{"id":3978,"date":"2026-02-03T15:53:36","date_gmt":"2026-02-03T14:53:36","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=3978"},"modified":"2026-02-03T15:53:41","modified_gmt":"2026-02-03T14:53:41","slug":"begzad-baliu-triptiku-i-jetes-dhe-vepres-se-petrit-qejvanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/02\/03\/begzad-baliu-triptiku-i-jetes-dhe-vepres-se-petrit-qejvanit\/","title":{"rendered":"Begzad Baliu: TRIPTIKU I JET\u00cbS DHE VEPR\u00cbS S\u00cb PETRIT QEJVANIT"},"content":{"rendered":"<div class=\"xdj266r x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Begzad Baliu<\/div>\n<div dir=\"auto\">TRIPTIKU I JET\u00cbS DHE VEPR\u00cbS S\u00cb PETRIT QEJVANIT<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Petrit Qejvani, P\u00ebrformanc\u00eb \/triptik antologjik me krijimtari t\u00eb zgjedhur\/, Argeta, Tiran\u00eb, f. 222. (Parath\u00ebnia e Prof. dr. Begzad Baliut)<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Hyrje<\/div>\n<div dir=\"auto\">Shkrimtari, kritiku e analisti Petrit Qejvani \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej intelektual\u00ebve t\u00eb pes\u00eb dekadave t\u00eb fundit t\u00eb cilin e kam lexuar me k\u00ebrsh\u00ebrin\u00eb e poetit, prozatorit, kritikut e analistit t\u00eb fundit dhe po e rilexoj tani q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kjo p\u00ebrmbledhje e zgjedhur (antologjike) e krijimtaris\u00eb letrare t\u00eb tij.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Duke qen\u00eb p\u00ebrmbledhje e p\u00ebrzgjedhur e krijimtaris\u00eb letrare t\u00eb tij, prej meje k\u00ebrkohet jo vet\u00ebm qasje prej lexuesi e kritiku t\u00eb poezive, prozave e kritikave t\u00eb tij, po edhe prej historiani t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb. Leximi nga aspekti historiko-letrar i p\u00ebrmbledhjes (antologjike) t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb tij kusht\u00ebzohet prej dy faktor\u00ebsh: i pari, sepse autori i saj tashm\u00eb ka p\u00ebrmbyllur vepr\u00ebn jet\u00ebsore dhe i dyti, sepse autorit n\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebllim i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatiturp\u00ebrmbledhja e p\u00ebrzgjedhur e gjith\u00eb krijimtaris\u00eb letrare e studimore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrjedh na del p\u00ebrpara nj\u00eb biografi sado e shkurt\u00ebr, por e domosdoshme dhe vendi i tij nd\u00ebr bashk\u00ebkoh\u00ebs, meqen\u00ebse fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrzgjedhje krijimesh letrare (poezi e proz\u00eb) dhe studime letrare, shtrirja kohore e t\u00eb cil\u00ebs kap nj\u00eb periudh\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se pes\u00eb dekadash.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Autori dhe bashk\u00ebkoh\u00ebsit<\/div>\n<div dir=\"auto\">Petrit Qejvani lindi n\u00eb Palorto t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, m\u00eb 1 shkurt t\u00eb vitit 1949. N\u00eb vitet 1968-1972 kreu studimet e larta n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs, n\u00eb Deg\u00ebn Gjuh\u00eb-Let\u00ebrsi dhe kursin pasuniversitar nj\u00ebvje\u00e7ar p\u00ebr Kritik\u00eb Letrare pran\u00eb Institutit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Arteve n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb vitin akademik 1977-1978. N\u00eb vitet 1972-1987 sh\u00ebrbeu si m\u00ebsues let\u00ebrsie n\u00eb Kuk\u00ebs dhe n\u00eb Vlor\u00eb. N\u00eb tri vitet e m\u00ebpasme Drejtor i Teatrit t\u00eb Vlor\u00ebs dhe m\u00eb pas m\u00ebsues dhe drejtor n\u00eb shkolla t\u00eb ndryshme t\u00eb qytetit t\u00eb Vlor\u00ebs. E mbylli karrier\u00ebn pedagogjike n\u00eb Universitetin \u201cIsmail Qemali\u201d t\u00eb Vlor\u00ebs, si lektor i Let\u00ebrsis\u00eb Antike e Mesjetare, si dhe i Estetik\u00ebs. U nda nga jeta n\u00eb 13 gusht t\u00eb vitit 2014.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Pas vdekjes, ju botuan veprat: v\u00ebllimi poetik K\u00ebnga e zogut blu (2015), si dhe libri me tekste nga fusha e publicistik\u00ebs Fjala ime (2016). Libri i fundit, Performanc\u00eb, q\u00eb paraqitet tani, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb triptik antologjik, me krijimtari t\u00eb zgjedhur n\u00eb poezi, tregime dhe studime, t\u00eb cilat i jepen lexuesit si nj\u00eb vep\u00ebr postume, si nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e p\u00ebrzgjedhur dhe si nj\u00eb mesazh n\u00eb proces, nj\u00ebkoh\u00ebsisht.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Prej biografis\u00eb sado t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, t\u00eb paraqitur k\u00ebtu, nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shihet se Petrit Qejvani, i takon brezit q\u00eb krijimtarin\u00eb letrare dhe studimore e ka filluar n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201960, krahas studimeve themeltare n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe e ka vazhduar pun\u00ebn prej krijuesi (poeti e prozatori), po edhe studiuesi duke i vazhduar k\u00ebrkimet e tij edhe me thellimin e mendimit kritik e krijues n\u00eb institucionet m\u00eb t\u00eb larta shkencore. A \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe atij do t\u2019i besohet jo vet\u00ebm drejtimi i institucioneve arsimore po edhe i institucioneve t\u00eb larta artistike, sikur ishte besimi p\u00ebr t\u00eb drejtuar nj\u00ebrin prej teatrove m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb vendit, Teatrit t\u00eb Vlor\u00ebs. Ai e filloi krijimtarin\u00eb e tij letrare n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb pasur krijimesh letrare t\u00eb brezit t\u00eb tij. \u00cbsht\u00eb kjo periudha e shkrimtar\u00ebve t\u00eb afirmuar si: Drit\u00ebro Agolli, Ismail Kadare e Fatos Arapi po edhe shkrimtar\u00ebve q\u00eb po krijonin themelet e krijimtaris\u00eb s\u00eb tyre serioze: Frederik Reshpja, Moikom Zeqo, Faslli Haliti, Thanas Dino, Sadik Bejko etj.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Poezia<\/div>\n<div dir=\"auto\">Petrit Qejvani e ka filluar krijimtarin\u00eb letrare si poet dhe prozator. Ishte nj\u00eb periudh\u00eb e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebt e realizmit socialist, p\u00ebrpjekjet e t\u00eb cil\u00ebs mund t\u00eb shihen edhe prej vjershave t\u00eb tij t\u00eb para. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr at\u00eb periudh\u00eb letrare e me ndikim kulturor e politik, kur shkrimtar\u00ebt p\u00ebr probleme t\u00eb natyr\u00ebs poetike komunikonin edhe p\u00ebrmes poezis\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb periudha kur shum\u00eb shkrimtar\u00eb krijojn\u00eb edhe motivet, temat, teknik\u00ebn e shkrimit etj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem krijimi dallohet Ismail Kadare, Fatos Arapi, Moikom Zeqo etj., nd\u00ebrsa n\u00eb grupin tjet\u00ebr Drit\u00ebro Agolli, Frederik Reshpja, Faslli Haliti etj.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb grupin e dyt\u00eb, shquheshin shkrimtar\u00ebt p\u00ebr motivet popullore, me vargun lirik, p\u00ebr natyr\u00ebn humane, p\u00ebr shpirtin skofiar, p\u00ebr dashurin\u00eb e dlir\u00ebt etj., e n\u00eb k\u00ebt\u00eb radh\u00eb hynte edhe poeti i k\u00ebrkimeve lirike e prozatori i tharmit poetik Petrit Qejvani:<\/div>\n<div dir=\"auto\">Dashuria jon\u00eb u tha si ai druri i bukur i qershis\u00eb,<\/div>\n<div dir=\"auto\">Q\u00eb e thau th\u00ebllimi dimrin q\u00eb shkoi<\/div>\n<div dir=\"auto\">Dhe m\u00eb kot f\u00ebmij\u00ebt prit\u00ebn ver\u00ebn t\u00eb skuqnin buz\u00ebt<\/div>\n<div dir=\"auto\">Dhe kopshtari i k\u00ebrrusur<\/div>\n<div dir=\"auto\">V\u00ebshtron i trishtuar qiellin<\/div>\n<div dir=\"auto\">Me t\u00eb drejt\u00ebn e protest\u00ebs<\/div>\n<div dir=\"auto\">P\u00ebr mundimin e tij<\/div>\n<div dir=\"auto\">(Vegim i nj\u00eb kujtimi, 1971)<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Megjith\u00ebse krijimtaria e Petrit Qejvanit, e p\u00ebrzgjedhur brenda k\u00ebtij triptiku n\u00eb rreth 80 faqet e para, i takon kryesisht periudh\u00ebs s\u00eb formimit t\u00eb tij krijues, e kjo do t\u00eb thot\u00eb tri dekadat e fundit, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e saj ajo p\u00ebrshkon nj\u00eb biografi krijuese t\u00eb tij. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me p\u00ebrzgjedhjen e lirikave t\u00eb tij t\u00eb dashuris\u00eb, t\u00eb shkruara n\u00eb t\u00eb gjitha periudhat krijuese t\u00eb tij, dhe rrall\u00eb e tek brenda tyre edhe element\u00eb mitik e dromca politike t\u00eb koh\u00ebs.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Mbr\u00ebm\u00eb Desdemona ishte n\u00eb pasti\u00e7eri me Otellon<\/div>\n<div dir=\"auto\">Dhe un\u00eb u k\u00ebnaqa kur i pash\u00eb t\u00eb dy<\/div>\n<div dir=\"auto\">Jagua i k\u00ebrrusur p\u00ebrgjonte pas xhamave<\/div>\n<div dir=\"auto\">Jagua i vetmuar po thinjej n\u00eb shi\u2026 (Dashuri e koh\u00ebs son\u00eb, 1970)<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Poezive t\u00eb tij ju prin\u00eb nj\u00eb lirik\u00eb e bukur e frym\u00ebs agolliane q\u00eb jo rast\u00ebsisht edhe mban titullin A, por q\u00eb ashtu sikur edhe n\u00eb Fjalorin e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebrdoret \u201csi em\u00ebr; em\u00ebr i gjinis\u00eb fem\u00ebrore; kuptim i figursh\u00ebm; fillimi i di\u00e7kaje; gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb duhet; njohurit\u00eb fillestare: e nis nga a-ja\u201d:<\/div>\n<div dir=\"auto\">Nuk e di si erdha drejt teje<\/div>\n<div dir=\"auto\">Drejt meje s\u2019di si erdhe ti.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Ve\u00e7 di q\u00eb erdha aty ku duhej<\/div>\n<div dir=\"auto\">Aty ku duhej erdhe ti. (A)<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrjedh\u00eb e gjith\u00eb lirika e tij poetike e p\u00ebrshkuar n\u00eb vargje bashkohet n\u00eb vargje dashurie e th\u00ebrrime aktualiteti. N\u00ebse n\u00eb poezin\u00eb e par\u00eb zgjohen er\u00ebrat e artit dhe dashuris\u00eb, n\u00eb poezin\u00eb e radh\u00ebs bashkohet arti i t\u00eb dashuruarit t\u00eb nj\u00eb grekeje dhe zgjimi i nj\u00eb historie t\u00eb vjet\u00ebr dashurie homerike me nj\u00eb histori bashk\u00ebkohore t\u00eb Ligjit t\u00eb Luft\u00ebs nd\u00ebrmjet Greqis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Petrit Qejvani ishte shkrimtar me dhunti t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb krijuese, me njohje t\u00eb gjer\u00eb artistike n\u00eb fush\u00eb t\u00eb dram\u00ebs, me nj\u00eb trash\u00ebgimi t\u00eb pasur t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb antike e mesjetare si dhe me kultur\u00eb akademike n\u00eb fush\u00eb t\u00eb perceptimit estetik, prandaj poezis\u00eb s\u00eb tij, shpesh i dha edhe dimensione, p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb historik e estetik, por n\u00eb thelbin e saj ruajti boshtin e dashuris\u00eb, brenda nj\u00ebsive leksikore, stilistike, motivore e krijuese t\u00eb brezit t\u00eb tij, q\u00eb p\u00ebrshkohej nga fjal\u00ebt simbole: grua, vajz\u00eb, e dashur, dhembje, kafene, balad\u00eb, sy, buz\u00eb, nat\u00eb, qiell i zbraz\u00ebt, pritje, pafund\u00ebsi, kitar\u00eb, flok\u00eb t\u00eb zez\u00eb, qelq q\u00eb pret t\u00eb thyhet, tronditje zemre, vegim, vjesht\u00eb, sa shum\u00eb vjesht\u00eb n\u00eb krijimtarin\u00eb letrare t\u00eb k\u00ebtij brezi, q\u00eb t\u00eb kujtojn\u00eb krijimet letrare t\u00eb Bodlerit, Verlenit e brezit t\u00eb tij, dhe kryevepra Lulet e s\u00eb keqes, t\u00eb cil\u00ebn shkrimtarit i postmodernes n\u00eb Kosov\u00eb Beqir Musliut, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb e pati transformuar n\u00eb vepr\u00ebn e tij poetike Lulet e s\u00eb keqes (1968) etj.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Le t\u00eb thuhet m\u00eb n\u00eb fund, se poezin\u00eb e tij e p\u00ebrcjell nj\u00eb etik\u00eb e lart\u00eb krijuese, t\u00eb cil\u00ebn jo t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebsit e kan\u00eb dhe jo t\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb ruajtur qoft\u00eb edhe p\u00ebr hire t\u00eb disa ve\u00e7orive stilistike t\u00eb saj. N\u00eb krijimtarin\u00eb e tij letrare, etika e fjal\u00ebs dhe etika e mendimit shfaqet sa n\u00eb poezi po kaq edhe n\u00eb proz\u00eb.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Proza<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrzgjedhur m\u00eb shum\u00eb se sa hap\u00ebsir\u00ebn e poezis\u00eb z\u00eb vend proza. N\u00eb vitet \u201970-t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar k\u00ebt\u00eb ve\u00e7ori t\u00eb tij t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb proz\u00ebs n\u00eb vend t\u00eb poezis\u00eb, Profesor Rexhep Qosja do ta quante pjekuri t\u00eb krijimtaris\u00eb son\u00eb artistike. Nj\u00eb num\u00ebr kaq t\u00eb madh tekstesh, nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb kaq t\u00eb v\u00ebllimshme dhe p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kaq t\u00eb gjat\u00eb krijuese, po kaq sa edhe t\u00eb poezis\u00eb, d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr pjekurin\u00eb krijuese t\u00eb tij, formimin shkencor e estetik dhe p\u00ebrgatitjen teoriko-letrare t\u00eb individualitetit t\u00eb tij.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebllim jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb tregimet e zgjedhura, t\u00eb cilat, megjith\u00ebse nuk ruajn\u00eb nj\u00eb kronologji tematike, ndoshta do t\u00eb ishte m\u00eb me interes q\u00eb t\u00eb ruanin gjithashtu edhe kronologjin\u00eb e shkrimit a t\u00eb botimit: Dialog n\u00eb mes t\u00eb vjesht\u00ebs (1996), Keqardhja p\u00ebr m\u00ebsuesin (1994), N\u00eb gjirin e popullit (1974), Nj\u00eb or\u00eb gjeografie, Pas pes\u00eb vjet\u00ebsh (1974), Performanc\u00eb (2008), Qiriu n\u00eb dritaren e kish\u00ebs (1972), Si e zbulova \u201cZ\u00ebrin e Amerik\u00ebs\u201d (2012), dhe Udh\u00ebheq\u00ebsi i diplom\u00ebs, nj\u00eb tem\u00eb mjaft e larg\u00ebt personale.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Ajo q\u00eb p\u00ebrshkon t\u00eb gjitha tregimet, pavar\u00ebsisht koh\u00ebs kur jan\u00eb shkruar dhe pavar\u00ebsisht tem\u00ebs q\u00eb trajtojn\u00eb \u00ebsht\u00eb linja e etik\u00ebs q\u00eb p\u00ebrcjell narratorin. Autori, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb narratori i t\u00eb gjitha tregimeve, flet n\u00eb vet\u00ebn e par\u00eb a t\u00eb tret\u00eb dhe rr\u00ebfen p\u00ebr periudha t\u00eb caktuara e tema t\u00eb caktuara, por n\u00eb rr\u00ebfimin e tij, n\u00eb diskursin a ligj\u00ebrimin e tij, ruan e p\u00ebrmbyll me synim p\u00ebrfundimtar etik\u00ebn e fjal\u00ebs, etik\u00ebn e mendimit dhe natyrsh\u00ebm, etik\u00ebn e rr\u00ebfimit.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00ebse n\u00eb tregimet e periudh\u00ebs s\u00eb par\u00eb, autori duke i r\u00ebn\u00eb etik\u00ebs s\u00eb rr\u00ebfimit, duksh\u00ebm i ik\u00ebn ligj\u00ebrimit t\u00eb proz\u00ebs shqipe t\u00eb realizmit socialist, n\u00eb tregimet e periudh\u00ebs postkomuniste, me ligj\u00ebrimin e tij shton ve\u00e7orit\u00eb letrare t\u00eb tekstit duke i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi ironis\u00eb, po duke mos kaluar n\u00eb sarkazm\u00eb e shund, \u00e7far\u00eb e gjejm\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht me boll\u00ebk n\u00eb proz\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb shqipe t\u00eb k\u00ebsaj periudhe. Vet\u00ebm mund t\u00eb merret me mend nj\u00eb tekst i periudh\u00ebs s\u00eb viteve \u201970 me tem\u00eb partizane, sikur \u00ebsht\u00eb tregimi N\u00eb gjirin e popullit (1974); dhe vet\u00ebm mund t\u00eb merret me mend ironia, sarkazmi e madje shundi n\u00eb nj\u00eb proz\u00eb t\u00eb shkruar n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb, sikur \u00ebsht\u00eb tregimi Si e zbulova \u201cZ\u00ebrin e Amerik\u00ebs\u201d (2012). Nuk mund t\u00eb mos theksoj k\u00ebtu se tregimet e periudh\u00ebs s\u00eb par\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb dram\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe m\u00eb shum\u00eb dramaticitet t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb rr\u00ebfimtarit. Ato jan\u00eb shkruar sa p\u00ebr tu lexuar po kaq edhe p\u00ebr tu v\u00ebn\u00eb n\u00eb sken\u00eb a gjiruar film. Tregimet e periudh\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb nd\u00ebrkaq jan\u00eb m\u00eb af\u00ebr teatrit dhe kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb zhvillime t\u00eb brendshme. Tregimet e periudh\u00ebs s\u00eb par\u00eb sikur i prijn\u00eb drejtuesit t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb Teatrit a t\u00eb Filmit, nd\u00ebrsa tregimet e periudh\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb sikur e p\u00ebrcjellin nga skena drejtorin e Teatrit t\u00eb Vlor\u00ebs. Le t\u00eb shpresojm\u00eb se botuesi do t\u00eb na jap s\u00eb shpejti edhe v\u00ebllimin e tregimeve t\u00eb plota t\u00eb k\u00ebtij autori, i cili n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk mbetet prapa bashk\u00ebkoh\u00ebsve t\u00eb tij: Fatos Kongoli, Ridvan Dibra, Zija \u00c7ela, Ferhat Cakaj, Bashkim Shehu, Ki\u00e7o Blushi etj.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Studimet<\/div>\n<div dir=\"auto\">V\u00ebllim i p\u00ebrzgjedhur i poezis\u00eb, proz\u00ebs e studimeve t\u00eb Petrit Qejvanit p\u00ebrmbyllet me disa studime, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb a nj\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebrmbyllin edhe biografin\u00eb letrare dhe profesionale t\u00eb tij. Ndryshe sikur nuk mund t\u00eb ndodhte. Petrit Qejvani e ka filluar jet\u00ebn e tij prej m\u00ebsuesi n\u00eb fshatrat n\u00eb t\u00eb thella t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Veriore, e ka vazhduar jet\u00ebn profesionale prej drejtuesi t\u00eb Teatrit t\u00eb Vlor\u00ebs dhe e ka p\u00ebrmbyllur jet\u00ebn prej ligj\u00ebruesi n\u00eb Universitetin e vendlindjes \u201cIsmail Qemali\u201d. E ka filluar jet\u00ebn prej poeti e prozatori dhe e ka p\u00ebrmbyllur at\u00eb duke shkruar e ligj\u00ebruar tema t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe e bot\u00ebrore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebllim jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb simbolike kat\u00ebr artikuj: Identiteti kulturor i shqiptar\u00ebve (1994), Naim Frash\u00ebri &#8211; Poeti dhe atdhetari (2006), P\u00ebr librin e G . Tushit \u201cPolitika dhe qytetari\u201d (2007), Petro Marko \u2013 Shkrimtari dhe qytetari ose drama q\u00eb vjen prej utopis\u00eb (2008) dhe Mbi fizionomin\u00eb poetike t\u00eb Ali Asllanit. E ne presim q\u00eb n\u00eb nj\u00eb botim m\u00eb vete nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb kemi edhe artikuj t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb edhe ligj\u00ebratat universitare p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb antike dhe mesjetare, t\u00eb k\u00ebrkuara edhe sot prej universitar\u00ebve tan\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbledhje editori, sikur i ka v\u00ebn\u00eb q\u00ebllim vet\u00ebs ta p\u00ebrfaq\u00ebsoj studiuesin me nga nj\u00eb tekst profilizues (shqiptar\u00ebt, Naim Frash\u00ebri, Ali Asllani, Petro Marko dhe dy miq t\u00eb tij krijues), n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb tekst autorial p\u00ebr shqiptar\u00ebt, si nj\u00eb mesazh p\u00ebr t\u00eb huajt; nj\u00eb studim dometh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr universin krijues e shpirt\u00ebror p\u00ebr Naim Frash\u00ebrin; nj\u00eb tekst monografik t\u00eb munguar p\u00ebr poetik\u00ebn e Ali Asllanit; nj\u00eb mesazh zhg\u00ebnjimi p\u00ebr Petro Markon dhe brezin e tij dhe s\u00eb fundi dy re\u00e7ensa miq\u00ebsore. Si t\u00eb tilla, k\u00ebto tekste p\u00ebrmbyllin biografin\u00eb e jet\u00ebs dhe bibliografin\u00eb profesionale, biografin\u00eb e edukatorit t\u00eb nj\u00eb brezi t\u00eb larg\u00ebt dhe bibliografin\u00eb e pedagogut t\u00eb nj\u00eb brezi n\u00eb formim.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">P\u00ebrfundime<\/div>\n<div dir=\"auto\">Pasi ka p\u00ebrmbyll nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb pasur prej edukatori, shkrimtari, intelektuali e ligj\u00ebruesi n\u00eb katedr\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb universitare dhe pasi ju ka dh\u00ebn\u00eb lamtumir\u00ebn bashk\u00ebkoh\u00ebsve t\u00eb tij, Petrit Qejvani e ka filluar jet\u00ebn prej autori v\u00ebllimesh letrare, publicistike e shkencore. Pas botimit t\u00eb dy v\u00ebllimeve me poezi e tekste publicistike dhe pa e par\u00eb drit\u00ebn edhe ndonj\u00eb v\u00ebllim tjet\u00ebr me proza e studime, ai k\u00ebto dit\u00eb vjen me nj\u00eb v\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrzgjedhur (triptik) me poezi, proza dhe studime p\u00ebrfaq\u00ebsuese.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Megjith\u00ebse ende pa njohje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb portretit krijues t\u00eb tij, sot mund t\u00eb themi se Petrit Qejvani me k\u00ebt\u00eb v\u00ebllim na vjen i plot\u00eb dhe i tejshquar, me t\u00eb gjitha ve\u00e7orit\u00eb e tij jet\u00ebsore e krijuese. Prandaj, le t\u00eb jet\u00eb kjo vep\u00ebr nj\u00eb homazh p\u00ebr 75-vjetorin e lindjes s\u00eb tij, q\u00eb tash mund t\u00eb quhet edhe 75-vjetor i krijimtaris\u00eb letrare t\u00eb brezit t\u00eb tij.<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Begzad Baliu TRIPTIKU I JET\u00cbS DHE VEPR\u00cbS S\u00cb PETRIT QEJVANIT Petrit Qejvani, P\u00ebrformanc\u00eb \/triptik antologjik me krijimtari t\u00eb zgjedhur\/, Argeta, Tiran\u00eb, f. 222. (Parath\u00ebnia e Prof. dr. Begzad Baliut) Hyrje Shkrimtari, kritiku e analisti Petrit Qejvani \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej intelektual\u00ebve t\u00eb pes\u00eb dekadave t\u00eb fundit t\u00eb cilin e kam lexuar me k\u00ebrsh\u00ebrin\u00eb e poetit, prozatorit, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3979,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-3978","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3978","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3978"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3978\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3980,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3978\/revisions\/3980"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3979"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3978"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3978"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3978"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}