{"id":4026,"date":"2026-02-18T13:11:31","date_gmt":"2026-02-18T12:11:31","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=4026"},"modified":"2026-02-18T13:11:36","modified_gmt":"2026-02-18T12:11:36","slug":"nga-viron-kona-rrefime-te-ngrohta-dhe-realiste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/02\/18\/nga-viron-kona-rrefime-te-ngrohta-dhe-realiste\/","title":{"rendered":"Nga Viron Kona: RR\u00cbFIME T\u00cb NGROHTA DHE REALISTE"},"content":{"rendered":"<p style=\"font-weight: 400;\">RR\u00cbFIME T\u00cb NGROHTA DHE REALISTE<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Nga Viron Kona<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Kam shkruar edhe m\u00eb par\u00eb p\u00ebr\u00a0 shkrimtarin Bashkim Saliasi, p\u00ebr romanin e tij \u201cNe ishim pes\u00eb shok\u00eb\u201d, p\u00ebr monografin\u00eb \u201cDobrusha\u201d, p\u00ebr librin p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb \u201cPse gjyshi i lexon librat e mi?\u201d e libra t\u00eb tjer\u00eb, teksa po ndalem k\u00ebsaj here n\u00eb skicat dhe tregimet q\u00eb ky autor p\u00ebrcjell\u00eb te lexuesi n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij v\u00ebllimi t\u00eb ri t\u00eb titulluar \u201cPylli me lisa\u201d. Jan\u00eb rr\u00ebfime, skica dhe\u00a0 p\u00ebrshkrime jet\u00ebsore dhe origjinale, q\u00eb pasqyrojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb trondit\u00ebse fatin e refugjatit shqiptar, ikjet n\u00eb emigraci\u00f3n, problematikat dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb ata i shoq\u00ebrojn\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb Eldorados. Por ato shprehin edhe marr\u00ebdh\u00ebnie realiste mes njer\u00ebzve, episode, p\u00ebrshkrime, ide dhe subjekte, q\u00eb i gjen n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e jet\u00ebs, q\u00eb\u00a0\u00a0 shpeshher\u00eb kalojn\u00eb pa u v\u00ebn\u00eb re, teksa shkrimtari me aft\u00ebsin\u00eb v\u00ebzhguese, i sjell\u00eb para lexuesit me\u00a0 realiz\u00ebm dhe v\u00ebrtet\u00ebsi artistike, duke i paraqitur qart\u00eb, thjesht\u00eb dhe me stil t\u00eb ngroht\u00eb e t\u00ebrheq\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">\u00a0\u201cPylli me lisa\u201d hapet me tregimin \u201cVendimi\u201d, q\u00eb paraqet fillimin e periudh\u00ebs s\u00eb tranzicionit demokratik, t\u00eb ndarjes s\u00eb rendit t\u00eb ri demokratik nga dikatura komuniste. Ishin fillimet demokratike dhe fati i shum\u00eb njer\u00ebzve ishte n\u00eb udh\u00ebkryq, ende shpresat se Shqip\u00ebria do t\u00eb b\u00ebhej ishin t\u00eb mjegullta dhe q\u00ebndronin t\u00eb ngrira, teksa shqiptar\u00ebt\u00a0 ndiheshin si zogjt\u00eb e plagosur n\u00eb stuhi er\u00ebrash t\u00eb forta. E, pik\u00ebrisht, protagonisti i k\u00ebtij tregimi, me profesi\u00f3n m\u00ebsues, po mendonte t`i bashkohej ikjes s\u00eb madhe si refugjat drejt vendit fqinj Greqis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><strong><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 D\u00ebshiroja t\u00eb shkoja n\u00eb Greqi. Isha krejt\u00ebsisht i pap\u00ebrgatitur psikologjikisht p\u00ebr aventurat dhe rreziqet q\u00eb m\u00eb prisnin.<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Ishte koha kur selit\u00eb diplomatike n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb cilat n\u00eb fillim t\u00eb viteve 90-t\u00eb i kishin nxitur njer\u00ebzit drejt Per\u00ebndimit, tashm\u00eb kishin mbyllur dyert, ishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb shurdh\u00ebta, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb\u00a0 ndodhte q\u00eb njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm, pa identitet,\u00a0 p\u00ebrfshiheshin fshehurazi n\u00eb korrupsion p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb fitime tek populli i varf\u00ebruar skajsh\u00ebm e q\u00eb synonte me \u00e7do kusht e \u00e7do \u00e7mim t\u00eb largohej nga vendi, ku aso kohe mbret\u00ebronte pasiguria, papun\u00ebsia dhe mungesa e pers\u00ebpektiv\u00ebs. N\u00ebse nuk e arrinin q\u00ebllimin duke u paguar para n\u00eb dor\u00eb t\u00eb matrapaz\u00ebve dhe aventurier\u00ebve, njer\u00ebzit guxonin t\u00eb udh\u00ebtonin n\u00eb shtetet fqinje n\u00ebp\u00ebrmjet maleve, shtigjeve t\u00eb pyjeve, n\u00ebp\u00ebrmjet deteve Adriatik dhe Jon, me \u00e7far\u00ebdolloji m\u00ebnyre dhe mjeti q\u00eb u dilte n\u00eb shteg. Trondit\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkrimi q\u00eb autori i b\u00ebn\u00eb rrug\u00ebtimit t\u00eb tij p\u00ebr n\u00eb Greqi, ndarja e tij me\u00a0 disa qytete dhe krahina t\u00eb bukura shqiptare, ku iu desh t\u00eb kalonte gjersa t\u00eb arrinte n\u00eb kufi. Pastaj, futja fshehurazi n\u00eb territorin e\u00a0 vendit fqinj, gjithnj\u00eb me frik\u00ebn dhe ankthin se prapa \u00e7do shkurreje dhe druri do t\u00eb shfaqeshin ushtar\u00ebt apo polic\u00eda greke. Ishin aventura t\u00eb frik\u00ebshme dhe trondit\u00ebse, q\u00eb njeriu i merrte vet\u00ebm kur halli ishte i madh dhe s`kishte p\u00ebrpara asnj\u00eb rrug\u00ebdalje tjet\u00ebr.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Emigrant\u00ebt ishin t\u00eb detyruar\u00a0 t\u00eb ecnin vjedhurazi n\u00ebp\u00ebr pyje, shtigje, lugina, rr\u00ebpira dhe hone t\u00eb frik\u00ebshme\u00a0 q\u00eb t`i ruheshin policis\u00eb dhe ushtris\u00eb greke, dhe, gjith\u00e7ka\u00a0 e b\u00ebnin p\u00ebr t\u00eb vetmin q\u00ebllim, t\u00eb gjenin nj\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbijetuar, p\u00ebr t\u00eb mbajtur familje e tyre q\u00eb kishin l\u00ebn\u00eb n\u00eb mjerim n\u00eb Shqip\u00ebri. E, n\u00eb k\u00ebto kushte dhe rrethana, kishte edhe nga ata q\u00eb mundimet e rrug\u00ebs i lodhnin, i sfilisnin dhe i drobitnin dhe, ata, krejt t\u00eb pafuqish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb tej, e linin veten n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><strong><em>-Un\u00eb nuk mundem t\u00eb eci m\u00eb tej. M\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebmb\u00ebt gjak dhe nuk di a do t\u00eb mund t\u00eb dal\u00eb deri n\u00eb rrug\u00eb. Le t\u00eb m\u00eb kap policia dhe t\u00eb m\u00eb kthejn mbrapsht, &#8211; p\u00ebrfundoi ai, gati duke qar\u00eb.<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Gjithsesi halli dhe nevoja i b\u00ebnte ata m\u00eb t\u00eb mpreht\u00eb, m\u00eb aktiv\u00eb, m\u00eb t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm dhe kurajoz, sepse mbronin jet\u00ebn e tyre dhe t\u00eb familjeve. Dashuria dhe ndjenjat e sakrificave p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e familjet ishin motivet dhe shtysat, q\u00eb i b\u00ebnin ata m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe i detyronin t\u00eb vijonin aventurat, q\u00eb shpeshher\u00eb ktheheshin n\u00eb tragjike.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Kishte nga ata refugjat\u00eb q\u00eb binin n\u00eb duart e policis\u00eb dhe t\u00eb ushtris\u00eb greke, t\u00eb cil\u00ebt i kthenin dhunsh\u00ebm. Kishte t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb i p\u00ebrfshinte nj\u00eb fat shum\u00eb m\u00eb i keq, ata e paguanin me jet\u00eb at\u00eb udh\u00ebtim aventuror, ose vdisnin nga t\u00eb ftohitit dhe t\u00eb pangr\u00ebn\u00ebt, ose aksidentoheshin n\u00eb shtigje pyjesh, malesh dhe rrjedha t\u00eb vrullshme t\u00eb lumenjve, ose b\u00ebheshin viktima t\u00eb kriminel\u00ebve, q\u00eb u dilnin befas p\u00ebr t`i pla\u00e7kitur e terrorizuar, shpeshher\u00eb duke u marr\u00eb edhe jet\u00ebn.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Si dhe n\u00eb rr\u00ebfime t\u00eb tjera, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebllim t\u00eb ri, Bashkim Saliasi dallon p\u00ebr aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar me v\u00ebrtet\u00ebsi mjediset natyrore dhe karakteret e njer\u00ebzve, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb bashkudh\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij apo tipave t\u00eb ndrysh\u00ebm me t\u00eb cilat ai takohet gjat\u00eb rrug\u00ebtimit. Duket se k\u00ebtu e ka ndihmuar edhe kultura dhe profesionalizmi\u00a0 si m\u00ebsues biologjie. Ndaj, me sinqeritet dhe stil t\u00eb rrjedhsh\u00ebm, ai p\u00ebrshkruan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse pyjet e dendur me llojshm\u00ebri drur\u00ebsh, kafsh\u00ebt dhe shpend\u00ebt q\u00eb enden n\u00ebp\u00ebr pyje, n\u00eb shtigje dhe n\u00ebp\u00ebr drur\u00eb, p\u00ebrshkruan rrjedhat e burimeve, t\u00eb p\u00ebrrenj\u00ebve e lumenjve,\u00a0 cic\u00ebrimat e zogjve dhe er\u00ebrat e pyllit q\u00eb krijojn\u00eb deri melodi muzikore.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">\u201cPylli me lisa\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues i aft\u00ebsis\u00eb p\u00ebrshkruese t\u00eb Saliasit, ndaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrjedh\u00eb vijn\u00eb nj\u00ebri pas tjetrit edhe rr\u00ebfimet p\u00ebr kafsh\u00ebt e egra, q\u00eb refugjat\u00ebt ndeshin gjat\u00eb rrug\u00ebtimit t\u00eb tyre, ve\u00e7an\u00ebrisht duket\u00a0 kjo te rr\u00ebfimi p\u00ebr ujkonj\u00ebn, e cila b\u00ebn\u00eb jet\u00ebn e\u00a0 saj n\u00eb mjedisin e pyllit. Aty ajo ndihet e sigurt, por dhe b\u00ebhet e rrezikshme n\u00ebse tenton ta trazosh, apo kthehet n\u00eb bish\u00eb agresive kur i rrezikohen k\u00eblysh\u00ebt e saj.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><strong><em>\u201cNxorra\u00a0 elektrikun e dor\u00ebs dhe po ecja i shkujdesur brenda saj. N\u00eb pjes\u00ebn fundore vura re tre \u00e7ifte sysh, q\u00eb l\u00ebviznin si prozhektor dhe nuk po gjenin vend ku t\u00eb fshiheshin. Genci nisi t\u00eb shkoj drejt tyre.<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><strong><em>-Ndalu Genci, ku shkon?- i b\u00ebrtita un\u00eb.<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><strong><em>-T\u00eb shikoj k\u00eblysh\u00ebt, &#8211; foli qet\u00ebsisht\u00eb ai.<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><strong><em>-Ktheu pas dhe mos i shqet\u00ebso, se jan\u00eb k\u00eblysh ulkonje.<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><strong><em>Nuk kishte kaluar shum\u00eb koh\u00eb, ve\u00e7 kur shohim nj\u00eb ulkonj\u00eb q\u00eb mbante n\u00eb qaf\u00ebn e saj nj\u00eb kaproll dhe duke u zvarritur n\u00eb terrenin e thyer mori rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb shpell\u00eb.<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><strong><em>-Ikim Genci sa nuk\u00a0 \u00ebsht\u00eb von\u00eb, se ulkonjat p\u00ebr t\u00eb mbrojtur k\u00eblysh\u00ebt i sulmojn\u00eb edhe njer\u00ebzit\u201d.<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">\u201cPylli me lisa\u201d p\u00ebrcjell\u00eb mesazhin realist dhe t\u00eb ngroht\u00eb se popujt mes tyre jan\u00eb miq\u00ebsor\u00eb e paq\u00ebsor\u00eb, ata e duan dhe e ndihmojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin kur jan\u00eb n\u00eb hall e n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. Sipas kushetve, koh\u00ebve e rrethanave ata i vijn\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb nj\u00ebri-tjetrit. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tradit\u00eb e spikatur dhe e dukshme e popullit ton\u00eb, q\u00eb ai e ka treguar dikur n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me fqinj\u00ebt grek\u00eb kur\u00a0 edhe ata kishin nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb. Duket se, edhe grek\u00ebt k\u00ebt\u00eb mik\u00ebpritje e shpreh\u00ebn p\u00ebr fqinj\u00ebt e\u00a0 tyre shqiptar\u00eb. Si\u00e7 shkruan autori n\u00eb rr\u00ebfimet e k\u00ebtij libri, mes popullit grek\u00eb\u00a0 kishte plot njer\u00ebz q\u00eb tregonin gadish\u00ebmri p\u00ebr t`u ardhur n\u00eb ndihm\u00eb refugjat\u00ebve shqiptar\u00eb, madje ndonj\u00ebri edhe duke rezikuar. Sikurse kishte dhe t\u00eb atill\u00eb, q\u00eb tregonin urrejtje, p\u00ebrbuzje dhe lig\u00ebsi. \u201cPyll pa derra nuk ka\u201d, duket se k\u00ebt\u00eb th\u00ebnie e ka edhe populli grek, edhe popuj t\u00eb tjer\u00eb, gj\u00eb q\u00eb e shohim qartas te rr\u00ebfimet e Saliasit, ve\u00e7an\u00ebrisht i shohim ata \u201cderra\u201d kur vishen me petkun e spiunit apo t\u00eb disa\u00a0\u00a0 polic\u00ebve t\u00eb dhunsh\u00ebm. Nd\u00ebrsa me njer\u00ebzit e thjesht\u00eb t\u00eb popullit, ndodh e kund\u00ebrta:<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><em>\u00a0<strong>N\u00eb kodr\u00ebn ku po b\u00ebnim plan t\u00eb pushonim, pa pritur, takuam nj\u00eb \u00e7oban grek, q\u00eb ruante dhit\u00eb.\u00a0 Ai q\u00eblloi burr\u00eb i mir\u00eb. U p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebm me t\u00eb me shenja, pasi nuk kishim haber nga gjuha greke. \u00c7obani na afroi cigare dhe na tregoj rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Janin\u00eb.<\/strong><\/em><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><strong><em>-Atje ku duket ajo kisha e vog\u00ebl, duhet t\u00eb b\u00ebni kujdes,- tha \u00e7obani, &#8211; sepse aty dalin shpesh ushtar\u00ebt. Sipas tij, deri n\u00eb ora 12 t\u00eb nat\u00ebs, n\u00eb rrethinat e Janin\u00ebs l\u00ebvizin forcat e policis\u00eb. Pastaj na tregoi me shenja nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebsh, q\u00eb t\u00eb nxirrte n\u00eb maj\u00eb t\u00eb malit, ku dukej dhe qyteti i Janin\u00ebs.<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Mesazhi i hidhur te rr\u00ebfimet e \u201cPyllit me lisa\u201d t\u00eb Saliasit, q\u00ebndron edhe n\u00eb at\u00eb se, me gjith\u00eb ato mundime, ato sakrifica t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb pun\u00eb n\u00eb vendin fqinj, gjith\u00e7ka u p\u00ebrmbys sa hap e mbyll syt\u00eb, fare papritur:<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><strong><em>\u201cBefas, na dol\u00ebn para dy civil\u00eb.<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><strong><em>-Ku shkoni?- b\u00ebrtit\u00ebn ata greqisht.<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><strong><em>E pam\u00eb q\u00eb ishte e kot\u00eb t\u00eb largoheshim me vrap dhe iu p\u00ebrgjigj\u00ebm me nj\u00eb z\u00eb:<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><strong><em>-Te stacioni autobuzave, p\u00ebr n\u00eb Athin\u00eb.<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><strong><em>-Ejani me ne! Ua tregojm\u00eb ne stacionin,- dhe na mb\u00ebrthyen prej krahu. Nuk kaloi shum\u00eb koh\u00eb dhe te k\u00ebmb\u00ebt tona, ndaloi nj\u00eb makin\u00eb policie\u2026 U hap dera e rajonit t\u00eb policis\u00eb. Ata q\u00eb na shoq\u00ebronin shk\u00ebmbyen disa\u00a0 batuta me oficerin dhe ushtar\u00ebt, duke qeshur me\u00a0 fatin ton\u00eb. Aty nga mesdita, na urdh\u00ebruan t\u00eb hipim n\u00eb makin\u00ebn \u201cIfa\u201d. E kishin sjell\u00eb p\u00ebr ne. Nj\u00eb or\u00eb e gjysm\u00eb\u00a0 m\u00eb pas u gjend\u00ebm n\u00eb dogan\u00ebn e Kakavij\u00ebs\u201d.<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Si dhe her\u00eb t\u00eb tjera autori nuk lodhet s\u00eb p\u00ebrshkruari gjith\u00e7ka me holl\u00ebsi e deri n\u00eb detaje, si nj\u00eb q\u00ebndistar i merakosur q\u00eb e t\u00ebra ajo \u00e7far\u00eb nxjerr\u00eb nga duart t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrsosur, t\u00eb p\u00ebrjetohet bukur e deri n\u00eb fund. Ndaj\u00a0 dhe gjat\u00eb leximit, ndihen qartas vij\u00ebzimet, ngjyrat, nuancat e tyre, p\u00ebrshkruhen dhe vizatohen me drit\u00ebhije dhe realiz\u00ebm tipa dhe karaktere, teksa p\u00ebrballesh edhe me njer\u00ebz t\u00eb ditur, q\u00eb shfaqin mendime t\u00eb m\u00ebdha popullore n\u00eb form\u00eb sentencash.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Duke qen\u00eb m\u00ebsues Saliasi natyrsh\u00ebm ka p\u00ebrshkruar edhe bindjet dhe mendimet e\u00a0 tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb profesion t\u00eb bukur dhe t\u00eb nderuar, sikurse nuk ka kaluar pa u trajtuar nga ai edhe disa problematika t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me tipat, karakteret, mendimet dhe idet\u00eb e disa koleg\u00ebve apo t\u00eb atij vet\u00eb p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb ve\u00e7anta apo t\u00eb p\u00ebrgjithshme, q\u00eb lidhen me jet\u00ebn dhe me shkoll\u00ebn, si nj\u00eb tempull i dijes dhe i edukimit. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai b\u00ebn\u00eb p\u00ebpjekje t\u00eb trajtoj\u00eb artistikisht marr\u00ebdh\u00ebniet mes drejtuesve dhe koleg\u00ebve m\u00ebsues, mes m\u00ebsuesve dhe nx\u00ebn\u00ebsve e prind\u00ebrve, marr\u00ebdh\u00ebnie k\u00ebto q\u00eb jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb shkoll\u00eb edhe p\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsimin e\u00a0 dijeve nga nx\u00ebn\u00ebsit, edhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur nj\u00eb brez nx\u00ebn\u00ebsish t\u00eb aft\u00eb, qytetar\u00eb t\u00eb zot\u00eb p\u00ebr t`i sh\u00ebrbyer jet\u00ebs, zhvillimeve\u00a0 dhe vendit. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb autori nuk nguron t\u00eb godas me forc\u00ebn e\u00a0 ironis\u00eb, deri edhe t\u00eb sarkazm\u00ebs, sjelljen e ndonj\u00eb kuadri drejtues t\u00eb arsimit apo t\u00eb shkoll\u00ebs, sjelljen e ndonj\u00eb m\u00ebsuesi t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe, nga ana tjet\u00ebr, evidentimin e m\u00ebsuesve\u00a0 model dhe t\u00eb pararoj\u00ebs q\u00eb b\u00ebjn\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb realizuar detyr\u00ebn e tyre t\u00eb shenjt\u00eb, por edhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb shembull p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb. Nd\u00ebrkaq kan\u00eb vlera edukative rr\u00ebfimet \u201cSa shum\u00eb jan\u00eb shtuar qent\u00eb!\u201d apo \u201cKaq vje\u00e7 u b\u00ebra, por lopa ime tre vica nuk m\u00eb ka pjell\u00eb!\u201d ku autori me realiz\u00ebm dhe\u00a0 duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje men\u00e7urin\u00eb popullore, demaskon firmat mashtruese piramidale n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb u b\u00ebn\u00eb shkak p\u00ebr vrasje t\u00eb shumta, shkat\u00ebrrime t\u00eb pasuris\u00eb komb\u00ebtare, djegje, pla\u00e7kitje dhe varf\u00ebrim edhe m\u00eb t\u00eb skajsh\u00ebm t\u00eb popullit.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><strong><em>Nj\u00eb nat\u00eb. gruaja i thot\u00eb t\u00eb shoqit:<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><strong><em>-U b\u00ebn koh\u00eb q\u00eb nuk kemi qen\u00eb n\u00eb fshat. \u00cbsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb shikojm\u00eb\u00a0 nj\u00eb her\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb prind\u00ebrit e tu.<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><strong><em>T\u00eb nes\u00ebrmen pronontuan nj\u00eb taksi dhe drejt\u00eb e n\u00eb fshat. Babai i priti mir\u00eb. Por nuk gjeti koh\u00eb t\u00eb bisedonte, sepse nusja e djali nuk po i linin radh\u00eb.\u00a0 I tregonin plakut se kishin shitur sht\u00ebpit\u00eb dhe i kishin futur lek\u00ebt n\u00eb firm\u00ebn \u201cGjallica\u201d.<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><strong><em>Plaku i d\u00ebgjonte dhe nuk fliste.<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><strong><em>U shtrua darka dhe djali pasi rr\u00ebk\u00eblleu nja tre gota raki, i thot\u00eb babait:- O bab\u00eb, p\u00ebrse nuk e shet Bal\u00ebn dhe lek\u00ebt mi jep mua, t\u2019i fus te firma \u201cPopulli\u201d se filanin e kam mik. Fusim nj\u00eb dhe marrin tre&#8230;<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><strong><em>Plaku kroi veshin dhe mori drejtq\u00ebndrim.<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><strong><em>-D\u00ebgjo mor bir. Kaq vje\u00e7 u b\u00ebra, kam rritur lop\u00eb e bag\u00ebti t\u00eb tjera. Por Bala ime nuk ka b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb tre vi\u00e7a.<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><strong><em>Ishalla ke fat, mor bir dhe i shton sht\u00ebpit\u00eb, nga nj\u00eb ti\u00a0 b\u00ebsh tre&#8230;<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Nd\u00ebrkaq \u00ebsht\u00eb arg\u00ebtuese, dhe shkakton t\u00eb qeshura te lexuesi anekdoda \u201cT`u b\u00ebft\u00eb rakia uj\u00eb\u201d, ku autori rr\u00ebfen me fjal\u00eb t\u00eb thjeshta dhe pa i komplikuar gj\u00ebrat men\u00e7urin\u00eb popullore dhe m\u00ebsimet q\u00eb ajo jep p\u00ebr jet\u00ebn. Libri \u201cPylli me lisa\u201d me thjesht\u00ebsin\u00eb dhe stilin e t\u00eb shkruarit, me temat interesante, origjinale dhe rr\u00ebfimin e\u00a0 ngroht\u00eb,\u00a0 b\u00ebhet i k\u00ebndsh\u00ebm dhe t\u00ebrheq\u00ebs nga nj\u00ebra faqe n\u00eb tjer\u00ebn, teksa lexuesi merr gjat\u00eb leximit emocione dhe mesazhe me vler\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn dhe t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>RR\u00cbFIME T\u00cb NGROHTA DHE REALISTE Nga Viron Kona Kam shkruar edhe m\u00eb par\u00eb p\u00ebr\u00a0 shkrimtarin Bashkim Saliasi, p\u00ebr romanin e tij \u201cNe ishim pes\u00eb shok\u00eb\u201d, p\u00ebr monografin\u00eb \u201cDobrusha\u201d, p\u00ebr librin p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb \u201cPse gjyshi i lexon librat e mi?\u201d e libra t\u00eb tjer\u00eb, teksa po ndalem k\u00ebsaj here n\u00eb skicat dhe tregimet q\u00eb ky autor [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":2314,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-4026","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-proze"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4026","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4026"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4026\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4027,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4026\/revisions\/4027"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2314"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4026"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4026"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4026"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}