{"id":4198,"date":"2026-05-01T22:08:49","date_gmt":"2026-05-01T21:08:49","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=4198"},"modified":"2026-05-03T08:25:48","modified_gmt":"2026-05-03T07:25:48","slug":"shkruar-nga-dr-shpresa-fundo-gjergjiese-kapiteni-i-dashurise-dhe-legjenda-e-ishullit-te-sazanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/05\/01\/shkruar-nga-dr-shpresa-fundo-gjergjiese-kapiteni-i-dashurise-dhe-legjenda-e-ishullit-te-sazanit\/","title":{"rendered":"Shkruar nga Dr. Shpresa Fundo Gjergji:ESE \u2013 Kapiteni i Dashuris\u00eb dhe \u201cLegjenda e Ishullit t\u00eb Sazanit\u201d"},"content":{"rendered":"<p>ESE \u2013 Kapiteni i Dashuris\u00eb dhe \u201cLegjenda e Ishullit t\u00eb Sazanit\u201d<\/p>\n<p>Shkruar nga Dr. Shpresa Fundo Gjergji<br \/>\nshpresagjergji60@gmail.com<\/p>\n<p>Nuk besoj n\u00eb koincidenca\u2026 Kjo, p\u00ebr faktin e thjesht\u00eb, sepse \u00e7do p\u00ebrvoj\u00eb m\u00eb ka m\u00ebsuar se rast\u00ebsia \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb em\u00ebr p\u00ebr di\u00e7ka, q\u00eb nuk e kuptojm\u00eb ende. Jeta nuk ndodh rast\u00ebsisht; ajo rrjedh sipas nj\u00eb logjike t\u00eb padukshme, shpesh t\u00eb \u00e7uditshme, shpesh t\u00eb pakuptueshme p\u00ebr<br \/>\nmendjen ton\u00eb t\u00eb kufizuar. Dhe pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7udi q\u00ebndron e v\u00ebrteta e saj m\u00eb e thell\u00eb.<br \/>\nUn\u00eb besoj se ekziston nj\u00eb energji q\u00eb i sjell ndodhit\u00eb pran\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs.<br \/>\nU zgjova her\u00ebt at\u00eb m\u00ebngjes. Isha gjith\u00eb energji!<br \/>\nMezi prisja t\u00eb nisesha n\u00eb at\u00eb mision q\u00eb i kisha kushtuar aq shum\u00eb or\u00eb pune duke e studiuar e diskutuar at\u00eb projekt. Kisha vendosur ta shkelja vet\u00eb at\u00eb vend plot mistere, ku legjenda kishte hedhur rr\u00ebnj\u00eb.<br \/>\nK\u00ebshtu q\u00eb p\u00ebrgatita \u00e7ant\u00ebn time, piva kafen si zakonisht, u vesha thjesht dhe dola p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur aty pran\u00eb bregut t\u00eb detit, ku m\u00eb priste nj\u00eb vark\u00eb e vog\u00ebl, e cila e b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr turist\u00ebt. Imshoq kishte kontaktuar me t\u00eb zotin e vark\u00ebs dhe ja ku gjendesha para saj, p\u00ebr t\u2019u nisur drejt destinacionit tim, drejt ishullit t\u00eb Sazanit. Prej koh\u00ebsh e kisha menduar se pa i vizituar k\u00ebto vende dhe pa i ndjer\u00eb nga af\u00ebr ato val\u00eb t\u00eb detit q\u00eb g\u00ebrryejn\u00eb pa pushim ato shk\u00ebmbinj, nuk do t\u00eb \u00e7lirohesha dot e t\u00eb shkruaja studimin tim mbi at\u00eb vend e p\u00ebr at\u00eb<br \/>\nlegjend\u00eb t\u00eb famshme.<br \/>\nPa e zgjatur, takova pran\u00eb vark\u00ebs t\u00eb zotin e saj, i cili do t&amp;#39;m\u00eb shpinte e do t;m\u00eb kthente s\u00ebrish.<br \/>\nE kishim b\u00ebr\u00eb plan me timshoq, ai do t\u00eb vinte e t\u00eb m\u00eb priste n\u00eb kthim. U p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebm! Ishte nj\u00eb burr\u00eb i hijsh\u00ebm dhe dukej miq\u00ebsor. M\u00eb ndihmoi t\u00eb hypja n\u00eb vark\u00eb e sakaq vura re se ky burr\u00eb q\u00eb drejtonte vark\u00ebn duhej ti kishte mbushur t\u00eb 70-tat. Por dukej se vitet s&amp;#39;kishin shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb. Ishte i drejt\u00eb, trupmadh e me nj\u00eb buz\u00ebqeshje babaxhani\u2026 dukej se mbante t\u00eb fshehur sekretet e nj\u00eb jete t\u00eb gjat\u00eb. Duart e tij, t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb forta e t\u00eb rrudhosura nj\u00ebkoh\u00ebsisht, l\u00ebviznin me siguri mbi remat, nd\u00ebrsa varka nisi t\u00eb p\u00ebrshkonte ujin e qet\u00eb, sikur \u00e7do val\u00eb e<br \/>\nnjihte dhe e nderonte. Smunda t\u00eb dep\u00ebrtoja n\u00eb shikimin e tij\u2026, ai mbante syze dielli dhe nj\u00eb kapele q\u00eb dukej si te filmi &amp;quot;Plaku dhe deti quot;&#8230; pak mjek\u00ebr si detar i vjet\u00ebr, i thinjur pothuajse krejt. Tek \u00e7anim uj\u00ebrat e kripura, ai dukej i heshtur e fjal\u00ebpak.<br \/>\n***<br \/>\nKy burr\u00eb i fort\u00eb e kishte kaluar gjith\u00eb jet\u00ebn me detin. Me at\u00eb ishte betuar t\u00eb dashurohej&#8230; nuk u martua kurr\u00eb.<br \/>\nDikur, n\u00eb at\u00eb mosh\u00eb kur djelmoshat dashuronin, edhe ai kishte dashur dik\u00eb. Asaj i rrihte zemra p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vlonjat shtathedhur e bukurosh. Por di\u00e7ka e kishte prishur magjin\u00eb e tyre. Ajo u largua t\u00eb shkollohej n\u00eb kryeqytet. Ai vazhdoi studimet n\u00eb Akademin\u00eb e Marin\u00ebs, ku mbeti udh\u00ebtimeve n\u00eb det. E nd\u00ebrsa u larguan nga njeri &#8211; tjetri, ajo njohu nj\u00eb mik t\u00eb mir\u00eb dhe u martua. Kjo ndodhi jo se ajo e kishte harruar, por se ai u largua edhe m\u00eb shum\u00eb. Udh\u00ebtonte me anije n\u00ebp\u00ebr vende t\u00eb ndryshme dhe takimet u b\u00ebn\u00eb t\u00eb pamundura.<br \/>\nNdoshta ky ishte fati q\u00eb universi kishte programuar p\u00ebr t\u00eb dy. Q\u00eb at\u00ebhere ai nuk e kishte takuar kurr\u00eb m\u00eb dashurin\u00eb e tij.<br \/>\n****<br \/>\nNd\u00ebrsa ndjeja flladin e detit, her\u00eb her\u00eb i hidhja ndonj\u00eb v\u00ebshtrim atij burri q\u00eb \u00e7udit\u00ebrisht as nuk mu prezantua. Un\u00eb u mjaftova me \u00e7ka imshoq kishte biseduar, dhe e qet\u00eb po shijoja bukurit\u00eb e udh\u00ebtimit tim t\u00eb shkurt\u00ebr. Prej dit\u00ebsh n\u00eb mendje m\u00eb sillej nj\u00eb em\u00ebr, si nj\u00eb z\u00eb i leht\u00eb q\u00eb s\u2019t\u00eb l\u00eb<br \/>\nrehat. Nuk kishte arsye t\u00eb qarta pse po mendoja p\u00ebr at\u00eb njeri pas kaq vitesh. Thjesht m\u00eb ndodhte ndonj\u00ebher\u00eb si nj\u00eb forc\u00eb e heshtur, q\u00eb as nuk e shohim e as nuk e masim, por e ndiejm\u00eb kur di\u00e7ka \u201cp\u00ebrkon\u201d n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme me at\u00eb q\u00eb kemi menduar, ndjer\u00eb, apo \u00ebnd\u00ebrruar. Un\u00eb ia kam v\u00ebn\u00eb emrin energji\u2026 Ajo lind brenda nesh dhe shtrihet p\u00ebrtej nesh. Si nj\u00eb fije e padukshme q\u00eb lidh mendimin me realitetin.<br \/>\nJeta, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb varg ngjarjesh t\u00eb shk\u00ebputura, por nj\u00eb pasqyr\u00eb e brend\u00ebsis\u00eb son\u00eb. Mendimet tona nuk jan\u00eb t\u00eb pafajshme dhe as t\u00eb pad\u00ebmshme. Ato jan\u00eb forma energjie q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb shprehje. Ato krijojn\u00eb rrug\u00eb, hapin dyer, ose i mbyllin pa zhurm\u00eb.<br \/>\nNe ecim brenda bot\u00ebs q\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb me mendje, edhe kur mendojm\u00eb se po jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb realitet t\u00eb pavarur nga ne.<br \/>\nShpesh pyes veten: a jemi ne q\u00eb mendojm\u00eb jet\u00ebn, apo jeta q\u00eb mendon p\u00ebrmes nesh?!<br \/>\nNdoshta t\u00eb dyja nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Sepse njeriu nuk \u00ebsht\u00eb thjesht trup q\u00eb l\u00ebviz n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb, por mendim q\u00eb k\u00ebrkon kuptim. Dhe sa her\u00eb q\u00eb mendojm\u00eb thell\u00eb, jemi duke krijuar; sa her\u00eb q\u00eb besojm\u00eb fort, jemi duke thirrur; sa her\u00eb q\u00eb dyshojm\u00eb, jemi duke shtyr\u00eb larg ato q\u00eb d\u00ebshirojm\u00eb.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb \u00e7udia e jet\u00ebs: ajo sillet si nj\u00eb bashk\u00ebbiseduese misterioze brenda koshienc\u00ebs son\u00eb e na p\u00ebrgjigjet me ngjarje. Na flet p\u00ebrmes njer\u00ebzve q\u00eb shfaqen papritur, p\u00ebrmes humbjeve q\u00eb na ndryshojn\u00eb, p\u00ebrmes p\u00ebrputhjeve q\u00eb na tronditin. Dhe ne, shpesh, i quajm\u00eb k\u00ebto<br \/>\nkoincidenca, sepse kemi frik\u00eb ta pranojm\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb vjen me iden\u00eb se jemi bashk\u00ebkrijues t\u00eb asaj q\u00eb na ndodh.<br \/>\nNdoshta, n\u00eb fund, jeta nuk \u00ebsht\u00eb e \u00e7uditshme sepse shpesh \u00ebsht\u00eb e pakuptueshme. \u00cbsht\u00eb e \u00e7uditshme sepse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thell\u00eb p\u00ebr t\u2019u shpjeguar me fjal\u00eb t\u00eb thjeshta. Dhe ndoshta koincidencat nuk ekzistojn\u00eb, sepse asgj\u00eb nuk ndodh pa qen\u00eb m\u00eb par\u00eb nj\u00eb mendim, nj\u00eb ndjesi,<br \/>\nnj\u00eb energji q\u00eb ka k\u00ebrkuar t\u00eb marr\u00eb form\u00eb\u2026 Varketari ishte aty i heshtur, n\u00eb vark\u00eb, i ulur pran\u00eb timonit duke e drejtuar at\u00eb drejt ishullit t\u00eb<br \/>\nSazanit. Deti ishte i qet\u00eb, ai qet\u00ebsim i rrem\u00eb q\u00eb zakonisht vjen p\u00ebrpara ndryshimit t\u00eb motit.<br \/>\nNd\u00ebrsa b\u00ebja ndonj\u00eb pyetje kot, se\u00e7 pata nj\u00eb ndjesi t\u00eb \u00e7uditshme, sikur di\u00e7ka e njohur afrohet pa paralajm\u00ebrim. Faktikisht mendoja parreshtur per legjend\u00ebn, \u00e7far\u00eb m\u00eb shtyu kaq shum\u00eb t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulja t\u00eb shkoja aty?! Ndoshta prisja se duke shkelur ato gur\u00eb, duke qen\u00eb n\u00eb at\u00eb vend,<br \/>\ndo t\u00eb kisha mund\u00ebsin\u00eb ta p\u00ebrfytyroja legjend\u00ebn, t\u2019i kuptoja ato shk\u00ebmbinj q\u00eb ishin d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb asaj epoke dhe q\u00eb i kishin rezistuar vetmis\u00eb n\u00eb ishull, stuhive, er\u00ebrave apo shirave t\u00eb ftoht\u00eb q\u00eb e p\u00ebrshkonin at\u00eb.<br \/>\nPo i afroheshim ishullit dhe \u00e7udit\u00ebrisht vark\u00ebtari vazhdonte i heshtur, duke pir\u00eb nj\u00eb cigare uli kryet dhe m\u00eb tha: ky ishull pret e p\u00ebrcjell shum\u00eb njer\u00ebz, turist\u00eb nga vende t\u00eb ndryshme. Ndali pak dhe tha sikur ti kishte njohur t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb sillte aty: t\u00eb gjith\u00eb ruajn\u00eb t\u00eb fshehtat e tyre<br \/>\ndhe k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb din\u00eb t\u00eb fshehtat e k\u00ebtij ishulli. Pastaj lidhi litar\u00ebt te vendi ku ndal\u00ebm dhe zbriti i pari, u kthye me dha dor\u00ebn t\u00eb m\u00eb ndihmonte t\u00eb dilja nga varka. Un\u00eb e shkujdesur p\u00ebr pak, hodha k\u00ebmb\u00ebn nga anija, dhe b\u00ebra p\u00ebrpara. I thash\u00eb se do t\u00eb vonohesha ndonj\u00eb or\u00eb e mos t\u00eb<br \/>\nb\u00ebhej merak. E doja vetmin\u00eb time n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim, jo se s&amp;#39;jam sociale, por kjo m\u00eb ndihmonte n\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrim.<br \/>\nIshulli kishte turist\u00eb e t\u00eb ardhur t\u00eb tjer\u00eb. K\u00ebt\u00eb pun\u00ebn e vark\u00ebtarit e b\u00ebnin edhe t\u00eb tjer\u00eb aty.<br \/>\nMendja bluante sikur t\u00eb jetoja dy bot\u00eb. Prisja se di\u00e7ka do t\u00eb ndodhte. Kisha nj\u00eb parandjenj\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme&#8230;vall\u00eb do t\u00eb zbuloja dot at\u00eb \u00e7\u2019ka fshihte ky ishull, apo di\u00e7ka tjet\u00ebr do ta mbushte at\u00eb aventur\u00eb q\u00eb sapo kisha marr\u00eb. N\u00eb vesh\u00ebt e mi rr\u00ebshqiste si padashur z\u00ebri paksa i ngjirur i<br \/>\nplakut t\u00eb mo\u00e7m. E dija brenda vetes, se ai e dinte mir\u00eb legjend\u00ebn. Ah sikur t\u00eb qe e v\u00ebrtet\u00eb, sikur dikush aty n\u00eb ishull t\u00eb shfaqej e t\u00eb tregonte p\u00ebr at\u00eb plag\u00eb t\u00eb hapur q\u00eb r\u00ebnkonte mbi k\u00ebt\u00eb ishull t\u00eb vetmuar.\u00a0Legjenda tregon se qielli mbi Sazan nxin, edhe kur dita \u00ebsht\u00eb e bardh\u00eb e<br \/>\nme diell. Dhe mua m\u00eb kumbonin n\u00eb vesh k\u00ebto, sikur v\u00ebrtet plaku i mo\u00e7\u00ebm i thoshte me z\u00ebrin e tij, ja k\u00ebshtu:<br \/>\n\u201cKy ishull, nuk u mallkua nga Zoti.<br \/>\nU mallkua nga njer\u00ebzit.<br \/>\nLegjenda u shkrua n\u00eb vargje:<br \/>\nEdhe kur t\u00eb bardha jan\u00eb ret\u00eb,<br \/>\nN\u00eb gjak derdhen rr\u00ebket\u00eb&#8230;<br \/>\nGoj\u00ebdhanat rr\u00ebfejn\u00eb plag\u00eb,<br \/>\n\u00cbsht\u00eb i mynxyr\u00ebs thon\u00eb,<br \/>\nIshulli me \u00ebndrravrar\u00eb,<br \/>\nKu ve\u00e7 kukuvajka shkon\u2026\u201d<br \/>\nSazani jeton me k\u00ebt\u00eb fakt &#8211; p\u00ebshp\u00ebrita me vete dhe syt\u00eb e mi u drodh\u00ebn, nisa t\u00eb ndjeja di\u00e7ka t\u00eb \u00e7uditeshme. V\u00ebshtroja pem\u00ebt, gur\u00ebt, shkmbinjt\u00eb dhe m\u00eb dukeshin si pa jet\u00eb, pa shpirt, t\u00eb ftoht\u00eb, mister\u2026 dashuri e tyre kishte mbetur aty. Ndjeja zemr\u00ebn q\u00eb m\u00eb trokiste fort. M\u00eb<br \/>\nushtonin n\u00eb vesh fjal\u00ebt rr\u00ebnqeth\u00ebse t\u00eb k\u00ebng\u00ebs:<br \/>\n\u201cRendi vash\u00ebza e k\u00ebrkoi sevdan\u00eb,<br \/>\nU end err\u00ebsir\u00ebs s\u00eb nat\u00ebs,<br \/>\nAtje ku gjeti Sazan\u00eb,<br \/>\nMbeti mes k\u00ebng\u00ebs e dallg\u00ebs.\u201d<br \/>\nAjo muzik\u00eb e \u00ebmb\u00ebl e larg\u00ebt, vinte si jehon\u00eb e mbytur nga shushurima e val\u00ebve t\u00eb detit. Anije t\u00eb tjera, kishin sjell\u00eb vizitor\u00eb e turist\u00eb t\u00eb shumt\u00eb. Ky ishull ishte kurreshtje e madhe. M\u00eb par\u00eb, aty spara shkelte k\u00ebmb\u00eb njeriu, dhe mua m\u00eb dukej se amaneti i legjend\u00ebs kishte mbetur nj\u00eb<br \/>\namanet i hapur, q\u00eb th\u00ebrriste si osh\u00ebtim\u00eb e gjall\u00eb.<br \/>\nDikur, ky ishull, n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit, ishte i mbyllur, pothuaj pa vizitor\u00eb dhe izolimi i shekujve e thelloi at\u00eb legjend\u00eb. Ushtri, bunker\u00eb, ndalime t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb diktatur\u00ebs, tela me gjemba, gjith\u00e7ka q\u00eb ta ndal frym\u00ebn, aq sa heshtja zuri rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb thella. Ishulli, q\u00eb si perl\u00eb nga<br \/>\nlarg, rri kuror\u00eb e gjelb\u00ebr mes detit, ndihej i izoluar, i mbyllur n\u00eb brengat e tij, por rr\u00ebfimi i goj\u00ebdhan\u00ebs nuk u mbyll kurr\u00eb. Isoja labe i dha z\u00eb dhimbjes pa e thyer. Sot, gur\u00ebt e Sazanit po m\u00eb dukeshin t\u00eb ftoht\u00eb, dhe u r\u00ebnqetha e t\u00ebra, sepse m\u2019u kujtuan ato vite t\u00eb brishta rinore t\u00eb<br \/>\nmiat. Zemr\u00ebn ia kisha l\u00ebn\u00eb peng k\u00ebtij deti\u2026dhe kushedi sa histori t\u00eb ngjashme fshiheshin brenda k\u00ebtij misteri\u2026<br \/>\nLegjenda vazhdonte m\u00eb trokiste nd\u00ebr t\u00ebmtha:<br \/>\n;Sazan\u00eb i gjor mbeti pa z\u00eb,<br \/>\nMynxyra e vrau edhe at\u00eb!<br \/>\nAjo me t\u00eb bardha shetit mbi dallg\u00eb,<br \/>\nMbeti balad\u00eb e gdhendur n\u00eb plag\u00eb!&amp;quot;<\/p>\n<p>Pem\u00ebt f\u00ebrf\u00ebrinin, ishte nj\u00eb fllad q\u00eb nisi t\u00eb frynte pas dreke. Sazani, ky ishull me mistere, nisi t\u00eb dep\u00ebrtonte n\u00eb shpirtin tim&#8230; Dikur, nj\u00eb vajz\u00eb e re reth 17 vje\u00e7e, ah s\u2019kam dashur kurr\u00eb ta tregoj, u dashurova me syt\u00eb e nj\u00eb marinari nga Vlora. Nj\u00eb djal\u00eb i gjat\u00eb, me shpatulla t\u00eb gjera,<br \/>\nme sy t\u00eb \u00ebmb\u00ebl m\u00eb kishte pikasur. Sa her\u00eb syt\u00eb tan\u00eb takoheshin, ai psher\u00ebtinte. Nj\u00eb ngjyr\u00eb roz\u00eb i derdhej mbi fytyr\u00eb dhe m\u00eb pas humbiste n\u00eb v\u00ebshtrimin e tij. Eh, at\u00eb koh\u00eb un\u00eb isha e lumtur! Si nj\u00eb flutur e bukur krah\u00ebleht\u00eb, buz\u00ebqeshja dhe rendja p\u00ebr n\u00eb shkoll\u00eb.\u00a0Mall kam p\u00ebr<br \/>\nato vite q\u00eb i jetova p\u00ebr gjys\u00ebm. Marinari bjond i gjat\u00eb dhe bukurosh, m\u00eb dilte p\u00ebrpara, aty ku nuk e prisja. Un\u00eb buz\u00ebqeshja e lumtur. Dhe nuk e di pse ky ishull pas 45 vjet\u00ebve martuar, m\u00eb kujtoi at\u00eb dashuri t\u00eb pajetuar.\u00a0At\u00eb dashuri q\u00eb mbeti detit blu\u2026\u00a0Por jeta vazhdon dhe un\u00eb e<br \/>\nkisha gjetur lumturin\u00eb time me bashk\u00ebshortin tim t\u00eb mir\u00eb, babaxhan, t\u00eb duruar, t\u00eb respektuar e pun\u00ebtor. T\u00eb dy tashm\u00eb i p\u00ebrkisnim njeri &#8211; tjetrit. Mendoja se gjith\u00e7ka kishte kaluar\u2026 Pasi u enda ishullit, u kujtova q\u00eb duhet t\u00eb kthehesha. Varka dhe varktari \u201cmisterioz\u201d m\u00eb priste.<br \/>\nE gjeta ulur aty pran\u00eb vark\u00ebs duke tymosur cigaren e tij, me v\u00ebshtrimin detit ashtu i menduar, i qet\u00eb e i duruar. Edhe era sikur po b\u00ebhej e padurueshme dhe moti ndoshta po sillte shi. Re t\u00eb zeza po vinin mbi ne dhe nxitova t\u00eb nisesha sa m\u00eb shpejt. Kishte dit\u00eb q\u00eb moti ishte i<br \/>\npaq\u00ebndruesh\u00ebm. Edhe varka nxitonte nga era m\u00eb shpejt\u00eb. Ndjeva pak nervoziz\u00ebm tek varktari dhe mendova, thjesht nga moti. Ai vzhdonte t\u00eb ishte pa fjal\u00eb dhe kjo m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb ndrojtur.<br \/>\nM\u00eb duket se shiun nuk e shmangim dot, &#8211; mu drejtua sikur t\u00eb lutej q\u00eb mos t\u00eb m\u00ebrzitesha.<br \/>\n&#8211; \u00c7a fati t\u00eb kemi, &#8211; i thash\u00eb duke i buz\u00ebqeshur. &#8211; ai ngriti kok\u00ebn dhe v\u00ebshtroi qiellin.<br \/>\nE ndjeva edhe un\u00eb, pikat e shiut nis\u00ebn t\u00eb derdheshin mbi ne, deti u err\u00ebsua. Nuk e di, por nuk ndjeva frik\u00eb. Ndoshta sepse kisha ndjer\u00eb nj\u00eb far\u00eb siguri nga vark\u00ebtari, nga qet\u00ebsia e tij\u2026 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb cigaren e mbante n\u00eb buz\u00eb, u ngrit, di\u00e7ka t\u00eb regullonte aty n\u00eb vark\u00eb, kur shiu e<br \/>\nkishte seriozisht. U ngrita dhe un\u00eb e sapo i fola, ndoshta kishte nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb, kthehu kok\u00ebn rr\u00ebmbimthi dhe syzet e diellit rr\u00ebshkit\u00ebn e ran\u00eb mbi kuvert\u00ebn e vark\u00ebs. Syt\u00eb e mi mbet\u00ebn mbi syt\u00eb e tij\u2026ishte nj\u00eb moment q\u00eb m\u00eb drodhi\u2026ai ndaloi dhe m\u00eb pa me ato sy q\u00eb un\u00eb i njoha<br \/>\nmenj\u00ebher\u00eb, i njoha dhe ngriva p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast. Nuk mund t\u00eb p\u00ebrmbahesha, iu hodha n\u00eb qaf\u00eb, e shtr\u00ebngova fort\u2026duart e tij t\u00eb m\u00ebdha m\u00eb mb\u00ebshtoll\u00ebn si p\u00ebr t\u00eb m\u00eb mbrojtur nga shiu. Nuk flisnim, mua m\u00eb kishte ngecur fjala n\u00eb gryk\u00eb, ve\u00e7 mbaj mend q\u00eb bashk\u00eb me shiun, lot\u00ebt e mi<br \/>\nnuk rreshtnin dhe ai m\u00eb t\u00ebrhoqi pas vetes, me puthi mbi flok\u00eb e m\u00eb mb\u00ebshtolli brenda gjoksit t\u00eb tij t\u00eb st\u00ebrmadh.<br \/>\n&#8211; Oh Zoti im! \u00c7far\u00eb ndodhi k\u00ebshtu?! \u00c7\u2019t\u00eb ishte vall\u00eb, \u00ebnd\u00ebrr apo e v\u00ebrtet\u00eb?! Vazhdoja n\u00eb ngash\u00ebrimin tim, brenda gjoksit t\u00eb tij dhe ngrita syt\u00eb ta shihja m\u00eb mir\u00eb, sikur t\u00eb shuaja mallin tim q\u00eb r\u00ebndonte vite e vite n\u00eb shpirtin tim. Vura re se edhe ai i kishte syt\u00eb plot lot\u00eb. Kishim mbetur<br \/>\nmes detit\u2026vetem ne, si p\u00ebr ta sfiduar, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb na kishte rr\u00ebmbyer shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb. As vet\u00eb nuk po e kuptoja se ku po na \u00e7onte rryma, por nj\u00eb gj\u00eb e dija mir\u00eb: shpirtin rinor ia kisha falur, zemra dhe mendja ime i p\u00ebrkiste atij q\u00eb kisha patur n\u00eb krah\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn. Jetova ato \u00e7aste<br \/>\nsi t\u00eb ishte nj\u00eb jet\u00eb e t\u00ebr\u00eb e pasi e mblodh\u00ebm disi veten, pa folur n\u00eb krah\u00ebt e njeri-tjetrit, po i drejtoheshim qyetit dhe shiu pothuaj kishte shterrur. Ai p\u00ebr mua do t\u00eb mbetej Kapiteni i dashuris\u00eb!<br \/>\n&#8211; Shi behari, &#8211; tha kapiteni, \u201ckapiteni i dashuris\u00eb\u201d, i till\u00eb do t\u00eb mbetej. Nuk e faj\u00ebsuam njeri &#8211; tjetrin, ve\u00e7 malli na e mbylli goj\u00ebn. Dhe duket se heshtjen e tij, ky burr\u00eb ma dha edhe mua.<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb njoha q\u00eb \u00e7astin kur t\u00eb pash\u00eb &#8211; tha ashtu qet\u00eb, duke m\u00eb par\u00eb n\u00eb sy e duke mi fshir\u00eb lot\u00ebt. As vet nuk u besova syve, por ve\u00e7 dije q\u00eb ti ke jetuar brenda meje, ajo vajza e bukur me syt\u00eb zjarr. &#8211; Kaq arriti t\u00eb m\u00eb thoshte dhe lot\u00ebt e mbyt\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb m\u00eb<br \/>\nshtr\u00ebngonte n\u00eb gjoksin e tij.<br \/>\nN\u00eb breg m\u00eb priste imshoq me mbes\u00ebn e vog\u00ebl. I pikasa q\u00eb larg. U munduam mos t\u00eb binim n\u00eb sy dhe buz\u00ebqeshja ime erdhi vetiu. Mbesa ime ishte dashuri q\u00eb na ngrohte e i g\u00ebzoheshim shum\u00eb. U p\u00ebrshendeta me vark\u00ebtarin, kapitenin e dashuris\u00eb sime, gjithashtu edhe imshoq dhe<br \/>\nu larguam\u2026<br \/>\nTashm\u00eb e dija se takimi yn\u00eb nuk ishte koincidenc\u00eb. Ishte nj\u00eb bashkim i heshtur i mendimit dhe i kujtes\u00ebs gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs. Jeta nuk na i sjell njer\u00ebzit p\u00ebr t\u2019i rikthyer aty ku ishin, por p\u00ebr t\u00eb na treguar se \u00e7far\u00eb kemi mbajtur ende gjall\u00eb brenda vetes.<\/p>\n<p>Shkruar nga Dr. Shpresa Fundo Gjergji<\/p>\n<p>Syt\u00eb fol\u00ebn s\u00ebrish (Kapiteni i dashuris\u00eb)<\/p>\n<p>\u2013 YouTube<br \/>\n<iframe title=\"Syt\u00eb fol\u00ebn s\u00ebrish\" width=\"800\" height=\"450\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/aARN9Hv1byc?feature=oembed\" frameborder=\"0\" allow=\"accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share\" referrerpolicy=\"strict-origin-when-cross-origin\" allowfullscreen><\/iframe><br \/>\nU kthyem pas vitesh heshtur,<br \/>\nMalli m\u00eb priti si det,<br \/>\nPlag\u00eb pa fjal\u00eb aty mbetur,<br \/>\nAs koha vet s&amp;#39;mundi ti tret&amp;#39;.<br \/>\nKorrikut me diellin n\u00eb sy,<br \/>\nNj\u00eb vark\u00eb e vog\u00ebl na priste,<br \/>\nNj\u00eb shpres\u00eb e re shkrir\u00eb aty,<br \/>\nDeti i qet\u00eb, sikur flinte!<br \/>\nRefreni<br \/>\nSi d\u00ebshmitar na th\u00ebrriste,<br \/>\nMe z\u00eb edhe heshtja foli,<br \/>\nShk\u00ebmbi i ftoht\u00eb na shihte,<br \/>\nEdhe legjenda frym\u00eb mori.<br \/>\nMe plag\u00eb q\u00eb koha dot s\u2019i mbyll.<br \/>\nDashurit\u00eb e vrara k\u00ebndojn\u00eb,<br \/>\nDikur marinar&amp;#39; i bukur si yll,<br \/>\nDhe drenusha e tij, \u00ebndrrat zgjojn\u00eb.<br \/>\n****<\/p>\n<p>Nata i mori t\u00eb dy n\u00eb gji.<br \/>\nDhe kjo legjend\u00eb m\u00eb p\u00ebrfshiu,<br \/>\nKur syt\u00eb e tu t\u00eb mit\u00eb takuan,<br \/>\nAta sy, oh, \u00e7&amp;#39;t\u00eb tradh\u00ebtuan!<br \/>\nMes val\u00ebve q\u00eb s\u2019flen\u00eb kurr\u00eb.<br \/>\nAty zemrat rrah\u00ebn s\u00ebrish,<br \/>\nNj\u00eb marinar 20 vje\u00e7ar dikur,<br \/>\nSot kapiteni dashuris\u00eb!<br \/>\nRefreni<br \/>\nSi t\u2019m\u00eb zgjonte kujtim&amp;#39; i vjet\u00ebr,<br \/>\nKy marinar i ri, sot burr\u00eb,<br \/>\nNj\u00eb dashuri e mbetur pezull,<br \/>\nMes detit e mbytur dikur!<br \/>\nVal\u00ebt i ruajn\u00eb sekretet,<br \/>\nkoha s\u2019i merr dot me vete.<br \/>\nAaa, dashurit\u00eb q\u00eb s\u2019u jetuan,<br \/>\nKthehen n\u00eb k\u00ebng\u00eb e treten.<br \/>\n*****<br \/>\nT\u00eb dy u takuam n\u00eb at&amp;#39; vark\u00eb,<br \/>\nLegjenda nuk vdes kurr\u00eb,<br \/>\nKjo dashuria jon\u00eb e pafat\u00eb,<br \/>\nMe legjend\u00ebn u shkrua n\u00eb gur\u00eb!<br \/>\nTeksti nga Dr. Shpresa Fundo Gjergji<br \/>\nMuzika nga Bruko Broadcast Radio BBR<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ESE \u2013 Kapiteni i Dashuris\u00eb dhe \u201cLegjenda e Ishullit t\u00eb Sazanit\u201d Shkruar nga Dr. Shpresa Fundo Gjergji shpresagjergji60@gmail.com Nuk besoj n\u00eb koincidenca\u2026 Kjo, p\u00ebr faktin e thjesht\u00eb, sepse \u00e7do p\u00ebrvoj\u00eb m\u00eb ka m\u00ebsuar se rast\u00ebsia \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb em\u00ebr p\u00ebr di\u00e7ka, q\u00eb nuk e kuptojm\u00eb ende. Jeta nuk ndodh rast\u00ebsisht; ajo rrjedh sipas nj\u00eb logjike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":4201,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-4198","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-proze"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4198","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4198"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4198\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4202,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4198\/revisions\/4202"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/4201"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4198"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4198"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4198"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}