{"id":4082,"date":"2026-03-12T19:11:22","date_gmt":"2026-03-12T18:11:22","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=4082"},"modified":"2026-03-12T19:12:01","modified_gmt":"2026-03-12T18:12:01","slug":"nga-gladiola-jorbus-kur-kalon-prane-meje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/03\/12\/nga-gladiola-jorbus-kur-kalon-prane-meje\/","title":{"rendered":"Nga Gladiola Jorbus: Kur kalon pran\u00eb meje"},"content":{"rendered":"<p>Nga Gladiola Jorbus<\/p>\n<p><strong>Kur kalon pran\u00eb meje<\/strong><\/p>\n<p>A.R. kishte vet\u00ebm tre muaj q\u00eb punonte n\u00eb departamentin e ri. E qet\u00eb, e sjellshme, me nj\u00eb humor t\u00eb holl\u00eb, q\u00eb shpesh e fshihte pas buz\u00ebqeshjeve.<br \/>\nNuk fliste shum\u00eb, por kur fliste, njer\u00ebzit e d\u00ebgjonin. Kishte at\u00eb lloj pranie q\u00eb nuk b\u00ebrtet p\u00ebr v\u00ebmendje, por e merr pa kuptuar.<br \/>\nM.K. ishte prej vitesh aty. I njohur p\u00ebr profesionalizmin, p\u00ebr qet\u00ebsin\u00eb dhe m\u00ebnyr\u00ebn si e mbante ekipin t\u00eb bashkuar. Nuk ishte njeri q\u00eb e humbiste kontrollin. As n\u00eb pun\u00eb, as n\u00eb jet\u00eb. Por t\u00eb par\u00ebn her\u00ebn q\u00eb ajo hyri n\u00eb sall\u00ebn e mbledhjeve, se\u00e7 ndjeu nj\u00eb dridhje t\u00eb \u00e7uditshme, disi t\u00eb papritur.<br \/>\nNuk i kushtoi r\u00ebnd\u00ebsi, madje e anashkaloi. Por &#8230;<br \/>\nAta filluan t\u00eb flisnin shpesh p\u00ebr pun\u00ebn. Ajo kishte nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pyetje, p\u00ebr t\u00eb hedhur ndonj\u00eb koment t\u00eb zgjuar, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb batuta \u00e7armatos\u00ebse.<br \/>\n\u2013 M\u00eb duket se ky projekt po na b\u00ebn karshill\u00ebk, \u2013 i tha nj\u00eb dit\u00eb duke i treguar nj\u00eb grafik.<br \/>\nAi qeshi. Ishte hera e par\u00eb q\u00eb po qeshte aq lirsh\u00ebm.<br \/>\n\u2013 Po na teston durimin, \u2013 tha ai. \u2013 Si disa njer\u00ebz\u2026<br \/>\nAjo ngriti vetull\u00ebn.<br \/>\n\u2013 Po k\u00ebta \u201cdisa njer\u00ebz\u201d kush jan\u00eb?<br \/>\nAi u ndal p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast, pastaj u t\u00ebrhoq.<br \/>\n\u2013 Askush. L\u00ebre.<br \/>\nAjo e kuptoi shmangien. Dhe buz\u00ebqeshi leht\u00eb, sikur e kishte kapur n\u00eb befasi.<br \/>\nDit\u00ebt kaluan. Ata punonin shpesh pran\u00eb nj\u00ebri-tjetrit. Ndonj\u00ebher\u00eb ndanin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn tavolin\u00eb gjat\u00eb takimeve ose shk\u00ebmbenin batuta t\u00eb pakuptueshme p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. Dhe kur ajo kalonte pran\u00eb tij, linte pas nj\u00eb arom\u00eb t\u00eb leht\u00eb, t\u00eb but\u00eb q\u00eb e trondiste s\u00eb brendshmi. Nuk ishte di\u00e7ka q\u00eb ai e donte. Ishte di\u00e7ka q\u00eb thjesht ndodhte. Ajo e v\u00ebrente k\u00ebt\u00eb dridhje t\u00eb brendshme. Dhe si pa dashje, d\u00ebshironte ta nxiste m\u00eb tej.<\/p>\n<p>\u2013 M.K., \u2013 i tha nj\u00eb dit\u00eb, \u2013 ti je shum\u00eb serioz. Ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb duket sikur po ruan nj\u00eb sekret.<br \/>\nAi e pa drejt e n\u00eb sy.<br \/>\n\u2013 Ndoshta po.<br \/>\nAjo u hutua p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast. Nuk e priste k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje.<br \/>\n\u2013 Po nuk do ta tregosh, apo jo?<br \/>\n\u2013 Jo.<br \/>\nA.R. uli syt\u00eb. Dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, ajo q\u00eb u trondit.<br \/>\nPas asaj dite, M.K. u t\u00ebrhoq. U b\u00eb m\u00eb i ftoht\u00eb, m\u00eb i rezervuar. Nuk e k\u00ebrkonte m\u00eb me sy. Nuk i p\u00ebrgjigjej menj\u00ebher\u00eb mesazheve t\u00eb pun\u00ebs. Nuk<br \/>\nqeshte m\u00eb me batutat e saj. Ajo e ndjeu sakaq k\u00ebt\u00eb ftohje t\u00eb papritur, k\u00ebt\u00eb distanc\u00eb q\u00eb i s\u00ebmbonte n\u00eb zem\u00ebr. Nj\u00eb pasdite, kur t\u00eb gjith\u00eb ishin<br \/>\nlarguar, i trokiti leht\u00eb n\u00eb der\u00ebn e zyr\u00ebs.<br \/>\n\u2013 Mos t\u00eb kam fyer padashje? \u2013 e pyeti A.R. me nj\u00eb z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. K\u00ebrkoj ndjes\u00eb n\u00ebse e kam shkelur diku. Ai ngriti syt\u00eb. Dhe p\u00ebr nj\u00eb moment, u duk sikur do t\u2019i thoshte t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<br \/>\n\u2013 Jo, s\u2019ke b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb t\u00eb keqe, \u2013 i tha. Thjesht jam i z\u00ebn\u00eb. Nuk kam koh\u00eb.<br \/>\nAjo ia nguli syt\u00eb e qelibart\u00eb dhe e pa gjat\u00eb, duke dep\u00ebrtuar thell\u00eb n\u00eb meandrat e shpirtit t\u00eb tij.<br \/>\n\u2013 Mir\u00eb, pra, &#8211; i tha. At\u00ebher\u00eb nuk po t\u00eb shqet\u00ebsoj m\u00eb.<br \/>\nDhe u largua.<br \/>\nAi e ndoqi me sy deri sa u zhduk n\u00eb korridor. Dhe zemra iu drodh. T\u00eb nes\u00ebrmen, ajo nuk erdhi n\u00eb pun\u00eb. As dit\u00ebn tjet\u00ebr. As tjetr\u00ebn. M.K. e ndjeu<br \/>\nmunges\u00ebn e saj n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme: n\u00eb heshtjen e zyr\u00ebs, n\u00eb munges\u00ebn e arom\u00ebs s\u00eb saj, n\u00eb munges\u00ebn e batutave q\u00eb e \u00e7armatosnin.<br \/>\nNj\u00eb dit\u00eb, nj\u00ebra nga koleget e saj m\u00eb t\u00eb af\u00ebrta i tha:<br \/>\n\u2013 A.R. ka k\u00ebrkuar transferim n\u00eb nj\u00eb departament tjet\u00ebr. Fillon jav\u00ebn e ardhshme. Do t\u00eb na mungoj\u00eb energjia e saj.<\/p>\n<p>Ai ngriu. Nuk e priste. Nuk donte. Por nuk mund t\u00eb thoshte asgj\u00eb. Pas pun\u00ebs, M.K. mori xhaket\u00ebn dhe doli me hap t\u00eb shpejt\u00eb. Nuk e dinte a<br \/>\nishte gj\u00ebja e duhur. Por e ndiente se duhej t\u00eb shkonte diku.<br \/>\nE gjeti n\u00eb kafenen\u00eb pran\u00eb zyr\u00ebs, duke pir\u00eb nj\u00eb \u00e7aj t\u00eb ngroht\u00eb me syt\u00eb<br \/>\nnga dritarja.<br \/>\nA.R. ngriti syt\u00eb. U habit. Ai iu afrua.<br \/>\n\u2013 Pse po largohesh? \u2013 e pyeti me nj\u00eb z\u00eb q\u00eb as vet\u00eb nuk po e njihte.<br \/>\nAjo mori frym\u00eb thell\u00eb.<br \/>\n\u2013 Sepse\u2026 ti u largove i pari.<br \/>\nM.K. uli kok\u00ebn. Pastaj e ngriti s\u00ebrish.<br \/>\n\u2013 Nuk duhej t\u00eb t\u00eb largohesha.<br \/>\nAjo e pa drejt e n\u00eb sy.<br \/>\n\u2013 Po tani?<br \/>\nAi u ul p\u00ebrball\u00eb saj.<br \/>\n\u2013 Tani\u2026 dua t\u00eb jem af\u00ebr.<br \/>\nAjo nuk foli p\u00ebr disa sekonda. Pastaj buz\u00ebqeshi leht\u00eb, me at\u00eb<br \/>\nbuz\u00ebqeshjen q\u00eb e kishte \u00e7armatosur q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb.<br \/>\n\u2013 Tani dua t\u00eb largohem un\u00eb.<br \/>\nAi mori frym\u00eb thell\u00eb i penduar. E kishte humbur p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gladiola Jorbus Kur kalon pran\u00eb meje A.R. kishte vet\u00ebm tre muaj q\u00eb punonte n\u00eb departamentin e ri. E qet\u00eb, e sjellshme, me nj\u00eb humor t\u00eb holl\u00eb, q\u00eb shpesh e fshihte pas buz\u00ebqeshjeve. Nuk fliste shum\u00eb, por kur fliste, njer\u00ebzit e d\u00ebgjonin. Kishte at\u00eb lloj pranie q\u00eb nuk b\u00ebrtet p\u00ebr v\u00ebmendje, por e merr pa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":4083,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-4082","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-proze"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4082","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4082"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4082\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4084,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4082\/revisions\/4084"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/4083"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4082"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4082"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4082"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}