{"id":3878,"date":"2026-01-06T16:47:49","date_gmt":"2026-01-06T15:47:49","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=3878"},"modified":"2026-01-06T16:47:54","modified_gmt":"2026-01-06T15:47:54","slug":"nga-namik-selmani-noliada-ese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/01\/06\/nga-namik-selmani-noliada-ese\/","title":{"rendered":"Nga Namik Selmani: Noliada &#8211; Ese"},"content":{"rendered":"<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Nga Namik Selmani<\/div>\n<div dir=\"auto\">Shkrimtar, Boston<\/div>\n<div dir=\"auto\">\n<div dir=\"auto\"><strong>Noliada<\/strong><\/div>\n<div dir=\"auto\"><strong>Ese<\/strong><\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">\u2026Ndoshta ka patur plot\u00ebsisht t\u00eb drejt\u00eb i madhi Noli kur ka th\u00ebn\u00eb autobiogafin\u00eb e tij se lindja e tij m\u00eb 6 janar e kishte shenjt\u00ebruar jet\u00ebn e vepr\u00ebn e tij t\u00eb kaluar e t\u00eb m\u00ebvonshme. N\u00ebse do t\u00eb ishte e v\u00ebrtet\u00eb kjo th\u00ebnie, t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt amerikan\u00eb do ia nd\u00ebrronin emrin e tij dhe do i thonin me at\u00eb ndajshtim q\u00eb i vihet para emrit \u201cSh\u00ebn Noli\u201d. Po, 83 vitet e jet\u00ebs s\u00eb tij q\u00eb nuk jan\u00eb m\u00eb pak e as m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb portretin e nj\u00eb jet\u00eb guximtare, talentin, pasionin, dobin\u00eb p\u00ebr vete e p\u00ebr kombin q\u00eb i p\u00ebrket, pse jo dhe disfatat e betejave t\u00eb 83 viteve. K\u00ebrkoi pa fund shpresat e tij T\u00eb duket se n\u00eb udh\u00ebkryqet q\u00eb kalonte kombi yn\u00eb (O, sa shum\u00eb udh\u00ebkryqe ka patur dhe ka kombi yn\u00eb n\u00eb historin\u00eb e tij shekullore!) n\u00eb vitet ku Noli u b\u00eb faktor komb\u00ebtar, ai kurr\u00eb nuk i humbi shpresat e tij dhe n\u00eb ato koh\u00eb kur E keqja i shfaqej shum\u00eb her\u00eb me nj\u00eb mij\u00eb ngjyra nat\u00ebndjell\u00ebse. Mbase p\u00ebr t\u00eb na dh\u00ebn\u00eb dhe neve bashk\u00ebkombasve t\u00eb tij t\u00eb 50 viteve m\u00eb von\u00eb modelin e nj\u00eb luft\u00ebtari pa arm\u00eb me plumba por na dha dhe moralin m\u00eb t\u00eb vyer njer\u00ebzor. Mbase ai do t\u00eb ket\u00eb lakuar n\u00eb nj\u00eb z\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me t\u00eb madhin Branko Merxhanin e koh\u00ebve moderne th\u00ebnien mjaft t\u00eb sakt\u00eb e t\u00eb bukur se \u201cN\u00ebse kombi im i humb shpresat, at\u00ebher\u00eb do t\u2019i jap t\u00eb miat\u201d. Arti i rrall\u00eb poetik i Nolit e rreshtoi at\u00eb n\u00eb aradh\u00ebn e par\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb let\u00ebrsis\u00eb son\u00eb, me nj\u00eb poezi tribunale, por jo nga ato poezi q\u00eb harrohen n\u00eb minut\u00eb, por me poezi q\u00eb mbeten flamuj n\u00eb koh\u00ebra p\u00ebr mesazhin q\u00eb p\u00ebrcjellin, p\u00ebr forc\u00ebn shpreh\u00ebse, p\u00ebr frazeologjin\u00eb q\u00eb p\u00ebrdor p\u00ebr gjuh\u00ebn e tij t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. \u00cbsht\u00eb lirika politike q\u00eb rrall\u00eb e kemi par\u00eb n\u00eb autor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe q\u00eb bashk\u00eb me labin e me\u00e7ur Ali Asllanin b\u00ebn\u00eb epok\u00ebn e saj. Nuk e di t\u00eb v\u00eb n\u00eb peshor\u00ebn e Kombit ton\u00eb At\u00eb kontribut q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb secili prek drit\u00ebn e gjerdanuar t\u00eb shekujve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb komb, ve\u00e7 dua t\u00eb them t\u00eb shkruaj se Fan Noli nuk mund t\u00eb mbahej mend vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebmbanat e kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit n\u00eb Boston ku ai kaloi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe jet\u00ebs s\u00eb tij. Po kur linte pas gj\u00ebmimin e but\u00eb t\u00eb k\u00ebmbanave dhe shkonte n\u00eb at\u00eb hyrje t\u00eb thjesht\u00eb ku banonte ai niste pun\u00eb t\u00eb tjetra t\u00eb vyera p\u00ebr mbroth\u00ebsin\u00eb e kombit t\u00eb tij.<\/div>\n<div dir=\"auto\">sllanin b\u00ebn\u00eb epok\u00ebn e saj. Nuk e di t\u00eb v\u00eb n\u00eb peshor\u00ebn e Kombit ton\u00eb At\u00eb kontribut q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb secili prek drit\u00ebn e gjerdanuar t\u00eb shekujve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb komb, ve\u00e7 dua t\u00eb them t\u00eb shkruaj se Fan Noli nuk mund t\u00eb mbahej mend vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebmbanat e kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit n\u00eb Boston ku ai kaloi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe jet\u00ebs s\u00eb tij. Po kur linte pas gj\u00ebmimin e but\u00eb t\u00eb k\u00ebmbanave dhe shkonte n\u00eb at\u00eb hyrje t\u00eb thjesht\u00eb ku banonte ai niste pun\u00eb t\u00eb tjetra t\u00eb vyera p\u00ebr mbroth\u00ebsin\u00eb e kombit t\u00eb tij.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">\u2026Kur erdha p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Boston n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb q\u00ebndrimit tim, n\u00eb at\u00eb qytet t\u00eb bukur dhe me kuror\u00eb universitetesh q\u00eb ia jep tradita e madhe sidomos ajo e Harvardit b\u00ebra vizit\u00ebn e par\u00eb n\u00eb Kish\u00ebn e Sh\u00ebn Gjergjit. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb simbolike b\u00ebra dhe nj\u00eb fotografi n\u00eb altarin ku ai ka b\u00ebr\u00eb mesh\u00ebn e tij N\u00eb ato dit\u00ebt nj\u00eb mik imi, Pavlo Lako q\u00eb sot nuk jeton m\u00eb, m\u00eb dha nj\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb rrall\u00eb. Ishte nj\u00eb disk ku ishte fjalimi i rrall\u00eb i Nolit. E d\u00ebgjova disa her\u00eb. Nj\u00eb fjalim q\u00eb v\u00eb n\u00eb mendime secilin politikan apo dhe njeri t\u00eb thjesht\u00eb q\u00eb quhet shqiptar. Thjesht\u00ebsia e jasht\u00ebzakonshme e tij n\u00eb veshje, n\u00eb sjellje, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me shqiptar\u00ebt e amerikan\u00ebt kishte p\u00ebrball\u00eb pasurin\u00eb e madhe t\u00eb mendjes s\u00eb tij, kishte gjuh\u00ebshum\u00ebsin\u00eb q\u00eb ai kishte n\u00eb \u00e7do hap jete dhe q\u00eb do t\u00eb na linte me t\u00eb thesar\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb njer\u00ebzimit. Nuk e di se kush do ta konkurronte n\u00eb anglishten e tij t\u00eb sakt\u00eb poetike Nolin n\u00eb p\u00ebrkthimet e tij brilante t\u00eb veprave t\u00eb Shekspirit. Brenda studimit t\u00eb historis\u00eb s\u00eb politik\u00ebs shqiptare dhe asaj bot\u00ebrore, ai do t\u00eb hynte n\u00eb majat gati t\u00eb paarritshme me studimin p\u00ebr Beethovenin. P\u00ebr Beethovenin q\u00eb do t\u00eb mbahet mend edhe p\u00ebr sfid\u00ebn q\u00eb ai i b\u00ebri artit t\u00eb tingujve me munges\u00ebn e d\u00ebgjimit t\u00eb tij me shurdh\u00ebrin\u00eb e th\u00ebn\u00eb pak m\u00eb shqiptar\u00e7e. Kur mbaroi studimin p\u00ebr t\u00eb ai la pas nj\u00eb th\u00ebnie t\u00eb men\u00e7ur q\u00eb i sh\u00ebrben t\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebrave t\u00eb jetuara dhe t\u00eb pajetuara \u201cPa karakter t\u00eb fort\u00eb t\u00eb madh, nuk ka as artist\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj\u201d Mos vall\u00eb edhe Noli do t\u00eb ishte me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme pa asnj\u00eb motiv fitimi si b\u00ebhen sot n\u00eb shum\u00eb raste n\u00eb Shqip\u00ebri e n\u00eb Bot\u00eb nj\u00eb lloj siamezi me at\u00eb forc\u00eb t\u00eb me at\u00eb ambicje njer\u00ebzore q\u00eb ai kishte n\u00eb \u00e7do hap t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb \u00e7do dit\u00eb t\u00eb saj?? Mos vall\u00eb po profetizonte edhe ai pasjet\u00ebn e tij t\u00eb men\u00e7ur, t\u00eb paharruar q\u00eb t\u00eb trazon bukurisht shpirtin dhe imagjinat\u00ebn, t\u00eb nxit ambicjen dhe d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer kombit t\u00eb tij? N\u00eb jet\u00ebn e pasjet\u00ebn e tij ai merr dhe sot sa e sa vler\u00ebsime p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka shkruar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka menduar ai p\u00ebr kombin e tij.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Ai preku dete dhe brigje q\u00eb rrall\u00ebkush nga ata q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb prijatar\u00eb t\u00eb mendimit t\u00eb kultur\u00ebs, t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb kombit tone, mund ta ken\u00eb b\u00ebr\u00eb. Preku brigjet e Mesdheut, t\u00eb Afrik\u00ebs, oqeane, dete. I provoi t\u00eb gjith\u00eb kostumet e profesioneve dhe t\u00eb pasioneve t\u00eb rralla q\u00eb ai kishte p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb m\u00eb von\u00eb ose dhe n\u00eb gjallje t\u00eb tij ai t\u00eb na krijonte nj\u00eb hulli t\u00eb re q\u00eb mund ta quajm\u00eb pa m\u00ebdyshje NOLIAD\u00cb. Saga e Noliad\u00ebs ishte dhe mbeti bash si Sagat e Evrop\u00ebs dhe Amerik\u00ebs q\u00eb kudo t\u00eb nxjerr\u00eb hiret e saj t\u00eb muzeve t\u00eb skulpturave, t\u00eb tingujve t\u00eb vetrinave, t\u00eb mbushura t\u00eb rrug\u00ebve, t\u00eb tryezave, t\u00eb universiteteve. Provoi, edhe pse p\u00ebr pak koh\u00eb, kostumin e nj\u00eb kryministri q\u00eb e pa popullin e tij nga ajo q\u00eb ai donte t\u00eb b\u00ebnte p\u00ebr t\u00eb dhe q\u00eb nuk mundi ta b\u00ebnte kaq gjat\u00eb, kaq mir\u00eb. Ishte koha q\u00eb edhe Evropa kishte hallet e saj t\u00eb shumta.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Provoi kostumin e diplomatit dhe fjal\u00ebt e tij n\u00eb Paris e n\u00eb Lidhjen e Kombeve n\u00eb sh\u00ebrbim me kaq hire men\u00e7urie n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shqiptarizmit e aq m\u00eb shum\u00eb edhe t\u00eb anglishtfol\u00ebsve e anglishtshkruesve q\u00eb e pan\u00eb dhe e shohin edhe sot e k\u00ebsaj dite si modelin t\u00eb nj\u00eb ligj\u00ebrimi mrekullor q\u00eb pan\u00eb se Noli ishte p\u00ebrkthyesi m\u00eb i mir\u00eb n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkthimin e veprave t\u00eb Shekspirit n\u00eb gjuh\u00ebt e huaja. Provoi e veshi edhe k\u00ebpuc\u00ebt e baltosura t\u00eb fshatarit dhe me simbolin e \u201coping\u00ebs\u201d do t\u00eb b\u00ebnte sa e sa shkrime dhe do t\u00eb jepte zgjidhjet e tij politike. p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shtres\u00eb sociale t\u00eb popullit ton\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb psikolgji ai e deshi po kaq shum\u00eb dhe far\u00ebn e bim\u00ebs, flladin e pranver\u00ebs dhe do i p\u00ebrulej me nderim brazd\u00ebs s\u00eb tok\u00ebs dimrave, pranverave. Atje n\u00eb tavolin\u00ebn e tij t\u00eb pun\u00ebs ai vuri pran\u00eb nj\u00ebri-tjetrit Shekspirin dhe Ibanjezin. Vuri Don Kishotin dhe Hamletin. Vuri mjaltimin e poezis\u00eb s\u00eb Khajamit dhe filozofin\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebrave. Se p\u00ebr t\u00eb gjitha kishte dhe ka nevoj\u00eb kombi yn\u00eb dhe cdo komb q\u00eb do mbroth\u00ebsin\u00eb. Ani pse n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ai ngjiste maja p\u00ebrkthimi shqiptar\u00ebt ishin shumica analfabet\u00eb. Ani pse Aleksand\u00ebr Moisiu i madh do t\u00eb rizgjonte Hamletin n\u00eb skenat zvicerane, ruse gjermane, amerikane e nuk do t\u2019i jepte magjis\u00eb s\u00eb sken\u00ebs shqiptare. Madje n\u00eb koh\u00ebt e tij ai donte t\u00eb m\u00ebsonte hebraishten. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb dikur ai shkruan: \u201cKat\u00ebr vitet e fundit po m\u00ebsoj hebraishten me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb p\u00ebrkthej Dhjat\u00ebn e Vjet\u00ebr nga origjinali dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb po punoj tani..\u201d Dhe t\u00eb mos harrojm\u00eb se ishte viti 1964 vet\u00ebm nj\u00eb vit para vdekjes. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb i madhi Drit\u00ebro Agolli shkruan m\u00eb von\u00eb: \u201cFan Noli e b\u00ebri Don Kishotin t\u00eb \u00ebnd\u00ebrroj\u00eb shqip. E b\u00ebri Otellon t\u00eb zem\u00ebrohet shqip. Hamletin t\u00eb pik\u00ebllohet shqip. Ai e b\u00ebri Omer Khajamin t\u00eb tallet e t\u00eb qesh\u00eb shqip. Me k\u00ebt\u00eb ai tregoi se gjuha shqipe \u00ebsht\u00eb nga gjuh\u00ebt q\u00eb mund t\u00eb jap\u00eb gjith\u00eb nuancat e fjal\u00ebve e tingujve e gjith\u00eb shkall\u00ebt e mendimit njer\u00ebzor.\u201d<\/div>\n<div dir=\"auto\">Duke takaur e lexuar bashkoh\u00ebsit e tij m\u00ebsojm\u00eb se ai kishte n\u00eb jet\u00eb dy kostume. Me at\u00eb m\u00eb t\u00eb mirin u varros. O thjesht\u00ebsi q\u00eb sot nuk do ta besonin kurr\u00eb politikan\u00ebt tan\u00eb t\u00eb sot\u00ebm!<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vitet e jet\u00ebs s\u00eb tij ai do t\u00eb kishte brenda vetes statusin e emigrantit politik e ekonomik. N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn me shum\u00eb gjuh\u00eb e me shum\u00eb kufinj gjeografik\u00eb, emigrant\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb status t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me t\u00eb gjith\u00eb sfidat q\u00eb ata kalojn\u00eb. Dhe e provoi bukur mir\u00eb buk\u00ebn e m\u00ebrgimit n\u00eb Athin\u00eb, n\u00eb Egjipt, n\u00eb Evrop\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb e kudo ai ishte dhe mbeti \u201cgur i shkulur\u201d. Jetoi me hallet e problemet q\u00eb ka \u00e7do emigrant n\u00eb bot\u00eb. Kjo i dha nj\u00eb \u201cpasaport\u00eb\u201d humanizmi kur fliste p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs q\u00eb ishin emigrant\u00eb q\u00eb punonin aq shum\u00eb q\u00eb e donin aq shum\u00eb atdheun e tyre. I erdhi shum\u00eb mir\u00eb edhe kostumi i klerikut t\u00eb fes\u00eb ortodokse shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb. Ai kostum q\u00eb e b\u00ebnte at\u00eb m\u00eb shqiptar se shqiptar\u00ebt. E s\u00ebrish duke ndjekur k\u00ebto vite nga vet\u00eb imzot At\u00eb Artur Liolin m\u00ebsuam se ai jetonte n\u00eb kushte shum\u00eb t\u00eb thjeshta dhe ishte shembull edhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. Dukej se buz\u00ebqeshja e tij e ngroht\u00eb rrezatonte n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb cepat e kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit. E vet\u00ebm pak vite ai jetoi fizikisht n\u00eb Shqip\u00ebri e kjo nuk e pengoi at\u00eb q\u00eb t\u00eb njihte mentalitetin shqiptar zakonet, traditat, gjuh\u00ebn, kultur\u00ebn, fen\u00eb. T\u00eb mos harrojm\u00eb se pik\u00ebrisht n\u00eb vitin 1924 n\u00eb Beratin e bukur q\u00eb mund t\u00eb quhet edhe \u201cQyteti i Toleranc\u00ebs Fetare\u201d do t\u00eb ishte prijatar i Kish\u00ebs Autoqefale shqiptare gj\u00eb q\u00eb do ta mbante t\u00eb ndezur edhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Hyri n\u00eb Betej\u00ebn e Shkronj\u00ebs s\u00eb P\u00ebrkthimit si luft\u00ebtari m\u00eb i fort\u00eb dhe si fitimtari m\u00eb i devotsh\u00ebm. N\u00eb nj\u00eb betej\u00eb nga m\u00eb t\u00eb bukrat e m\u00eb afatgjata q\u00eb ka patur e do t\u00eb ket\u00eb njer\u00ebzimi dhe q\u00eb k\u00ebrkon. Ngado q\u00eb shkoi e n\u00eb \u00e7do prag q\u00eb hapi e n\u00eb \u00e7do tribun\u00eb ku hipi ai kujtonte Ibrik Tepen e tij q\u00eb kishte kaq pak sht\u00ebpi, por dhe kaq shum\u00eb shqiptariz\u00ebm. M\u00eb von\u00eb n\u00eb brigjet e Atlantikut n\u00eb Boston e pik\u00ebrisht n\u00eb lokalin me fam\u00eb shqiptarie t\u00eb mikut t\u00eb tij Antoni Athanas ai meditonte p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re, p\u00ebr jet\u00ebn q\u00eb kishte kaluar. E n\u00eb at\u00eb restorant q\u00eb e kishin vizituar president e gjeneral\u00eb, milioner\u00eb e njer\u00ebz t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb mbar\u00eb Amerik\u00ebs q\u00eb quhej \u201c Pier Fori\u201d kishte p\u00ebrher\u00eb n\u00eb \u00e7do dit\u00eb t\u00eb vitit nj\u00eb tavolin\u00eb t\u00eb rezervuar p\u00ebr mikun e nderit Fan Noli ku ai pinte kafen\u00eb dhe takonte bash\u00ebatdhetar\u00ebt e tij nga e gjith\u00eb Amerika. Aso kohe e ishte th\u00ebn\u00eb prej koh\u00ebsh at\u00eb dyvarg\u00ebsh men\u00e7uror q\u00eb bashkonte shpirt\u00ebrisht dy kombet tona<\/div>\n<div dir=\"auto\">Mbahu n\u00ebno, mos ki frik\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Se ke djemt\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Ishte p\u00ebrfundimi m\u00eb i madh q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte me kaq thjesht\u00eb si dhe largpam\u00ebsi nj\u00eb intelektual t\u00eb s\u00eb par\u00eb p\u00ebr marrdh\u00ebniet shqiptaro-amerikane t\u00eb asaj kohe e t\u00eb koh\u00ebve q\u00eb do t\u00eb vinin.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Noli na la pas nj\u00eb NOLIAD\u00cb. Nj\u00eb frym\u00eb m\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb q\u00eb nuk ta japin as zjarret m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb globit, na dha mesazhin e emancipimit social t\u00eb p\u00ebrkthimit<\/div>\n<div dir=\"auto\">Noli na la pas nj\u00eb Maratonomak t\u00eb ri. Shum\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se ai i lasht\u00ebsis\u00eb Jo nj\u00eb maratonomak si ai i nj\u00eb piste vrapimi q\u00eb ka nj\u00eb cak ku e nis dhe ku e mbaron udh\u00ebtimin e tij vrapues, po nj\u00eb maratonomak q\u00eb ka kudo pista t\u00eb hapura me ambicje t\u00eb madhe me synime t\u00eb qarta se ku do nisesh dhe se ku do t\u00eb arrish. Sa bukur t\u00eb kishim sa m\u00eb shum\u00eb maratonomak\u00eb si Noli q\u00eb na mungojn\u00eb e na m\u00ebsojn\u00eb se jeta \u00ebsht\u00eb sfid\u00eb \u00ebsht\u00eb luft\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekje aq m\u00eb shum\u00eb jeta e nj\u00eb kombi si yni q\u00eb e ka patur sakfific\u00ebn pjes\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tij gjer sa t\u00eb vdes N\u00eb vitin 1908 ai i d\u00ebrgonte nj\u00eb let\u00ebr mikut t\u00eb tij Thanas Tashkos nj\u00eb let\u00ebr ku i shkruante p\u00ebr nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb amanet t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm q\u00eb rrall\u00eb mund ta d\u00ebgjosh diku<\/div>\n<div dir=\"auto\">\u201cDhe do t\u00eb luftoj gjer sa t\u00eb vdes<\/div>\n<div dir=\"auto\">Shp\u00ebrblimi m\u00eb i mjaft\u00eb do t\u00eb jet\u00eb<\/div>\n<div dir=\"auto\">Nj\u00eb k\u00ebng\u00eb prej lab\u00ebsh dhe lab\u00ebreshash kur t\u00eb vdes\u201d<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">P\u00ebrtej k\u00ebtij amaneti q\u00eb ai e kishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb 1908 do ta d\u00ebgjonim dhe lexonim nj\u00eb mesazh po kaq t\u00eb fort\u00eb men\u00e7uror \u201ct\u00eb rrojm\u00eb me dobi e t\u00eb vdesim me dobi:\u201d Varri i tij atje n\u00eb varrezat e Fores Hillit \u00ebsht\u00eb varri m\u00eb i thjesht\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebt e koh\u00ebrave t\u00eb kombit ton\u00eb. Edhe para se t\u00eb mbyllte syt\u00eb e, pik\u00ebrisht n\u00eb lutjet e vitit 1960 ai do t\u00eb shkruante t\u00eb tjera fjal\u00eb monumentale p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebr kontributin e Amerik\u00ebs n\u00eb demokracin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb \u2018Amerika \u00ebsht\u00eb n\u00ebna jon\u00eb komb\u00ebtare. Ajo na ka dh\u00ebn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn amerikane t\u00eb jetes\u00ebs, demokracin\u00eb dhe barazin\u00eb. Zoti e bekoft\u00eb Amerik\u00ebn!\u201d: \u00cbsht\u00eb pak t\u00eb thuash se jemi krenar\u00eb me t\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb. P\u00ebr t\u00eb nuk ka nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb vrapojm\u00eb p\u00ebr ta kujtuar, p\u00ebr t\u2019u frym\u00ebzuar. \u00e7do dit\u00eb e jet\u00ebs son\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u par\u00eb n\u00eb pasqyr\u00ebn e Noliad\u00ebs. P\u00ebr at\u00eb q\u00eb kemi dhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb nevoja q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb shpesh n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb larg\u00ebta e t\u00eb af\u00ebrta p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb modele. E kur t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto modele krijojn\u00eb nj\u00eb hulli t\u00eb re q\u00eb rrezaton n\u00eb koh\u00ebra at\u00ebher\u00eb t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb skuqemi n\u00eb fytyr\u00ebn e mbushur me drit\u00eb \u00ebndrre se nuk ecim n\u00eb gjurm\u00ebt e tyre.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Fan Nolin na la pas vetes nj\u00eb VAT\u00cbR. Nj\u00eb vat\u00ebr ku n\u00eb vite e shekuj do t\u00eb mblidhen shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs, t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb krahinave t\u00eb kombit shqiptar dhe n\u00eb gjurm\u00ebt m\u00eb t\u00eb lavdishme t\u00eb t\u00eb par\u00ebve do ruajn\u00eb dinjitetin e kombit.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">E p\u00ebrtej t\u00ebr\u00eb k\u00ebsaj sage moderne dhe aq t\u00eb vyer na duhet q\u00eb t\u00eb mbyllim k\u00ebt\u00eb rr\u00ebfenj\u00eb eseistike me nj\u00eb rr\u00ebfim, monolog, quajeni si t\u00eb doni, q\u00eb duket se rrjedh edhe m\u00eb t\u00eb vrullshme, me fjal\u00eb m\u00eb t\u00eb mencura, trondit\u00eb se, e m\u00eb farfurit\u00ebse se vet\u00eb Nili, n\u00eb brigjet e t\u00eb cilit ai shkruante k\u00ebto radh\u00eb. Ne q\u00eb jemi m\u00ebsuar ta shohim at\u00eb n\u00eb tribuna mentarie, politike, poetike, kishtare, diplomatike, duket se shohim n\u00eb t\u00eb romantikun e p\u00ebrjetsh\u00ebm. Do t\u00eb kalonin dhe shum\u00eb vjet jet\u00eb pas k\u00ebtij rr\u00ebfimi. Do t\u00eb kalonin shum\u00eb vjet deri n\u00eb dit\u00ebt tona, po ai t\u00eb godet me mesazhin dhe dridhjen e zemr\u00ebs noliane. Shohim nj\u00eb NOL-NIL t\u00eb p\u00ebrjtesh\u00ebm \u201cGjith\u00eb k\u00ebto mendime n\u00eb trurin tim dhe asnj\u00eb n\u00eb let\u00ebr. Fl\u00eb, po fl\u00eb shpirti im i plog\u00ebt si Nili, q\u00eb u mbyll brenda n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb. Ti, o Per\u00ebndi shkolite Nilin tim nga shkret\u00ebtira dhe hidhe br\u00ebnda n\u00eb oqean, l\u00ebshoji t\u00eb gjith\u00eb er\u00ebrat. B\u00ebje, o Per\u00ebndi shpirtin tim t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb e t\u00eb kridhet n\u00eb melodin\u00eb e detit t\u00eb eg\u00ebrsuar! T\u00eb mbytem n\u00eb shtr\u00ebngat\u00eb dashurie.\u201d<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Dhe vet\u00eb Noliada \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Kryedashuri m\u00eb vete.<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Namik Selmani Shkrimtar, Boston Noliada Ese \u2026Ndoshta ka patur plot\u00ebsisht t\u00eb drejt\u00eb i madhi Noli kur ka th\u00ebn\u00eb autobiogafin\u00eb e tij se lindja e tij m\u00eb 6 janar e kishte shenjt\u00ebruar jet\u00ebn e vepr\u00ebn e tij t\u00eb kaluar e t\u00eb m\u00ebvonshme. N\u00ebse do t\u00eb ishte e v\u00ebrtet\u00eb kjo th\u00ebnie, t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt amerikan\u00eb do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3879,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-3878","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3878","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3878"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3878\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3880,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3878\/revisions\/3880"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3879"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3878"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3878"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3878"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}