{"id":4150,"date":"2026-04-07T09:43:38","date_gmt":"2026-04-07T08:43:38","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=4150"},"modified":"2026-04-07T09:43:44","modified_gmt":"2026-04-07T08:43:44","slug":"kadri-tarelli-shkruanali-balliu-ne-nje-liber-te-vecante","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/04\/07\/kadri-tarelli-shkruanali-balliu-ne-nje-liber-te-vecante\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli shkruan:ALI BALLIU N\u00cb NJ\u00cb LIB\u00cbR T\u00cb \u201cVE\u00c7ANT\u00cb\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan:<br \/>\nNjeriu i men\u00e7ur nuk k\u00ebnaqet se iu zgjat jeta e tij, por n\u00ebse ka b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr jet\u00ebn e t\u00eb tjer\u00ebve, t\u00eb popullit t\u00eb vet.<\/p>\n<p>Agim Shehu. Poet<\/p>\n<p>ALI BALLIU N\u00cb NJ\u00cb LIB\u00cbR T\u00cb \u201cVE\u00c7ANT\u00cb\u201d<br \/>\n\u201cSportist\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb vite\u201d.<\/p>\n<p>(Futbolli)<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb premten e fundit t\u00eb Marsit, 27. 03. 2026, nj\u00eb grup shkrimtar\u00ebsh nga Durr\u00ebsi; Shpendi Topollaj, Merita Ku\u00e7i Thartori, Zemrita Hereni dhe un\u00eb Kadri Tarelli, u ndodh\u00ebm n\u00eb shkoll\u00ebn 9-vje\u00e7are t\u00eb fshatit Katund-Sukth, n\u00eb Komun\u00ebn Katundi i Ri, n\u00eb rrethin e Durr\u00ebsit. Ali Balliu, specialist bujq\u00ebsie, tashm\u00eb edhe shkrimtar, p\u00ebruroi librin e tij m\u00eb t\u00eb fundit, \u201cSportist\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nd\u00ebr vite\u201d. (Nj\u00eb studim, \u201cMonografi\u201d).<br \/>\nFal\u00ebnderojm\u00eb drejtoren e shkoll\u00ebs, znj. Alma Kaziu, e cila si dashamir\u00ebse e librit dhe veprimtarive letrare, prej koh\u00ebsh na mir\u00ebpret si koleg\u00eb dhe miq t\u00eb vjet\u00ebr, t\u00eb kuvendojm\u00eb dhe shpalosim botimet tona letrare dhe studimore, m\u00eb t\u00eb fundit. Nuk ka m\u00eb bukur p\u00ebr nj\u00eb shkoll\u00eb, ku nx\u00ebn\u00ebsit dhe t\u00eb rinjt\u00eb njihen me shkrimtar\u00ebt dhe botimet e tyre.<br \/>\nP\u00ebrg\u00ebzoj autorin p\u00ebr guximin dhe durimin p\u00ebr t\u00eb shkruar k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr modest, ku q\u00eb n\u00eb titull thuhet \u201cSportist\u00ebt m\u00eb mir\u00eb nd\u00ebr vite\u201d, por q\u00eb flitet kryesisht p\u00ebr futbollin, k\u00ebt\u00eb sport magjik, q\u00eb p\u00ebrfshin gati t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb dhe rinin\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb vendeve dhe popujve t\u00eb bot\u00ebs, sikurse edhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb faqe libri autor balliu shkruan, nj\u00eb th\u00ebnie me vler\u00eb: &#8211; \u201dE dua shum\u00eb njeriun q\u00eb lakmon t\u00eb pamundur\u00ebn\u201d, thot\u00eb shkrimtari i njohur gjerman, Johann Wolfgang von Goethe. (G\u00ebte). Jo m\u00eb kot edhe miku yn\u00eb sportisti dhe tifozi Ali Balliu e p\u00eblqen, e<br \/>\np\u00ebrdor dhe e ve n\u00eb jet\u00eb k\u00ebt\u00eb shprehje magjike. Ai nuk b\u00ebri gj\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7 lakmoi dhe realizoi t\u00eb pamundur\u00ebn. E nisi si me shaka, por e mbaroi me seriozitet, M\u00eb p\u00eblqen hyrja e librit, dhe \u201cFtesa p\u00ebr t\u00eb lexuar\u201d, si nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes i urt\u00eb q\u00eb na merr p\u00ebrdore dhe na \u00e7on n\u00eb fush\u00ebn e blert\u00eb t\u00eb futbollit, n\u00eb pallate sporti, n\u00eb fushat e volejbollit e basketbollit, n\u00eb tapetin e mundjes apo ringun e boksit, ku d\u00ebgjohet vet\u00ebm bilbili i arbitrit, por edhe brohoritjet e sportdash\u00ebsve. N\u00eb k\u00ebto p\u00ebrmbledhje t\u00eb shkurt\u00ebr, autori i jep sportit hap\u00ebsir\u00ebn mbar\u00eb-shqiptare, n\u00eb t\u00eb gjitha trevat ku flitet shqip.<br \/>\nNuk kam nd\u00ebrmend t\u00eb analizoj p\u00ebrmbajtjen e k\u00ebtij libri, duke mos hequr kureshtjen e gjithsecilit k\u00ebndonj\u00ebs, por m\u00eb duhet t\u00eb theksoj se ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb i \u201cve\u00e7ant\u00eb\u201d, dhe un\u00eb v\u00ebrtet e quaj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, mbasi p\u00ebrfshin nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb, koh\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb dhe rinis\u00eb, kur mund t\u00eb merreshim me sport, si nj\u00eb veprimtari arg\u00ebtuese, por me vlera t\u00eb m\u00ebdha kalitje dhe sh\u00ebndeti. Sporti nuk b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur t\u00eb tjer\u00ebt, b\u00ebhet p\u00ebr t\u2019u arg\u00ebtuar vet\u00eb, p\u00ebr sh\u00ebndet, forc\u00eb dhe bukuri fizike. Autor Ali Balliu, ka gati nj\u00eb vit q\u00eb ka nisur k\u00ebt\u00eb pun\u00eb dhe m\u00eb s\u00eb fundi e bitisi<br \/>\nme sukses. Ai e di se \u00e7\u2019ka hequr, sa ka lexuar, sa ka sh\u00ebnuar, sa ka udh\u00ebtuar e sa ka shpenzuar, p\u00ebr t\u00eb mbledhur material, m\u00eb pas p\u00ebr ta punuar e shkruar, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb lib\u00ebr. Cilido nga ne, kur ka n\u00eb dor\u00eb librin, shikon si fillim kapakun e m\u00eb pas p\u00ebrmbajtjen, por asnj\u00ebher\u00eb nuk pyet p\u00ebr mundimin dhe \u201cvuajtjet\u201d e autorit. Nga p\u00ebrvoja them, se nj\u00eb lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb, kur ka brenda jet\u00eb dhe mb\u00ebshtetet mbi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Nd\u00ebrsa nj\u00eb lib\u00ebr thuhet \u201cI bukur\u201d, kur g\u00ebrshetohet edhe me artin e fjal\u00ebs, frym\u00ebzimi dhe magjia e krijimtaris\u00eb letrare. Diku kam shkruar: \u201cMjer\u00eb ai krijues q\u00eb niset t\u00eb shkruaj\u00eb \u201cMonografi\u201d, pasi ky lloj libri mbetet si magazin\u00eb e pa mbyllur, me port\u00ebn hapur p\u00ebr t\u00eb pranuar v\u00ebrejtje, dokumente t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb nuk u grumbulluan n\u00eb koh\u00eb. Mos themi m\u00eb tej, qejf-mbetjet e personave q\u00eb jan\u00eb brenda librit dhe ata q\u00eb<br \/>\nnuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb t\u00eb\u201d. Me k\u00ebt\u00eb rast dua q\u00eb t\u2019i heq merakun autorit, i cili nuk ka d\u00ebshir\u00eb q\u00eb dikujt t\u2019i mbetet qejfi. Nga p\u00ebrvoja po i them: &#8211; Mos u m\u00ebrzit&#8230;.! Shum\u00eb do t\u00eb l\u00ebvdojn\u00eb, por shum\u00eb edhe do t\u00eb shajn\u00eb. Un\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrmend shum\u00eb shembuj pak\u00ebnaq\u00ebsie, por<br \/>\nnuk \u00ebsht\u00eb ky momenti.<br \/>\nLibri i mikut ton\u00eb Aliut, peshon m\u00eb shum\u00eb te \u201cLibri i mir\u00eb\u201d, pasi e gjith\u00eb p\u00ebrmbajtja, me emra skuadrash e sportist\u00ebsh, merr karakterin e nj\u00eb libri historik dhe historia \u00ebsht\u00eb plot naze, nuk pranon zbukurime, pasi mb\u00ebshtetet n\u00eb fakte, dokumente pa kaluar n\u00eb frym\u00ebzim letrar.<br \/>\nVlera e v\u00ebrtet\u00eb e librit \u00ebsht\u00eb zbulimi i figurave q\u00eb krijuan dhe udh\u00ebhoq\u00ebn sportin shqiptar n\u00eb qytet dhe n\u00eb fshat. Gjith\u00e7ka me fuqin\u00eb e trupit, mendjes dhe shpirtit t\u00eb tyre, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb jet\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur, m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme, duke shfryt\u00ebzuar mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb t\u00eb afron koha.<br \/>\nJan\u00eb kujtime t\u00eb bukura t\u00eb l\u00ebvizjes sportive amatore edhe n\u00eb fshatin Sukth- Katund. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vitet 1970 e m\u00eb tej. Gjergj Musteqja mbledh shok\u00ebt, firmon skuadr\u00ebn dhe si pa dashje b\u00ebhet \u201cTrajneri\u201d i saj. Madje mundi t\u00eb sajoj\u00eb edhe nga dy kostume sporti p\u00ebr secilin pjes\u00ebtar t\u00eb ekipit. Qeshim kur e kujtojn\u00eb g\u00ebzimin dhe mburrjen e gjithsecilit, kur vishej me uniform\u00eb sporti.<br \/>\nN\u00eb lib\u00ebr me shum\u00eb kursim flet\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb ngjarje t\u00eb viteve 1992-1993. N\u00eb ato vite, kur ndodh\u00ebn ndryshimet demokratike, futbollisti dhe basketbollisti Met Kaja, nga Katundi i Ri, u ndodh n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb kritike. Ai sapo kishte filluar pun\u00eb n\u00eb Shkoll\u00ebn e Mesme, q\u00eb sot mban emrin \u201cJusuf Hoti\u201d, n\u00eb Katund t\u00eb Ri, ku drejtor ishte vet\u00eb autori Ali Balliu.<br \/>\nMbrapa shkoll\u00ebs \u00ebsht\u00eb terreni sportiv, me nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb madhe futbolli, me p\u00ebrmasat e nj\u00eb fushe olimpike. Fush\u00eb e mir\u00ebmbajtur dhe e drenazhuar vite m\u00eb par\u00eb, me kujdesin dhe nxitjen e m\u00ebsuesit t\u00eb kultur\u00ebs fizike Pashk Sinani. N\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb t\u00eb lakmuar, shpesh ekipet e Shijakut dhe t\u00eb Durr\u00ebsit, vini e zhvillonin st\u00ebrvitje dhe ndeshje futbolli. Banor\u00ebt p\u00ebrreth, duke p\u00ebrfituar nga rr\u00ebmuja politike dhe pafuqia e<br \/>\npushtetit lokal, tentuan t\u00eb zaptojn\u00eb tok\u00ebn, pik\u00ebrisht n\u00eb fush\u00ebn e futbollit, p\u00ebr truall sht\u00ebpie, me pretendimin se dikur ishte e tyre, q\u00eb nga koha e Monarkis\u00eb.<br \/>\nMet Kaja, sportisti yn\u00eb, nd\u00ebrhyn fuqimisht, duke shkulur hunj\u00ebt e ngulur nga familjar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt u t\u00ebrhoq\u00ebn p\u00ebrfundimisht. Faqe 68. Kaq mjaftoi. Fusha i mbeti pron\u00eb shkoll\u00ebs dhe rinis\u00eb s\u00eb fshatrave t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Katundit t\u00eb Ri.<br \/>\nQofsha i gabuar, por ky gjest \u00ebsht\u00eb i vetmi, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb i rrall\u00eb n\u00eb mbar\u00eb territoret e ish kooperativave, ku u prish\u00ebn terrenet sportive. Gjykoj k\u00ebshtu, pasi fushat e futbollit n\u00eb Qerret, Jub\u00eb, Sh\u00ebnenprene, dhe Sukth-Katund, nuk jan\u00eb m\u00eb.<br \/>\n(fshatra t\u00eb ish Koop. Katund i Ri).<br \/>\nM\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb, pak dit m\u00eb par\u00eb, Bashkia e Durr\u00ebsit ka akorduar fonde dhe nj\u00eb projekt, p\u00ebr t\u00eb sistemuar fush\u00ebn, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb pamje stadiumi me shkall\u00eb dhe pist\u00eb t\u00eb shtruar e vizuar. Fusha mbeti pasuri e rinis\u00eb.<br \/>\nFaleminderit Ali balliu. Sa gj\u00ebra t\u00eb bukura lexon e m\u00ebson nga ky lib\u00ebr i thjesht\u00eb. Ju vet\u00ebm sa kini hapur port\u00ebn apo dritaren e krijimtaris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e duan sportin dhe kan\u00eb nderim p\u00ebr sportist\u00ebt.<br \/>\nJam i bindur se ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model, ku mund t\u00eb mb\u00ebshtetet \u00e7do krijues, me shpres\u00eb se kjo pun\u00eb e nisur do t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb breza.<br \/>\nNuk ka m\u00eb bukur, se kur veprimtaria jet\u00ebsore shkruhet dhe mbetet n\u00eb histori,<br \/>\nsi d\u00ebshmi p\u00ebr brezat e rinj.<br \/>\nE gjith\u00eb veprimtari u drejtua nga poete Merita Ku\u00e7i-Thartori. N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim fol\u00ebn: Shpendi Topollaj, Alma Kaziu, Besim Dema, Gjergj Musteqja, Filip \u00c7ela, Met Kaja, Ylli Mara, Krenar Mema (Drejtor i shkoll\u00ebs s\u00eb mesme \u201cJusif Hoti\u201d, Katundi i Ri,<br \/>\nMes tyre edhe un\u00eb q\u00eb po shkruaj k\u00ebto pak radh\u00eb, duke shtuar di\u00e7ka t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb: Besoj nuk e teproj t\u00eb shpreh edhe nj\u00eb mendim dashamir\u00eb, p\u00ebr artin dhe l\u00ebvizjen artistike amatore n\u00eb zon\u00ebn e Katundit t\u00eb Ri, Ku grupi artistik i Koop. ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb festivale, jo vet\u00eb lokale por edhe ato Komb\u00ebtare, madje edhe n\u00eb Gjirokast\u00ebr. E kam fjal\u00ebn p\u00ebr z. Nikolla Priska, ish m\u00ebsues, drejtor shkolle, Kryetar Komune, por instrumentist i kudondodhur, pjes\u00ebtar i grupeve amatore t\u00eb Koop. Tashm\u00eb pensionist. Ai me mandolin\u00ebn e tij ka shoq\u00ebruar t\u00eb gjitha veprimtarit\u00eb<br \/>\nartistike, mos themi edhe takime shok\u00ebsh e kolektiva m\u00ebsuesish e artist\u00ebsh, jo vet\u00ebm n\u00eb fshat, por edhe n\u00eb qytete t\u00eb tjer\u00eb. Kujtesa nuk i mungon, nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe shum\u00eb nga \u201cArtist\u00ebt\u201d e hersh\u00ebm, jan\u00eb ende gjall\u00eb dhe mund t\u00eb ndihmojn\u00eb me kujtime dhe fotografi. Pse mos marr\u00eb mundimin t\u2019i p\u00ebrmbledh\u00eb n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr, ato veprimtari q\u00eb dikur g\u00ebzonin t\u00eb rinj e t\u00eb moshuar&#8230;&#8230;.? E di q\u00eb ka mundim, por do t\u2019i lesh koh\u00ebs nj\u00eb d\u00ebshmi, p\u00ebr t\u00eb kujtuar, e mos u harruar&#8230;..!.<br \/>\nN\u00eb t\u00eb tilla kuvend librash u mbledhshim p\u00ebrher\u00eb!<br \/>\nMiku yn\u00eb Ali Balliu! Urime dhe suksese n\u00eb libra t\u00eb tjer\u00eb!. Nuk besoj se ky<br \/>\n\u00ebsht\u00eb libri yt i fundit.<br \/>\nKadri Tarelli<br \/>\nFund marsi, 2026.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan: Njeriu i men\u00e7ur nuk k\u00ebnaqet se iu zgjat jeta e tij, por n\u00ebse ka b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr jet\u00ebn e t\u00eb tjer\u00ebve, t\u00eb popullit t\u00eb vet. Agim Shehu. Poet ALI BALLIU N\u00cb NJ\u00cb LIB\u00cbR T\u00cb \u201cVE\u00c7ANT\u00cb\u201d \u201cSportist\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb vite\u201d. (Futbolli) N\u00eb t\u00eb premten e fundit t\u00eb Marsit, 27. 03. 2026, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":2384,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-4150","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4150","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4150"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4150\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4151,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4150\/revisions\/4151"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2384"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4150"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4150"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4150"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}