{"id":4007,"date":"2026-02-08T21:08:16","date_gmt":"2026-02-08T20:08:16","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=4007"},"modified":"2026-02-10T20:48:15","modified_gmt":"2026-02-10T19:48:15","slug":"kadri-tarelli-shkruanvilhelme-vrana-haxhiraj-pyetet-pyet-rrefen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/02\/08\/kadri-tarelli-shkruanvilhelme-vrana-haxhiraj-pyetet-pyet-rrefen\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli shkruan:VILHELME VRANA HAXHIRAJ, PYETET, PYET&#8230;&#8230;. RR\u00cbFEN&#8230;!"},"content":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan:<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb liria e arsyes e cila q\u00ebndron n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e t\u00eb menduarit nga kufizimet q\u00eb vendosen nga autoritetet. Kjo liri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhunti e rrall\u00eb e natyr\u00ebs dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb shum\u00eb e k\u00ebrkuar nga \u00e7do individ&amp;quot;. Ajnshtajn. (Albert Einstein)<br \/>\nVILHELME VRANA HAXHIRAJ, PYETET, PYET&#8230;&#8230;. RR\u00cbFEN&#8230;!<\/p>\n<p>\u201cKush jam un\u00eb&#8230;&#8230;.!?\u201d<\/p>\n<p>Kam n\u00eb dor\u00eb librin \u201cKush jam un\u00eb!?\u201d, t\u00eb autores vlonjate Vilhelme Vrana Haxhiraj, ose Vivra, si\u00e7 i th\u00ebrrasim shkurt n\u00eb pseudonim. Lindur m\u00eb, 08. 12. 1944, n\u00eb Kanin\u00ebn e lasht\u00eb, me prejardhje nga familja princ\u00ebrore e Gjergj Arianitit. Ndaj un\u00eb e th\u00ebrras \u201cPrincesha e Kanin\u00ebs\u201d.<br \/>\nShkolluar e diplomuar n\u00eb shkencat sociale, Histori-gjeografi. Nj\u00eb monografi interesante n\u00eb nd\u00ebrthurje, po ashtu edhe n\u00eb shtrydhje e shtrirje t\u00eb kujtes\u00ebs, q\u00eb ngjan si rrjedha e nj\u00eb burimi plot uj\u00eb, pa zhurm\u00eb e buj\u00eb.<br \/>\nQ\u00eb n\u00eb fillim, titulli t\u00ebrheq si magnet \u00e7do k\u00ebndonj\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb: \u201cKush jam un\u00eb&#8230;..!?\u201d.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb Vivra shprehet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb d\u00ebftore: &#8211; Po ju rr\u00ebfej se kush jam un\u00eb&#8230;&#8230;! N\u00eb vazhdim t\u00eb mendimit, po i rendis disa n\u00ebn-ndarje t\u00eb p\u00ebrmbajtjes, sipas analiz\u00ebs dhe gjykimit tim:<br \/>\n&#8211; Rr\u00ebnj\u00ebt e fisnik\u00ebris\u00eb s\u00eb lasht\u00eb, si medaljon i art\u00eb, p\u00ebr ta pasur dhe mbajtur n\u00eb qaf\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019u mburrur \u00e7do nj\u00ebri nga ne q\u00eb e quajm\u00eb veten Shqiptar.<br \/>\n&#8211; F\u00ebmij\u00ebria, dhe rinia, si mallkim p\u00ebr ta mallkuar: Kush e solli dhe kush e mbolli far\u00ebn e komunizmit n\u00eb truallin shqiptar&#8230;..!? Mjer\u00eb ata q\u00eb u fut\u00ebn n\u00eb nofullat e luft\u00ebs s\u00eb klasave.<br \/>\n\u2013 Ringritja, si feniksi nga hiri. Mitologji e koh\u00ebve moderne, p\u00ebr t\u2019i rr\u00ebfyer bot\u00ebs at\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb hidhur, q\u00eb p\u00ebr gjysm\u00eb shekulli u fsheh, me q\u00ebllim t\u00eb harrohet, t\u00eb mbulohet, t\u00eb shuhet, mos kujtohet.<br \/>\n\u2013 Analiza historike dhe filozofike e sundimit komunist, 1945 \u2013 1990. Pasojat&#8230;&#8230;<br \/>\n\u2013 Veprimtaria shoq\u00ebrore dhe krijimtaria letrare, historike e filozofike, p\u00ebrshkruar n\u00eb mbi 65 libra, t\u00eb gjinive t\u00eb ndryshme, poezi, romane, novela, studime me vlera shkencore, shoq\u00ebrore, me frym\u00eb tejet komb\u00ebtare dhe atdhetare. Kjo \u00ebsht\u00eb vlera e v\u00ebrtet\u00eb e njeriut, \u00ebsht\u00eb vepra p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn e vlen t\u00eb jetohet.<br \/>\n\u2013 N\u00eb fund vler\u00ebsimet, me t\u00eb cilat mbushen disa faqe libri. Pa l\u00ebn\u00eb pas dore diku-diku edhe zhg\u00ebnjimet t\u00eb vjetra dhe t\u00eb reja, t\u00eb cilat hapin plag\u00eb q\u00eb dhembin m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb parat, pasi nuk i mbulon dot dhe nuk mbyllen leht\u00eb. Plag\u00ebt e vjetra deri diku edhe p\u00ebrligjen, ftohen, veniten por nuk roniten, duke akuzuar koh\u00eb e mbrapsht. Nd\u00ebrsa plag\u00ebt e rejat godasin n\u00eb shpirt, t\u00eb cilat nuk i zbut as koha dhe as pluhuri i saj.<br \/>\nDuke u marr\u00eb me shkrime dhe lexime, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, jam ndeshur me autor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt, vjen nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb duan t\u00eb len\u00eb kujtime, thjesht si d\u00ebshmi e koh\u00ebs s\u00eb jetuar dhe m\u00eb tej, t\u00eb rr\u00ebfejn\u00eb veprimtarin\u00eb, krijimtarin\u00eb, sukseset, pengesat, mundimet, g\u00ebzimet, ngritjet dhe rr\u00ebzimet, pse jo edhe d\u00ebshtimet si pjes\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb jetuar. I admiroj p\u00ebr kujdesin q\u00eb tregojn\u00eb, duke i l\u00ebn\u00eb brezave p\u00ebrvoj\u00ebn e nj\u00eb jete t\u00eb shpenzuar n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vetes dhe shoq\u00ebris\u00eb.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb Vivra ndjek nj\u00eb udh\u00eb tjet\u00ebr, ndoshta t\u00eb pa shkelur m\u00eb par\u00eb. \u00cbsht\u00eb G\u00ebzim Marku, drejtuesi i portalit \u201cZemra Shqiptare, q\u00eb ideon dhe k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive, lidhur me jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e k\u00ebsaj zonje t\u00eb nderuar. Me nj\u00eb fjal\u00eb, harton rreth 44 pyetje, t\u00eb<br \/>\nmenduara mir\u00eb, t\u00eb nisura e t\u00eb ujdisura p\u00ebr bukuri, ku dashje pa dashje t\u00eb thuhen t\u00eb gjitha, duke iu p\u00ebrshtatur koh\u00ebs, vendit dhe rrethanave. Thuhet nga t\u00eb diturit, se pyetjet e mira nxisin p\u00ebrgjigje t\u00eb mira.<br \/>\nDuke k\u00ebnduar librin, kam p\u00ebrshtypjen se krijohet nj\u00eb lloj bashk\u00ebbisedimi dhe ndarje pun\u00ebsh, pse jo, edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsie: gazetari pyet duke qen\u00eb brenda n\u00eb livadhet e veta, nd\u00ebrsa Vivra duke rr\u00ebfyer n\u00eb vet\u00ebn e par\u00eb, ka mund\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrgjigjet lirsh\u00ebm brenda bindjeve dhe ndjesive t\u00eb saj. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebndonj\u00ebsi (lexuesi), \u00ebsht\u00eb i bindur se rr\u00ebfyesi ka nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes mbi krye q\u00eb e mir\u00ebkupton, ndaj edhe hapat i hedh pa u penguar. T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, \u00ebsht\u00eb e para her\u00eb q\u00eb ndeshem me nj\u00eb form\u00eb t\u00eb till\u00eb \u201cMonografie\u201d. Uroj mos jet\u00eb k\u00ebshtu&#8230;..! Gjat\u00eb leximit, duke u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e librit, un\u00eb e vler\u00ebsoj si nj\u00eb \u201ctestament\u201d i firmosur nga koha dhe ligjet e saj t\u00eb egra. Nj\u00eb form\u00eb tejet e ve\u00e7ant\u00eb, besoj shum\u00eb e p\u00eblqyer nga autorja, sepse shoh se si Vivra shtyhet t\u00eb shtrydh\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kujtes\u00ebn e saj, t\u00eb gris\u00eb koren e plag\u00ebve t\u00eb vjetra, t\u00eb rindjej\u00eb dhimbje dhe forc\u00eb, duke qen\u00eb e sinqert\u00eb me veten, se e v\u00ebrteta duhet<br \/>\nth\u00ebn\u00eb. Koha nuk t\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhel, nuk t\u00eb fton, por t\u00eb nd\u00ebshkon, n\u00ebse nuk e p\u00ebrfill vrapin e saj.<br \/>\nPak m\u00eb lart rendita nj\u00eb lloj ndarje p\u00ebr t\u00eb ndihmuar veten, ndaj po flas m\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Znj. Vilheme Vrana Haxhiraj&#8230;&#8230;.! &#8211; \u00c7udit\u00ebrisht, si vjen koha, kur i p\u00ebrputh datat dhe ngjarjet, disa i b\u00ebn t\u00eb shenjta. \u201c8 dhjetori\u201d, \u201cDita e Rinis\u00eb\u201d dhe dit\u00eblindja juaj&#8230;.!!!!. K\u00ebshtu festa dhe dit\u00eblindja do festohen n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi, sepse shpirti juaj si m\u00ebsuese mbetet p\u00ebrher\u00eb i ri.<br \/>\nNuk di sa i sakt\u00eb jam, por nuk kam par\u00eb ndonj\u00eb lib\u00ebr apo studim mbi familjet e m\u00ebdha, familjet t\u00eb hershme fisnike q\u00eb i mbijetuan koh\u00ebve t\u00eb historis\u00eb s\u00eb trazuar shqiptare, duke l\u00ebn\u00eb edhe trash\u00ebgimtar\u00eb deri n\u00eb dit\u00ebt tona. Uroj q\u00eb mos t\u00eb jet\u00eb k\u00ebshtu, por Vivra \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimtare dhe d\u00ebshmitare e rr\u00ebnj\u00ebve t\u00eb saj fisnike, prej disa shekujsh. Dhe, jo nj\u00eb em\u00ebr dokudo, por nj\u00eb shkrimtare dhe studiuese q\u00eb i kalon kufijt\u00eb e vendit ton\u00eb, duk u b\u00ebr\u00eb e njohur n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn me veprat e saj, t\u00eb denja p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb enciklopedi. Ndaj ajo me krenari shkruan dhe firmos Vilhelme<br \/>\nVrana Haxhiraj. Dhe ka t\u00eb drejt\u00eb&#8230;..!<br \/>\nPyetja dhe p\u00ebrgjigja mblidhen lak n\u00eb fyt, kur mendon se si \u00ebsht\u00eb e mundur, t\u00eb heshtet&#8230;..!?<br \/>\nN\u00eb vend q\u00eb t\u00eb lartohet emri dhe prejardhja e saj q\u00eb nderon historin\u00eb ton\u00eb t\u00eb hershme dhe t\u00eb tashmen&#8230;..!? Nd\u00ebrkoh\u00eb ne heshtim, si murgu n\u00eb qeli&#8230;. Pse&#8230;&#8230;.? Kush nga ne nuk do t\u00eb l\u00ebvdohej e mburrej me nj\u00eb prejardhje t\u00eb till\u00eb fisnik\u00ebsh, q\u00eb i mbijetuan shekujve? Nd\u00ebrkoh\u00eb, kush nuk do t\u00eb l\u00ebndohej me at\u00eb q\u00eb p\u00ebsuan familjet fisnike gjat\u00eb regjimit komunist, q\u00eb u nd\u00ebshkuan pa asnj\u00eb faj, vet\u00ebm se ishin t\u00eb fisme&#8230;.., si\u00e7 ndodhi me familjen Vrana, n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Kanin\u00ebs!? V\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh nj\u00eb shembull t\u00eb dyt\u00eb&#8230;&#8230;! K\u00ebndojeni me kujdes k\u00ebt\u00eb histori t\u00eb shkurt\u00ebr, kushtuar Kanin\u00ebs, k\u00ebshtjell\u00ebs dhe banor\u00ebve t\u00eb saj t\u00eb hersh\u00ebm. Do m\u00eb jepni t\u00eb drejt\u00eb, duke fal\u00ebnderuar dhe<br \/>\np\u00ebrsh\u00ebndetur autoren.<br \/>\nK\u00ebndonj\u00ebsi do t\u00eb ndjej\u00eb trishtim, kur t\u00eb l\u00eb\u00e7is\u00eb kujtimet e vegj\u00eblis\u00eb, aq sa mund t\u00eb ndjej\u00ebdridhje trupi e shpirti, p\u00ebr ato \u00e7\u2019ka hequr autore Vivra. Ajo, n\u00eb udh\u00ebn e mundimeve, si pasoj\u00eb e luft\u00ebs s\u00eb klasave, nuk \u00ebsht\u00eb e vetme. Jan\u00eb me mij\u00ebra familje t\u00eb internuara n\u00eb mbar\u00eb vendin, kan\u00eb mbijetuar me mundim sk\u00ebterre, kur i mohohej shkolla, arsimimi, buka, ushqimi dhe liria. Shumica u tret\u00ebn pa ju d\u00ebgjuar z\u00ebri n\u00eb 23 burgje dhe 48 kampe p\u00ebrqendrimi. Pak prej tyre po na rr\u00ebfejn\u00eb at\u00eb \u00e7ka jetuan dhe p\u00ebrjetuan n\u00eb ato vite t\u00eb mallkuara. Sepse e vetmja gj\u00eb q\u00eb nuk e thyen, nuk e g\u00ebrryen, nuk e fshin\u00eb, ishte mendimi i lir\u00eb, i gatsh\u00ebm t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb. Mes tyre \u00ebsht\u00eb edhe Vivra jon\u00eb, q\u00eb u ngrit mbi koh\u00ebn, duke na sjell\u00eb nj\u00eb dokumentar t\u00eb jetuar plot dhimbje. Besoj mjaftojn\u00eb vet\u00ebm k\u00ebto fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka: \u201cTrastat n\u00eb shpin\u00eb t\u00eb n\u00ebnave dhe grave q\u00eb shkonin n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e p\u00ebrbaltura t\u00eb atdheut \u201cBURG\u201d, ishin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda se prangat n\u00eb duart dhe k\u00ebmb\u00ebt e burrave apo djemve t\u00eb tyre\u201d. Faqe 38. Vet\u00eb Vivra pohon se u ngrit si heronjt\u00eb e mitologjis\u00eb. \u2013 \u201cM\u00eb p\u00eblqen ta zhbiroj deri n\u00eb embrion jet\u00ebn time t\u00eb mohuar, e cila rilindi nga hiri i saj si Feniksi. K\u00ebt\u00eb kam b\u00ebr\u00eb dhe do ta b\u00ebja p\u00ebr cilindo q\u00eb ngjall interes n\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr letrare, studimore apo analitike. Qoft\u00eb kjo edhe nj\u00eb<br \/>\njet\u00ebshkrim. &#8211; Eh, sikur jeta t\u00eb rilindte p\u00ebrs\u00ebri nga zanafilla&#8230;&#8230;!\u201d &#8211; Shkruan q\u00eb n\u00eb faqet e para t\u00eb k\u00ebtij libri, me pesh\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Shpalosja e mendimit t\u00eb lir\u00eb, b\u00ebri q\u00eb Vivra t\u00eb gjej\u00eb vetveten. \u00cbndrra e hershme p\u00ebr t\u00eb botuar, u rizgjua. Libri \u201cLoti nuk ka faj\u201d, ishte prova e par\u00eb. \u2013 \u201cKjo ka qen\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsia ime, sepse gjeta vetveten n\u00eb brazdat e koh\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr\u201d, &#8211; shkruan autorja. Faqe 42. Vivra shp\u00ebrtheu q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb ndryshimeve, n\u00eb p\u00ebrmbysje t\u00eb sistemit, n\u00eb vitet 1990 &#8211; 1992. Filloi t\u00eb merret me publicistik\u00eb, m\u00ebnyra m\u00eb e bukur p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar shpirtin e r\u00ebnduar nga koha dhe mundimi, nga vuajtjet dhe trishtimi. Koh\u00eb e pazakont\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit dhe t\u00eb shtypurit politik, pse jo edhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, t\u00eb etur p\u00ebr liri fjale, liri mendimi, liri nd\u00ebrgjegje, liri veprimi. Viyra u vu n\u00eb ball\u00eb t\u00eb l\u00ebvizjes me t\u00eb gjitha forcat e shpirtit, ku k\u00ebrkohej guxim, durim dhe dije. Etja p\u00ebr liri dhe drejt\u00ebsi nuk ishte zbehur. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb histori e gjall\u00eb, q\u00eb meriton t\u00eb kujtohet, pse jo edhe t\u00eb nderohet. Heronjt\u00eb e atyre dit\u00ebve nuk duhet t\u00eb lihen n\u00eb heshtje. Ata b\u00ebn\u00eb aq sa mund\u00ebn. Vivra ca m\u00eb shum\u00eb.<br \/>\nN\u00eb thesin e pyetjeve, gazetari G\u00ebzim Marku nuk kursehet t\u00eb b\u00ebj\u00eb pyetje q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb mendim t\u00eb pjekur dhe shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb njohurish mbi historin\u00eb dhe politik\u00ebn. Po jap nj\u00eb prej tyre:<br \/>\n&#8211; Si e perceptoni realitetin e Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs 1944 \u2013 1990? Cilat p\u00ebrvoja apo ndikime kan\u00eb form\u00ebsuar k\u00ebndv\u00ebshtrimin tuaj p\u00ebr at\u00eb epok\u00eb?<br \/>\n\u2013 P\u00ebrgjigja: Un\u00eb e kam p\u00ebrshkruar deri diku tmerrin e jet\u00ebs n\u00eb diktatur\u00eb. Ishte nj\u00eb sistem politik-ekonomik i zymt\u00eb, vrastar, p\u00ebrgjues, q\u00eb krijon ankth tek t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt pa p\u00ebrjashtim.<br \/>\nPse? \u2013 Edhe gjysma tjet\u00ebr e p\u00ebrkrahur nga pushteti dhe Partia, nd\u00ebshkohej ashtu si ne, n\u00ebse kalonte kufirin tok\u00ebsor apo detar. Kushtet ekonomike ishin nj\u00ebsoj si p\u00ebr ata pro Parti dhe p\u00ebr ne antiparti&#8230;&#8230;&#8230;<br \/>\nMjaftojn\u00eb vet\u00ebm k\u00ebto pak fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar vazhdimin. Nj\u00eb analiz\u00eb sa historike aq edhe filozofike q\u00eb e vlen t\u00eb k\u00ebndohet m\u00eb nge. Na p\u00eblqen apo s\u2019na p\u00eblqen, mos nguroni kur e vlen&#8230;..!<br \/>\nNuk e teproj t\u00eb shkruaj nj\u00eb pyetje q\u00eb vet znj. Vivra i b\u00ebn lexuesit: &#8211; \u201cE kupton dot ti, se \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb<\/p>\n<p>&#8211; \u201cLuft\u00eb klasash\u201d&#8230;..!? Dhe un\u00eb si k\u00ebndonj\u00ebs i zellsh\u00ebm, p\u00ebrgjigjem p\u00ebr vete dhe edhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt:<br \/>\n&#8211; \u201cLufta e klasave \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundja m\u00eb vrastare e kombit Shqiptar, q\u00eb po vazhdon edhe pas rr\u00ebzimit t\u00eb komunizmit\u201d.<br \/>\nT\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta, n\u00eb vetvete p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vler\u00eb, p\u00ebr t\u00eb njohur sado pak origjin\u00ebn, karakterin dhe vet\u00ebdijen e Vivras, p\u00ebr jet\u00ebn e jetuar dhe p\u00ebrballuar aq trim\u00ebrisht. Por a mjafton vet\u00ebm kaq q\u00eb t\u00eb shk\u00eblqej\u00eb n\u00eb maj\u00eb t\u00eb piramid\u00ebs s\u00eb vlerave..!?<br \/>\nAshtu si ju edhe un\u00eb jam n\u00eb nj\u00eb mendje. \u2013 Lindim dhe jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend, nj\u00eb atdhe, nj\u00eb shoq\u00ebri, me t\u00eb mirat dhe mang\u00ebsit\u00eb e saj, por kur rritemi ndjejm\u00eb dallime. Jan\u00eb veprat q\u00eb na ve\u00e7ojn\u00eb dhe na vendosin n\u00eb krye, n\u00eb mes apo n\u00eb fund t\u00eb od\u00ebs s\u00eb burrave. N\u00eb krye sigurisht, te<br \/>\noxhaku, k\u00ebtu b\u00ebn pjes\u00eb edhe Vivra. Diku kam shkruar dy vargje, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr krijuesit: &#8211;<br \/>\n\u201cMos u mburr me vitet q\u00eb ke ngr\u00ebn\u00eb&#8230;! Tek yjet merr drit\u00eb, me veprat q\u00eb ke l\u00ebn\u00eb\u201d. Dhe Vivra ndri\u00e7on n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb, n\u00eb qiellin e mbushur me yje. Do mjaftojn\u00eb vet\u00eb k\u00ebto pak fjal\u00eb: &#8211; \u201cKombi m\u00eb dhuroi vendlindjen, rac\u00ebn, gjuh\u00ebn dhe emrin e madh shqiptar, po un\u00eb \u00e7\u2019b\u00ebra p\u00ebr t\u00eb&#8230;.?<br \/>\nNuk dua t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris fjal\u00ebt, aq m\u00eb tep\u00ebr \u00e7ka \u00ebsht\u00eb shkruar dhe shkruhet n\u00eb fund t\u00eb \u00e7do libri:<br \/>\n\u201cVler\u00ebsimet\u201d. Nj\u00eb p\u00ebrmbledhje me disa faqe. Secila vep\u00ebr, nj\u00eb vler\u00eb e shtuar. Ve\u00e7 dua t\u00eb shtoj: &#8211; znj. Vivra, \u201cPrincesh\u00ebn e Kanin\u00ebs\u201d e nderoj dy fish: S\u00eb pari, si m\u00ebsuese e \u201cMisionare e dijes\u201d, pavar\u00ebsisht se punoi vet\u00ebm pak vite. S\u00eb dyti, si \u201cMisionare e kombit\u201d, pasi n\u00eb t\u00eb gjitha veprat<br \/>\nburon ve\u00e7 \u201cAtdhetari e shqiptari\u201d.<br \/>\nPo nuk m\u00eb rrihet pa b\u00ebr\u00eb pyetje: &#8211; Cila grua u ngrit mbi heshtjen&#8230;.? Cila tjet\u00ebr grua, ka nj\u00eb prodhimtari kaq t\u00eb gjer\u00eb letrare? Cila do t\u00eb mund t\u2019i afrohet p\u00ebr stilin, cil\u00ebsin\u00eb e mendimit dhe artin e shkrimit? Cila shkrimtare p\u00ebrmbysi hierarkin\u00eb e shkrimtar\u00ebve t\u00eb Realizmit Socialist, duke i th\u00ebn\u00eb bot\u00ebs: &#8211; Jam edhe un\u00eb&#8230;.!.<br \/>\nJo m\u00eb kot Dr. Muj\u00eb Bu\u00e7papaj, drejtuesi i gazet\u00ebs \u201cNacional\u201d, shkruan: &#8211; Asnj\u00eb shkrimtar i ndaluar nga regjimi komunist, nuk ka mundur t\u00eb imponohet me kaq dinjitet njer\u00ebzor dhe letrar sa Vilhelme Vrana Haxhiraj.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00eb mendimi, krahas shum\u00eb autor\u00ebve, &#8211; \u201cJan\u00eb, \u201c100 personalitete t\u00eb kualifikuar\u201d, q\u00eb m\u00eb kan\u00eb vler\u00ebsuar me mbi 370 shkrime dhe analiza\u201d. (shprehet autorja). Ata jan\u00eb shkrimtar\u00eb dhe kritik\u00eb t\u00eb njohur, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb futur n\u00eb tre volumet e librit \u201cMir\u00ebnjohja virtyt i kujtes\u00ebs\u201d.<br \/>\nUn\u00eb q\u00eb prej vitesh e ndjek nga af\u00ebr krijimtarin\u00eb e znj. Vivra. m\u00eb duhet t\u00eb shk\u00ebpus vet\u00ebm disa emra dhe pena t\u00eb ndritura, q\u00eb kan\u00eb vler\u00ebsuar krijimtarin\u00eb e \u201cheroin\u00ebs\u201d son\u00eb: &#8211; Prof. dr. Eshref Ymeri. Akademik. ShBA, Prof. Dr. Fatmir Terziu. \u201cMjesht\u00ebr i madh\u201d, Lond\u00ebr, i cili i ka kushtuar<br \/>\nlibrin: \u201cLiria n\u00eb optik\u00ebn letrare t\u00eb Vilhelme Vrana Haxhiraj\u201d. Prof. dr. Murat Gecaj. M\u00eb tej, Odhise Grillo, Prof. dr. Adriatik Kallulli, poeti Xhevahir Spahiu, redaktorja Lejla Gorishti, shkrimtari bashkim Saliasi. Etj, etj.<br \/>\nNj\u00ebkoh\u00ebsisht si d\u00ebshmitar i koh\u00ebs, kam ndjekur nga af\u00ebr t\u00eb gjitha takimet letrare p\u00ebr znj.<br \/>\nVivra, takim q\u00eb jan\u00eb organizuar n\u00eb Durr\u00ebs, shpesh edhe n\u00eb Vlor\u00eb. Ve\u00e7oj rastin, kur kryetarja e Bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, znj. Valbona Sako e nderon znj. Vivra, me \u00e7mim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb: \u201cEmblema diplomatike e Durr\u00ebsit\u201d, m\u00eb, 24, t\u00eb vjesht\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, 2018. Besoj, k\u00ebtu m\u00eb takon t\u00eb shtoj edhe<br \/>\nshkrimtar\u00eb nga Durr\u00ebsi, q\u00eb kan\u00eb njohur krijimtarin\u00eb e saj, duke shkruar e botuar artikuj, poezi dhe vler\u00ebsime: Shpendi Topollaj, Agim Bajrami, Vladimir Mu\u00e7a, Merita Ku\u00e7i Thartori, Sk\u00ebnder Kapiti, Xhevahir Cirongu. Mes tyre edhe un\u00eb, me disa shkrime dhe analiza p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprash letrare, kryesisht me karakter historik dhe filozofik.<br \/>\nNj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr z\u00ebn\u00eb vler\u00ebsimet. Nuk jan\u00eb pak:, rreth 33 \u00e7mime komb\u00ebtare dhe nd\/komb\u00ebtare, t\u00eb ardhura nga kat\u00ebr an\u00ebt e bot\u00ebs. Faqe 126-127-128. Po shk\u00ebpus vet\u00ebm disa:<br \/>\n. \u201cUrdhri. Mjeshtre e madhe\u201d dhe \u201cMedalje ari\u201d, &#8211; nga Presidenti i Republik\u00ebs<br \/>\n. An\u00ebtare e \u201cAkademis\u00eb Shqiptaro-Amerikane\u201d, me seli n\u00eb New York.<br \/>\n. \u201cIkon\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore t\u00eb avancuar\u201d, &#8211; nga akademia e shkencave let\u00ebrsis\u00eb dhe arteve Indiane.<br \/>\n. \u201cPena e kristalt\u00eb\u201d, &#8211; n\u00eb Suedi.<br \/>\n. \u201cNder i kombit\u201d &#8211; nga Unioni i shqiptar\u00ebve t\u00eb Bukureshtit. Rumani.<br \/>\n. Me dhjet\u00ebra \u00e7mime dhe certifikata, n\u00eb konkurse dhe takime brenda vendit dhe n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. N\u00eb fund dua t\u00eb shtoj pak fjal\u00eb p\u00ebr z. Fitim Haxhiraj, bashk\u00ebshorti i saj, i cili njihet mir\u00eb n\u00eb mjedisin vlonjat, pasi ka qen\u00eb artist me aft\u00ebsi t\u00eb rralla si koreograf, artist i sken\u00ebs dhe i artit gojor. Ai po ashtu, e ishte goditur prej luft\u00ebs s\u00eb klasave, po p\u00ebr shkak t\u00eb prejardhjes s\u00eb tij nga nj\u00eb der\u00eb fisnike, duke e r\u00ebnduar veten ca m\u00eb shum\u00eb, si bashk\u00ebshort i znj. Vilhelme Vrana.<\/p>\n<p>Thon\u00eb, dhe un\u00eb e besoj se: \u201cPrapa nj\u00eb burri t\u00eb suksessh\u00ebm q\u00ebndron nj\u00eb grua e fort\u00eb\u201d. Por n\u00eb rastin ton\u00eb m\u00eb duhet ta p\u00ebrmbys k\u00ebt\u00eb raport:- \u201cPrapa nj\u00eb gruaje t\u00eb suksesshme, q\u00ebndron nj\u00eb burr\u00eb i fort\u00eb\u201d, &#8211; si\u00e7 \u00ebsht\u00eb z. Fitim Haxhiraj. Njeri me prejardhje fisnike, me karakter t\u00eb fort\u00eb, t\u00eb<br \/>\npathyesh\u00ebm. Mb\u00ebshtetja e tij e pal\u00ebkundur, ka qen\u00eb vendimtare p\u00ebr pun\u00ebn dhe krijimtarin\u00eb e Zonj\u00ebs Vilhelme. Q\u00ebndrueshm\u00ebria dhe guximi p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, b\u00ebri q\u00eb, si moderator i krijimtaris\u00eb s\u00eb saj artistike ta vendos\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb veprimtarive q\u00eb organizoheshin n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb trevat Arbnore, nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe n\u00eb takimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. \u00cbsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb thuhet e t\u00eb shkruhet, por e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb realizohet. Publicistika q\u00eb ai b\u00ebn p\u00ebr veprat e znj. Vivra, jan\u00eb t\u00eb paimagjinueshme. Vet\u00ebm nj\u00eb talent si ai, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb Vivra t\u00eb jet\u00eb ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb: shkrimtare e njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht. Mund t\u00eb them me bindje, se Fitimi \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrballuesh\u00ebm n\u00eb fjal\u00eb, n\u00eb kujtes\u00eb, n\u00eb fantazi e oratori, mjesht\u00ebr n\u00eb organizim takimesh. Jeta dhe veprimtaria e tij meriton t\u00eb shkruhet, si model p\u00ebr ata q\u00eb duan t\u00eb \u00e7ajn\u00eb n\u00eb jet\u00eb dhe t\u2019u d\u00ebgjohet z\u00ebri. Jam i bindur se e vlen dhe e meriton.<br \/>\n\u00c7udit\u00ebrisht si i bashkon jeta, dy jet\u00eb q\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb s\u00eb bashku, q\u00eb gjejn\u00eb gjuh\u00ebn e mir\u00ebkuptimit dhe bashk\u00ebveprimit. Ata s\u00eb bashku, p\u00ebrballuan tallazet e jet\u00ebs dhe t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr mbijetes\u00eb, Ata p\u00ebrballuan varf\u00ebrin\u00eb dhe trysnin\u00eb politike, q\u00eb nuk i linte t\u00eb ngrinin kok\u00eb. Shqiptarisht ngrit\u00ebn nj\u00eb familje t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb, model, p\u00ebr koh\u00ebn e shkuar, ca m\u00eb shum\u00eb model edhe p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb po jetojm\u00eb. Rrit\u00ebn dhe edukuan dy f\u00ebmij\u00eb me formim t\u00eb shk\u00eblqyer arsimor, qytetar e atdhetar, &#8211;<br \/>\nErmelind\u00ebn dhe Vladimirin, t\u00eb cil\u00ebt ndjekin udh\u00ebn e familjes fisnike, t\u00eb atit dhe n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb dashur.<br \/>\nUrime znj. Vivra, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr me vlera t\u00eb ve\u00e7anta!<br \/>\nP\u00ebrsh\u00ebndetje i nderuar G\u00ebzim Marku, p\u00ebr nism\u00ebn q\u00eb ke nd\u00ebrmarr\u00eb, n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e personaliteteve si Vivra jon\u00eb, ku lirisht shpaloset jeta dhe veprimtaria e gjithsecilit. T\u00eb admiroj p\u00ebr guximin, sepse vlerat kan\u00eb nj\u00eb em\u00ebr dhe i duhen kombit. Ju uroj suksese dhe mbar\u00ebsi.<br \/>\nMiq\u00ebsisht!<br \/>\nKadri Tarelli<br \/>\nMes dimri, 2026.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan: Kjo \u00ebsht\u00eb liria e arsyes e cila q\u00ebndron n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e t\u00eb menduarit nga kufizimet q\u00eb vendosen nga autoritetet. Kjo liri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhunti e rrall\u00eb e natyr\u00ebs dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb shum\u00eb e k\u00ebrkuar nga \u00e7do individ&amp;quot;. Ajnshtajn. (Albert Einstein) VILHELME VRANA HAXHIRAJ, PYETET, PYET&#8230;&#8230;. RR\u00cbFEN&#8230;! \u201cKush jam un\u00eb&#8230;&#8230;.!?\u201d [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":4008,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-4007","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4007","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4007"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4007\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4009,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4007\/revisions\/4009"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/4008"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4007"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4007"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4007"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}