{"id":4183,"date":"2026-04-24T10:27:27","date_gmt":"2026-04-24T09:27:27","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=4183"},"modified":"2026-04-24T10:27:30","modified_gmt":"2026-04-24T09:27:30","slug":"sokol-demaku-eshte-nje-dite-e-nxehte-vere-e-vitit-1992","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/04\/24\/sokol-demaku-eshte-nje-dite-e-nxehte-vere-e-vitit-1992\/","title":{"rendered":"Sokol Demaku:\u00a0\u00a0\u00a0\u00cbsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e nxeht\u00eb vere e vitit 1992\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Sokol Demaku<\/p>\n<p>N\u00eb kujtim t\u00eb shkrimtarit, romansierit, kritikut letrar shqiptar po nxjerr\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb nga libri i autorit suedez S\u00f6ren Sommelius \u201dKosova pa yll\u201d botua n\u00eb vitin 1993 n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrsonazhi kryesor i k\u00ebtij tregimi \u00ebsht\u00eb Rexhep Qosja, botuar n\u00eb shqip n\u00eb 2025 dhe p\u00ebrkthyer nga Sokol Demaku<\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00cbsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e nxeht\u00eb vere e vitit 1992\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Vdekja m\u00eb vjen prej syve t\u00eb till\u00eb<\/p>\n<p>-Pak vite m\u00eb par\u00eb nj\u00eb nga dramat e mia u ndalua nga censura. <strong>&#8220;Vdekja m\u00eb vjen prej syve t\u00eb till\u00eb&#8221;<\/strong> p\u00ebrshkruan fatin e popullit shqiptar gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Aleksand\u00ebr Rankoviqit n\u00eb vitet \u201950, nj\u00eb periudh\u00eb terrori, kur 250 000 shqiptar\u00eb u detyruan t\u00eb emigronin n\u00eb Turqi. -Serb\u00ebt po zhvillojn\u00eb tani luft\u00ebn m\u00eb t\u00eb tmerrshme kund\u00ebr kultur\u00ebs shqiptare n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet. Universiteti \u00ebsht\u00eb i mbyllur, ashtu si t\u00eb gjitha institucionet kulturore e shkencore. Akademia e Shkencave n\u00eb Prishtin\u00eb nuk merr m\u00eb fonde. Instituti i Studimeve Shqiptare dhe ai i Historis\u00eb Shqiptare jan\u00eb mbyllur. Teatri n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe pushoi s\u00eb funksionuari para dy vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p>Rexhep Qosja \u00ebsht\u00eb shkrimtar dhe nj\u00eb personalitet udh\u00ebheq\u00ebs i kultur\u00ebs shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb, i vendosur n\u00eb nj\u00eb vil\u00eb t\u00eb madhe mbi nj\u00eb kod\u00ebr n\u00eb kryeqytetin Prishtin\u00eb. Ne jemi ulur n\u00eb dhom\u00ebn e tij t\u00eb dit\u00ebs dhe flasim p\u00ebr luft\u00ebn e vazhdueshme t\u00eb sundimit serb kund\u00ebr vet\u00eb kultur\u00ebs shqiptare, sikur t\u00eb synohej zhdukja e identitetit kulturor t\u00eb nj\u00eb populli.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e nxeht\u00eb vere e vitit 1992. Bashk\u00ebshortja e Qosjes na ofron kafe dhe \u00ebmb\u00eblsira. Koha q\u00eb Qosja p\u00ebrshkruan n\u00eb <strong>&#8220;Vdekja m\u00eb vjen prej syve t\u00eb till\u00eb&#8221;<\/strong> kishte ngjashm\u00ebri tep\u00ebr t\u00eb m\u00ebdha me situat\u00ebn aktuale p\u00ebr t\u2019u toleruar nga autoritetet lokale serbe. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, gjithnj\u00eb e m\u00eb fuqish\u00ebm \u00ebsht\u00eb vepruar kund\u00ebr \u00e7do forme t\u00eb jet\u00ebs kulturore shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>-Lufta kulturore drejtohet jo m\u00eb pak kund\u00ebr gjuh\u00ebs son\u00eb. Para pes\u00eb vjet\u00ebsh, shqipja ishte gjuha zyrtare n\u00eb krahin\u00ebn autonome t\u00eb Kosov\u00ebs. Sot autonomia e krahin\u00ebs \u00ebsht\u00eb shfuqizuar. K\u00ebshtu, dy milion\u00ebt e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pakic\u00eb n\u00eb Serbi, ku gjuha zyrtare \u00ebsht\u00eb serbishtja. Shqiptar\u00ebve u mohohet autonomia kulturore. <strong>&#8220;N\u00eb Serbi flitet serbisht&#8221;<\/strong>. Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi logjik shteti \u00ebsht\u00eb i papreksh\u00ebm dhe i vet\u00ebkuptuesh\u00ebm. Por n\u00eb Ballkan dhe n\u00eb Kosov\u00eb ai p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb luft\u00eb totale kund\u00ebr gjuh\u00ebs dhe kultur\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Prandaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i vog\u00ebl rezistence p\u00ebrdorimi i fjal\u00ebs shqipe <strong>Kosova<\/strong>, me theksim n\u00eb rrokjen e dyt\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb form\u00ebs serbe <strong>Kosovo<\/strong>, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e zakonshme n\u00eb Suedi. N\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb djegiesh librash si ajo q\u00eb sundon n\u00eb Kosov\u00eb, fjal\u00ebt nuk mund t\u00eb zhduken. Vet\u00ebm p\u00ebrmes p\u00ebrdorimit t\u00eb tyre ato marrin fuqi.<\/p>\n<p>N\u00eb Danimark\u00eb gjat\u00eb vitit 1992 p\u00ebrdorimi i <strong>Kosova<\/strong> u p\u00ebrhap gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Por n\u00eb Suedi \u2013 ku interesimi dhe angazhimi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e kosovar\u00ebve ka qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt \u2013 pak i kushtonin r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebrdorimit t\u00eb gjuh\u00ebs.<\/p>\n<p>Si e sheh Rexhep Qosja t\u00eb ardhmen e Kosov\u00ebs dhe rrezikun p\u00ebr luft\u00eb, e pyes un\u00eb.<\/p>\n<p>-T\u00eb gjith\u00eb flasin p\u00ebr nevoj\u00ebn e nj\u00eb dialogu midis shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve. Por dialogu i vet\u00ebm i mundsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb ai midis t\u00eb barabart\u00ebve. Ne gjithmon\u00eb kemi theksuar se duam t\u00eb fillojm\u00eb bisedime. Por serb\u00ebt duan nj\u00eb dialog me ne duke na mbajtur n\u00eb gjunj\u00eb. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrjashtuar.<\/p>\n<p>-Jam thell\u00ebsisht i shqet\u00ebsuar se situata n\u00eb Kosov\u00eb tani \u00ebsht\u00eb e till\u00eb q\u00eb do t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb edhe me arm\u00eb. Lufta e serb\u00ebve n\u00eb Kroaci dhe Bosnje synon t\u00eb krijoj\u00eb zona etnikisht t\u00eb pastra duke i d\u00ebbuar njer\u00ebzit nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb ekziston nj\u00eb interes nacionalist serb q\u00eb p\u00ebrmes luft\u00ebs t\u00eb nxis\u00eb nj\u00eb eksod edhe m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe edhe m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve nga Kosova dhe k\u00ebshtu t\u00eb zvog\u00eblohet pjesa e popullsis\u00eb shqiptare k\u00ebtu.<\/p>\n<p>-Pas k\u00ebsaj ata do t\u00eb kolonizonin Kosov\u00ebn me serb\u00eb nga Serbia dhe Mali i Zi. Ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i terrorit serb kund\u00ebr nesh shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>-Si mund t\u00eb parandalohet nj\u00eb luft\u00eb?<br \/>\n-\u00cbsht\u00eb e mundur q\u00eb asgj\u00eb t\u00eb mos i ndaloj\u00eb serb\u00ebt, p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb &#8220;Desert Storm&#8221; t\u00eb re. Regjimi serb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i keqi q\u00eb ka ekzistuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Ballkan. Ai nuk ndikohet nga argumentet dhe mund t\u00eb ndalet vet\u00ebm me forc\u00eb. Shum\u00eb popuj kan\u00eb paguar nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u2013 kroat\u00ebt, boshnjak\u00ebt, shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>-Serb\u00ebt jan\u00eb t\u00eb interesuar vet\u00ebm t\u00eb mbajn\u00eb Kosov\u00ebn si kolonin\u00eb e tyre. Ne mund t\u00eb ndjekim politik\u00ebn m\u00eb t\u00eb men\u00e7ur q\u00eb ekziston, por nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi. Udh\u00ebheq\u00ebsit e sot\u00ebm serb\u00eb, sidoqoft\u00eb, nuk do t\u00eb shqet\u00ebsohen p\u00ebr at\u00eb q\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne.<\/p>\n<p>-Pse duhet q\u00eb Kosova, me n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb p\u00ebrqind t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare, t\u00eb n\u00ebnshtrohet n\u00ebn Serbi? N\u00eb planin afatgjat\u00eb Kosova duhet t\u00eb ribashkohet me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Rexhep Qosja \u00ebsht\u00eb i bindur se Kosova do t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb barr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr Serbin\u00eb dhe se kjo, n\u00eb bashkim me nj\u00eb presion gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madh nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, mund t\u00eb sjell\u00eb ndryshime. Ose si\u00e7 shkruan Rexhep Qosja n\u00eb librin e tij <em>\u201cPopulli i Ndaluar\u201d<\/em>:<\/p>\n<p>\u201cTani kur shtetet koloniale u kan\u00eb kthyer kolonit\u00eb popujve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb to, \u00ebsht\u00eb e papranueshme q\u00eb serb\u00ebt n\u00eb Ballkan t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb veprojn\u00eb si nj\u00eb fuqi koloniale. Serb\u00ebt duhet t\u00eb p\u00ebrkujtohen se tani ekziston di\u00e7ka m\u00eb e fort\u00eb se pushteti i tyre kolonial: Ideja e Alb\u00ebs, republika e shqiptar\u00ebve jugosllav\u00eb, Republika e Kosov\u00ebs. Koha p\u00ebr realizimin e k\u00ebsaj ideje tashm\u00eb ka ardhur. N\u00eb vet\u00ebdijen e popullit shqiptar, d\u00ebshira p\u00ebr k\u00ebt\u00eb republik\u00eb luan nj\u00eb rol aq vendimtar saq\u00eb nuk do t\u00eb lihet m\u00ebnjan\u00eb derisa t\u00eb b\u00ebhet realitet.<\/p>\n<p>Historia \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitare e pohimit tim: at\u00eb q\u00eb e synon nj\u00eb popull i shtypur, medoemos do ta realizoj\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Si jan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Shqip\u00ebrin\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb sot, e pyes un\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 Ato jan\u00eb pothuajse t\u00eb pap\u00ebrfillshme q\u00eb prej vitit 1981, kur \u00e7do form\u00eb bashk\u00ebpunimi u nd\u00ebrpre. Gazetar\u00ebt nga Shqip\u00ebria nuk lejohen t\u00eb vijn\u00eb k\u00ebtu. Un\u00eb vet\u00eb e vizitova Shqip\u00ebrin\u00eb k\u00ebt\u00eb pranver\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vitesh. Nuk mund t\u00eb udh\u00ebtoja drejtp\u00ebrdrejt atje, por u detyrova t\u00eb merrja rrug\u00ebn an\u00ebsore p\u00ebrmes Maqedonis\u00eb dhe Greqis\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 Shqip\u00ebria ka filluar t\u00eb ndryshoj\u00eb pas 50 vitesh komuniz\u00ebm dhe po p\u00ebrjeton tani nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb shoq\u00ebrore, ekonomike dhe kulturore. Jeta e p\u00ebrditshme atje sh\u00ebnohet nga ndjenjat e hakmarrjes dhe keqkuptimeve.<\/p>\n<p>Rexhep Qosja \u00ebsht\u00eb forca shtyt\u00ebse mes nj\u00eb grupi q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb krijoj\u00eb lidhje pan-shqiptare p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebruar plag\u00ebt q\u00eb kan\u00eb krijuar p\u00ebr\u00e7arjet ideologjike.<\/p>\n<p>\u2013 Kosova \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e \u00e7\u00ebshtjes pan-shqiptare. Sot shqiptar\u00eb ka n\u00eb Maqedoni, n\u00eb jug t\u00eb Serbis\u00eb qendrore dhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Situata e grupeve t\u00eb ndryshme shqiptare trajtohet fatkeq\u00ebsisht m\u00eb s\u00eb shpeshti ndaras. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, ka shum\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore, n\u00eb Turqi dhe SHBA.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7\u00ebshtja shqiptare\u201d ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me fatin komb\u00ebtar t\u00eb n\u00ebnt\u00eb milion\u00eb shqiptar\u00ebve. Qosja thekson gjithashtu se populli shqiptar kurr\u00eb n\u00eb histori nuk ka sunduar mbi ndonj\u00eb popull tjet\u00ebr dhe as nuk ka ndonj\u00eb q\u00ebllim ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Kur zbres posht\u00eb kodr\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb nga sht\u00ebpia e Qosjes drejt qendr\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs, takoj dy polic\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb armatosur q\u00eb patrullojn\u00eb. M\u00eb shkon mendja te titulli i dram\u00ebs s\u00eb ndaluar t\u00eb Qosjes, dhe kthej kok\u00ebn m\u00ebnjan\u00eb.<\/p>\n<p><em>Vdekja m\u00eb vjen prej syve t\u00eb till\u00eb\u2026<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sokol Demaku N\u00eb kujtim t\u00eb shkrimtarit, romansierit, kritikut letrar shqiptar po nxjerr\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb nga libri i autorit suedez S\u00f6ren Sommelius \u201dKosova pa yll\u201d botua n\u00eb vitin 1993 n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrsonazhi kryesor i k\u00ebtij tregimi \u00ebsht\u00eb Rexhep Qosja, botuar n\u00eb shqip n\u00eb 2025 dhe p\u00ebrkthyer nga Sokol Demaku \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00cbsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e nxeht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3708,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-4183","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4183","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4183"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4183\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4184,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4183\/revisions\/4184"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3708"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4183"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4183"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4183"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}