{"id":4187,"date":"2026-04-24T19:44:22","date_gmt":"2026-04-24T18:44:22","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=4187"},"modified":"2026-04-24T19:44:26","modified_gmt":"2026-04-24T18:44:26","slug":"rizah-sheqiri-promovime-dy-libra-ne-proze-nga-sevdail-zejnullahu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/04\/24\/rizah-sheqiri-promovime-dy-libra-ne-proze-nga-sevdail-zejnullahu\/","title":{"rendered":"Rizah Sheqiri PROMOVIME: DY LIBRA N\u00cb PROZ\u00cb NGA SEVDAIL ZEJNULLAHU"},"content":{"rendered":"<p>Rizah Sheqiri<br \/>\nPROMOVIME: DY LIBRA N\u00cb PROZ\u00cb NGA SEVDAIL ZEJNULLAHU<br \/>\nGjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Festivalit t\u00eb XV &#8211; t\u00eb t\u00eb Poezis\u00eb n\u00eb Bor\u00e5s m\u00eb 19 prill 2026 u b\u00eb promovimi i dy librave n\u00eb proz\u00eb nga Sevdail Zejnullahu.<br \/>\nK\u00ebtu po sjellim fragmente nga fjala ime p\u00ebr krijimtarin\u00eb e S.Zejnullahut, me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmbledhjen me tregime \u201cPengu i dollis\u00eb\u201d dhe p\u00ebr romanin \u201cHiri i sht\u00ebpis\u00eb\u201d.<br \/>\n1. S. Zejnullahu: \u201dPengu i dollis\u00eb\u201d tregime, Botoi \u201cFaik Konica\u201d Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Sevdail Zejnullahu \u00ebsht\u00eb krijuesi i kalimeve t\u00eb lehta nga poezia n\u00eb proz\u00eb dhe anasjelltas. Vepra e tij, sa t\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndjehesh se je aktor n\u00eb nj\u00eb ngjarje a rr\u00ebfim, t\u00eb hedh n\u00eb fluturime poetike e fantazmagori q\u00eb s\u00ebrish t\u00eb kthejn\u00eb \u2019n\u00eb tem\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>Libri me tregime \u201cPengu i dollis\u00eb\u201d sjell pik\u00ebrisht kalime t\u00eb tilla transcendentale nga ngurosja n\u00eb l\u00ebvizje, nga meditimi n\u00eb akt dramatik. Kryeheroi, Istref Bregu, kalon nga aventura n\u00eb aventur\u00eb, nga nj\u00ebra der\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn, nga drita n\u00eb terr, nga heshtja n\u00eb zhurm\u00eb e<br \/>\ndialog\u00eb krejt t\u00eb nxeht\u00eb a krejt t\u00eb ftoht\u00eb p\u00ebr kuptime e moskuptime. Rr\u00ebfimi me tone t\u00eb theksuara surrealiste q\u00eb buron nga skena kafkaeske<br \/>\nn\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat kal\u00ebron Istref Bregu, e b\u00ebn vepr\u00ebn e k\u00ebtij autori nj\u00eb dram\u00eb fragmentesh narrative q\u00eb prek b\u00ebrtham\u00ebn e liminalitetit human:<br \/>\nsa ndodhesh i p\u00ebrhumbur para shtegut t\u00eb Rrug\u00ebs s\u00eb kalit, sa ndihesh i tund-e-shkundur n\u00eb Shosh\u00eb, sa i \u00e7oroditur n\u00eb Qytetin e ila\u00e7eve, n\u00eb<br \/>\nIshullin e k\u00ebrpudhave e para Der\u00ebs s\u00eb \u00e7mendin\u00ebs, sa i mahnitur para Arom\u00ebs s\u00eb gjahut, para Shosh\u00ebs apo aktit t\u00eb Dollis\u00eb.<br \/>\nN\u00eb udh\u00ebkryqet e temave t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb jet\u00ebs, tregimet e k\u00ebtij autori vijn\u00eb si er\u00ebza sa t\u00eb hidhura po aq josh\u00ebse q\u00eb ofrojn\u00eb nj\u00eb p\u00eblhur\u00eb t\u00eb<br \/>\nbashk\u00ebjetimit t\u00eb ngjyrave t\u00eb ngrysura me ato q\u00eb lakmojn\u00eb alegron. Fillim e fund, rr\u00ebfimi rrjedh si nj\u00eb pije e ftoht\u00eb me ekstrakt bim\u00ebsh nga ato t\u00eb ila\u00e7eve narrative p\u00ebr tema borxhi e dollie, p\u00ebr shtegtime n\u00eb aventura gjahu e boshll\u00ebku. Kujtim Mani<br \/>\n***<br \/>\nAbsurdi n\u00eb tregimet e tij lidhet me p\u00ebrjetimin e nj\u00eb bote q\u00eb nuk ibindet m\u00eb logjik\u00ebs ku njeriu ndjehet i humbur e tjet\u00ebrsuar, i zbraz\u00ebt dhe i paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur kuptim. Ky stil q\u00eb e hasim te Kafka, Kamy, Bucati e t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb tregimet e tij rrjedh n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb disi origjinale, si pasoj\u00eb e konteksteve t\u00eb ve\u00e7anta kulturore, sociale dhe politike kosovare. K\u00ebtu absurdi shfaqet si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar s\u00eb pari<br \/>\njet\u00ebn n\u00ebn represion, munges\u00ebn e liris\u00eb dhe pastaj ballafaqimin me to dhe mepakuptim\u00ebsin\u00eb q\u00eb krejt papritur i shoq\u00ebron ato. N\u00eb k\u00ebt\u00eb<br \/>\nkontekst, absurdi nuk \u00ebsht\u00eb thjesht zgjedhje estetike, por domosdoshm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb komunikuar p\u00ebrvoja q\u00eb nuk mund t\u00eb shpreheshin ndryshe, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb liris\u00eb apo frik\u00ebs dhe subsituimit t\u00eb tyre n\u00eb rrethana t\u00eb reja t\u00eb krijuara pasluft\u00eb Avdi Visoka, Jeta e re nr. 2 2025<\/p>\n<p>***<br \/>\n\u2026P\u00ebrmes nj\u00eb poetike t\u00eb zgjedhur rr\u00ebfimtare, tregimet e k\u00ebtij libri n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb a n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kan\u00eb nd\u00ebrtuar pengun e hyrjes apo edhe<br \/>\ndaljes nga \u00ebndrra, nj\u00eb synim ky i p\u00ebrhersh\u00ebm i heroit t\u00eb tregimeve, Istref Bregut. Ky hero, duket se \u00ebsht\u00eb ngat\u00ebrruar labirinteve t\u00eb jet\u00ebs<br \/>\nsomnambul, gjysm\u00eb i Zgjuar, gjysm\u00eb \u00ebnd\u00ebrr her\u00eb n\u00eb zhgj\u00ebnd\u00ebrr, her\u00eb alternuesh\u00ebm nj\u00ebkohsh\u00ebm n\u00eb t\u00eb dyja: real dhe surreal n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn<br \/>\nkoh\u00eb&#8230;..<br \/>\nVet\u00eb lexuesi mbahet peng i p\u00ebrrall\u00ebs jet\u00ebsore q\u00eb del nga k\u00ebto rr\u00ebfime, nga bota e ngjeshur e k\u00ebtyre tregimeve, q\u00eb na e sjellin aq t\u00eb mpleksur<br \/>\nendrr\u00ebn, p\u00ebrrall\u00ebn dhe jet\u00ebn q\u00eb prekim me me sy hapur. Rizah Sheqiri, Jeta e re nr 1 2025<\/p>\n<p>2. S. Zejnullahu: \u201cHiri i sht\u00ebpis\u00eb\u201d, roman, Botoi \u201cFaik Konica\u201d Prishtin\u00eb, 2025<\/p>\n<p>Ese<br \/>\nRizah Sheqiri: Heroi dhe hiri i sht\u00ebpis\u00eb<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb ese mbi mbijetes\u00ebn dhe identitetin, frym\u00ebzuar nga romani \u201cHiri i sht\u00ebpis\u00eb\u201d i\u00a0 Sevdail Zejnullahut &#8211;<br \/>\nSimbolika e hirit<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb p\u00ebrshkuar nga konflikte dhe sfida, \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb humbas\u00ebsh vetveten n\u00eb hirin e asaj q\u00eb dikur ishte. Heroi, q\u00eb bart\u00eb gjurm\u00ebt e luft\u00ebs, nuk p\u00ebrballet vet\u00ebm me rind\u00ebrtimin fizik t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij, por edhe me nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb brendshme p\u00ebr t\u00eb rifituar<br \/>\nidentitetin dhe kuptimin n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb transformuar rr\u00ebnj\u00ebsisht. Monologu me vetveten, nj\u00eb dialog introspektiv q\u00eb p\u00ebrshkon \u00e7do mendim dhe ndjenj\u00eb, b\u00ebhet udh\u00ebrr\u00ebfyes n\u00eb procesin e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb navigimit p\u00ebrmes labirinteve t\u00eb tragjedis\u00eb.<br \/>\nHiri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb simbol qendror n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst. Ai p\u00ebrfaq\u00ebson jo vet\u00ebm humbjen materiale, por edhe shkat\u00ebrrimin emocional dhe psikologjik q\u00eb vjen pas luft\u00ebs. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb kujtes\u00eb e s\u00eb kaluar\u00ebs, e asaj q\u00eb dikur ishte e gjall\u00ebrishme dhe e plot\u00eb, tani e reduktuar n\u00eb nj\u00eb peizazh t\u00eb<br \/>\nzymt\u00eb dhe t\u00eb heshtur. Heroi p\u00ebrballet me nj\u00eb paradoks: si mund t\u00eb rind\u00ebrtohet di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar n\u00eb thelb, si fizikisht ashtu edhe shpirt\u00ebrisht? Kjo pyetje jehon n\u00eb dialogun e heshtur mes heroit dhe hirit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb dialog, hiri b\u00ebhet nj\u00eb karakter m\u00eb vete, nj\u00eb d\u00ebshmitar i heshtur i tragjedive q\u00eb kan\u00eb ndodhur. Ai mbart rr\u00ebfime dhimbjeje, humbjeje dhe mbijetese, por edhe shpres\u00ebn p\u00ebr rilindje. Heroi, n\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u00eb rifituar kontrollin mbi jet\u00ebn dhe rrethin\u00ebn e tij, duhet t\u00eb<br \/>\nm\u00ebsoj\u00eb ta p\u00ebrqafoj\u00eb k\u00ebt\u00eb hir, t\u00eb kuptoj\u00eb se ka forc\u00eb n\u00eb pranimin e s\u00eb kaluar\u00ebs. Pik\u00ebrisht kjo v\u00ebrteton nj\u00eb realitet t\u00eb ri n\u00eb kuptimin e thell\u00eb njer\u00ebzor, pra q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtosh s\u00ebrish kurr\u00ebsesi nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mohosh at\u00eb q\u00eb ka ndodhur, por t\u00eb integrosh ato p\u00ebrvoja n\u00eb udh\u00ebtimin e<br \/>\nm\u00ebtejsh\u00ebm.<br \/>\nSynimi dhe p\u00ebrpjekja e ringritjes ka nj\u00eb filozofi t\u00eb thell\u00eb n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr t\u00eb rind\u00ebrtuar. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr p\u00ebrballjen me cenueshm\u00ebrin\u00eb e vet dhe p\u00ebr gjetjen e guximit p\u00ebr t\u2019u ngritur s\u00ebrish p\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb gjitha v\u00ebshtir\u00ebsive. Heroi, si simbol i forc\u00ebs njer\u00ebzore, na tregon se \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb ngrihesh nga hiri, q\u00eb t\u00eb transformosh dhimbjen n\u00eb forc\u00eb dhe humbjen n\u00eb nj\u00eb fillim t\u00eb ri. Ky proces i rishpikjes s\u00eb vetes nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrpjekje personale, por edhe nj\u00eb p\u00ebrpjekje kolektive, ku \u00e7do individ kontribuon n\u00eb nj\u00eb narrativ m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<br \/>\nHeroi dhe hiri<br \/>\nHeroi dhe p\u00ebrballja e tij me hirin na vjen si nj\u00eb poezi mbi mbijetes\u00ebn, identitetin dhe ringritjen.<br \/>\nN\u00eb hirin e heshtur t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb djegur, ku kujtimet flen\u00eb n\u00ebn pluhurin e humbur, q\u00ebndron heroi, me plag\u00eb t\u00eb padukshme, duke k\u00ebrkuar veten n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb ndryshuar. Ai flet me hijen, me murin e rr\u00ebnuar, me dritaren q\u00eb dikur ishte dhe p\u00ebrtej t\u00eb cil\u00ebs shihte yjet,<br \/>\npor mbi t\u00eb gjitha m\u00eb i fuqish\u00ebm b\u00ebhet monologu me me z\u00ebrin e brendsh\u00ebm q\u00eb nuk hesht kurr\u00eb, nj\u00eb monolog i shpirtit q\u00eb k\u00ebrkon drit\u00eb.<br \/>\nHiri nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm mbetje e zjarrit, por d\u00ebshmitar i dhimbjes, i humbjes, i shpres\u00ebs. Ai flet pa fjal\u00eb, me arom\u00ebn e s\u00eb kaluar\u00ebs, me kujtimet q\u00eb digjen, por q\u00eb megjithat\u00eb nuk zhdukena.<br \/>\n(fragment i shkurt\u00ebr nga nj\u00eb ese i gjat\u00eb)<br \/>\nRizah Sheqiri<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rizah Sheqiri PROMOVIME: DY LIBRA N\u00cb PROZ\u00cb NGA SEVDAIL ZEJNULLAHU Gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Festivalit t\u00eb XV &#8211; t\u00eb t\u00eb Poezis\u00eb n\u00eb Bor\u00e5s m\u00eb 19 prill 2026 u b\u00eb promovimi i dy librave n\u00eb proz\u00eb nga Sevdail Zejnullahu. K\u00ebtu po sjellim fragmente nga fjala ime p\u00ebr krijimtarin\u00eb e S.Zejnullahut, me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3128,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-4187","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4187","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4187"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4187\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4188,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4187\/revisions\/4188"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3128"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4187"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4187"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4187"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}