{"id":3917,"date":"2026-01-12T22:03:26","date_gmt":"2026-01-12T21:03:26","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=3917"},"modified":"2026-01-12T22:03:30","modified_gmt":"2026-01-12T21:03:30","slug":"tregim-nga-petrit-malushi-gjinia-e-emrit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/01\/12\/tregim-nga-petrit-malushi-gjinia-e-emrit\/","title":{"rendered":"Tregim nga Petrit Malushi \u201eGjinia e emrit ?!\u201c"},"content":{"rendered":"<p>Nga Petrit Malushi<br \/>\n\u201eGjinia e emrit ?!\u201c<br \/>\nRa zilja. Filloi ora e tret\u00eb. Kisha m\u00ebsim me klas\u00ebn 11-A. Me regjist\u00ebr n\u00eb dor\u00eb dola nga salla e m\u00ebsuesve, q\u00eb ndodhej n\u00eb katin e par\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs trekat\u00ebshe. Hyra n\u00eb klas\u00eb. P\u00ebrsh\u00ebndeta. U ula n\u00eb kated\u00ebr. Fillova apelin. Kontrollova detyrat e sht\u00ebpis\u00eb. Pyeta tre-kat\u00ebr nx\u00ebn\u00ebs p\u00ebr kontroll t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Dy t\u00eb tjer\u00eb i ngrita n\u00eb tabel\u00eb. Punuan nga nj\u00eb ushtrim. I vler\u00ebsova. K\u00ebrkova v\u00ebmendje p\u00ebr tem\u00ebn e re.<br \/>\nQet\u00ebsi e plot\u00eb. \u201eGjinia e emrit\u201c. Pes\u00ebmb\u00ebdhejt\u00eb minuta fola. Shkruajta e fshiva n\u00eb tabel\u00eb. Fytyr\u00ebn e l\u00ebvizja nga klasa n\u00eb tabel\u00eb dhe anasjelltas. Thash\u00eb p\u00ebrkufizime e solla shembuj. Shtjelloja materialin. Shkum\u00ebsin e rr\u00ebshkitja horizontalisht e vertikalisht mbi tabel\u00ebn e l\u00ebmuar ngjyr\u00eb mente. Tri her\u00eb e fshiva me dor\u00ebn e majt\u00eb. Kat\u00ebr her\u00eb e mbusha cep m\u00eb cep me dor\u00ebn e djatht\u00eb. Materiali ishte i bollsh\u00ebm. Thash\u00eb se p\u00ebr emrat kemi tri gjini gramatikore. Si tregues gjuh\u00ebsor t\u00eb tyre jan\u00eb mbaresat, n\u00eb numrin nj\u00ebj\u00ebs dhe n\u00eb trajt\u00ebn e shquar. Konkretizova p\u00ebr<br \/>\nsecil\u00ebn. Rendita emra t\u00eb gjinis\u00eb mashkullore, nga ata q\u00eb marin mbares\u00ebn -i dhe nga ata q\u00eb marin mbares\u00ebn -u. Vazhdova me emra t\u00eb gjinis\u00eb fem\u00ebrore q\u00eb marin mbaresat -a ose -ja. Te emrat e gjinis\u00eb asnjan\u00ebse q\u00eb marin mbaresat -it dhe -t undala pak m\u00eb gjat\u00eb, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e formimit t\u00eb tyre, t\u00eb kalimit nga klasa e mbiemrave tek ajo e emrave. Nd\u00ebrtova fjali. Nx\u00ebn\u00ebsit d\u00ebgjonin me v\u00ebmendje.<br \/>\nTre\u00e7ereku i k\u00ebsaj klase ishte me nota n\u00ebnta e dhjeta. Gjat\u00eb minutave t\u00eb p\u00ebrforcimit t\u00eb njohurive v\u00ebrejta i k\u00ebnaqur se tema ishte kuptuar. I orientova p\u00ebr detyrat e sht\u00ebpis\u00eb. Kishin mbetur edhe disa minuta deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb or\u00ebs.<br \/>\nMendova t\u2019i mbushja p\u00ebr t\u2019ua b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse tem\u00ebn e re. Shtova se te frymor\u00ebt dhe t\u00eb gjitha gjallesat e tjera gjinit\u00eb jan\u00eb t\u00eb dallueshme edhe po t\u00eb v\u00ebrehen gjinit\u00eb biologjike t\u00eb tyre. Realisht jan\u00eb vet\u00ebm dy gjini biologjike, mashkullore dhe fem\u00ebrore. \u201eM\u00ebsues, a mundet q\u00eb nj\u00eb frymor ose nj\u00eb gjalles\u00eb ta ndryshoj\u00eb gjinin\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb krijuar?\u201c,- m\u00eb erdhi nj\u00eb pyetje e befasishme prej nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebsi nga rreshti i mesit. E v\u00ebshtrova i habitur. \u201eSi ?! Nuk t\u00eb kuptova&#8230;\u201c.<br \/>\n\u201cPo, ja biologjikisht t\u00eb lind\u00ebsh i gjinis\u00eb mashkullore dhe pas ca vitesh t\u00eb kalosh n\u00eb gjinin\u00eb fem\u00ebrore, ose t\u00eb lind\u00ebsh fem\u00ebr e m\u00eb pas t\u00eb b\u00ebhesh mashkull.T\u00eb ndodh\u00eb sikur kap\u00ebrcen ylberin\u201c,- vazhdoi ai me t\u00ebr\u00eb seriozitetin e mosh\u00ebs. \u201e\u00c7\u2019thoni k\u00ebshtu?!\u201c N\u00ebnqesha. N\u00eb \u00e7ast e mblodha veten. \u201eE till\u00eb pyetje duhet ta ket\u00eb nj\u00eb shtys\u00eb\u201c, &#8211; mendova. T\u00eb gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit po prisnin p\u00ebrgjigjen time. \u201eJo,- fola me siguri absolute. \u2013 As q\u00eb mund t\u00eb mendohen ndryshime t\u00eb tilla e jo m\u00eb t\u00eb realizohen\u201c. \u201eShkenca sot, t\u00eb pamundur\u00ebn e b\u00ebn t\u00eb mundur\u201c- u shpreh nj\u00eb tjet\u00ebr nx\u00ebn\u00ebs. Biseda po merrte nj\u00eb drejtim interesant. Po bluaja argumente p\u00ebr t\u2019u mbrojtur. \u201eDo t\u2019ju k\u00ebrkoj shum\u00eb falje,- vazhdova,- p\u00ebr shembujt q\u00eb mund t\u2019ju sjell,<br \/>\nju lutem. Un\u00eb nuk jam biolog. Por nuk kam d\u00ebgjuar q\u00eb nj\u00eb luanesh\u00eb t\u00eb b\u00ebhet luan, nj\u00eb ari t\u00eb b\u00ebhet arush\u00eb, nj\u00eb dele t\u00eb b\u00ebhet dash apo t\u00eb kund\u00ebrtat e tyre. Nj\u00eb cjap nuk mund t\u00eb b\u00ebhet dhi ose nj\u00eb dhi t\u00eb b\u00ebhet cjap. Nj\u00eb kal\u00eb s\u2019mund t\u00eb b\u00ebhet pel\u00eb, apo nj\u00eb lop\u00eb s\u2019mund t\u00eb b\u00ebhet ka, nj\u00eb pul\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebhet gjel&#8230;E k\u00ebshtu mund t\u00eb vazhdojm\u00eb me kafsh\u00eb, shpend\u00eb e gjallesa t\u00eb tjera\u201c. U zgjata p\u00ebr t\u2019i bindur se mendimet e tyre nuk q\u00ebndronin. Dhe buz\u00ebqesha me sinqeritet. Edhe klas\u00ebn e mbuloi humori. \u201ePo \u00e7far\u00eb gjinie biologjike jan\u00eb m\u00ebsues Lani e m\u00ebsuese Zena?\u201c , &#8211; pyeti nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs nga fundi i rreshtit t\u00eb majt\u00eb, kur ra pak ampituda e humorit. Ah, tani e kuptova q\u00eb finalja e gjith\u00eb situat\u00ebs s\u00eb krijuar paska qen\u00eb kjo. \u00c7\u2019mund t\u2019ju thosha?! N\u00eb fillim t\u00eb vitit m\u00ebsimor n\u00eb vazhdim, n\u00eb shkoll\u00ebn ton\u00eb kishin ardhur dy m\u00ebsues t\u00eb rinj, dyzet-dyzet e pes\u00eb vje\u00e7. M\u00eb par\u00eb kishin qen\u00eb n\u00eb shkolla t\u00eb tjera.<br \/>\nM\u00ebsues Lani para kat\u00ebr vitesh kishte qen\u00eb m\u00ebsuese Lana. M\u00eb d\u00ebshir\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb disa nd\u00ebrhyrje \u201et\u00eb specializuara\u201c dhe kishte ndodhur mrekullia. Nuk vishte m\u00eb fustan, bluza me tantella e jak\u00eb dekolde. As k\u00ebpuc\u00eb e sandale me taka. Vishte pantallona e k\u00ebpuc\u00eb burrash. Gjoksin e kishte b\u00ebr\u00eb pet\u00eb. Vetullat nuk i harkonte dhe nuk i rrallonte. Qerpik\u00ebt nuk i b\u00ebnte me rimel dhe thonjt\u00eb nuk i lyente. Flok\u00ebt i kishte shkurtuar, i qethte kare dhe faqet e mjekrr\u00ebn i rruante \u00e7do dit\u00eb. Nd\u00ebrsa m\u00ebsuese Zena para tre vitesh kishte qen\u00eb m\u00ebsues Zeni. Por u kishte th\u00ebn\u00eb<br \/>\n\u201elamtumir\u00eb\u201c p\u00ebrgjithmon\u00eb shijeve dhe veshjeve mashkullore. Kishte vepruar n\u00eb kah t\u00eb kund\u00ebrt me kolegun. Pantallonat i kishte z\u00ebvend\u00ebsuar me fustane me lule, bluzet golf me ato me jak\u00eb t\u00eb hapur. Mbathte k\u00ebpuc\u00eb e sandale me taka t\u00eb larta. Kishte depiluar pulpat e k\u00ebmb\u00ebve. Rruhej dy her\u00eb n\u00eb dit\u00eb. Tonifikonte fytyr\u00ebn. T\u00eb kuqt\u00eb e buz\u00ebve, me ngjyra t\u00eb ndezura, e nd\u00ebrronte \u00e7do dit\u00eb. Qerpik\u00ebt i ngarkonte si me boj\u00eb t\u00eb zez\u00eb k\u00ebpuc\u00ebsh nga ajo e NISH Kimikes. Vath\u00ebt i kishte t\u00eb r\u00ebnd\u00eb e t\u00eb zgjatur. Mbante varur gjerdan\u00eb me rruaza e perla. Thonjt\u00eb e gishtave t\u00eb dor\u00ebs i kishte me maj\u00eb dhe i ngjyroste. Flok\u00ebt e zgjatur i oksigjenonte&#8230;\u201c. I z\u00ebn\u00eb ngusht\u00eb po mendoja si mund t\u00eb dilja nga kjo situat\u00eb. \u201eKujtoni t\u00eb dashur nx\u00ebn\u00ebs se p\u00ebr disa folje kemi th\u00ebn\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb parregullta dhe nuk futen n\u00eb asnj\u00eb zgjedhim. Me sa duket edhe te frymor\u00ebt ka nga ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb parregullt me gjinit\u00eb biologjike. P\u00ebrpjekje t\u00eb kota. Nuk mund t\u00eb zhb\u00ebhen \u00e7\u2018ka krijuar Zoti dhe natyra. \u00cbnd\u00ebrra n\u00eb er\u00eb\u201c. Ndalova p\u00ebr nj\u00eb frym\u00ebmarrje. Vazhdova \u201eKur t\u00eb keni m\u00ebsim me ta, pyetini.<br \/>\nVet\u00eb do t\u2019jua thon\u00eb me sakt\u00ebsi gjinit\u00eb biologjike\u201c. Ora e m\u00ebsimit kishte mbaruar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Petrit Malushi \u201eGjinia e emrit ?!\u201c Ra zilja. Filloi ora e tret\u00eb. Kisha m\u00ebsim me klas\u00ebn 11-A. Me regjist\u00ebr n\u00eb dor\u00eb dola nga salla e m\u00ebsuesve, q\u00eb ndodhej n\u00eb katin e par\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs trekat\u00ebshe. Hyra n\u00eb klas\u00eb. P\u00ebrsh\u00ebndeta. U ula n\u00eb kated\u00ebr. Fillova apelin. Kontrollova detyrat e sht\u00ebpis\u00eb. Pyeta tre-kat\u00ebr nx\u00ebn\u00ebs p\u00ebr kontroll [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3404,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-3917","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-proze"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3917","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3917"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3917\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3918,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3917\/revisions\/3918"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3404"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3917"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3917"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3917"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}