{"id":3940,"date":"2026-01-24T00:44:07","date_gmt":"2026-01-23T23:44:07","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=3940"},"modified":"2026-01-24T00:44:12","modified_gmt":"2026-01-23T23:44:12","slug":"sokol-demaku-marre-nga-libri-kosova-pa-yll-ibrahim-rugova-president-paqesor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/01\/24\/sokol-demaku-marre-nga-libri-kosova-pa-yll-ibrahim-rugova-president-paqesor\/","title":{"rendered":"Sokol Demaku: Marr\u00eb nga libri &#8220;Kosova pa yll&#8221;-Ibrahim Rugova, president paq\u00ebsor"},"content":{"rendered":"<p>Sokol Demaku<\/p>\n<p>Si e paraqiten gazetaret e huaj Ibrahim Rugov\u00ebn n\u00eb vitet 90-ta n\u00eb koh\u00ebn e apartheidit serb ndaj shqiptareve dhe Kosov\u00ebs. Kjo m\u00eb s\u00eb miri del n\u00eb pah nga ana e gazetarit suedez t\u00eb gazetes ditore H\u00e4lsingbors posten S\u00f6ren Sammelius n\u00eb librine\u00a0 tij \u201dKosova pa yll\u201d botua n\u00eb Suedi n\u00eb vitin 1993, e p\u00ebrkthye n\u00eb shqip n\u00eb vitin 2025 nga Sokol Demaku<\/p>\n<p>Si e sheh Ibrahim Rugova t\u00eb ardhmen? \u2013 Nj\u00eb Republik\u00eb e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb zgjidhja e vetme. Por ne nuk duam t\u00eb vendosim kufij primitiv\u00eb t\u00eb rrept\u00eb dhe t\u00eb mbik\u00ebqyrur; p\u00ebrkundrazi! Synimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb rivendosim nj\u00eb jet\u00eb paq\u00ebsore, ku lidhjet ekonomike me ish-republikat jugosllave rivendosen. <strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong><strong>Ibrahim Rugova, president paq\u00ebsor<\/strong><\/p>\n<p>Si serb\u00ebt ashtu edhe shqiptar\u00ebt kan\u00eb mite komb\u00ebtare luftarake. Serb\u00ebt kan\u00eb princin Lazar dhe kalor\u00ebsin Milos, nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt kan\u00eb Sk\u00ebnderbeun e tyre. Megjithat\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb shekullit t\u00eb 20-t\u00eb ekziston nj\u00eb dallim i madh midis \u00ebndrrave komb\u00ebtare t\u00eb t\u00eb dy popujve dhe mjeteve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrdorin p\u00ebr t\u2019i realizuar ato. N\u00eb nj\u00eb poster n\u00eb Beograd lexoj nj\u00eb thirrje p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb \u201cm\u00ebnyr\u00eb mashkullore serbe\u201d. Politikan\u00ebt dhe udh\u00ebheq\u00ebsit e bandave paramilitare treguan n\u00eb Kroaci dhe Bosnj\u00eb se \u00e7far\u00eb n\u00ebnkupton kjo. Natyrisht, jo t\u00eb gjith\u00eb serb\u00ebt jan\u00eb nacionalist\u00eb. Ata p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pakic\u00eb shkat\u00ebrruese, e cila n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb vendimtare politike mori pushtetin dhe e p\u00ebrdori n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme, kur gjith\u00e7ka u lejua \u201cn\u00eb em\u00ebr t\u00eb kombit\u201d.<\/p>\n<p>Fiksimi militant i nacionalist\u00ebve serb\u00eb ndaj dhun\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb kontrast t\u00eb fort\u00eb me udh\u00ebheq\u00ebsin\u00eb shqiptare t\u00eb sotme, e cila p\u00ebrballet me mbizot\u00ebrimin ushtarak me paq\u00eb, nga bindja dhe nevoja. Me q\u00ebndrimin e tij jo-vet\u00ebdhunues t\u00eb frym\u00ebzuar nga Gandhi dhe me m\u00ebnyr\u00ebn e tij t\u00eb qet\u00eb dhe d\u00ebgjueshme, Ibrahim Rugova \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i popullarizuar mes popullsis\u00eb shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri i cili, si pak t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb, p\u00ebrballet me dhun\u00ebn me but\u00ebsi. M\u00eb 24 maj 1992, ai u zgjodh president i Kosov\u00ebs n\u00eb zgjedhje jozyrtare me nj\u00eb shumic\u00eb d\u00ebrrmuese.<\/p>\n<p>Nj\u00eb jav\u00eb pas zgjedhjeve, takoj p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Rugov\u00ebn n\u00eb ambientet e klubit t\u00eb shkrimtar\u00ebve n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Prishtin\u00ebs, ku partia e tij LDK, Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs, ka selin\u00eb qendrore. Ai ka nj\u00eb eleganc\u00eb t\u00eb leht\u00eb boheme, me flok\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb t\u00ebrhequr mbrapa dhe nj\u00eb shall m\u00ebndafshi rreth qaf\u00ebs. \u2013 Zgjedhjet ishin demokratike dhe t\u00eb drejta, edhe pse autoritetet serbe ngacmuan disa nga aktivist\u00ebt tan\u00eb, thot\u00eb Rugova.<\/p>\n<p>Ibrahim Rugova lindi n\u00eb vitin 1944 n\u00eb fshatin Cerrc\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Babai dhe gjyshi i tij u ekzekutuan n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb nga komunist\u00ebt, kur Ibrahim ishte vet\u00ebm nj\u00eb muajsh, n\u00eb fillim t\u00eb janarit 1945. Si student, Ibrahim Rugova shkruante poezi. Ai studioi let\u00ebrsin\u00eb shqipe n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs dhe m\u00eb von\u00eb edhe n\u00eb Paris, ku i shquari Roland Barthes u b\u00eb m\u00ebsuesi i tij. N\u00eb vitin 1984, ai mbrojti doktoratur\u00ebn.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb studimeve ai ishte redaktor i revistave <em>Bota e Re<\/em> dhe <em>Dituria<\/em>. Ai shkroi kritik\u00eb letrare dhe u pun\u00ebsua n\u00eb Institutin e Let\u00ebrsis\u00eb Shqipe n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, ku m\u00eb von\u00eb u em\u00ebrua profesor. Q\u00eb nga viti 1988 ai \u00ebsht\u00eb kryetar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb dhjetor 1990, ai u em\u00ebrua kryetar i LDK-s\u00eb, Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, me mbi 700,000 an\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>LDK fitoi zgjedhjet e majit 1992 me nj\u00eb shumic\u00eb d\u00ebrrmuese dhe mori 96 nga 100 mandatet n\u00eb loj\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre, n\u00eb kushtetut\u00ebn jozyrtare ekziston nj\u00eb dispozit\u00eb p\u00ebr 30 mandate t\u00eb tjera t\u00eb rezervuara, prej t\u00eb cilave 17 vende jan\u00eb rezervuar p\u00ebr komb\u00ebsi t\u00eb tjera n\u00eb Kosov\u00eb, kryesisht serb\u00eb dhe malazez\u00eb, dhe t\u00eb tjerat p\u00ebrdoren si mandate kompensuese p\u00ebr t\u00eb siguruar drejt\u00ebsin\u00eb e partive t\u00eb vogla. Zgjedhjet pasqyronin dilem\u00ebn e Kosov\u00ebs. 90 p\u00ebr qind e votuesve shpreh\u00ebn nj\u00ebkoh\u00ebsisht d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb shtet t\u00eb pavarur, Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs. Shqiptar\u00ebt nuk mund ta imagjinojn\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme ku jan\u00eb n\u00ebn sundimin serb. Dhe p\u00ebr serb\u00ebt nacionalist\u00eb \u00ebsht\u00eb e papranueshme t\u00eb heqin dor\u00eb nga Kosova, \u201cvatra e kultur\u00ebs serbe\u201d. Si mund t\u00eb shmanget q\u00eb k\u00ebto q\u00ebndrime t\u00eb papajtueshme t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb luft\u00eb?<\/p>\n<p>\u2013 Ne duhet t\u00eb nisim bisedime serioze mes popullsis\u00eb, e cila gradualisht nga viti 1989 ka krijuar nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb ngjashme me apartheid-in, ku nuk ekziston aspak komunikim midis shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve, edhe pse vet\u00ebm disa vjet m\u00eb par\u00eb kishte marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsore dhe kontakte profesionale midis individ\u00ebve nga grupet e ndryshme etnike. Por gjat\u00eb gjith\u00eb vitit 1992 dhe akoma n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1993 un\u00eb vet\u00eb p\u00ebrjetoj se si kjo moskomunikim krijon tensione t\u00eb padurueshme midis njer\u00ebzve dhe jep frym\u00ebzim p\u00ebr thashetheme t\u00eb vazhdueshme n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb ndikuar nga paranoja.<\/p>\n<p>Si e sheh Ibrahim Rugova t\u00eb ardhmen? \u2013 Nj\u00eb Republik\u00eb e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb zgjidhja e vetme. Por ne nuk duam t\u00eb vendosim kufij primitiv\u00eb t\u00eb rrept\u00eb dhe t\u00eb mbik\u00ebqyrur; p\u00ebrkundrazi! Synimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb rivendosim nj\u00eb jet\u00eb paq\u00ebsore, ku lidhjet ekonomike me ish-republikat jugosllave rivendosen. Shqiptar\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pakic\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb fqinje dhe shum\u00eb shqiptar\u00eb jetojn\u00eb edhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi. P\u00ebr shqiptar\u00ebt, kufijt\u00eb e but\u00eb, ku njer\u00ebzit mund t\u00eb l\u00ebvizin lirsh\u00ebm, edhe drejt Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, jan\u00eb nj\u00eb kusht themelor p\u00ebr jetes\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb Republik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs serb\u00ebt do t\u00eb b\u00ebhen pakic\u00eb. \u2013 Sot serb\u00ebt dominojn\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha sferat e jet\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb nj\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb re serb\u00ebve do t\u2019u garantohen t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat. Ata nuk do t\u00eb trajtohen si nj\u00eb \u201cpakic\u00eb\u201d, por si nj\u00eb \u201ckomb\u201d. Fjala \u201cpakic\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb e ngarkuar n\u00eb kontekstin jugosllav. N\u00eb Jugosllavin\u00eb e Titos kishte gjasht\u00eb republika. \u00c7do republik\u00eb kishte nj\u00eb popull mbajt\u00ebs, nj\u00eb \u201ckomb\u201d: kroat\u00ebt n\u00eb Kroaci, slloven\u00ebt n\u00eb Slloveni, e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Por megjith\u00ebse shqiptar\u00ebt ishin populli i tret\u00eb m\u00eb i madh n\u00eb ish-Jugosllavi, ata gjithmon\u00eb trajtoheshin si \u201cpakic\u00eb\u201d, me t\u00eb drejta shum\u00eb m\u00eb t\u00eb kufizuara kushtetuese sesa, p\u00ebr shembull, malazez\u00ebt, edhe pse k\u00ebta ishin duksh\u00ebm m\u00eb pak n\u00eb num\u00ebr se shqiptar\u00ebt. Por, meq\u00eb shqiptar\u00ebt kishin shtetin e tyre, Shqip\u00ebrin\u00eb, at\u00ebher\u00eb arsyetohej se ata ishin nj\u00eb pakic\u00eb n\u00eb Jugosllavi.<\/p>\n<p>\u2013 Ne shqiptar\u00ebt nuk mendojm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb kund\u00ebr serb\u00ebve q\u00eb ata kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ndaj nesh. Ne nuk kemi d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr hakmarrje. I k\u00ebrkoj Ibrahim Rugov\u00ebs t\u00eb tregoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb rreth asaj se si e mendon ai nj\u00eb Republik\u00eb t\u00eb pavarur t\u00eb Kosov\u00ebs. \u2013 Kosova e s\u00eb ardhmes duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb funksionoj\u00eb si nj\u00eb ur\u00eb mes Serbis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb dhe k\u00ebshtu t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr nj\u00eb konflikt shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. \u2013 Ne mund t\u00eb garantojm\u00eb gjithashtu nj\u00eb demilitarizim t\u00eb Kosov\u00ebs. Ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb forc\u00eb policore, por jo shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr. N\u00eb Beograd flitet shpesh p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb kulturore serbe, p\u00ebr kishat dhe manastiret e vjetra serbe n\u00eb Kosov\u00eb. K\u00ebto p\u00ebrmenden si nj\u00eb arsye pse Serbia nuk mund t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb kurr\u00eb nga Kosova.<\/p>\n<p>\u2013 N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk b\u00ebhet fjal\u00eb aspak p\u00ebr kisha dhe manastire, por p\u00ebr pasurit\u00eb e pasura natyrore t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb vlefshme miliona dollar\u00eb. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr minierat e plumbit, rezervat e qymyrit, termocentralet, fabrik\u00ebn e nikelit&#8230; gjat\u00eb periudh\u00ebs jugosllave kapitali transferohej nga republikat e pasura tek ato m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrat. Shum\u00eb para u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr nd\u00ebrtime luksoze prej guri dhe betoni, t\u00eb cilat shuan nd\u00ebrtimet e vjetra. Sot Prishtina \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet mjaft i mbingarkuar.<\/p>\n<p>\u2013 Parat\u00eb q\u00eb u investuan k\u00ebtu u b\u00ebn\u00eb vet\u00ebm tok\u00eb dhe hi&#8230; Ajo q\u00eb n\u00ebnkupton Rugova nuk jan\u00eb vet\u00ebm nd\u00ebrtimet luksoze, por edhe industrializimi i d\u00ebshtuar. Nj\u00eb shembull i till\u00eb \u00ebsht\u00eb fabrika e ferroniklit n\u00eb Kosov\u00eb, e nd\u00ebrtuar p\u00ebr t\u00eb prodhuar 12 000 ton nik\u00ebl n\u00eb vit, prej t\u00eb cilave dy t\u00eb tretat do t\u00eb eksportoheshin. N\u00eb vitin 1986, fabrika punonte me 70% t\u00eb kapacitetit t\u00eb planifikuar dhe kostot p\u00ebr nj\u00eb ton nik\u00ebl ishin dyfish m\u00eb t\u00eb larta sesa n\u00eb fabrikat p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb SHBA. Q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb eksportonte fare, fabrika duhej t\u00eb merrte nj\u00eb mb\u00ebshtetje gjigante shtet\u00ebrore. Nd\u00ebrkoh\u00eb, bler\u00ebsit vendas t\u00eb nikelit b\u00ebnin gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb importuar l\u00ebnd\u00eb t\u00eb par\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 Ne duam t\u2019i b\u00ebjm\u00eb gj\u00ebrat hap pas hapi. Tani kemi zgjedhur nj\u00eb parlament dhe nj\u00eb qeveri. Hapi tjet\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb rivendosur nj\u00eb jet\u00eb normale n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr t\u00eb normalizuar t\u00eb gjitha sektor\u00ebt k\u00ebtu dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb popullsia shqiptare t\u00eb mund t\u00eb filloj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri pun\u00ebn. Por v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb jan\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. \u2013 Megjithat\u00eb ne duhet t\u00eb jemi pragmatik\u00eb. Kemi frik\u00eb se njer\u00ebzit do t\u00eb lodhen dhe do t\u00eb marrin arm\u00ebt. Kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb tragjedi e jasht\u00ebzakonshme. Njer\u00ebzit gjithmon\u00eb kan\u00eb dashur zgjidhje paq\u00ebsore. Ne duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb asaj rruge.<\/p>\n<p>Ibrahim Rugova d\u00ebshiron ta p\u00ebrdor\u00eb historin\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr nga shumica n\u00eb Jugosllavin\u00eb q\u00eb po shp\u00ebrb\u00ebhej. \u2013 Tani t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb diskutime kthehen tek viti 1941, flasin p\u00ebr gjenocid \u2013 dhe e p\u00ebrs\u00ebrisin vazhdimisht. Serb\u00ebt duan q\u00eb imazhi i tyre negativ i historis\u00eb t\u00eb konfirmohet. Un\u00eb vet\u00eb dua t\u00eb mb\u00ebshtetem tek gj\u00ebrat pozitive dhe t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb mendoj m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen, se si mund t\u00eb nxjerrim m\u00ebsime nga historia, n\u00eb vend q\u00eb ta shfryt\u00ebzojm\u00eb at\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr interesat tona.<\/p>\n<p>\u2013 Ne nuk duhet t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb tret\u00eb bot\u00ebrore n\u00eb Evrop\u00eb, me arm\u00eb b\u00ebrthamore dhe teknologji t\u00eb avancuar ushtarake. Kjo do t\u00eb ishte tep\u00ebr e tmerrshme. Pas intervist\u00ebs marr nj\u00eb kopje t\u00eb librit t\u00eb Ibrahim Rugov\u00ebs <em>Pavar\u00ebsia dhe demokracia<\/em> me nj\u00eb dedikim n\u00eb fr\u00ebngjisht: <em>\u00abavec les meilleurs souvenir de notre rencontre\u00bb<\/em> (\u201cme kujtimet m\u00eb t\u00eb mira nga takimi yn\u00eb\u201d).<\/p>\n<p>N\u00eb lib\u00ebr ka pjes\u00eb n\u00eb anglisht dhe gjithashtu nj\u00eb paraqitje t\u00eb biografis\u00eb personale t\u00eb autorit. Lexoj:<br \/>\nGjyshi i Ibrahim Rugov\u00ebs jetoi nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe ishte nj\u00eb mjesht\u00ebr i aft\u00eb gur\u00ebgdhend\u00ebs dhe drujtar. Ai nd\u00ebrtoi p\u00ebr gjat\u00eb nj\u00ebzet vjet\u00ebsh kull\u00ebn e vet tradicionale nga blloqe mermeri. Prej tij Ibrahimi trash\u00ebgoi durimin, qet\u00ebsin\u00eb shpirt\u00ebrore, vendosm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ishte e drejt\u00eb dhe aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebzhgua.<\/p>\n<p>N\u00ebna e Ibrahim Rugov\u00ebs, Sofia, ishte e aft\u00eb n\u00eb q\u00ebndisje. \u201cPrej saj djali m\u00ebsoi nj\u00eb qasje humanitare dhe nj\u00eb dashuri p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.\u201d At\u00eb mbr\u00ebmje b\u00ebhemi nj\u00eb grup i madh dhe dalim t\u00eb ham\u00eb s\u00eb bashku. Un\u00eb kam rastin t\u00eb udh\u00ebtoj n\u00eb makin\u00ebn e Rugov\u00ebs dhe mund t\u00eb shoh vet\u00eb ngroht\u00ebsin\u00eb e ndjenjave q\u00eb zgjon pamja e tij tek kalimtar\u00ebt. Por jo t\u00eb gjith\u00eb ushqejn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat ndjenja. Disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Ibrahim Rugova kishte qen\u00eb objekt i nj\u00eb atentati. Dikush kishte hedhur nga nj\u00eb pallat nj\u00eb shishe drejt tij. Ajo humbi sh\u00ebnjestr\u00ebn me disa metra.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sokol Demaku Si e paraqiten gazetaret e huaj Ibrahim Rugov\u00ebn n\u00eb vitet 90-ta n\u00eb koh\u00ebn e apartheidit serb ndaj shqiptareve dhe Kosov\u00ebs. Kjo m\u00eb s\u00eb miri del n\u00eb pah nga ana e gazetarit suedez t\u00eb gazetes ditore H\u00e4lsingbors posten S\u00f6ren Sammelius n\u00eb librine\u00a0 tij \u201dKosova pa yll\u201d botua n\u00eb Suedi n\u00eb vitin 1993, e p\u00ebrkthye [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3708,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-3940","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3940","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3940"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3940\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3941,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3940\/revisions\/3941"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3708"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3940"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3940"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3940"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}