{"id":4039,"date":"2026-02-23T21:57:07","date_gmt":"2026-02-23T20:57:07","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=4039"},"modified":"2026-02-23T21:57:14","modified_gmt":"2026-02-23T20:57:14","slug":"kadri-tarelli-shkruanshoqata-durresi-autokton-pasuri-e-qytetarise-durrsake","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/02\/23\/kadri-tarelli-shkruanshoqata-durresi-autokton-pasuri-e-qytetarise-durrsake\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli shkruan:SHOQATA \u201cDURR\u00cbSI AUTOKTON\u201d, Pasuri e qytetaris\u00eb durrsake"},"content":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan:<br \/>\nSa jemi shqip\u00ebtar\u00eb,<br \/>\njemi gjith\u00eb nj\u00eb far\u00eb,<br \/>\nkemi gjith\u00eb nj\u00eb bes\u00eb,<br \/>\ns\u2019kemi kurr\u00eb t\u00eb ndar\u00eb. Abdyl Frash\u00ebri<\/p>\n<p>SHOQATA \u201cDURR\u00cbSI AUTOKTON\u201d,<br \/>\nPasuri e qytetaris\u00eb durrsake<\/p>\n<p>Pak dit t\u00eb muajit shkurt, m\u00eb 10. 02. 2026, n\u00eb sall\u00ebn veprimtarive t\u00eb QKF.<br \/>\nDurr\u00ebs, u kremtua 35-vjetori i Shoqat\u00ebs \u201cDurr\u00ebsi Autokton\u201d, nj\u00eb nd\u00ebr shoqatat m\u00eb t\u00eb vjetra n\u00eb Shqip\u00ebri, e rikrijuar n\u00eb periudh\u00ebn e hyrjes s\u00eb vendit n\u00eb demokraci. Megjith\u00ebse rr\u00ebnj\u00ebt i ka rreth 90 vite m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 1935, n\u00eb koh\u00ebn e \u201cMonarkis\u00eb\u201d. Shoqata ka dhe feston dy dit\u00eblindje. Koha dhe trash\u00ebgimia \u00ebsht\u00eb vler\u00eb q\u00eb duhet kujtuar dhe nderuar. E gjith\u00eb veprimtaria ishte menduar bukur. N\u00eb hyrje nisi me nj\u00eb fotoekspozit\u00eb<br \/>\nku pasqyronte aktivitetin e shoqat\u00ebs n\u00eb k\u00ebto 35 vite veprimtari. N\u00eb fjal\u00ebn e tij p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse, kreu i shoqat\u00ebs z. Abdulla Deliallisi p\u00ebrmendi<br \/>\nnism\u00ebtar\u00ebt e krijimit, rrug\u00ebtimin nd\u00ebr vite, bashk\u00ebpunimet me shoqata simotra dhe organizata t\u00eb ndryshme, si dhe shprehu mir\u00ebnjohje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt dhe bizneset durrsake, q\u00eb kan\u00eb mb\u00ebshtetur aktivitetet e shoqat\u00ebs nd\u00ebr vite.<br \/>\nMbr\u00ebmja vijoi me himnin e qytetit \u201cT\u00eb falem, i bukuri Durr\u00ebs\u201d, interpretuar nga k\u00ebng\u00ebtari durrsak Dhimit\u00ebr Stefa, si dhe me nj\u00eb paraqitje virtuoze nga violinisti Enver Qerimi, i cili si durrsak i hersh\u00ebm nuk mungon n\u00eb festat dhe veprimtarit\u00eb, sa her\u00eb q\u00eb<br \/>\norganizon shoqata. Pjes\u00eb e programit ishte edhe shfaqja e dokumentarit, \u201cDiplomati Antitabu\u201d, kushtuar ambasadorit Shaban Murati, (Nderi i qytetit t\u00eb Durr\u00ebsit). Dokumentar i realizuar nga Fondacioni \u201cHasan Tahsini. \u00c7am\u00ebria\u201d, me regji dhe operator nga Ylli<br \/>\nPepo dhe Xhemal Re\u00e7i. K\u00ebtu po shtoj vet\u00ebm pak fjal\u00eb: &#8211; N\u00ebse dokumentari do t\u00eb kishte p\u00ebrfshir\u00eb edhe Durr\u00ebsin, me siguri do t\u00eb vendosej edhe takimi me diplomatin e shquar Shaban Murati, organizuar para nj\u00eb viti n\u00eb mjediset e Pallatit t\u00eb kultur\u00ebs \u201cA. Moisiu\u201d, ku u p\u00ebrurua libri i tij \u201cAntitabu\u201d. Megjithat\u00eb pak r\u00ebnd\u00ebsi ka, sepse jan\u00eb disa shkrime q\u00eb i b\u00ebn\u00eb jehon\u00eb k\u00ebsaj ngjarje, duke u futur n\u00eb fondin e tij t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb. Shaban Murati ka vlera t\u00eb ve\u00e7anta, si diplomat dhe mendimtar i urt\u00eb i mendimit politik, t\u00ebr\u00ebsisht<br \/>\natdhetar shqiptar. Dikush duhet t\u00eb mendoj\u00eb m\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr figurat q\u00eb nderojn\u00eb qytetin dhe qytetarin\u00eb durrsake. Kaq pak fjal\u00eb mjaftojn\u00eb vet\u00ebm si njoftim i shkurt\u00ebr. Por nuk p\u00ebrmbushin pritshm\u00ebrin\u00eb, sepse jan\u00eb shum\u00eb ngjarje, t\u00eb cijat jan\u00eb p\u00ebrballuar nga drejtuesit dhe<br \/>\nan\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebsaj shoqate me em\u00ebr, q\u00eb po i mbijeton koh\u00ebs, aq m\u00eb tep\u00ebr kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb till\u00eb: 90-vjetor dhe 35-vjetor.<br \/>\nUn\u00eb jam an\u00ebtar i hersh\u00ebm i k\u00ebsaj shoqate, k\u00ebshtu kam ndjekur dhe p\u00ebrjetuar t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn dhe veprimtarit\u00eb e saj. Ndaj dhe her\u00eb pas here, kam b\u00ebr\u00eb disa shkrime q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn kolektive. K\u00ebshtu, n\u00eb morin\u00eb e ngjarjeve pikante, po ndalem t\u00eb kujtoj vet\u00ebm disa prej tyre:<br \/>\nS\u00eb pari: Ka sjell\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e qytetit dy festa, \u201cFesta e detit\u201d e cila organizohet n\u00eb fillim t\u00eb muajit qershor, ashtu edhe \u201cFesta e Ullirit\u201d, q\u00eb festohet n\u00eb muaji n\u00ebntor t\u00eb \u00e7do viti. Nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e pak\u00ebt t\u00eb organizosh veprimtari t\u00eb tilla, q\u00eb shoq\u00ebrohen edhe me sh\u00ebtitje n\u00eb det, apo me mbjelljen e nj\u00eb ulliri, po ashtu edhe me koncert festiv, me k\u00ebng\u00ebtar\u00eb dhe instrumentist\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, shpesh t\u00eb ardhur nga qytete t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb vendit, si Tirana, Shkodra, Vlora, etj. Sikur vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebto ngjarje, do t\u00eb mjaftonte mir\u00ebnjohja jon\u00eb si qytetar\u00eb t\u00eb Durr\u00ebsit.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb festave i shtohet edhe nj\u00eb vler\u00eb tjet\u00ebr: Nderohen dy-tre apo kat\u00ebr personalitete t\u00eb qytetaris\u00eb durrsake. T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedhur si m\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm n\u00eb drejtim t\u00eb institucioneve t\u00eb ndrysh\u00ebm, arsim, shkenc\u00eb, art, kultur\u00eb, sport dhe s\u00eb fundi edhe n\u00eb biznes. Nuk kam statistik\u00eb, por besoj se numri i tyre \u00ebsht\u00eb goxha i ndjesh\u00ebm, aq sa mund t\u00eb p\u00ebrmblidhet n\u00eb nj\u00eb enciklopedi, q\u00eb po e quaj \u201cEnciklopedi<br \/>\ne qytetaris\u00eb durrsake\u201d, (Autor\u00ebt mund t\u2019i vendosin titull tjet\u00ebr), duke ua l\u00ebn\u00eb brezave p\u00ebr ta plot\u00ebsuar nd\u00ebr vite.<br \/>\nDikush mund t\u00eb thot\u00eb pa e vrar\u00eb mendjen, se t\u00eb tilla veprimtari kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb dhe i organizojn\u00eb t\u00eb gjitha shoqatat si motra n\u00eb mbar\u00eb vendin, pavar\u00ebsish cil\u00ebsis\u00eb. Po shoqata \u201cDurr\u00ebsi\u201d, ka merit\u00ebn se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur edhe me ngjarje t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb kan\u00eb tronditur kombin, si\u00e7 ishte pritja e v\u00ebllez\u00ebrve tan\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb<br \/>\nDardanis\u00eb, n\u00eb vitet e nxehta t\u00eb luft\u00ebs, 1998-1999. Mij\u00ebra shqiptar\u00eb t\u00eb shp\u00ebrngulur dhunsh\u00ebm nga trojet e tyre shekullore, t\u00eb detyruar nga ushtria pushtuese serbe, u prit\u00ebn v\u00ebllaz\u00ebrisht nga popullii Durr\u00ebsit, pavar\u00ebsisht varf\u00ebris\u00eb dhe v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb<br \/>\nkoh\u00ebs.<br \/>\nK\u00ebshtu, me q\u00eb jemi n\u00eb prag t\u00eb, 17 Shkurtit, 2008, festa e \u201cM\u00ebvet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Dardanis\u00eb\u201d, me pak fjal\u00eb po p\u00ebrmend vet\u00ebm nj\u00eb veprimtari atdhetare, q\u00eb nuk duhet harruar, pavar\u00ebsisht viteve q\u00eb po ikin kaq shpejt:<br \/>\n&#8211; N\u00eb p\u00ebrpjekje disa ditore, \u00ebsht\u00eb i paimagjinuesh\u00ebm bashk\u00ebpunimi mes disa shoqatave q\u00eb vepronin n\u00eb Durr\u00ebs, q\u00eb \u201cPajtuan\u201d dhe b\u00ebn\u00eb bashk\u00eb politik\u00ebn dhe politikan\u00ebt e pushtetit lokal t\u00eb Durr\u00ebsit. Besoj se \u00ebsht\u00eb e para her\u00eb q\u00eb partit\u00eb politike ul\u00ebn kokat para shoqatave. Z\u00ebri i kombit q\u00eb l\u00ebngon, i zgjoi t\u00eb mbledhin mendjen, duke hequr dor\u00eb nga sherri i pavend dhe pa kuvend.<br \/>\nU organizuan disa takime: Fondacioni \u201cSulejman Vokshi\u201d, drejtuar nga Qazim Kreka, (ardhur her\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri, me origjin\u00eb nga Dardania), shoqata \u201cDurr\u00ebsi\u201d me kryetar Halil Myderizi, shoqata atdhetare \u201c\u00c7am\u00ebria\u201d, me kryetar Avdyl Suljejmani dhe shoqata atdhetare-politike \u201cKosova\u201d, me kryetar Myftar Gjonbalaj, vendos\u00ebn dhe organizuan n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Durr\u00ebsit dy mitingje, me thirrjen, \u201cNj\u00eb komb nj\u00eb q\u00ebndrim\u201d.<br \/>\nNuk vonoi edhe mb\u00ebshtetja nga drejtuesit e pushtetit lokal, nga Prefekti Matin Cukalla dhe nga kryetari i Bashkis\u00eb Arqile Gorea.<br \/>\nMitingu i par u realizua para Bashkis\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb majit 1998, dhe i dyti, n\u00eb shesh para Pallatit t\u00eb Kultur\u00ebs \u201cA. Moisiu\u201d, n\u00eb shtator 1998. Mitingje ku ushtoi z\u00ebri atdhetar, q\u00eb d\u00ebnonte agresionin serb, dhe shprehte mb\u00ebshtetje pa kufi t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K dhe ndihm\u00ebs s\u00eb forcave t\u00eb NATO-s dhe SHBA. Dardania u \u00e7lirua n\u00eb qershor 1999. Gardhi q\u00eb ndante shqiptar\u00ebt, i vendosur p\u00ebr afro nj\u00eb shekull m\u00eb par\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund u prish. Shqiptar\u00ebt u lidh\u00ebn mes nj\u00ebri-tjetrit. Dhe, pas pak vitesh, 17, shkurt, 2008, Dardania shpalli \u201cM\u00ebvet\u00ebsin\u00eb\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sot<br \/>\nshoqata \u201cDurr\u00ebsi\u201d mban krenarin\u00eb. Ting\u00ebllojn\u00eb bukur, ndaj mbeten n\u00eb kujtes\u00eb fjal\u00ebt e th\u00ebna n\u00eb fund t\u00eb fjalimit, nga kryetari Avdulla Delillisi: \u201cNderim p\u00ebr t\u00eb shkuar\u00ebn, besim n\u00eb t\u00eb tashmen, shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen&#8230;..!\u201d Urime p\u00ebr 35-vite veprimtari t\u00eb shoqat\u00ebs \u201cDurr\u00ebsi Autokton\u201d, n\u00eb sh\u00ebrbim dhe pasurim t\u00eb jet\u00ebs qytetare t\u00eb Durr\u00ebsit ton\u00eb, 3000-vje\u00e7ar!<br \/>\nKadri Tarelli<br \/>\nMes shkurti, 2026.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan: Sa jemi shqip\u00ebtar\u00eb, jemi gjith\u00eb nj\u00eb far\u00eb, kemi gjith\u00eb nj\u00eb bes\u00eb, s\u2019kemi kurr\u00eb t\u00eb ndar\u00eb. Abdyl Frash\u00ebri SHOQATA \u201cDURR\u00cbSI AUTOKTON\u201d, Pasuri e qytetaris\u00eb durrsake Pak dit t\u00eb muajit shkurt, m\u00eb 10. 02. 2026, n\u00eb sall\u00ebn veprimtarive t\u00eb QKF. Durr\u00ebs, u kremtua 35-vjetori i Shoqat\u00ebs \u201cDurr\u00ebsi Autokton\u201d, nj\u00eb nd\u00ebr shoqatat m\u00eb t\u00eb vjetra [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":4040,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-4039","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4039","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4039"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4039\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4041,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4039\/revisions\/4041"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/4040"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4039"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4039"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4039"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}