{"id":3962,"date":"2026-01-30T10:41:46","date_gmt":"2026-01-30T09:41:46","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=3962"},"modified":"2026-01-30T10:41:46","modified_gmt":"2026-01-30T09:41:46","slug":"prof-dr-fatmir-terziu-nga-hiri-i-humbjes-dhe-djegies-se-librave-lind-serish-krijimi-letrat-i-hamit-gurgurit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/01\/30\/prof-dr-fatmir-terziu-nga-hiri-i-humbjes-dhe-djegies-se-librave-lind-serish-krijimi-letrat-i-hamit-gurgurit\/","title":{"rendered":"Prof. Dr. Fatmir Terziu : Nga hiri i humbjes dhe djegies s\u00eb librave lind s\u00ebrish krijimi letrat i Hamit Gurgurit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Prof. Dr. Fatmir Terziu<\/strong><\/p>\n<p>Nga hiri i humbjes dhe djegies s\u00eb librave lind s\u00ebrish krijimi letrat i Hamit Gurgurit<\/p>\n<p>Libri <strong>\u201c<em>Me Kadaren\u00eb<\/em>\u201d<\/strong>, botuar nga <em>Erik Hans<\/em> n\u00eb Bor\u00e5s t\u00eb Suedis\u00eb m\u00eb 2026, shfaqet si nj\u00eb d\u00ebshmi e qet\u00eb, por thell\u00ebsisht e ngarkuar me p\u00ebrvoj\u00eb, kujtes\u00eb dhe reflektim kulturor, ku figura e Ismail Kadares\u00eb nuk paraqitet thjesht si shkrimtar monumental, por si prani morale, shpirt\u00ebrore dhe identitare p\u00ebrtej kufijve t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb. Q\u00eb n\u00eb hyrje, citimi i Kajsa Ekis Ekman \u2013 \u201cMos vdisni pa e lexuar Ismail Kadaren\u00eb\u201d \u2013 nuk funksionon vet\u00ebm si rekomandim letrar, por si nj\u00eb thirrje ekzistenciale, q\u00eb e vendos Kadaren\u00eb n\u00eb rangun e autor\u00ebve q\u00eb lexohen jo p\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb \u00e7astit, por p\u00ebr formim t\u00eb brendsh\u00ebm. Kujtimi i takimit n\u00eb Paris, ku Kadareja shfaqet \u201ci p\u00ebrvuajtur\u201d, e \u00e7mitizon madh\u00ebshtin\u00eb e jashtme dhe e afron shkrimtarin me njer\u00ebzoren, duke e b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb besueshme pesh\u00ebn e fjal\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Autori zgjedh me vet\u00ebdije t\u00eb mos nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb plot\u00eb enciklopedike mbi Kadaren\u00eb, por t\u00eb ndalet n\u00eb disa raste dhe disa miq, p\u00ebrmes t\u00eb cil\u00ebve zbulohet autoriteti i fjal\u00ebs s\u00eb shkruar dhe ndikimi i saj n\u00eb rrethana konkrete historike e njer\u00ebzore. K\u00ebta miq t\u00eb Kadares\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb nj\u00eb lloj pasqyre ku reflektohet solidariteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar ndaj shqiptar\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb momentet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tyre, si \u00e7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs. Pranimi i autorit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rreth miq\u00ebsor nuk \u00ebsht\u00eb thjesht personal; ai merr nj\u00eb dometh\u00ebnie simbolike, sepse p\u00ebrmes k\u00ebsaj p\u00ebrvoje personale artikulohet krenaria kolektive e t\u00eb qenit shqiptar, jo si nacionaliz\u00ebm i zhurmsh\u00ebm, por si vet\u00ebdije kulturore e fituar p\u00ebrmes respektit t\u00eb tjetrit. Pyetjet q\u00eb autori ia shtron vetes, a jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs ndaj miqve tan\u00eb, a dim\u00eb t\u2019i ruajm\u00eb ata, a kemi m\u00ebsuar di\u00e7ka nga popujt e tjer\u00eb \u2013 p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb boshtin reflektues t\u00eb vepr\u00ebs. Ato nuk k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb menj\u00ebhershme, por hapin nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb meditimi mbi marr\u00ebdh\u00ebnien ton\u00eb me bot\u00ebn dhe me vlerat universale. K\u00ebto pyetje marrin edhe m\u00eb shum\u00eb pesh\u00eb n\u00eb kontekstin e m\u00ebrgimit, i cili p\u00ebrshkruhet me metafor\u00ebn e fuqishme t\u00eb bim\u00ebs s\u00eb shkulur me rr\u00ebnj\u00eb. M\u00ebrgimtari, sa m\u00eb i formuar t\u00eb jet\u00eb, aq m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb e ka p\u00ebrshtatjen, duke mbetur gjithnj\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje mes-dy-bot\u00ebsh, ku edhe suksesi nuk e shlyen ndjesin\u00eb e t\u00eb qenit i huaj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb huaj\u00ebsis\u00eb, prania e Ismail Kadares\u00eb shfaqet si nj\u00eb shtyll\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse. Autori pohon se, \u201cme Ismail Kadaren\u00eb p\u00ebrkrah\u201d, nuk u ndje kurr\u00eb i vetmuar apo i pabarabart\u00eb. Kjo fjali e thjesht\u00eb p\u00ebrmbledh nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb madhe: let\u00ebrsia e Kadares\u00eb ka funksionuar si atdhe simbolik p\u00ebr shqiptar\u00ebt jasht\u00eb atdheut, duke u dh\u00ebn\u00eb dinjitet, barazi dhe z\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb shpesh i sheh t\u00eb vegjlit nga lart. Kadareja k\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm autor, por shoq\u00ebrues shpirt\u00ebror, nj\u00eb prani q\u00eb e barazon shqiptarin me t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebrmes kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb autori sh\u00ebnon vet\u00ebm \u201cpak raste\u201d dhe ua l\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve hap\u00ebsir\u00ebn p\u00ebr ta begatuar m\u00eb tej vepr\u00ebn, tregon p\u00ebrul\u00ebsi dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsim se figura e Kadares\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e madhe se \u00e7do p\u00ebrpjekje individuale p\u00ebr ta p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00ebn. Ky gjest e shnd\u00ebrron librin n\u00eb nj\u00eb ftes\u00eb t\u00eb hapur p\u00ebr dialog kulturor, ku secili mund t\u00eb shtoj\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e vet ndaj k\u00ebtij \u201cvigani t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb\u201d q\u00eb e ka ngritur kultur\u00ebn shqiptare n\u00eb nivele kulminante dhe e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb lexueshme, t\u00eb respektuar e t\u00eb admiruar n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, \u201c<strong><em>Me Kadaren\u00eb<\/em><\/strong>\u201d \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb lib\u00ebr kujtimesh apo reflektimesh personale: \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi se si nj\u00eb shkrimtar mund t\u00eb b\u00ebhet ur\u00eb mes popujsh, streh\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebrguarit dhe standard mat\u00ebs i dinjitetit kulturor. Rrjedhshm\u00ebria e mendimit, toni i qet\u00eb dhe thell\u00ebsia reflektive e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr nj\u00eb kontribut t\u00eb ndersh\u00ebm dhe dometh\u00ebn\u00ebs n\u00eb diskursin mbi Kadaren\u00eb dhe rolin e tij n\u00eb vet\u00ebdijen shqiptare dhe europiane.<\/p>\n<p>Libri i Gurgurit, me disa fragmente e pasuron edhe m\u00eb tej boshtin reflektiv thelbin e diskursit t\u00eb <strong>\u201c<em>Me Kadaren\u00eb<\/em>\u201d<\/strong>, duke e shnd\u00ebrruar rr\u00ebfimin nga nj\u00eb kujtes\u00eb personale n\u00eb nj\u00eb dokument kulturor dhe moral p\u00ebr p\u00ebrplasjen mes let\u00ebrsis\u00eb, politik\u00ebs dhe keqkuptimit historik. Skena e par\u00eb, ajo e tubimit me lexues, m\u00ebsues e gazetar\u00eb, hap nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb tensioni ku fjala letrare vihet n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb akuzuarit. Boshnjak\u00ebt q\u00eb shpjegojn\u00eb arsyet e protest\u00ebs, me z\u00ebra t\u00eb ndrysh\u00ebm \u2013 disa emocional\u00eb, disa arrogant\u00eb, disa pa fjalor e pa dije letrare \u2013 p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb reagim kolektiv q\u00eb nuk buron nga leximi i thell\u00eb, por nga trauma e historis\u00eb dhe nga keqleximi i figur\u00ebs s\u00eb shkrimtarit. Akuzat ndaj Ivo Andriqit si shkrimtar, diplomat e nobelist, tregojn\u00eb sa leht\u00eb mund t\u00eb ngat\u00ebrrohet vepra me biografin\u00eb politike dhe sa shpesh let\u00ebrsia shnd\u00ebrrohet padrejt\u00ebsisht n\u00eb d\u00ebshmi gjyqi. Vend\u00ebsit, paneli prej tre letrar\u00ebve suedez\u00eb, duke u t\u00ebrhequr p\u00ebr t\u00eb diskutuar n\u00eb heshtje, mish\u00ebrojn\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb tjet\u00ebr debati: at\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon distanc\u00eb, ftoht\u00ebsi analitike dhe verifikim. P\u00ebrfundimi i tyre me shkrim, i lexuar nga nj\u00eb grua, ka pesh\u00ebn e nj\u00eb akti institucional dhe moral: Akademia Suedeze ia dha Nobelin Andriqit p\u00ebr let\u00ebrsi, jo p\u00ebr q\u00ebndrime politike, t\u00eb cilat as nuk i njihte e as nuk i kishte objekt vler\u00ebsimi. Ky sqarim, i shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Suedin\u00eb, tregon fuqin\u00eb e institucioneve kulturore p\u00ebr t\u00eb vendosur kufij t\u00eb qart\u00eb mes artit dhe politik\u00ebs, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht nxjerr n\u00eb pah edhe brisht\u00ebsin\u00eb e perceptimit publik ndaj figurave t\u00eb m\u00ebdha letrare.<\/p>\n<p>Kapitulli\u00a0 i tremb\u00ebdhjet\u00eb e shpjegon me thjesht\u00ebsi dhe ndershm\u00ebri iden\u00eb e \u201ckthimit t\u00eb borxhit\u201d kulturor: pasi suedez\u00ebt p\u00ebrkthyen dhe e b\u00ebn\u00eb Kadaren\u00eb t\u00eb lexuesh\u00ebm n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre, autori ndjeu detyrimin moral t\u2019ua kthente k\u00ebt\u00eb respekt, duke p\u00ebrkthyer, duke d\u00ebshmuar dhe duke mb\u00ebshtetur ata q\u00eb u vun\u00eb hapur n\u00eb an\u00ebn e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs shqiptare. Rasti i <strong>Orian Styresh\u00ebs<\/strong> tregon se si shpesh ne, t\u00eb nxituar dhe t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb emocionalisht, nuk dim\u00eb ta d\u00ebgjojm\u00eb z\u00ebrin e ftoht\u00eb analitik, edhe kur ai del i sakt\u00eb n\u00eb koh\u00eb. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, figura e <strong>Ulmar Kvikut<\/strong> dhe e <strong>Joran Vaseniusi<\/strong> p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb miq\u00ebsin\u00eb e rrall\u00eb intelektuale, njer\u00ebz q\u00eb me dije, guxim dhe p\u00ebrkushtim mbrojt\u00ebn gjuh\u00ebn, kultur\u00ebn dhe t\u00eb drejt\u00ebn e shqiptar\u00ebve, madje duke u p\u00ebrballur edhe me k\u00ebrc\u00ebnime. P\u00ebrkthimi i librit \u201c<strong><em>S\u00ebmundja mistike<\/em><\/strong>\u201d dhe pjes\u00ebmarrja n\u00eb manifestimin e pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Jislaved e mbyllin k\u00ebt\u00eb kapitull si nj\u00eb d\u00ebshmi se mir\u00ebnjohja nuk mbetet ndjenj\u00eb, por shnd\u00ebrrohet n\u00eb veprim konkret dhe n\u00eb kujtes\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt historike.<\/p>\n<p>Udh\u00ebtimi i m\u00ebvonsh\u00ebm drejt Stokholmit dhe episodi i vog\u00ebl, por dometh\u00ebn\u00ebs, n\u00eb stacionin e Enqopingut, sjell nj\u00eb kontrast t\u00eb bukur: nga tensioni ideologjik, tek qet\u00ebsia qytetare e nj\u00eb k\u00ebndi librash ku leximi \u00ebsht\u00eb akt besimi. Tabela q\u00eb fton udh\u00ebtar\u00ebt t\u00eb marrin librin dhe ta l\u00ebn\u00eb n\u00eb stacionin tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e nj\u00eb kulture t\u00eb rr\u00ebnjosur n\u00eb respekt dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, shfaqja e romanit <strong>\u201c<em>Pallati i \u00ebndrrave<\/em>\u201d<\/strong> n\u00eb suedisht merr nj\u00eb dometh\u00ebnie simbolike t\u00eb jasht\u00ebzakonshme: Kadareja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm shkrimtar shqiptar, por pjes\u00eb e qarkullimit t\u00eb lir\u00eb t\u00eb ideve europiane. Libri udh\u00ebton bashk\u00eb me autorin drejt kryeqytetit, sikur t\u00eb ishte nj\u00eb shoq\u00ebrues i heshtur i fatit t\u00eb m\u00ebrgimtarit.<\/p>\n<p>Takimi me Gynd\u00ebn dhe Silasin n\u00eb tren e shnd\u00ebrron k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb nj\u00eb dialog kulturash. Pyetja e thjesht\u00eb \u201c\u00c7ka lexoni?\u201d hap nj\u00eb bised\u00eb q\u00eb lidh let\u00ebrsin\u00eb me identitetin. Kur zbulohet se lexuesi \u00ebsht\u00eb shqiptar nga Kosova, respekti b\u00ebhet i menj\u00ebhersh\u00ebm dhe i sinqert\u00eb. Kujtimi i varrimit t\u00eb Berit Bejkerit n\u00eb Oslo dhe episodit me Adem Dema\u00e7in e zgjeron rr\u00ebfimin n\u00eb nj\u00eb dimension etik: humanizmi q\u00eb i tejkalon kufijt\u00eb etnik\u00eb, dhimbja q\u00eb bashkon viktim\u00ebn dhe tjetrin, dhe figura e Dema\u00e7it si simbol i zem\u00ebrmadh\u00ebsis\u00eb, q\u00eb e quan \u201cv\u00eblla\u201d edhe popullin e atij q\u00eb e burgosi p\u00ebr 28 vjet. Ky dialog i qet\u00eb, i zhvilluar n\u00eb z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrpesh\u00eb e zhurm\u00ebs akuzuese t\u00eb protest\u00ebs s\u00eb m\u00ebhershme. Gjesti i Silasit p\u00ebr ta kthyer librin n\u00eb k\u00ebndin e bibliotek\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb ekzemplar t\u00eb ri p\u00ebr dhurat\u00eb e thekson iden\u00eb e librit si kujtim, si ur\u00eb miq\u00ebsie dhe si shenj\u00eb respekti. Kadareja, edhe k\u00ebtu, mbetet n\u00eb qend\u00ebr, jo si tem\u00eb debati, por si dhurat\u00eb kulturore. M\u00eb pas, kalimi n\u00eb realitetin e ashp\u00ebr t\u00eb administrat\u00ebs suedeze, me pyet\u00ebsor\u00ebt, formular\u00ebt dhe p\u00ebrplasjen p\u00ebr p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb fetare e etnike, e rikthen rr\u00ebfimin n\u00eb tok\u00eb. Insistimi p\u00ebr ta reduktuar identitetin shqiptar n\u00eb kategori fetare dhe reagimi k\u00ebrc\u00ebnues i n\u00ebpun\u00ebsit zbulojn\u00eb se edhe shoq\u00ebrit\u00eb e avancuara nuk jan\u00eb t\u00eb lira nga paragjykimet burokratike. Q\u00ebndrimi i autorit p\u00ebr t\u00eb ruajtur identitetin komb\u00ebtar, edhe p\u00ebrmes nj\u00eb kompromisi t\u00eb dhimbsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb shprehje e dinjitetit personal n\u00eb kushtet e m\u00ebrgimit. Biseda me Bengtin dhe udh\u00ebtimi drejt veriut e mbyllin k\u00ebt\u00eb segment me nj\u00eb ton reflektiv dhe njer\u00ebzor. Rr\u00ebfimet p\u00ebr karrier\u00ebn, pensionimin, familjen dhe jet\u00ebn e re, t\u00eb nd\u00ebrthurura me historin\u00eb personale t\u00eb autorit nga Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs, tek studimet e nd\u00ebrprera dhe puna fizike n\u00eb m\u00ebrgim krijojn\u00eb nj\u00eb mozaik p\u00ebrvojash q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se jeta e refugjatit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vazhdim\u00ebsi p\u00ebrshtatjesh dhe thyerjesh. Brenda k\u00ebtij mozaiku, figura e Kadares\u00eb mbetet nj\u00eb bosht i paduksh\u00ebm, por i q\u00ebndruesh\u00ebm: nj\u00eb autor q\u00eb shfaqet her\u00eb n\u00eb libra stacionesh, her\u00eb n\u00eb biseda trenash, her\u00eb si mburoj\u00eb morale ndaj ndjenj\u00ebs s\u00eb pabarazis\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, ky rr\u00ebfim i shtuar nuk \u00ebsht\u00eb thjesht episodik, por thellon iden\u00eb se let\u00ebrsia e madhe jeton n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri, n\u00eb udh\u00ebtime, n\u00eb takime t\u00eb rast\u00ebsishme dhe n\u00eb p\u00ebrballje me institucione e paragjykime. \u201c<strong><em>Me Kadaren\u00eb<\/em><\/strong>\u201d shnd\u00ebrrohet, edhe p\u00ebrmes k\u00ebtyre skenave, n\u00eb d\u00ebshmi se fjala e shkruar mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht streh\u00eb, pasaport\u00eb kulturore dhe form\u00eb rezistence t\u00eb qet\u00eb n\u00eb bot\u00ebn moderne. Kapitulli i nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb shtron disa sqarime. Ky kapitull p\u00ebrmbledh nj\u00eb p\u00ebrballje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me diplomacin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ku fjala e arsyetuar dhe dinjitoze u shnd\u00ebrrua n\u00eb arm\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se dhuna. N\u00eb takime t\u00eb mbyllura, pa media, autori sfidoi narrativat serbe, bindi diplomat\u00eb, oficer\u00eb dhe humanist\u00eb, ndikoi n\u00eb orientimin e ndihmave humanitare dhe n\u00eb q\u00ebndrimet politike ndaj Kosov\u00ebs. Mes s\u00ebmundjes, lodhjes dhe dhimbjes personale, ai mbrojti \u00e7\u00ebshtjen shqiptare me qet\u00ebsi, dije historike dhe moral njer\u00ebzor, duke d\u00ebshmuar se edhe larg frontit, beteja p\u00ebr liri fitohet me fjal\u00eb, guxim dhe miq\u00ebsi.<\/p>\n<p>Gurguri si nj\u00eb pen\u00eb e sprovuar na jep pasazhe ku e ngre rr\u00ebfimin n\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb reflektimi, ku Ismail Kadareja shfaqet jo vet\u00ebm si shkrimtar i madh, por si figur\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare e nd\u00ebrgjegjes letrare dhe politike, fjala e s\u00eb cil\u00ebs ka pesh\u00eb edhe n\u00eb raportet mes kombeve. Pohimi se \u201c<strong>Kadare shk\u00eblqeu n\u00eb letr\u00ebn q\u00eb ia d\u00ebrgoi Zhak Shirakut<\/strong>\u201d nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hiperbol\u00eb emocionale, por nj\u00eb vler\u00ebsim i rolit t\u00eb tij si intelektual publik, i aft\u00eb t\u00eb artikuloj\u00eb fatin e nj\u00eb populli me gjuh\u00eb dinjitoze, t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb kuptueshme p\u00ebr kancelarit\u00eb e Europ\u00ebs. Pyetja e Silasit, \u201cPo mendon p\u00ebr kryetarin e Franc\u00ebs?\u201d, e zhvendos menj\u00ebher\u00eb bised\u00ebn nga intimiteti i trenit n\u00eb sken\u00ebn e madhe politike, duke treguar se fjala e Kadares\u00eb kishte kap\u00ebrcyer kufijt\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb dhe ishte shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb akt diplomatik t\u00eb kultur\u00ebs. Krahasimi me Tolstoin dhe rrug\u00ebtimin bot\u00ebror t\u00eb \u201c<strong><em>Luft\u00ebs dhe Paqes<\/em><\/strong>\u201d e zgjeron k\u00ebt\u00eb ide n\u00eb plan historik. Si\u00e7 nj\u00eb vep\u00ebr e shkruar n\u00eb Mosk\u00eb, e botuar n\u00eb Lond\u00ebr dhe e lexuar n\u00eb Afrik\u00ebn e Jugut arriti t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb mendimin e Mahatma Gandit dhe, p\u00ebrmes tij, n\u00eb fatin e Indis\u00eb, ashtu edhe let\u00ebrsia e Kadares\u00eb ka ndjekur nj\u00eb itinerar t\u00eb ngjash\u00ebm: nga gjuha shqipe drejt p\u00ebrkthimeve, nga nj\u00eb komb i vog\u00ebl drejt nd\u00ebrgjegjes universale. K\u00ebtu nuk pretendohet nj\u00eb barazim i thjesht\u00eb mes autor\u00ebve, por n\u00ebnvizohet fuqia e librit p\u00ebr t\u00eb tejkaluar kufijt\u00eb gjeografik\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019u shnd\u00ebrruar n\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfim moral. Let\u00ebrsia, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, del si nj\u00eb form\u00eb e but\u00eb, por e q\u00ebndrueshme e ndikimit historik.<\/p>\n<p>Djegia e dymb\u00ebdhjet\u00eb librave t\u00eb autorit n\u00eb atdhe shfaqet si nj\u00eb akt i dhunsh\u00ebm kund\u00ebr kujtes\u00ebs, por edhe si moment thyerjeje personale, ku d\u00ebshp\u00ebrimi k\u00ebrc\u00ebnon krijimin. Pik\u00ebrisht aty, figura e Kadares\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb z\u00eb nd\u00ebrgjegjeje q\u00eb nxit rifillimin, nga atdheu drejt m\u00ebrgat\u00ebs, nga hiri drejt fjal\u00ebs s\u00eb re. Botimi i librave t\u00eb rinj dhe hyrja n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb suedeze sh\u00ebnojn\u00eb nj\u00eb kap\u00ebrcim kufijsh, nd\u00ebrsa episodi n\u00eb bibliotek\u00ebn e Nju Jorkut, ku emri i Kadares\u00eb hap dyer dhe respekt, e p\u00ebrforcon iden\u00eb e identitetit kulturor si pasaport\u00eb universale. S\u00ebmundja e r\u00ebnd\u00eb dhe shp\u00ebtimi fal\u00eb miqve besnik\u00eb e zhvendosin rr\u00ebfimin n\u00eb planin ekzistencial, ku jeta fitohet s\u00ebrish, p\u00ebr t\u2019u kthyer m\u00eb pas n\u00eb p\u00ebrkthim, n\u00eb pun\u00eb dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kultur\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kapitull ku dhimbja, mir\u00ebnjohja dhe k\u00ebmb\u00ebngulja bashkohen n\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb qart\u00eb se fjala e shkruar mbijeton edhe kur trupi vihet n\u00eb prov\u00eb.<\/p>\n<p>Hyrja e nj\u00eb kapitulli p\u00ebrmbledh nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb kthesash, pensionimin e parakohsh\u00ebm, kthimin e pasigurt n\u00eb Kosov\u00eb dhe zhg\u00ebnjimin e thell\u00eb njer\u00ebzor q\u00eb e detyron autorin t\u00eb rikthehet s\u00ebrish n\u00eb Suedi, me ndjenj\u00ebn e dhimbshme t\u00eb nj\u00eb m\u00ebrgimi t\u00eb dyt\u00eb. Ngjarja tragjike e vrasjes s\u00eb Ana Lind-it trondit shoq\u00ebrin\u00eb suedeze dhe m\u00ebrgat\u00ebn shqiptare, duke rikthyer ndjesin\u00eb e brisht\u00ebsis\u00eb dhe traum\u00ebs kolektive. Mes s\u00ebmundjes, operacioneve dhe rehabilitimit, libri dhe biblioteka mbeten streh\u00eb shpirt\u00ebrore, nd\u00ebrsa shembulli i prezantimit dinjitoz t\u00eb Orhan Pamukut nxit reflektimin p\u00ebr fuqin\u00eb e organizimit kulturor. N\u00eb fund, nga hiri i humbjes dhe djegies s\u00eb librave, lind s\u00ebrish krijimi, rikthimi te shkrimi dhe botimi i veprave t\u00eb reja sh\u00ebnon k\u00ebmb\u00ebnguljen p\u00ebr t\u00eb mos u dor\u00ebzuar.<\/p>\n<p>Fal\u00ebnderimi drejtuar Kadares\u00eb merr k\u00ebshtu nj\u00eb dimension thell\u00ebsisht personal dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht kolektiv. Autori, nj\u00eb m\u00ebrgimtar i lindur \u201crr\u00ebz\u00eb Bjeshk\u00ebs s\u00eb Qyqavic\u00ebs\u201d, e sheh veten t\u00eb lidhur me bot\u00ebn p\u00ebrmes emrit dhe vepr\u00ebs s\u00eb shkrimtarit. Kadareja i ka hapur dyer, jo n\u00eb kuptimin formal, por n\u00eb at\u00eb simbolik: e ka b\u00ebr\u00eb shqiptarin t\u00eb pranuesh\u00ebm, t\u00eb d\u00ebgjuar dhe t\u00eb respektuar n\u00eb Suedi e m\u00eb gjer\u00eb. Takimet me njer\u00ebz t\u00eb ditur, bamir\u00ebs e t\u00eb kultur\u00ebs nuk paraqiten si privilegje rast\u00ebsore, por si pasoja t\u00eb nj\u00eb kapitali kulturor q\u00eb Kadareja e ka krijuar p\u00ebr mbar\u00eb kombin.<\/p>\n<p>Lista e qyteteve, Stokholm, Oslo, Helsinki, Nju Jork, Otava, Skandinavia dhe Amerika, krijon nj\u00eb hart\u00eb morale t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb Kadares\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Kjo prani nuk \u00ebsht\u00eb fizike, por shpirt\u00ebrore dhe intelektuale. Autori pranon se nga Kadareja fitoi guximin p\u00ebr t\u00eb folur, p\u00ebr t\u00eb shkruar dhe p\u00ebr t\u2019u shprehur lirsh\u00ebm, sepse emri i tij dhe krijimtaria e tij funksiononin si \u201carm\u00eb e fort\u00eb\u201d. Kjo metafor\u00eb nuk ka asgj\u00eb agresive; ajo n\u00ebnkupton mbrojtje, dinjitet dhe legjitimitet kulturor p\u00ebrball\u00eb paragjykimeve dhe heshtjes s\u00eb imponuar.<\/p>\n<p>Deklarata se emri dhe vepra e Kadares\u00eb nuk do t\u00eb harrohen kurr\u00eb, nuk ting\u00ebllon si patetiz\u00ebm, por si p\u00ebrfundim logjik i gjith\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb p\u00ebrshkruar. N\u00eb distanc\u00ebn gjeografike mes veriut dhe Mesdheut, krijohet nj\u00eb af\u00ebrsi shpirt\u00ebrore q\u00eb sfidon hap\u00ebsir\u00ebn. Kadareja ndjehet pran\u00eb, sepse let\u00ebrsia e tij ka krijuar nj\u00eb atdhe t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr m\u00ebrgimtarin, nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku gjuha, kujtesa dhe identiteti mbeten t\u00eb paprekura. Datimi n\u00eb <strong>Bor\u00e5s, shtator 2025<\/strong>, e mbyll k\u00ebt\u00eb reflektim me nj\u00eb qet\u00ebsi testamentare. \u00cbsht\u00eb z\u00ebri i nj\u00eb njeriu q\u00eb ka kaluar p\u00ebrmes m\u00ebrgimit, p\u00ebrplasjes dhe takimeve t\u00eb papritura, dhe q\u00eb gjen te Kadareja jo vet\u00ebm nj\u00eb shkrimtar t\u00eb madh, por nj\u00eb shoq\u00ebrues t\u00eb heshtur n\u00eb udh\u00ebtimin e tij jet\u00ebsor. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, pasazhi shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb homazh t\u00eb rrall\u00eb, ku mir\u00ebnjohja personale ngrihet n\u00eb nivel t\u00eb vet\u00ebdijes kulturore komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebtim kujtese, m\u00ebrgimi dhe mir\u00ebnjohjeje, ku jeta personale nd\u00ebrthuret me fatin e nj\u00eb populli dhe me fuqin\u00eb e fjal\u00ebs s\u00eb shkruar. P\u00ebrmes takimeve, humbjeve, s\u00ebmundjeve dhe ringritjeve, shfaqet Ismail Kadareja si prani morale dhe kulturore, q\u00eb i jep kuptim rezistenc\u00ebs dhe dinjitetit shqiptar n\u00eb bot\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi se let\u00ebrsia nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm art, por streh\u00eb, arm\u00eb paq\u00ebsore dhe ur\u00eb q\u00eb lidh atdheun me m\u00ebrgat\u00ebn, t\u00eb kaluar\u00ebn me t\u00eb tashmen, dhe njeriun me shpres\u00ebn. Duke shtuar se ky rr\u00ebfim v\u00ebrtet mbyllet, por udh\u00ebtimi nuk mbaron. Fjala e shkruar mbetet d\u00ebshmi e asaj q\u00eb u jetua, u durua dhe u kap\u00ebrcye, nd\u00ebrsa kujtesa ruan emra, miq\u00ebsi dhe plag\u00eb q\u00eb u shnd\u00ebrruan n\u00eb forc\u00eb. Me Kadaren\u00eb si busull shpirt\u00ebrore, kjo p\u00ebrvoj\u00eb e Hamit Gurgurit, d\u00ebshmon se identiteti nuk humbet n\u00eb m\u00ebrgim dhe se let\u00ebrsia \u00ebsht\u00eb atdheu q\u00eb nuk digjet, nuk p\u00ebrzihet dhe nuk braktiset kurr\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Lond\u00ebr, 28.01.2026.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prof. Dr. Fatmir Terziu Nga hiri i humbjes dhe djegies s\u00eb librave lind s\u00ebrish krijimi letrat i Hamit Gurgurit Libri \u201cMe Kadaren\u00eb\u201d, botuar nga Erik Hans n\u00eb Bor\u00e5s t\u00eb Suedis\u00eb m\u00eb 2026, shfaqet si nj\u00eb d\u00ebshmi e qet\u00eb, por thell\u00ebsisht e ngarkuar me p\u00ebrvoj\u00eb, kujtes\u00eb dhe reflektim kulturor, ku figura e Ismail Kadares\u00eb nuk paraqitet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3963,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-3962","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3962","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3962"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3962\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3964,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3962\/revisions\/3964"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3963"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3962"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3962"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3962"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}