{"id":3912,"date":"2026-01-12T21:47:32","date_gmt":"2026-01-12T20:47:32","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=3912"},"modified":"2026-01-12T21:47:36","modified_gmt":"2026-01-12T20:47:36","slug":"zef-doda-pika-loti-shen-mehilli-i-pergjakur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/01\/12\/zef-doda-pika-loti-shen-mehilli-i-pergjakur\/","title":{"rendered":"ZEF DODA: PIKA LOTI  SH\u00cbN M\u00cbHILLI I P\u00cbRGJAKUR"},"content":{"rendered":"<p>ZEF DODA<\/p>\n<p>PIKA LOTI<\/p>\n<div dir=\"auto\">SH\u00cbN M\u00cbHILLI I P\u00cbRGJAKUR<\/div>\n<div dir=\"auto\">Dukej se qe Sh\u00ebn M\u00ebhilli i fundit n\u00eb vitin 1946, kur partia<\/div>\n<div dir=\"auto\">ende nuk ua kishte ndaluar zyrtarisht me i lut festat fetare. Ishte shpejt p\u00ebr t&#8217;u nxituar n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb delikate, gjersa t\u00eb piqeshin kushtet e k\u00ebsaj lufte ideologjike.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn e Nikaj-M\u00ebrturit prej 12 fshatrash qen\u00eb krye adetet e nat\u00ebs k\u00ebsaj feste qysh se her\u00ebt pa r\u00ebn\u00eb dielli. Qen\u00eb prer\u00eb kurbanet dhe futur n\u00eb hell p\u00ebr f\u00ebrligje, qen\u00eb b\u00ebr\u00eb qirir\u00ebt gati p\u00ebr t&#8217;i ndezur n\u00eb dark\u00eb dhe u pi kafja e fest\u00ebs, por nuk kishin pritur t\u00eb hanin mengjesin, pasi kishin rrug\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe s&#8217;priste koha.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Me t\u00eb shkrepurit e diellit qen\u00eb nisur drejt qendr\u00ebs s\u00eb Lekbibajve ku i priste mbledhja e operacionit e Kodr\u00ebs Bek\u00eb Selimit. Secili i dinte mir\u00eb kushtet e k\u00ebsaj mbledhje, andaj shpejtonin kush ishte mashkull 18 vje\u00e7 e lart u duhej t\u00eb gjende- shin atje p\u00ebr t\u00eb kallzue arm\u00ebt e fshehura, q\u00eb u k\u00ebrkoheshin.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Ishin mbledhur arm\u00ebt edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb marsin e shkuar prej Brigad\u00ebs XI, por k\u00ebrkoheshin t\u00eb tjera e t\u00eb tjera gjersa t\u00eb mos mbetej asnj\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Q\u00eblloi nata e Sh\u00ebn M\u00ebhillit, q\u00eb erdhi i trisht\u00eb. Mbase ajo qe zgjedhur si dit\u00eb kurbanesh e k\u00ebsaj zone. Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb Dukagjin, te ura e Re dhe kishte ardh\u00eb fjala p\u00ebr dram\u00ebn e madhe t\u00eb operacionit.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Me k\u00ebt\u00eb ankth t\u00eb trishtuar qen\u00eb nisur at\u00eb dit\u00eb qindra burra drejt Kodr\u00ebs s\u00eb Bek Selimit. I priste ajo mbledhja e kobshme q\u00eb organizonte sigurimi i shtetit. Me partin\u00eb nuk b\u00ebhej shaka. Kjo parandjenj\u00eb i mundonte t\u00eb gjith\u00eb. Rrug\u00eb t\u00eb till\u00eb s&#8217;kishin b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb. Ata kishin shkuar n\u00eb luftra sa e sa her\u00eb me k\u00ebng\u00eb n\u00eb goj\u00eb, por sot nuk del k\u00ebnga se nuk din\u00eb ku shkojn\u00eb, t\u00eb k\u00ebrkon arm\u00ebn q\u00eb se ke dhe plumbin ballit. Andaj askush nj\u00eb fjal\u00eb, askush nj\u00eb dert. Zymt\u00ebria i mbulon karvan\u00ebt, sikur shkojn\u00eb n\u00eb thertore. Vet\u00ebm z\u00ebra spontan d\u00ebgjohen tek i th\u00ebrrasin nj\u00ebri-tjetrit q\u00eb t\u00eb nxitonin.<\/div>\n<div dir=\"auto\">At\u00eb dit\u00eb as Zoti s&#8217;mund t&#8217;u ndihmonte. Ku e kishin gjetur at\u00eb dit\u00eb feste. A mund t\u00eb ishte kjo Partia e tyre q\u00eb e shqet\u00ebsonte k\u00ebt\u00eb nat\u00eb feste me dhun\u00eb t\u00eb eg\u00ebr. U mblodh\u00ebn grumbull, por mbledhja nuk po b\u00ebhej. Atje n\u00eb post\u00eb b\u00ebheshin verifikimet, p\u00ebr ata q\u00eb kishin munguar. Po. Dikush mungonte q\u00eb i duhej mbledhjes.alex<\/div>\n<div dir=\"auto\">Kalon dita, e dielli varet. N\u00eb lugin\u00ebn e Kodr\u00ebs s\u00eb Bek Selimit njer\u00ebzit piqen n\u00eb diell gjith\u00eb dit\u00ebn e dit\u00ebs dhe s&#8217;fol kush me ta. Koha ik\u00ebn me enig\u00ebm dhe nata afrohet.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Nj\u00eb oficer del para turm\u00ebs dhe th\u00ebrret:<\/div>\n<div dir=\"auto\">-D\u00ebgjoni k\u00ebtu! Ikni sonte n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb tuaja. Nes\u00ebr n\u00eb m\u00ebngjes, k\u00ebshtu, si\u00e7 jeni t\u00eb vini k\u00ebtu. Me ju duam edhe t\u00eb munguarit. D\u00ebgjuat?<\/div>\n<div dir=\"auto\">Kaq u tha dhe turma e hutuar, mpir\u00eb gjymtyr\u00ebsh, l\u00ebviz\u00eb p\u00ebr s\u00eb gjitha an\u00ebt, duke l\u00ebn\u00eb pas rojet me mitrolozat, q\u00eb filluan t&#8217;i zhvendosin.<\/div>\n<div dir=\"auto\">byKishte ikur gjith\u00eb ajo nat\u00eb dhe n\u00eb fshatrat e larg\u00ebta vet\u00ebm nga mesnata u duk\u00ebn t\u00eb ktheheshin.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Shum\u00eb z\u00ebra do t\u00eb kryq\u00ebzoheshin n\u00eb hapsir\u00ebn e nat\u00ebs nga grat\u00eb q\u00eb u th\u00ebrrisnin njer\u00ebzve t\u00eb tyre t\u00eb vonuar. Shum\u00eb von\u00eb qen\u00eb bashkuar, t\u00eb lodhur e t\u00eb rraskapitur. F\u00ebmij\u00ebt kishin koh\u00eb q\u00eb kishin r\u00ebn\u00eb n\u00eb gjum\u00eb. Ishte prishur darka e fest\u00ebs. Qirinjt\u00eb nuk jan\u00eb ndezur dhe ferigj\u00ebt jan\u00eb ftohur. Af\u00ebr zjarreve t\u00eb zvog\u00ebluara b\u00ebhen biseda t\u00eb trishta. E nes\u00ebrmja \u00ebsh\u00ebt af\u00ebr. Frigohen edhe ata q\u00eb nuk kan\u00eb arm\u00eb, sepse spiunat edhe mund t\u00eb shpifin. \u00c7do njerit i duket vetja i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, prandaj shum\u00eb qen\u00eb futur n\u00eb dilema t\u00eb arratisjes, por ku t\u00eb shkonin. F\u00ebmij\u00ebt t&#8217;i fusin dy k\u00ebmb\u00ebt n\u00eb nj\u00eb k\u00ebpuc\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Gjum\u00eb ankthi ishte ajo nat\u00eb. M\u00ebngjesi i 29 shtatorit zbardh\u00eblloi i trisht\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">U nis\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri karvan\u00ebt p\u00ebr s\u00eb gjitha an\u00ebsh. Si nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb te Kodra e Bek Selimit nxinte nga turma e madhe. Nj\u00eb tavolin\u00eb pune qe vendosur para sheshit t\u00eb mbledhjes.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Ai diell vjeshte digjte sa\u00e7. Tani q\u00eb ndodhej n\u00eb zenit askush nuk i b\u00ebnte hie shokut pran\u00eb. Dhe lista e zez\u00eb gjithnj\u00eb spostohej Shum\u00eb i deklaruan pushk\u00ebt, edhe q\u00eb nuk i kishin fare me shpres\u00eb se diku i gjenin.<\/div>\n<div dir=\"auto\">-Adem Sadiku! -thirri dikur majori.<\/div>\n<div dir=\"auto\">-Urdh\u00ebro shoku major! -dhe brofi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb burri nga Pal\u00e7i. -Ju k\u00ebrkohen tre pushk\u00eb t\u00eb fshehura.<\/div>\n<div dir=\"auto\">-Nuk i kam shoku major.<\/div>\n<div dir=\"auto\">-Tre pushk\u00eb po ua p\u00ebrs\u00ebris. K\u00ebtu nuk flitet dy her\u00eb. -Nuk i kam, pra shoku major!<\/div>\n<div dir=\"auto\">-Merre Xhemal ta pushkatoni!is bm<\/div>\n<div dir=\"auto\">Adem Sadiku doli nga turma dhe u nis n\u00eb mes t\u00eb patrull\u00ebs drejt vdekjes. Pas tre minutash k\u00ebrk\u00ebllitja e automatikut njoftonte se edhe ai u ekzekutua.<\/div>\n<div dir=\"auto\">ph Nj\u00eb pauz\u00eb e gjat\u00eb erdhi brenda heshtjes asaj vdekje. K\u00ebsaj rradhe major Musa Daci nuk gabon n\u00eb shenj\u00eb. Ngre p\u00ebrpara at\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb me emrin e njeriut q\u00eb i duhej, dhe th\u00ebrret: -Fet Sadiku!<\/div>\n<div dir=\"auto\">Nga mesi i turm\u00ebs u ngrit nj\u00eb burr\u00eb i shkurt\u00ebr, i shkuar deri diku n\u00eb mosh\u00eb, veshur e mbathur si krushk p\u00ebr das\u00ebm. Tirq gjakove e qyrk, kapu\u00e7 deve e shall\u00eb t\u00eb larme, nj\u00eb shok\u00eb vegjesh ia shtr\u00ebngonte p\u00ebrmjetin e hajmth, mbi t\u00eb cilin kishte ngjeshur nd\u00ebr vite t\u00eb shkuara at\u00eb dhjet\u00ebshen turke me serm mbi kondak. N\u00eb fytyr\u00ebn e imt\u00eb ruante t\u00eb gjall\u00eb at\u00eb pamjen krenare e burr\u00ebrore q\u00eb kishin ardh\u00eb vazhd\u00eb e krenaris\u00eb s\u00eb brezave. srbs<\/div>\n<div dir=\"auto\">Trim si\u00e7 ishte, do t\u00eb ngrihej n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebrpara 1000 burrave, q\u00eb po e b\u00ebnin sehir\u00eb q\u00ebndrimin e atij trimi fisnik e bujar, q\u00eb kishte mbajtur shtruar p\u00ebrher\u00eb n\u00eb at\u00eb kull\u00eb buk\u00eb e sof\u00ebr shqiptari. Ky qe Fet Sadiku q\u00eb foli prer\u00eb: B-Urdh\u00ebro shoku major. Qe tek jam un\u00eb Fet Sadiku. M -E d\u00ebgjove se tre pushk\u00eb k\u00ebrkohen tek ti? irlas-E d\u00ebgjova mir\u00eb, shoku major.<\/div>\n<div dir=\"auto\">-Dor\u00ebzoi pra e mos shko dam, si yt v\u00eblla.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Fet Sadiku ndjeu at\u00eb turbullir\u00eb t\u00eb \u00e7astit, por e p\u00ebrmbajti<\/div>\n<div dir=\"auto\">veten dhe tha:<\/div>\n<div dir=\"auto\">-Mos i k\u00ebrko ma kurr\u00eb ato arm\u00eb shoku major! Ti duhet t\u00eb bindesh se at\u00eb v\u00eblla nuk e kisha dhan\u00eb p\u00ebr arm\u00ebt e bot\u00ebs. -Merre Xhemal! -Urdh\u00ebroi majori.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Oficeri k\u00ebrceu midis turm\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve dhe e rr\u00ebmbeu brutalisht p\u00ebr krahu, duke e t\u00ebrhequr me nxit, ta nxirrte tek sheshi p\u00ebrpara turm\u00ebs.<\/div>\n<div dir=\"auto\">-Dal vet\u00eb shoku Xhemal. Mos u shqet\u00ebso, se un\u00eb jam i qet\u00eb dhe e di mir\u00eb fatin tim. &#8211; Por Xhemali, ai xhelat i p\u00ebrkryer, q\u00eb nuk di se \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb nderi e t\u00ebrheq akoma ma me rr\u00ebmbim, sa kapu\u00e7i i bie n\u00eb tok\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Fet Sadiku, edhe ashtu p\u00ebrkulet ta marr\u00eb kapu\u00e7in, ta shkund\u00eb dhe ta v\u00ebr\u00eb mbi kok\u00eb. Nuk do ta l\u00ebr\u00eb atje p\u00ebr sa koh\u00eb \u00ebsht\u00eb gjall\u00eb. I ngjason rastit t\u00eb Taras Bull\u00ebs nga kazak\u00ebt e Donit q\u00eb nuk desh t\u00eb linte llull\u00ebn n\u00eb duar t\u00eb polonezve dhe sosi jet\u00ebn maj\u00eb pem\u00ebs q\u00eb digjej.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Oficeri komunist brutal k\u00ebrkon t&#8217;ia poshtrojn\u00eb sedr\u00ebn atij burri malsor, por nuk arriti dot. Nxjerr at\u00ebher\u00eb pistolet\u00ebn dhe q\u00ebllon n\u00eb kok\u00eb, qet\u00ebsisht, p\u00ebrpara turm\u00ebs s\u00eb gjith\u00eb atyre burrave, pastaj largohet t\u00eb thyej arra. Gjer n\u00eb mbr\u00ebmje t\u00eb shp\u00ebrndarjes e lan\u00eb aty n\u00eb pellgun e gjakut burrin me tejetes\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Vazhdon edhe p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb operacioni, por p\u00ebr \u00e7udi dor\u00ebzimi i arm\u00ebve t\u00eb thuash se kishte ngecur n\u00eb vend.<\/div>\n<div dir=\"auto\">P\u00ebr gjith\u00eb ata burra, vdekja e Fet Sadikut u b\u00eb flamur q\u00ebndrese.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Turma e sfilitur merrte forc\u00eb sa her\u00eb shihte t\u00eb vdekurin e shtrir\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Kush e kishte radh\u00ebn tani? A kishte p\u00ebr t\u00eb zgjatur m\u00eb ajo dit\u00eb e mallkuar, q\u00eb dukej se dielli po vonohej t&#8217;i afrohej per\u00ebndimit.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Majori b\u00ebri edhe nj\u00eb t\u00eb kollitur, pastaj u kthye nga turma dhe urdh\u00ebroi.<\/div>\n<div dir=\"auto\">-T\u00eb ngrihen n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dy djemt\u00eb e Fet Sadikut. &#8211; Marashi dhe Nikolla sikur qen\u00eb mbjellur midis turm\u00ebs s\u00eb burrave u ngrit\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe prit\u00ebn.<\/div>\n<div dir=\"auto\">-E shikoni ku p\u00ebrfunduan bab\u00eb e mixhe p\u00ebr tre pushk\u00eb? Djemat nuk fol\u00ebn. Syt\u00eb u rr\u00ebshqit\u00ebn mbi kufom\u00ebn e p\u00ebrmbysur. \u00c7&#8217;donte majori prej tyre. Ajo sken\u00eb fliste p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Fliste edhe p\u00ebr vet\u00eb majorin q\u00eb u zu ngusht nga ajo pamje e dy t\u00eb rinjve.<\/div>\n<div dir=\"auto\">-B\u00ebje \u00e7ke p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb, edhe me neve shoku major. Partia t\u00eb vret e nuk t\u00eb l\u00ebn t\u00eb qash\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">top-Mbylli n\u00eb burg q\u00eb t\u00eb dy, -urdh\u00ebroi majori, duke l\u00ebshuar mbi ata djelmosha at\u00eb v\u00ebshtrim dyshues q\u00eb v\u00ebrtitej midis eg\u00ebrsis\u00eb dhe turpit. Dikush do t\u00eb jetonte, mbase edhe p\u00ebr hakmarrjen.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Xhemali u vuri prangat dhe i nisi p\u00ebr n\u00eb post\u00eb, ku ishin grumbulluar edhe t\u00eb pushkatuarit e tjer\u00eb imagjinar\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Atje ra dhe atje mbeti Fet Sadiku, ai burr\u00eb i d\u00ebgjuar i fisit t\u00eb Merturit. Patriot dhe luft\u00ebtar i sprovuar nd\u00ebr luftra kund\u00ebr pushtuesve t\u00eb vendit. Ai s&#8217;e meritonte at\u00eb vdekje. Ai meritonte at\u00eb respekt si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb burra q\u00eb i sh\u00ebrbyen \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare.<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ZEF DODA PIKA LOTI SH\u00cbN M\u00cbHILLI I P\u00cbRGJAKUR Dukej se qe Sh\u00ebn M\u00ebhilli i fundit n\u00eb vitin 1946, kur partia ende nuk ua kishte ndaluar zyrtarisht me i lut festat fetare. Ishte shpejt p\u00ebr t&#8217;u nxituar n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb delikate, gjersa t\u00eb piqeshin kushtet e k\u00ebsaj lufte ideologjike. N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn e Nikaj-M\u00ebrturit prej [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3893,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-3912","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-proze"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3912","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3912"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3912\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3913,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3912\/revisions\/3913"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3893"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3912"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3912"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3912"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}