\u00ebs antifashiste \u201c\u00c7am\u00ebria\u201d Haki Rushiti u d\u00ebnua 3 her\u00eb me vdekje n\u00eb<br \/>\nmunges\u00eb. Kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00ebm\u00eb p\u00ebr martir\u00ebt e \u00c7am\u00ebris\u00eb, q\u00eb u b\u00ebn\u00eb d\u00ebm, sikur t\u00eb<br \/>\nishin kec\u00ebr dhe jo atdhetar\u00eb dhe bij n\u00ebnash? Kush do t\u00eb p\u00ebrgjigjet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7menduri fatale?!<br \/>\nKush duhet t\u2019u k\u00ebrkoj\u00eb falje Presidenti, drejt\u00ebsia, shteti im \u00e7apa\u00e7ul apo akoma vr\u00ebng\u00ebr do t\u2019i<br \/>\nshikojm\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb jugor\u00eb, duke i l\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit, n\u00eb goj\u00eb t\u00eb ujqve, apo dhe duke i<br \/>\nhedhur benzin\u00eb zjarrit t\u00eb stisur midis vedit?! K\u00ebrkohet shpagim me faljen q\u00eb \u00ebsht\u00eb<br \/>\ndomosdoshm\u00ebri p\u00ebr t\u2019ua b\u00ebr\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb njer\u00ebzore dhe jo sorollatje, shushatje e tallje<br \/>\ndhelp\u00ebrive djall\u00ebzore. Shoven\u00ebt grek\u00eb i vran\u00eb, i torturuan dhe i d\u00ebbuan mizorisht nga trojet e tyre<br \/>\nst\u00ebrgjyshore. ata<br \/>\nT\u00eb shkruash p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetat e atyre ngjarjeve q\u00eb ndodh\u00ebn &#8211; na jep mesazhin intelektuali atdhetar<br \/>\nHyqmet Zane &#8211; nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e nj\u00eb shkrimi, se shum\u00eb e shum\u00eb her\u00eb jan\u00eb shkruar e<br \/>\ndokumentuar pabesit\u00eb e b\u00ebra dhe barbarit\u00eb e zbatuara nga shoven\u00ebt grek\u00eb dhe emisar\u00ebt e tyre.<br \/>\nAjo q\u00eb t\u00eb vjen keq edhe mbas kaq shum\u00eb dekadash \u00ebsht\u00eb: ende edhe sot e k\u00ebsaj dite nuk \u00ebsht\u00eb<br \/>\nhequr balta q\u00eb u hodh padrejt\u00ebsisht mbi k\u00ebt\u00eb popullat\u00eb t\u00eb pafajshme, por edhe mbi viktimat e<br \/>\n\u00e7am\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb trajtuar si hebrenjt\u00eb e Europ\u00ebs, por pa u zgjidhur \u00e7\u00ebshtja e \u00c7am\u00ebris\u00eb,<br \/>\n\u00e7\u00ebshtja komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb s\u00ebmur\u00eb. \u201cPlag\u2019 e gjak e shpirt q\u00eb dh\u00ebmb,\/ Aty ngrehu, aty sh\u00ebmb,\/ Drit\u00eb<br \/>\nbesimi, trim\u00ebrie,\/Marathonomak lirie!\u201d<br \/>\nTragjedia e krahin\u00ebs shqiptare t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb b\u00ebn apel dhe sikur flet: Mund t\u00eb m\u00eb vras\u00ebsh mua, por<br \/>\nideali nuk vritet dot. Ai kalon si frym\u00eb komb\u00ebtare nga brezi n\u00eb brez.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TESTAMENTI I \u00c7AM\u00cbRIS\u00cb NGA MISIONARI I SAJ &#8211; dy fjal\u00eb p\u00ebr librin \u201c\u00c7am\u00ebria&#8230; heshtja q\u00eb vret\u201d e autorit Hyqmet Zane &#8211; MSc. Albert HABAZAJ Kujtesa vjeshtore e \u00c7am\u00ebris\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb Me krenari, dhembje e p\u00ebrgjegj\u00ebsi jo vet\u00ebm \u00e7am\u00ebt e Qarkut Vlor\u00eb, nga Panajaja n\u00eb Konispol, nga Rrogozhina n\u00eb Elbasan, nga Durr\u00ebsi n\u00eb Shkod\u00ebr, nga Tirana [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3805,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-3804","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3804","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3804"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3804\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3806,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3804\/revisions\/3806"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3805"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3804"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3804"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3804"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}