{"id":4066,"date":"2026-03-06T23:01:02","date_gmt":"2026-03-06T22:01:02","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=4066"},"modified":"2026-03-06T23:01:08","modified_gmt":"2026-03-06T22:01:08","slug":"kadri-tarelli-shkruanmes-arsimit-letersise-dhe-gazetarise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/03\/06\/kadri-tarelli-shkruanmes-arsimit-letersise-dhe-gazetarise\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli. Shkruan:MES ARSIMIT, LET\u00cbRSIS\u00cb DHE GAZETARIS\u00cb"},"content":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli. Shkruan:<br \/>\nP\u00ebr njer\u00ebzimin, \u201cVet\u00ebm dy gj\u00ebra jan\u00eb t\u00eb pafundme, gjith\u00ebsia dhe marr\u00ebzia njer\u00ebzore. Dhe un\u00eb nuk jam i sigurt p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn\u201d. Albert Ainshtain.<\/p>\n<p>HASAN M. SHAHINAJ<\/p>\n<p>MES ARSIMIT, LET\u00cbRSIS\u00cb DHE GAZETARIS\u00cb<br \/>\nP\u00ebrurim i romanit biografik. \u201c\u00c7ili\u201d. (Besniku i zemr\u00ebs).<\/p>\n<p>N\u00eb prag t\u00eb fest\u00ebs s\u00eb m\u00ebsuesit \u201c7 Marsi\u201d, pik\u00ebrisht m\u00eb, 03, t\u00eb Marsit 2026, n\u00eb nj\u00eb nga sallat pran\u00eb Prefektur\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit, u zhvillua nj\u00eb kuvend letrar, kushtuar romanit biografik \u201c\u00c7ili\u201d. (Besniku i zemr\u00ebs), t\u00eb m\u00ebsuesit, shkrimtarit dhe gazetarit veteran z. Hasan M. Shahinaj.<br \/>\nSalla u bush plot me miq dhe dashamir\u00eb t\u00eb librit, jo vet\u00ebm nga Durr\u00ebsi, por edhe nga Tirana dhe Dibra. Fal\u00ebnderim z. Hasan, mik dhe koleg i nderuar, q\u00eb na b\u00ebre pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtij kuvendi letrar, ku p\u00ebrurohet romani biografik. \u201c\u00c7ili\u201d. Besniku i zemr\u00ebs). Urime!<br \/>\nBashk\u00eb njihemi prej vitesh, si m\u00ebsues e drejtues shkollash dhe m\u00eb pas, si krijues n\u00eblet\u00ebrsi dhe gazetari, ku ju kini nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb mjaft t\u00eb gjat\u00eb.<br \/>\nGjej rastin q\u00eb t\u2019u fal\u00ebnderoj edhe nj\u00eb her\u00eb, si redaktor dhe korrektor letrar e gjuh\u00ebsor, t\u00eb librit tim me poezi, \u201cKoha n\u00eb vargje\u201d, botuar koh\u00eb m\u00eb par\u00eb. Shkrimi titullohej: \u201cRrug\u00ebtim n\u00eb poezin\u00eb, sociale-atdhetare dhe satirike, t\u00eb Kadri Tarellit\u201d (Recension). Ndaj ju p\u00ebrmend kudonq\u00eb bie fjala, p\u00ebr durimin, zot\u00ebsin\u00eb dhe kultur\u00ebn gjuh\u00ebsore, si askush tjet\u00ebr. P\u00ebr mua, jeni i paarritsh\u00ebm n\u00eb korrektim gjuh\u00ebsor. Nuk e them p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb qejfin, pasi puna me librin m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb shoh dhe t\u00eb k\u00ebndoj plot libra n\u00eb proz\u00eb e poezi. K\u00ebshtu q\u00eb e dalloj dhe e<br \/>\nvler\u00ebsoj nj\u00eb pun\u00eb cil\u00ebsore me nivel t\u00eb lart\u00eb gjuh\u00ebsor e drejtshkrimor. P\u00ebr librin tuaj, \u201c\u00c7ili\u201d. (Besniku i zemr\u00ebs), nuk kam \u00e7\u2019t\u00eb them, pasi fol\u00ebn gjer\u00eb e gjat\u00eb kritiku Vladimir Mu\u00e7a dhe Poete Merita Ku\u00e7i Thartori. E vler\u00ebsoj si nj\u00eb lloj pasaporte p\u00ebr \u00e7do krijues, jet\u00ebshkrimin dhe veprimtarin\u00eb letrare e publicistike q\u00eb e k\u00ebndoi Agim Bajrami. Por jam i bindur se n\u00eb k\u00ebt\u00eb monografi kushtuar jet\u00ebs t\u00ebnde, s\u2019besoj se ke len\u00eb pa shprehur t\u00eb gjitha ndjesit\u00eb e koh\u00ebve, mundimet, p\u00ebrpjekjet, arritjet, sukseset, fitoret, d\u00ebshtimet dhe zhg\u00ebnjimet. Kam p\u00ebrshtypjen, se n\u00eb jet\u00ebn e krijuesve ka nj\u00eb ligj t\u00eb pa shkruar lidhur me monografin\u00eb. Disa ia besojn\u00eb studiuesve t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb sado t\u00eb mundohen nuk mund t\u2019i thon\u00eb dot<br \/>\nt\u00eb gjitha. Libri mbetet disi i ftoht\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb ju zgjodh\u00ebt nj\u00eb udh\u00eb tjet\u00ebr, ta shtrini jet\u00ebshkrimin n\u00eb form\u00eb romani, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb t\u00eb jo thjesht kujtime, por edhe biseda aty pran\u00eb vatr\u00ebs, apo n\u00eb mal e l\u00ebndina, me \u201c\u00c7ilin\u201d, kalin, shokun e zemr\u00ebs. Jam i bindur se askush ve\u00e7 teje nuk mund t\u2019i p\u00ebrshkruaj\u00eb ndodhit\u00eb, ndjesit\u00eb dhe p\u00ebrjetimet q\u00eb t\u00eb shpojn\u00eb kujtes\u00ebn edhe kur nuk i mendon. Mjafton nj\u00eb ngacmim dhe rikthehesh n\u00eb ato koh\u00eb t\u00eb shkuara, q\u00eb nuk vijn\u00eb m\u00eb. Jan\u00eb kujtime t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, pastaj t\u00eb shkoll\u00ebs \u201cNormale\u201d t\u00eb Elbasanit, ku u b\u00ebre m\u00ebsues. M\u00eb pas Arsimi lart\u00eb<br \/>\np\u00ebr gjuh\u00eb-let\u00ebrsi dhe puna e gjat\u00eb n\u00eb arsim, duke bredhur shkoll\u00eb m\u00eb shkoll\u00eb e fshat m\u00eb fshat, n\u00eb rrethin e Dibr\u00ebs e m\u00eb pas n\u00eb shkollat e Durr\u00ebsit, si m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs dhe drejtues. Jo kushdo ka edhe nj\u00eb pasuri shpirt\u00ebrore q\u00eb t\u00eb nderon, si gazetar e krijues, nj\u00eb fush\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon koh\u00eb<br \/>\nshtes\u00eb, jasht\u00eb ziles dhe or\u00ebve t\u00eb m\u00ebsimit. K\u00ebrkon njohuri, durim dhe shpirt idealisti, vullnet dhep\u00ebrkushtim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Ve\u00e7ori q\u00eb nuk ju mungojn\u00eb, pasi gjallojn\u00eb edhe tani n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb thinjur.Gjykoj se k\u00ebndonj\u00ebsi i zellsh\u00ebm do t\u00eb zbuloj\u00eb vlerat e librit, si m\u00ebsime p\u00ebr jet\u00ebn,<br \/>\nve\u00e7an\u00ebrisht brezi i ri. Me d\u00ebshir\u00eb q\u00eb p\u00ebrvoja dhe urt\u00ebsia popullore, t\u00eb b\u00ebj\u00eb vend dhe t\u00eb ndri\u00e7oj\u00ebbsado pak udh\u00ebn e gjithsecilit, p\u00ebr ta vler\u00ebsuar e nderuar jet\u00ebn, p\u00ebr ta dashur dhe sh\u00ebrbyer vendit dhe kombit.<br \/>\nN\u00eb fjal\u00ebn e miqve, mes t\u00eb tjerave vura re se flet me shum\u00eb dashuri e nderim , p\u00ebr shkoll\u00ebn \u201cNormale\u201d t\u00eb Elbasanit, simbolin e Arsimit shqip, si e para Shkoll\u00eb e Mesme ku flitej dhe m\u00ebsohej shqip. Shkoll\u00eb me histori t\u00eb madhe, q\u00eb u hap dhe mbijetoi n\u00eb p\u00ebrudha t\u00eb trazuara<br \/>\ne t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr historin\u00eb e shtetit dhe kombit Shqiptar. Natyrisht t\u00eb takon dhe ju takon juve \u201cNormalist\u00ebve\u201d t\u00eb mburreni me m\u00ebsuesit, nivelin profesional dhe fryma komb\u00ebtare, q\u00eb u kultivua n\u00eb shpirtin tuaj, p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer brezave si \u201cMisionar\u00eb t\u00eb dijes dhe edukimit\u201d. Kongresi i<br \/>\nManastirit 1908, dhe pas nj\u00eb viti Shkolla \u201cNormale\u201d, 1909, soll\u00ebn \u201cM\u00ebvet\u00ebsin\u00eb\u201d e Shqip\u00ebris\u00eb. \u201cNormalja\u201d ishte e gjith\u00eb kombit, jo vet\u00ebm e Elbasanit. Besoj nuk do t\u00eb m\u00ebrzitesh me mua&#8230;.! Si gazetar\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr mir\u00ebkuptohemi shpejt, pasi kam nj\u00eb pyetje t\u00eb pazakont\u00eb, por nuk dua p\u00ebrgjigje, sepse e di, po aq mir\u00eb sa edhe ju&#8230;..! &#8211; Ku \u00ebsht\u00eb sot kjo shkoll\u00eb? Pasi n\u00eb Elbasan nuk ka mbetur asnj\u00eb shenj\u00eb, p\u00ebr t\u00eb vendosur, s\u00eb paku nj\u00eb tuf\u00eb me lule, me shnimin, \u201cNdjes\u00eb past\u00eb&#8230;..!\u201d Un\u00eb jam gjimnazist, pasi arsimin 7-vje\u00e7ar dhe t\u00eb mes\u00ebm e mbarova k\u00ebtu n\u00eb Durr\u00ebs, k\u00ebshtu q\u00eb nuk i kam ato p\u00ebrjetime si ju, por si m\u00ebsues e ndjej se kemi humbur shum\u00eb. Si t\u2019u\u00a0 themi f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb, nipave dhe mbesave, nx\u00ebn\u00ebsve, t\u00eb rinjve dhe brezave: \u201cNa ishte nj\u00eb her\u00eb&#8230;&#8230;..!? Dhe pse&#8230;.!?\u201d.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb po e nj\u00ebjta pyetje, q\u00eb para tre vitesh ia b\u00ebra veteranit t\u00eb arsimit komb\u00ebtar,\u00a0 elbasanasit Rudolf Deliana, burr\u00eb i moshuar rreth 96-vje\u00e7, kryetar i shoqat\u00ebs \u201cNormalisti\u201d, i cili besoj se na ndjek nga Parajsa.<br \/>\nU ndodh\u00ebm n\u00eb bibliotek\u00ebn e qytetit, ku Profesor Selman Sheme, (i cili ka nd\u00ebrruar jet\u00eb para nj\u00eb viti), p\u00ebruronte librin e tij studimor, kushtuar \u00c7am\u00ebris\u00eb. Kisha edhe un\u00eb fjal\u00ebn time, por i mbylla letrat. As vet\u00eb nuk e di se si mu shkrep dhe i drejtohem kryetarit:<br \/>\n&#8211; Profesor i nderuar! Besoj se \u201cNormalisti\u201d \u00ebsht\u00eb shoqata q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb an\u00ebtar\u00eb se t\u00eb gjitha simotrat, madje t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb gjith\u00eb trojet Arbnore. E p\u00ebrmend\u00ebt n\u00eb fjal\u00ebn tuaj, se shumica e nx\u00ebn\u00ebsve, kur u hap shkolla, n\u00eb fillimet e saj, ishin nga Dardania dhe \u00c7am\u00ebria. &#8211; Po<br \/>\n\u201cNormalen\u201d ku e kini&#8230;&#8230;..? E pash\u00eb q\u00eb u drodh, syt\u00eb i u mbush\u00ebn me lot. Nuk foli&#8230;! Nuk m\u00eb dha p\u00ebrgjigje&#8230;..! M\u00eb erdhi keq q\u00eb e l\u00ebndova pa dashje. E preka n\u00eb nj\u00eb plag\u00eb t\u00eb pambyllur q\u00eb na dhemb t\u00eb gjith\u00ebve. Simboli arsimit t\u00eb Mes\u00ebm Shqip, me t\u00eb cilin krenohej Elbasani dhe mbar\u00eb kombi, ishte fshir\u00eb nga faqja e dheut. A e di kush, pse u mbyll&#8230;.? \u00c7\u2019 humb\u00ebm e di, po \u00e7far\u00eb fituam jo. Me q\u00ebllim apo pa dashje&#8230;&#8230;!<br \/>\nNuk dua t\u00eb hyj n\u00eb holl\u00ebsi q\u00eb na trishtojn\u00eb. Por ndodhi fare \u00e7uditsh\u00ebm: Nj\u00eb vendim, nj\u00eb firm\u00eb dhe pa pritur, shkolla u mbyll n\u00eb vitin 2010. Nuk shkoi shum\u00eb koh\u00eb dhe n\u00eb vitin 2014, shkoll\u00ebs iu dha titulli \u201cNder i kombit\u201d. Nj\u00eb qeveri e vrau, tjetra e nderoi&#8230;&#8230;! K\u00eb t\u00eb shaj, e k\u00eb t\u00eb<br \/>\nmbaj,&#8230;.!? M\u00eb thoni t\u00eb qesh apo t\u00eb qaj&#8230;.!? Dikush me shaka t\u00eb hidhur mund ta quaj\u00eb, Shkolla Normale \u201cD\u00ebshmor i demokracis\u00eb\u201d.<br \/>\nNd\u00ebrsa un\u00eb do ta quaja, shkolla \u201cD\u00ebshmor i marr\u00ebzis\u00eb shqiptare\u201d.<br \/>\nN\u00eb fund t\u00eb takimit, z. Gani Roshi, sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i organizat\u00ebs \u201cFederata<br \/>\nUniversale e Paqes\u201d, ardhur nga Tirana, i dha mikut ton Hasanit, Certifikat\u00eb, \u201cAmbasador i Paqes\u201d.<br \/>\nUrime z. Hasan! Jet\u00eb dhe sh\u00ebndet t\u00eb mir\u00eb. Nuk besoj se ky \u00ebsht\u00eb libri yt i fundit&#8230;..! D\u00ebshira dhe vullneti nuk kan\u00eb shteruar&#8230;..!<br \/>\nMiq\u00ebsisht!<br \/>\nKadri Tarelli<br \/>\nFillim Marsi 2026.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli. Shkruan: P\u00ebr njer\u00ebzimin, \u201cVet\u00ebm dy gj\u00ebra jan\u00eb t\u00eb pafundme, gjith\u00ebsia dhe marr\u00ebzia njer\u00ebzore. Dhe un\u00eb nuk jam i sigurt p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn\u201d. Albert Ainshtain. HASAN M. SHAHINAJ MES ARSIMIT, LET\u00cbRSIS\u00cb DHE GAZETARIS\u00cb P\u00ebrurim i romanit biografik. \u201c\u00c7ili\u201d. (Besniku i zemr\u00ebs). N\u00eb prag t\u00eb fest\u00ebs s\u00eb m\u00ebsuesit \u201c7 Marsi\u201d, pik\u00ebrisht m\u00eb, 03, t\u00eb Marsit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3395,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-4066","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4066","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4066"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4066\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4067,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4066\/revisions\/4067"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3395"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4066"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4066"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4066"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}