{"id":4185,"date":"2026-04-24T17:14:51","date_gmt":"2026-04-24T16:14:51","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=4185"},"modified":"2026-04-24T17:14:56","modified_gmt":"2026-04-24T16:14:56","slug":"rizah-sheqiri-midis-dallgeve-te-detit-ne-barken-pa-lopata","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/04\/24\/rizah-sheqiri-midis-dallgeve-te-detit-ne-barken-pa-lopata\/","title":{"rendered":"Rizah Sheqiri: Midis dallg\u00ebve t\u00eb detit\u00a0 n\u00eb bark\u00ebn pa lopata"},"content":{"rendered":"<p dir=\"ltr\"><strong>Rizah Sheqiri: Midis dallg\u00ebve t\u00eb detit\u00a0 n\u00eb bark\u00ebn pa lopata<\/strong><\/p>\n<p dir=\"ltr\">&#8211; Analiz\u00eb e romanit \u201cBarka pa lopata\u201d t\u00eb shkrimtarit Hamit Gurguri &#8211;\u00a0 Romani \u201cBarka pa lopata\u201d i autorit Hamit Gurguri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr me karakter t\u00eb theksuar realist dhe psikologjik, botuar nga sht\u00ebpia botuese \u201cErik Hans\u201d n\u00eb Bor\u00e5s t\u00eb Suedis\u00eb. Vepra trajton fatin e njeriut n\u00eb p\u00ebrballje me gabimet, nd\u00ebrgjegjen dhe pasojat e jet\u00ebs. Q\u00eb n\u00eb fillim, p\u00ebrmes konfliktit t\u00eb fort\u00eb mes Abitit dhe Nafis\u00eb, autori krijon nj\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb emocionale dhe sociale. Kjo hyrje nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb sken\u00eb familjare, por nj\u00eb pik\u00eb kulmore q\u00eb zbulon d\u00ebshtimin moral t\u00eb protagonistit dhe paralajm\u00ebron rrug\u00ebtimin e tij drejt vet\u00ebdijes.N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\u00a0 romani nd\u00ebrtohet mbi historin\u00eb e dy v\u00ebllez\u00ebrve binjak\u00eb dhe dy motrave binjake, t\u00eb cil\u00ebt krijojn\u00eb familje, por dallimet e m\u00ebdha n\u00eb karakter dhe n\u00eb bot\u00ebkuptim ndikojn\u00eb n\u00eb fatin e tyre. Kjo struktur\u00eb kontrasti \u00ebsht\u00eb themelore p\u00ebr t\u00eb kuptuar zhvillimin e ngjarjeve.<\/p>\n<p dir=\"ltr\">N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb romanit q\u00ebndron Abiti, nj\u00eb figur\u00eb tragjike dhe anti-heroike. Ai \u00ebsht\u00eb v\u00ebllai q\u00eb nuk arrin t\u00eb jet\u00eb i fort\u00eb dhe i drejt\u00eb si binjaku i tij, ai zgjodhi nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gabuar n\u00eb sjellje e n\u00eb angazhimin e tij dhe k\u00ebshtu u b\u00eb nj\u00eb njeri i humbur n\u00eb jet\u00eb. Kjo paraqitet qysh n\u00eb fillim t\u00eb romanit duke e p\u00ebrshkruar karakterin dhe sjelljet e tij ku ai paraqitet si i dhunsh\u00ebm, arrogant dhe i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm ndaj gruas dhe familjes.Nj\u00eb karakter antipod i i Abitit \u00ebsht\u00eb Nafia. Marr\u00ebdh\u00ebnia me Nafin\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shtyllat kryesore t\u00eb vepr\u00ebs. Nafia p\u00ebrfaq\u00ebson vlerat morale: durimin, edukat\u00ebn dhe p\u00ebrkushtimin. Por ndryshe nga e kaluara, ajo n\u00eb fund merr vendimin p\u00ebr ta larguar Abitin nga jeta e saj. Ky akt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00eb kthese q\u00eb e detyron protagonistin t\u00eb p\u00ebrballet\u00a0 jo me t\u00eb tjer\u00ebt por me vetveten. Nj\u00eb element shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb roman \u00ebsht\u00eb vet\u00ebdij\u00ebsimi i vonuar i Abitit. Ai e kupton se gjat\u00eb jet\u00ebs ka qen\u00eb jo vet\u00ebm i padrejt\u00eb ndaj familjes, por edhe i manipuluar nga t\u00eb tjer\u00ebt dike u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb lloj vegle n\u00eb duar t\u00eb pushtetar\u00ebve, duke tradhtuar vlera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme njer\u00ebzore\u00a0 dhe duke humbur identitetin e tij. Kjo e thellon dimensionin social t\u00eb romanit, duke treguar se individi mund t\u00eb shfryt\u00ebzohet nga struktura m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha qoft\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb apo edhe t\u00eb pushtetit. Rr\u00ebfimi zhvillohet n\u00eb form\u00eb reflektimi dhe kujtimi.\u00a0 P.sh Abiti rikthehet n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e tij dhe n\u00eb vdekjen tragjike t\u00eb babait n\u00eb minier\u00eb. Ky moment p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb traum\u00eb t\u00eb fort\u00eb q\u00eb ndikon n\u00eb formimin e karakterit t\u00eb tij. Humbja e hershme, mungesa e drejtimit dhe ndikimet negative e \u00e7ojn\u00eb at\u00eb drejt nj\u00eb jete t\u00eb \u00e7rregullt.Nj\u00eb element i ve\u00e7ant\u00eb strukturor \u00ebsht\u00eb forma e ditarit. Abiti i incizon p\u00ebrjetimet e tij dhe ia l\u00ebn\u00eb nj\u00eb miku. Ky element\u00a0 i jep romanit karakter rr\u00ebfyes dhe intim. Kjo e b\u00ebn romanin m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm dhe m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me lexuesin, sepse ngjarjet vijn\u00eb si d\u00ebshmi personale. Simbolika e titullit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e fuqishme. \u201cBarka pa lopata\u201d p\u00ebrfaq\u00ebson jet\u00ebn e Abitit, nj\u00eb jet\u00eb pa drejtim dhe pa kontroll. N\u00eb fund, ai largohet drejt detit dhe humbet n\u00eb oqean, nj\u00eb fund simbolik q\u00eb tregon zhdukjen e tij si individ dhe d\u00ebshtimin e plot\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p dir=\"ltr\">Stili i autorit \u00ebsht\u00eb realist dhe emocional, me p\u00ebrdorim t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb pasur dhe rr\u00ebfimi\u00a0 popullore me dialog\u00ebve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta, si\u00a0 dhe p\u00ebrvoja e gjat\u00eb e autorit, si shkrimtar dhe p\u00ebrkthyes i shum\u00eb veprave reflektohet edhe n\u00eb nd\u00ebrtimin e thell\u00eb t\u00eb personazheve dhe n\u00eb trajtimin e temave universale. N\u00eb fund mund t\u00eb them se \u201cBarka pa lopata\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb roman i fuqish\u00ebm q\u00eb trajton rrug\u00ebtimin e nj\u00eb njeriu nga gabimi drejt vet\u00ebdijes, por edhe drejt humbjes p\u00ebrfundimtare. Vepra p\u00ebrcjell mesazhin se jeta pa vlera dhe pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi \u00e7on n\u00eb shkat\u00ebrrim personal dhe familjar. P\u00ebrmes figurave t\u00eb portretizuara bukur n\u00eb roman\u00a0 autori paralajm\u00ebron edhe rrezikun e humbjes s\u00eb identitetit dhe t\u00eb manipulimit nga t\u00eb tjer\u00ebt. Romani mbetet nj\u00eb vep\u00ebr mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse, q\u00eb jo vet\u00ebm rr\u00ebfen nj\u00eb histori individuale, por edhe trajton \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme shoq\u00ebrore dhe morale. Ai i b\u00ebn thirrje lexuesit t\u00eb reflektoj\u00eb mbi jet\u00ebn, zgjedhjet dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb, para se t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr von\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rizah Sheqiri: Midis dallg\u00ebve t\u00eb detit\u00a0 n\u00eb bark\u00ebn pa lopata &#8211; Analiz\u00eb e romanit \u201cBarka pa lopata\u201d t\u00eb shkrimtarit Hamit Gurguri &#8211;\u00a0 Romani \u201cBarka pa lopata\u201d i autorit Hamit Gurguri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr me karakter t\u00eb theksuar realist dhe psikologjik, botuar nga sht\u00ebpia botuese \u201cErik Hans\u201d n\u00eb Bor\u00e5s t\u00eb Suedis\u00eb. Vepra trajton fatin e njeriut [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3128,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-4185","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4185","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4185"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4185\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4186,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4185\/revisions\/4186"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3128"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4185"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4185"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4185"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}