{"id":4176,"date":"2026-04-22T19:17:13","date_gmt":"2026-04-22T18:17:13","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=4176"},"modified":"2026-04-22T19:17:17","modified_gmt":"2026-04-22T18:17:17","slug":"viron-kona-libra-dhe-trendafila-tregim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/04\/22\/viron-kona-libra-dhe-trendafila-tregim\/","title":{"rendered":"Viron KONA: Libra dhe tr\u00ebndafila-Tregim"},"content":{"rendered":"<p>Viron KONA<br \/>\nLibra dhe tr\u00ebndafila<br \/>\n-Tregim-<br \/>\nN\u00eb nderim t\u00eb 23 prillit, Dit\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Librit<br \/>\nVog\u00eblushi hyri n\u00eb hollin e katit t\u00eb par\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb dhe s\u2019po dinte nga t\u00eb shkonte. P\u00ebrpara tij u shfaq nj\u00eb grua me fytyr\u00eb t\u00eb qeshur, e cila e pyeti:<br \/>\n-Po ti vog\u00eblush, ku do q\u00eb t\u00eb shkosh, si mund t\u00eb t\u00eb ndihmoj? &#8211; Z\u00ebri i saj ishte i \u00ebmb\u00ebl dhe miq\u00ebsor.<br \/>\n-Dua t\u00eb shkoj te zyra e kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb, pasi kam nj\u00eb problem urgjent p\u00ebr t\u00eb zgjidhur, por nuk kam qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb k\u00ebtu.<br \/>\n-\u00c7 \u2018qenka ky problem kaq urgjent, mund t\u00eb ma thuash?<br \/>\n-Po zonj\u00eb. Kompania e nd\u00ebrtimit \u201cQiellorja\u201d, na ka marr\u00eb fush\u00ebn e futbollit sepse do q\u00eb t\u00eb ngrej\u00eb atje nj\u00eb qiellg\u00ebrvisht\u00ebs. N\u00eb \u00e7ant\u00eb kam letrat e shum\u00eb shoqeve dhe shok\u00ebve t\u00eb mi. Ata m\u00eb kan\u00eb ngarkuar mua q\u00eb t\u00eb takoj kryetarin dhe t`i lutem, q\u00eb qiellg\u00ebrvisht\u00ebsi t\u00eb ngrihet diku tjet\u00ebr dhe fush\u00ebn t\u00eb mos na e marrin.<br \/>\nA mund t\u00eb m\u00eb ndihmoni ju zonj\u00eb t\u00eb shkoj te kryetari?<br \/>\n-Po, me k\u00ebnaq\u00ebsi vog\u00eblush. Tani, e di q\u00eb ai ka nj\u00eb mbledhje t\u00eb shkurt\u00ebr, k\u00ebshtu q\u00eb, po deshe rri e prit disa minuta k\u00ebtu. Si thua?<br \/>\n-Faleminderit, zonj\u00eb!<br \/>\n-Si e ke emrin ti vog\u00eblush?<br \/>\n-Kolipo\u00e7.<br \/>\n-Ah, m\u00eb duket se kam lexuar nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb&#8230; Mos je ti ai Kolipo\u00e7i i librit me qershi?<br \/>\n-Po, zonj\u00eb, un\u00eb jam, &#8211; iu p\u00ebrgjigj Kolipo\u00e7i.<br \/>\n-Eh, po ti qenke nj\u00eb djal\u00eb si p\u00ebllumb, kaq i mir\u00eb dhe kaq i sjellsh\u00ebm! Ah, djali im e mban te jast\u00ebku at\u00eb lib\u00ebr q\u00eb flet p\u00ebr aventurat e tua gazmore. Edhe ne t\u00eb rriturit ndiejm\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi dhe qeshim kur lexojm\u00eb episodet plot humor, sidomos kur kujtojm\u00eb se ti Kolipo\u00e7 q\u00ebndroje \u00e7do dit\u00eb me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra i ulur n\u00eb karrige p\u00ebrball\u00eb pem\u00ebs s\u00eb qershis\u00eb dhe prisje q\u00eb t\u00eb piqeshin kokrrat e saj.<br \/>\nT\u00ebrheq\u00ebse jan\u00eb edhe episodet n\u00eb kopshtin e xhaxha Merkos, ve\u00e7an\u00ebrisht kur ti mbete n\u00eb maj\u00eb t\u00eb pem\u00ebs s\u00eb qershis\u00eb&#8230; E bukur edhe pjesa kur xhaxha Merkoja t\u00eb qortonte: \u201cP\u00ebrse ke hipur pa leje n\u00eb qershin\u00eb time?\u201d Kurse ti, nga maja e qershis\u00eb, ia ktheje: \u201cPa dashje xhaxha Merko, pa dashje kam hipur n\u00eb qershin\u00eb t\u00ebnde!\u201d Por, ti ndryshove sjellje&#8230;<br \/>\nKolipo\u00e7i e d\u00ebgjoi me respekt at\u00eb grua aq miq\u00ebsore dhe e fal\u00ebnderoi q\u00eb ajo ishte n\u00eb dijeni t\u00eb aventurave t\u00eb tij t\u00eb dikurshme, pastaj e pyeti:<br \/>\n-Po ju zonj\u00eb, si ju quajn\u00eb?<br \/>\n-Ah, m\u00eb fal, Kolipo\u00e7, q\u00eb nuk u prezantova q\u00eb n\u00eb fillim. Mua m\u00eb quajn\u00eb Dall\u00ebndyshe, kam emrin e shpendit q\u00eb lajm\u00ebron ardhjen e pranver\u00ebs, k\u00ebtu kryej detyr\u00ebn si specialiste e artit.<br \/>\n-Paskeni em\u00ebr shum\u00eb t\u00eb bukur dhe jeni e qeshur si pranvera! &#8211; i tha Kolipo\u00e7i.<br \/>\n-Faleminderit, Kolipo\u00e7, faleminderit! S\u2019ma ka b\u00ebr\u00eb askush tjet\u00ebr nj\u00eb kompliment kaq t\u00eb bukur sa ky, nuk do ta harroj. Por, m\u00eb lejo t\u00eb t\u00eb them se edhe ti Kolipo\u00e7 je shum\u00eb i k\u00ebndsh\u00ebm dhe i men\u00e7ur, &#8211; i tha ajo dhe e p\u00ebrqafoi vog\u00eblushin<br \/>\n-G\u00ebzohem q\u00eb ju njoha, &#8211; i tha Kolipo\u00e7i dhe syt\u00eb i shkuan te nj\u00eb piktur\u00eb e varur n\u00eb mur. Atje tregohej nj\u00eb vajz\u00eb duke lexuar nj\u00eb lib\u00ebr.<br \/>\n-Sa e bukur kjo piktur\u00eb! &#8211; tha Kolipo\u00e7i. &#8211; Besoj \u00ebsht\u00eb e fotografuar? &#8211; e pyeti ai specialisten dhe u kujtua se, fotografin\u00eb e asaj pikture e kishte par\u00eb edhe te sht\u00ebpia e shokut t\u00eb tij, Bubulino.<br \/>\nSpecialistes s\u00eb artit i ndrit\u00ebn syt\u00eb.<br \/>\n-Po, vog\u00eblush, piktura \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fotografim i piktur\u00ebs s\u00eb Jessie Smith, e cila ishte nj\u00eb ilustruese amerikane. G\u00ebzohem q\u00eb e ke par\u00eb k\u00ebt\u00eb piktur\u00eb! Mua m\u00eb duket sikur ajo u thot\u00eb f\u00ebmij\u00ebve: \u201cMos harroni leximin e librave!\u201d<br \/>\nDisa \u00e7aste, specialistja dhe Kolipo\u00e7i nuk i hoq\u00ebn v\u00ebshtrimet nga piktura, pastaj Kolipo\u00e7i tha:<br \/>\n-Sa mir\u00eb do t\u00eb ishte q\u00eb edhe f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb t\u2019ju njohin ju, zonj\u00eb! Do t\u00eb na g\u00ebzoni shum\u00eb, n\u00ebse vini e na takoni, me at\u00eb rast do t\u00eb njiheni edhe me Bubulinon, shokun ton\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<br \/>\n-Po, do t\u00eb vij t\u2019ju takoj me k\u00ebnaq\u00ebsi, edhe juve, edhe Bubulinon. Duket q\u00eb ai qenka edhe drejtuesi juaj!<br \/>\n-Ai \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet drejtuesi yn\u00eb, por ai na thot\u00eb se ne jemi t\u00eb gjith\u00eb shok\u00eb t\u00eb barabart\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gj\u00ebra t\u00eb m\u00ebdha. Tani ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb ndihmojn\u00eb p\u00ebr gjelb\u00ebrimin e qytetit&#8230;<\/p>\n<p>-Ah, sa mir\u00eb! &#8211; shfaqi k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb specialistja e artit dhe e pyeti: -ti Kolipo\u00e7 the q\u00eb Bubulinoja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i interesuar p\u00ebr librat, k\u00ebshtu?<\/p>\n<p>-Po, zonj\u00eb. \u201c\u00c7do gj\u00eb ka vendin e vet, &#8211; na thot\u00eb ai, &#8211; edhe celulari ka vendin e vet, edhe loja, edhe libri, por libri \u00ebsht\u00eb i pari&#8230; Madje, ai, jo vet\u00ebm q\u00eb ka nj\u00eb raft t\u00eb madh me libra n\u00eb sht\u00ebpi, por \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i rregullt i bibliotek\u00ebs s\u00eb shkoll\u00ebs dhe asaj t\u00eb qytetit. Kur ne e pyesim se ku e gjen koh\u00ebn ti Bubulino, q\u00eb edhe n\u00eb shkoll\u00eb m\u00ebson mir\u00eb, edhe libra artistik\u00eb e shkencor\u00eb lexon, edhe ekspedit\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve kund\u00ebr ngrohjes globale e drejton, edhe me f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb luan futboll dhe loj\u00ebra t\u00eb tjera, ai na p\u00ebrgjigjet:<br \/>\n-Shum\u00eb njer\u00ebz ankohen se nuk kan\u00eb koh\u00eb, por e shpenzojn\u00eb at\u00eb sikur ta kishin t\u00eb tep\u00ebrt. Disa vrasin mendjen sesi t\u00eb mburren, disa b\u00ebjn\u00eb veprime q\u00eb nuk i nderojn\u00eb, grinden apo b\u00ebhen t\u00eb bezdisur p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, disa i hapin telashe pa fund shkoll\u00ebs dhe prind\u00ebrve, disa t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb dim\u00ebr rrin\u00eb ngroht\u00eb pran\u00eb kondicionerit pa b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb, kurse gjat\u00eb ver\u00ebs gjuajn\u00eb zogjt\u00eb me llastiqe n\u00eb pyll, disa shohin me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra celularin dhe nuk ndahen dot prej tij&#8230; Sigurisht q\u00eb secili ka t\u00eb drejtat e tij dhe e organizon vet koh\u00ebn, por koha del, n\u00ebse nuk e l\u00eb<br \/>\nminut\u00ebn t\u00eb shkoj\u00eb kot.<br \/>\nDhe, duke buz\u00ebqeshur, Bubulinoja na shpjegon se, q\u00eb nga koh\u00ebt e lashta e gjer m\u00eb sot, bota \u00ebsht\u00eb plot e p\u00ebrplot me njer\u00ebz t\u00eb shquar: me dijetar\u00eb, filozof\u00eb, shkenc\u00ebtar\u00eb, astronom\u00eb, matematikan\u00eb, fizikan\u00eb, kimist\u00eb, biolog\u00eb, mjek\u00eb, m\u00ebsues, arkitekt\u00eb, arkeolog\u00eb, inxhinier\u00eb, ekonomist\u00eb, agronom\u00eb, por edhe shkrimtar\u00eb, kompozitor\u00eb, piktor\u00eb, skulptor\u00eb, aktor\u00eb, regjisor\u00eb&#8230; Pastaj, ai na pyet:<br \/>\n-Keni d\u00ebshir\u00eb t\u2019i takojm\u00eb disa prej tyre?<br \/>\n-Ku t\u2019i takojm\u00eb, o Bubulino? \u00c7\u2019po na thua?! \u2013 e pyesim ne t\u00eb habitur.<br \/>\n-Atje pra, n\u00eb bibliotek\u00eb, &#8211; na thot\u00eb ai, &#8211; koha ik\u00ebn dhe nuk ndalet, prandaj t\u00eb mos e shp\u00ebrdorojm\u00eb, ata na presin.<br \/>\nK\u00ebshtu q\u00eb jemi shum\u00eb ne f\u00ebmij\u00ebt, q\u00eb jemi b\u00ebr\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb bibliotek\u00ebs.<br \/>\nKoha jon\u00eb m\u00eb e bukur \u00ebsht\u00eb kur flasim e diskutojm\u00eb me nj\u00ebri &#8211; tjetrin p\u00ebr librat q\u00eb kemi lexuar&#8230;<\/p>\n<p>-Eh, &#8211; vijoi pak \u00e7aste m\u00eb von\u00eb specialistja e bashkis\u00eb, &#8211; p\u00ebr librin duhet t\u00eb kujdesemi m\u00eb shum\u00eb edhe ne punonj\u00ebsit e bashkis\u00eb, q\u00eb libri t\u00eb ket\u00eb gjithnj\u00eb vendin e vet\u00eb e t\u00eb merituar. Njer\u00ebzit flasin pareshtur p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra, ama librin q\u00eb \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmit, nuk e p\u00ebrmendin fare! Kurse f\u00ebmij\u00ebve u kan\u00eb mbetur syt\u00eb dhe mendja vet\u00ebm te celular\u00ebt. S\u2019kam kund\u00ebrshtim q\u00eb t\u2019i shikojn\u00eb celular\u00ebt, por \u00e7do gj\u00eb e ka nj\u00eb mas\u00eb, s\u2019duhet t\u00eb teprohet. Si thua ti, Kolipo\u00e7, kam apo s\u2019kam t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb k\u00ebto q\u00eb po them?<br \/>\n-Po, zonj\u00eb, keni shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Celulari ka shum\u00eb vlera, ai edhe na ndihmon, edhe na arg\u00ebton, ne v\u00ebrtet q\u00eb s\u2019e heqim dot nga dora, por libri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhap\u00ebsi m\u00eb i madh i dijeve njer\u00ebzore. Sot librat artistik\u00eb i shohim n\u00eb disa kioska t\u00eb vjetra dhe t\u00eb mbyllura me ky\u00e7e t\u00eb m\u00ebdhenj, t\u00eb zhubrosur nga lag\u00ebshtia, kurse disa kioska t\u00eb tjera q\u00eb ishin dikur librari, jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb qebaptore dhe kafene&#8230; Mjaft libra t\u00eb p\u00ebrdorur, por edhe t\u00eb rinj, i shohim m\u00eb shpesh n\u00eb trotuare, duke pritur t\u00eb blihen nga kalimtar\u00eb q\u00eb kalojn\u00eb indiferent\u00eb ndajmtyre&#8230;Edhe shkolla duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb veprimtari p\u00ebr librin, takime me shkrimtar\u00eb, biseda, konkurse dhe panaire libri brenda shkollave. Te hyrja e shkoll\u00ebs son\u00eb, nj\u00eb shit\u00ebs shet fara luledielli. E sjell kazanin e madh t\u00eb mbushur plot e p\u00ebrplot me fara n\u00eb m\u00ebngjes dhe, kur mbaron m\u00ebsimi, ne e shohim kazanin<br \/>\nkrejt t\u00eb boshatisur. Nx\u00ebn\u00ebsit p\u00ebrtypin gjith\u00eb dit\u00ebn fara luledielli&#8230;n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb \u201cp\u00ebrtypin\u201d libra. Ne kemi k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrdorim celularin dhe internetin, por edhe librin nuk duhet ta braktisim.<br \/>\n-Nj\u00eb dit\u00eb, &#8211; vijoi Kolipo\u00e7i, &#8211; ne fol\u00ebm edhe p\u00ebr 23 prillin, Dit\u00ebn Bot\u00ebrore t\u00eb Librit. \u00cbsht\u00eb caktuar kjo dat\u00eb, sepse, 400 vjet m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 23 prill 1616, u ndan\u00eb nga jeta shkrimtar\u00ebt e m\u00ebdhenj Shekspiri, Servantesi dhe De la Vega. Ideja e p\u00ebrkujtimit t\u00eb Dit\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Librit e ka origjin\u00ebn n\u00eb zon\u00ebn e Katalonj\u00ebs, n\u00eb Spanj\u00eb, madje atje u b\u00eb zakon q\u00eb, atij q\u00eb blinte nj\u00eb lib\u00ebr, i dhurohej nj\u00eb tr\u00ebndafil. Kemi folur edhe p\u00ebr Dit\u00ebn e Librit p\u00ebr F\u00ebmij\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb caktuar m\u00eb 2 prill, e cila \u00ebsht\u00eb dita e lindjes s\u00eb shkrimtarit t\u00eb shquar danez Andersen. Por, a e di \u00e7far\u00eb, zonj\u00eb?<br \/>\n-M\u00eb thuaj Kolipo\u00e7, po t\u00eb d\u00ebgjoj me v\u00ebmendje.<br \/>\n-Ne, s\u00eb bashku me Bubulinon dhe t\u00eb tjer\u00eb kemi vendosur q\u00eb ta rigjall\u00ebrojm\u00eb zakonin q\u00eb, n\u00eb Dit\u00ebn Bot\u00ebrore t\u00eb Librit, por dhe Dit\u00ebn e Librit p\u00ebr<br \/>\nF\u00ebmij\u00eb, t\u00eb shkojm\u00eb pran\u00eb librarive t\u00eb qytetit dhe, cilitdo q\u00eb blen nj\u00eb lib\u00ebr, t\u2019i dhurojm\u00eb nj\u00eb tr\u00ebndafil. Mezi po presim q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb ato dit\u00eb.<br \/>\n-Libra dhe tr\u00ebndafila! V\u00ebrtet nj\u00eb mrekulli! &#8211; tha specialistja e artit e entuziazmuar dhe, pasi e p\u00ebrqafoi ngroht\u00ebsisht vog\u00eblushin, i tregoi se nga duhej t\u00eb shkonte p\u00ebr t\u00eb zyrat e kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;&#8230;&#8230;.<br \/>\nSh\u00ebnim: Tregimi \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur ( me pak ndryshime) nga libri me tregime \u201cKolipo\u00e7i shkon urgjent n\u00eb bashki\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Viron KONA Libra dhe tr\u00ebndafila -Tregim- N\u00eb nderim t\u00eb 23 prillit, Dit\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Librit Vog\u00eblushi hyri n\u00eb hollin e katit t\u00eb par\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb dhe s\u2019po dinte nga t\u00eb shkonte. P\u00ebrpara tij u shfaq nj\u00eb grua me fytyr\u00eb t\u00eb qeshur, e cila e pyeti: -Po ti vog\u00eblush, ku do q\u00eb t\u00eb shkosh, si mund [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":2886,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-4176","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-proze"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4176","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4176"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4176\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4177,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4176\/revisions\/4177"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2886"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4176"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4176"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4176"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}