{"id":4077,"date":"2026-03-10T20:47:34","date_gmt":"2026-03-10T19:47:34","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=4077"},"modified":"2026-03-10T20:47:40","modified_gmt":"2026-03-10T19:47:40","slug":"pergatiti-gladiola-jorbus-perballe-bibles-se-djallit-nje-udhetim-ne-zemer-te-misterit-historise-dhe-alteregos-njerezore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/03\/10\/pergatiti-gladiola-jorbus-perballe-bibles-se-djallit-nje-udhetim-ne-zemer-te-misterit-historise-dhe-alteregos-njerezore\/","title":{"rendered":"P\u00ebrgatiti: Gladiola Jorbus: P\u00ebrball\u00eb Bibl\u00ebs s\u00eb Djallit \u2013 nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb misterit, historis\u00eb dhe alteregos njer\u00ebzore"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrgatiti: Gladiola Jorbus<br \/>\nP\u00ebrball\u00eb Bibl\u00ebs s\u00eb Djallit \u2013 nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb misterit, historis\u00eb dhe alteregos njer\u00ebzore<\/p>\n<p>Nuk e kisha menduar kurr\u00eb se nj\u00eb lib\u00ebr mund t\u00eb m\u00eb trondiste. Librat zakonisht i mbajm\u00eb n\u00eb duar, i shfletojm\u00eb me leht\u00ebsi apo i mbyllim kur na lodhen syt\u00eb. Por kur hyra n\u00eb sall\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb Muzeut Mbret\u00ebror t\u00eb Stokholmit dhe pash\u00eb \u2018\u2019Codex Gigas\u2019\u2019, t\u00eb njohur ndryshe si \u2018\u2019Bibla e Djallit\u2019\u2019 kuptova se ky nuk ishte nj\u00eb lib\u00ebr. Ishte nj\u00eb prani, nj\u00eb monument a nj\u00eb frym\u00eb e ngrir\u00eb n\u00eb pergamen\u00eb.<br \/>\nN\u00eb at\u00eb \u00e7ast, ndjeva nj\u00eb p\u00ebrzierje emocionesh: kureshtje, respekt, nj\u00eb lloj frike t\u00eb but\u00eb dhe nj\u00eb ndjesi t\u00eb \u00e7uditshme sikur po shkelja n\u00eb territorin e nj\u00eb sekreti t\u00eb lasht\u00eb. Xhami i trash\u00eb q\u00eb e mbronte nuk ia zbehte aspak fuqin\u00eb, p\u00ebrkundrazi e b\u00ebnte m\u00eb t\u00eb paarritsh\u00ebm, m\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb, ndoshta m\u00eb enigmatik.<br \/>\n\u2018\u2019Codex Gigas\u2019\u2019 mbetet nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb sfidon trupin dhe mendjen. Ai u shkrua n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XIII, rreth viteve 1220\u20131230. Kjo periudh\u00eb \u00ebsht\u00eb e konfirmuar nga analizat paleografike dhe historike t\u00eb dor\u00ebshkrimit. Kur lexova tabel\u00ebn informuese, u shtanga edhe m\u00eb shum\u00eb. Libri peshon rreth 75 kg, \u00ebsht\u00eb 92 cm i lart\u00eb, 50 cm i gjer\u00eb dhe p\u00ebrmban 310 flet\u00eb pergamene. M\u00eb goditi fakti se p\u00ebr t\u00eb krijuar k\u00ebt\u00eb dor\u00ebshkrim jan\u00eb<br \/>\np\u00ebrdorur l\u00ebkurat e 160\u2013180 vi\u00e7ave.<br \/>\nVet\u00eb materiali i tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kujtes\u00eb e ashp\u00ebr e koh\u00ebs kur u krijua, nj\u00eb epok\u00eb ku dijet dhe sakrificat ecnin dor\u00eb p\u00ebr dore.<br \/>\nGjenden edhe dy ilustrime q\u00eb paraqesin Qiellin dhe Tok\u00ebn gjat\u00eb Krijimit: rrath\u00eb blu dhe t\u00eb gjelb\u00ebr q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb diellin, h\u00ebn\u00ebn dhe disa yje, si dhe nj\u00eb planet t\u00eb mbuluar t\u00ebr\u00ebsisht nga deti.<br \/>\nDhe pastaj, mendimi q\u00eb ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb shkruar nga nj\u00eb njeri i vet\u00ebm m\u00eb la pa fjal\u00eb.<br \/>\nSipas legjend\u00ebs, kodiku u krijua nga Hermann Inclusus n\u00eb manastirin benediktin t\u00eb Podla\u017eice pran\u00eb Chrastit n\u00eb Bohemi (n\u00eb territorin e sot\u00ebm t\u00eb Republik\u00ebs \u00c7eke). Studiuesit thon\u00eb se autori ka punuar rreth 20-30 vjet, pa ndryshuar stilin e shkrimit pa luhatje n\u00eb presionin e pen\u00ebs. Nj\u00eb jet\u00eb e t\u00ebr\u00eb e shkrir\u00eb n\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb vetme. Nj\u00eb p\u00ebrkushtim q\u00eb sot duket i pamenduesh\u00ebm.<br \/>\nPor ajo q\u00eb e b\u00ebn \u2018\u2019Codex Gigas\u2019\u2019 t\u00eb famsh\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm madh\u00ebsia, por legjenda q\u00eb e ndjek. Historia e murgut q\u00eb u d\u00ebnua t\u00eb murosej i gjall\u00eb p\u00ebr shkeljen e rregullave t\u00eb manastirit. Ai premtoi se do t\u00eb shkruante librin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb bot\u00ebs brenda nj\u00eb nate. Kur e kuptoi se ishte e pamundur, thon\u00eb se thirri Djallin t\u00eb cilit i shiti shpirtin. Dhe n\u00eb shenj\u00eb fal\u00ebnderimi, vizatoi figur\u00ebn e tij n\u00eb nj\u00eb faqe t\u00eb t\u00ebr\u00eb, pik\u00ebrisht<br \/>\nn\u00eb faqen 290.<br \/>\nKur u afrova tek ajo faqe, ndjeva mornica n\u00eb shpin\u00eb. Djalli i vizatuar aty nuk \u00ebsht\u00eb karikatur\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb alegori. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e madhe, e zhveshur, e heshtur, e vendosur n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb zbraz\u00ebt, q\u00eb t\u00eb sheh drejt e n\u00eb sy. Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptosh pse njer\u00ebzit e mesjet\u00ebs e quanin k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr t\u00eb mallkuar. Kur q\u00ebndron para librit, t\u00eb z\u00eb nj\u00eb ndjesi e \u00e7uditshme. Nuk \u00ebsht\u00eb thjesht madh\u00ebsia.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb ideja se dikush, shekuj m\u00eb par\u00eb ka kaluar dekada duke shkruar \u00e7do rresht me dor\u00eb, duke p\u00ebrzier boj\u00ebn, duke p\u00ebrgatitur pergamen\u00ebn, duke vizatuar figurat. Dhe pastaj, n\u00eb mes t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtij solemniteti fetar, shfaqet figura e Djallit, e vetmuar, e madhe, e err\u00ebt. Ajo faqe t\u00eb jep nj\u00eb tronditje t\u00eb leht\u00eb, nj\u00eb ndjesi sikur po sheh di\u00e7ka q\u00eb nuk duhej t\u00eb ishte aty. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb kontrast i fort\u00eb mes drit\u00ebs s\u00eb teksteve biblike dhe<br \/>\nerr\u00ebsir\u00ebs s\u00eb ilustrimit demonik.<br \/>\nPor studiuesit modern\u00eb e kan\u00eb \u00e7mitizuar historin\u00eb e paktit me Djallin. Analizat e shkrimit, pigmentit dhe pergamen\u00ebs tregojn\u00eb qart\u00eb se libri \u00ebsht\u00eb produkt i nj\u00eb pune t\u00eb gjat\u00eb, t\u00eb durueshme dhe krejt njer\u00ebzore. Pavar\u00ebsisht emrit t\u00eb friksh\u00ebm, \u2019\u2019Codex<br \/>\nGigas\u2019\u2019 \u00ebsht\u00eb kryesisht nj\u00eb vep\u00ebr fetare dhe enciklopedike. Ai p\u00ebrfshin:<br \/>\n\uf0b7 T\u00eb gjith\u00eb Bibl\u00ebn Vulgata (versioni latin)<br \/>\n\uf0b7 Kronik\u00ebn e Bohemis\u00eb nga Cosmas of Prague<br \/>\n\uf0b7 Tekste mjek\u00ebsore<br \/>\n\uf0b7 Rituale magjike, lutje dhe rregulla manastiri<br \/>\n\uf0b7 Kalendare dhe lista t\u00eb shenjtor\u00ebve<br \/>\nPra, n\u00eb thelb Codex Gigas \u00ebsht\u00eb nj\u00eb enciklopedi e shekullit XIII, nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e dijes s\u00eb koh\u00ebs, nj\u00eb bibliotek\u00eb e t\u00ebr\u00eb e futur n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb vet\u00ebm.<br \/>\nPor edhe pse shkenca e shpjegon, misteri nuk zhduket. Sepse misteri nuk q\u00ebndron te origjina, por te p\u00ebrmasat, te p\u00ebrkushtimi, te ilustrimi i pazakont\u00eb i Djallit, te fakti q\u00eb ky lib\u00ebr u ka mbijetuar luft\u00ebrave, zjarreve, shekujve t\u00eb t\u00ebr\u00eb. \u2019\u2019Codex Gigas\u2019\u2019 u mor nga ushtria suedeze n\u00eb vitin 1648, gjat\u00eb Luft\u00ebs Tridhjet\u00ebvje\u00e7are, kur trupat e mbret\u00ebresh\u00ebs Kristina pla\u00e7kit\u00ebn bibliotek\u00ebn e k\u00ebshtjell\u00ebs s\u00eb Prag\u00ebs. Libri u<br \/>\ntransportua n\u00eb Stokholm si trofe lufte, s\u00eb bashku me qindra dor\u00ebshkrime dhe artefakte t\u00eb tjera. Q\u00eb prej asaj kohe, ai u b\u00eb pjes\u00eb e koleksionit mbret\u00ebror dhe sot ruhet n\u00eb Bibliotek\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Suedis\u00eb.<br \/>\nN\u00eb muze, \u2019\u2019Codex Gigas\u2019\u2019 q\u00ebndron i shtrir\u00eb n\u00eb nj\u00eb kuti t\u00eb madhe xhami, me temperatur\u00eb dhe lag\u00ebshti t\u00eb kontrolluar. Drita \u00ebsht\u00eb e zbeht\u00eb dhe e filtruar, p\u00ebr t\u00eb mos d\u00ebmtuar pigmentet. Askush nuk e prek dot. Askush nuk e kthen faqen. Librat e till\u00eb<br \/>\nnuk hapen m\u00eb shpesh se disa her\u00eb n\u00eb dekad\u00eb.<br \/>\nDhe nd\u00ebrsa e shikoja, m\u00eb dukej sikur po shihja jo vet\u00ebm nj\u00eb objekt, por nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb asaj q\u00eb njeriu \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb, kur p\u00ebrkushtohet deri n\u00eb ekstrem. Kur dola nga muzeu, nuk ndihesha m\u00eb e nj\u00ebjta. Nuk ishte thjesht nj\u00eb vizit\u00eb kulturore.<br \/>\nIshte nj\u00eb takim me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb err\u00ebt dhe t\u00eb ndritshme t\u00eb njer\u00ebzimit nj\u00ebkoh\u00ebsisht.<br \/>\n\u2019\u2019Codex Gigas\u2019\u2019 m\u00eb kujtoi se misteret nuk zhduken edhe kur i shpjegon, semp\u00ebrkushtimi njer\u00ebzor mund t\u00eb krijoj\u00eb vepra q\u00eb sfidojn\u00eb shekujt, se frika dhe admirimi shpesh ecin krah p\u00ebr kra. S\u00eb fundmi historia \u00ebsht\u00eb m\u00eb e gjall\u00eb, kur e sheh me syt\u00eb e tu Legjenda e Bibl\u00ebs s\u00eb Djallit (Codex Gigas) ka humbur shum\u00eb nga fuqia e saj mistike dhe sot shihet m\u00eb tep\u00ebr si pjes\u00eb e nj\u00eb zhanri letrar. Manastiri ku ruhej fillimisht<br \/>\nlibri gjigant, u p\u00ebrball me falimentim dhe p\u00ebr t\u00eb shmangur shkat\u00ebrrimin, ia shiti dor\u00ebshkrimin nj\u00eb manastiri tjet\u00ebr pran\u00eb Prag\u00ebs. Edhe ky manastir p\u00ebsoi v\u00ebshtir\u00ebsi financiare dhe gjat\u00eb nj\u00eb epidemie murtaje q\u00eb vrau dhjet\u00ebra mij\u00ebra njer\u00ebz, e ktheu<br \/>\nlibrin te pronar\u00ebt e par\u00eb.<br \/>\nMendohet se Bibla e Djallit q\u00ebndroi aty deri n\u00eb vitin 1594, kur perandori Rudolf II i fiksuar pas okultizmit, e huazoi p\u00ebrjet\u00ebsisht. Por me kalimin e viteve, Rudolfi u b\u00eb antisocial, paranojak dhe p\u00ebsoi \u00e7rregullime mendore derisa u detyrua t\u00eb abdikonte. Ai vdiq i vet\u00ebm, pa familje, pa aleat\u00eb dhe pa trash\u00ebgimtar\u00eb.<br \/>\nLibrat nuk jan\u00eb vet\u00ebm fjal\u00eb. Disa libra jan\u00eb pasqyra. Disa jan\u00eb paralajm\u00ebrime. Disa jan\u00eb monumente. Kurse \u2019\u2019Codex Gigas\u2019\u2019 \u00ebsht\u00eb t\u00eb trija nj\u00ebher\u00ebsh.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrgatiti: Gladiola Jorbus P\u00ebrball\u00eb Bibl\u00ebs s\u00eb Djallit \u2013 nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb misterit, historis\u00eb dhe alteregos njer\u00ebzore Nuk e kisha menduar kurr\u00eb se nj\u00eb lib\u00ebr mund t\u00eb m\u00eb trondiste. Librat zakonisht i mbajm\u00eb n\u00eb duar, i shfletojm\u00eb me leht\u00ebsi apo i mbyllim kur na lodhen syt\u00eb. Por kur hyra n\u00eb sall\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3498,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-4077","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4077","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4077"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4077\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4078,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4077\/revisions\/4078"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3498"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4077"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4077"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4077"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}