{"id":3914,"date":"2026-01-12T21:57:55","date_gmt":"2026-01-12T20:57:55","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=3914"},"modified":"2026-01-12T21:57:58","modified_gmt":"2026-01-12T20:57:58","slug":"shkruan-ragip-gjoshimargjinalizimi-i-shkrimit-te-dores-ne-kurrikulat-bashkekohore-implikimet-didaktikeneuro-pedagogjike-dhe-kulturore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/01\/12\/shkruan-ragip-gjoshimargjinalizimi-i-shkrimit-te-dores-ne-kurrikulat-bashkekohore-implikimet-didaktikeneuro-pedagogjike-dhe-kulturore\/","title":{"rendered":"Shkruan: Ragip GJOSHI:MARGJINALIZIMI I SHKRIMIT T\u00cb DOR\u00cbS N\u00cb KURRIKULAT BASHK\u00cbKOHORE- IMPLIKIMET DIDAKTIKE,NEURO-PEDAGOGJIKE DHE KULTURORE"},"content":{"rendered":"<p>Tem\u00eb p\u00ebr diskutim: Shkrimi i dor\u00ebs n\u00eb arsimin bashk\u00ebkohor-nj\u00eb braktisje e (pa)justifikueshme n\u00eb epok\u00ebn dixhitale<br \/>\nMARGJINALIZIMI I SHKRIMIT T\u00cb DOR\u00cbS N\u00cb KURRIKULAT BASHK\u00cbKOHORE-<br \/>\nIMPLIKIMET DIDAKTIKE,NEURO-PEDAGOGJIKE DHE KULTURORE<br \/>\n&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8211;<br \/>\n\u201cNd\u00eb mos u shkroft\u00eb gjuha shqipe nuk do t\u00eb shkojn\u00eb shum\u00eb vjet dhe nuk do t\u00eb ket\u00eb Shqip\u00ebri nd\u00eb faqe t\u00eb dheut, as nuk do t\u00eb sh\u00ebnohet m\u00eb emri shqiptar nd\u00eb kart\u00eb t\u00eb bot\u00ebs.&amp;quot;- alarmonte gjuh\u00ebtari yn\u00eb i njohur,Konstandin Kristoforidhi.<br \/>\n&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;<br \/>\nShkruan: Ragip GJOSHI<br \/>\nAbstrakt<br \/>\nN\u00eb kushtet e dixhitalizimit t\u00eb p\u00ebrshpejtuar t\u00eb arsimit, shkrimi i dor\u00ebs po humbet gradualisht statusin e tij si aft\u00ebsi themelore n\u00eb kurrikulat komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<br \/>\nKy shkrim synon t\u00eb analizoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kritike politikat arsimore bashk\u00ebkohore, me fokus n\u00eb kurrikulat e Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00ebs dhe hap\u00ebsir\u00ebs evropiane, duke argumentuar se margjinalizimi i shkrimit t\u00eb dor\u00ebs p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb gabim serioz didaktik, neuro-pedagogjik dhe kulturor. N\u00eb drit\u00ebn e nism\u00ebs s\u00eb UNESCO-s p\u00ebr mbrojtjen e shkrimit t\u00eb dor\u00ebs, i cili rrezikon t\u00eb zhduket nga p\u00ebrdorimi masiv i teknologjis\u00eb. Studimet tregojn\u00eb se shkrimi me dor\u00eb \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr zhvillimin njoh\u00ebs, p\u00ebrqendrimin dhe aft\u00ebsit\u00eb psikomotore te f\u00ebmij\u00ebt.Projekti synon rikthimin e tij n\u00eb shkolla, nxitjen e praktik\u00ebs gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs dhe ruajtjen e trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb shkruar.<br \/>\nN\u00eb epok\u00ebn dixhitale, shkrimi i dor\u00ebs mbetet nj\u00eb pjes\u00eb ky\u00e7e e identitetit komb;tar dhe t\u00eb nx\u00ebnit njer\u00ebzor,andaj trajtesa thekson r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr zhvillimin kognitiv, p\u00ebrvet\u00ebsimin e gjuh\u00ebs amtare dhe ruajtjen e trash\u00ebgimis\u00eb dokumentare.<br \/>\nFjal\u00eb ky\u00e7e: shkrimi i dor\u00ebs, didaktik\u00eb, kurrikul\u00eb, neuro-pedagogji, UNESCO, arsimi fillor<\/p>\n<p>Hyrje<br \/>\nPolitikat arsimore t\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit karakterizohen nga nj\u00eb orientim i theksuar drejt zhvillimit t\u00eb kompetencave dixhitale, shpesh n\u00eb d\u00ebm t\u00eb aft\u00ebsive baz\u00eb gjuh\u00ebsore.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, shkrimi i dor\u00ebs \u00ebsht\u00eb reduktuar n\u00eb nj\u00eb aft\u00ebsi funksionale minimale ose \u00ebsht\u00eb zhvendosur n\u00eb periferi t\u00eb procesit m\u00ebsimor. Nisma e UNESCO-s p\u00ebr mbrojtjen e shkrimit t\u00eb dor\u00ebs (UNESCO, 2024) e v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje k\u00ebt\u00eb orientim dhe nxit nj\u00eb rishikim kritik t\u00eb kurrikulave ekzistuese nga perspektiva didaktike dhe zhvillimore.<\/p>\n<p>1.Shkrimi i dor\u00ebs \u2013 trash\u00ebgimi kulturore dhe domosdoshm\u00ebri pedagogjike n\u00eb epok\u00ebn dixhitale<br \/>\nNisma e fundit e UNESCO-s p\u00ebr mbrojtjen e shkrimit t\u00eb dor\u00ebs vjen n\u00eb nj\u00eb moment kritik, kur teknologjia dixhitale po e zhvendos gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb shkrimin tradicional drejt harres\u00ebs. Kjo nism\u00eb nuk ka thjesht karakter nostalgjik, por ngre nj\u00eb debat t\u00eb thell\u00eb kulturor, historik dhe pedagogjik: a \u00ebsht\u00eb shkrimi i dor\u00ebs nj\u00eb aft\u00ebsi e tejkaluar apo nj\u00eb themel i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm i qytet\u00ebrimit njer\u00ebzor?<br \/>\nKaligrafia, si art i shkrimit t\u00eb bukur, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm estetik\u00eb grafike, por pasqyrim i mendimit, disiplin\u00ebs dhe identitetit kulturor t\u00eb popujve. Historia e shkrimit, nga piktogramet e lashta te alfabetet fonetike, d\u00ebshmon se shkrimi ka qen\u00eb mjeti kryesor i ruajtjes dhe transmetimit t\u00eb dijes. \u00c7do dokument i shkruar me dor\u00eb \u2013 kodekse, dor\u00ebshkrime fetare, akte juridike, letra personale ,dokumente administrative,diplomatike<br \/>\n\u2013 mbart jo vet\u00ebm informacion, por edhe gjurm\u00ebn individuale dhe kolektive t\u00eb epok\u00ebs s\u00eb vet.<br \/>\nEvoluimi i shkrimit t\u00eb dor\u00ebs lidhet ngusht\u00eb me zhvillimin e administrat\u00ebs, arsimit dhe kultur\u00ebs. P\u00ebr shekuj me radh\u00eb, dokumentet jan\u00eb shkruar me dor\u00eb dhe vet\u00ebm fal\u00eb njohjes s\u00eb shkrimeve t\u00eb vjetra (paleografis\u00eb dhe kaligrafis\u00eb) sot mund t\u00eb deshifrojm\u00eb arkivat historike. Pa shkrimin e dor\u00ebs, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e kujtes\u00ebs kulturore t\u00eb njer\u00ebzimit do t\u00eb mbetej e pakuptueshme.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, shkrimi i dor\u00ebs \u00ebsht\u00eb kultur\u00eb e popujve.Me t\u00eb drejt moto e rilind\u00ebsvetan\u00eb ishte : \u201cPa shkrim t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe s\u2019do t\u00eb ket\u00eb as Shqip\u00ebri\u201d. Prandaj, shtrohet pyetja n\u00ebse shkolla dhe gramatika duhet ta ruajn\u00eb apo ta braktisin shkrimin e dor\u00ebs merr nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi thelb\u00ebsore. Braktisja e tij do t\u00eb n\u00ebnkuptonte jo vet\u00ebm varf\u00ebrim kulturor, por edhe dob\u00ebsim t\u00eb proceseve themelore t\u00eb t\u00eb nx\u00ebnit.<br \/>\nNga pik\u00ebpamja psiko-pedagogjike, shkrimi i dor\u00ebs \u00ebsht\u00eb i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm n\u00eb m\u00ebsimin fillestar t\u00eb gjuh\u00ebs amtare. Studimet tregojn\u00eb se f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb shkruajn\u00eb me dor\u00eb zhvillojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb aft\u00ebsit\u00eb motorike t\u00eb im\u00ebta, p\u00ebrqendrimin, kujtes\u00ebn dhe lidhjen midis tingullit, shkronj\u00ebs dhe kuptimit. Procesi i shkrimit manual aktivizon zona t\u00eb shumta t\u00eb trurit, duke ndihmuar jo vet\u00ebm n\u00eb lexim dhe shkrim, por edhe n\u00eb strukturimin e mendimit. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, var\u00ebsia e hershme nga tastierat dhe ekranet mund t\u00eb lidhet me v\u00ebshtir\u00ebsi si disgrafia, disleksia apo probleme t\u00eb v\u00ebmendjes.<br \/>\nNisma e UNESCO-s vler\u00ebsoj se \u00ebsht\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, nj\u00eb thirrje p\u00ebr ekuilib\u00ebr, jo p\u00ebr refuzim t\u00eb teknologjis\u00eb. Shkrimi dixhital \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm n\u00eb bot\u00ebn moderne, por nuk duhet t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb plot\u00ebsisht shkrimin e dor\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb arsimin fillor.<br \/>\nRuajtja dhe kultivimi i shkrimit me dor\u00eb do t\u00eb thot\u00eb ruajtje e identitetit, e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb t\u00eb nx\u00ebnit.<\/p>\n<p>Andaj, mbrojtja e shkrimit t\u00eb dor\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap pas n\u00eb koh\u00eb, por nj\u00eb investim p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Ashtu si\u00e7 thekson UNESCO, shkrimi i dor\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb teknik\u00eb: \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element ky\u00e7 i zhvillimit njer\u00ebzor, i kultur\u00ebs dhe i dijes, q\u00eb duhet t\u00eb mbrohet, t\u00eb m\u00ebsohet dhe t\u00eb transmetohet nd\u00ebr breza, edhe n\u00eb epok\u00ebn dixhitale.<br \/>\n2. Shkrimi i dor\u00ebs n\u00eb perspektiv\u00eb historike dhe kulturore<br \/>\nHistoria e shkrimit d\u00ebshmon se ai ka qen\u00eb nj\u00eb nga instrumentet themelore t\u00eb organizimit shoq\u00ebror dhe t\u00eb transmetimit t\u00eb dijes. Kaligrafia, si form\u00eb e kultivuar e shkrimit t\u00eb dor\u00ebs, nuk p\u00ebrfaq\u00ebson vet\u00ebm nj\u00eb teknik\u00eb grafike, por nj\u00eb sistem t\u00eb strukturuar shprehjeje mendore dhe identitare (Coulmas, 2003). \u00c7do dor\u00ebshkrim mbart jo vet\u00ebm p\u00ebrmbajtje semantike, por edhe gjurm\u00eb kulturore, sociale dhe individuale t\u00eb epok\u00ebs s\u00eb vet.<br \/>\nMargjinalizimi i shkrimit t\u00eb dor\u00ebs n\u00eb arsimin formal rrezikon t\u00eb shk\u00ebpus\u00eb lidhjen midis nx\u00ebn\u00ebsit dhe tradit\u00ebs s\u00eb shkruar, duke e reduktuar gjuh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb instrument thjesht utilitar dhe teknik.<br \/>\n3. Argumenti neuro-pedagogjik dhe didaktik<br \/>\nHulumtimet n\u00eb fush\u00ebn e neuroshkenc\u00ebs dhe psikologjis\u00eb s\u00eb zhvillimit tregojn\u00eb se shkrimi i dor\u00ebs aktivizon nj\u00eb rrjet kompleks procesesh njoh\u00ebse, p\u00ebrfshir\u00eb memorien afatgjat\u00eb, p\u00ebrqendrimin dhe integrimin sensomotor (Longcamp et al., 2006). Ndryshe nga shkrimi dixhital, shkrimi manual k\u00ebrkon koordinim t\u00eb nd\u00ebrlikuar sy\u2013dor\u00eb dhe p\u00ebrfshin zhvillimin e aft\u00ebsive psikomotore t\u00eb im\u00ebta, thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb nx\u00ebnit n\u00eb moshat e hershme.<br \/>\nNga pik\u00ebpamja didaktike, shkrimi i dor\u00ebs p\u00ebrb\u00ebn baz\u00ebn e m\u00ebsimit fillestar t\u00eb gjuh\u00ebs amtare. Reduktimi i praktik\u00ebs s\u00eb tij lidhet me rritjen e v\u00ebshtir\u00ebsive n\u00eb lexim dhe shkrim, si dhe me \u00e7rregullime specifike t\u00eb t\u00eb nx\u00ebnit, si disgrafia dhe disleksia (Berninger, 2012).<br \/>\nK\u00ebto fenomene duhet t\u00eb interpretohen jo vet\u00ebm si probleme individuale, por si pasoja sistemike t\u00eb politikave kurrikulare t\u00eb orientuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme drejt dixhitalizimit.<br \/>\n4. Analiz\u00eb kritike e kurrikulave shqiptare, kosovare dhe evropiane<br \/>\nKurrikulat zyrtare n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrtuara n\u00eb p\u00ebrputhje me Korniz\u00ebn Evropiane t\u00eb Kompetencave Ky\u00e7e p\u00ebr Nx\u00ebn\u00ebsit (European Commission, 2018), theksojn\u00eb zhvillimin e kompetenc\u00ebs dixhitale q\u00eb n\u00eb arsimin fillor. Megjith\u00ebse shkrimi i dor\u00ebs p\u00ebrfshihet n\u00eb dokumentet kurrikulare, ai trajtohet kryesisht si aft\u00ebsi kalimtare dhe jo si objektiv formues afatgjat\u00eb.<br \/>\nN\u00eb nivel evropian, standardizimi i kurrikulave ka prodhuar nj\u00eb qasje teknokratike, ku matshm\u00ebria dhe performanca afatshkurt\u00ebr mbizot\u00ebrojn\u00eb mbi nevojat zhvillimore t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit. Si pasoj\u00eb, vihet re nj\u00eb paradoks pedagogjik: nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb aft\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorimin e teknologjis\u00eb, por me kompetenca t\u00eb dob\u00ebta n\u00eb shkrimin e strukturuar dhe n\u00eb mendimin kritik (OECD, 2021).<br \/>\n5. Shkrimi i dor\u00ebs dhe trash\u00ebgimia dokumentare<br \/>\nNj\u00eb dimension i shpeshneglizhuar n\u00eb politikat arsimore \u00ebsht\u00eb lidhja midis shkrimit t\u00eb dor\u00ebs dhe aft\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb lexuar e interpretuar dokumentet historike. Arkivat, dor\u00ebshkrimet dhe tekstet e vjetra p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pasuri t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsueshme kulturore dhe shkencore. Pa edukim sistematik n\u00eb shkrimin dhe leximin e dor\u00ebs, brezat e ardhsh\u00ebm rrezikojn\u00eb t\u00eb humbasin kompetenc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb deshifruar dhe kuptuar<br \/>\ntrash\u00ebgimin\u00eb e tyre historike (Petrucci, 1999).<br \/>\nDiskutimi p\u00ebr politikat arsimore komb\u00ebtare p\u00ebr shkrimin e dor\u00ebs dhe q\u00ebndrimet\/parimet e UNESCO-s prekin dy fusha t\u00eb lidhura.por jjo identike. M\u00eb posht\u00eb i trajtoj ve\u00e7 e ve\u00e7, me krahasime konkrete p\u00ebr gjendjen se si trajtohet shkrimi i dor\u00ebs (sidomos shkronjat e lidhura\/kursive) n\u00eb kurrikulat e vendeve t\u00eb tjera n\u00eb Evrop\u00eb.N\u00eb Franc\u00eb,shkrimi kursiv \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm q\u00eb n\u00eb arsimin fillor.Konsiderohet pjes\u00eb e identitetit gjuh\u00ebsor dhe e formimit intelektual.Tekstet shkollore dhe vler\u00ebsimi bazohen n\u00eb shkrim dore.N\u00eb Gjermani ka pasur reforma: nga shkrimet tradicionale (Lateinische Ausgangsschrift) drejt \u201cGrundschrift\u201d (shkrim m\u00eb i lir\u00eb).Atje nx\u00ebn\u00ebsit fillimisht m\u00ebsojn\u00eb shkronja t\u00eb ndara, por lidhja e shkronjave mbetet e rekomanduar, jo gjithmon\u00eb e detyrueshme.Vendimi shpesh u lihet landeve (shteteve federale).Nd\u00ebrkaq,n\u00eb Finland\u00eb q\u00eb nga viti 2016, kursivi nuk \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm.Fokusi \u00ebsht\u00eb te lexueshm\u00ebria, shkrimi funksional dhe aft\u00ebsit\u00eb digjitale.<br \/>\nMegjithat\u00eb, shkrimi i dor\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb hequr, vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb fleksib\u00ebl.Kurse n\u00eb Itali, Spanj\u00eb dhe Austri kursivi vazhdon t\u00eb m\u00ebsohet si pjes\u00eb standarde e kurrikul\u00ebs fillore. Konsiderohet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr zhvillimin motorik dhe gjuh\u00ebsor.Nd\u00ebrsa n\u00eb<br \/>\nMbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar\u201cJoined-up handwriting\u201d k\u00ebrkohet deri n\u00eb fund t\u00eb arsimit fillor.Nx\u00ebn\u00ebsit vler\u00ebsohen p\u00ebr rrjedhshm\u00ebri dhe q\u00ebndrueshm\u00ebri n\u00eb shkrim. Kjo problematik\u00eb jasht\u00eb Evrop\u00ebs,n\u00eb SHBA nuk ka standard komb\u00ebtar unik.Disa shtete e kan\u00eb rikthyer kursivin pas kritikave ndaj var\u00ebsis\u00eb nga tastiera.Argumentet kryesore: lidhja me leximin, memorien dhe dokumentet historike.N\u00eb Japoni dhe Kore e Jugut<br \/>\nshkrimi i dor\u00ebs ka status shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb kulturor.Kaligrafia dhe sakt\u00ebsia grafike jan\u00eb pjes\u00eb e edukimit formal.<br \/>\nQ\u00ebndrimi i UNESCO-s dhe arsyet p\u00ebr masa \u201cmbrojt\u00ebse\u201d\u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb<br \/>\nsqarohet:<br \/>\nse UNESCO nuk ka nxjerr\u00eb nj\u00eb vendim specifik p\u00ebr mbrojtjen e shkrimit kursiv si l\u00ebnd\u00eb e detyrueshme shkollore.Arsyet kryesore t\u00eb UNESCO-s jan\u00eb ruajtja e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore jomateriale,sepse shkrimi i dor\u00ebs konsiderohet pjes\u00eb e praktikave kulturore dhe gjuh\u00ebsore.Nd\u00ebrsa humbja e tij n\u00ebnkupton dob\u00ebsim t\u00eb lidhjes me dokumente historike, arkiva dhe identitet gjuh\u00ebsor.Si specialisgt i fush\u00ebs k\u00ebt\u00eb vendim e vler\u00ebsoi si p\u00ebrpjekje p\u00ebr nj\u00eb balanc\u00eb mes digjitales dhe tradicionales.Sheshazi v\u00ebrehet se UNESCO nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr teknologjis\u00eb, por thekson nevoj\u00ebn p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00eb:aft\u00ebsi digjitale dhe aft\u00ebsi baz\u00eb shkrimore.<br \/>\nEdhepse shumica e vendeve nuk e kan\u00eb hequr shkrimin e dor\u00ebs, por disa e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb fleksib\u00ebl.Kursivi mbetet i fort\u00eb n\u00eb vende me tradit\u00eb gjuh\u00ebsore t\u00eb theksuar.UNESCO e sheh shkrimin e dor\u00ebs si:pasuri kulturore,mjet zhvillimi intelektual,element barazie arsimore.<br \/>\n6. P\u00ebrfundime dhe rekomandime<br \/>\nNisma e UNESCO-s p\u00ebr mbrojtjen e shkrimit t\u00eb dor\u00ebs duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si pik\u00eb referimi p\u00ebr rishikimin e politikave arsimore komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Rikthimi i shkrimit t\u00eb dor\u00ebs n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb arsimit fillor nuk p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb kthim pas, por nj\u00eb domosdoshm\u00ebri didaktike dhe neuro-pedagogjike. N\u00eb dekadat e fundit, politikat arsimore komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00ebn presionin e teknologjizimit t\u00eb shpejt\u00eb, kan\u00eb orientuar sistemet shkollore drejt dixhitalizimit t\u00eb parakohsh\u00ebm t\u00eb proceseve t\u00eb t\u00eb nx\u00ebnit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, shkrimi i dor\u00ebs \u00ebsht\u00eb trajtuar gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh si nj\u00eb aft\u00ebsi dyt\u00ebsore, madje e tejkaluar. Nisma e fundit e UNESCO-s p\u00ebr mbrojtjen e shkrimit t\u00eb dor\u00ebs ekspozon qart\u00eb<br \/>\nnj\u00eb d\u00ebshtim konceptual t\u00eb k\u00ebtyre politikave dhe nevoj\u00ebn urgjente p\u00ebr rishikim t\u00eb tyre nga<br \/>\npik\u00ebpamja didaktike, kulturore dhe neuro-pedagogjike.<br \/>\nNga nj\u00eb perspektiv\u00eb historike dhe antropologjike, shkrimi i dor\u00ebs ka qen\u00eb nj\u00eb nga instrumentet themelore t\u00eb zhvillimit t\u00eb qytet\u00ebrimit njer\u00ebzor. Evolucioni i shkrimit, nga format piktografike te alfabetet fonetike dhe kaligrafia, d\u00ebshmon se shkrimi nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb thjesht mjet komunikimi, por struktur\u00eb mendimi dhe bart\u00ebs kulture. \u00c7do politik\u00eb arsimore q\u00eb e redukton shkrimin e dor\u00ebs n\u00eb nj\u00eb aft\u00ebsi funksionale minimale mohon k\u00ebt\u00eb realitet dhe rrezikon nd\u00ebrprerjen e vazhdim\u00ebsis\u00eb kulturore.<br \/>\nN\u00eb planin didaktik, margjinalizimi i shkrimit t\u00eb dor\u00ebs p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb gabim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb metodologjik. Studimet neuroshkencore dhe pedagogjike kan\u00eb v\u00ebrtetuar se shkrimi manual aktivizon nj\u00eb rrjet kompleks procesesh njoh\u00ebse: koordinimin sy\u2013dor\u00eb, zhvillimin e aft\u00ebsive psikomotore t\u00eb im\u00ebta, p\u00ebrqendrimin, memorien afatgjat\u00eb dhe lidhjen organike nd\u00ebrmjet leximit dhe shkrimit. Politikat q\u00eb promovojn\u00eb p\u00ebrdorimin e tastier\u00ebs n\u00eb fazat fillestare t\u00eb arsimit bien ndesh me parimet baz\u00eb t\u00eb didaktik\u00ebs s\u00eb gjuh\u00ebs amtare dhe t\u00eb psikologjis\u00eb s\u00eb zhvillimit.<br \/>\nVe\u00e7an\u00ebrisht problematike \u00ebsht\u00eb tendenca e standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb unifikuar kurrikulat mbi baz\u00ebn e kompetencave dixhitale, duke anashkaluar kontekstet kulturore dhe nevojat zhvillimore t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. Kjo qasje teknokratike prodhon nj\u00eb paradoks arsimor: nx\u00ebn\u00ebs q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb mjete teknologjike, por shfaqin v\u00ebshtir\u00ebsi serioze n\u00eb shkrim, lexim kritik dhe strukturim mendimi. Rritja e rasteve t\u00eb disgrafis\u00eb, disleksis\u00eb dhe problemeve t\u00eb v\u00ebmendjes nuk mund t\u00eb trajtohet si fenomen individual, por si pasoj\u00eb sistemike e politikave t\u00eb gabuara edukative.<br \/>\nNga pik\u00ebpamja e ruajtjes s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, braktisja e shkrimit t\u00eb dor\u00ebs rrezikon edhe aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb lexuar dhe interpretuar dokumentet historike. Arkivat, dor\u00ebshkrimet dhe tekstet e vjetra nuk jan\u00eb thjesht objekte muzeale, por burime aktive t\u00eb dijes. Pa edukim sistematik n\u00eb shkrimin dhe leximin e dor\u00ebs, brezat e ardhsh\u00ebm do t\u00eb humbasin kompetenc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb deshifruar historin\u00eb e tyre.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, nisma e UNESCO-s duhet lexuar jo si nj\u00eb rekomandim i but\u00eb, por si nj\u00eb akt kritik ndaj politikave arsimore aktuale. Ruajtja e shkrimit t\u00eb dor\u00ebs k\u00ebrkon nd\u00ebrhyrje konkrete: rikthimin e tij si objektiv themelor n\u00eb arsimin fillor, rivler\u00ebsimin e kaligrafis\u00eb si disiplin\u00eb formuese, dhe vendosjen e kufijve t\u00eb qart\u00eb ndaj dixhitalizimit t\u00eb pakontrolluar n\u00eb moshat e hershme.<br \/>\nN\u00eb p\u00ebrfundim, shkrimi i dor\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aft\u00ebsi e s\u00eb shkuar\u00ebs, por nj\u00eb komponent thelb\u00ebsor i zhvillimit kognitiv, i identitetit kulturor dhe i autonomis\u00eb intelektuale. Politikat arsimore q\u00eb e neglizhojn\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt nuk jan\u00eb as moderne, as progresive, por didaktikisht t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme. Mbrojtja e shkrimit t\u00eb dor\u00ebs \u00ebsht\u00eb, n\u00eb thelb, mbrojtje e vet\u00eb arsimit.<br \/>\nRekomandohet:forcimi i m\u00ebsimdh\u00ebnies s\u00eb shkrimit t\u00eb dor\u00ebs dhe elementeve t\u00eb kaligrafis\u00eb n\u00eb arsimin fillor;vendosja e kufijve t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorimin e teknologjis\u00eb n\u00eb moshat e hershme dhe rishikimi kritik i kurrikulave komb\u00ebtare dhe evropiane n\u00eb p\u00ebrputhje me nevojat zhvillimore t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs. Mbrojtja e shkrimit t\u00eb dor\u00ebs \u00ebsht\u00eb, n\u00eb thelb, mbrojtje e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb arsimit, e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe e autonomis\u00eb intelektuale t\u00eb brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Referenca<br \/>\n1. Berninger, V. (2012). Strengthening the mind\u2019s eye: The case for continued handwriting instruction in the 21st century. Oxford University Press.<br \/>\n2. Coulmas, F. (2003). Writing systems: An introduction to their linguistic analysis.<br \/>\nCambridge University Press.<br \/>\n3. European Commission. (2018). Key competences for lifelong learning. Publications Office of the European Union.<br \/>\n4. Longcamp, M., Zerbato-Poudou, M. T., &amp;amp; Velay, J. L. (2006). Learning through hand- or typewriting influences visual recognition of letters. Acta Psychologica, 119(1), 67\u201379.<br \/>\n5. OECD. (2021). Education in the digital age. OECD Publishing.<br \/>\n6. Petrucci, A. (1999). Writing, reading and power. University of Chicago Press.<br \/>\n7. UNESCO. (2024). Handwriting as intangible cultural and educational heritage.<br \/>\nUNESCO Publishing.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tem\u00eb p\u00ebr diskutim: Shkrimi i dor\u00ebs n\u00eb arsimin bashk\u00ebkohor-nj\u00eb braktisje e (pa)justifikueshme n\u00eb epok\u00ebn dixhitale MARGJINALIZIMI I SHKRIMIT T\u00cb DOR\u00cbS N\u00cb KURRIKULAT BASHK\u00cbKOHORE- IMPLIKIMET DIDAKTIKE,NEURO-PEDAGOGJIKE DHE KULTURORE &#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8211; \u201cNd\u00eb mos u shkroft\u00eb gjuha shqipe nuk do t\u00eb shkojn\u00eb shum\u00eb vjet dhe nuk do t\u00eb ket\u00eb Shqip\u00ebri nd\u00eb faqe t\u00eb dheut, as nuk do t\u00eb sh\u00ebnohet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3915,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-3914","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3914","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3914"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3914\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3916,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3914\/revisions\/3916"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3915"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3914"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3914"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3914"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}