{"id":4211,"date":"2026-05-08T14:40:40","date_gmt":"2026-05-08T13:40:40","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=4211"},"modified":"2026-05-08T14:40:40","modified_gmt":"2026-05-08T13:40:40","slug":"kadri-tarelli-shkruannikolla-priska-nje-jete-me-arsimin-matematiken-dhe-muziken","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/05\/08\/kadri-tarelli-shkruannikolla-priska-nje-jete-me-arsimin-matematiken-dhe-muziken\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli shkruan:NIKOLLA PRISKA  Nj\u00eb jet\u00eb me arsimin, matematik\u00ebn dhe muzik\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kadri Tarelli shkruan:<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Koha q\u00eb kemi n\u00eb dispozicion \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb, por nuk ka \u00e7mim.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Ju nuk mund ta zot\u00ebroni, por mund ta p\u00ebrdorni at\u00eb!<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Ju nuk mund ta mbani, por mund ta shpenzoni at\u00eb!<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Pasi ta humbni, nuk mund ta ktheni kurr\u00eb m\u00eb!<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>\u00a0Adriano \u00c7elentano<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>NIKOLLA PRISKA<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Nj\u00eb jet\u00eb me arsimin, matematik\u00ebn dhe muzik\u00ebn<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Lindur n\u00eb katundin Sukth m\u00eb: 13 Shtator, 1946, n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb madhe vendase. Babai Zefi (Lal Zefi, si\u00e7 e th\u00ebrrisnin) dhe n\u00ebna Dila, me d\u00ebshir\u00ebn e madhe p\u00ebr shkollimin e f\u00ebmij\u00ebve, e rregjistrojn\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn 7 vje\u00e7are.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1952 \u2013 1959 mbaroi shkoll\u00eb shtatvje\u00e7are n\u00eb Katund Sukth me rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera. Ai tregon me ndjesi t\u00eb forta, d\u00ebftesat dhe flet\u00ebt e nderit q\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb k\u00ebto d\u00ebftesa, t\u00eb cilat i ka ruajtur me shum\u00eb kujdes, bashk\u00eb me distiktivin e nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb dalluar t\u00eb shkoll\u00ebs, q\u00eb e ka marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shkoll\u00ebs 7-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb d\u00ebftes\u00ebs s\u00eb klas\u00ebs s\u00eb 7-t\u00eb, bie n\u00eb sy firma e drejtorit, M\u00ebsuesit t\u00eb dalluar nga Elbasani Z. Myrteza Ver\u00e7ani. Ai m\u00eb p\u00ebrmend dhe drejtor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb pjes\u00eb e histories s\u00eb k\u00ebsaj shkolle, Z. Mejser Voci e m\u00eb pas Z. \u00c7ajup Rusmajli. P\u00ebrmend dhe m\u00ebsues t\u00eb tjer\u00eb si Z. Maksim Dimitresku, Z. Sotiraq Gjergo, Z. Ruzhdi Qorri, Z. Osman Mema, etj.<\/p>\n<p>Tregon me p\u00ebrpik\u00ebri, se bashk\u00eb me shokun e kolegun m\u00ebsuesin e matematik\u00ebs nga Durr\u00ebsi, Z. Agim Shehu, kan\u00eb arritur ta takojn\u00eb m\u00ebsuesin Maksim Dimitresku n\u00eb vitin 1995, n\u00eb Tiran\u00eb. E kujton k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb sepse M\u00ebsues Maksimi, i ka treguar nj\u00eb nga fletoret e sh\u00ebnimeve q\u00eb e ruante me fanatiz\u00ebm si di\u00e7ka t\u00eb shenjt\u00eb, ku kishte mbajtur sh\u00ebnime p\u00ebr karakteristikat e t\u00eb gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve q\u00eb kishte patur n\u00eb shkoll\u00eb, e aty kishte dhe sh\u00ebnimet p\u00ebr tNikoll\u00ebn.<\/p>\n<p>Me d\u00ebshir\u00ebn e k\u00ebmb\u00ebnguljen e m\u00ebsuesit Maksim Dimitreskut, (m\u00ebsues kujdestar) dhe drejtorit Z. Myrteza Ver\u00e7ani dhe me bekimin e prind\u00ebrve, ndjek shkoll\u00ebn e mesme n\u00eb Shkoll\u00ebn Pedagogjike t\u00eb Elbasanit, (Normalja e Elbasanit) 1960\u2013964. (Nj\u00eb shkoll\u00eb kjo mjaft e njohur p\u00ebr nivelin e saj arsimor, pedagogjik e patriotik, e cila n\u00eb fillesat e saj ka patur si themelues drejtues Verprimtarin atdhetar Luigj Gurakuqi e Z. Aleksand\u00ebr Xhuvani (1909)). Keqardhje q\u00eb kjo shkoll\u00eb sot \u00ebsht\u00eb mbyllur, pvar\u00ebsisht p\u00ebr vendin q\u00eb ze n\u00eb histzorin\u00eb e Arsimit Shqiptar.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu fal\u00eb sakrificave t\u00eb prind\u00ebrve dhe familjes p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur, arriti t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me sukses \u201cNormalen e Elbasanit\u201d me rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera me vler\u00ebsimin maksimal. Kujton dhe drejtorin e Normales s\u00eb Elbasanit Z. Vasil Kamami i cili kishte mbaruar studimet p\u00ebr gjuh\u00eb e let\u00ebrsi italiane n\u00eb Rom\u00eb e Firence, dhe p\u00ebr let\u00ebrsi e gjuh\u00eb shqipe n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs. M\u00ebsues q\u00eb \u00ebsht\u00eb nderuar me titullin \u00a0\u201cM\u00ebsues i Merituar\u201d p\u00ebr kontributin e tij pedagogjik n\u00eb arsimin n\u00eb Shqip\u00ebri. Vijues i pun\u00ebs s\u00eb sa e sa profesor\u00ebve patriot\u00eb.<\/p>\n<p>Nikolla p\u00ebrmend dhe m\u00ebsues t\u00eb tjer\u00eb, Z. Nazmi Gurmani i gjuh\u00ebs, Z. Resmi Stringa \u2013 gjuh\u00eb, Z. Besim Qorri \u2013 Psikologji, Z. Abdyl Karanjaku \u2013 pedagogji, Z. Shyqyri Demiri \u2013 Histori, (madje m\u00eb thot\u00eb dhe nj\u00eb detaj, q\u00eb M\u00ebsues Shyqyriu kishte mbaruar shkoll\u00ebn n\u00eb Austri dhe sipas tregimit t\u00eb tij kishte qen\u00eb shok klase me Hitlerin), Z. \u00a0Ndoc Ndrio i gjeografise, Z. Alfir Bajraktari e Z. Ki\u00e7o Zizi matematik\u00eb, Z. Shefqet Peni \u2013 Fizik\u00eb, Z. Vilson Todri e Z. Leonard Shyteriqi &#8211; Muzik\u00eb, Boro Shoshki\u00e7 \u2013 rusisht, m\u00ebsues Kadriu i pun\u00ebs me dru e metal, etj. Z. Vasil Toli \u2013 pikture e art. Nd\u00ebrkoh\u00eb nxjerr nj\u00eb arkiv t\u00eb t\u00ebr\u00eb me vizatime me ngjyra t\u00eb renditura n\u00eb nj\u00eb dosje-album t\u00eb ruajtur me shum\u00eb kujdes.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb studimeve, b\u00ebhet pjes\u00eb e grupit t\u00eb mandolinat\u00ebs dhe per 3 vite ka qene pjes\u00eb e grupit t\u00eb muzik\u00ebs s\u00eb shkoll\u00ebs. Kur u rind\u00ebrtua salla e teatrit t\u00eb Elbasanit (sot Skampa), Znj. Marie Dhamo mori pjes\u00eb si k\u00ebng\u00ebtare dhe k\u00ebrkoi t\u00eb shoq\u00ebrohej nga orkestra me nx\u00ebn\u00ebsit e Normales s\u00eb Elbasanit e jo nga ajo e teatrit. Aty Nikolla ishte mandolin\u00eb e par\u00eb. Orkestra ishte e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga mandolinat e para, t\u00eb dyt\u00eb, mandollat, kontrabas\u00ebt dhe bateria.<\/p>\n<p>Mandolina e ka shoq\u00ebruar dhe e shoq\u00ebron akoma n\u00eb g\u00ebzime e festa. Fal\u00eb mandolin\u00ebs b\u00ebhet pjes\u00eb e orkest\u00ebs s\u00eb Pallatit t\u00eb Kultures n\u00eb Durr\u00ebs. Ai ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb shum\u00eb shfaqje e koncerte n\u00eb festivale. Ai p\u00ebrmend festivalin e Beratit ku orchestra e ansamblit t\u00eb Durr\u00ebsit ka z\u00ebn\u00eb vendin e dyt\u00eb n\u00eb shkall\u00eb Republike. N\u00eb festa e g\u00ebzime shoq\u00ebrore, mandolin vazhdon t\u00eb d\u00ebgjohet ende. Mes tyre jan\u00eb edhe shum\u00eb vler\u00ebsime me diploma, si instrumentist i dalluar.<\/p>\n<p>Me mbarimin e Shkoll\u00ebs Normale, mund\u00ebsia p\u00ebr t\u2019u shkolluar n\u00eb universitet ishte ishte pothuajse e pamundur p\u00ebr shkak t\u00eb pengesave t\u00eb regjimit ndaj familjes. Por fal\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljes e nd\u00ebrmjet\u00ebsimit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb drejtorit Z. Vilson Kamami, Nikoll\u00ebs ju mund\u00ebsua rregjistrimi pran\u00eb \u201cInstitutin e Lart\u00eb Pedagogjik\u201d t\u00eb Shkodr\u00ebs, n\u00eb deg\u00ebn Matematik\u00eb-Fizik\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai kujton se i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb punoj\u00eb shum\u00eb me kurse paraprake pasi kurrikula e Normales s\u00eb Elbasanit nuk p\u00ebrfshinte Trigonometrin\u00eb, pjes\u00eb e studimeve s\u00eb Institutit t\u00eb Lart\u00eb Pedagogjik n\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb deg\u00ebn e matematik\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu n\u00eb vitin 1965, fillon \u201cInstitutin e Lart\u00eb Pedagogjike n\u00eb Shkod\u00ebr deri n\u00eb vitin 1967. Pasi p\u00ebrfundon Institutin, fillon pun\u00eb p\u00ebr pak muaj n\u00eb fshatin Armath\u00eb t\u00eb Durr\u00ebsit. M\u00eb pas, po gjat\u00eb atij viti, thirret p\u00ebr sh\u00ebrbimin ushtarak n\u00eb baz\u00ebn e ishullit t\u00eb Sazanit n\u00eb Vlor\u00eb, sh\u00ebrbim t\u00eb cilin e mbylli me sukses gjat\u00eb viteve 1967 \u2013 1969.<\/p>\n<p>Pasi kreu sh\u00ebrbimin ushtarak, n\u00eb vitin 1970, vijon studimet pasuniversitare n\u00eb deg\u00ebn e matematik\u00ebs, n\u00eb filialin e Durr\u00ebsit, ku p\u00ebrfundon me rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur m\u00eb pas diplom\u00ebn po n\u00eb \u201cInstitutin e Lart\u00eb Pedagogjike\u201d n\u00eb Shkod\u00ebr, ku merr dhe diplom\u00ebn e kualifikimit (sot klasifikohet si niveli Master shkencor n\u00eb profiling Matematik\u00eb). N\u00eb vitet e shkoll\u00ebs n\u00eb Shkod\u00ebr njihet edhe me bashk\u00ebshorten e ardhshme Znj. \u00c7i\u00e7ile Gazulli, (sot Priska).<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrmend me nostalgji dhe disa nga petagog\u00ebt e tij n\u00eb Shkod\u00ebr dhe n\u00eb Durr\u00ebs, Z. Nikolin Preka \u2013 matematik\u00eb elementare, Z. Gjon \u00c7iftja e Znj. Jozefina Pepitoni \u2013 Fizik\u00eb, Z. Maliq Gjyli \u2013 analize matematike, Z. Spiro Papa e Z. Mishel Katundi,\u2013 matematik\u00eb, etj. Kurse n\u00eb filialin e Durr\u00ebsit, m\u00eb pas Z. Halil Myderizi \u2013 analiz\u00eb matematike, Z. Vangjel Tati \u2013 Matematik\u00eb e lart\u00eb, e Z. Salvador Sotiri.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1967, merr pjes\u00eb n\u00eb aksionin e hapjes s\u00eb rrug\u00ebs n\u00eb Mal\u00ebsi t\u00eb Madhe me baz\u00eb n\u00eb Selc\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb pas fillon karriera n\u00eb arsim. N\u00eb vitin 1970 -74, emrohet q\u00eb n\u00eb fillim si pjes\u00eb e stafit q\u00eb hap\u00ebn shkoll\u00ebn e pare 8-vje\u00e7are t\u00eb mirfillt\u00eb n\u00eb Jub\u00eb t\u00eb Durr\u00ebsit me drejtor Z. Shefki Bocerri, m\u00eb pas me drejtor Vangjel Basha. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe ka b\u00ebr\u00eb dhe trajnimin e m\u00ebsuesve t\u00eb muzik\u00ebs s\u00eb zones, fal\u00eb formimit professional muzikor.<\/p>\n<p>M\u00eb pas n\u00eb vitin 1974-1975, thirret p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e stafit q\u00eb ngrit\u00ebn shkoll\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Mesme n\u00eb katund t\u00eb Ri, me dy klasa: gjimnaz dhe bujq\u00ebsore, \u201cnat\u00ebn\u201d. Mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb n\u00eb shtator 1977, u krijua Shkolla e Bashkuar e Katundit t\u00eb Ri, (dit\u00ebn dhe nat\u00ebn), si shkoll\u00eb e Mesme e Bashkuar e Katundit t\u00eb Ri, (Gjimnaz dhe bujq\u00ebsor), q\u00eb sot mban emrin \u201cJusuf Hoti\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1989, e detyrojn\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb e t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr 2 vite, si m\u00ebsues n\u00eb shkoll\u00ebn e Mesme t\u00eb Bashkuar n\u00eb Surroj t\u00eb Kuksit, n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb e t\u00eb thell\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb fal\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs si m\u00ebsues e drejtues. q\u00eb n\u00eb fillim e em\u00ebrojn\u00eb n\u00ebndrejtor shkolle.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb dy viteve m\u00ebsimin n\u00eb Surroj t\u00eb Kuk\u00ebsit, kthehet n\u00eb vendlindje dhe po at\u00eb vit zgjidhet kryetar komune. E mbart k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb si \u201cKryetar Komune\u201d. \u00cbsht\u00eb \u00a0<strong>\u201cKryetari i par\u00eb pluralist\u201d,<\/strong> deri n\u00eb vitin 1992.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb me organizimin e zgjedhjeve t\u00eb reja, rikthehet n\u00eb arsim si drejtor i shkoll\u00ebs 8-vje\u00e7are \u201cKatundi Ri\u201d. E m\u00eb pas si n\u00ebndrejtor e m\u00ebsues matematike n\u00eb Shkoll\u00ebn e Mesme \u201cKatundi Ri\u201d. P\u00ebrmend koleg\u00ebt: Z. Azem Berisha, Z. Hajdar Gjergji, Ruzhdi Xhaferri, Agim Meni, Fadil Elezi, Shehide Hoti, etj<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e stafit t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme prej shum\u00eb vitesh, p\u00ebrmend me nderim t\u00eb gjith\u00eb m\u00ebsuesit, ish drejtorin e shkoll\u00ebs s\u00eb mesme dhe nj\u00eb nd\u00ebr koleg\u00ebt e pun\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebt ka punuar m\u00eb gjat\u00eb Z. Jusuf Hoti, Islam Alikaj, Maks Bonjaku, Sofokli Garo, Thoma Varfi, Dajlan Shaipi, Pashk Sinani, Nadire Deda, Pullumb Kasa, Bilal Ko\u00e7i, Rifat Busulla, Ilir Qesja, Parashqevi Pollogu, Naxhie Truma, Ali Balliu, Tom Meshkurti, Sulejman Mema, Mustafa Kashari, Pjet\u00ebr Sula, Kadri Tarelli, Genc Alizoti, Agron Shameti, Ilir Tanku, Burbuqe Hoti, Bashkim Seiti. Ndjes\u00eb, n\u00ebse jan\u00eb harruar m\u00ebsues t\u00eb tjer\u00eb\u2026\u2026..!<\/p>\n<p>Nikolla, nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr tet\u00eb vite me radh\u00eb ka mbajtur funksionin si kryetar i k\u00ebshillit t\u00eb Komun\u00ebs \u201cKatundi Ri\u201d, e m\u00eb pas ka vazhduar si an\u00ebtar K\u00ebshillit t\u00eb Rrethit, Durr\u00ebs, p\u00ebr tet\u00eb vite t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2007, vler\u00ebsohet si \u201cM\u00ebsuesi i vitit\u201d, p\u00ebr rrethit e Durr\u00ebsit nga drejtoria Arsimore, koh\u00eb kur drejtor i Arsimit n\u00eb Durr\u00ebs, ishte Z Vasillaq Papaj. M\u00eb pas n\u00eb vitin 2008, doli n\u00eb pension si m\u00ebsues.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb edhe pse n\u00eb pension, prej disa vitesh ka vazhduar t\u00eb punoj\u00eb e t\u00eb konsultoj\u00eb pa u lodhur, f\u00ebmij\u00eb t\u00eb familjeve t\u00eb fshatit Sukth, duke i ndihmuar t\u00eb kap\u00ebrcejn\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb babi i kat\u00ebr f\u00ebmij\u00ebve, 2 djem e 2 vajza, dhe gjysh i lumtur i kat\u00ebr nipave dhe nj\u00eb mbese.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb Ambasador i Paqes, pranuar nga \u201cFederate Universale e Paqes\u201d, dega Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke e par\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim t\u00eb gjat\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb jet\u00ebshkrim i plot\u00eb, jo shum\u00eb i krehur p\u00ebr t\u00eb shmangur ndonj\u00eb holl\u00ebsi e p\u00ebrs\u00ebritje. N\u00eb dukje, nj\u00eb jet\u00eb me aq shum\u00eb mund, p\u00ebrpjekje dhe l\u00ebvizje, ku mund t\u00eb krijohet nj\u00eb roman, apo monografi q\u00eb e vlen p\u00ebr familjen por edhe p\u00ebr komunitetin. Gjith\u00e7ka si shembull p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb. Model i men\u00e7uris\u00eb dhe pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb edhe an\u00ebtar i grupit t\u00eb ish m\u00ebsuesve pensionist\u00eb t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Mesme t\u00eb Katunditt t\u00eb Ri, ku b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb: Nikolla Priska, Hajdar Gjergji, Andrea Priska, Dajan Shaipi, Ali Balliu, Gjon Konika (Nuk jeton m\u00eb), Pashk Sinani dhe Kadri Tarelli. Ne, here pas here mblidhemi dhe festojm\u00eb s\u00eb bashku. Kam bindjen, se jemi i vetmi grup i organizuar q\u00eb mbetemi t\u00eb bashkuar edhe n\u00eb dit\u00ebt tona t\u00eb pensionit. N\u00eb biseda me shok\u00ebt m\u00eb thon\u00eb, se nuk kemi d\u00ebgjuar q\u00eb grupime t\u00eb tilla t\u00eb ket\u00eb diku n\u00eb mbar\u00eb vendin ton\u00eb. Besoj, kjo \u00ebsht\u00eb vler\u00eb q\u00eb u krijua gjat\u00eb pun\u00ebs n\u00eb Shkoll\u00ebn e Mesme \u201cJusuf Hoti\u201d dhe vazhdon t\u00eb gjalloj\u00eb edhe n\u00eb dit\u00eb tona.<\/p>\n<p>M\u00eb duhet t\u00eb shtoj pak fjal\u00eb q\u00eb i thash\u00eb para nj\u00eb grupimi miqsh e shok\u00ebsh, shumica ish nx\u00ebn\u00ebsit tan\u00eb, n\u00eb nj\u00eb kuvend libri, t\u00eb organizuar n\u00eb shkoll\u00ebn 9-vje\u00e7are t\u00eb Katund-Sukthit, ku Ali Balliu p\u00ebruroi librin e tij \u201cSportist\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nd\u00ebr vite\u201d, lib\u00ebr ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe emri i Nikoll\u00ebs.<\/p>\n<p>I nderuar z. Nikolla! \u00a0Je pensionist, mbase nuk t\u00eb tepron koha, por duhet plot\u00ebsuar nj\u00eb boshll\u00ebk n\u00eb jet\u00ebn artistike t\u00eb zon\u00ebs Katundi Ri. Ku me sa mbaj mend, ka pasur nj\u00eb grup shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb artistik, q\u00eb ka konkuruar dhe \u00ebsht\u00eb \u00a0vler\u00ebsuar, jo vet\u00ebm n\u00eb Shijak e Durr\u00ebs, por edhe n\u00eb festivale Komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ju si pjes\u00ebmarr\u00ebs q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebtij grupi, kini mund\u00ebsi t\u00eb shkruani, veprimtarit\u00eb e tij n\u00eb ato vite. Kujtesa nuk ju mungon. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb pasuri q\u00eb po humbet nga dita n\u00eb dit\u00eb, sepse njer\u00ebzit po largohen, nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. Kjo pun\u00eb do ju nderonte ju dhe t\u00eb gjith\u00eb ata \u201cartist\u00eb\u201d, q\u00eb koha po i harron dhe harresa po i mbulon. Nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb, por jo e pamundur, pasi k\u00ebrkon pak mundim, pak durim e shum\u00eb guxim. Nuk je aq shum\u00eb i lodhur e i moshuar. Jam i bindur se e vlen nj\u00eb pun\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Urime miku yn\u00eb Nikolla! Jet\u00eb dhe sh\u00ebndet t\u00eb mir\u00eb, mes familjes, miq\u00ebsis\u00eb dhe shoq\u00ebris\u00eb. 100 vite nuk jan\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u2019u aritur. <\/strong><\/p>\n<p><strong>Kadri Tarelli<\/strong><\/p>\n<p><strong>Fillim maji, 2026. <\/strong><\/p>\n<p><strong>Sh\u00ebnim: Pjesa e par\u00eb e jetshkrimit, me data dhe v\u00ebnde, \u00ebsht\u00eb shkruar nga djali i Nikoll\u00ebs z. Julian Priska. Pedagog fizike n\u00eb Universitetin \u201cA. Moisiu\u201d, Durr\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan: \u00a0 Koha q\u00eb kemi n\u00eb dispozicion \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb, por nuk ka \u00e7mim. Ju nuk mund ta zot\u00ebroni, por mund ta p\u00ebrdorni at\u00eb! Ju nuk mund ta mbani, por mund ta shpenzoni at\u00eb! Pasi ta humbni, nuk mund ta ktheni kurr\u00eb m\u00eb! \u00a0Adriano \u00c7elentano \u00a0 NIKOLLA PRISKA Nj\u00eb jet\u00eb me arsimin, matematik\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":2384,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-4211","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4211","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4211"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4211\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4212,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4211\/revisions\/4212"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2384"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4211"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4211"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4211"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}