{"id":4227,"date":"2026-05-19T08:27:57","date_gmt":"2026-05-19T07:27:57","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=4227"},"modified":"2026-05-19T08:28:04","modified_gmt":"2026-05-19T07:28:04","slug":"albert-habazajemily-dickinson-laureta-petoshati-dhe-spiralizmi-mbremje-poetike-ne-vlore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2026\/05\/19\/albert-habazajemily-dickinson-laureta-petoshati-dhe-spiralizmi-mbremje-poetike-ne-vlore\/","title":{"rendered":"Albert HABAZAJ:EMILY DICKINSON, LAURETA PETOSHATI DHE SPIRALIZMI: MBR\u00cbMJE POETIKE N\u00cb VLOR\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><strong>EMILY DICKINSON, LAURETA PETOSHATI DHE SPIRALIZMI: MBR\u00cbMJE POETIKE N\u00cb VLOR\u00cb<\/strong><\/p>\n<p><strong>Albert HABAZAJ<\/strong><\/p>\n<p><strong>Parafjal\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Buz\u00ebmbr\u00ebmjen e k\u00ebtij 15 maji shkova me kolegun tim, shkrimtarin Eqerem Canaj n\u00eb Bibliotek\u00ebn Publike \u201cShevqet Musaraj\u201d, Vlor\u00eb. Na b\u00ebri tok poet\u00eb, shkrimtar\u00eb, artist\u00eb, nx\u00ebn\u00ebs, m\u00ebsues t\u00eb qytetit dhe pedagog\u00eb t\u00eb Universitetit \u201cIsmail Qemali\u201d Vlor\u00eb veprimtaria: \u201cMbr\u00ebmje poetike: \u201cM\u00eb sillni per\u00ebndimin n\u00eb nj\u00eb kup\u00eb\u201d, kushtuar poetes s\u00eb shquar amerikane Emily Dickinson pik\u00ebrisht dat\u00ebn e yll\u00ebzimit t\u00eb saj n\u00eb nderim t\u00eb 140 vjetorit t\u00eb Paharrimit t\u00eb poetes s\u00eb pakoh\u00eb apo t\u00eb gjithkoh\u00ebshme.<\/p>\n<p><strong>Ik\u00ebn dhe erdh\u00ebn dritat \u2026<\/strong><\/p>\n<p>Veprimtaria, sipas programit, ishte n\u00eb or\u00ebn 18:00, kur, \u00e7udit\u00ebrisht nja 10 minuta para or\u00ebs s\u00eb shum\u00ebpritur, na ik\u00ebn dritat. U shqet\u00ebsuam. P\u00ebr pak \u00e7aste ora po shkonte 18:00. Po futeshin nj\u00eb nga nj\u00eb gonxhet e gjimnazit jopublik \u201cPerla\u201d dhe tjet\u00ebr form\u00eb t\u00eb shndritshme mori Biblioteka.<\/p>\n<p>Gjithsesi, duke diskutuar me Eqeremin v\u00ebrtet t\u00eb shqet\u00ebsuar, si do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb &#8211; m\u00eb pyet miku im. Mos u m\u00ebrzit, se dhe po nuk erdh\u00ebn dritat, jan\u00eb zemrat e poeteve dhe poet\u00ebve, t\u00eb perlave t\u00eb \u201cPerl\u00ebs\u201d s\u00eb Petritit q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb drit\u00eb se dritat elektrike. Nj\u00ebmendjesuam q\u00eb ta b\u00ebnim jasht\u00eb, para bibliotek\u00ebs, por p\u00ebr fat, dritat erdh\u00ebn dhe ne u qet\u00ebsuam, u g\u00ebzuam dhe zhvilluam nj\u00eb veprimtari shum\u00eb t\u00eb p\u00eblqyer q\u00eb na la mbresa t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n<p><strong>Programi:<\/strong><\/p>\n<p>Ishte e ve\u00e7ant\u00eb, krejt e ve\u00e7ant\u00eb ajo mbr\u00ebmje poetike me lajtomotivin simbolik \u201cM\u00eb sillni per\u00ebndimin n\u00eb nj\u00eb kup\u00eb\u201d, kushtuar poetes s\u00eb shquar amerikane Emily Dickinson, n\u00eb vatr\u00ebn me drit\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve vlonjat\u00eb, sidomos t\u00eb shkrimtar\u00ebve dhe artist\u00ebve tan\u00eb,\u00a0 n\u00eb mjediset n\u00eb Bibliotek\u00ebs Publike &#8220;Shevqet Musaraj&#8221; Vlor\u00eb, ku na mir\u00ebpriti me bujari drejtoresha e asaj biblioteke dr. Iltana Koleka me stafin e saj t\u00eb mrekulluesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nderim dhe vler\u00ebsim p\u00ebr v\u00ebmendjen q\u00eb tregoi drejtoresha e Qendr\u00ebs s\u00eb Kultur\u00ebs dhe Artit t\u00eb Bashkis\u00eb Vlor\u00eb, zonja Anxhela Kapllanaj (koreografe e talentuar), drejtuese shembullore dhe e p\u00ebrkushtuar, duke ardhur vet\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb veprimtari shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse dhe me shum\u00eb dashamir\u00ebsi i shpreh\u00ebm mir\u00ebnjohjen si artist\u00ebt artistes. Me thjesht\u00ebsin\u00eb e saj t\u00eb madhe, ajo na nderon, se v\u00ebrtet \u00ebsht\u00eb drejtuese e kultur\u00ebs s\u00eb qytetit, por, tamam si Dickinson, k\u00ebto qelizat, k\u00ebto imt\u00ebsirat i vler\u00ebson shum\u00eb, se pjes\u00ebzat b\u00ebjn\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00ebn.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarr\u00ebsit: poet\u00eb e shkrimtar\u00eb t\u00eb qytetit, intelektual\u00eb, m\u00ebsues, pedagog\u00eb dhe nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb shkoll\u00ebs jopublike \u201cPerla\u201d, Vlor\u00eb me president zotni Petrit Golemin.<\/p>\n<p>Tematika: Poezi t\u00eb autores Emily Dickinson (10.12.1830-15.05.1886) t\u00eb shqip\u00ebruara nga p\u00ebrkthyesja Laurtea Petoshati.<\/p>\n<p>Moderatore ishte dr. Iltana Koleka, drejtoresh\u00eb e bilbiotek\u00ebs s\u00eb qytetit, q\u00eb ishte dhe organizatore e k\u00ebsaj veprimtarie t\u00eb bukur shum\u00eb. Na nderoi me pjes\u00ebmarrjen e saj dhe me fjal\u00ebn e vler\u00ebsuar drejtoresha e Qendr\u00ebs Kulturore dhe Artit t\u00eb Bashkis\u00eb Vlor\u00eb, dashamir\u00ebsja jon\u00eb zonja Anxhela Kapllanaj, e cila b\u00ebri dhe p\u00ebrsh\u00ebndetjen e rastit dhe ia dha fjal\u00ebn zonj\u00ebs Koleka p\u00ebr t\u00eb drejtuar veprimtarin\u00eb. N\u00eb vijim poetja, shkrimtarja, publicistja, drejtuese e emisionit \u201cHea\u201d n\u00eb televizionin lokal \u201c6+1 Vlora TV\u201d, ing. Laureta Petoshati na b\u00ebri nj\u00eb v\u00ebshtrim substancial t\u00eb poetes s\u00eb shquar amerikane.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim shpreh\u00ebm mendime, diskutime, pyetje, p\u00ebrgjigje p\u00ebr Dickinsonin dhe Petoshatin, si dhe recituan poezi, sipas ndarjes miq\u00ebsisht t\u00eb mir\u00ebkuptueshme q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb organizator\u00ebt, p\u00ebrkat\u00ebsisht: Albert Habazaj, Anila Toto, Vjollca Aliaj, Lul\u00ebzime Malaj, Vera Zaho, Ahmet Demaj, Majli Dukaj, dr. Shpresa Fundo Gjergji, pedagoget prof.as. Edlira Duro \u00c7erkezi dhe dr. Irena Cani (poete, p\u00ebrkthyese), si dhe m\u00ebsuesja e devotshme Vera Zaho. Perlat e \u201cPerl\u00ebs\u201d, tek recituan 7 poezi t\u00eb Dickinsonit (dhe n\u00eb shqip dhe n\u00eb anglisht), ishin freskia, \u00ebmb\u00eblsia, qershia mbi tort\u00eb, si\u00e7 u tham\u00eb me dashamir\u00ebsi e d\u00eblir\u00ebsi. Ja cilat ishin poezit\u00eb e Emily Dickinson p\u00ebrkthyer nga Laureta Petoshati, q\u00eb recituan \u00e7upat, nx\u00ebn\u00ebset e Shkoll\u00ebs Jopublike \u201cPerla\u201d, Vlor\u00eb me president z. Petrit Golemi:<\/p>\n<ol>\n<li><strong> Bring me the sunset in a cup<\/strong> &#8211;<\/li>\n<\/ol>\n<p>1\/1. M\u00eb sill per\u00ebndimin e diellit n\u00eb nj\u00eb tas<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li><strong> \u201cHope\u201d is the thing with feathers &#8211;<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>2\/1. \u201cShpresa\u201d \u00ebsht\u00eb krijes\u00eb me pupla<\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li><strong><br \/>\nTell all the truth but tell it slant &#8211;<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>3\/1. Thuaje t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, por thuaje p\u00ebransh\u00ebm<\/p>\n<ol start=\"4\">\n<li><strong> I&#8217; m Nobody! Who are you? &#8211;<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>4\/1. Un\u00eb jam Askushi! Kush jeni ju?<\/p>\n<ol start=\"5\">\n<li><strong> The Soul selects her own Society &#8211;<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>5\/1. Shpirti zgjedh shoq\u00ebrin\u00eb q\u00eb i p\u00ebrket<\/p>\n<ol start=\"6\">\n<li><strong><br \/>\nIf I can stop one heart from breaking &#8211;<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>6\/1. N\u00ebse do t\u2019ia ndal nj\u00eb Zemre l\u00ebndimin<\/p>\n<ol start=\"7\">\n<li><strong> The past &#8211;<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>7\/1. E kaluara<\/p>\n<p><strong>NGA FJALA IME N\u00cb MBR\u00cbMJEN POETIKE<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrsh\u00ebndetja<\/strong><\/p>\n<p>Mikesha dhe miq t\u00eb dashur t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb bukurshkruar! Ndihem i vler\u00ebsuar q\u00eb organizator\u00ebt e k\u00ebsaj veprimtarie shum\u00eb t\u00eb \u00e7muar p\u00ebr kultur\u00ebn e qytetit pat\u00ebn besimin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i pari q\u00eb do t\u00eb shpreh disa mendime n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbr\u00ebmje m\u00eb tep\u00ebr se poetike kushtuar Dickinsonit dhe Petoshatit, si dhe t\u00eb k\u00ebndoj nj\u00eb poezi t\u00eb amerikanes hyjnore.<\/p>\n<p>Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb ky aktivitet b\u00ebhet n\u00eb Bibliotek\u00ebn Publike \u201cShevqet Musaraj\u201d, Vlor\u00eb, e cila p\u00ebr mua, jo vet\u00ebm si poet e studiues, por sidomos p\u00ebr shkak t\u00eb profesionit si specialist i librit, bibliograf dhe drejtor i Bibliotek\u00ebs Shkencore \u201cNermin Vlora Falaschi\u201d n\u00eb Universitetin \u201cIsmail Qemali\u201d Vlor\u00eb deri dit\u00ebn q\u00eb dola n\u00eb pension (23.03.2025) e tani e n\u00eb vijim sa t\u00eb jem, kjo bibliotek\u00eb ka qen\u00eb, \u00ebsht\u00eb e do t\u00eb jet\u00eb sht\u00ebpia ime e dyt\u00eb, fal\u00eb dhe bashk\u00ebpunimit shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00ebse v\u00ebllaz\u00ebror p\u00ebr dobin\u00eb e pun\u00ebs p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb \u00e7erek shekulli, q\u00eb me drejtoresh\u00ebn historike Liljana Gjika, me shkrimtarin \u00c7lirim Hoxha, poeten Elma Rama dhe tashm\u00eb me ish &#8211; pedagogen e Universitetit \u201cIsmail Qemali\u201d dr. Iltana Koleka, si drejtues t\u00eb k\u00ebtij tempulli kulture, q\u00eb e b\u00ebn\u00eb kaq me drit\u00eb k\u00ebt\u00eb bibliotek\u00eb, bashk\u00eb me stafin, si detashment drite q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb gatishm\u00ebri t\u00eb lexuesve, t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Vlor\u00ebs dhe jo vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e shprehu dhe kolegia ime, Tana k\u00ebt\u00eb mbr\u00ebmje na b\u00ebri bashk\u00eb nj\u00eb duet poetik i let\u00ebrsis\u00eb fem\u00ebrore universale: Elisabeta si autore dhe Laureta si p\u00ebrkthyese e m\u00eb tep\u00ebr se kaq.<\/p>\n<p>S\u00eb bashku me poet\u00eb, shkrimtar\u00eb e artist\u00eb t\u00eb qytetit, si dhe me pjes\u00ebmarrjen e nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb shkoll\u00ebs jopublike \u201cPerla\u201d, po ndajm\u00eb magjin\u00eb e poezis\u00eb s\u00eb poetesh\u00ebs kanonike Emily Dickinson. M\u00eb 10 Dhjetor poetja ka 196 vjetorin e lindjes, nd\u00ebrsa sot, pik\u00ebrisht sot ne, k\u00ebtu n\u00eb Vlor\u00eb i kujtojm\u00eb 140 vjetorit e vdekjes p\u00ebr t\u00eb drit\u00ebruar n\u00eb univers.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb duet poetik i let\u00ebrsis\u00eb fem\u00ebrore: Emily Dickinsoni &#8211; Laureta Petoshati dhe spiralizmi<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb v\u00ebrtet k\u00ebnaq\u00ebsi organizmi dhe realizmi i nj\u00eb ngjarjeje kulturore t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ne (e jo vet\u00ebm n\u00eb Vlor\u00eb), nga e cila p\u00ebrfitojm\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrmas\u00eb t\u00eb standardit sip\u00ebror, tek na vjen Emily Dickinson, fal\u00eb jo thjesht p\u00ebrkthyeses, por shqip\u00ebrueses muzikale me identitet dhe integritet, e cila shprehet me mir\u00ebnjohje edhe p\u00ebr leksioet q\u00eb ka pasur fatin t\u00eb merrte nga Kudret Kokoshi dhe profesor Nestor Nepravishta<\/p>\n<p>V\u00ebrtet\u00ebsisht bukur u shpreh m\u00ebsuesja dhe poetja e qytetit ton\u00eb Anila Toto p\u00ebr Lauret\u00ebn: \u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb eveniment i rrall\u00eb p\u00ebrkthimi dhe studimi i nj\u00eb poeteje t\u00eb rrall\u00eb si Emily Dickinson n\u00eb qytet. K\u00ebtu, maksimumi b\u00ebhen promovime t\u00eb thjeshta t\u00eb miqve, edhe pse t\u00eb respektuar, por nuk i kalojm\u00eb kufijt\u00eb me recitime t\u00eb nj\u00eb poezie t\u00eb huaj. Me studimin t\u00ebnd \u201cke kap\u00ebrcyer ylberin\u201d e ke hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb studimi dhe pranimi \u00ebndrrash fantazie dhe krenarie si p\u00ebrkthyese, por m\u00eb shum\u00eb si studiuese. Besoj ta kuptojn\u00eb dhe ta vler\u00ebsojn\u00eb studiuesit e artit shk\u00ebputjen nga e zakonshmja p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb standard t\u00eb ri studimor dhe letrar n\u00eb qytet. Deri m\u00eb sot nuk ka guxuar dikush ta sjell\u00eb n\u00eb k\u00ebt form\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Emily Dickinsonin [Emili Dikinsion] me Laureta Petoshatin i bashkon SPIRALIZMI. Ne q\u00eb jemi mbledhur k\u00ebtu jemi miq t\u00eb librit, intelektual\u00eb, njer\u00ebz t\u00eb letrave dhe e dim\u00eb q\u00eb spiralizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje letrare, nj\u00eb konceptim i t\u00ebr\u00eb estetik dhe jo vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7ast i historis\u00eb, b\u00ebn paraqitjen e vepr\u00ebs letrare jo vet\u00ebm me fuqin\u00eb e fakteve, por edhe me lidhjen organike t\u00eb zhvillimeve dialektike dhe historike t\u00eb nd\u00ebrthurura me vet\u00ebdijen e personazheve q\u00eb ndikohen nga prania e nj\u00ebri-tjetrit dhe ajo e natyr\u00ebs. Kemi nj\u00eb spiraliz\u00ebm psikologjik, nj\u00eb p\u00ebrshkrim q\u00eb nd\u00ebrthur n\u00eb form\u00eb spiraleje bashk\u00ebveprimin e natyr\u00ebs me ndijimet, perceptimet, ngacmimet, ndjenjat, mendimet, p\u00ebrsiatjet e vazhdueshme dhe gjendjet e brishta shpirt\u00ebrore q\u00eb japin mesazhe t\u00eb thella nga nj\u00eb personazh tek tjetri, por nuk mungon as ens realissimum (qenia m\u00eb reale) pra Zoti. Spiralizmi ose trans\/ spiralizmi, ndryshe nga realizmi, \u00ebsht\u00eb art demokratik, por hera-her\u00ebs b\u00ebn dhe thelbin e tepruar t\u00eb disa element\u00ebve t\u00eb realitetit. Th\u00ebn\u00eb shkurt, spiralizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje letrare q\u00eb nuk e ndryshon ndjenj\u00ebn e mas\u00ebs apo t\u00eb shtremb\u00ebroj\u00eb realitetin, si n\u00eb poezi, si n\u00eb proz\u00eb. Emilia ishte dall\u00ebndyshe e spiralizmit, pioniere e k\u00ebsaj rryme, fatose e v\u00ebrtet\u00eb e k\u00ebsaj rrjedhe letrare. Poezia e Dickinson krijon nj\u00eb tablo mendore, si nj\u00eb lozonjare e err\u00ebt, ku lexuesi i kulturuar dhe i v\u00ebmendsh\u00ebm sheh dhembje, paraliz\u00eb shpirt\u00ebrore, humbje t\u00eb arsyes, vuajtjen si lumturi, vuajtje si lart\u00ebsim\/ katarsis\/ puritaniz\u00ebm, vetmin\u00eb\/ besimin tek trinia e shenjt\u00eb, sheh autocensur\u00ebn, si standard cil\u00ebsor\u2026<\/p>\n<p>Laureta Petoshati ka p\u00ebrkthyer n\u00eb shqip poezi t\u00eb zgjedhura nga poetja amerikane Emily Dickinson,\u00a0duke sjell\u00eb n\u00eb shqip ndjeshm\u00ebrin\u00eb dhe simbolik\u00ebn e saj. P\u00ebrkthimet e saj, si ato t\u00eb botuara n\u00eb gazeta kulturore, p\u00ebrcjellin stilin e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Dickinson, p\u00ebrfshir\u00eb tema si vdekja, natyra dhe bota e brendshme.\u00a0Dickinson luan thell\u00ebsisht me imazhin, t\u00eb shkakton tronditje, ka poezi t\u00eb detajit, t\u00eb imt\u00ebsis\u00eb, ajo hyn n\u00eb labirintet e shpirtit njer\u00ebzor, dep\u00ebrton deri n\u00eb nd\u00ebrlikimet e err\u00ebta spirituale e mentale, reale deri n\u00eb qeliz\u00eb, deri n\u00eb shemb\u00eblltyr\u00ebn e padukshm\u00ebris\u00eb. Mistikja dhe fem\u00ebrorja jan\u00eb nd\u00ebr motivet poetike m\u00eb t\u00eb tejdukshme t\u00eb saj, q\u00eb na mbushin me emocione t\u00eb fuqishme dhe jan\u00eb gjurm\u00ebl\u00ebn\u00ebse n\u00eb kujtes\u00ebn ton\u00eb, n\u00eb t\u00ebr\u00eb qenien.<\/p>\n<p>Poezia e Dickinson konsiderohet kanonike, n\u00eb kuptimin letrar &#8211; kulturor, sepse \u00ebsht\u00eb autoritare poezia e saj, \u00ebsht\u00eb standard i lart\u00eb i simbolik\u00ebs letrare, quhet i shenjt\u00eb vjersh\u00ebrimi dickinsionian, i shenjt\u00eb si bib\u00ebl poetike, jo vet\u00ebm n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>Jan\u00eb shum\u00eb poezit\u00eb e p\u00ebrkthyera nga Laureta Petoshati, ndoshta nj\u00eb dit\u00eb ajo do t\u00eb na dhuroj\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr me poezit\u00eb e amerikanes s\u00eb madhe n\u00eb shqip. Fjala vjen poezia &#8220;Me t\u00eb nj\u00ebjtat \u00e7izme plumbi p\u00ebrs\u00ebri&#8221;\u00a0&#8211; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga poezit\u00eb q\u00eb eksploron p\u00ebrjetimin e dhimbjes dhe hap\u00ebsir\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebrkthimet, madje m\u00eb sakt\u00eb do t\u00eb thosha, shqip\u00ebrimet e Lauret\u00ebs jan\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u00eb identifikuar veten p\u00ebrmes vargjeve t\u00eb Dickinson, duke ruajtur intensitetin e origjinalit.<\/p>\n<p>Mos ma merrni se po i b\u00ebj ndonj\u00eb elozh Lauret\u00ebs, se as un\u00eb nuk i kam qejf e them ato q\u00eb ndjej dhe nuk kam p\u00ebrse t\u02bei b\u00ebj l\u00ebvdata t\u00eb tepruara, as ajo nuk i do, se s\u02beka nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Thjesht m\u02beu kujtua Fan Noli q\u00eb na pruri e b\u00ebri shqiptare gjenin\u00eb e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb Uilliam Shekspirit me \u201cJul Qesarin\u201d, \u201cHamletin\u201d, \u201cMakbethin\u201d dhe \u201cOtellon\u201d. Shqip\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb i rrall\u00eb. Mund t\u00eb dish\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj, mund t\u00eb p\u00ebrkthesh mir\u00eb, por shqip\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201czanat\u201d, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb ata \u201custallar\u00eb\u201d q\u00eb e ushtrojn\u00eb mjesht\u00ebrisht.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrafsh, nuk po heq paralele, kurrsesi, sepse nuk e kam n\u00eb natyr\u00eb, por theksoj q\u00eb Laureta punon shum\u00eb dhe aq mir\u00eb me k\u00ebt\u00eb autore t\u00eb madhe amerikane, sa q\u00eb poezit\u00eb e saj k\u00ebndojn\u00eb bukur n\u00eb shqip, duke mbajtur stolit\u00eb\u00a0 e shpirtit son\u00eb letrar, si rim\u00ebn, ritmin, ting\u00ebllimin muzikor t\u00eb tekstit, sikur Dickinson t\u00eb ishte nj\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Kush e ka studiuar poeten amerikane dhe kush e njeh mir\u00eb Lauret\u00ebn ton\u00eb, v\u00ebren se ato ngjajn\u00eb shum\u00eb (shprehem jo vet\u00ebm n\u00eb rrashin e antropologjis\u00eb kulturore apo t\u00eb rrym\u00ebs s\u00eb spiralizmit, s\u00eb cil\u00ebs Laureta i m\u00ebshon me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb).<\/p>\n<p>Un\u00eb do t\u00eb k\u00ebndoj nj\u00eb poezi t\u00eb imt\u00eb t\u00eb Emily Dickinsonit, prur\u00eb n\u00eb shqip nga mikesha jon\u00eb idealiste, inxhinierja e ujrave dhe letrave shqip, e cila na b\u00ebn krenar\u00eb n\u00eb rrafshin e nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb edhe nga vlonjat\u00ebt (nuk \u00ebsht\u00eb mendjemadh\u00ebsi kurrsesi, por nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb nuk mund t\u00eb mohohet):<\/p>\n<p><strong>D\u00cbGJOVA NJ\u00cb ZUKATJE MIZE &#8211; KUR VDIQA<\/strong><\/p>\n<p><em>Emily Dickinson (1830-1886)<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrth. Laureta Petoshati<\/em><\/p>\n<p>D\u00ebgjova nj\u00eb zukatje Mize &#8211; kur vdiqa &#8211;<\/p>\n<p>N\u00eb Dhom\u00eb gjendja e Qet\u00ebsis\u00eb<\/p>\n<p>Ishte si Qet\u00ebsia q\u00eb mbret\u00ebron &#8211;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrmjet Vrulleve t\u00eb Stuhis\u00eb &#8211;<\/p>\n<p>Syt\u00eb p\u00ebrreth &#8211; u shtrydh\u00ebn deri n\u00eb tharje &#8211;<\/p>\n<p>Dhe Fryma u mbajt shum\u00eb fort<\/p>\n<p>P\u00ebr at\u00eb Sulm t\u00eb fundit &#8211;<\/p>\n<p>kur Mbreti T\u00eb shfaqej vet\u00eb &#8211; n\u00eb Dhom\u00eb &#8211;<\/p>\n<p>Thash\u00eb \u04ab\u02belija p\u00ebr Kujtim &#8211; Firmosa<\/p>\n<p>Se hiqja dor\u00eb nga e imja pjes\u00eb<\/p>\n<p>Q\u00eb mund t\u00eb jepej &#8211; dhe pastaj<\/p>\n<p>U fut aty nj\u00eb Miz\u00eb n\u00eb mes-<\/p>\n<p>Me nj\u00eb Zukatje Blu &#8211; t\u00eb paqart\u00eb &#8211; t\u00eb \u00e7al\u00eb &#8211;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrmjet drit\u00ebs &#8211; e meje n\u00eb shtroja &#8211;<\/p>\n<p>Dhe Dritaret s\u02bepo dukeshin m\u00eb &#8211; e m\u00eb pas<\/p>\n<p>Nuk mundesha t\u00eb shikoja q\u00eb t\u00eb kuptoja &#8211;<\/p>\n<p><strong>Kuptimi dhe simbolika e poezis\u00eb<\/strong>, q\u00eb loz me imazhin dhe dep\u00ebrton n\u00eb detaj:<\/p>\n<p><strong>Zukatja e miz\u00ebs<\/strong>: kjo zukatje p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb zhurm\u00eb t\u00eb zakonshme, banale dhe tok\u00ebsore, e cila nd\u00ebrhyn n\u00eb momentin solemn dhe final t\u00eb vdekjes.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrballja me vdekjen<\/strong>: N\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb vizioni hyjnor apo paq\u00ebsor, poetja p\u00ebrjeton nj\u00eb detaj t\u00eb vog\u00ebl fizik. Miza mund t\u00eb simbolizoj\u00eb kalbjen, vdekjen e trupit, ose thjesht nj\u00eb realitet q\u00eb nuk ndalet p\u00ebr vdekjen e askujt.<\/p>\n<p><strong>Dyshimi<\/strong>: Vargu shpesh interpretohet si nj\u00eb ironi mbi pritshm\u00ebrit\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e p\u00ebrtejme, ku n\u00eb momentin e fundit, v\u00ebmendja zhvendoset nga drita (q\u00eb pritet t\u00eb shihet) te err\u00ebsira apo nj\u00eb bezdi e thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb imazh i fuqish\u00ebm q\u00eb p\u00ebrball vdekjen me jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, nj\u00eb emcion q\u00eb t\u00eb trand shum\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Dy fjal\u00eb p\u00ebrnjohjeje nga jet\u00ebshkrimi letrar i autores Laureta Petoshati<\/strong><\/p>\n<p>Laureta Petoshati \u00ebsht\u00eb poete, shkrimtare dhe p\u00ebrkthyese. Ka mbaruar fakultetin e inxhinieris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit, dega Hidroteknik\u00eb n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs n\u00eb vitin 1987. Filloi pun\u00eb n\u00eb vendlindjen e saj Vlor\u00eb, n\u00eb drejtorin\u00eb e Uj\u00ebrave dhe n\u00eb vitin 1991 mbasi kishte mbaruar nj\u00eb kurs dyvje\u00e7ar shtet\u00ebror p\u00ebr gjuh\u00ebn italiane punoi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Vlor\u00ebs si p\u00ebrkthyese. Qysh prej asaj kohe e deri m\u00eb sot, ajo i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkushtuar p\u00ebrkthimeve, let\u00ebrsis\u00eb dhe publicistik\u00ebs.<\/p>\n<p>Ka punuar dhe ne Televizionin Vlora Channel ne vitet 2006, 2009 deri 2014 si gazetare dhe p\u00ebrkthyese e p\u00ebrhershme e lajmeve t\u00eb jashtme. Aktualisht punon si gazetare dhe p\u00ebrkthyese free lance, si dhe drejtuese e emisionit \u201cHea\u201d n\u00eb Televizionin rajonal 6+1 Vlora.<\/p>\n<p>Ka botuar n\u00eb vitin 1996 v\u00ebllimin poetik \u201cPer\u00ebndesha e Parajs\u00ebs\u201d, n\u00eb vitin 2012 romanin historik \u201cRikthim n\u00eb Ventotene\u201d dhe n\u00eb vitin 2016 ka p\u00ebrkthyer poezi t\u00eb poetit t\u00eb mir\u00ebnjohur izraelit Zvika Szterfeld n\u00eb 2\/3 e v\u00ebllimit poetik \u201cTempulli i Vetmis\u00eb\u201d. M\u00eb 2018 ka p\u00ebrkthyer librin poetik t\u00eb poetes Ardita Jatru &#8220;66 kilos of solitude &#8221; nga shqipja n\u00eb anglisht dhe \u00ebsht\u00eb botuar nga shtepia botuese Transhendent Zero Press USA, si dhe m\u00eb 2020 \u201cLa leggenda del Lago\u201d nga shqipja n\u00eb italisht, novel\u00eb e shkrimtares Eleni Bir\u00e7aj Mingu botuar n\u00eb Lecce Itali. Nga shqipja n\u00eb anglisht ka p\u00ebrkthyer librin me 100 sonata t\u00eb poetit Ferik Ferra, librin studimor \u201cTraktati i origjin\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d t\u00eb studiuesit \u00c7lirim Hoxha,\u00a0 librin me poezi \u201cNga vise t\u00eb bukura shpirti\u201d t\u00eb poetes Anila Toto, romanin Sofia t\u00eb shkrimtarit \u00c7lirim Hoxha, librin me poezi \u201cAjo nat\u00eb\u201d t\u00eb poetes Lela Qejvani, etj.\u00a0 Duhet p\u00ebrmendur fakti se gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb saj n\u00eb emigracion USA (1997-2005) ajo ka qen\u00eb nj\u00eb nga nism\u00ebtaret dhe sekretarja e shoqat\u00ebs patriotike \u201cBijt\u00eb e Shqipes\u201d, ku ka kontribuar n\u00eb hapjen e shkoll\u00ebs shqipe si dhe pasqyrimin e aktiviteteve t\u00eb k\u00ebtij komuniteti n\u00eb gazet\u00ebn Illyria. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprimtari m\u00eb 11 qershor 2017 ajo \u00ebsht\u00eb nderuar\u00a0 me Certifikat\u00ebn e Mir\u00ebnjohjes nga Shoqata atdhetare-kulturore shqiptaro-amerikane\u00a0 \u201cBijt\u00eb e Shqipes\u201d me qend\u00ebr n\u00eb Philadelphia.<\/p>\n<p>Veprimtaria e Laureta Petoshatit n\u00eb publicistik\u00eb \u00ebsht\u00eb e larmishme. Ajo \u00ebsht\u00eb e spikatur p\u00ebr shkrimet e guximsh\u00ebm, reportazhet dhe studimet historike t\u00eb botuara kryesisht n\u00eb gazet\u00ebn shqiptaro-amerikane Illyria n\u00eb Ne\u00eb York, gazet\u00ebn \u201cNdryshe\u201d, si dhe p\u00ebr analizat dhe eset\u00eb mbi vepra letrare t\u00eb botuara n\u00eb organe t\u00eb ndryshme kryesisht n\u00eb gazet\u00ebn Nacional dhe MAPO. Shoqata Kulturore Mbar\u00ebkomb\u00ebtare &#8220;Ismail Qemal Vlora\u02ba m\u00eb 28 n\u00ebntor 2008 i ka dh\u00ebn\u00eb titullin &#8220;Personalitet i Shquar i Kultur\u00ebs Mbar\u00ebkomb\u00ebtare\u02ba.<\/p>\n<p>Poezi ka filluar t\u00eb shkruaj\u00eb qysh f\u00ebmij\u00eb n\u00eb rrethin letrar t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb pionierit \u201cBajram Tushi\u201d, Vlor\u00eb. Poezit\u00eb e saj jan\u00eb t\u00eb botuara dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb antologji t\u00eb ndryshme por kryesisht n\u00eb Knot Magazine(USA), eset\u00eb e saj n\u00eb anglisht jan\u00eb botuar n\u00eb revist\u00ebn WritingRawPoetry (USA) dhe Tuck\u00a0 Magazine (USA) nd\u00ebrsa studimi mbi l\u00ebvizjen e re letrare \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb Corriere di Puglia e Lucania n\u00eb Itali, etj.<\/p>\n<p>\u00c7mimet n\u00eb p\u00ebrkthime:<\/p>\n<p>Fituese e vendit t\u00eb par\u00eb n\u00eb p\u00ebrkthimet poetike n\u00eb konkursin komb\u00ebtar kushtuar 75 vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb shkrimtarit Drit\u00ebro Agolli.<\/p>\n<p>Akademia Alternative Pegasiane\u00a0 e shpalli p\u00ebrkthyesen e vitit 2016 n\u00eb konkursin midis 45 vendeve t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Lidhja e Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve &#8220;Petro Marko\u02ba t\u00eb Vlor\u00ebs i jep \u00c7mimin &#8220;Kudret Kokoshi\u02ba p\u00ebr p\u00ebrkthim nga shqipja n\u00eb anglisht t\u00eb poem\u00ebs &#8220;Guguftu\u02ba t\u00eb Ali Asllanit (2008)<\/p>\n<p>\u00c7mimet n\u00eb poezi:<\/p>\n<p>\u00c7mim t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb konkursin poetik t\u00eb zhvilluar nga Klubi i Shkrimtar\u00ebve &#8220;Petro Marko\u02ba Vlor\u00eb 2014,<\/p>\n<p>\u00c7mim t\u00eb Tret\u00eb n\u00eb konkursin Komb\u00ebtar Fjala Poetike, 2017 n\u00eb Tiran\u00eb,<\/p>\n<p>\u00c7mimin Special Vepra letrare-shkencore e Institutit Albanologjik t\u00eb Prishtin\u00ebs n\u00eb Festivalin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Poezis\u00eb t\u00eb organizuar nga Lidhja e\u00a0 Shkrimtar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, qershor 2017,<\/p>\n<p>\u00c7mim Special n\u00eb konkursin Komb\u00ebtar Fjala Poetike, 2024 n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Poezit\u00eb e p\u00ebrkthyera prej saj nga shqipja n\u00eb anglisht t\u00eb disa poet\u00ebve t\u00eb spikatur shqiptar\u00eb jan\u00eb botuar n\u00eb revista prestigjioze si: Section&amp;Magazine (USA), WritingRawPoetry (USA), The Dallas Revie\u00eb (USA), Safe Harbor, Of\/with: journal of immanent renditions (USA), Travel Poetics, International Journal of Travel Writing, (USA), HARBINGER ASYLUM, (USA), Duane&#8217;s PoeTree (USA), Dead Snake, etj.<\/p>\n<p>Ja k\u00ebt\u00eb na b\u00ebn\u00eb Emily Dickinson, Laureta Petoshati dhe spiralizmi, na dhuruan nj\u00eb mbr\u00ebmje poetike v\u00ebrtet magjike n\u00eb Vlor\u00eb, q\u00eb do ta mbajm\u00eb mend gjat\u00eb si nj\u00eb shembull i udhtimit letrar n\u00eb qytet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>EMILY DICKINSON, LAURETA PETOSHATI DHE SPIRALIZMI: MBR\u00cbMJE POETIKE N\u00cb VLOR\u00cb Albert HABAZAJ Parafjal\u00eb Buz\u00ebmbr\u00ebmjen e k\u00ebtij 15 maji shkova me kolegun tim, shkrimtarin Eqerem Canaj n\u00eb Bibliotek\u00ebn Publike \u201cShevqet Musaraj\u201d, Vlor\u00eb. Na b\u00ebri tok poet\u00eb, shkrimtar\u00eb, artist\u00eb, nx\u00ebn\u00ebs, m\u00ebsues t\u00eb qytetit dhe pedagog\u00eb t\u00eb Universitetit \u201cIsmail Qemali\u201d Vlor\u00eb veprimtaria: \u201cMbr\u00ebmje poetike: \u201cM\u00eb sillni per\u00ebndimin n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":2717,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-4227","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4227","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4227"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4227\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4229,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4227\/revisions\/4229"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2717"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4227"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4227"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4227"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}