{"id":3984,"date":"2026-02-04T13:38:45","date_gmt":"2026-02-04T12:38:45","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=3984"},"modified":"2026-02-04T13:38:49","modified_gmt":"2026-02-04T12:38:49","slug":"fatmir-terziutregim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/02\/04\/fatmir-terziutregim\/","title":{"rendered":"Fatmir Terziu:Tregim"},"content":{"rendered":"<div class=\"xdj266r x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Fatmir Terziu<\/div>\n<div dir=\"auto\">Kuvend<\/div>\n<div dir=\"auto\"><em>Tregim<\/em><\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Pse ai mblodhi frutat e hedhura, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb fillim askush nuk e kuptoi. I priste pran\u00eb koshit t\u00eb plehrave me nj\u00eb kujdes t\u00eb pashpjeguesh\u00ebm. I mblidhte me kujdes, si t\u00eb ishin dhurata t\u00eb rralla q\u00eb rrezikonin t\u00eb shkeleshin nga k\u00ebmb\u00eb t\u00eb padurueshme. I zgjidhte pa fjal\u00eb. Pa d\u00ebshmitar\u00eb. Pastaj i fuste menj\u00ebher\u00eb n\u00eb bodrumin ku banonte ai. I mbulonte atje, ku err\u00ebsira i pranonte pa problem. Bodrumi nuk kishte dritare. Kishte vet\u00ebm er\u00eb fermentimi. Mblidhte nj\u00eb heshtje q\u00eb rritej bashk\u00eb me kalb\u00ebzimin. Nj\u00eb dit\u00eb shkurti, ai doli nga bodrumi me nj\u00eb thes t\u00eb mbushur plot. E mbante si barr\u00eb faji. Dukej nga ecja e tijedhe pse ngjante, se ishte e qet\u00eb. E rregullt, sikur po kryente nj\u00eb detyr\u00eb administrative. Zgjodhi nj\u00eb pellg t\u00eb madh pran\u00eb rrug\u00ebs dhe e derdhi p\u00ebrmbajtjen pa hezitim. Nj\u00eb grumbull cop\u00ebzash frutash t\u00eb kalbura q\u00eb u shp\u00ebrndan\u00eb n\u00eb balt\u00eb, duke marr\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb harte pa emra. Pastaj u fsheh pas nj\u00eb peme dhe priti. Ndejti aty, si dikush q\u00eb pret vendimin e nj\u00eb zyre t\u00eb padukshme.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Askush nuk u afrua. Asnj\u00eb njer\u00ebzor nuk ua hodhi syt\u00eb. Ata vet\u00ebm mbyllnin hund\u00ebt dhe kalonin. Vet\u00ebm dall\u00ebnd\u00ebshet. Vet\u00ebm ato. Nj\u00eb nga nj\u00eb, dall\u00ebndyshet filluan t\u00eb vinin. Nuk b\u00ebn\u00eb zhurm\u00eb. Kapnin nj\u00eb grimc\u00eb mbetjesh me sqepat e tyre t\u00eb holl\u00eb, e zhysnin n\u00eb balt\u00eb dhe fluturonin menj\u00ebher\u00eb larg, sikur t\u00eb kishin frik\u00eb nga koha. Asnj\u00ebra nuk q\u00ebndroi, asnj\u00ebra nuk u kthye prapa. Veprimi u p\u00ebrs\u00ebrit me nj\u00eb sakt\u00ebsi t\u00eb ftoht\u00eb, derisa pellgu u b\u00eb i shesht\u00eb, i rregulluar, i pranuesh\u00ebm. Pas disa dit\u00ebsh, folet\u00eb e para vareshin n\u00ebn dritaret e nd\u00ebrtesave ku ndodhej Kuvendi dhe bodrumi i tij p\u00ebrbri. Lagjja mori jet\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme, si pas nj\u00eb urdhri t\u00eb pashkruar. Qent\u00eb filluan t\u00eb \u00e7ift\u00ebzoheshin me nj\u00eb urgjenc\u00eb t\u00eb panevojshme, macet lind\u00ebn disa her\u00eb brenda pranver\u00ebs, z\u00ebrat u trash\u00ebn, aromat fermentuese u pastruan. Gjith\u00e7ka dukej se po funksiononte.<\/div>\n<div dir=\"auto\">At\u00ebher\u00eb Kuvendi u mblodh. U ul\u00ebn rreth tavolinave t\u00eb gjata dhe fol\u00ebn gjat\u00eb. Fol\u00ebn p\u00ebr rendin, p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr shembullin e mir\u00eb. U lodh\u00ebn me biseda dhe bisedat u shp\u00ebrndan\u00eb n\u00eb kafene, ku u holluan si sheqer n\u00eb uj\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb. Nga kafenet\u00eb shkuan sht\u00ebpi m\u00eb sht\u00ebpi, duke marr\u00eb form\u00eb k\u00ebshille, qortimi, rregulli t\u00eb ri. Nuk kishte m\u00eb asnj\u00eb frut n\u00eb kazan\u00ebt e plehrave. T\u00eb gjith\u00eb i mbanin p\u00ebr dall\u00ebndyshet. Ai e vuri re k\u00ebt\u00eb pa g\u00ebzim. Bodrumi i tij u zbraz. Pellgu u tha. Folet\u00eb mbet\u00ebn si shenja t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb kaluar, t\u00eb palexuesh\u00ebm. Pranver\u00ebn tjet\u00ebr, dall\u00ebndyshet nuk u pan\u00eb fare. Kuvendi nuk u mblodh. Kafeneja ishte plot, por bisedat nuk t\u00eb \u00e7onin askund. Askush nuk e lexonte dot pun\u00ebn e dall\u00ebndysheve. Streh\u00ebzat e tyre. Frutat u fermentuan tashm\u00eb jasht\u00eb koshave, si prova t\u00eb nj\u00eb vendimi q\u00eb nuk dinte m\u00eb k\u00eb t\u00eb ushqente. Dhe ai, n\u00eb bodrumin e zbraz\u00ebt, priti s\u00ebrish. Nuk priste m\u00eb p\u00ebr dall\u00ebndyshet. Priste me syt\u00eb e mbyllur nga tavani, p\u00ebr nj\u00eb shpjegim q\u00eb nuk erdhi kurr\u00eb nga ai Kuvend. Ai tashm\u00eb do t\u00eb kishte bodrumin e tij t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, dhe ndoshta dall\u00ebndyshet do ti vinin pranverave aty mbi parajs\u00eb\u2026<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fatmir Terziu Kuvend Tregim Pse ai mblodhi frutat e hedhura, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb fillim askush nuk e kuptoi. I priste pran\u00eb koshit t\u00eb plehrave me nj\u00eb kujdes t\u00eb pashpjeguesh\u00ebm. I mblidhte me kujdes, si t\u00eb ishin dhurata t\u00eb rralla q\u00eb rrezikonin t\u00eb shkeleshin nga k\u00ebmb\u00eb t\u00eb padurueshme. I zgjidhte pa fjal\u00eb. Pa d\u00ebshmitar\u00eb. Pastaj i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3985,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-3984","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-proze"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3984","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3984"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3984\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3986,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3984\/revisions\/3986"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3985"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3984"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3984"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3984"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}