{"id":3891,"date":"2026-01-11T00:06:43","date_gmt":"2026-01-10T23:06:43","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=3891"},"modified":"2026-01-11T15:02:27","modified_gmt":"2026-01-11T14:02:27","slug":"3891","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/01\/11\/3891\/","title":{"rendered":"ZEF DODA: PIKA LOTI-Tregime"},"content":{"rendered":"<p>ZEF DODA<\/p>\n<p>PIKA LOTI<\/p>\n<p>Tregime<\/p>\n<p>MARASH TUCI I SHOSHIT<\/p>\n<p>A do mik Marash Tuci! -thirri ndaj nate mysafiri i panjohur,\u00a0tek i ra n\u00eb der\u00eb t\u00eb kull\u00ebs burrit t\u00eb Shoshit.<\/p>\n<p>-O hajde, mir\u00eb se t\u00eb ka pru Zoti! -i gjegji nga brenda i zoti i sht\u00ebpis\u00eb, duke brof n\u00eb k\u00ebmb\u00eb ta priste n\u00eb oborr si \u00ebsht\u00eb zakoni i maleve.<\/p>\n<p>Jasht\u00eb u gjend ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb me nj\u00eb burr\u00eb azgan, veshur me rrobe t\u00eb reja, tirq e xhamadan, mbi vetull t\u00eb syrit i ulej paksa kapu\u00e7i i bardh\u00eb, si bor\u00eb e malit, thue se \u00ebsht\u00eb nisur p\u00ebr das\u00ebm, o p\u00ebr rrug\u00eb t\u00eb larg\u00ebt. N\u00ebn krah i r\u00ebndonte huta e gjat\u00eb vrastore kurse brezit i ngjesheshin dy calinat\u00eb e bardha t\u00eb teboj\u00ebs s\u00eb Stambollit.<\/p>\n<p>-A je ti Marash Tuci i Shoshit, -i foli miku buzagaz, tek po i shtrinte dor\u00ebn t\u00eb faleshin at\u00eb nat\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Sot -Un\u00eb vet\u00eb jam, or mik, -u gjegj i zoti kull\u00ebs, dhe u fal\u00ebn faqe p\u00ebr faqe.<\/p>\n<p>-T\u00eb kam ra sonte n\u00eb konak, -tha mysafiri, dhe i shtyu pushk\u00ebn t\u00eb lironte krahun.<\/p>\n<p>-Mir\u00eb se t\u00eb ka pru Zoti, or mik, kulla e Zotit dhe e miqve \u00ebsht\u00eb, -tha duke ja lirue krahun nga arma, dhe i priu p\u00ebr me hy brenda.<\/p>\n<p>N\u00eb od\u00ebn e zjarrit u dha dor\u00ebn njer\u00ebzve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, pastaj zuni vend n\u00eb ball\u00eb t\u00eb oxhakut mbi l\u00ebkur\u00ebn e dashit.<\/p>\n<p>-Lirohu nga arm\u00ebt e brezit, si n\u00eb sht\u00ebpin t\u00ebnde or mik, -i tha i zoti konakut, dhe priti dy calinat e bardha t&#8217;ia varte ne zergji, pastaj i nxorri p\u00ebrpara qesen e duhanit. Miku drodhi cigaren, pa u ngutur dhe filloi ta pyeste p\u00ebr njer\u00ebzit e sht\u00ebpis\u00eb dhe gj\u00ebn\u00eb e gjall\u00eb. Marash Tuci tek ia kthente t\u00eb pyeturat, po habitej me veten e tij nga i kishte kalue ky burr\u00eb q\u00eb se kishte par\u00eb as njohur asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij. Cili ishte ky kreshnik, q\u00eb fliste me t\u00eb matur, sikur nj\u00eb hall i madh e mundon n\u00eb shpirt. Sa burra malesh i kishin thirrur n\u00eb k\u00ebt\u00eb der\u00eb, por ky jo, asnj\u00ebher\u00eb. Cili t\u00eb jet\u00eb ky burr\u00eb, nga vjen e ku shkon k\u00ebshtu me arm\u00eb shtr\u00ebngue.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu e pati vra mendjen burri i Shoshit, por mikun nuk e pyeti, se miku nuk pyetet se nga vjen e p\u00ebr ku shkon, k\u00ebshtu edhe Marash Tuci nuk u ngut t&#8217;i binte k\u00ebsaj rruge. Miku se ku e kishte mendjen, tek vazhdonte, me syt\u00eb ngulur atje mbi prushin e zjarrit q\u00eb k\u00ebrc\u00ebllinte, duke pir\u00eb duhan n\u00eb heshtje. Marash Tucit nuk ia pat \u00ebnda at\u00eb shurdh\u00ebsi dhe tha me vete: &#8220;Ky burr\u00eb vuan nga di\u00e7ka q\u00eb nuk don t\u00eb hap muhabet.&#8221; Ai kishte d\u00ebgjuar se ku ndeshen burrat, ndeshen or\u00ebt, pra \u00e7&#8217;t\u00eb jet\u00eb. ky mik i mvrejtur?! A mund t\u00eb zbuloj gj\u00eb n\u00eb shpirtin e tij, p\u00ebr \u00e7&#8217;rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb nisur&#8230;.<\/p>\n<p>Mysafiri nxori kutin\u00eb e duhanit dhe ia shtriu Marash Tucit, me nj\u00eb v\u00ebshtrim miq\u00ebsor. T\u00eb dy burrat drodh\u00ebn cigaret e dyta. Nusja e djalit solli kafet, pastaj u p\u00ebrkul t\u00eb ushqente zjarrin q\u00eb k\u00ebrc\u00ebllente me dru t\u00eb thata. N\u00eb ball\u00eb t\u00eb vatr\u00ebs nji pishtar i mo\u00e7\u00ebm l\u00ebshonte flak\u00eb e tym nj\u00eb herash nga nj\u00eb bang\u00eb pishash q\u00eb ndizeshin vrandull.<\/p>\n<p>Papritur miku ktheu kok\u00ebn nga i zoti sht\u00ebpis\u00eb dhe pyeti: -\u00c7&#8217;t\u00eb reja kemi k\u00ebndej nga fisi Shoshit, o Marash Tuci? A mbahen burrat hala, a kan\u00eb fillue me u lig?<\/p>\n<p>Nj\u00eb v\u00ebshtrim i kryq\u00ebzuar nga nj\u00eb heshtje, pastaj p\u00ebrgjigjja. Si\u00e7 duket ora e muhabetit po merrte rrug\u00eb. Marash Tuci tha: -Manet Zotit dredhun jemi tash i her\u00eb, o burr\u00eb i dheut, por fal\u00eb arm\u00ebve q\u00eb ende si kemi l\u00ebshue nga dora.<\/p>\n<p>-Or\u00ebn gjall\u00eb, ishalla e keni! Pa arm\u00ebt krahut nuk kan\u00eb jet\u00eb k\u00ebto male. Vet\u00ebm k\u00ebto kan\u00eb mbet\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajt\u00eb t\u00eb gjall\u00eb erz e troje.<\/p>\n<p>irib Burri i Shoshit e pa mikun n\u00eb sy, me nj\u00ebfar\u00eb shprese, se m n\u00eb fund mysafiri e kishte hedhur nji gur n\u00eb shpirtin e tij. Biseda po nxirrte krye dhe Marash Tuci tha:<\/p>\n<p>-Na kan\u00eb ardh\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, lum miku. Hyqymeti i Vezirit ka fillue me u ra n\u00eb qaf\u00eb malsorve. Qysh se erdhi Ibrahim Pasha, Dukagjini i \u00ebsht\u00eb pre rruga e Shkodr\u00ebs, e malet pa Shkod\u00ebr nuk kan\u00eb jet\u00eb. Miku u drodh nga nj\u00eb trishtim i heshtur. Marash Tucit nuk i shp\u00ebtoi ai gjest trondit\u00ebs.<\/p>\n<p>-P\u00ebr t\u00eb mir\u00eb, o i zoti i sht\u00ebpis\u00eb! -e uroi mysafiri duke ul\u00eb filxhanin e kafes pran\u00eb urzakut.<\/p>\n<p>-T\u00eb b\u00ebft\u00eb mir\u00eb, or mik!<\/p>\n<p>Spa Nusja mori filxhan\u00ebt dhe doli. P\u00ebr nj\u00eb cop\u00eb her\u00eb biseda mbeti pezull. N\u00ebn veprimin e drit\u00ebs s\u00eb pish\u00ebs fytyrat e dy burrave kishin marr\u00eb ngjyr\u00eb t\u00eb kuq\u00ebrremt\u00eb, ku sajoheshin rrudhat e ballit.<\/p>\n<p>&#8211; Ndryshe nga bushatllinjt e tjer\u00eb, Ibrahim Pasha i ka prish lidhjet me mal\u00ebsor\u00ebt, -tha Marash Tuci, me sundues e mizor. &#8211; maleve u ka r\u00ebn\u00eb hije e zez\u00eb.hom<\/p>\n<p>&#8211; Ashtu \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Ky vezir ua ka kalue t\u00eb gjithve p\u00ebr barbariz\u00ebm, si ka mbet asnj\u00eb dyell gjak shqiptari. Ai interesohet m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr haremin e jevgjit\u00ebve se p\u00ebr pashall\u00ebkun. Nuk durohet ma ky sundues mizor. &#8211; Marash Tuci e d\u00ebgjoi shprehjen e mikut si z\u00ebrin e nj\u00eb alarmi t\u00eb papritur dhe tha: john-Jam korit q\u00eb nuk po t\u00eb njoh. Burrat flasin ma lirsh\u00ebm kur e dirlaore njohin nj\u00ebri-tjetrin. opets agn sing in roq oferirii dun<\/p>\n<p>-Nuk ke faj q\u00eb nuk m\u00eb njeh, o Marash Tuci, se nuk ka q\u00ebllue t\u00eb shihemi ndonj\u00ebher\u00eb, e un\u00eb zanin ta kam ndigjue p\u00ebr burr\u00eb t\u00eb fort, andaj ta kam m\u00ebsy konakun. Un\u00eb p\u00ebr veti jam Bash Vata i Nikajve. Nis jam p\u00ebr rrug\u00eb pa varde q\u00eb s&#8217;di si ka me dal\u00eb. Mos ma merr p\u00ebr keq n\u00eb qoft\u00eb se fsheha shpirtin e kjo erdhi se un\u00eb nuk deshta me t\u00eb idhnue sonte n\u00eb sofr\u00ebn tande.de mul 311Thirr\u00eb e ka fisin e Nikajve Veziri p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb madhe. Burrat u mblodh\u00ebn n\u00eb kuvend, dhe m\u00eb zgjodh\u00ebn mua t&#8217;i p\u00ebrfaq\u00ebsoj n\u00eb fjal\u00ebn e tyre. new rendirand toga deilib sovis 1919H-<\/p>\n<p>-Hajr kjoft\u00eb, tha Marash Tuci, duke e ngulur v\u00ebshtrimin e rrept\u00eb mbi Bash Vat\u00ebn e Nikajve. N\u00eb pamjen e tij qe krijue ajo tronditje q\u00eb u derdh si nj\u00eb bubullim\u00eb n\u00eb qenien e tij dhe i tha: &#8211; Ti Bash\u00eb Vata i Nikajve?! E kush nuk ta ka ndigjue zanin ty p\u00ebr burr\u00eb trim e bujar. T\u00eb ma kishe th\u00ebn\u00eb ka her\u00eb, bre burr, e m\u00eb le n\u00eb shybe gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, h\u00eb vrae zot. Ti bajraktari i Nikajve q\u00eb e g\u00ebzove kull\u00ebn time sonte, por edhe ma ngrive gjakun p\u00ebr rrug\u00ebn q\u00eb paske marr\u00eb.<\/p>\n<p>Miku bani nj\u00eb buzagaz burr\u00ebror. Ai s&#8217;kishte dashur t&#8217;i jepte kurr\u00eb Marash Tucit at lajm t\u00eb lig. Nj\u00eb nat\u00eb ishte ajo, dhe s&#8217;duhej t&#8217;ia shqetsonte shpirtin atij burri mikprit\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilin miku ishte m\u00eb i shtrejt\u00eb se djali.<\/p>\n<p>Biseda, p\u00ebr nji cop\u00eb her\u00eb mbeti pezull. Ajo ishte nj\u00eb heshtje ethesh, ku flitej pa folur. Ishin dy burra ball p\u00ebr ball\u00eb me mendime t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>\u00c7&#8217;kishte ndodhur?<\/p>\n<p>Lajmi i befasish\u00ebm i mikut, se ishte thirr\u00eb n\u00eb Saraj t\u00eb Shkodr\u00ebs e kishte tronditur thell\u00eb Marash Tucin e Shoshit. Di\u00e7ka e trisht\u00eb ia kishte pushtuar m\u00ebndjen n\u00eb ato \u00e7aste sa t\u00eb kap\u00ebrthurej muhabeti.<\/p>\n<p>Qet\u00ebsia e asaj nate qe vra. Ishte parandjenja e nj\u00eb fati t\u00eb lig, nj\u00eb udh\u00ebkryq i befasish\u00ebm q\u00eb kishte pjellur aq papritur tek Marash Tuci i Shoshit. Tani nuk kishte r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr trimin e Shoshit, se nga vinte e nga shkonte miku i tij q\u00eb i kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb konak. Ai e dinte se Ibrahim Pasha ishte prish me malet, andej nuk i th\u00ebrriste p\u00ebr mir\u00eb. Asnj\u00eb nga ata q\u00eb kishte thirr\u00eb atje nuk i kishte shp\u00ebtuar mizoris\u00eb s\u00eb tij. K\u00ebt\u00eb e dinte Mash Tuci i Shoshit, prandaj i kishte r\u00ebn\u00eb ajo hie e zez\u00eb. Ju duk tani se jo miku por hieja e tij i q\u00ebndronte p\u00ebrball. &#8220;\u00c7&#8217;do ky Bash Vata i Nikajve t\u00eb Vezirit?&#8221;, e kishte pyetur veten p\u00ebr t\u00eb sat\u00ebn her\u00eb, por p\u00ebrgjigjja mbetej enig\u00ebm. S\u00eb fundi, mori kurajo t&#8217;i fliste! -Dredho rrug\u00eb lum miku. Brahim Pasha \u00ebsht\u00eb i pabes\u00eb e mund t\u00eb kafshoj\u00eb. Si ka mbetur erz, as gjak shqiptari n\u00eb deje. Sa hap nj\u00eb varr pret t\u00eb hap nj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>-Her\u00ebt a von\u00eb dikush ka p\u00ebr ta mbush pushk\u00ebn p\u00ebr t\u00eb, -tha Bash Vata e Nikajve duke nxjerr nj\u00eb gaz t\u00eb keq.<\/p>\n<p>-K\u00ebshtu kan\u00eb than\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00eb, o burri i Nikajve, por u doli me t\u00eb pabes\u00eb. Ai thirri e preu Kelmendin, thirri e preu fise t\u00eb tjera, q\u00eb gabuan t\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb. Pastaj i erdhi rradha Shal\u00ebs. E di gjith\u00eb dheu historin\u00eb e pavdeksis\u00eb s\u00eb tyre. U priu bajraktari i tyre, Ndre Kaltona shtat burrave, q\u00eb lidh\u00ebn bes\u00eb e \u00e7uan arm\u00ebt deri n\u00eb divan, por qeni, kur e pa pisk, doli dhe u la djalin p\u00ebr kurban. Shtat\u00eb burra qen\u00eb ata me nga dy zemra, por vdiq\u00ebn edhe pse mbi Saraj krrakavit korbi i zi. Ky \u00ebsht\u00eb Ibrahim Pa- sha.<\/p>\n<p>-K\u00ebto male nuk jan\u00eb gjytyim, sa t\u00eb durojn\u00eb mbi zverk nji pasha mizor, -tha Bash Vata i Nikajve. -N\u00eb mos pa\u00e7a fut t\u00eb mir\u00eb, at\u00ebher\u00eb edhe un\u00eb kam nj\u00eb borxh p\u00ebr ta krye tek ky vezir, se m\u00eb nisi fisi im p\u00ebr k\u00ebt mision.<\/p>\n<p>Na ka lyp\u00eb 300 dhen e 30 desh p\u00ebr tramin\u00eb t\u00eb bjeshkave t\u00eb Boshit e t\u00eb Kakis\u00eb, kurse fisi nuk don me ia dhan\u00eb e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ankes\u00eb, jam nis\u00eb un\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyne. Me mue jan\u00eb Deli Meshi e Deli Nika dhe Ra\u00e7 Uka, q\u00eb vin\u00eb pas meje.<\/p>\n<p>Jam nis i nj\u00eb mendje, o Marash. Burri nuk matet dy her\u00eb. Ti dalim edhe na Vezirit p\u00ebr ball\u00eb p\u00ebr hallet tona.<\/p>\n<p>-Hajr dalt\u00eb, o trim! U b\u00ebft\u00eb si asht\u00eb ma mir\u00eb p\u00ebr ty e p\u00ebr fisin e Nikajve! -tha Marash Tuci i Shoshit, duke i v\u00ebn\u00eb kapak bised\u00ebs s\u00eb nisur dhe u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb shtrohej sofra e bukur. Nusja solli uj\u00ebt e duarve, pastaj mbi sofr\u00ebn e shtruar u vu ibriku i rakis\u00eb dhe mezet e gjelmta t\u00eb djathit e t\u00eb turshive. T\u00eb dy burrat zun\u00eb vend p\u00ebrball\u00eb njeri-tjetrit, kall\u00ebn llullat me duhan dhe ngrit\u00ebn gotat e para t\u00eb rakis\u00eb. Nusja e re vazhdonte t\u00eb ushqente pishtarin e drit\u00ebs me ashkla pishe.<\/p>\n<p>Biseda e ngecur ishte lidhur nye. Dy burrat pinin duhan t\u00eb fort\u00eb e ndrronin ndonj\u00eb fjal\u00eb sa p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb. Tymi i pish\u00ebs dhe i duhanit qen lidhur jezer lart n\u00eb shkorc\u00ebn e zjarrit. Tole<\/p>\n<p>T\u00eb dy burrat, q\u00eb dukej se e kishin kuptuar shpirtin e njeri- tjetrit, nuk fol\u00ebn me Ibrahim Pash\u00ebn as p\u00ebr b\u00ebmat e tij ogurzeza.<\/p>\n<p>Pinin raki e b\u00ebnin muhabet t\u00eb shtruar, p\u00ebr tokat e p\u00ebr kufit\u00eb e bjeshk\u00ebve dhe bes\u00ebn e gjas\u00eb e t\u00eb \u00e7obanit. Gjith\u00eb k\u00ebto ishin probleme jetike t\u00eb mbijetes\u00ebs s\u00eb mal\u00ebsorve.<\/p>\n<p>\u5740 Jorn Fjal\u00eb mbas fjale dhe dy burrat e \u00e7uan muhabetin atje ku plaga mbetej hapur p\u00ebr gjakderdhjen v\u00ebllavras\u00ebse midis fisesh.<\/p>\n<p>Gjith\u00eb kjo dram\u00eb e koh\u00ebs e kishte d\u00ebmtue e dob\u00ebsue shum\u00eb fuqin\u00eb e malsor\u00ebve. Kjo pik\u00eb e zez\u00eb kishte arritur kulmin, q\u00ebkur Sulltani u pati njohur pashallar\u00ebve shqiptar t\u00eb drejt\u00ebn absolute mbi pronat e tok\u00ebs, kundrejt nji shume me para, p\u00ebr gjith\u00eb tokat e pashall\u00ebkut. K\u00ebshtu u lihej dor\u00eb e lir\u00eb t\u00eb vendosin taksa e tramina deri n\u00eb livadhe e kullotat e bjeshk\u00ebs t\u00eb malsor\u00ebve. Kund\u00ebrshtimi i hapur i tyre \u00e7oi drejt konflikteve t\u00eb armatosura dhe t\u00eb luftrave lokale. Ky qe Ibrahim Pasha q\u00eb u grind me malsor\u00ebt e rrethinave, gjer n\u00eb at\u00eb mas\u00eb, sa ai t\u00eb mbetej n\u00eb histori si p\u00ebrbind\u00ebshi i vezireve t\u00eb Shkodr\u00ebs. Ky vras\u00ebs i pabes\u00eb mbeti n\u00eb legjend\u00eb si m\u00eb brutali i koh\u00ebrave.<\/p>\n<p>Rruga e vendosur p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar Ibrahim Pash\u00ebn mbeti n\u00eb histori si rrug\u00eb e pashoqe sakrificash, q\u00eb b\u00ebn\u00eb malsor\u00ebt e t\u00eb gjitha an\u00ebve p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga taksat dhe hara\u00e7et q\u00eb nuk p\u00ebrballoheshin dot.<\/p>\n<p>T\u00eb dy burrat p\u00ebr rreth sofr\u00ebs e plak\u00ebn at\u00eb cop\u00eb nate me kuvend, derisa i erdhi fundi dark\u00ebs.<\/p>\n<p>Kur u ngrit sofra dhe ndez\u00ebn duhan, Marash Tuci i priu mikut t\u00eb dilnin n\u00eb oborr, sa nusja t&#8217;u shtronte t\u00eb fjeturit n\u00eb dy an\u00ebt e zjarrit q\u00eb nuk shuhej kurr\u00eb.<\/p>\n<p>H\u00ebna drap\u00ebr kishte ba shum\u00eb rrug\u00eb n\u00eb qiell.e<\/p>\n<p>-Duket se prap do t\u00eb kemi mot t\u00eb mir\u00eb, -tha Bash Vata.dr -N\u00eb desht\u00eb Zoti! Populli ka nevoj\u00eb p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb mir\u00eb sa ta shtien mbrend k\u00ebt&#8217; fice bereqet.ingetog naliveredh<\/p>\n<p>Nusja shtroi barr\u00ebn e fierit n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e zjarrit q\u00eb l\u00ebshonte zuq nga gacat e bungut. Mbi fierin e njom\u00eb hodhi dy l\u00ebkurat e deshve dhe mbules\u00eb dy plafat e dhinte dhe gunat. Miku dhe Marash Tuci u shtrin\u00eb n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e zjarrit. Di\u00e7ka i ngacmonte t\u00eb mos flisnin dhe u treti gjumi, por as njeri, as tjetri nuk u ban vesht. Nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt i lidhte s\u00eb toku, pa e ditur se lidheshin. Ndoshta ashtu qe th\u00ebn\u00eb fati i tyre. Mendonin t\u00eb dy burrat p\u00ebr nj\u00eb motiv q\u00eb i kishte lidhur rast\u00ebsisht, por secili do t\u00eb mendonte me kok\u00ebn e tij. E nes\u00ebrmja do t\u00eb gdhinte p\u00ebr t\u00eb dy ndryshe nga agimet e tjera t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre. desa<\/p>\n<p>K\u00ebnga e gjelave e gjeti Marash Tucin k\u00ebmb\u00ebkryq, bri zjarrit t\u00eb nat\u00ebs, q\u00eb ende s&#8217;ishte shuar. Pinte duhan me qet\u00ebsin\u00eb e agut t\u00eb dit\u00ebs, sikur kishte marr\u00eb nji vendim t\u00eb prer\u00eb dhe tashti e kishte mendjen e pushuar.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb vatr\u00ebs s\u00eb zjarrit flinte ende miku me gjumin plumb. Mbase e kishte lodhur rruga e gjat\u00eb, apo qe pushtuar nga ankthi i trisht\u00eb q\u00eb nuk dovariste dot. Thon\u00eb se vdekja e ha njeriun shum\u00eb koh\u00eb para se t&#8217;i vij\u00eb.<\/p>\n<p>Mori nj\u00eb ur\u00eb zjarri dhe filloi t\u00eb shkrepas\u00eb. Nj\u00eb dynja shk\u00ebndiash u shk\u00ebput\u00ebn si fishekzjarre gjer n\u00eb tavan t\u00eb shkorc\u00ebs, sa mikut i doli gjumi, por nuk u ndje p\u00ebr s\u00eb gjalli. N\u00ebp\u00ebrmes m\u00ebng\u00ebs s\u00eb gun\u00ebs e vuri re Marash Tucin tek ishte zgjuar e pinte duhan. -Nuk paska fjetur, -tha me vete tek e pa ashtu t\u00eb tretun nd\u00ebr mendime t\u00eb zymta. I erdhi keq q\u00eb ndodhi k\u00ebshtu. Ai burr\u00eb e kishte pritur me aq bujari, i kishte shtrue sofr\u00ebn dhe s\u00eb fundi kishte m\u00ebsue se p\u00ebr ku qe nisur Bash Vata i Nikajve.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb kishte ndjer\u00eb at\u00eb tronditjen e madhe t\u00eb shpirtit sikur zjarm i kishte marr\u00eb kulla e bardh\u00eb. E kishte hetuar se di\u00e7ka kishte ndodhur n\u00eb shpirtin e tij. &#8220;M\u00eb mir\u00eb t\u00eb kisha heshtur, si\u00e7 e pata nisur&#8221;, tha me vete, &#8220;por tash u b\u00eb e \u00e7do gj\u00eb kishte marr\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr&#8230;&#8221;<\/p>\n<p>Marash Tuci nuk kishte fjetur asaj nate, duke bluar me veten e tij ato mendime t\u00eb kap\u00ebrthuruna p\u00ebr fatin e mikut q\u00eb i kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb der\u00eb gjith\u00eb ajo turbullir\u00eb sikur e kishte mb\u00ebshtjell\u00eb me nj\u00eb nap\u00eb t\u00eb zez\u00eb, q\u00eb sa vinte e ma shum\u00eb e tmerronte. T\u00eb gjitha rrug\u00ebt i kishte menduar asaj nate dhe t\u00eb gjitha n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb e \u00e7onin. Bash Vata me buk\u00ebn e tij n\u00eb bark, nisej asaj rruge pa krye drejt e te Veziri. K\u00ebtu puna nd\u00ebrlikohej. Me buk\u00ebn e tij n\u00eb bark ai thoshte vetit mik pre. Jo kurr s&#8217;ka p\u00ebr t\u00eb ndodh\u00eb kjo, ishte betuar n\u00eb heshtjen e nat\u00ebs dhe priti agimin. Ai nuk mund t\u00eb duronte at\u00eb turp t\u00eb madh, nuk ia linte djalit n\u00eb der\u00eb at\u00eb njoll\u00eb\u00a0 si mik pre. Jo, jo. Mikun nuk e fal\u00eb shqiptari, nuk e fal\u00eb as Marash Tuci, qoft\u00eb ky edhe vet\u00eb veziri. T\u00eb dy n\u00eb Shkod\u00ebr e t\u00eb dy n\u00eb mal\u00ebsi, o asnj\u00ebri. 3 up 579)<\/p>\n<p>Ndryshe Bash Vata, qysh kur e pati nis fisi, e kishte ndar\u00eb mendjen, o gjall\u00eb e me nder, o i vdekur dhe pa rr\u00ebzuar.<\/p>\n<p>Ai or\u00ebn e par\u00eb t\u00eb pagjum\u00ebsis\u00eb e kishte kalue nd\u00ebr ato mendime, s\u00eb cilat fjal\u00eb do t\u00eb zgjidhte t&#8217;ia thoshte Vezirit ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb. Sido q\u00eb t\u00eb ishte formula e tyre nj\u00eb kusht do t\u00eb kishin: Fisi i Nikajve nuk kishte p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb hare Vezirit t\u00eb Shkodr\u00ebs. Kjo qe porosia p\u00ebr n\u00eb Saraj. P\u00ebr nj\u00eb grusht esht\u00ebr, Bash Vata nuk e len fjal\u00ebn peng n\u00eb Saraj.<\/p>\n<p>Ai s&#8217;pati se \u00e7&#8217;t\u00eb mendonte tjet\u00ebr at\u00eb nat\u00eb dhe ja dha gjumit nd\u00ebr krah\u00eb.<\/p>\n<p>ad-Nuk paske fjetur, o Marash Tuci? -e e pa t\u00eb zgjuar.<\/p>\n<p>pyeti Bash Vata, kur<\/p>\n<p>-Zgjohem gjithmon\u00eb me k\u00ebng\u00ebn e gjelave, -qeshi me t\u00eb madhe Marash Tuci.<\/p>\n<p>-M\u00eb duket se paska shkue von\u00eb. -tha miku, tek e pa djellin e ngritur. Testuable rend pro turite smarte -Ka dit\u00eb boll, bre burr. Pim\u00eb kafet nj\u00ebher\u00eb. uzor<\/p>\n<p>Kur qen\u00eb krye adetet e mysafirit Bash Vata foli: HS -Tash m\u00eb duhet nisur dhe u ngrit e ngjeshi arm\u00ebt e brezit dhe tu epte lamtumir\u00ebn.<\/p>\n<p>-Mos u ngut, o burri i Nikajve, sa t&#8217;i ngjeshi edhe un\u00eb arm\u00ebt e mia.<\/p>\n<p>nois-Po ti p\u00ebr ku? -e pyeti Bash Vata.<\/p>\n<p>Strl-N\u00eb qoft\u00eb kismet me ty n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Bash Vata shtangu se \u00e7&#8217;donte Marash Tuci n\u00eb Shkod\u00ebr. -Pas meje, or mik! 9 laly se opses<\/p>\n<p>99-Po \u00e7ka je tue th\u00ebn\u00eb, o Marash, a e di se p\u00ebr ku jam nis.<\/p>\n<p>-Se e di, do t\u00eb vi me ty. Me k\u00eb h\u00ebngre buk\u00ebn mbrenda. Marash Tuci nuk flet dy her\u00eb.<\/p>\n<p>Dielli po e lante malin e Buellit t\u00eb Shoshit kur dy burrat lan\u00eb pas shpine Brashd\u00ebn duke \u00e7ar\u00eb drejt Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb hyrje t\u00eb Serreqit, nj\u00eb han shtegtar\u00ebsh p\u00ebr malsor\u00eb, q\u00eb ndri\u00e7ohej nga nj\u00eb fener i vjet\u00ebr, priti dy udh\u00ebtar\u00ebt e vonuar, q\u00eb k\u00ebrkonin vend p\u00ebr t\u00eb fjetur. Hanxhiu, nj\u00eb thatim kokthinjur, t\u00eb cilin nuk e linte rehat nj\u00eb koll i that\u00eb, i priti dy udh\u00ebtar\u00ebt e nat\u00ebs me nj\u00eb v\u00ebshtrim pyet\u00ebs nga pas xhamave t\u00eb gjyslyk\u00ebve. Nuk ishte i gabuar q\u00eb iu duk\u00ebn dy bujtar\u00eb, jo t\u00eb zakont\u00eb, as t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb bujtur n\u00eb hanin e tij t\u00eb shtegtarve t\u00eb varf\u00ebr q\u00eb i sillte gryka e lindjes gjer n\u00eb k\u00ebt\u00eb sheh\u00ebr t\u00eb zhurm\u00ebt t\u00eb b\u00ebnin &#8216;tregti jetike.<\/p>\n<p>T\u00eb posaardhurit, pa barr\u00eb n\u00eb shpind\u00eb, t\u00eb veshur e t\u00eb mbathur si krushq p\u00ebr das\u00ebm, jepnin pamje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Si kujtohej t&#8217;i kishte par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb hanin e tij. I mblodhi shpejt e shpejt parat\u00eb metalike, gjer n\u00eb solda, q\u00eb kishin hedhur atje myshterinjt e nat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb paguar hanin. N\u00eb fund u kthye nga dy mysafir\u00ebt e hanit dhe i pyeti se donin vend p\u00ebr t\u00eb fjetur. -Po or mik duam nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb dy bashk\u00eb.<\/p>\n<p>Hanxhiu, si u mendua pak tha:<\/p>\n<p>bsm<\/p>\n<p>-Shyqyr q\u00eb m\u00eb ndodhet nj\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh. Kemi kallaball\u00ebk, -u ankua hanxhiu. -kan\u00eb ardh\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, Zoti e merr vesh k\u00ebt\u00eb dynja.<\/p>\n<p>Mysafir\u00ebt e panjohur e d\u00ebgjonin tek fliste hanxhiun, q\u00eb po i bezdiste. Ai sikur e kuptoi k\u00ebt\u00eb teprim u tha:<\/p>\n<p>-Qe po ju rregulloi edhe juve, por m\u00eb falni se nuk ju njoha nga vini, apo nga shkoni.<\/p>\n<p>-Edhe na malsor\u00eb, -u p\u00ebrgjigj burri me xhamadan. -Mal\u00ebsia \u00ebsht\u00eb gjan\u00eb e gjat\u00eb mor trim, -ia priti hanxhiu. -Ec tani! -i tha me t\u00eb ashp\u00ebr burri me xhamadan. &#8211; Jemi t\u00eb lodhur p\u00ebr llafe.<\/p>\n<p>I zoti i hanit mori fenerin n\u00eb dor\u00eb dhe i udh\u00ebhoqi p\u00ebrmes rrugic\u00ebs s\u00eb ngusht\u00eb q\u00eb sillte er\u00eb t\u00eb ndotur. N\u00ebp\u00ebr dhom\u00ebzat e hanit, mbushur me shtegtar\u00eb, ndigjoheshin g\u00ebrhatjet e tyre q\u00eb tregonin lodhje.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb korridorit u ndal para nj\u00eb dere dhe e hapi.<\/p>\n<p>-Ja dhoma e juaj. E ruaj p\u00ebr raste t\u00eb ve\u00e7anta, si puna e juaj. \u00cbsht\u00eb n\u00eb fund t\u00eb korridorit q\u00eb most t\u00eb trazohet nga zhurma e shtegtar\u00ebve, q\u00eb vin\u00eb e dalin nat\u00ebn. Tani po ju sjell edhe tangarin me qymyr e di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>-Mir\u00eb, -tha burri me xhamadan.<\/p>\n<p>Hanxhiu doli dhe u kthye pas pak me zjarr e di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb. N\u00eb rregull, apo jo, -tha tek po dilte. Me malsor\u00ebt kam miq\u00ebsi t\u00eb vjet\u00ebr, por \u00e7e do se erdh\u00ebn koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Mbylli der\u00ebn duke lan\u00eb pas zhurm\u00ebn e hapave q\u00eb largoheshin n\u00eb terrin e nat\u00ebs.<\/p>\n<p>Tani n\u00eb han mbret\u00ebronte qet\u00ebsi. Vet\u00ebm k\u00ebta t\u00eb dy malsor\u00ebt bisedonin me z\u00eb t\u00eb ult\u00eb. Nd\u00ebrsa hanin dark\u00ebn pran\u00eb tangarit ndezur, Bash Vata po i tregonte mikut nga Shoshi at\u00eb historin\u00eb- e t\u00eb d\u00ebnuarit me vdekje, kur e kishte pyetur mbreti n\u00eb prag t\u00eb ekzekutimit, n\u00ebse e kishte ndjer veten ma ngusht dhe ai i qe p\u00ebrgjigjur: &#8220;Edhe nj\u00ebher\u00eb kur m\u00eb ka gjet miku pa buk\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi.&#8221;<\/p>\n<p>-Burr i fort paska qen\u00eb,- tha Marash Tuci. Miku \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh se djali. Mjer\u00eb ai q\u00eb e shet!<\/p>\n<p>Bash Vata kafshoi buz\u00ebn se kishte l\u00ebnduar plag\u00eb. N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb varurit nuk flitet p\u00ebr litar. Sed<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb flejm\u00eb nj\u00ebher\u00eb se a shty nata von\u00eb!<\/p>\n<p>be-Mir\u00eb e ke &#8211; tha tjetri dhe hodh\u00ebn dy gunat p\u00ebrsip\u00ebr. Pas pak n\u00eb dhom\u00eb d\u00ebgjohej vet\u00ebm frymarrja e dy burrave q\u00eb prisnin agimin e dit\u00ebs s\u00eb re.<\/p>\n<p>Ndaj t\u00eb aguar, yjet e nat\u00ebs po korreshin nj\u00ebri pas tjetrit. Nata kthente dit\u00ebn e m\u00ebrguar. Dal\u00eb nga dal\u00eb drita po binte e qyteti po zgjohej me zhurm\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dy burrat dol\u00ebn nga hani dhe ec\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb cop\u00eb her\u00eb. N\u00eb nj\u00eb lokal pin\u00eb kafet e m\u00ebngjesit pastaj u ndan\u00eb. Bash Vata ndoqi rrug\u00ebn e sarajit t\u00eb vezirit. Marash Tuci i Shoshit mbeti t\u00eb priste se \u00e7do t\u00eb b\u00ebhej me Bash Vat\u00ebn me shok\u00eb, pa t\u00eb cilin ai qe betuar se nuk dilte i gjall\u00eb n\u00eb Shosh.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i nj\u00eb tellalli erdhi turjel\u00eb gjer n\u00eb berberhane, ku po rruhej nj\u00eb mal\u00ebsor azgan, q\u00eb berberit s&#8217;i kujtohej ta kishte par\u00eb ndonj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>-\u00c7&#8217;lajm t\u00eb ri po na sjell sot tellalli, -tha berberi dhe mbajti vesh, duke mbajtur briskun e rruesit n\u00eb dor\u00eb. Ai e dinte se tellalli jepte p\u00ebr her\u00eb lajme kobzeza.<\/p>\n<p>-Hej milet! Sot pritet Bash Vata i Nikajve q\u00eb kund\u00ebrshtoi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb fisit Vezirin t&#8217;i paguaj hara\u00e7in e bjeshk\u00ebve. Vraponi n\u00eb koh\u00eb dhe shihni si nd\u00ebshkohen rebel\u00ebt e pabindur&#8230;.-Hej milet! Sot pritet Bash Vata&#8230;.<\/p>\n<p>-Cili t\u00eb jet\u00eb ky Bash Vata q\u00eb preka sot vezirin? Pyeti kuturu berberi, dhe u p\u00ebrkul t\u00eb rruej faqen tjet\u00ebr mal\u00ebsorit. Maki<\/p>\n<p>-Hiqe briskun berber, h\u00eb t\u00eb shitoft\u00eb zona, se ma preu Veziri mikun dhe vetoi nga dera si shtat\u00eb her\u00eb reja, me nj\u00ebr\u00ebn faqe pa rruar. Tek mori ashtu vrapin, mes turm\u00ebs i tronditur, dukej si nj\u00eb luan i plagosur n\u00eb fush\u00eb t\u00eb hapur.remise te den Z\u00ebri i tellalit vazhdonte t\u00eb th\u00ebrriste. -Hej milet&#8230;guide 9m-P\u00ebr hat\u00ebr t\u00eb Zotit kush qe ky mal\u00ebsor q\u00eb k\u00ebrceu nga t\u00ebrbimi dhe doli me nj\u00eb faqe pa rruar, -tha berberi, tek kishte mbetur shtang nga habia e k\u00ebtij njeriu, q\u00eb qe zhdukur n\u00eb mes t\u00eb turm\u00ebs&#8230;<\/p>\n<p>Tre dit\u00eb e tre net kishte pritur Marash Tuci t\u00eb merrte vesh p\u00ebr fatin e Bash Vat\u00ebs me shok\u00eb, por asgj\u00eb s&#8217;kishte m\u00ebsuar. Nj\u00ebqind\u00eb her\u00eb qe afruar andej rrotull sarajit se mos kapte ndonj\u00eb lajm t\u00eb sigurt\u00eb dhe aq her\u00eb qe larguar n\u00eb pritje, me at\u00eb ankth tmerruar q\u00eb e d\u00ebrrmonte n\u00eb shpirt. Ato kishin qen\u00eb tre dit\u00ebt ma t\u00eb gjata t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shk\u00ebndi shprese e mbante t\u00eb gjall\u00eb, se mund t\u00eb ishte burgosur dhe rronte, ndryshe do ta kishte m\u00ebsuar vdekjen e tij. Ishte endur gjithandej, por askush nuk dinte t&#8217;i thoshte p\u00ebr fatin e tij. Vet\u00ebm n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb nat\u00ebs ai shkonte e flinte te hani i mal\u00ebsorve n\u00eb Sarre\u00e7.<\/p>\n<p>Qindra mendime i vinin e i shkonin dhe se t\u00eb gjitha n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb zinin vend. Ai n\u00eb mal\u00ebsi t\u00eb Dukagjinit nuk kishte p\u00ebr t\u00eb dalur mikpre. Solemnitet i bes\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>&#8220;Po ku ishte, pra Bash Vata q\u00eb nuk b\u00ebhej i gjall\u00eb&#8221;. Kjo e mundonte. Ai nuk mund t\u00eb ishte i lir\u00eb. Marash Tuci ishte n\u00eb siklet. V\u00ebshtrimi i eg\u00ebr i tij ishte aq ngulit\u00ebs sa as hanxhiu s&#8217;kishte guxue ta pyes p\u00ebr shokun q\u00eb mungonte. Ai s&#8217;kishte arritur ta kapte t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e misionit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>At\u00eb m\u00ebngjes Marash Tuci vuri re se ishte b\u00ebr\u00eb keq p\u00ebr t&#8217;u rruar. Kjo fytyr\u00eb e padiste p\u00ebr t\u00eb dyshimt\u00eb, andej hyri n\u00eb berberhane t\u00eb rruhej&#8230;.<\/p>\n<p>Turma njer\u00ebzish shpejtonin pas z\u00ebrit t\u00eb tellallit drejt kalas\u00eb, ku do t\u00eb b\u00ebhej ekzekutimi. Ishte ankthi i njer\u00ebzve, m\u00eb shum\u00eb se d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb par\u00eb si derdhet gjak n\u00eb kala. Ajo ishte thertorja e Vezirit ku priteshin kokat e trimave q\u00eb i kund\u00ebrshtonin Ibrahim Pash\u00ebs. Edhe ajo do t\u00eb ishte drama e asaj dite q\u00eb do t\u00eb arg\u00ebtonte Vezirin e \u00e7mendur bashk\u00eb me haramet e tij.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb b\u00ebnin p\u00ebrpara sikur nga pas shpine i shtynte nj\u00eb shpirt i keq. Ishte kurajoze t\u00eb shihje se si ndahet nj\u00eb kok\u00eb e k\u00ebputur nga trungu.<\/p>\n<p>Marash Tuci i Shoshit po \u00e7ante turm\u00ebn me duar, duke shtr\u00ebnguar calinat e bardha pas brezit. Ishte miku i tij, Bash Vata, q\u00eb kishte p\u00ebr ta arg\u00ebtuar pashan zevzek. P\u00ebr \u00e7udi shum\u00eb pak njer\u00ebz nga turma e kishin v\u00ebn\u00eb re burrin me nj\u00eb faqe pa rruar se \u00e7&#8217;donte ashtu midis tyre. Askujt s&#8217;do t&#8217;i shkonte n\u00ebp\u00ebr mend se ky burr\u00eb k\u00ebrkon mik te veziri.<\/p>\n<p>Ashtu ecte Marash Tuci midis turm\u00ebs q\u00eb rritej e rritej si ortak bore. Reth vetes kapi z\u00ebra q\u00eb ia t\u00ebrhoq\u00ebn v\u00ebmendjen. -Cilin burr\u00eb preku veziri sot?<\/p>\n<p>-Thon\u00eb se nj\u00eb burr\u00eb, bajraktar nga fisi i Nikajve. -Po \u00e7far\u00eb ka b\u00eb q\u00eb e pret veziri.<\/p>\n<p>old-Nuk i binden Ibrahim Pash\u00ebs t&#8217;i paguajn\u00eb hara\u00e7in.<\/p>\n<p>i ri.<\/p>\n<p>-Allah, allah. Kalaja e luftrave \u00ebsht\u00eb shndrrue n\u00eb kasaphan\u00eb. -Rrudhe goj\u00ebn mik n\u00eb mos t\u00eb r\u00ebndoft\u00eb koka mbi shpatulla. -Nj\u00eb her\u00eb vdes burri e jo nj\u00ebqind\u00eb her\u00eb si ti, -ia prit nj\u00eb djalosh<\/p>\n<p>Marash Tuci ndjeu nj\u00eb pickim n\u00eb shpirt. I duhej t\u00eb mos binte n\u00eb sy. Tani turma qe afrue pran\u00eb sheshit t\u00eb ekzekutimit. Asnj\u00ebri nuk e donte vdekjen por p\u00ebr ta ba sehir\u00eb afroheshin e ngushtoheshin. Me k\u00ebt\u00eb lloj krimi donte t&#8217;i mposhte malsor\u00ebt q\u00eb si bindeshin.<\/p>\n<p>Marash Tuci, faqe parruar, shtyhej p\u00ebrpara, t&#8217;i p\u00ebrgatitej vdekjes n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb vullnetshme. Para syve t\u00eb tij qe shpallur shum\u00eb larg, fytyra e Ibrahim Pash\u00ebs q\u00eb gajasej midis haremave. Burrit t\u00eb Shoshit ju shfaq zem\u00ebrimi i till\u00eb e t\u00ebr\u00eb urrejtja e bot\u00ebs qe mbledh aty.<\/p>\n<p>Kordoni i zi nxorri krye tek dera e Sarajit. N\u00eb mes t\u00eb zaptive t\u00eb armatosur ecte Bash Vata me tre shok\u00eb Ra\u00e7 Ul\u00ebn, Deli Meshin e Deli Nik\u00ebn, ball\u00eb ngritur lart sikur shkonin n\u00eb das\u00ebm tue kap v\u00ebshtrimin e maleve.<\/p>\n<p>Marash Tuci e pa mikun tek ecte me syt\u00eb mbi turm\u00eb, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtruar se ku mund ta shoh Marash Tucin, atje n\u00eb oborr t\u00eb kalas\u00eb.<\/p>\n<p>-H\u00eb, Bash Vata ku je trim i maleve &#8211; tha Marash Tuci dhe \u00e7au turm\u00ebn me krah t\u00eb fuqish\u00ebm dhe doli n\u00eb ball me nj\u00eb faqe e pa rruar.<\/p>\n<p>-Pa\u00e7 fat! &#8211; i kishte th\u00ebn\u00eb at\u00eb nat\u00eb n\u00eb han tek po pastronte arm\u00ebn. Me siguri ishin mashtrue nga Veziri dredharak dhe kishte mbetur brenda n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e fatit.<\/p>\n<p>Askush s&#8217;e v\u00ebrejti p\u00ebr momentin, kur t\u00eb dy miqt\u00eb u pane sy me sy. Tash e dinte i sigurt se pse ndodhej atje Marash Tuci i Shoshit.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7ast, oficeri i lart\u00eb i vezirit doli n\u00eb ball\u00eb dhe turma heshti. -Me urdh\u00ebr t\u00eb Vezirit tone t\u00eb ndritur, sot priten burrat e Nikajve q\u00eb kund\u00ebrshruan n\u00eb em\u00ebr t\u00eb fisit t\u00eb paguanin hara\u00e7in e Boshit e t\u00eb Kakis\u00eb prej 300 dele e 30 desh. Le t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb rebelet se k\u00ebshtu kan\u00eb me e pague m\u00ebnin\u00eb e Vezirit ton\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Xhelati ngriti \u00e7omangen dhe q\u00eblli. Currilat e gjakut shp\u00ebrthyen si shatervan nga qafa, nga goja, nga vesh\u00ebt e hund\u00ebt. Marash Tuci, me dy calinat e bardha n\u00eb duar doli nga turma dhe u turr nga sheshi si shtat\u00eb her\u00eb reja me njeren faqe pa rruar. Syt\u00eb e turm\u00ebs rr\u00ebshqiten mbi k\u00ebt\u00eb kreshnik legjende, njer\u00ebn faqe pa rruar dhe gum\u00ebzhiu me ulurime k\u00ebt\u00eb gjest stoik e t\u00eb pritur: Suth-Ka dale zotni se e kam nj\u00eb fjal\u00eb, &#8211; ju drejtue oficerit t\u00eb lart. Thuaj Vezirit se Marash Tuci i Shoshit nuk ta fal\u00eb mikun. esto Nj\u00eb flak\u00eb e verdh\u00eb u perhap si jorgan i kuq mbi gradat e veqilit q\u00eb ra p\u00ebrmbys tek k\u00ebmb\u00ebt e Bash Vat\u00ebs. Merre edhe ti xhelat, p\u00ebr kokat q\u00eb ke pre p\u00ebr n\u00ebnat q\u00eb ke veshur me t\u00eb zeza, dhe Celina e dyt\u00eb e shembi p\u00ebrbind\u00ebshin p\u00ebr tok\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb bresh\u00ebri plumbash u derdh\u00ebn nga zaptit e kordonit t\u00eb vdekjes mbi Marash Tucin q\u00eb ra i vdekur.<\/p>\n<p>Turma e \u00e7ak\u00ebrdisur pyesnin njeri-tjetrin se cili qe ky dragua q\u00eb la nam\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>K\u00ebnga e koh\u00ebs k\u00ebndohet n\u00ebp\u00ebr shekuj: Hiqe berber briskun<\/p>\n<p>Se ma preu pasha mikun.<\/p>\n<p>Marash Tuci i biri i vash\u00ebs<\/p>\n<p>S&#8217;ia fal gjakun Brahim Pash\u00ebs Deli Meshi e Deli Nika,<\/p>\n<p>Na nuk jemi djelm p\u00ebr \u00e7ika Bash Vata e Ra\u00e7 Ula.<\/p>\n<p>N\u00eb ato vorre mbiftu lula.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ZEF DODA PIKA LOTI Tregime MARASH TUCI I SHOSHIT A do mik Marash Tuci! -thirri ndaj nate mysafiri i panjohur,\u00a0tek i ra n\u00eb der\u00eb t\u00eb kull\u00ebs burrit t\u00eb Shoshit. -O hajde, mir\u00eb se t\u00eb ka pru Zoti! -i gjegji nga brenda i zoti i sht\u00ebpis\u00eb, duke brof n\u00eb k\u00ebmb\u00eb ta priste n\u00eb oborr si \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3893,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-3891","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-proze"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3891","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3891"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3891\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3895,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3891\/revisions\/3895"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3893"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3891"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3891"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3891"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}