{"id":3888,"date":"2026-01-09T22:16:42","date_gmt":"2026-01-09T21:16:42","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=3888"},"modified":"2026-01-09T22:17:01","modified_gmt":"2026-01-09T21:17:01","slug":"kadri-tarelli-shkruan-korca-e-serenatave-dhe-humori-letrar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/01\/09\/kadri-tarelli-shkruan-korca-e-serenatave-dhe-humori-letrar\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli shkruan: KOR\u00c7A E SERENATAVE DHE HUMORI LETRAR"},"content":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan:<br \/>\nMendova se kisha dy jet\u00eb, por doli t\u00eb ishte vet\u00ebm nj\u00eb \u2013 dhe duhet jetuar<br \/>\nme dinjitet.\u201d Anthony Hopkins<br \/>\nKOR\u00c7A E SERENATAVE DHE HUMORI LETRAR<br \/>\nKonkursi mbar\u00ebkomb\u00ebtar i let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb humorit \u201cNiko Nikolla\u201d<br \/>\nPara pak dit\u00ebsh, m\u00eb sakt\u00eb n\u00eb datat 13-14-15, n\u00eb mes t\u00eb muajit dhjetor, 2025, n\u00eb teatrin \u201cAndon Zako \u00c7ajupi\u201d, n\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00ebs, u organizua konkursi i III-t\u00eb mbar\u00ebkomb\u00ebtar i let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb humorit \u201cNiko Nikolla\u201d. I gjith\u00eb takimi u projektua dhe u organizua nga Flora Nikolla, bij\u00eb e mjeshtrit t\u00eb humorit Niko Nikolla.<br \/>\nPo i them q\u00eb n\u00eb fillim fjal\u00ebt q\u00eb duhen vendosur n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij shkrimi: &#8211; \u201cJam tejet i k\u00ebnaqur q\u00eb u b\u00ebra pjes\u00eb e k\u00ebtij konkursi letrar, me librin tim \u201cFilxhani me buz\u00eb t\u00eb kafshuar\u201d. (Tregime). Un\u00eb p\u00ebrmbusha nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb kahershme. Isha nj\u00eb nd\u00ebr 31 autor\u00ebt e p\u00ebrzgjedhur\u201d.<br \/>\nDikush mund t\u00eb thot\u00eb me shaka: &#8211; At\u00ebher\u00eb mbylle shkrimin, se e ke fikur edhe q\u00ebllimin&#8230;.!\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb do t\u2019i p\u00ebrgjigjem: &#8211; \u201cKy \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi, nga ku buron burimi, fryma dhe frym\u00ebzimi\u201d. Them k\u00ebshtu sepse:<br \/>\nS\u00eb pari, e admiroj nism\u00ebn dhe p\u00ebrpjekjet e znj. Flora, p\u00ebr t\u00eb kujtuar e nderuar atin e saj Niko Nikolla, i cili nj\u00ebherazi ishte dhe mbetet personalitet n\u00eb humor dhe letrat shqipe. M\u00eb gjykoni n\u00ebse e teproj t\u00eb shprehem: Cili nga ne krijuesit, shum\u00eb i njohur apo m\u00eb pak i njohur, nuk do t\u00eb krenohej q\u00eb lart nga froni i Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e p\u00ebrtejme, do t\u00eb ndjej\u00eb t\u2019i kujtohet e lartohet emri dhe vepra e tij&#8230;.? Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi<br \/>\nkush e nd\u00ebrmerr nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb. Vler\u00eb ka veprimtaria, e cila dal\u00eb nga dal\u00eb po merr form\u00eb e nj\u00eb institucioni, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrsosur e ndjekur n\u00eb t\u00eb ardhmen, duke p\u00ebruruar e dalluar vlera t\u00eb krijimtaris\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e humorit. Besoj nuk \u00ebsht\u00eb pak&#8230;.!<br \/>\nM\u00eb tej: E \u00e7moj p\u00ebr durimin dhe k\u00ebmb\u00ebnguljen p\u00ebr ta \u00e7uar deri n\u00eb fund iden\u00eb e saj, kur n\u00eb shumic\u00ebn e her\u00ebve ndeshim d\u00ebshtim, pasi jo kushdo t\u00eb mir\u00ebpret dhe t\u00eb ndihmon, qoft\u00eb shtetar apo biznes. Znj. Flora ja ka dal\u00eb n\u00eb krye. Besoj ndjehet e lumtur, mbase edhe e p\u00ebrk\u00ebdhelur. Por ajo q\u00eb m\u00eb shtyn t\u00eb besoj, \u00ebsht\u00eb fryma e besimit, mir\u00ebkuptimit dhe bashk\u00ebveprimit mes krijuesve, drejtuesve t\u00eb shtetit dhe bizneseve.<br \/>\nGuxoj t\u00eb them se: Nuk ka vdekur, as shuar apo venitur shpirti shqiptar, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gj\u00ebra t\u00eb bukura dhe me vler\u00eb, q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb artit dhe kultur\u00ebs komb\u00ebtare. Duhet t\u00eb dish ku t\u00eb trokas\u00ebsh dhe t\u00eb gjesh gjuh\u00ebn e arsyes. E gjith\u00eb veprimtaria n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si udh\u00eb p\u00ebrvoje p\u00ebr t\u00eb gjetur fonde, pa t\u00eb cilat \u00e7do p\u00ebrpjekje mbetet projekt n\u00eb let\u00ebr.<br \/>\nN\u00eb vazhdim, i shpreh fal\u00ebnderim dhe mir\u00ebnjohje znj. Flora, q\u00eb grumbulloi nj\u00eb num\u00ebr kaq t\u00eb madh krijuesish nga mbar\u00eb trojet Shqiptare, n\u00eb fush\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb dhe karikaturave. Nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb mbledh\u00ebsh kaq personalitete t\u00eb artit dhe let\u00ebrsis\u00eb, n\u00eb nj\u00eb veprimtari t\u00eb ngjeshur p\u00ebr tre dit\u00eb me radh\u00eb. Cilido m\u00eb beson, duke th\u00ebn\u00eb nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb trisht\u00eb, q\u00eb e p\u00ebrjetojm\u00eb jo rrall\u00eb, kur duam t\u00eb p\u00ebrurojm\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr. Dhe, fshihemi p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kafe miqve, shok\u00ebve dhe dashnor\u00ebve t\u00eb librave. Me sa di un\u00eb, nga Durr\u00ebsi kishte edhe emra t\u00eb tjer\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs, por q\u00eb u t\u00ebrhoq\u00ebn n\u00eb dit\u00ebt e fundit. Mes tyre edhe Shpendi Topollaj, i cili kishte v\u00ebrtet arsye t\u00eb fort\u00eb, por ishte i pranish\u00ebm me nj\u00eb num\u00ebr librash si dhurat\u00eb p\u00ebr Biliotek\u00ebn Publike t\u00eb qytetit. K\u00ebshtu mbetem kat\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebs: Doranin Agalliu, Arjola Kondak\u00e7iu, un\u00eb<br \/>\nKadri Tarelli dhe Bashkim Hoxha, i cili nuk u paraqit, megjith\u00ebse iu shfaq emri dhe portreti n\u00eb monitor.<br \/>\nQ\u00eb n\u00eb fillim e nisa me nj\u00eb shaka q\u00eb lindi aty p\u00ebr aty, duke ju drejtuar nj\u00eb punonj\u00ebsi t\u00eb teatrit:<br \/>\n&#8211; Un\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb vijm\u00eb nga larg. M\u00eb thoni ku mund t\u00eb gjej nj\u00eb tull\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb, si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb kor\u00e7ar\u00ebt q\u00eb vin\u00eb t\u00eb shohin shfaqje&#8230;&#8230;!?<br \/>\n&#8211; M\u00eb vjen keq, &#8211; m\u2019u p\u00ebrgjigj punonj\u00ebsi, &#8211; Po ce bre t\u00eb shkret\u00ebn, t\u00eb ka mbetur ora n\u00eb ato vite kur teatri yn\u00eb nuk kishte ngrohje&#8230;.!? Nd\u00ebrsa tani, eja me mua dhenbindu: &#8211; Pak hapa m\u00eb tej, nj\u00eb val\u00eb e nxeht\u00eb ajri vinte nga lart dhe ngrohte sall\u00ebn e madhe. Qesha&#8230;.! Shakaja b\u00ebri vend.<br \/>\nProgrami ishte v\u00ebrtet i ngjeshur, duke p\u00ebrfshir\u00eb si fillim ekspozit\u00ebn e karikaturave, ku merrnin pjes\u00eb autor\u00eb nga shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs, natyrisht edhe nga vendi yn\u00eb dhe nga Dardania. Kam t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mburrem, pasi aty u ndesha me disa punime t\u00eb autorit Arben \u00c7ejku, ish ambasador n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, dikur nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb Shkoll\u00ebn e Mesme t\u00eb Katundit t\u00eb RI, n\u00eb Durr\u00ebs, shkoll\u00eb q\u00eb sot mban emrin \u201cJusuf<br \/>\nHoti\u201d. Arbeni konkurroi n\u00eb dy gjini, let\u00ebrsi dhe karikatur\u00eb.<br \/>\nN\u00eb \u00e7elje t\u00eb ekspozit\u00ebs u mrekullova nga oratoria e artistes kor\u00e7are Zamira Kita, p\u00ebr t\u00eb vazhduar dit\u00ebn tjet\u00ebr kur u ngjit n\u00eb sken\u00eb. Besoj se nuk jam i pari q\u00eb e them, se ekrani sado i p\u00ebrsosur t\u00eb jet\u00eb, nuk i p\u00ebrcjell dot ndjesit\u00eb e kontaktit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, ku ndjen z\u00ebrin, mimik\u00ebn, l\u00ebvizjet dhe magjin\u00eb e fjal\u00ebs.<br \/>\nPjes\u00ebmarrja ishte mbar\u00ebkomb\u00ebtare. K\u00ebtu, m\u00eb duhet t\u00eb them se takova edhe miq t\u00eb hersh\u00ebm, ardhur nga Dardania: si Izet Avdyli nga Drenasi i Drenic\u00ebs dhe Osman Goranci, nga Prizreni, etj.<br \/>\nOrganizator\u00ebt ishin kujdesur q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb vendosur n\u00eb hollin e Teatrit, t\u00eb publikojn\u00eb libra q\u00eb kishin sjell\u00eb autor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, si Shepndi Topollaj, Doranin Agalliu, Artjola Kondak\u00e7i, Arben \u00c7ejku, etj, etj. Jam m\u00ebsuar me takime t\u00eb tilla, por ngaz\u00ebllehem kur shikoj se si shkrimtar\u00ebt dhe artist\u00ebt takohen me nj\u00ebri tjetrin si miq t\u00eb vjet\u00ebr, e gjejn\u00eb gjuh\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb mir\u00ebkuptimit, formojn\u00eb grupime t\u00eb vogla, pa u njohur m\u00eb par\u00eb dhe bisedat e kan\u00eb nj\u00eb fillim, por nuk kan\u00eb fund. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe b\u00ebjn\u00eb edhe prezantimin, qyteti nga vjen, mund\u00ebsisht edhe \u00e7far\u00eb librash dhe veprash ka botuar, etj, etj. Bisedat ishin aq t\u00eb ngrohta sa askush nuk kujtohej t\u00eb l\u00ebvizte, p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb nj\u00eb lokal p\u00ebr t\u00eb darkuar. \u201cMeri Boutique Hotel\u201d, quhej, ku shumica prej nesh provonte s\u00eb pari ngroht\u00ebsin\u00eb dhem bukurin\u00eb e \u201cBuzuqeve\u201d kor\u00e7are, ku ve\u00e7 ushqimit dhe ver\u00ebs, kishte muzik\u00eb dhe k\u00ebng\u00ebtare.<br \/>\nK\u00ebtu m\u00eb duhet t\u00eb ndalem, pasi pavar\u00ebsisht se vendi ishte disi i vog\u00ebl p\u00ebr aq pjes\u00ebmarr\u00ebs sa ishim ne, u krijua nj\u00eb mjedis aq i ngroht\u00eb, me k\u00ebng\u00eb kor\u00e7are, pse jo edhe shkodrane, \u00e7ame dhe dardane. Shpesh k\u00ebndonim t\u00eb gjith\u00eb. Jam m\u00ebsuar, ndaj nuk \u00e7uditem t\u00eb them se shkrimtar\u00ebt dhe artist\u00ebt e krijojn\u00eb vet\u00eb spektaklin, jo vet\u00ebm me k\u00ebng\u00eb e valle, por edhe m\u00eb shum\u00eb me shakat\u00eb e kripura q\u00eb rr\u00ebfenin, ve\u00e7an\u00ebrisht<br \/>\nnga p\u00ebrvoja e tyre. T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, nj\u00eb mjedis i till\u00eb meriton nj\u00eb shkrim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb ndjesi t\u00eb magjishme q\u00eb krijohen dhe p\u00ebrjetohen aq ngroht\u00ebsisht n\u00eb lokalet e Kor\u00e7\u00ebs. Ndenj\u00ebm von\u00eb, deri n\u00eb ora 01, pas mesnate, kur provuam edhe \u201cfreskin\u00eb\u201d e net\u00ebve t\u00eb dimrit kor\u00e7ar. Dita e dyt\u00eb ishte plot\u00ebsisht e mbushur nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb dark\u00eb von\u00eb: 1. Me autobus vizit\u00eb n\u00eb Menkulas t\u00eb Devollit, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb muze t\u00eb Dritero Agollit (Ishte n\u00eb nd\u00ebrtim), 2. Dreka n\u00eb nj\u00eb lokal pran\u00eb Bilishtit, 3. Kthim n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. 4. Ceremonia e<br \/>\nndarjes s\u00eb \u00e7mimeve, si pjesa m\u00eb kryesore e takimit dhe konkursit. Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb shkel n\u00eb fush\u00ebn e Devollit, pasi aty jam lindur dhe<br \/>\nkaluar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb s\u00eb hershme. Nd\u00ebrsa n\u00eb Menkulas ka mbi 75 vjet. Isha f\u00ebmij\u00eb por mbaj mend se n\u00eb udh\u00ebt e fshatit kishte shum\u00eb gjall\u00ebri, sidomos nga f\u00ebmij\u00ebt dhe nx\u00ebn\u00ebsit e shkoll\u00ebs.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb fshatit, aty ku po ngrihet Sht\u00ebpia Muze, e financuar nga Bashkia e Bilishtit, na prit\u00ebn pak banor\u00eb q\u00eb kishin mbetur pa u larguar dhe pak f\u00ebmij\u00eb. Grupit ton\u00eb t\u00eb shkrimtar\u00ebve dhe artist\u00ebve, iu bashkua edhe Kosta Nake, m\u00ebsues, shkrimtar, poet dhe studiues nga Devolli, autor i shum\u00eb shkrimeve dhe librave studimor.<br \/>\nKur fjalimet dhe p\u00ebrsh\u00ebndoshjet me banor\u00ebt vazhdonin, fare pa pritur, dikush solli gota dhe shishe rakie, p\u00ebr t\u00eb ngritur nj\u00eb got\u00eb n\u00eb kujtim t\u00eb t\u00eb madhit Dritero Agolli, nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur t\u00eb pranishmit, ku n\u00eb syt\u00eb e dikujt kishte mbir\u00eb pika e lotit. Nuk di \u00e7far\u00eb fshihej n\u00eb t\u00eb: mall, g\u00ebzim, breng\u00eb apo trishtim&#8230;&#8230;..! Nuk isha vet\u00ebm un\u00eb q\u00eb u mrekulluam nga ajo e papritur, sepse u krijua nj\u00eb mjedis festiv v\u00ebrtet i bukur, sidomos kur erdhi nj\u00eb grup valltar\u00ebsh t\u00eb rinjsh, djem e vajza nga Bilishti, p\u00ebrgatitur nga koreografi Sokol \u00c7eka, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrcyen mjesht\u00ebrisht vallen \u201cDevolli\u00e7e\u201d, simbol i valles n\u00eb Devoll, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn devolliu, poet dhe shkrimtar Sk\u00ebnder Demolli, thot\u00eb me krenari: &#8211; \u201cK\u00ebtu \u00ebsht\u00eb derdhur shpirti i Devollit, q\u00eb shp\u00ebrthen si zjarr i fshehur mbledhur n\u00eb shekuj\u201d. (Valle e vler\u00ebsuar me \u00e7mim t\u00eb par\u00eb n\u00eb<br \/>\n\u201cFestivalin e Rinis\u00eb\u201d, n\u00eb Mosk\u00eb. 1957) M\u00eb erdhi mir\u00eb q\u00eb ky takim i pazakont\u00eb n\u00eb Menkulas, u vler\u00ebsua edhe nga Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Bilishtit z. Eduard Duro, i cili iu bashkua grupit ton\u00eb. Them m\u00eb erdhi mir\u00eb, pasi rrall\u00eb na ndodh (p\u00ebr mos th\u00ebn\u00eb fare), q\u00eb kryetar\u00ebt e Bashkive t\u00eb<br \/>\nmarrin pjes\u00eb n\u00eb takime t\u00eb tilla kushtuar artit dhe kultur\u00ebs. Nuk e di pse ndodh k\u00ebshtu dhe kush e ka fajin, por ja q\u00eb k\u00ebshtu ndodh dhe ne e pranojm\u00eb n\u00eb heshtje.<br \/>\nVon\u00eb u larguam nga Devolli, p\u00ebr t\u2019u mbledhur p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb teatrin \u201cAndon Zako \u00c7ajupi\u201d n\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00ebs. Ishte veprimtaria kulmore: Vler\u00ebsimi i krijimtaris\u00eb letrare humoristike dhe ndarja e \u00e7mimeve.<br \/>\nVeprimtaria u drejtua nga e palodhura Zamira Kita.<br \/>\nM\u00eb p\u00eblqeu fjala e mbajtur nga z. Fatmir To\u00e7i, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kryetar jurie, i cili theksoi: &#8211; V\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur cili meriton fitore. Jam i mendimit se t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit jan\u00eb t\u00eb fituar, pasi ka fituar arti dhe kultura jon\u00eb shqiptare\u201d. Jam n\u00eb nj\u00eb mendje me z. Fatmir, pasi un\u00eb si pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb shum\u00eb takim e konkurse letrare, n\u00eb Shqip\u00ebri, Dardani, Itali e Suedi, jam shprehur me bindje, se t\u00eb fituar jemi ne<br \/>\npjes\u00ebmarr\u00ebsit.<br \/>\nUn\u00eb jam i bindur, se shum\u00eb kujt nga soji i shkrimtar\u00ebve dhe poet\u00ebve nuk i hyjn\u00eb n\u00eb vesh k\u00ebto fjal\u00eb, pasi mendojn\u00eb se u b\u00ebhet padrejt\u00ebsi duke mos e vler\u00ebsuar vepr\u00ebn e tyre si \u201ckryevep\u00ebr\u201d. O zot \u00e7far\u00eb marr\u00ebzie, kur dihet se 1-2-3 apo 4, do ken\u00eb \u00e7mime.<br \/>\nNuk dua t\u00eb mbuloj nj\u00eb program t\u00eb ngjeshur q\u00eb zgjati rreth dy or\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb e tep\u00ebrt. K\u00ebshtu ndodh n\u00eb t\u00eb gjitha ngjarjet e konkurseve letrare apo artistike. Ideja se \u00e7do konkurrent do t\u2019i p\u00ebrgjigjej shkurt vet\u00ebm nj\u00eb pyetje, p\u00ebr \u00e7astin m\u2019u duk e arsyeshme, (shkurtonte koh\u00ebn), por duke e par\u00eb m\u00eb me kujdes, mendoj se duhesh th\u00ebn\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr secilin konkurrent, p\u00ebr t\u2019u njohur sado pak, me disa t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb vendosura n\u00eb monitor, si tituj nderi, dekorime dhe libra t\u00eb botuar. Portreti nuk ngjit, nuk le shenj\u00eb n\u00ebse nuk shoq\u00ebrohet me disa vlera apo cil\u00ebsi, si intelektual dhe krijues. Duhesh gjetur nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar sadopak, nga meritat edhe krijimtaria e gjithsecilit pjes\u00ebmarr\u00ebs.<br \/>\nN\u00eb fund \u00e7mimi i par\u00eb u fitua nga Bujar Kapexhiu. I cili p\u00ebrsh\u00ebndeti duke th\u00ebn\u00eb:<br \/>\n\u201cI bukur \u00e7mimi, por m\u00eb i bukur b\u00ebhet kur shoq\u00ebrohet me nj\u00eb zarf\u201d. Me k\u00ebt\u00eb rast u dhan\u00eb edhe shum\u00eb vler\u00ebsime t\u00eb tjera, por mua m\u00eb p\u00eblqeu vler\u00ebsimi p\u00ebr dy pjes\u00ebmarr\u00ebs: Sk\u00ebnder Demolli, kor\u00e7ar devolli, dhe Osman Goranci nga Prizreni, t\u00eb cil\u00ebve ju premtua se do t\u2019u botohej secilit nga nj\u00eb lib\u00ebr me komedi. Darka n\u00eb lokal tjet\u00ebr, \u201cSidheri\u201d, ku biseda nuk pushoi p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra, aq sa askush nuk shikonte or\u00ebn q\u00eb vraponte n\u00eb at\u00eb nat\u00eb t\u00eb ftoh\u00eb Kor\u00e7e. P\u00ebrvoj\u00eb, p\u00ebr t\u2019ua kujtuar atyre q\u00eb duan t\u00eb kalojn\u00eb nj\u00eb apo dy net n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, t\u00eb vishen mir\u00eb, pasi i ftohti t\u2019i skuq faqet, t\u00eb freskon ballin dhe t\u2019i mpin vesh\u00ebt. N\u00eb fund, besoj e vlen t\u00eb thuhet se gjith\u00eb kjo pun\u00eb kaq e madhe, nuk b\u00ebhet vet\u00ebm, pa pasur n\u00eb krah bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb ditur e t\u00eb zellsh\u00ebm. E kam fjal\u00ebn, jo vet\u00ebm p\u00ebr znj. Flora Nikolla, por edhe p\u00ebr znj. Nina Leka, e cila p\u00ebr dit\u00eb e muaj me<br \/>\nradh\u00eb ka grumbulluar e p\u00ebrcjell\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat dhe d\u00ebrgesat e autor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm nga mbar\u00eb trojet Shqiptare.<br \/>\nM\u00eb duhet t\u00eb jap nj\u00eb mendim, mbase realizohet: E gjith\u00eb veprimtaria t\u00eb p\u00ebrmblidhet n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr. Besoj se vlen. Fotografia fikson \u00e7astin, nd\u00ebrsa libri p\u00ebrjeton dhe p\u00ebrjet\u00ebson ngjarjen dhe personazhet, q\u00eb i mbetet brezave dhe kultur\u00ebs komb\u00ebtare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan: Mendova se kisha dy jet\u00eb, por doli t\u00eb ishte vet\u00ebm nj\u00eb \u2013 dhe duhet jetuar me dinjitet.\u201d Anthony Hopkins KOR\u00c7A E SERENATAVE DHE HUMORI LETRAR Konkursi mbar\u00ebkomb\u00ebtar i let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb humorit \u201cNiko Nikolla\u201d Para pak dit\u00ebsh, m\u00eb sakt\u00eb n\u00eb datat 13-14-15, n\u00eb mes t\u00eb muajit dhjetor, 2025, n\u00eb teatrin \u201cAndon Zako \u00c7ajupi\u201d, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3889,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-3888","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3888","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3888"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3888\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3890,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3888\/revisions\/3890"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3889"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3888"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3888"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3888"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}