{"id":3955,"date":"2026-01-28T08:32:14","date_gmt":"2026-01-28T07:32:14","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=3955"},"modified":"2026-01-28T08:32:19","modified_gmt":"2026-01-28T07:32:19","slug":"ragip-gjoshi-fjalori-si-pasqyre-e-gjuhes-dhe-instrument-i-normes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/01\/28\/ragip-gjoshi-fjalori-si-pasqyre-e-gjuhes-dhe-instrument-i-normes\/","title":{"rendered":"Ragip GJOSHI: Fjalori si pasqyr\u00eb e gjuh\u00ebs dhe instrument i norm\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Fjalori si pasqyr\u00eb e gjuh\u00ebs dhe instrument i norm\u00ebs<br \/>\nTFJALORI I MADH I GJUH\u00cbS SHQIPE: NJ\u00cb ND\u00cbRMARRJE THEMELPORE E LEKSIKOGRAFIS\u00cb BASHK\u00cbKOHORE<br \/>\n\u201cFjalor\u00ebt jan\u00eb magazinat e m\u00ebdha t\u00eb pasuris\u00eb gjuh\u00ebsore t\u00eb nj\u00eb kombi.\u201d- (Gj. Shkurtaj)<br \/>\nRagip GJOSHI<\/p>\n<p>Fjalori i Madh i Gjuh\u00ebs Shqipe p\u00ebrfaq\u00ebson nd\u00ebrmarrjen m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb leksikografike n\u00eb historin\u00eb e shqipes, si nga v\u00ebllimi i nj\u00ebsive leksikore, ashtu edhe nga funksionet e tij norm\u00ebzuese dhe informuese. Ky punim synon t\u00eb analizoj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj vepre p\u00ebr<br \/>\nzhvillimin e gjuh\u00ebs shqipe, p\u00ebr leksikologjin\u00eb dhe leksikografin\u00eb shqiptare, duke u ndalur n\u00eb parimet e hartimit, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb metodologjike, si dhe n\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb dhe mang\u00ebsit\u00eb e saj. Trajtimi mb\u00ebshtetet n\u00eb qasje shkencore deskriptive dhe kritike, duke e par\u00eb fjalorin si instrument standardizimi, por edhe si arkiv t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb leksikore t\u00eb shqipes. Ky punim analizon hartimin dhe publikimin e Fjalorit t\u00eb madh t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, si vepra m\u00eb voluminoze leksikografike e shqipes, duke u ndalur n\u00eb parimet metodologjike dhe institucionale q\u00eb kan\u00eb shoq\u00ebruar realizimin e tij. N\u00eb fokus vendoset mungesa e bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrakademik nd\u00ebrmjet Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe<br \/>\nAkademis\u00eb s\u00eb Shkencave dhe Arteve t\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe implikimet q\u00eb kjo qasje ka p\u00ebr standardizimin, nj\u00ebsimin dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin gjith\u00ebkomb\u00ebtar t\u00eb leksikut t\u00eb shqipes.Fjalori&#8230; p\u00ebrfaq\u00ebson nd\u00ebrmarrjen m\u00eb voluminoze dhe m\u00eb ambicioze t\u00eb leksikografis\u00eb shqiptar deri m\u00eb sot. Me mbi nj\u00ebqind mij\u00eb nj\u00ebsi leksikore dhe nj\u00eb aparat t\u00eb gjer\u00eb kuptimor e frazeologjik, kjo vep\u00ebr synon t\u00eb pasqyroj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse leksikun\u00a0 shqipes bashk\u00ebkohore dhe t\u00eb konsolidoj\u00eb norm\u00ebn letrare standarde. Ky artikull e trajton Fjalorin si arritje madhore t\u00eb leksikologjis\u00eb shqiptare, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht e problematizon procesin e hartimit dhe dimensionin institucional t\u00eb standardizimit t\u00eb leksikut. Duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb parimet teorike t\u00eb leksikologjis\u00eb dhe leksikografis\u00eb, studimi argumenton se mungesa e nj\u00eb konsensusi t\u00eb gjer\u00eb nd\u00ebrinstitucional e relativizon pretendimin enfjalorit p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim mbar\u00ebkomb\u00ebtar, duke e vendosur vepr\u00ebn n\u00eb nj\u00eb tension t\u00eb vazhduesh\u00ebm midis autoritetit shkencor dhe legjitimitetit normativ.<br \/>\nFjal\u00ebky\u00e7e: leksikologji, leksikografi, fjalor normativ, shqipja standarde, standardizim gjuh\u00ebsor<br \/>\nFjalori dhe leksikologjia themele t\u00eb dijes gjuh\u00ebsore Fjalori p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga format m\u00eb t\u00eb plota t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb gjuh\u00ebs n\u00eb trajt\u00eb t\u00eb kodifikuar.<br \/>\nAi nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb list\u00eb fjal\u00ebsh me shpjegime kuptimore, por nj\u00eb sistem i organizuar njohurish p\u00ebr leksikun, p\u00ebr strukturat semantike, p\u00ebr norm\u00ebn gjuh\u00ebsore dhe p\u00ebr p\u00ebrdorimin real t\u00eb gjuh\u00ebs n\u00eb koh\u00eb dhe hap\u00ebsir\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, fjalori \u00ebsht\u00eb produkt i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i leksikologjis\u00eb, si deg\u00eb e gjuh\u00ebsis\u00eb q\u00eb studion fjal\u00ebn, kuptimin, struktur\u00ebn dhe marr\u00ebdh\u00ebniet leksikore, si dhe i leksikografis\u00eb, e cila merret me<br \/>\nparimet, metodat dhe praktikat e hartimit t\u00eb fjalor\u00ebve. Leksikologjia ofron baz\u00ebn teorike, nd\u00ebrsa leksikografia realizon zbatimin praktik t\u00eb k\u00ebsaj baze n\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr konkrete. Nj\u00eb fjalor i madh shpjegues p\u00ebrfaq\u00ebson kulmin e bashk\u00ebveprimit nd\u00ebrmjet k\u00ebtyre dy fushave, sepse synon t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb, t\u00eb p\u00ebrzgjedh\u00eb, t\u00eb sistemoj\u00eb dhe t\u00eb norm\u00ebzoj\u00eb pasurin\u00eb leksikore t\u00eb nj\u00eb gjuhe n\u00eb nj\u00eb stad t\u00eb caktuar t\u00eb<br \/>\nzhvillimit t\u00eb saj.<br \/>\n1. Nevoja historike dhe shkencore p\u00ebr nj\u00eb fjalor t\u00eb madh t\u00eb shqipes N\u00ebse i b\u00ebhet nj\u00eb lexim kritik n\u00eb drit\u00ebn e parimeve t\u00eb leksikologjis\u00eb dhe leksikografis\u00eb shqiptare,hetohet se gjuha shqipe, si gjuh\u00eb me tradit\u00eb t\u00eb gjat\u00eb historike dhe me nj\u00ebshtrirje t\u00eb gjer\u00eb gjeografike, ka njohur zhvillime t\u00eb vazhdueshme leksikore, sidomos gjat\u00eb dekadave t\u00eb fundit. Ndryshimet shoq\u00ebrore, kulturore, teknologjike dhe<br \/>\nkomunikative kan\u00eb prodhuar shtresa t\u00eb reja fjal\u00ebsh, kuptimesh, shprehjesh dhe strukturash frazeologjike, t\u00eb cilat nuk mund t\u00eb pasqyroheshin m\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00ebnmjaftueshme nga fjalor\u00ebt e v\u00ebllimit t\u00eb mes\u00ebm t\u00eb shekullit XX.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, hartimi i nj\u00eb fjalori t\u00eb madh shpjegues paraqitet si domosdoshm\u00ebri shkencore dhe kulturore, sepse ai:plot\u00ebson nj\u00eb boshll\u00ebk t\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00ebbinfrastruktur\u00ebn gjuh\u00ebsore t\u00eb shqipes;ofron nj\u00eb pasqyr\u00eb m\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb leksikut aktiv dhe pasiv;sh\u00ebrben si instrument norm\u00ebzues p\u00ebr p\u00ebrdorimin e shqipes standarde;dhe krijon baz\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr studime t\u00eb m\u00ebtejshme leksikologjike, semantike dhe<br \/>\nsociolinguistike.<br \/>\n2. R\u00ebnd\u00ebsia e Fjalorit t\u00eb madh p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe<br \/>\nR\u00ebnd\u00ebsia e nj\u00eb fjalori t\u00eb madh p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe shfaqet n\u00eb disa plane themelore:<br \/>\nR\u00ebnd\u00ebsia norm\u00ebzuese,r\u00ebnd\u00ebsia norm\u00ebzuese,dhe r\u00ebnd\u00ebsia kulturore dhe identitare. Fjalori i madh ka funksion par\u00ebsor normativ. Ai p\u00ebrcakton se cilat nj\u00ebsi leksikore jan\u00eb pjes\u00eb e norm\u00ebs letrare dhe si duhet t\u00eb p\u00ebrdoren ato n\u00eb ligj\u00ebrim t\u00eb shkruar e t\u00eb folur. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ai kontribuon n\u00eb:ruajtjen e kohezionit gjuh\u00ebsor;shmangien e p\u00ebrdorimeve t\u00eb paq\u00ebndrueshme ose t\u00eb pasakta;dhe forcimin e standardit n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e<br \/>\nkomunikimit publik. Krahas norm\u00ebs, fjalori p\u00ebrfshin edhe elemente informuese, duke pasqyruar forma jo normative, dialektore ose historike, t\u00eb sh\u00ebnuara si t\u00eb tilla. Kjo e b\u00ebn fjalorin jo vet\u00ebm nj\u00eb mjet rregullues, por edhe nj\u00eb arkiv t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb kujtes\u00ebs gjuh\u00ebsore.<\/p>\n<p>Fjalori sh\u00ebrben si d\u00ebshmi e pasuris\u00eb shpreh\u00ebse t\u00eb shqipes dhe si element i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i identitetit komb\u00ebtar. P\u00ebrmes tij ruhen dhe transmetohen m\u00ebnyra t\u00eb menduarit, p\u00ebrfytyrimit dhe shprehjes s\u00eb realitetit, t\u00eb formuara nd\u00ebr shekuj.<br \/>\n3. R\u00ebnd\u00ebsia p\u00ebr leksikologjin\u00eb dhe leksikografin\u00eb shqiptare<br \/>\nNga pik\u00ebpamja shkencore, fjalori i madh p\u00ebrb\u00ebn:nj\u00eb laborator t\u00eb dh\u00ebnash p\u00ebr analiz\u00ebn e struktur\u00ebs leksikore dhe semantike t\u00eb shqipes;nj\u00eb pik\u00eb referimi p\u00ebr studimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve sinonimike, antonimike, hiperonimike dhe frazeologjike;dhe nj\u00eb model metodologjik p\u00ebr hartimin e fjalor\u00ebve t\u00eb specializuar ose t\u00eb tipave t\u00eb tjer\u00eb. Ai sh\u00ebnon gjithashtu nj\u00eb stad t\u00eb ri n\u00eb zhvillimin e leksikografis\u00eb shqiptare, duke<br \/>\nkonsoliduar p\u00ebrvoj\u00ebn e m\u00ebparshme dhe duke e \u00e7uar at\u00eb drejt standardeve bashk\u00ebkohore, p\u00ebrfshir\u00eb edhe dimensionin digjital.<br \/>\n4. Udh\u00eb e hartimit dhe parimet metodologjike<br \/>\nHartimi i nj\u00eb fjalori t\u00eb k\u00ebtij lloji k\u00ebrkon:nj\u00eb projekt t\u00eb qart\u00eb shkencor;p\u00ebrcaktim t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb kritereve t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb leksikut;mb\u00ebshtetje n\u00eb korpuse t\u00eb gjera tekstesh t\u00eb shkruara dhe t\u00eb folura;dhe p\u00ebrdorimin e kartotekave leksikore dhe frazeologjike.<br \/>\nProcesi p\u00ebrfshin faza t\u00eb shumta: mbledhjen e materialit, seleksionimin, p\u00ebrpunimin semantik, sh\u00ebnimin gramatikor dhe stilistik, redaktimin shkencor dhe teknik, si dhe verifikimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb norm\u00ebs.<br \/>\n5. V\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00eb hartimin e fjalorit<br \/>\nNd\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb kryesore mund t\u00eb ve\u00e7ohen:p\u00ebrmasat shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb materialit leksikor;larmia territoriale dhe stilistike e shqipes;p\u00ebrcaktimi i kufirit nd\u00ebrmjet norm\u00ebs dhe p\u00ebrdorimit real;dhe dinamika e vazhdueshme e gjuh\u00ebs, q\u00eb e b\u00ebn fjalorin nj\u00eb vep\u00ebr<br \/>\ngjithnj\u00eb t\u00eb hapur ndaj plot\u00ebsimeve. K\u00ebtyre u shtohen edhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb institucionale dhe organizative, t\u00eb cilat ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb koherenc\u00ebn dhe pranueshm\u00ebrin\u00eb e gjer\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs.<br \/>\n6. R\u00ebnd\u00ebsia e Fjalorit t\u00eb Madh t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe: arritje kulmore leksikologjike apo standardizim pa konsensus mbar\u00ebkomb\u00ebtar?<br \/>\nFjalori, si form\u00eb e kodifikuar e dijes gjuh\u00ebsore, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb mjet themelor p\u00ebr ruajtjen dhe zhvillimin e gjuh\u00ebs standarde. N\u00eb rastin e shqipes, nevoja p\u00ebr nj\u00eb fjalor t\u00eb madh shpjegues ka qen\u00eb e ndjeshme, p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimeve t\u00eb thella shoq\u00ebrore, kulturore ndhe teknologjike q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb zgjerim t\u00eb ndjesh\u00ebm t\u00eb leksikut.<br \/>\nR\u00ebnd\u00ebsia e k\u00ebsaj vepre q\u00ebndron, s\u00eb pari, n\u00eb funksionin e saj norm\u00ebzues, duke p\u00ebrcaktuar p\u00ebrdorimin e q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb fjal\u00ebve n\u00eb gjuh\u00ebn letrare. S\u00eb dyti, ajo ka funksion pasqyrues, pasi p\u00ebrfshin nj\u00ebsi leksikore nga shtresa t\u00eb ndryshme stilistike, historike dhe territoriale, t\u00eb sh\u00ebnuara sipas statusit t\u00eb tyre gjuh\u00ebsor.<br \/>\nNga pik\u00ebpamja leksikologjike, fjalori ofron nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb dh\u00ebnash p\u00ebr studimin e struktur\u00ebs semantike dhe frazeologjike t\u00eb shqipes. Nga ana leksikografike, ai sh\u00ebnon nj\u00eb stad t\u00eb ri metodologjik, duke bashkuar tradit\u00ebn me k\u00ebrkesat bashk\u00ebkohore, p\u00ebrfshir\u00eb<br \/>\nedhe format digjitale t\u00eb konsultimit.<br \/>\nMegjithat\u00eb, p\u00ebrmasat e m\u00ebdha t\u00eb materialit, dinamika e gjuh\u00ebs dhe sfidat institucionale paraqesin v\u00ebshtir\u00ebsi objektive, t\u00eb cilat k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsim t\u00eb vazhduesh\u00ebm dhe bashk\u00ebrendim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb shkencor.<br \/>\nFjalori si objekt studimi gjuh\u00ebsor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga format m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb institucionalizimit t\u00eb gjuh\u00ebs. Ai p\u00ebrfaq\u00ebson nd\u00ebrthurjen e teoris\u00eb leksikologjike me praktik\u00ebn leksikografike dhe sh\u00ebrben si baz\u00eb p\u00ebr norm\u00ebzimin dhe kultivimin e gjuh\u00ebs standarde.<br \/>\nNevoja p\u00ebr nj\u00eb Fjalor t\u00eb madh shpjegues,pas disa dekadash p\u00ebrdorimi t\u00eb fjalor\u00ebve t\u00eb v\u00ebllimit t\u00eb mes\u00ebm, shqipja kishte nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, q\u00eb t\u00eb pasqyronte zhvillimet e reja leksikore, zgjerimin semantik dhe shtres\u00ebzimin stilistik t\u00eb fjal\u00ebs.<br \/>\nR\u00ebnd\u00ebsia p\u00ebr leksikologjin\u00eb shqiptare \u00ebsht\u00eb shum\u00ebpal\u00ebshe. Fjalorit t\u00eb madh sh\u00ebrben si korpus i strukturuar p\u00ebr analiz\u00ebn e kuptimeve, marr\u00ebdh\u00ebnieve semantike dhe frazeologjike, duke krijuar mund\u00ebsi p\u00ebr studime t\u00eb thelluara shkencore.Madje,r\u00ebnd\u00ebsia p\u00ebr leksikografin\u00eb shqiptare e k\u00ebsaj vepre p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb model metodologjik, ku p\u00ebrvoja e m\u00ebparshme leksikografike kombinohet me kritere t\u00eb reja p\u00ebrzgjedhjeje dhe p\u00ebrshkrimi t\u00eb nj\u00ebsive leksikore.P\u00ebr finalizimin e ti ishin nj\u00eb vist\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsish, p\u00ebrpar\u00ebsish dhe mang\u00ebsish.Nd\u00ebr p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb kryesore jan\u00eb v\u00ebllimi, funksioni normativ dhe pasurimi i frazeologjis\u00eb. Mang\u00ebsit\u00eb lidhen kryesisht me kufizimet e p\u00ebrfaq\u00ebsimit<br \/>\nterritorial dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr konsensus m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb shkencor.<br \/>\n7. Fjalori si institucion shkencor dhe akt norm\u00ebzues<br \/>\nKjo trajtes\u00eb e sheh Fjalorin e Madh t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe jo vet\u00ebm si arritje shkencore, por edhe si produkt t\u00eb nj\u00eb procesi kompleks institucional. Nd\u00ebrsa vepra synon t\u00eb paraqitet si pasqyr\u00eb e leksikut mbar\u00ebkomb\u00ebtar, procesi i hartimit t\u00eb saj ngre \u00e7\u00ebshtje lidhur me<br \/>\np\u00ebrfaq\u00ebsimin e barabart\u00eb t\u00eb hap\u00ebsirave shqipfol\u00ebse dhe me rolin e bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrinstitucional n\u00eb standardizimin e gjuh\u00ebs.<br \/>\nN\u00eb aspektin normativ, fjalori forcon standardin e shqipes, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht rrezikon t\u00eb perceptohet si produkt i nj\u00eb qendre t\u00eb vetme vendimmarr\u00ebse. N\u00eb aspektin informues, ai p\u00ebrfshin elemente nga dialektet dhe t\u00eb folmet, por mbetet e diskutueshme n\u00ebse ky<br \/>\np\u00ebrfshirje reflekton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb proporcionale gjith\u00eb larmin\u00eb territoriale t\u00eb shqipes. Krahasimi nd\u00ebrmjet qasjeve institucionale n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb tregon se standardizimi i leksikut k\u00ebrkon jo vet\u00ebm kompetenc\u00eb shkencore, por edhe marr\u00ebveshje t\u00eb q\u00ebndrueshme akademike. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb tyre, edhe veprat madhore rrezikojn\u00eb t\u00eb mbeten objekt debatesh m\u00eb shum\u00eb sesa pika bashkimi.<br \/>\nN\u00eb gjuh\u00ebsin\u00eb bashk\u00ebkohore, fjalori nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb thjesht nj\u00eb mjet referimi praktik, por nj\u00eb institucion shkencor i kodifikimit t\u00eb gjuh\u00ebs. Ai p\u00ebrfaq\u00ebson kulmin e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb vet\u00ebdijshme shkencore n\u00eb sistemin leksikor, duke p\u00ebrcaktuar jo vet\u00ebm kuptimet e<br \/>\nfjal\u00ebve, por edhe statusin e tyre normativ, stilistik dhe funksional (Hartmann &amp;amp; James 2002).<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr teorik, Fjalori i Madh i Gjuh\u00ebs Shqipe p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb akt norm\u00ebzues me pesh\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. \u00c7do p\u00ebrzgjedhje, \u00e7do p\u00ebrjashtim dhe \u00e7do sh\u00ebnim stilistik n\u00eb k\u00ebt\u00eb fjalor \u00ebsht\u00eb, n\u00eb thelb, nj\u00eb akt autoritar mbi gjuh\u00ebn. Prandaj, analiza e tij nuk mund t\u00eb kufizohet vet\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e p\u00ebrmasave dhe pasuris\u00eb s\u00eb l\u00ebnd\u00ebs, por duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb edhe legjitimitetin e procesit norm\u00ebzues.<br \/>\n8. Arritja leksikologjike: zgjerimi i horizontit t\u00eb pasuris\u00eb leksikore<br \/>\nNga k\u00ebndv\u00ebshtrimi strikt leksikologjik, Fjalori i Madh i Gjuh\u00ebs Shqipe p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb arritje t\u00eb padiskutueshme. Krahasuar me fjalor\u00ebt e m\u00ebparsh\u00ebm shpjegues, ai sjell:nj\u00eb zgjerim t\u00eb ndjesh\u00ebm t\u00eb fondit leksikor t\u00eb regjistruar;nj\u00eb pasurim t\u00eb strukturave kuptimore t\u00eb<br \/>\nfjal\u00ebve;nj\u00eb p\u00ebrfshirje m\u00eb sistemore t\u00eb frazeologjis\u00eb;dhe nj\u00eb pasqyrim m\u00eb t\u00eb duksh\u00ebm t\u00eb leksikut t\u00eb shtres\u00ebs pasive.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, fjalori funksionon si nj\u00eb korpus i kodifikuar, i domosdosh\u00ebm p\u00ebr analiz\u00ebn semantike, p\u00ebr studimin e ndryshimeve kuptimore dhe p\u00ebr hulumtimin e dinamik\u00ebs s\u00eb leksikut shqiptar (Thomai 2021). Ai e konfirmon leksikologjin\u00eb shqiptare si disiplin\u00eb t\u00eb konsoliduar dhe t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr projekte madhore.<br \/>\n9. Norm\u00ebzimi leksikor dhe rreziku i absolutizimit t\u00eb standardit<br \/>\nFunksioni normativ i fjalorit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pikat e tij m\u00eb t\u00eb forta, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe m\u00eb problematiket. N\u00eb kushtet e nj\u00eb gjuhe pluricentrike n\u00eb p\u00ebrdorim, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shqipja, norm\u00ebzimi leksikor k\u00ebrkon nj\u00eb ekuilib\u00ebr delikat midis:standardit t\u00eb kodifikuar;p\u00ebrdorimit real n\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb ndryshme shqipfol\u00ebse dhe tradit\u00ebs leksikore t\u00eb shkruar dhe t\u00eb folur.<br \/>\nFjalori i Madh i Gjuh\u00ebs Shqipe, ndon\u00ebse deklaron se nuk vendos kufizime territoriale, mbetet kryesisht i orientuar nga nj\u00eb qend\u00ebr e vetme norm\u00ebzuese. Kjo krijon rrezikun e absolutizimit t\u00eb standardit, ku norma nuk shihet si marr\u00ebveshje e hapur shkencore, por si produkt p\u00ebrfundimtar i nj\u00eb autoriteti institucional (Bugarski 2004).<br \/>\n10. Problemi institucional: standardizim pa konsensus<\/p>\n<p>Pika m\u00eb polemike e k\u00ebsaj nd\u00ebrmarrjeje lidhet me procesin institucional t\u00eb hartimit.<br \/>\nN\u00eb tradit\u00ebn e gjuh\u00ebsis\u00eb evropiane, fjalor\u00ebt normativ\u00eb komb\u00ebtar\u00eb zakonisht jan\u00eb produkt i bashk\u00ebpunimit t\u00eb gjer\u00eb akademik dhe nd\u00ebrinstitucional (Atkins &amp;amp; Rundell 2008).<br \/>\nN\u00eb rastin e Fjalorit t\u00eb Madh t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe, mungesa e nj\u00eb konsensusi t\u00eb plot\u00eb nd\u00ebrmjet institucioneve kryesore shkencore shqiptare e vendos vepr\u00ebn n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuar: ajo \u00ebsht\u00eb shkenc\u00ebrisht e fuqishme, por institucionalisht e kontestueshme.<br \/>\nKjo situat\u00eb krijon nj\u00eb paradoks themelor: nj\u00eb fjalor q\u00eb synon t\u00eb jet\u00eb mbar\u00ebkomb\u00ebtar, por q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb produkt i nj\u00eb marr\u00ebveshjeje mbar\u00ebkomb\u00ebtare. Nj\u00eb standard i till\u00eb rrezikon t\u00eb perceptohet m\u00eb shum\u00eb si norm\u00eb e imponuar sesa si norm\u00eb e pranuar.<br \/>\n11. Leksikografia si proces i hapur, jo si akt p\u00ebrfundimtar<br \/>\nNj\u00eb tjet\u00ebr problem thelb\u00ebsor lidhet me konceptimin e fjalorit si vep\u00ebr e mbyllur.<br \/>\nLeksikografia moderne e sheh fjalorin si proces dinamik, t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuesh\u00ebm dhe t\u00eb hapur ndaj kritik\u00ebs shkencore (Svens\u00e9n 2009).<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, \u00e7do tentativ\u00eb p\u00ebr ta paraqitur Fjalorin e Madh si \u201cp\u00ebrmbushje p\u00ebrfundimtare\u201d t\u00eb nevojave leksikore t\u00eb shqipes \u00ebsht\u00eb teorikisht e pambrojtshme.<br \/>\nP\u00ebrkundrazi, vepra duhet par\u00eb si baz\u00eb fillestare p\u00ebr debat, jo si pik\u00eb p\u00ebrfundimtare e standardizimit.<br \/>\n12. Vler\u00ebsim kritik: arritje madhore, por jo pa kosto<br \/>\nDuke e vler\u00ebsuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, Fjalori i Madh i Gjuh\u00ebs Shqipe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arritje kulmore e leksikologjis\u00eb shqiptare;nj\u00eb d\u00ebshmi e kapacitetit shkencor p\u00ebr projekte t\u00eb m\u00ebdha;nj\u00eb mjet i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm p\u00ebr arsimin, kultur\u00ebn dhe studimin e gjuh\u00ebs.Por nj\u00ebkoh\u00ebsisht ai \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb shembull i standardizimit t\u00eb realizuar pa konsensus t\u00eb plot\u00eb;nj\u00eb vep\u00ebr q\u00eb hap m\u00eb shum\u00eb pyetje sesa i mbyll debatet;dhe nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e politik\u00ebs gjuh\u00ebsore shqiptare.<br \/>\nP\u00ebrfundime<br \/>\nFjalori i Madh i Gjuh\u00ebs Shqipe p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb arritje madhore n\u00eb historin\u00eb e gjuh\u00ebsis\u00eb shqiptare. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht mjet shkencor, instrument normativ dhe pasuri kulturore, q\u00eb i sh\u00ebrben jo vet\u00ebm brezit t\u00eb sot\u00ebm, por edhe atyre q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb.<br \/>\nPavar\u00ebsisht v\u00ebshtir\u00ebsive dhe debatit shkencor q\u00eb e shoq\u00ebron, nj\u00eb vep\u00ebr e till\u00eb mbetet themel i domosdosh\u00ebm p\u00ebr studimin, p\u00ebrdorimin dhe kultivimin e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e saj funksionale.<br \/>\nFjalori i Madh i Gjuh\u00ebs Shqipe sh\u00ebnon nj\u00eb moment historik n\u00eb zhvillimin e leksikografis\u00eb shqiptare. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arritje e madhe shkencore, por edhe nj\u00eb prov\u00eb se standardizimi i gjuh\u00ebs nuk mund t\u00eb jet\u00eb akt unilateral. Vet\u00ebm p\u00ebrmes bashk\u00ebpunimit t\u00eb gjer\u00eb akademik dhe nj\u00eb dialogu t\u00eb hapur shkencor, kjo vep\u00ebr mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet nga burim polemikash n\u00eb pik\u00eb reale bashkimi t\u00eb gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs gjuh\u00ebsore shqiptare.<br \/>\nFjalori i Madh i Gjuh\u00ebs Shqipe p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb gur themeli p\u00ebr zhvillimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb studimeve gjuh\u00ebsore dhe p\u00ebr p\u00ebrdorimin e q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb shqipes standarde.<\/p>\n<p>Bibliografi<br \/>\nAtkins, B. T. Sue, and Michael Rundell. 2008. The Oxford Guide to Practical<br \/>\nLexicography. Oxford: Oxford University Press.<br \/>\nBugarski, Ranko. 2004. Language in the Social Context. Belgrade: XX Century Fund.<br \/>\nHartmann, R. R. K., and Gregory James. 2002. Dictionary of Lexicography. London:<br \/>\nRoutledge.<br \/>\nSvens\u00e9n, Bo. 2009. A Handbook of Lexicography. Cambridge: Cambridge University<br \/>\nPress.<br \/>\nThomai, Jani. 2021. Leksikologjia e gjuh\u00ebs shqipe. Tiran\u00eb: Akademia e Shkencave e<br \/>\nShqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjalori si pasqyr\u00eb e gjuh\u00ebs dhe instrument i norm\u00ebs TFJALORI I MADH I GJUH\u00cbS SHQIPE: NJ\u00cb ND\u00cbRMARRJE THEMELPORE E LEKSIKOGRAFIS\u00cb BASHK\u00cbKOHORE \u201cFjalor\u00ebt jan\u00eb magazinat e m\u00ebdha t\u00eb pasuris\u00eb gjuh\u00ebsore t\u00eb nj\u00eb kombi.\u201d- (Gj. Shkurtaj) Ragip GJOSHI Fjalori i Madh i Gjuh\u00ebs Shqipe p\u00ebrfaq\u00ebson nd\u00ebrmarrjen m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb leksikografike n\u00eb historin\u00eb e shqipes, si nga v\u00ebllimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3915,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-3955","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3955","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3955"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3955\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3956,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3955\/revisions\/3956"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3915"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3955"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3955"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3955"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}