{"id":4005,"date":"2026-02-08T20:59:57","date_gmt":"2026-02-08T19:59:57","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=4005"},"modified":"2026-02-08T21:10:00","modified_gmt":"2026-02-08T20:10:00","slug":"4005","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/02\/08\/4005\/","title":{"rendered":"Bashkim Saliasi: PSIKOLOGJIA E ZHVILLIMIT T\u00cb F\u00cbMIJ\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p>Bashkim Saliasi<\/p>\n<p>PSIKOLOGJIA E ZHVILLIMIT T\u00cb F\u00cbMIJ\u00cbS<\/p>\n<p>Psikologjia e zhvillimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs synon: -T\u00eb p\u00ebrshkruaj\u00eb ndryshimet q\u00eb ndodhin n\u00eb hapsir\u00ebn jet\u00ebsore, t\u00eb shpjegoj\u00eb arsyet e zhvillimit n\u00eb p\u00ebrputhje me rregullat, t\u00eb krahasoj\u00eb njer\u00ebzit me prejardhje t\u00eb ndryshme, t\u00eb parashikoj\u00eb ndryshimet q\u00eb mund t\u00eb ndodhin, t\u00eb lidhin<br \/>\nzbulimet e psikologjis\u00eb s\u00eb zhvillimit me zbulimet e fushave t\u00eb tjera psikologjike dhe t\u00eb influencoj\u00eb te ndryshimet. Procesi ndryshimeve q\u00eb ndodhin gjat\u00eb gjith\u00eb hapsir\u00ebs jet\u00ebsore \u00ebsht\u00eb shum\u00eb dimensional, ku p\u00ebrfshihen zhvillimi biologjik q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me sjelljen, zhvillimin fizik<br \/>\nq\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ndryshimet q\u00eb ndodhin n\u00eb trupin e njeriut, zhvillimi kongnitiv q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me serit\u00eb e ndryshimeve q\u00eb ndodhin n\u00eb aktivitetin mendor-t\u00eb menduarit, kujtes\u00ebn, preceptimin, v\u00ebmendjen dhe gjuh\u00ebn, zhvillimin social, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nd\u00ebrveprimet e individit me individ\u00ebt e tjer\u00eb n\u00eb mjedisin ku jeton, zhvillimi emocional, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ndjenjat dhe reagimet aktive t\u00eb individit dhe zhvillimi i personalitetit, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me veten dhe preceptimin e vetes, me sjelljen seksuale, me zhvillimin e roleve gjinore si dhe zhvillimin moral.<br \/>\nP\u00ebr shpjegimin e zhvillimit t\u00eb fushave q\u00eb p\u00ebrshkruam m\u00eb lart\u00eb, psikologjia e zhvillimit shfryt\u00ebzon zbulimet e shkencave t\u00eb tjera si biologjia, fiziologjia, mjeksia, sociologjia, antropologji e tje.<br \/>\nZhvillimi \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsor, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ndryshimet nuk ndodhin kurr\u00eb t\u00eb izoluara, por k\u00ebto varen nga nj\u00ebra-tjetra dhe gjith\u00eb zhvillimi \u00ebsht\u00eb rezultat i k\u00ebtij nd\u00ebrveprimi. P.sh, zot\u00ebrimi i gjuh\u00ebs varet nga maturimi i kordave zanore, goj\u00ebs, trurit (zhvillimi fizik), nga zhvillimi kognitiv (aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb kuptuar se fjal\u00ebt p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb objekte q\u00eb nuk jan\u00eb prezente) dhe nd\u00ebrveprimet me njer\u00ebzit e tjer\u00eb (zhvillimi social).<br \/>\nZhvillimi \u00ebsht\u00eb i vazhduesh\u00ebm dhe nuk ndodh vet\u00ebm n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri, por gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs.<br \/>\nZhvillimi \u00ebsht\u00eb akumulativ, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se zhvillimi bazohet n\u00eb at\u00eb q\u00eb ka ndodhur dhe n\u00eb<br \/>\nat\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur m\u00eb par\u00eb.<br \/>\nEksperiencat e m\u00ebparshme ndikojn\u00eb n\u00eb zhvillimin e m\u00ebvonsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb individi. Megjithat\u00eb ku zhvillim nuk \u00ebsht\u00eb apsolut.<br \/>\nZhvillimi shkon nga e thjeshta drejt nj\u00eb kompleksiteti m\u00eb t\u00eb madh. N\u00eb fillim foshnja b\u00ebhet f\u00ebmij\u00eb, m\u00eb pas adoleshent. Fillimisht ai tenton t\u00eb kap objektet me gjith\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00ebn e dor\u00ebs, m\u00eb pas, kur zhvillohen muskujt dhe nervat e dor\u00ebs dhe gishtrinj\u00ebve, f\u00ebmija arrin t\u00eb kap objektin me gjith\u00eb gishta. Zhvillimi \u00ebsht\u00eb i diferencuar. Kjo n\u00ebnkupton se zhvillimi shkon drejt\u00eb diferencimit p\u00ebrher\u00eb n\u00eb rritje, pra diferencohen elementet e eksperienc\u00ebs dhe m\u00eb pas f\u00ebmija \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb dallimin midis perceptimeve, ndjenjave, mendimeve dhe veprimeve t\u00eb tij. Zhvillimi \u00ebsht\u00eb i organizuar, q\u00eb n\u00ebnkupton se shprehit\u00eb e ndryshme fillojn\u00eb t\u00eb integrohen dhe foshnja organizon dhe kordinon veprimet, kurse t\u00eb rriturit organizojn\u00eb dhe kontrollojn\u00eb detyra t\u00eb ndryshme q\u00eb lidhen me pun\u00ebn dhe jet\u00ebn familjare.<br \/>\nZhvillimi \u00ebsht\u00eb relativ. Kjo n\u00ebnkupton se ne edhe kur arrijm\u00eb nj\u00eb stad t\u00eb caktuar t\u00eb pjekuris\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri vazhdojm\u00eb t\u00eb ndryshojm\u00eb.<br \/>\nNdikimet e zhvillimit jan\u00eb reciproke. Kjo n\u00ebnkupton se jo vet\u00ebm f\u00ebmija ndikohet nga ata q\u00eb ka p\u00ebrrreth, por edhe ata q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrrreth saj ndikohen nga f\u00ebmija.<br \/>\nZhvillimi reflekton si vazhdim\u00ebsi ashtu dhe si mosvazhdim\u00ebsi. Disa studjues pranojn\u00eb se zhvillimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces gradual dhe i vazhduesh\u00ebm, kurse disa t\u00eb tjer\u00eb mendojn\u00eb se zhvillimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb seri stadesh t\u00eb dallueshme nga nj\u00ebri-tjetri dhe si pasoj\u00eb zhvillimi nuk<br \/>\n\u00ebsht\u00eb i vazhduesh\u00ebm. Kata studjues theksojn\u00eb rolin e trash\u00ebgimis\u00eb dhe maturimit n\u00eb procesin e rritjes.<br \/>\nZhvillimi reflekton si stabilitetin, ashtu edhe ndryshimin. Disa her\u00eb, ndodhi t\u00eb jashtme me natyr\u00eb shum\u00eb traumatike, ndryshojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsore jet\u00ebn e nj\u00eb individi. Zhvillimi ka disa her\u00eb, natyr\u00eb p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebse. Pra te individ\u00ebt gjat\u00eb jet\u00ebs mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten disa faza t\u00eb p\u00ebrshtatjes s\u00eb tij. Zhvillimi ndikohet si nga mjedisi ashtu edhe nga trash\u00ebgimia. Studjues t\u00eb ndrysh\u00ebm kan\u00eb mendime t\u00eb ndryshme. Disa mendojn\u00eb se trash\u00ebgimia \u00ebsht\u00eb vedimtare, kurse t\u00eb tjer\u00eb mendojn\u00eb se rolin par\u00ebsor e luan mjedisi. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, zhvillimi ndikohet si nga mjedisi dhe nga trash\u00ebgimia. Qendra e kontrollit \u00ebsht\u00eb si e brendshme, ashtu edhe e jashtme. Ne kontrollohemi nga ndodhi edhe nga njer\u00ebz ndaj t\u00eb cil\u00ebve kemi pak kontroll, por shumica prej nesh \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb nj\u00eb far\u00eb kontrolli mbi zhvillimin ton\u00eb. Q\u00eb nj\u00eb individ t\u00eb quhet i<br \/>\nmaturuar duhet t\u00eb ket\u00eb kontroll veten dhe t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr veten e tij dhe nuk mund t\u00eb faj\u00ebsoj\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr zhvillimin e tij.<br \/>\nZhvillimi \u00ebsht\u00eb variab\u00ebl dhe kjo do t\u00eb thot\u00eb se jo t\u00eb gjitha dimensionet e personalitetit zhvillohen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn nivel dhe rit\u00ebm.<br \/>\nZhvillimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces kompleks, pra nj\u00eb produkt i proceseve t\u00eb ndryshme t\u00eb rritjes, maturimit dhe t\u00eb m\u00ebsuarit. T\u00eb m\u00ebsuarit p\u00ebrfshin ndryshimet q\u00eb jan\u00eb rezultat i eksperiencave. Ato jan\u00eb t\u00eb ndryshme: biologjike, ushqimet, aksidentet e natyr\u00ebs fizike, ila\u00e7et dhe sociale si: shkolla, familja, komuniteti, moshatar\u00ebt, media etj. Zhvillimi p\u00ebrfshin si rritjen dhe pleq\u00ebrin\u00eb. Zhvillimi \u00ebsht\u00eb kontekstual, q\u00eb n\u00ebnkupton se zhvillimi ndikohet dhe nuk mund t\u00eb kuptohet jasht\u00eb kontekseve q\u00eb ai ndodh. Ajo q\u00eb ndodh n\u00eb sht\u00ebpi, ndikon n\u00eb at\u00eb \u00e7ka ndodh n\u00eb shkoll\u00eb<br \/>\ndhe anasjelltas. Zhvillimi social i individit kuptohet m\u00eb mir\u00eb kur merren n\u00eb konsiderat\u00eb influencat q\u00eb vijn\u00eb nga disa mjedise dhe kur ato shihen t\u00eb lidhura me nj\u00ebri-tjetrin. T\u00eb gjith\u00eb elementet e lidhur me mjedisin dhe vlerat kan\u00eb efekte t\u00eb ndryshme mbi f\u00ebmij\u00ebt<br \/>\ndhe ato nd\u00ebrveprojn\u00eb dhe nuk q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb izoluara. P.sh., prindi i f\u00ebmij\u00ebs humbet pun\u00ebn (ekosistemi) dhe familja l\u00ebviz n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr, ku<br \/>\nf\u00ebmija ndeshet me nj\u00eb shkoll\u00eb tjet\u00ebr (ndryshime n\u00eb mikro dhe makrosistemet). Rritja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb procesi kompleks, pra \u00ebsht\u00eb produkt i proceseve t\u00eb ndryshme t\u00eb rritjes, maturimit dhe t\u00eb m\u00ebsuarit.<br \/>\nRritja p\u00ebrfshin ndryshimet sasiore, kurse maturimi p\u00ebrfshin ndryshimet q\u00eb jan\u00eb t\u00eb varura nga mjedisi dhe q\u00eb p\u00ebrcaktohen nga p\u00ebrb\u00ebrja gjenetike e individit. P.sh., t\u00eb m\u00ebsuarit p\u00ebr t\u00eb ecur. T\u00eb m\u00ebsuarit p\u00ebrfshin ndryshimet q\u00eb jan\u00eb rezultat i eksperimenteve, biologjike, t\u00eb ushqyerit, etj.<br \/>\nZhvillimi \u00ebsht\u00eb kontekstual, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se zhvillimi nuk mund t\u00eb kuptohet jasht\u00eb mjedisit, ku p\u00ebrfshihen shkolla, familja etj. Zhvillimi kontekstual p\u00ebrfshin mikrosistemin, mesosistemin dhe makrosistemin n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn personi merr pjes\u00eb. P.sh., nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb q\u00eb<br \/>\nvjen nga familje me marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngrohta, mund t\u00eb priret t\u00eb ket\u00eb rezultate t\u00eb mira n\u00eb m\u00ebsime.<br \/>\nAjo \u00e7ka ndodh n\u00eb sht\u00ebpi, ndikon n\u00eb at\u00eb \u00e7ka do t\u00eb ndodh n\u00eb shkoll\u00eb dhe anasjelltas. Zhvillimi social i individit kuptohet m\u00eb mir\u00eb kur merret n\u00eb konsiderat\u00eb influencat q\u00eb vijn\u00eb nga disa mjedise dhe kur shihen t\u00eb lidhura me nj\u00ebri-tjetrin.<br \/>\nMakrosistemi \u00ebsht\u00eb modeli i nj\u00eb shoq\u00ebrie p\u00ebr zhvillimin e individit q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb idologjin\u00eb, vlerat, q\u00ebndrimet, ligjet dhe zakonet e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<br \/>\nI pari q\u00eb studio psikologjin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve ka q\u00ebn\u00eb psikologu amerikan Granvil Stanlei Hall. Sukses ishte formulimi i testit t\u00eb inteligjenc\u00ebs nga Alfred Binet dhe Theodor Simon, n\u00eb Franc\u00eb, n\u00eb vitin 1915.<br \/>\nN\u00eb vitin 1926, Luis Terman e p\u00ebrshtati p\u00ebr ta p\u00ebrdorur n\u00eb Amerik\u00eb, kurse n\u00eb Europ\u00eb Zhan Piazhe studio zhvillimin kongitiv t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. Zhan Uatson, themeluesi i bihejviorizmit n\u00eb Amerik\u00eb shkroj psikologjin\u00eb e f\u00ebmijve\u2026<br \/>\nTiran\u00eb 08\/02\/2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashkim Saliasi PSIKOLOGJIA E ZHVILLIMIT T\u00cb F\u00cbMIJ\u00cbS Psikologjia e zhvillimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs synon: -T\u00eb p\u00ebrshkruaj\u00eb ndryshimet q\u00eb ndodhin n\u00eb hapsir\u00ebn jet\u00ebsore, t\u00eb shpjegoj\u00eb arsyet e zhvillimit n\u00eb p\u00ebrputhje me rregullat, t\u00eb krahasoj\u00eb njer\u00ebzit me prejardhje t\u00eb ndryshme, t\u00eb parashikoj\u00eb ndryshimet q\u00eb mund t\u00eb ndodhin, t\u00eb lidhin zbulimet e psikologjis\u00eb s\u00eb zhvillimit me zbulimet e fushave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3473,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-4005","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4005","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4005"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4005\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4010,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4005\/revisions\/4010"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3473"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4005"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4005"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4005"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}