{"id":3908,"date":"2026-01-12T15:46:16","date_gmt":"2026-01-12T14:46:16","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=3908"},"modified":"2026-01-12T15:46:16","modified_gmt":"2026-01-12T14:46:16","slug":"nga-albert-habazaj-avni-varfi-si-poet-dhe-studiues-me-drite-per-driten-e-kultures-dhe-letersise-sone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/01\/12\/nga-albert-habazaj-avni-varfi-si-poet-dhe-studiues-me-drite-per-driten-e-kultures-dhe-letersise-sone\/","title":{"rendered":"Nga Albert HABAZAJ: AVNI VARFI SI POET DHE STUDIUES ME DRIT\u00cb P\u00cbR DRIT\u00cbN E KULTUR\u00cbS DHE LET\u00cbRSIS\u00cb SON\u00cb"},"content":{"rendered":"<p>AVNI VARFI SI POET DHE STUDIUES ME DRIT\u00cb P\u00cbR DRIT\u00cbN E<br \/>\nKULTUR\u00cbS DHE LET\u00cbRSIS\u00cb SON\u00cb<br \/>\nAvni Varfi &#8211; poeti i Lumit t\u00eb Vlor\u00ebs, gjaku i babait tim<br \/>\nNga Albert HABAZAJ<br \/>\nMiku yn\u00eb i ndritsh\u00ebm Avni Varfi, Personalitet i Shquar i Qarkut t\u00eb Vlor\u00ebs, pas 3 vjet\u00ebsh fluturim tek yjet, erdhi p\u00ebrs\u00ebri midis nesh, por k\u00ebsaj here i p\u00ebrjet\u00ebsuar n\u00eb librin \u201cAvni Varfi &#8211; nj\u00eb meteor n\u00eb qiellin e Lab\u00ebris\u00eb\u201d p\u00ebrgatitur nga prof. dr. Bardhosh Ga\u00e7e, botuar me sakrific\u00ebn fisnike t\u00eb s\u00eb bij\u00ebs s\u00eb Avniut, Aleksandra Varfaj Arshiaj dhe financuar nga djemt\u00eb bujar\u00eb t\u00eb poetit Marsel e<br \/>\nArtur Varfi. Jo \u00e7do f\u00ebmij\u00eb e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb p\u00ebr babain e tij me vepra si Avniu. T\u00eb tre k\u00ebta jan\u00eb gjaku igjakut tim dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb atyre t\u00eb dyve, q\u00eb s\u2019i kam, me shpirt u them: MIR\u00cbNJOHJE!<br \/>\nP\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerash, nga q\u00eb jam dhe redaktor i librit dhe shkrimi im p\u00ebr profilin njer\u00ebzor dhe kulturor t\u00eb Avniut \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb tekst, po ashtu dhe balada \u201cDrit\u00eb nga shpirti dhe nga vargjet\u201d thurur me lot n\u00eb sy at\u00eb nat\u00eb t\u00eb s\u00eb shtun\u00ebs, aq t\u00eb trisht\u00eb t\u00eb 3 shtatorit 2022 (00:29&amp;#39;) \u00ebsht\u00eb<br \/>\np\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, un\u00eb tre pika t\u00eb vogla do t\u00eb kap shkurt:<br \/>\n1. Akti i Aleksandr\u00ebs, k\u00ebmb\u00ebngulja aq vullnetshme dhe fjala e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara shpirtit t\u00eb Atit t\u00eb saj m\u00eb vjen si reminishenc\u00eb epike e legjend\u00ebs s\u00eb famshme \u201cKostandini dhe Doruntina\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nuk kemi v\u00ebllain, motr\u00ebn dhe n\u00ebn\u00ebn, por bij\u00ebn, atin dhe let\u00ebrsin\u00eb. Dhe jo n\u00eb legjend\u00eb por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<br \/>\n2. Avniu pati jet\u00ebn, ikjen dhe pasjet\u00ebn (jo kushdo e meriton k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit). Avniu e arriti e na drit\u00ebron si meteor.<br \/>\nE kishim njohur si poet, si elektricist, si k\u00ebng\u00ebtar, si autor tekstesh, si bujar. Si poet qe gur themeli i tradit\u00ebs dhe maj\u00eb e lart\u00eb e poezis\u00eb moderne. Ngaq\u00eb p\u00ebrgatit\u00ebsi i k\u00ebtij libri t\u00eb madh ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb parath\u00ebnie serioze, si\u00e7 di profesor Ga\u00e7e, ndihemi mir\u00eb si shoq\u00ebri letrare dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve \u201cPetro Marko\u201d Vlor\u00eb, an\u00ebtar nga t\u00eb par\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebt ishte dhe poeti e studiuesi Avni Varfi, jemi<br \/>\nmir\u00ebnjoh\u00ebs vepr\u00ebs s\u00eb tij shum\u00ebplan\u00ebshe q\u00eb e lart\u00ebson n\u00eb p\u00ebrmas\u00ebn e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb. Q\u00eb n\u00eb gjallje (sa shpejt na iku tek yjet&#8230; vet\u00ebm 71 vje\u00e7), Avni Varfi na la 8 vepra (3 me poezi, 5 monografi), por pak e dinin se ai kishte nj\u00eb visar t\u00eb pabotuar me sh\u00ebnime, refleksione, mbresa e<br \/>\nshkrime t\u00eb ndryshme kritike, po ashtu me vler\u00eb dhe n\u00eb fush\u00ebn e folkloristik\u00ebs. Ai dinte shum\u00eb e shkroi pak. Ka qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb klas\u00eb me m\u00ebsuesin e gjuh\u00ebve t\u00eb huaja, poetin popullor dhe studuesin e folklorit dhe etnografis\u00eb Llambro Hysaj nga Kallarati dhe me m\u00ebsuesin e fizik\u00ebs, prof.dr. Bilal Shkurtaj (drit\u00eb past\u00eb) ish- rektori historik i Universitetit \u201cIsmail Qemali\u201d Vlor\u00eb. Si\u00e7 m\u00eb thoshte prof. Bilali, Avniu m\u00ebsonte shum\u00eb mir\u00eb, si ne, e shpesh her\u00eb dhe m\u00eb i mir\u00eb se ne. Por ky nx\u00ebn\u00ebs i shk\u00eblqyer nuk mund t\u00eb shkonte m\u00eb tej, n\u00eb universitet, se kishte nj\u00eb \u201chavale\u201d n\u00eb biografi&#8230; A, i marrt\u00eb djalli, se ky ceni n\u00eb biografi po i ndjek njer\u00ebzit si hije resh t\u00eb zeza!<br \/>\nNuk do t\u00eb shtjelloj shkrimet e tij, se jan\u00eb n\u00eb lib\u00ebr, ato nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr reklam\u00eb, sepse jan\u00eb shkrime dhe analiza q\u00eb lexohen me \u00ebndje, shijohen artistikisht dhe estetikisht.<br \/>\nKy lib\u00ebr q\u00eb kemi n\u00eb dor\u00eb, libri i p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Poetit t\u00eb Vranishtit, na erdhi k\u00ebtu n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Vranishtit, si nj\u00eb vil\u00eb e bukur letrare me 3 kate.<br \/>\nKati I ka studimet e tij (nxjerr\u00eb nga krijimtaria e pabotuar e Avni Varfit). Kati II ka poezi, k\u00ebng\u00eb e valle n\u00ebp\u00ebr flatrat e frym\u00ebzimit. Tok me Muhamet Tartarin, me grupin e mir\u00ebnjohur t\u00eb Vranishti dhe grupin e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb fshatit ishin nj\u00eb dyshe e p\u00ebrsosur kulturore, shembull p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. Edhe pse n\u00eb tjet\u00ebr rrafsh, m\u00eb sjellin nj\u00eb imazh t\u00eb Lasgushit me Kutelin. Kati III \u00ebsht\u00eb me artikuj e studime mbi krijimtarin\u00eb e Avniut. Pra, n\u00eb fillim flet Avniu p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, n\u00eb fund flasin t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr Poetin e Drit\u00ebs. Jan\u00eb rreth 50 autor\u00eb q\u00eb kan\u00eb shkruar p\u00ebr t\u00eb dhe jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb monografi letrare. Ka t\u00eb tjer\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb do t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb shkruajn\u00eb p\u00ebr Avni Varfin. Po shk\u00ebpus vet\u00ebm nj\u00eb fragment nga \u00e7far\u00eb shkruan intelektuali dhe artisti vranishnjot Bashkim Canodemaj (sot emigrant n\u00eb Belgjik\u00eb, tek f\u00ebmij\u00ebt): \u201c\u00cbsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr mua q\u00eb p\u00ebrjetoj ngjarje t\u00eb tilla, lexoj, d\u00ebgjoj e shikoj se si nj\u00eb djal\u00eb vranishnjot jeton n\u00eb qiellin e kalt\u00ebr n\u00ebp\u00ebrmjet vlerave t\u00eb tij njer\u00ebzore dhe poetike, del, na flet dhe komunikon me virtytet e larta njer\u00ebzore dhe aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb na thurur vargje historike dhe dashurie p\u00ebr t\u00eb na e b\u00ebr\u00eb koh\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb duke jetuar me ndjenjat e tij. Avni Varfi, nj\u00eb djal\u00eb i thjesht\u00eb n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb thjesht\u00eb por dinjitoze me bab\u00eb Nexhipin buzagaz n\u00eb \u00e7do moment dhe<br \/>\nn\u00ebn\u00eb Kafazen e urt\u00eb e fjal\u00ebpak, por dashurishum\u00eb, na sillnin ne, f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb asaj kohe, kur shkonim n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre atje buz\u00eb p\u00ebrroit t\u00eb Kaurit ku derdhet n\u00eb lumin Shushic\u00eb (lumi i Vlor\u00ebs, ose lumi i Bardh\u00eb quhet n\u00eb popull) aq emocion e k\u00ebnaq\u00ebsi. Si duket, ky uj\u00eb e kjo<br \/>\nf\u00ebshf\u00ebrim\u00eb gurgulluese e b\u00ebn\u00eb Avniun q\u00eb t\u00eb futej n\u00eb rrjedhat e natyr\u00ebs bukur, duke na dhuruar ato vargje k\u00ebnge q\u00eb ngelet t\u00eb p\u00ebrjetshme p\u00ebr brezat. E jetoj n\u00eb heshtje akoma f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb time n\u2019 ato sht\u00ebpi t\u00eb nd\u00ebrtuara bukur p\u00ebr koh\u00ebn dhe n\u2019ato ambiente aq t\u00eb dashura q\u00eb i krijonin ata njer\u00ebz. Prejardhja, zanafilla dhe karakteri individual i Avni Varfit e b\u00ebri njeri dhe poet Frash\u00ebrlli me t\u00eb gjitha atributet. L\u00ebvizja e drejtuar e elektroneve q\u00eb shfaqej n\u00eb elektricitetin q\u00eb ai ushtroi, ngacmonin n\u00eb \u00e7do moment shpirtin e tij pasionant q\u00eb t\u00eb na linte k\u00ebt\u00eb trash\u00ebgimi q\u00eb ju,<br \/>\nAleksandra, keni fatin t\u00eb ndiqni edhe t\u00eb shijoni edhe k\u00ebt\u00eb takim t\u00eb bukur, human e artistik n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb p\u00ebr librin q\u00eb p\u00ebrmbledh brenda oksigjenin shpirt\u00ebror t\u00eb derdhur n\u00eb artin e poezis\u00eb\u201d.<br \/>\n3. Do t\u00eb marr\u00eb malli, o Anvi dhe falm\u00eb t\u00eb shkruaj dhe dy fjal\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb artit t\u00ebnd poetik, p\u00ebr dinjitet t\u00eb gjakut fisnik q\u00eb kemi!<br \/>\nAvni Varfi dallon p\u00ebr stilin realist, q\u00eb her\u00eb &#8211; her\u00eb merr horizonte romantike e her\u00eb &#8211; her\u00eb filozofia e poezis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb qep n\u00eb vend nga tronditja e vargut lakonik, v\u00ebrtet\u00ebsisht shkruar dhe ardhur artistikisht bukur, nj\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb dinjitoze e poezis\u00eb Made in Avni Varfi. Nga shqet\u00ebsimet njer\u00ebzore, ekonomike, politike n\u00eb rrjedhat e koh\u00ebs, vet\u00ebdija komb\u00ebtare, kur poeti qytetar e ndjen s\u00eb brendshmi kushtrimin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar p\u00ebrbind\u00ebshat q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpijn\u00eb dhe frym\u00ebn, burojn\u00eb vargje t\u00eb tilla t\u00eb skalitura si monument dhimbjeje, si pasaport\u00eb identiteti, spalet\u00eb dinjiteti, si manifest lirie:<br \/>\nO Lum\u2019 i Vlor\u00ebs ku vete,<br \/>\nAsnj\u00ebher\u00eb nuk pyete,<br \/>\nRreth me male, rreth me dete,<br \/>\nNuk t\u00eb desh\u00ebn disa shtete,<br \/>\nLuan ishe q\u00eb n\u00eb djepe,<br \/>\nLuan ishe, luan mbete.<br \/>\nN\u00eb betejat si t\u00ebrmete,<br \/>\nDjem e burra merr me vetes,<br \/>\nKush, moj kush, ta prek lirin\u00eb,<br \/>\nNgre n\u00eb k\u00ebmb\u00eb gjith\u00eb Lab\u00ebrin\u00eb,<br \/>\nMitrovic\u00eb, gjer n\u00eb Janin\u00eb,<br \/>\nKush s\u2019ta njohu trim\u00ebrin\u00eb?!<br \/>\nSe kombi kur ka pasur nevoj\u00eb, t\u00eb ka folur ty, se trojet, kur i ka shkelur hasmi, ty t\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar, t\u2019u dal\u00ebsh zot tok me v\u00ebllez\u00ebrit e tu, se liris\u00eb, kur i \u00ebsht\u00eb marr\u00eb fryma, syt\u00eb nga ti, Lum\u00eb i Vlor\u00ebs i ka hedhur me besim e shpres\u00eb. K\u00ebshtu e lexon Alberti poezin\u00eb t\u00ebnde, more Avni v\u00ebllai. Dhe poezia k\u00ebng\u00ebzohet e fiton jet\u00ebgjat\u00ebsi, se rrjedh si krua e merr hap\u00ebsir\u00eb, gjer\u00ebsi e thell\u00ebsi, ku noton nj\u00eb anije me busull n\u00eb shtratin e vjet\u00ebr e t\u00eb sigurt t\u00eb k\u00ebng\u00ebs labe, interpretuar aq mjesht\u00ebrisht nga grupi i mir\u00ebnjohur i Vranishtit.<br \/>\nAvni Varfi ishte nj\u00eb poet atdhetar, q\u00eb nuk kishte nevoj\u00eb t\u00eb shfaqej si i till\u00eb. Jan\u00eb t\u00eb rrall\u00eb poet\u00ebt besnik\u00eb ndaj vendlindjes, sidomos n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00ebn e v\u00ebrshimeve tutje, tutje tutje, drejt Tiran\u00ebs, &#8230; deri n\u00eb Australi &#8230;T\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb trev\u00ebn e Vlor\u00ebs, q\u00eb njoh mir\u00eb, jan\u00eb vet\u00ebm dy: Hiqmet Me\u00e7aj, nj\u00eb nd\u00ebr poet\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nuk e nd\u00ebrroi kurr\u00eb Vlor\u00ebn, at\u00eb sht\u00ebpiz\u00ebn e tij p\u00ebrdhese n\u00eb lagjen e vjet\u00ebr t\u00eb qytetit me Tiran\u00ebn metropolitane (dhe pse v\u00ebllimi i tij poetik \u201cTok\u00eb e pagjum\u00eb\u201d, 1983 vler\u00ebsohet me \u00e7mimin komb\u00ebtar \u201cLibri m\u00eb i mir\u00eb poetik i Vitit\u201d.<br \/>\nAs poeti Avni Varfi nuk e nd\u00ebrroi kurr\u00eb Hor\u00ebn e Vranishtit buz\u00eb lumit jet\u00ebdh\u00ebn\u00ebs me Vlor\u00ebn bregdetare, q\u00eb t\u00eb magjeps e t\u00eb merr mendt\u00eb&#8230; Edhe pse ishte elektricist, dhe aq i zoti, dhe aq human dhe q\u00eb sa shum\u00eb k\u00ebrkohej n\u00eb qytet&#8230;<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb poezi tjet\u00ebr atdhetare, autori skalit vargun: \u201cBuletin\u00ebt si sparatan\u00ebt\u201d&#8230; M\u00eb mir\u00eb shijojeni sipas m\u00ebnyr\u00ebs tuaj dhe k\u00ebnaquni me poezin\u00eb e Avniut ton\u00eb, se t\u00eb vijoj komentin e saj. Ve\u00e7 nj\u00eb gj\u00eb e them me siguri: kemi qen\u00eb fatlum\u00eb q\u00eb e kemi pasur Avniun me poezin\u00eb e tij, me shpirtin e<br \/>\ntij, me humanizmin e tij t\u00eb kthjell\u00ebt, patjet\u00ebr dhe me k\u00ebmbalecat e tij shtyllave elektrike&#8230; Ai na i sjell vargjet t\u00eb tejdukshme, pra sikur i shohim t\u00eb gjalla, t\u00eb prekshme. Nj\u00eb imt\u00ebsi funksionale tejp\u00ebrmasore:<br \/>\n\u201cEcim mbi ur\u00eb, n\u00eb nj\u00eb shteg t\u00eb ngusht\u00eb k\u00ebtej nj\u00eb luan , andej nj\u00eb tig\u00ebr\u201d.<br \/>\nAvniu nuk mund t\u00eb ishte poet akuariumi, madje shpesh i kalonte me mosp\u00ebrfillje t\u00eb till\u00ebt. Ai ishte poet i hap\u00ebsirave. Poet i drit\u00ebs ishte Avniu. Lirik\u00ebn shoq\u00ebrore e kishte n\u00eb shpirt si k\u00ebmbalecat maj\u00eb shtyllave. Ai e shikonte realitetin n\u00eb sy Dhe zhg\u00ebnjehej jo pak:<br \/>\n\u201cUdh\u00ebt i kemi t\u00eb ndryshme n\u00eb jet\u00eb<br \/>\nnj\u00ebsoj k\u00ebtu, askush nuk i ka,<br \/>\nBudallenjt\u00eb pengohen e bien n\u00eb k\u00ebnet\u00eb<br \/>\nT\u00eb men\u00e7urit fluturojn\u00eb e ngjiten me krah.<br \/>\nAta q\u00eb bien kthehen n\u00eb ngjala, peshq, gjarp\u00ebrinj<br \/>\nT\u00eb tjer\u00ebt ngjiten e b\u00ebjn\u00eb karrier\u00eb,<br \/>\nMe kok\u00ebn ulur e qepen si minj<br \/>\nT\u00eb \u00e7ajn\u00eb ndonj\u00eb vrim\u00eb, posht\u00eb, n\u00ebn der\u00eb\u201d.<br \/>\nPo sa aktuale \u00ebsht\u00eb edhe sot kjo poezi, more Avni, q\u00eb pa\u00e7 drit\u00eb, se sa shum\u00eb drit\u00eb na dhe!<br \/>\nAlegoria, mjetet stilistike, tematika pasur dhe arti i lart\u00eb realizues e b\u00ebjn\u00eb Avniun t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb poezi, n\u00eb pasjet\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb kujtes\u00ebn ton\u00eb me poezit\u00eb e tij, sidomos me v\u00ebllimet poetike \u201cKthehem n\u00eb ekran\u201d, (2000) dhe \u201cS\u2019kam koh\u00eb\u201d, (2007) n\u00eb nj\u00eb lirik aq t\u00eb ndjer\u00eb, q\u00eb ka<br \/>\nfrym\u00ebmarrje t\u00eb thell\u00eb, q\u00eb na fal emocione t\u00eb fuqishme e ngjyra t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritura, aq t\u00eb ve\u00e7anta, me nj\u00eb figuracion t\u00eb tijin, q\u00eb i nxjerr ngjyrat n\u00eb diell aq bukur, krejt origjinal dhe shum\u00eb t\u00eb kursyer. Ai ka shkruar pak, se e ka \u00e7muar fjal\u00ebn si t\u00eb shenjt\u00eb e nuk mund t\u00eb shp\u00ebrdoren shkronjat e gjuh\u00ebs shqipe, q\u00eb jan\u00eb \u201cflori e kaluar floririt, o tunxh!\u201d.<br \/>\nSi tek pakkush poet\u00eb q\u00eb l\u00ebvrojn\u00eb poezin\u00eb dhe kan\u00eb jet\u00eb aktive n\u00eb let\u00ebrsi, tek Avniu, tradita dhe modernia kan\u00eb udh\u00ebtuar qet\u00eb, bukur dhe p\u00ebrsosm\u00ebrisht n\u00eb harmoni me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb prodhuar let\u00ebrsi t\u00eb mir\u00eb.<br \/>\nNuk do t\u00eb flas p\u00ebr proz\u00ebn e tij, p\u00ebr monografit\u00eb, ku shk\u00eblqeu edhe n\u00eb rrafshin e konceptimit strukturor dhe t\u00eb nd\u00ebrtimit p\u00ebrmbajt\u00ebsor, as p\u00ebr v\u00ebshtrimet e tij folklorike dhe etnografike, apo mendimet e tij p\u00ebr autor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, por nj\u00eb fjali dua q\u00eb ta ritheksoj: Monografit\u00eb e Avni Varfit, sidomos \u201cKapedani i Lab\u00ebris\u00eb: Azem Sulo\u201d, Tiran\u00eb, 2000 apo \u201cPuthje n\u00eb Berlin\u201d, ve\u00e7mas kjo kushtuar Azis Qerim Rexhepaj jan\u00eb shemb\u00eblltyr\u00eb frym\u00ebzimtarie p\u00ebr \u00e7do studiues q\u00eb guxon t\u00eb trokas\u00eb e t\u00eb futet n\u00eb port\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb gjurmimeve monografike kushtuar njer\u00ebzve t\u00eb shquar t\u00eb<br \/>\npushk\u00ebs dhe t\u00eb pen\u00ebs.<br \/>\nPo rikthehem tek nj\u00eb poezi ku autori, si poet i vendlindjes, shfaq nj\u00eb dashuri reale, t\u00eb bukur, t\u00eb past\u00ebr, shum\u00ebp\u00ebrmasore, t\u00eb d\u00eblir\u00eb, ekzistenciale, aq t\u00eb dinjitetshme:<br \/>\n\u201cN\u00ebp\u00ebr qiellin e vendlindjes,<br \/>\nmuza ime rreh n\u00eb er\u00eb,<br \/>\npran\u00eb t\u00eb gjall\u00ebve<br \/>\npran\u00eb t\u00eb vdekurve,<br \/>\nvargu im drit\u00eb merr.<br \/>\nedhe ik\u00ebn n\u00ebp\u00ebr male,<br \/>\neh, vise Lab\u00ebrie,<br \/>\nb\u00ebhet k\u00ebng\u00eb e ndez stralle,<br \/>\nn\u00ebp\u00ebr shkrepa dashurie\u201d.<br \/>\nAty, tek rr\u00ebnj\u00ebt e let\u00ebrsis\u00eb, pran\u00eb vatr\u00ebs s\u00eb zjarrit, te sht\u00ebpia e Poetit, buz\u00eb Lumit t\u00eb Bardh\u00eb, bekuar nga uji i kulluar dhe gur\u00ebt \u00e7udit\u00ebrisht t\u00eb bardh\u00eb t\u00eb Lumit ton\u00eb dhe dielli q\u00eb shkon i lodhur n\u00eb \u00c7ik\u00eb, vet\u00ebm t\u00eb dit\u00eb para fluturimit t\u00eb Zogut t\u00eb Drit\u00ebs, m\u00eb 1 Tetor 2022, n\u00eb Vranishtin e<br \/>\nhistoris\u00eb dhe valles s\u00eb r\u00ebnd\u00eb, e thuri k\u00ebt\u00eb poezi si testament shpirti.<\/p>\n<p>Vranisht, 20. 08.2025<br \/>\nVlor\u00eb, 12 Janar 2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>AVNI VARFI SI POET DHE STUDIUES ME DRIT\u00cb P\u00cbR DRIT\u00cbN E KULTUR\u00cbS DHE LET\u00cbRSIS\u00cb SON\u00cb Avni Varfi &#8211; poeti i Lumit t\u00eb Vlor\u00ebs, gjaku i babait tim Nga Albert HABAZAJ Miku yn\u00eb i ndritsh\u00ebm Avni Varfi, Personalitet i Shquar i Qarkut t\u00eb Vlor\u00ebs, pas 3 vjet\u00ebsh fluturim tek yjet, erdhi p\u00ebrs\u00ebri midis nesh, por k\u00ebsaj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3909,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-3908","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3908","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3908"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3908\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3910,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3908\/revisions\/3910"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3909"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3908"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3908"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3908"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}